Shkruan Leonardo Nika
O Atdheu im i bukur
O Atdheu im i bukur
Që quhesh Shqipëri
Gjithë botën kur shëtis
Qaj si një fëmi
Qaj si një fëmi
Për gurët e vatanit
Je gjëja më e bukur
O perla e ballkanit
Shqipëria ime bukur
Të gjithë të kanë zili
Askush s’të prek dot
S’e ke lartë një perëndi
Shqipëria ime e bukur
Ca vargje po të kushtoj
Arsyet janë të shumta
Që të dashuroj
Me ty ndjehem krenar
Moj shqipëri e bukur
Por në sytë e botës
Ti ngjan si një flutur
Nuk do të pushoj së shkruari
Për ty moj Shqipëri
Sa të jem unë gjallë
Të mbetëm borxhëli