O SPAK! Ja Vila e bashkëjetueses së Arben Ahmetaj dhe vila e Arben Krajës te resorti “Lura 3” i Dodë Doçit

0

Dëgjojmë shpesh, të thuhet: “Mos bëj llogaritë e tjetrit”. Por kur tjetri është zyrtar shteti, deklarimin e pasurive e ka detyrim ligjor ta bëjë publik çdo vit e saktësisht, ndërsa organet ligj zbatuese kanë detyrim t’i hetojnë kur kanë dyshime për përfitime të paligjshme.

Kështu u veprua me hetimin pasuror të ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, pas hetimit për miqësi me Klodian Zoton dhe pas dyshimit, se kundrejt favoreve për koncesionet e landfilleve, Ahmetaj ka marrë vilë në Lalz duke e fshehur në emrin e bashkëjetueses.

Këtë akuzë do ta vërtetojë gjykata, por bën përshtypje fakti, që në Lalzin me 600 vila pushtetarësh të lartë, deputetësh, krye bashkiakësh e deri policësh rrugorë, inspektorësh tatimorë, doganorë, ushqimor e mjedisor, SPAK skedoi vetëm vilën e bashkëjetueses së Arben Ahmetajt.

Në Lalz, në një zonë me vilën e bashkëjetueses së Arben Ahmetajt, është dhe vila luksoze e ish-drejtuesit të SPAK, Arben Kraja, blerë nga firma “Lura” më 2 tetor 2017, kur ishte Shef Sektori i Prokurorisë në Gjykatën e Lartë, kohë kur ndërtuesi Dod Doçi dhe firma e tij “Lura” kanë pasur çështje financiare e pronësore dhe penale në këtë gjykatë.

SPAK ka konkluduar, se vila e bashkëjetueses së Ahmetajt kushton 800 mijë Euro, krahasuar me çmimet e vilave identike në kompleksin përkatës, por është deklaruar e blerë 220 mijë Euro.

Ndërsa vila e Arben Krajës po në Lalz, kushton afro 1 milionë Euro, krahasuar me çmimet e vilave identike te kompleksi “Lura 3”, por ai e ka deklaruar të blerë me vlerë 135 mijë Euro.

Dihet me çfarë pazaresh dhe ndërhyrjesh politike e kaloi Arben Kraja në Vetting, këtë vilë korrupsioni, mashtrimi, përfitimi nga bota e krimit dhe pastrimi i parave; madje si gjoja i ndershëm u emërua drejtues i SPAK, ku manipuloi dhe çështjen penale të grabitjes së 60 ha toka në Lalz, nga ndërtuesi Dod Doçi i firmës “Lura”, në bashkëveprim me shefat e Kadastrës-Durrës.

Por referuar denoncimeve e analizës financiare për të ardhurat e Arben Krajës, kolegët e tij prokurorë duhet të hetojnë nëse vilën luksoze e në Lalz ka marrë dhuratë nga ndërtuesi apo e ka blerë.

Sepse vlerën 135 mijë Euro të vilës në Lalz, Arben Kraja deklaron që e ka shlyer me këtë ritëm: 15 mijë Euro i ka paguar në dorë ditën blerjes me 2 tetor 2017.

Në vitin 2018, kur ishte Përgjegjës Sektori i Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme, për verifikimin e figurave penale të zyrtarëve të shtetit, Arben Kraja ka shlyer 72 mijë Euro për vilën, duke i deklaruar si kursime familjare brenda këtij viti

Në vitin 2020, kur kishte mbushur 1 vit pas emërimit drejtues i SPAK, Arben Kraja ka shlyer vlerën 35 mijë Euro për vilën në Lalz, ndërsa më 2021 ka paguar vlerën e mbetur 13 mijë Euro.

Përveç kësaj, paralelisht ka shlyer 5 kredi me vlerë totale 220 milionë lekë të vjetra, një prej tyre 80 milionë lekë marrë më 5 dhjetor 2018, të cilat thotë se i shlyen me kursime familjare.

Prandaj, ka drejtë ish-deputeti Myslim Murrizi, i cili, kur grabitën vilën e Arben Krajës në Lalz, tha: SPAK po aktron sikur do kap “peshqit e mëdhenj” të korrupsionit, kur një prej tyre është vetë drejtuesi./Pamfleti

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu