Rendja pas parasë së dyshimtë dhe ‘notimi’ në luks, ndonjëherë, sjell edhe pasoja dhe ka një faturë nga pas.
Disa javë më parë, SPAK kërkoi sekustrimin e një ‘Audi’ luksoz që përdorej nga bukuroshja Kejvina Kthella.
Kejvina u bë subjekt i ligjit anti-mafia për shkak të ish të dashurit të saj, Redjan Rraja, i cili është arrestuar pasi dyshohet se kreu atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoji.
Rraja i kishte dhënë modeles edhe një makinë.
Por, telashe me drejtësinë pritet të ketë edhe aktorja Olta Gixhari, pjesë e BBV.
Gixhari është martuar dhe ka një fëmijë me një shqiptar që rri në Spanjë, emrin dhe fyturën e të cilit e ka mbajtur sekret.
Në fakt ai është Dor Lushi nga Shijaku. Dori ka një aktivitet të errët në Spanjë dhe për disa kohë ka qenë në burg.
Arrestimi dhe dënimi e bën atë subjekt tê ligjit anti-mafia, duke afektuar edhe Gixharin, nëse i ka dhënë pasuri apo nëse kanë pasuri të përbashkëta.