Shkruan Zef Ndreka
Bashkë me të, mbaroi edhe koha e trimave që prisnin të coptohej Kosova, të lëvizin kufijt. Mbaroi koha e trathtarëve që prisnin më kot me harta të tjetërsuara në duar. Mbaroi përgjitmonë koha e trathtarëve.
Tashmë për Kosovën dhe për Shqipërinë do mbetën në histori njëlloj Edi Rama edhe Vuçiç.
Open Ballkan u fundos përfundimisht si Titanic. Nuk ka më asnjë forcë në botë ta rinxjerrë në skenën politike.
Edi Rama i zi, më në fund e pranoi. Por nuk kërkoi falje as për kortezi.
Ku janë tani mbështësit e Ramës?!
A ndjehen të turpëruar, sëpaku se i besuan verbërisht dhe e ndoqën pas pa tru?!
Qëndresa patriotike e Albin Kurtit duhet përshëndetur e duhet mbështetur në këtë kohë të vështirë për Kosovën dhe kombin tonë.
Sido të luhet politika e re apo e vjetër europiane, Albin Kurti mbetët një herë i kësaj kohe. Kancelaritë botërore edhe mund ta sakrifikojnë Kurtin, por edhe kjo ja vlen për çfarë ka bërë e per çfarë ka arritur me qëndresën dhe veprimet e tij.
Qeveria e Kosovës është treguar gjithnjë në koherencë ose është një hap para qëndrimeve dhe vendimeve të diplomacisë.
Mbështetja amerikane dhe njohja menjëherë prej tyre e zgjedhjeve në komunat me shumicë serbe, ishte vulosja një herë e mirë e prishjes apo fundosjes së Open Ballkan, me dy bashkëkryetarë të ngjashëm edhe në gjatësi.
Vizita e Presidentit Klinton në Shqipëri me dt 4 Korrik, është një tjetër hap i madh i diplomacisë amerikane.
Në ngjashmëri me vizitën e Presidentit Bush kur deklaroi Shtet të lirë e të pavarur Kosovën, kjo vizitë mund të perkthehet paraprakisht edhe fillimi i bashkimit të kombit shqiptarë. Me një fjalë, fillimisht i Kosovës me Shqipërinë. Proçës ndoshta i gjatë por një ëndërr po kaq e gjatë e shqiptarëve. Për këtë, Zoti e bekoftë Amerikën!
Promoted Content