Operacioni për 613 kilogramë kokainë në banane u ndërpre për të fshehur bosët e vërtetë

0

Gazetarja Klodiana Lala përmes një deklaratë ka denoncuar hetimet e DEA-s amerikane në Shqipëri dhe për çështjen e Arbër Çekajt me 613 kilogramët e kokainës në banana.

Në një intervistë me Adi Krastën, Lala përmendi ndërprerjen e operacionit nga prokuroria. Sipas saj, operacioni u ndërpre për të fshehur bosët e vërtetë të trafikut.“Kemi rastin e Arbër Çekajt, prokuroria mori kritika të forta pse e ndërpreu operacionin. Prokurorët thanë se ra mbrëmja dhe droga mund të zhdukej. Në fakt nuk ishte justifikim. Ai operacion u ndërpre për të fshehur bosët e vërtetë të trafikut. Arbër Çekaj nuk ishte i vetmi, kishte të tjerë të përfshirë. Kjo ndodhi edhe në Xibrakë, njerëz të rëndësishëm të përfshirë aty dhe autoritetet e dekonspiruan. Dhe amerikanët e kanë kuptuar më në fund që duhet të kenë zëra të pavarur dhe burime të pavarura për të shkuar te e vërteta”, deklaroi gazetarja.

Kujtojmë se Çekaj është i dënuar për trafikimin e 613 kilogramëve kokainë nga Kolumbia në Durrës që u sekuestruan në magazinat e Arbri Garden.

Në 2020-ën, GJKKO e dënoi me 21 vite burg, por ai do të vuajë 14 vite heqje lirie për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu