Or ti, mo ngatërro trimat e BKH, me të Dubait

0

Shkruan Basir Çollaku

Si ditë e diele që është, (ditë kur TVSH transmetonte dikur filma në drekë), në cilin film shqiptar është ajo batuta urdhërore: “Dorëzoja dhjetëshen (patllaken) Gjergjit”? Është te filmi Njësiti Gueril(1969) që për ironi të fatit i dedikohej njësiteve guerile të Tiranës, drejtues i të cilave ishte…Beqir Balluku…duket se tekat e historisë nuk sosen.
Filmi sapo ka nisur.

Nga zalisja, e vërteta, paniku, Rama tregoi vetë se zyra e tij është në hetim. Po përsërit thirrjen se aman mos më merrni telefonin. Sot na tha se trimoshat e BKH ia paskan mësyrë në ndërtesën e zyrave të tij. Mos u tremb nga armët. Mbase ka pandehur se kanë shkuar për ta arrestuar në zyrë. Siç ndodhi me Veliajn. Do të vijë dhe ajo ditë. Së shpejti. Bëj gajret. Se për tek ti janë nisur. Hetimi i Ballukut dosjet e saj miliardëshe janë dosje të përbashkëta. Keni zografisur bashkë shumë dallavere. Pastaj bëre mirë me transparencën. Duke treguar se të kanë ardhur djemtë e BKH. Halli nuk është te armët. E dimë se çunat e Dubait, të Londrës, të Amsterdamit, hyjnë me me gjithfarë soj armësh e mallrash lart, ndoshta duke i shoqëruar garda vetë. Ja pyeti si erdhi tek ti Luftari i Sinaloa?! Kush e ndaloi apo kontrolloi?! Po Charles McGonigal me apo pa arnë, se ishte edhe ofiqar i lartë shumë?!

Po ata djemtë problematikë, në sajdisjen e shpeshtë të Edenit kur relaksohen me verën 33 mijë euroshe shishja?!

Trimat e BKH janë djem e vajza me gjithë kusuret e sistemit të trazuar aty do i kesh. Siç të kanë ardhur për Tahirin, Kokën, Beqjen, Veliajn, mjaft të tjerë, e tani në proces për Belën. Sigurisht do ta mbyllin sezonin e vizitave në atë godinë, me ty kontroll për ty e me ty. Do vinë për inceneratorin, Llogaranë, Aeroportin e Vlorës, Tecet e Bangladeshit, rrugën e Arbërit, Portin e Durrësit, Porto Romanon, AKSHI, Eco Parkun, Smart City, investimet strategjike të bandave të kokainës, parqet voltaike të pastrimit të parave, për Arubën, orën 400 mijë euroshe të asaj dorës që e njeh mirë. Për pafund telefona e sms të sky-enchro ku dalin mjaft xhevahire penale. E pinet e oborrit tënd janë identifikuar.

Kur të ulen me ty duhen muaj të dalësh nga rrëfimtorja. Se ka dhe kurbane të tuat, të degdisur në qeli, që po ndihmojnë trimat e BKH kundër teje e trimave të Dubait rreth teje. Në Fox news në USA aty të njohin si “vëlla” me Maduron. Me këtë lajm përveç panikut po bën njëherësh presion. Sepse narko-dosjet dhe korrupt-dosjet, ku gjendesh i përfshirë, janë me tonë.

Sepse në politikë nuk ka gabime, por faje dhe çdo faj në politikë është krim..” thotë Eugène Châtelain, gazetar dhe pjesëmarrës në Revolucionin Francez, ngaqë je dhe Kalorës francez nga Macroni.

Kështu me një zëvendëse për të cilën do vihesh në provë në Kuvend, qameti në pak ditë, për heqje imuniteti e masë arresti, loja ka marrë flakë. Zotnia e di. USA e trajton si mall në afat skadence të filluar. Sado të përpiqesh të trembësh me mesazhe kanosjesh publikisht, djemtë e BKH apo ato të SPAK, aty ky furnizohen ata, prapë do të jenë më trima se djemtë e kokainës rreth teje…

Mbaje telefonin ndezur. Sepse një ditë do të të thonë pa e rruajtur fare se kush je, Alo… BKH jemi..!!

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu