Organizatori i sulmeve të 11 shtatorit 2001 mund t’i shpëtojë dënimit me vdekje…

0

Prokurorët ushtarakë amerikanë thuhet se po negociojnë një marrëveshje të mundshme për pranimin e fajësisë me organizatorin e sulmit terrorist të 11 shtatorit, Khalid Sheikh Mohammed dhe katër personave të tjerë të burgosur në burgun e Guantanamos.

Marrëveshjet për pranimin e fajësisë mund t’i lejojnë pesë personave që t’i shpëtojnë një dënimi të mundshëm me vdekje, raportojnë mediat amerikane.

Mohammedit vlerësohet gjerësisht si arkitekti i sulmeve terroriste të 11 shtatorit. Katër të pandehurit e tjerë janë Ramzi Binalshibh, Mustafa Ahmed al-Hawsawi, Walid bin Attash dhe Ammar al-Baluchi.

Avokatët e të pandehurve thonë se ata do të ishin të gatshëm të pranonin fajësinë në këmbim të heqjes së dënimit me vdekje si dhe për marrjen e trajtimit për torturat e supozuara që kanë përjetuar gjatë paraburgimit të CIA-s.

CIA mbajti secilin nga pesë burrat për t’u marrë në pyetje përpara mbërritjes së tyre në Guantanamo në vitin 2006.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu