OSBE-ODIHR ka fundosur procesin zgjedhor të 11 majit

0

Në raportin e saj, OSBE-ja kishte kritika ndaj Policisë, pasi, edhe pse u evidentua prania e krimit dhe bandave në zgjedhje, nuk pati ndërhyrje, dhe për këtë duhen sqarime. Ndërkohë, përfaqësuesi i Parlamentit Europian në këtë mision vëzhgimi ishte i prerë, duke deklaruar se me këto zgjedhje dhe në këto kushte ku ndodhet vendi, nuk mund të ketë integrim në Bashkimin Europian.
Raporti/ OSBE- ODIHR
Akuza për votues që nuk merrnin pjesë në ngjarjet e partisë opozitare nga frika e hakmarrjes u bënë në të gjithë vendin, dhe me rrëfime veçanërisht konkrete dhe të hollësishme në Durres, Elbasan, Gjirokastër, Lezhë, Korçë, Kukës dhe Tiranë. Për më tepër, akuza për votues që u frikësuan nga policia u raportuan në Fier.
Në blerjen e votave, sipas raportit të OSBE-ODIHR janë angazhuar edhe grupet kriminale, që janë denoncuar për blerje votash për llogari të kandidatëve të Partisë Socialiste.
Raporti/ OSBE-ODIHR
Akuza specifike për blerje votash u bënë në Elbasan, Korçë, Mirditë, Shkodër dhe Tiranë. Akuza të tilla iu bënë Misionit të ODIHR-it në Durres, Elbasan, Tiranë dhe Vorë, ku autori i dyshuar u raportua se ishte i lidhur me një grup të organizuar kriminal. Gjatë fushatës u vunë re disa akuza për blerje votash dhe u nisën hetime në 37 raste. Një numër bashkëbiseduesish të Misionit të ODIHR-it bënë akuza për lidhje midis partive politike dhe krimit të organizuar në disa zona, me grupe të krimit të organizuar që frikësojnë dhe kërcënojnë votuesit dhe, ndonjëherë, kandidatët. Çështje të tjera shqetësuese përfshijnë raportet e blerjes së votave, përpjekjet për të ndikuar padrejtësisht te votuesit e margjinalizuar dhe ndikimin e dyshuar të elementëve kriminalë në disa parti politike.
Presionet nga pushteti depërtuan edhe në Komisionet e Votimit, ç’ka solli shpesh deformim të hapur të vullnetit të votuesve.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu