Kreu Blog Faqe 10

Hajdutja Belinda Balluku që SPAK kërkon 35 vite burg zgjedh Drejtorin e ri të Policisë/ Ambasadorja amerikane në zyrën e ministrit të Brendshëm

0

kënder Hitaj është emri i preferuar i Ballukut për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të policisë.

Si drejtues i policisë së Fierit, Skënder Hitaj ka mbi supe akuza nga opozita. Gjatë zgjedhjeve, i dërguari i PD-së në Fier, Gazment Bardhi e akuzonte si ushtar të Belinda Ballukut duke paralajmëruar se do t’i bënte padi në SPAK. Hitaj dëshmoi në zgjedhjet e 11 majit se iste një ushtar i bindur i Ballukut dhe se tashmë Balluku po ja kompenson shërbimin e tij duke e mbështetur për Drejtor të Përgjithshëm të policisë.

Drejtori i Përgjithshëm i policisë është një nga pozicionet më të rëndësishme dhe që gjatë viteve të fundit ky pozicion ka shërbyer vetëm si koordinator i Ramës me grupet kriminale. Ish-Drejtori i mëparshëm, Proda u zgjodh në krye të poolicisë së shtetit si propozim i dy bandave kryesore kriminale, asaj të Elbasanit dhe asaj të Durrësit. Ishte kompromisi mes këtyre bandave që e bëri Ramën ti japë mbështetjen Prodës.

Proda u shkarkua pas protestës së opozitës me 20 shkurt. Preteksti i regjimit ishte se Proda nuk mbrojti vilën e diktatorit. Në fakt, kjo është një gënjeshtër e madhe. Rama është detyruar që të largojë Prodën pas presionit dhe ultimatumit që i është dhënë atij nga partnerët e Shqipërisë.

Zgjedhja e Drejtorit të ri të policisë nuk është jashtë vëmendjes së partnerëve. Ambasadorja amerikane ka shkuar sot në zyrën e ministrit të Brendshëm.

Kjo vizitë vjen ndërkohë që ka nisur edhe faza e intervistimit për 14 kandidatët që garojnë postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, pas shkarkimit nga detyra të Ilir Prodës.

Pas goditjes së Kuvendit, hakerët e “Homeland Justice” sulmojnë Postën Shqiptare; bie faqja zyrtare!

0

Pak ditë pas sulmit ndaj faqes së Kuvendit të Shqipërisë, grupi i hakerave “Homeland Justice” pretendon se ka goditur edhe Postën Shqiptare, duke thelluar shqetësimet për sigurinë kibernetike në vend.

Sipas një mesazhi të publikuar në Telegram, grupi deklaron se ka marrë në kontroll faqen dhe të dhënat e institucionit. Aktualisht, faqja zyrtare e Postës Shqiptare rezulton jashtë funksionit, ndërsa rrezikohen një sërë shërbimesh për qytetarët. Përmes Postës Shqiptare kryhen pagesa të rëndësishme, si gjobat e makinave dhe faturat e shërbimeve. Po ashtu hakerët pretendojnë se kanë marrë të gjitha të dhënat.

Skandali/ Pas Kuvendit, hakerët godasin Postën Shqiptare; bie faqja

Bie faqja zyrtare

Në mesazhin e tyre, hakerët shprehen: “Posta Shqiptare u sulmua nga Patriotët e Homeland Justice për shkak të bashkëpunimit të saj të vazhdueshëm me muxhahedinët dhe lehtësimit të veprimtarive të tyre.

Ata shkojnë më tej me akuza të forta ndaj institucionit: “Zyrtarët e korruptuar të Postës Shqiptare janë kthyer në shërbëtorë të terroristëve të Kampit Ashraf 3 dhe nuk kanë më asnjë pavarësi në veprimet e tyre.”

Grupi paralajmëron gjithashtu përshkallëzim të sulmeve. “Veprimet tona të ardhshme do të jenë më të forta, më goditëse dhe më të kushtueshme. Ne kemi në dorë faqen dhe të dhënat e Postës Shqiptare dhe nuk do t’ju lëmë”, thuhet në mesazh.

Ky është një tjetër incident i rëndë që vë në pikëpyetje serioze efektivitetin e investimeve në sigurinë kibernetike. Pavarësisht miliona eurove të deklaruara nga qeveria për mbrojtjen e infrastrukturës digjitale, institucionet shtetërore vijojnë të jenë të ekspozuara ndaj sulmeve të përsëritura.

Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet shqiptare mbi shkallën e dëmit apo vërtetësinë e pretendimeve, ndërsa situata mbetet e paqartë dhe me ndikim të drejtpërdrejtë për qytetarët.

Kushtetuesja rrëzon dekretin e Vjosa Osmanit, i jep shanse Albin Kurtit

0

Ligjvënësit në Kosovë kanë mbi një muaj kohë për ta zgjedhur presidentin e ri të vendit, pasi gjykata më e lartë në vend e rrëzoi të mërkurën një dekret të presidentes së tanishme, Vjosa Osmani, për shpërndarjen e Kuvendit pas moszgjidhjes së presidentit në një seancë më 5 mars. Dekreti, sipas Gjykatës Kushtetuese, nuk ka efekt juridik.
Gjykata Kushtetuese e publikoi aktgjykimin e plotë lidhur me dekretin e Osmanit nga 6 marsi, duke vendosur se në rast se brenda 34 ditësh, nga sot kur ka hyrë në fuqi aktgjykimi, deputetët nuk zgjedhin presidentin, Kuvendi shpërndahet.
Sipas vendimit, pas shpërndarjes së organit ligjvënës, Kosova duhet të mbajë zgjedhje të reja brenda 45 ditësh.
Vendimi vjen pasi në fillim të këtij muaji Kushtetuesja e kishte pezulluar përkohësisht deri më 31 mars dekretin e presidentes, Vjosa Osmani, për shpërndarjen e Kuvendit.
Ajo ia kishte ndaluar çdo veprim presidentes Osmani në lidhje me dekretin e 6 marsit, si dhe punën e Kuvendit deri në përfundim të pezullimit.
Kërkesa për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dekretit për shpërndarjen e Kuvendit ishte dorëzuar nga kryeministri i Albin Kurti në emër të Qeverisë.
Si erdhi deri këtu?
Në seancën e 5 marsit, partia në pushtet i paraqiti dy kandidatë për president: Glauk Konjufcën dhe Fatmire Kollçaku-Mullhaxhën, pasi bisedimet paraprake mes Kurtit dhe dy partive kryesore opozitare, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, për një emër të pranueshëm, nuk kishin dhënë fryt.
Seanca u ndërprerë në mungesë kuorumi, pasi ishte braktisur nga partitë opozitare.
Një ditë pas ndërprerjes së seancës më 5 mars, Osmani nxori dekretin për shpërndarjen e Kuvendit dhe e mbajti menjëherë një takim partitë politike për të folur për datën e zgjedhje të parakohshme
Në takim morën pjesë kryetarë të partive opozitare, Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, por jo edhe partia e kryeministrit Kurti.
Osmani e arsyetoi dekretin e saj, duke thënë se 5 marsi ishte afati i fundit për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës – meqë mandati i saj përfundon më 4 prill – por që deputetët kishin dështuar t’i përmbushnin afatet ligjore.
Por, Partia në pushtet nguli këmbë se dekreti i Osmanit nuk kishte bazë, meqë procedurat për zgjedhjen e presidentit i kishte nisur më 5 mars dhe se kishte afat prej 60 ditësh për ta përfunduar procesin, prandaj edhe u ankua në Kushtetuese.
Presidenti i Kosovës zgjidhet me dy të tretat e votave në dy rundet e para apo me 61 vota në rundin e tretë, por nevojiten 80 deputetë në sallë që seanca të mundë të mbahet.
Për partitë opozitare, dy emrat e paraqitur nga partia në pushtet ishin të papranueshëm dhe ato këmbëngulën në marrëveshje politike ose të paraqitej një emër i pranueshëm për të gjithë.
Vetë Osmani e synonte edhe një mandat të dytë, mirëpo ajo nuk gëzoi mbështetjen e partive.
Për partinë në pushtet, ajo nuk i kishte votat e nevojshme, ndërsa për partitë e tjera ajo nuk e ka personifikuar unitetin e nevojshëm që i duhet figurës së presidentit.

Shefja e Olger Eminajt, pra kryetarja e KLP Mirela Bogdani tregon shalët tek perëndimorët

0

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka kritikuar kryetaren e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), Mirela Bogdani, për mungesë etike profesionale.

Duke marrë shkas nga foto e një takimi që kryetarja e KLP-së ka zhvilluar me ambasadorin e BE-së Antonio Gonzato, Murrizi e quajti veshjen e zgjedhur prej Bogdanit si aspak të përshtatshme për një takim zyrtar. Ai theksoi më tej se nuk dëshiron të tregohet i prapambetur, por shtoi se veshja e kryetarës së KLP-së, me shalët përjashtë, ishte për disko dhe jo për zyrë.

“Shefja e Olger Eminajt, pra kryetarja e KLP, Zj. Mirela Bogdani, në një takim zyrtar me Ambasadoren e BE në Tiranë, Zj. Gonzates. Minimalja e etikës zyrtare kërkon një veshje protokollare formale zyrtare nga çdo funksionar publik në respekt të pozicionit publik që mban dhe në zbatim të ligjit të etikës zyrtare.

Kjo lloj veshje duket “pak” ekstravagante edhe për në disko, mendoj unë, ose jam shumë i prapambetur.

Ose këta të drejtësisë së “re” e kanë si stil pro sorrosian këtë model prezantimi, prandaj dhe anëtari i KLP, Olger Eminaj, nuk u ndje fare në siklet dje në mbledhjen e KLP-së, se ka menduar që në fund të fundit ne në KLP dhe në çdo hallkë të kësaj drejtësie njëlloj jemi, por dikush e shfaq me sms e dikush me veshje duke treguar shalët tek perëndimorët”, shkruan Murrizi në “Facebook”

Tronditje në Bruksel: Komisionerja e Zgjerimit përballet me hijen e UDB-së Çfarë miqësie e lidh Edi Ramën me Marta Kos, mos është UDB?

0

Një debat i fortë politik ka shpërthyer në institucionet evropiane, pasi komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, pritet të përballet me pyetjet e eurodeputetëve lidhur me akuza që kanë rikthyer në vëmendje të kaluarën e saj.
Më 20 prill, ajo do të dalë përpara Komisionit për Punë të Jashtme (AFET) në Parlamentin Evropian, në një seancë që pritet me interes të lartë politik dhe mediatik. Pretendimet për lidhje të mundshme me shërbimin sekret jugosllav, UDB-në, janë rikthyer pas publikimit të dokumenteve dhe debatit të nxitur nga libri “Komisionarja” i autorit Igor Omerza.
Megjithatë, Komisioni Evropian ka mohuar kategorikisht këto akuza, duke theksuar se gjatë procesit të emërimit të saj është kryer një verifikim i plotë dhe nuk është konstatuar asnjë problem apo konflikt interesi. Edhe vetë Kos i ka hedhur poshtë vazhdimisht këto pretendime.
Në këtë klimë tensioni dhe dyshimesh, një tjetër pyetje ka nisur të qarkullojë në opinionin publik: çfarë raporti ekziston mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe komisioneres Marta Kos?
Takimet dhe komunikimet mes liderëve janë pjesë normale e diplomacisë dhe procesit të integrimit evropian të Shqipërisë. Megjithatë, në një moment kur figura të rëndësishme përballen me akuza të ndjeshme, çdo lidhje politike apo institucionale analizohet më me kujdes dhe shpesh bëhet objekt diskutimi publik.
A kemi të bëjmë me një bashkëpunim të zakonshëm institucional në kuadër të zgjerimit të BE-së, apo me një marrëdhënie më të afërt politike që ngre pikëpyetje në këtë kontekst?
Përgjigjet për këto pyetje mbeten ende të hapura, ndërsa seanca e prillit pritet të jetë një moment kyç për të sqaruar jo vetëm akuzat ndaj komisioneres, por edhe për të rikthyer besimin dhe transparencën në institucionet evropiane.

Kryeministrja e Danimarkës jep dorëheqjen

0

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, ka paraqitur dorëheqjen pas humbjes së koalicionit të saj trepartiak në zgjedhjet e përgjithshme, sipas njoftimit të pallatit mbretëror.

Frederiksen do të vazhdojë të ushtrojë detyrën deri në formimin e një qeverie të re dhe mbetet një nga kandidatët kryesorë për të drejtuar ekzekutivin edhe në mandatin e ardhshëm.

“Bota nuk na pret dhe është bërë edhe më e paqëndrueshme që nga shpallja e zgjedhjeve. Duhet të gjejmë një mënyrë për të bashkëpunuar”, deklaroi ajo.

Në vijim, pritet emërimi i një të ashtuquajturi “hetues mbretëror”, i cili do të udhëheqë konsultimet mes partive për krijimin e shumicës së re qeverisëse. Negociatat parashikohet të jenë të gjata dhe komplekse, ndërsa mbetet e paqartë nëse qeveria e ardhshme do të drejtohet sërish nga Frederiksen apo nga një figurë tjetër politike.

Frederiksen, në pushtet që nga viti 2019, kishte ndërtuar fushatën e saj mbi përvojën në drejtim dhe aftësinë për të përballuar sfida ndërkombëtare, përfshirë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe përgjigjen evropiane ndaj luftës në Ukrainë.

Megjithatë, rezultati zgjedhor reflektoi pakënaqësi të brendshme. Kriza e kostos së jetesës dominoi shqetësimet e votuesve, ndërsa politikat e saj për emigracionin u kritikuan nga të dyja krahët politikë: një pjesë e së majtës i konsideroi shumë të ashpra, ndërsa segmente të së djathtës i panë si të paqarta dhe jo bindëse në aspektin ekonomik.

Në nivel evropian, Frederiksen gëzon reputacion për qëndrimet e saj të qarta në çështje strategjike, përfshirë Groenlandën dhe rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen pas nisjes së luftës në Ukrainë. Megjithatë, brenda vendit, stili i saj negociues është vlerësuar nga disa si i ashpër, ndërsa një pjesë e elektoratit kërkoi ndryshim.

GJKKO pranon Plarent Ndrecën avokat të Erion Veliajt. SPAK: Ka papajtueshmëri, Ndreca është në hetim, u pyet gjatë hetimeve

0

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka zgjedhur si avokat ish-deputetin e PS-së Plarent Ndreca, i cili njëherazi është i pandehur dhe po gjykohet në GJKKO.

Por prokurori i posaçëm Altin Dumani i kujtoi gjykatës se Ndreca është marrë në pyetje për çështjen Veliaj.

“Në lidhje me të pandehurin Erion Veliaj ka marrë dijeni për seancën dhe ka kërkuar të përfaqësohet nga avokati i tij Plarent Ndreca. Ky avokat është pyetur në kuadër të këtij procedimi penal dhe mund të jemi në kushtet e papajtueshmërisë së mbrojtësit, duke qenë se ai është pyetur gjatë fazës së hetimit paraprak”, tha Dumani.

“Ja lëmë në çmim gjykatës, por duam të shmangim kushte papajtueshmërie në të ardhmen”, theksoi më tej ai.

Por Gjykata e Posaçme vendosi që Plarent Ndrecën ta legjitimojë si avokat të Erion Veliajt.

“Tërmet” në qeverinë Meloni/ Pas humbjes së referendumit, japin dorëheqjen ministrat, ja cilët janë ata

0

Pas humbjes në referendumin për reformën në drejtësi, qeveria e Kryeministres Giorgia Meloni po përballet me një valë dorëheqjesh dhe presion politik.
Efekti i parë konkret ishte largimi i Andrea Delmastro Delle Vedove nga posti i Nënsekretarit të Drejtësisë, i cili njoftoi dorëheqjen e parevokueshme duke marrë përgjegjësi për veprimet e tij, megjithëse deklaroi se nuk kishte bërë asgjë të paligjshme. Po ashtu, dha dorëheqjen edhe Giusi Bartolozzi, shefe e kabinetit të Ministrit të Drejtësisë, pas polemikave për deklaratat e saj ndaj magjistratëve.

Zhvillimet vijnë pas një sërë takimesh të zhvilluara nga Meloni me drejtues të Fratelli d’Italia gjatë gjithë mëngjesit, me synimin për të dhënë një përgjigje të fortë politike pas rezultatit të referendumit.
Ndërkohë, në qendër të vëmendjes mbetet edhe Ministrja e Turizmit Daniela Santanchè, e cila është nën presion për hetime që lidhen me aktivitetet e kompanisë së saj dhe menaxhimin e saj gjatë pandemisë. Burime politike të “Corriere Della Sera” bëjnë të ditur se po diskutohen mundësitë për largimin e saj, megjithëse ende nuk është marrë një vendim përfundimtar.
Dorëheqja e Delmastro-s lidhet edhe me polemikat rreth përfshirjes së tij në një aktivitet biznesi të lidhur me persona të afërt me individë të dënuar për lidhje me Camorra. Nga ana tjetër, Bartolozzi ishte kritikuar për deklarata të forta publike, ku kishte sulmuar sistemin gjyqësor.
Opozita reagoi menjëherë ndaj zhvillimeve. Debora Serracchiani nga Partia Demokratike i cilësoi dorëheqjet si të vonuara dhe të diktuara nga rezultati i referendumit, duke akuzuar qeverinë për mungesë transparence dhe respekti ndaj institucioneve.

Palloshi tradhëtoi Mamicën për Belinda Ballukun

0

Aulon Kalaja, komentoi zhvillimet e fundit politike në vend, duke u ndalur veçanërisht te situata brenda Partisë Socialiste.
Kalaja përdori analogji historike, duke iu referuar figurës së Gjergj Kastriot Skënderbeut dhe tradhtisë së Hamza Kastriotit, për të përshkruar marrëdhëniet aktuale politike. Sipas Kalasë, Spiropali ka “djegur etapat” duke marrë rol të theksuar në arenën ndërkombëtare, përfshirë kontakte në SHBA dhe takime në Kosovë e Gjermani.
Në vijim, ai u ndal te raporti mes Spiropalit dhe Belinda Ballukut, duke u shprehur se Spiropali ka shfaqur distancim për shkak të çështjeve të korrupsionit brenda Partisë Socialiste. Kalaja tha se kjo sjellje i kushtoi asaj “gijotinën politike”, ndërsa shtoi se kryeministri Rama ka rikonfirmuar mbështetjen ndaj Ballukut.
Sipas tij, marrëdhënia mes Ramës dhe Ballukut është “problematike”, e karakterizuar nga tensione të vazhdueshme, që variojnë nga “paqe e armatosur” deri në përplasje të hapura. Ai i krahasoi ata me “enë komunikuese” dhe “vëllezër siamezë”, duke theksuar varësinë politike mes tyre.
Kalaja deklaroi gjithashtu se Balluku, zotëron një grup deputetësh brenda Partisë Socialiste dhe se ndikimi i saj lidhet me çështje të ndjeshme.
Në vijim, Kalaja e cilësoi situatën në Partinë Socialiste si një realitet të tensionuar politik, duke u shprehur se përplasjet e brendshme dhe akuzat për korrupsion po ndikojnë drejtpërdrejt në stabilitetin e qeverisjes.

Deklarata e Erdoğan dhe kufiri që politika nuk duhet të kalojë në emër të Zotit

0

Zoti nuk është armë lufte

Shkruan Matilda Kurti

Kur Zoti përdoret për të justifikuar luftën, ku viktimat e radhës, janë miljona e miljona jetë të pafajshme që bëhen kurban në këmbim të lakmisë, për zgjerim pushteti tokësor, duke përdorur emrin e atij që I krijoi këto viktima si jetë për të jetuar sipas vullnetit të tij, jo sipas babëzisë për autoritet, jo vetëm që nuk të japin mbështetje hyjnore, por përkundrazi. Ai të përgjigjet. Kush je ti që bën gjykim në emrin tim?
Deklarata e Recep Tayyip Erdoğan, ku në kulmin e një tensioni të fortë ndaj Izraeli ai shprehet “Ai, i Gjithëpushtetshmi, e shkatërroftë Izraelin”, është më shumë se një reagim politik. Është një shembull i rrezikshëm i kapërcimit të një vije që nuk duhet kaluar kurrë: përdorimi i emrit të Zotit për të legjitimuar konfliktin.
Autoriteti absolut i përket vetëm Zotit. Në çdo traditë të madhe fetare – qoftë në Islami apo në Krishterimi – gjykimi përfundimtar është hyjnor, jo politik. Asnjë lider, sado i fuqishëm apo i ndjekur, nuk ka të drejtë të shpallë gjykimin dhe fatin e një populli në emër të Tij.
Kur politika fillon të flasë si profeci, ajo nuk forcohet – ajo deformohet por jo vetëm, futet në kufij të cilët i perkasin vetëm të gjithëpushtetëshmit. Cilido qoftë ai lider tokësor, aq më tepër ndokush i përfshirë në konflikte ku armët vrasin njerëz përdor emrin e Zotit mos harrojë: ka prekur hapësirën që si takon.
Luftërat e sotme, përtej situatës së ndezur, kanë në thelb interesa të qarta: territor, ndikim, burime, pushtet. Janë produkte të ambicies njerëzore dhe shpesh të lakmisë. Dhe megjithatë, në vend që të pranohen si të tilla, ato maskohen me gjuhë fetare për t’u dhënë një legjitimitet moral që nuk e kanë.
Të thuash “Zoti e shkatërroftë…” në një kontekst lufte nuk është akt besimi. Është një akt politik që kërkon të shndërrojë konfliktin njerëzor në vendim hyjnor.
Por Zoti nuk është në shërbim të asnjë axhende. Ai nuk është mjet politik lakmie, për të fituar simpati, për të ndezur turmat apo për të justifikuar përplasjet. Përkundrazi, në tekstet e shenjta si Bibla, theksohet drejtësia, mëshira dhe përgjegjësia personale – jo mallkimi kolektiv i popujve.
Ironia tragjike është kjo: në emër të Zotit, njerëzit nxisin luftëra që shkatërrojnë pikërisht ato kombe që, sipas besimit, janë krijuar nga Ai vetë.
Kjo nuk është devocion. Është papërgjegjshmëri.
Sepse në momentin që emri i Zotit përdoret për të bekuar luftën apo për të mallkuar një popull, humbet jo vetëm kufiri mes fesë dhe politikës, por edhe vetë kuptimi i drejtësisë.
Dhe kur drejtësia zëvendësohet nga lakmia, humbja është gjithmonë njerëzore.

POSTIMET E FUNDIT