Botuesi i Report Tv, Carlo Bolino shkarkon nga puna drejtuesin e emisionit “5Pyetjet nga Babaramo”, gazetarin Ilir Babaramo.“Dje në orët e vona të mbrëmjes pronari i televizionit më ka telefonuar për të më komunikuar pushimin nga puna” deklaron gazetari Babaramo.“Nuk pranoj që të punosh për mua dhe të kritikosh qeverinë, përsëriste pa pushim”- tregon më tej Babaramo.“Në këtë udhëkryq timin profesional dua të falënderoj të gjithë ata që besojnë se e vërteta nuk ka çmim.Bashkëpunimi im me televizionin Report tv është ndërprerë në mënyrë të njëanshme” shprehet gazetari Ilir Babaramo.
Reuters: Mijëra protestues kundër qeverisë në Shqipëri, policia i sulmon me topa uji
Reuters
Policia në Tiranë përdori topa uji gjatë përplasjeve të së dielës (22 mars) me protestues të opozitës që kërkonin dorëheqjen e qeverisë shqiptare pas akuzave për korrupsion ndaj zëvendëskryeministrit.
Mijëra protestues kundër qeverisë marshuan të dielën në kryeqytetin e Shqipërisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij të majtë mes akuzave për korrupsion. Demonstrata, e organizuar nga Partia Demokratike, partia kryesore e opozitës, u përshkallëzua në përplasje me forcat e sigurisë.
Të mbledhur përpara zyrës së kryeministrit, demonstruesit hodhën kokteje Molotov drejt ndërtesave të ministrive dhe automjeteve të policisë, duke nxitur një reagim të fortë nga autoritetet. Policia përdori gaz lotsjellës dhe topa uji për të shpërndarë turmën. Qindra efektivë u vendosën në të gjithë Tiranën, ndërsa shumë rrugë u mbyllën për qarkullimin pasi tensionet u rritën në qendër të qytetit.
Protesta e së dielës është më e fundit në një seri demonstratash kundër qeverisë që kanë tronditur Shqipërinë në muajt e fundit. Partitë opozitare janë zotuar të vazhdojnë fushatën e tyre kundër asaj që e cilësojnë korrupsion qeveritar, duke mbajtur presion mbi qeverinë Rama pavarësisht thirrjeve të përsëritura për dialog.
Me grupet opozitare që nuk tregojnë shenja tërheqjeje dhe qeverinë që refuzon thirrjet për dorëheqje, Shqipëria duket se po shkon drejt një periudhe të vazhdueshme tensioni politik. Komuniteti ndërkombëtar po e ndjek nga afër situatën, ndërsa vendi mesdhetar përpiqet të ruajë stabilitetin përballë ndarjeve të thella të brendshme.
‘Pesë fëtyrat e Heshtjes’, dramë psikologjike, arritje artistike e Teatrit ‘Migjeni’ dhe aktorëve nga Kosova dhe Shkodra
Shkruan Qamil Gjyrezi
Mbrëmë pata kënaqësinë të ndjeki në Teatrin ‘Migjeni’ në Shkodër shfaqjen “Pesë fytyrat e heshtura”, një realizim me regji nga Ilir Bokshi dhe asistent regjizor Astrit Fani. ‘Pesë fëtyrat e Heshtjes’ ishte një performancë mbresëlënëse e aktorëve, Ardian Morina, Albulena Bokshi, Uratë Shabani, Ina Morinaj, Nikolin Ferketa dhe Fritz Selmani. Interpretimi i Adrian Morinës në rolin e Billy-t ishte shumë mbresëlënës me vlera aktoriale dhe psikologjike. Ai arriti të sjellë me një intensitet të rrallë ankthin e një njeriu të mbushur me trauma të akumuluara gjatë jetës, duke e ndërtuar një figurë që lëkundet mes frikës, dhunës dhe nevojës për kontroll. Ndërsa prania e Albulena Bokshi si nëna, e cila mbart një heshtje të rëndë arketipiale dhe një faj të ‘nënkuptuar’, të psikikës së një gruaje, që shtrihet në gjithë strukturën emocionale të veprës.

Semiotika e dramës ‘Pesë fëtyrat e Heshtjes’, çdo ndalesë bëhet ‘shenjë’.
Vënia në skenë nga Ilir Bokshi, me asistent Astrit Fani e shndërron dramën në një gjuhë të heshtjes së organizuar. Regjia e tij nuk mbështetet te fjala, por te ritmi, pauza dhe tensioni i brendshëm, ku çdo ndalesë bëhet shenjë. Hapësira skenike funksionon si kod i mbylljes psikike, duke e kthyer skenën në një hartë të traumës. Interpretimi i Ardian Morina ndërton një semiotikë të trupit dominues, gjesti, qëndrimi dhe zëri krijojnë një prani ‘kërcënuese’ që komunikon pushtet edhe kur nuk flet. Ai bëhet shenjë e dhunës që nuk ka nevojë për artikulim. Ndërsa Albulena Bokshi operon në një regjistër më të brendshëm, një semiotikë e brishtësisë dhe rezistencës së heshtur. Tek ajo, mimika dhe heshtja janë teksti kryesor, një përpjekje për të artikuluar të pathënshmen. Në tërësi, kjo vënie në skenë në Teatrin ‘Migjeni’ krijon një sistem shenjash ku trupi, hapësira dhe heshtja flasin më fort se fjala, duke e kthyer dramën në përvojë të pastër psikike dhe simbolike.
Drama “Five Kinds of Silence” e Shelagh Stephenson, tekst i fortë psikologjik.
Drama “Five Kinds of Silence” e Shelagh Stephenson (në shqip “Pesë fytyrat e vdekjes”) është një tekst i fortë psikologjik dhe simbolik, ku semiotika ndërtohet mbi heshtjen, traumën dhe kujtesën. Në planin semiotik, “pesë fytyrat e vdekjes” nuk janë thjesht forma fizike të vdekjes, por shenja të ndryshme të shkatërrimit shpirtëror. Vdekja këtu funksionon si një kod simbolik. Ajo përfaqëson jo vetëm fundin biologjik, por edhe vdekjen e komunikimit, të identitetit dhe të dashurisë brenda familjes. Heshtja është shenja kryesore. Ajo nuk është mungesë e fjalës, por një gjuhë e fshehtë e dhunës. Në këtë kuptim, çdo heshtje në dramë bëhet një “tekst” që duhet lexuar: ajo mbart frikë, shtypje dhe trauma të trashëguara. Pra, semiotikisht, heshtja është më e fortë se fjala. Personazhet funksionojnë si sisteme shenjash të fragmentuara. Identiteti i tyre është i copëzuar dhe ndërtohet përmes kujtesës së dhunshme. Kujtesa këtu nuk është lineare, por një hapësirë simbolike ku e shkuara rikthehet si traumë e gjallë, duke e bërë kohën një element të paqëndrueshëm semiotik. Gjithashtu, hapësira skenike zakonisht e mbyllur, familjare shndërrohet në një metaforë të burgut psikik. Shtëpia nuk është më vend sigurie, por një shenjë e kontrollit dhe izolimit.
Në këtë kontekst, semiotika e kësaj vepre ndërtohet mbi:
-heshtjen si gjuhë e dhunës
-vdekjen si simbol i shkatërrimit të brendshëm
-kujtesën si rikthim traumatik
-familjen si strukturë e deformuar e pushtetit
Kjo e bën veprën një analizë të thellë të mënyrës se si shenjat (fjalë, heshtje, kujtime) mund të krijojnë ose shkatërrojnë realitetin psikik të individit.
Qasja psikoanalitike e dramës “Pesë fytyrat e vdekjes”:
Te “Pesë fytyrat e vdekjes” të Shelagh Stephenson, semiotika mund të lexohet si dramë e së pavetëdijshmes. Dramat, si në teatër ashtu edhe në kinema, kanë një marrëdhënie të thellë simbiotike me teorinë psikoanalitike të Sigmund Freud. Ata shpesh duke eksplorojne “teatrin e mendjes” duke dramatizuar konfliktet e brendshme, dëshirat e pavetëdijshme dhe kompleksin e Edipit. Sipas teorisë së Freud, vepra ndërtohet mbi traumën dhe rikthimin e saj. Heshtja është një mekanizëm shtypjeje (represion). Ajo fsheh dëshirën dhe dhunën, por njëkohësisht i rikthen ato në forma simptomatike (frikë, çarje psikike, përsëritje). “Vdekja” këtu është simbol i instinktit të vdekjes (Thanatos): një prirje drejt shkatërrimit të vetes dhe të tjetrit brenda familjes. Psikoanaliza lakaniane i qaset dramës, si tragjike ashtu edhe komike, si një përfaqësim i strukturuar i psikikës njerëzore, dëshirës dhe pavetëdijes, duke theksuar shumë gjuhën dhe “Tjetrin”. Ndërsa Frojdi u përqendrua në dramë si një riprodhim i kompleksit të Edipit, Lacan e zgjeroi këtë për të eksploruar se si personazhet janë të bllokuar nga gjuha, imazhet e tyre dhe ndjekja e pamundur e dëshirës. Sipas Lacan, tek drama“Pesë fytyrat e vdekjes”, heshtja lidhet me dështimin e hyrjes së plotë në rendin simbolik (gjuhën). Personazhet nuk arrijnë ta artikulojnë traumën, prandaj mbeten të kapur në realen atë që nuk mund të thuhet. Gjuha është e thyer, dhe ku mungon fjala, shfaqet dhuna. “Pesë fytyrat” mund të lexohen si fragmentime të subjektit, që nuk arrin të krijojë një identitet të qëndrueshëm në pasqyrën e tjetrit. Drama tregon se kur shenja (fjala) dështon, trauma flet përmes heshtjes dhe subjekti shpërbëhet midis dëshirës, frikës dhe kujtesës së pashprehur. Në teatër qasja analitike/semiotike që lexon kuptimet nga jashtë drejt brendësisë dhe përjetimet përmes përvojës së drejtpërdrejtë në sallë, aktivizon një qasje emocionale që e përjeton kuptimin nga brenda drejt jashtë. Këto dy rrugë shpesh takohen, analiza kërkon të zbërthejë shenjën, emocioni e jeton atë shenjë. Dhe kur përfundojnë në “një linjë kuptimore”, do të thotë që shfaqja ka arritur diçka thelbësore, ka krijuar një kod të përbashkët, ku mendimi dhe ndjenja përkojnë. Në rastin e dramës “Pesë fytyrat e vdekjes, kjo përputhje është edhe më domethënës, sepse vetë tema është pikërisht tensioni midis asaj që ndjehet dhe asaj që nuk mund të thuhet. Në një farë mënyre, spektatori e “ndjen” heshtjen, ndërsa analisti e “lexon” atë. Domethënë të dy arrijnë në të njëjtin kuptim, në të njëjtën frekuencë kuptimore. Këto lloj dialogjesh e bëjnë interpretimin më të gjallë sepse arti nuk mbaron në skenë, por vazhdon te mënyra si e lexojnë dhe e ndajnë, analistët dhe spektatorët. Vënia në skenën e Teatrit ‘Migjeni e dramës’ ‘Pesë fëtyrat e Heshtjes’, ishte një arritje artistike inovative, ndërmjet regjizorëve dhe aktorëve nga Kosova dhe aktorëve të Teatrit ‘Migjeni’ Shkodër. Kjo drame eshtë shenjë shumë e mirë për të ardhmen e teatrit në Shkodër dhe Kosovë, që është edhe ndryshimi i paradimës së teatrit në shekullin e XXI-të.
Dërguar
Shkruaj te
Kur padija “pushton” ekranin!
Shkruan Zef Ndreka
Dibrabët dhe mirditorët janë të pa besë!
– Kështu deklaroi Selin në Big Brother dy ditë më parë.
Aspak realisht nuk përbën problem një fjali e thënë keq online, sesa kombinimi i rrezikshëm i padijes individuale dhe amplifikimit publik.
Në lidhje me deklaratën, etiketimi i krahinave si “të pabesa” është një stereotip i vjetruar, i padrejtë dhe përçarës, pa asnjë bazë reale për ta marrë si të vërtetë, dhe aq më pak për ta përgjithësuar.
Historia e Mirditës, e Dibrës apo e çdo krahine tjetër shqiptare është shumë më e pasur dhe komplekse sesa këto etiketime primitive.
Figura si Gjergj Kastrioti, Preng Doçi, Nënë Tereza, Gjergj Fishta, Anton Çeta apo Aleksandër Moisiu janë prova e kundërt e çdo paragjykimi krahinor, të cilët janë figura që kanë ndërtuar ura, jo përçarje.
Shtrohet pyetja:
Pse po merret kaq seriozisht një deklaratë e tillë?
Sepse problemin këtu e merr roli i medias dhe formati i emisionit Big Brother VIP Albania, i cili nuk funksionon mbi bazën e dijes apo përgjegjësisë publike, por kryesore për të është vëmendja dhe reagimi. Sa më provokuese të jetë një deklaratë, aq më shumë klikime, debate dhe shikueshmëri do të ketë. Kështu pra edhe një mendim i paditur në atë skenë, shndërrohet menjëherë në “ngjarje”!
Pikërisht, këtu lind paradoksi, ku një individ pa peshë reale në debat publik, papritmas na shfaqet si i rëndësishëm sepse ka mikrofonin e tv në vesh. Dhe një deklaratë e pavlerë, menjëherë bëhet temë kombëtare sepse shpërndahet masivisht. Këtu, problemi nuk është vetëm “vajza nga Çamëria” që në thelb është thjesht një individ me nivelin e vet të formimit krejtësisht të ulët, por produksioni që e lejon dhe e amplifikon pa asnjë filtër. Dhe publiku reagon pastaj emocionalisht duke e kthyer në një çështje të madhe. Arësyeja kryesore sigurisht është mungesa e standardit në atë televizion.
Pikërisht për këtë, nuk i duhet dhënë serioziteti një deklarate nga zhurma që krijon, por nga pesha që ka. Për mendimin tim, kjo deklaratë nuk ka asnjë peshë, përveç banalizimit të debatit publik, ku më e drejta do të ishte të mos merrej seriozisht deklarata, por të merret seriozisht fenomeni i cili tregon se sa lehtë mund të përhapen përçarjet kur padija pushton ekranin.
Qeverisja Ramaduro, kartel droge/ Ja pse drejtori trafikant i burgut nuk u arrestua nga policia
Mjafton kjo foto e drejtorit trafikant droge të burgut të Rrogozhinës për të kuptuar se përse policia nuk e arrstoi Bilal Hasën. Kjo foto tregon qartë se pas këtyre trafikantëve që kanë mbushur vendin me drogë është regjimi dhe krerët e asaj që quhet qeveri dhe Parti-Shtet.
Policia ka lënë të lirë drejtorin e burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa, pasi nga hetimet paraprake nuk ka dyshimet se ai ka lidhje me dy magazinat me katër mijë rrënjë kanabis që u zbuluan në fshatin Kurtaj, Njësia Administrative Gjocaj, në Peqin.
Kujtojmë se Hasa u vetëdorëzua në polici pasditen e djeshme, 19 mars, ku deklaroi se nuk kishte lidhje me lëndën narkotike të konstatuar në dy ambiente në banesën në pronësi të tij.
Hasa ka hedhur poshtë pretendimet se droga i përket atij, ndërsa ka pohuar se prej disa muajsh nuk ka shkuar në atë objekt dhe se nuk ka pasur dijeni për atë që mund të ishte ushtruar aty.
Ndërkohë, burime nga policia bëjnë me dije se po hetohet edhe pista që lidhja e paligjshme e energjisë elektrike në objekt mund të jetë kryer nga vëllai i tij, i cili jeton në fshat dhe tashmë është shpallur në kërkim.
Kujtojmë se policia njoftoi se droga u zbulua në bodrumin e një magazine në dy ambiente të përshtatura posaçërisht për kultivimin e bimëve narkotike, të mbyllura dhe me llamba elektrike.
Po ashtu u shpall në kërkim nga policia edhe Ervis Maçi, me detyrë përgjegjës i OSHEE-së për zonën e Peqinit.
Ej shqiptarë, jemi genetikisht priamë Europianë Kristianë
Shkruan Kujtim Gjuzi
Ne shqiptarët duhet domosdoshmërisht të jemi me Izraelin, ashtu sikurse është USA aleat i Albanëve.
1 – 231 PES
Ne kishim mbretëreshën tonë Teuta.
Ne i’u kundërvumë Romës pas 678 lejuam ndertim Arkitektonik lslam.
Kush fitoi ?
Roma u rrezu, trolli Alban u pjestu mes bizantit ne ngelëm jetimi 600 Vjet.
Mbretëria Bullgare 700 – 1385 mori trojet Albane i mbushi me Sllavë doli në Adriatik përballë Vatikan Roma, duke zëvëndësu vepra kulti si kisha katolike fllojnë kthehen në vepra të kishës Orto – Bizantine.
2 – 1385 u sulmu nga Osmanët Dardania që i dha Romës 7 perandorë.
Kush fitoi ?
Perandoria Osmane Islame na mbajti 500 Vjet nën pushtim, Kishat katolike u rrënuan pas vdekjes së heroit Kombëtar Gjergj Gjon Kastriot Sinja i biri i Vojsava Ortodokse Pollogu llirida. Shqipnia 1444 u nda në 4 Copa ( Vilajete )
3 – Perandoria Osmane filloi u rrëzu në vila Janinë, Marko Boçari 1821 kundër Vezir Ali Pasha Beçisht Tepelena, e vramë e larguam e burgosëm më 1822.
Kush fitoi?
Gjermanët shpallën Oton 17 Vjeç mbret i Greqisë?
Kush humbi?
17 principata Albane vijuan të zhduken.
4 – Prizren 1878 Rilindja Albane, gjermani Bismark na konsideron “Nocion Gjeografik”
Kush fiton?
34 Vjet përpjekje, feja e Shqiptarit SHQIPTARIA ED
1912 Shtet Shqiptar i cunguar nga Londra, Berlini, Versajë, Lozanë, ejj Shën Stefani na merr Trollin ?
1919 Respekt për veton presidenciale amerikane Thomas Wdrow Wilston.
5 – 1939 Italia na merr kurorën me pushtim dinastia Vll Ahmet Zog l Mbreti Alban.
Kush fiton ?
Greqia ushtron gjenocid mbi Çameri, Ygoslavia për pak kthen Republikë të Vll Shqipërinë Hoxhiste me marveshjen JALTA CHARCHILL – STALIN
44 Vjet spastrim etnik serbo Sllav mbi Dardani.
6 – 1998 Rambuje.
Albanët rifitojnë trojet e veta në Dardani. Falenderim lzraelites sekretare USA zonja Madlen Olbriht.
Fiton e drejta e popujve për vetvendosje parim USA
1999 Falenderim familjes presidenciale Bill Hilari Clinton.
7 – 10 Qershor 2007 Tirana – Albania, rikthehet djali në Albanopolis Albania.
Falenderim SHTZP USA George W BUSH.
Fitoi shteti, Republika e Kosovës.
Kush humbi?
Ndaloi Genocidi Serbo Sllav mbi qytetarët dardanë.
Kush je ti jago politikan tradhtar i thua AMERIKËS – Amelika kush ?
Kujtim GJUZI mbështet lirinë e lzraelit si rikthim në tokën e shenjtë të parëve pas 1948 Vite emigrim.
Ne e dijmë dhe falenderojmë Beniamin Netanjahu i cili më 1999 si kryeminstër i lzraelit doli botërisht kundër, dënoi gjenocidin Milosh Serbi mbi Dardani.
– A –
Le të shpresojmë që udhëheqësit Europianë ti thërrasin mëndjes, të respektojnë nenin 5 NATO organizatës Politike të Atlantikut Veriut.
Bashkohu me Donald J Trump kundër :
Republikës Terroriste, regjim 47 Vjet sikur erdhën me revolucion në lran Ajetollahët e Islamit Radikal.
– B –
Nëse luftën e humb perandoria Anglo Saksone, pra nëse humbet Donald J Trump ai që na siguron me telefon Vjosa Osmanin, Europa hyn në luftra sikur 2026 vjet kalendar kristian dhe ne shqiptarët do vijonim të sakrefikoheshim deri në humbjen totale, të identitetit, genit priam Alban, Europian Kristian.
– C –
Irani është me Serbinë or qorra, o Jezitë Jenishera.
Rusia është me lranin dhe Serbinë ore të shurdhtë.
Kina është me lranin dhe Serbisë i dërgon Raketa kundër Shqiptarëve or idiotë që mbështesni lranin.
Shteti që nuk është në luftë, por sulmohet nga të gjithë
Iraku po përballet me një situatë tejet të rëndë, pasi është goditur nga sulme të shumta në kuadër të përshkallëzimit të konfliktit mes Iranit dhe Izraelit e SHBA-së. Edhe pse autoritetet në Bagdad kanë bërë thirrje për qetësi dhe shmangie të përfshirjes në konflikt, vendi është kthyer në një pikë të nxehtë për përplasje indirekte.
Dy ditë pasi SHBA dhe Izraeli ndërmorën sulmet e para ndaj Iranit, kryeministri Mohammed Shia’ al-Sudani urdhëroi institucionet e sigurisë të veprojnë kundër çdo kërcënimi që cenon stabilitetin. Paralelisht, Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Irakut deklaroi angazhimin për të mos lejuar që territori i vendit të përdoret për konflikte të brendshme apo rajonale.
Megjithatë, situata në terren është përkeqësuar. Sipas burimeve të sigurisë, të paktën 47 persona kanë humbur jetën që nga nisja e përshkallëzimit, shumica prej tyre pjesëtarë të Forcave të Mobilizimit Popullor, një grup paraushtarak që përfshin fraksione të mbështetura nga Irani.
Irani kërcënon Londrën: Po hyni në luftë përmes SHBA-së!
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi ka paralajmëruar Mbretërinë e Bashkuar se vendimi për të lejuar Shtetet e Bashkuara të përdorin bazat britanike për operacione ushtarake përbën “pjesëmarrje në agresion”.
Deklarata u bë gjatë një telefonate me Sekretaren britanike për Punët e Jashtme.
Araghchi kritikoi gjithashtu qasjen e Londrës, duke e cilësuar atë si “negative dhe të njëanshme”, dhe kërkoi ndërprerjen e çdo bashkëpunimi me SHBA-në.
Fillimisht, Mbretëria e Bashkuar nuk lejoi përdorimin e bazave të saj për sulmet e para ndaj Iranit. Më vonë, ajo dha miratimin që këto baza të përdoren për operacione mbrojtëse kundër sulmeve me raketa iraniane.
Nga ana e saj, Downing Street theksoi se Britania nuk ka marrë pjesë në sulmet fillestare dhe nuk synon të përfshihet në një konflikt më të gjerë.
Ndërkohë, Presidenti amerikan Donald Trump ka kritikuar vazhdimisht Londrën për mungesë angazhimi më të madh në këtë përballje.
Në garë me të njejtin hall, karrigën
Shkruan Zef Ndreka
Ky është mesazhi i vazhdueshëm që i ofrohet opinionit publik edhe gjatë këtyre ditëve të garës për kreun e PD-së.
Për ta analizuar më tej, duhet theksuar se PD-ja gjatë gjithë historisë së saj, është dëmtuar më shumë nga brenda sesa nga kundërshtarët politikë, nga konfliktet personale të cilat kanë zëvendësuar parimet për një forcë politike që mësyn pushtetin, nga riciklimi i figurave të vjetra e të konsumuara të cilët kanë bllokuar zhvillimin e kësaj force politike.
Ndërkohë, shpresa reale dhe e vetme qëndron tek brezi i ri, i cili jo se është inekzistent, por të trysnuar dhe në heshtje.
Pra, problemet në PD, nuk janë më çështje individësh. As vetëm i Sali Berishës satelitëve rreth tij. Tashmë problemet serioze në PD janë sëmundjet që ka kapur të gjithë trupin e PD-së.
Prej vitesh, kjo parti po ha vetveten. Ata që kanë dështuar në qeverisje, që u ndëshkuan nga vota maksimalisht në 2013-ën, sot dalin të shihen sërish në skenë si shpëtimtarë. Ata që e kanë përçanë PD-në, sot bëjnë moral. Ata që e dobësuan atë, sot kërkojnë ta drejtojnë përsëri.
Siç dihet, pas 9 shtatorit, maskat kanë rënë. Filloi një luftë e shëmtuar për pushtet, ku parimet u hodhën në kosh të plehrave dhe gjithçka u kthye në sulm personal, në shpifje dhe në etje të pangopshme për kontroll.
Dhe sot, pas çdo zhvillimi, dalin radhë-radhë “kandidatët”, “liderët”, “shpëtimtarët”!
Të gjithë në garë, të gjithë me të njëjtin hall, vetëm karrigen.
Pamja është vërtetë e trishtë, njerëz që shtyhen me bërryla, që japin ultimatume, që flasin në emër të demokratëve, ndërkohë që kanë vite që i kanë zhgënjyer ata.
Në përpjekje për tu dukur të rëndësishëm, Berisha, Noka, Bardhi, Paloka, Jozefina, Vokshi, Këlliçi, Gjekmarkaj etj po ribëhen qesharakë.
E vërteta është përsëri e hidhur, pikërisht për faktin se problemi i PD-së nuk është kundërshtari që kanë përballë, por janë ata brenda saj që nuk dinë të largohen, që nuk dinë të reflektojnë dhe që nuk pranojnë të hapin rrugë të rinjëve.
Kështu, pa një ndarje të qartë me të shkuarën, pa largimin e figurave të konsumuara, pa hapjen ndaj një brezi të ri, çdo “garë” është vetëm një farsë.
Dhe çdo “lider” i ri, do të jetë një përsëritje e dështimit të vjetër.

















