Kreu Blog Faqe 13

Pashkët në Mesjetë

0

Shkruan Konstantin Luci

Të Dielën e Pashkëve, që në agim, një turmë e madhe njerëzish do të mblidhej jashtë kishës duke kënduar himne drejtuar Jezu Krishtit dhe më pas do të shkonin të gjithë së bashku me priftin e famullisë brenda në kishë për të kremtuar me madhështi meshën e Ringjalljes.
Po këtë të Dielë, në darkë kur festohej Ringjallja e Krishtit, prifti i famullisë, lexonte në gjuhën latine, Psalmin 51:1-2- Miserere mei Deus secundum misericordiam tuam iuxta multitudinem miserationum tuarum dele iniquitates meas multum lava me ab iniquitate mea et a peccato meo munda me.
51-1:Ki mëshirë për mua, o Perëndi, sipas mirësisë sate; për dhembushurinë e madhe që ke fshiji të ligat që kam bërë.
51-2:Më pastro tërësisht nga paudhësia ime dhe më pastro nga mëkati im.
Në ditën e Pashkëve, fisniku (Konti, Duka, Baroni etj) organizonte një festë të madhe për shërbëtorët e tij dhe jo vetëm, ku dhe ushqimi ishte i bollshëm, sepse ishte një ditë feste dhe gëzimi.
Vezët ziheshin bashkë me qepë, për ti dhënë një ngjyrë të artë. Në vitin 1276, Eleanor dhe Simon de Montfort blenë 3700 vezë për festën e Pashkëve ndërsa mbreti Eduarti 1 i Anglisë, bleu 450 vezë të cilat i zbukuroi me ar.
Mesjetarët i shikonin Pashkët si një festë e cila kërkonte më shumë se një ditë festimi, kështu që duke filluar nga e Hëna, gratë e reja të fshatit ose qytetit ku ato banonin, ndiqnin dhe kapnin djemtë e rinj, të cilët i lironin vetëm me një pagesë, e cila do shkonte për kishën. Dita e Hënë quhej “Hock Monday” ndërsa dita e Martë ku djemtë e rinj ndiqnin gratë e reja quhej “Hock Tuesday”.

Miratohet monedhë ari me portretin e presidentit amerikan

0

Një monedhë ari 24 karatësh me portretin e Donald Trump pritet të prodhohet në Shtetet e Bashkuara, pas miratimit unanim nga një komision federal për artet.

Projekti, i mbështetur nga anëtarë të emëruar nga vetë presidenti, konsiderohet si një përpjekje për të nderuar figurën e tij, por njëkohësisht ka hapur një debat të fortë publik.

Gjatë prezantimit, përfaqësues të institucionit përgjegjës për prerjen e monedhave diskutuan edhe për përmasat e saj. Diametri maksimal mund të arrijë deri në tre inç, ndërsa nga Shtëpia e Bardhë u theksua preferenca e presidentit për një variant sa më të madh, me moton “sa më e madhe, aq më mirë”.

Izraeli mbyll xhaminë Al Aksa, besimtarët luten në rrugë

0

Për herë të parë prej dekadash, xhamia Al-Aksa u mbyll gjatë Bajramit të Madh, duke detyruar besimtarët që të luten jashtë dyerve të saj.

Pasi iu ndalua hyrja në kompleksin e ndodhur pranë mureve të Qytetit të Vjetër të Jerusalemit, qindra myslimanë u mblodhën të kremtonin pranë xhamisë, ku turmat që kerkonin hapësirë për lutje u përballën me gazin lotsjellës të policisë izraelite, e shumë prej tyre u detyruan të luteshin në rrugët përreth.

Autoritetet izraelite shpjeguan se kufizimet ishin vendosur për arsye sigurie pas shpërthimit të konfliktit me Iranin më 28 shkurt. Mbyllja ka prekur të gjitha vendet e shenjta në Qytetin e Vjetër, përfshirë këtu dhe Al-Aksan. Zyrtarët e Administratës Civile të Izraelit konfirmuan më herët në mars se qasja do të mbetej e kufizuar për të ruajtur sigurinë publike. Besimtarët u shprenë zemërthyer nga ky vendim.
“Si myslimanë, ne duhej të falnim lutjet e Bajramit në xhaminë Al-Aksa. Por pushtuesi, nën pretekstin e luftës dhe për qëllimet e veta, e ka mbyllur xhaminë prej njëzet ditësh. Nuk e dimë se çfarë ka ndodhur brenda. Prandaj vendosëm të mblidhemi në pikën më të afërt me xhaminë Al-Aksa për të treguar se ajo i përket vetëm myslimanëve”, u shpreh Ayman Abou Najm, imam nga Beit Hanina.

“Ramazani i këtij viti është mbushur me trishtim dhe dhimbje për shkak të situatës shkatërruese që prek gjithë myslimanët, jo vetëm popullin e Palestinës, përfshirë ata në Jerusalem, por edhe myslimanët në mbarë botën”, u shpreh besimtari myslimani, Wajdi Mohammed Shweiki.

“Ramazani i këtij viti filloi mirë, por pas 10 ditësh, kur u mbyll xhamia Al-Aksa dhe filloi lufta, u trishtuam. Nuk mundëm të falnim as lutjen e agimit”, tha besimtari mysliman Zeyad Mona.

Teksa një sërë raketash iraniane kanë shënjestruar Izraelin, autoritetet atje i ndaluan tubimet me mbi 50 persona për të minimizuar viktimat e mundshme. Sipas studiuesve, kjo është hera e parë që xhamia Al-Aksa, vendi i tretë më i shenjtë i Islamit, mbyllet gjatë 10 ditëve të fundit të Ramazanit dhe Bajramit te Madh që nga aneksimi i Jerusalemit Lindor nga Izraeli në vitin 1967.

Parada Shën Patrik, NYC 2026

0

Shkruan Beqir Sina

Parada e 265-të vjetore e Shën Patrik-ut, pushtoi Fifth Avenue-n në Nju Jork, duke e kthyer zemrën e qytetit – Midtown-in, në një lumë të gjelbërt krenarie irlandeze.

NEW YORK CITY : Fifth Avenue, zemra e Manhattan-it, më, 17 mars 2026, jeshilja pushtoi gjithçka! Pavarësisht qiellit gri dhe erës së ftohtë që frynte fort, rreth dy milionë shikues u derdhën përgjatë rrugës, duke krijuar një atmosferë plot entuziazëm, muzikë dhe unitet për të festuar 265-vjetorin e Paradës së Ditës së Shën Patrik, parada më e vjetër dhe më e madhe në botë.
Dhe, më 17 mars, fat i irlandezëve, ishte se edhe qielli ishte i kthejllt, dielli shkëlqente, dhe temperatura rreth 6-7 gradë Celsius perfekt për të marshuar dhe për të festuar, në Nju Jork City.
Parada filloi saktësisht në orën 11:00 të mëngjesit sipas kohës lokale, siç ndodh çdo vit, dhe do të zgjaste deri rreth orës 4:30-5:00 pasdite. Itinerari i saj është i njëjtë, klasik, dhe u nis nga kryqëzimi i East 44th Street me Fifth Avenue, duke kaluar pranë Katedrales madhështore të Shën Patrik-ut, ku marshuesit kalojnë para saj dhe përfundon në 79th Street.
Fyellat dhe Gajdet, daullet e shoqërive kulturore Emerald të NYPD-së, kalojnë me ritëm të fuqishëme, ndërsa tingujt e tyre jehonë midis ndërtesave të larta! Pas tyre vijnë bandat marshuese të shkollave të mesme nga New Jersey dhe New York, me uniforma të gjelbra dhe shamrock-ë është kudo.
Vallëzuesit irlandezë të ardhur enkas nga vend origjina e tyre kërcejnë ‘step dancers’ me këmbët që godasin tokën si bubullima duke e bërë turmën të ekzaltohet!

Kurse parakalojnë njëri pas tjetrit kuadratet e policisë, Trupat e Gardës Kombëtare NY, madje edhe grupe nga Park Police dhe State Trups të gjithë në formacion perfekt, duke përfaqësuar krenarinë irlandeze-amerikane që daton që nga viti 1762!
“Fighting 69th” e Gardës Kombëtare të Nju Jorkut e hapi paradën për herën e 175-të, duke vendosur tonin ushtarak e solemn.
Grand Marshal-i i këtij viti, Robert J. McCann bashkëkryetar i NewEdge Capital Group dhe kryetar i bordit të Irish Arts Center theksoi lidhjen e thellë historike të irlandezeve në SHBA.
“Kjo paradë është mishërimi i marrëdhënies së përjetshme mes Irlandës dhe Nju Jorkut. Irlandezët erdhën këtu kur nuk kishte punë për ta dhe e ndërtuan këtë qytet,” tha McCann.
Ai thuhet se ka punuar për dekada për të forcuar lidhjet midis dy vendeve, dhe sot marshon me krenari së bashku me ndihmësit e tij nga të gjitha qarqet e qytetit.

Midis zyrtarëve të spikatur në këtë paradë janë dhe Kryetari i Bashkisë Zohran Mamdani, Komisionerja e Policisë Jessica Tisch, dhe Guvernatorja Kathy Hochul, të gjithë duke festuar këtë traditë që bashkon miliona njerëz nga e gjithë bota. Guvernatorja Hochul, me rrënjë irlandeze, u shpreh krenare për trashëgiminë e saj.
Kryebashkjaku i Nju Jorkut, zoti Mamdani, pas mëngjesit tradicional në Gracie Mansion dhe meshës në Katedralen e Shën Patrik-ut, u përshëndet me duartrokitje dhe ndonjë fishkëllimë ndërsa parakalonte përgjatë rrugës.
Mbështetësit e Trumpit vërshëllyen kryebashkiakun Zohran Mamdani dhe guvernatoren Kathy Hochul dhe thërrisnin USA USA.
Ndërsa, po marshonin uniformat e NYPD dhe Gardës Kombëtare në paradën e Ditës së Shën Patrikut në New York City, në Fifth Avenue, një grup i “MAGA” i vendosur përball “Trump Tower” valvitën flamurin “Trump” dhe shpërthyen duke thirrur USA-USA ndërsa mbanin një banderolë të gjatë, ku ishte shkruar : NO SOCIALISM – WE ARE ALL CHARLIE KIRK.

Në Katedralen e Shën Patrik-ut, në hyrje të saj qëndron Kryepeshkopi Ronald A. Hicks, i cili përshëndetet me të gjithë pjesëmarrësit me buzëqeshje të gjerë, madje provoi për pak çaste një kapelë jeshile.
“Shën Patrik-u ishte misionar që solli besimin dhe mirësinë. Ai mbolli farat e fesë që ende lulëzojnë sot. Ai nuk është vetëm shenjt i së shkuarës, por prani e gjallë në zemrat tona”, tha ai, duke shtuar se mesazhi i tij për Nju Jorkun është i thjeshtë: “Jemi njerëz paqeje, dashurie dhe uniteti, besimi nuk është vetëm festë, por jetë e përditshme.” tha ai.
Kjo paradë nuk është thjesht një marshim, ajo është një festë e trashëgimisë! Mbi 150,000 marshues, pa ato float-a komerciale, vetëm me formacione njerëzish, muzikë, valle dhe frymë irlandeze, e pushtojnë sheshin për pesë orë në të gjelbërt dhe kudo valvitet flamuri tri kolor, Jeshile, Bardh dhe Portokalli.

Turmat valëvitin edhe flamujt e festës jeshilë, shamrock-ë, dhe këndojn ‘When Irish Eyes Are Smiling’. Është një moment magjik ku New York-u multikulturor që tregon se si traditat e lashta mund të jetojnë dhe të frymëzojnë breza të tërë, përfshirë, edhe ne shqiptarët që jetojmë këtu dhe festojmë unitetin dhe krenarinë kulturore me një paradë simbolike.
Në turmë, gëzimi ishte për të gjithë. Fëmijë për të parë prindërit e tyre zjarrëfikës, policë duke marshuar, familje që festuan irlandeze amerikane mes tingujve të Emerald Society.
Influncerja irkandeze Patricia Lowery, e veshur krejt në jeshile, tha se: “Kjo ditë do të thotë krenari irlandeze dhe irlandeze-amerikane – dhe gëzim për këdo që merr pjesë.”

Pak se para të niste parada edhe pse një zjarr i madh shpërtheu në çatinë e një ndërtese 27-katëshe afër fillimit të rrugës (rreth 43rd Street me Madison), parada nisi në kohë dhe nuk u ndikua. Kjo është traditë e pathyeshme: 265 vjet radhazi, kurrë nuk është anuluar për mot të keq – as për shi, as për borë, as për erë.
Fifth Avenue la pas një gjurmë tingujsh bagpipesh, vallëzimesh, flamujsh irlandezë dhe kujtimesh të ngrohta. Në një qytet që nuk ndalet kurrë, parada e Shën Patrik-ut mbetet simbol i qëndrueshmërisë, trashëgimisë dhe bashkimit një festë që i përket të gjithëve, pavarësisht prejardhjes.
Ndërsa fyellat dhe gajdet vazhdonin të tingëllojnë nëpër Nju Jork, irlandezët e amerikës mbushën Pub-et, dhe klubet e baret duke festuar me birra dhe duke e shëndërruar qytetin e Nju Jorkut në një lumë jeshil që rrjedh drejt historie dhe feste.

Edi Rama tha se jeton me qira, por Mirlinda Karçanaj zotëron 4 apartamente dhe një ullishte, zbardhen pasuritë

0
Screenshot

Deklaratat e kryeministrit Edi Rama se Mirlinda Karçanaj jeton në një banesë me qira janë vënë në pikëpyetje pas verifikimeve të publikuara nga “Faktoje”.

Sipas të dhënave të siguruara nga ILDKPI, ish-drejtoresha e AKSHI rezulton të zotërojë katër apartamente dhe një ullishte prej 1,500 m².

Analiza e deklaratave pasurore ndër vite tregon se Karçanaj ka ndërtuar një portofol të konsiderueshëm pasurish, ku dy apartamente janë në bashkëpronësi me bashkëshortin, ndërsa dy të tjera janë në pronësi të plotë, pjesërisht të përfituara përmes trashëgimisë.

Në vitet e fundit, ajo ka shtuar në pasuri edhe një apartament tjetër dhe një ullishte, duke e zgjeruar më tej asetet e saj të paluajtshme.

Ndërkohë, SPAK ka hetuar një çështje të rëndë që lidhet me AKSHI, ku Karçanaj është nën masë sigurie “arrest shtëpie”, e dyshuar për shkelje të barazisë në tendera si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

Sipas dosjes hetimore, bëhet fjalë për një rrjet të dyshuar që mund të ketë përfituar qindra milionë euro nga tenderat publikë, duke përfshirë zyrtarë të niveleve të larta.

Deklarata e Ramës, ku ai theksonte se Karçanaj jeton me qira, shkaktoi reagime të forta publike dhe debate në media, ndërsa verifikimet e fundit hedhin një tjetër dritë mbi pasurinë reale të saj.

Rasti mbetet një nga çështjet më të ndjeshme që lidhen me institucionet e teknologjisë dhe menaxhimin e shërbimeve digjitale në vend.

Vritet zëdhënësi i Gardës Revolucionare Islamike, Ali Mohammad Naeini humb jetën nga sulmet ajrore në Teheran

0
Screenshot

Një tjetër goditje është shënuar në radhët e udhëheqjes ushtarake të Iranit, ku është konfirmuar vrasja e zëdhënësit të Gardës Revolucionare Islamike, Ali Mohammad Naeini.

Sipas mediave shtetërore iraniane, Naeini u vra gjatë një prej valëve të fundit të sulmeve ajrore që goditën objektiva strategjike në Teheran dhe zonën e Karajit. Agjencia Tasnim e cilësoi atë si “martir”, ndërsa televizioni shtetëror konfirmoi se ai humbi jetën gjatë bombardimeve.

Gjeneral major Ali Mohammad Naeini kishte marrë detyrën si zëdhënës i IRGC-së në korrik të vitit 2024 dhe ishte bërë një nga figurat më të njohura publike të strukturës ushtarake iraniane.

Në javët e fundit, ai kishte dalë shpesh në deklarata publike, duke folur për aftësitë ushtarake të Iranit dhe duke paralajmëruar për hakmarrje ndaj veprimeve të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit.

Vrasja e tij vjen në një moment të tensionuar në rajon, ndërsa përplasjet ushtarake dhe sulmet ndaj infrastrukturës strategjike kanë rritur ndjeshëm rrezikun e përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme.

Kur iftari bëhet spektakël: a po humbet kuptimi i agjërimit?

0

Shkruan Matilda Kurti

Agjërimi nuk është një shpikje e kohëve moderne dhe as një praktikë që i përket vetëm një feje. Ai është një nga aktet më të vjetra shpirtërore të njerëzimit — një urë lidhëse mes njeriut dhe Zotit, një thirrje për përulësi dhe reflektim. Është ai dimension i heshtjes që nuk kërkon daulle dhe valle por kërkon ndërgjegje.
Në Bibla, agjërimi shfaqet si një akt i thellë përgatitjeje shpirtërore. Moisiu agjëroi për 40 ditë në malin Sinai përpara se të merrte Ligjin — një moment që mund të përmblidhet si “nga Sinai në Ramazan: kuptimi i vërtetë i agjërimit”. Po kështu, Jezus Krishti agjëroi në shkretëtirë, larg syve të botës, në një akt që sot mund të përshkruhet si “agjërimi pa praninë e dukjes tek të tjerët, jo me kamera por para Zotit i përhulur”.
Dhe vetë Jezusi e bën të qartë në Ungjillin sipas Mateut: kur agjëroni, mos e bëni për t’u dukur. Kjo nuk është thjesht një këshillë morale — është një vijë ndarëse mes besimit dhe shfaqjes, mes asaj që mund të quhet “mes Zotit dhe publikut dhe këtu lind pyetja: ku po e çojmë agjërimin në ditët e sotme?”
E njëjta frymë vazhdon në Kurani, ku agjërimi nuk paraqitet si ritual formal, por si rrugë drejt devotshmërisë:
“O ju që besuat! Agjërimi u është bërë detyrë ashtu siç u ishte bërë edhe atyre para jush, që të bëheni të devotshëm.” (El-Bekare 2:183)
Në traditën e Muhamedi, agjërimi lidhet drejtpërdrejt me vazhdimësinë e agjerimit të profetëve. Kur ai pa agjërimin e hebrenjve për nder të shpëtimit të Musait, tha: “Ne jemi më afër Musait se ju”. Një pohim që e vendos agjërimin përtej ndarjeve — si një akt universal.
Pra, në thelb, agjërimi është: përulësi, vetëpërmbajtje, reflektim dhe një marrëdhënie e sinqertë me Zotin.
Por në realitetin e sotëm, sidomos gjatë muajit të Ramazani, kjo marrëdhënie shpesh sfidohet nga një fenomen tjetër: ekspozimi.
Ajo që dikur ishte një moment i thjeshtë — iftari — po shndërrohet në shumë raste në një skenë publike. Tavolina të mbushura me tepri, prani kamerash, figura politike dhe publike që organizojnë darka luksoze. Një transformim që mund të përmblidhet si “nga sakrifica fizike dhe shpirtërore, te shfaqja mediatike e dukjeve mondane: ky është transformimi i agjërimit sot”.
Këtu lind një kontrast i fortë: nga njëra anë “agjërimi si akt shpirtëror”, ku ti pêrgjunjesh para Zotit i cili njeh bredinë tënde, nga ana tjetër “agjërimi në epokën e kamerave”.
Por në fakt iftari, në thelbin e tij, nuk është spektakël. Ai është mirënjohje pas një dite sakrifice, është ndarje me të tjerët, është barazi në urinë që të gjithë ndjejnë. Do të thotë të ndash urinë dhe sakrificën me të tjerët, jo babëzinë.
Kur Jezusi agjeroi 40 ditë, shkoi në shkretëtirë, vetëm para syve të zotit. Sot atij i drejtohet gjithë bota me lutje. Si dukemi sot në sytë e zotit kur ata që ishin të zgjedhurit e tij shkuan agjeruan larg syve të njerëzve. A ka kuptim sot ai kur kthehet në event, në imazh, në propagandë pse jo votash dhe militantësh? — atëherë lind ajo që mund të quhet pa hezitim: “ përulësia zëvendësohet nga propaganda”. Por a ka vlerë para Zotit? Jo në këtë rast ne shohim vlerën e njerëzve që duhet të na ndjekin kundrejt vlerës së faljes së Zoit.
Bibla e thotë qartë, tek Libri i Isaisë: agjërimi i vërtetë nuk është ai që shfaqet, por ai që shoqërohet me drejtësi, mëshirë dhe ndihmë për të varfrit. Ndërsa në Islam, çdo vepër matet me qëllimin — nijetin.
Dhe pikërisht këtu qëndron thelbi i problemit sot:
mes besimit dhe imazhit, cili po fiton? Vota dhe lakmia për pushtet tek njerëzit dhe nga njerëzit. Jo mëshira dhe pushteti prej Zotit.
Nëse agjërimi bëhet për t’u parë dhe jo për t’u ndjerë, për t’u transmetuar dhe jo për t’u përjetuar, atëherë rrezikon të humbasë atë që e bën të shenjtë.
Sepse në fund, një e vërtetë mbetet e pandryshuar:
agjërimi nuk është spektakël, por është sakrificë, në çdo besim.

Investim greko-amerikan në Shqipëri, “Kathimerini” zbardh arsyet e takimit të Ramës me ambasadoren e SHBA në Athinë: Projekt 1 miliard euro në zonën e Bilishtit

0

Kathimerini flet për një investim greko-amerikan në sektorin minerar që mund të realizohet në Shqipëri, konkretisht në zonën e Bilishtit.

“Marrëveshja kuadër e nënshkruar me BNI Foundation lidhet me bashkëpunimin ekskluziv për kërkimin, zhvillimin dhe shfrytëzimin e burimeve minerare kritike në vendin fqinj (Shqipëri), veçanërisht të nikelit dhe kobaltit. Burimet shpjegojnë se ky zhvillim vendos de facto një kompani greke në qendër të përpjekjeve evropiane dhe amerikane për sigurimin e lëndëve të para kritike, sidomos atyre të nevojshme për prodhimin e baterive për ruajtjen e energjisë elektrike,” shkruan Kathimerini.

Marrëveshja parashikon krijimin e një kompanie të përbashkët sipas legjislacionit shqiptar, ku grupi AKTOR do të zotërojë 51% përmes filialeve të tij, AKTOR Metal, dhe 49% BNI Foundation përmes filialeve të saj.

BNI Foundation, pjesë e një organizate me aktivitete të ndryshme në energji, shëndetësi dhe turizëm në Ballkan, do të kontribuojë me të drejtat dhe licencat minerare që tashmë zotëron.

“Vlera e investimit, në fazën e zhvillimit të plotë, parashikohet të arrijë 1 miliard euro. Është e rëndësishme që financimi do të mbështetet kryesisht në kapital amerikan, ndërsa projekti do të përfitojë këshillim teknik dhe mbështetje nga kompani me seli në SHBA. Pjesëmarrja e faktorëve amerikanë nënvizon rëndësinë e projektit për zinxhirin furnizues perëndimor dhe shpjegon përfshirjen e AKTOR-it, i cili ka zhvilluar më parë marrëdhënie tregtare me kompani amerikane, për shembull në tregtinë e gazit natyror të lëngshëm. Interesi investues i kësaj iniciative greko-amerikane është i fokusuar në zonën e Bilishtit,” vijon shkrimi i “Kathimerini”.

kathimerini

Sipas “Kathimerini”, njoftimi i marrëveshjes mes AKTOR dhe kompanisë amerikane lidhet me vizitën e disa ditëve më parë në Tiranë të drejtuesit të grupit AKTOR, Aleksandros Eksarhos, i shoqëruar nga ambasadorja amerikane në Athinë, Kimberly Guilfoyle, gjatë së cilës u zhvillua takimi me kryeministrin Edi Rama.

Kujtojmë që kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama u shpreh për gazetarët se biseda me ambasadoren u përqendrua tek interesat amerikane në rajon.

“Ambasadorja erdhi për një takim njohjeje, për të diskutuar disa çështje të interesit të lartë amerikan në rajon, që lidhen me energjinë, bashkëpunimin rajonal dhe qasjen ndaj forcave të treta. Ambasadorja e SHBA në Athinë është një përfaqësuese e njohur në politikën amerikane,” tha Rama gjatë një konference për shtyp.

SHBA paralajmëron: Ballkani Perëndimor/ Vatër tensioni, ndikimi i Rusisë dhe kërcënimet globale rrezikojnë sigurinë

0

Shtetet e Bashkuara kanë ngritur alarmin për situatën në Ballkanin Perëndimor, duke e cilësuar rajonin si një zonë me tensione të vazhdueshme politike dhe ndikime të forta nga aktorë të jashtëm, veçanërisht Rusia.

Në raportin vjetor të inteligjencës për vitin 2026, publikuar nga Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, theksohet se lufta në Ukrainë ka thelluar ndarjet midis Perëndimit dhe Moskës, duke reflektuar ndikim të drejtpërdrejtë edhe në rajon.

Sipas raportit, Rusia vazhdon të nxisë paqëndrueshmëri, duke favorizuar Serbinë në raport me Kosovën, si dhe duke mbështetur tendencat separatiste në Republika Srpska brenda Bosnje dhe Hercegovinës.

Dokumenti thekson se ndarjet etnike dhe politike mbeten të forta dhe përbëjnë një rrezik serioz për stabilitetin, sidomos kur ndërthuren me ndikimin e fuqive të mëdha. Rajoni përshkruhet si një hapësirë ku përplasen interesat ndërkombëtare, ndërsa çështje të pazgjidhura historike vijojnë të mbajnë të lartë nivelin e tensionit.

Raporti paralajmëron gjithashtu për kërcënime më të gjera globale, duke përfshirë rritjen e konkurrencës mes SHBA-së, Kinës dhe Rusisë, si dhe përhapjen e sulmeve kibernetike dhe fushatave të dezinformimit, të cilat mund të përdoren për destabilizimin e shteteve dhe cenimin e sigurisë ndërkombëtare.

Sipas vlerësimit amerikan, Ballkani Perëndimor mbetet një nga rajonet më të ndjeshme në Europë për shkak të këtyre faktorëve të ndërthurur.

Amerika godet rrjetin kibernetik iranian, Shqipëria mes vendeve të shënjestruara. Bllokohen 4 faqe interneti që përdoreshin për sulme

0

Shtetet e Bashkuara njoftuan se kanë ndërmarrë një operacion të rëndësishëm kundër infrastrukturës kibernetike të lidhur me Iranin, duke sekuestruar katër faqe interneti të përdorura për sulme dhe operacione psikologjike.

Shqipëria përmendet drejtpërdrejt në këtë aksion, pasi institucionet e saj kishin qenë më herët shënjestër e sulmeve dhe publikimit të të dhënave nga i njëjti rrjet. Departamenti Amerikan i Drejtësisë njoftoi se domenet e sekuestruara – Justicehomeland[.]org, Handala-Hack[.]to, Karmabelow80[.]org dhe Handala-Redwanted[.]to – ishin të lidhura me Ministrinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Iranit (MOIS). Këto platforma janë përdorur për sulme kibernetike, shpërndarje të të dhënave të vjedhura dhe nxitje të dhunës ndaj kundërshtarëve të regjimit iranian.

Sipas autoriteteve amerikane, këto faqe shërbenin edhe si mjete për operacione psikologjike, duke përdorur të dhënat e vjedhura përmes hakerimit.

“Shpërndarja e ideologjisë terroriste në hapësirën kibernetike është një kërcënim i drejtpërdrejtë për sigurinë tonë kombëtare. Zyra e Prokurorit të SHBA-së është e përkushtuar të bashkëpunojë me partnerët tanë të zbatimit të ligjit për të identifikuar kërcënimet, për t’i çaktivizuar dhe për t’i ndëshkuar autorët e tyre”, tha Kelly O. Hayes, prokurore e SHBA-së për Distriktin e Merillendit.
Hetimet e FBI-së zbuluan se rrjeti nuk kufizohej vetëm në publikime online. Një adresë emaili e lidhur me këtë grup dërgonte edhe kërcënime direkte me vdekje ndaj gazetarëve dhe disidentëve iranianë në SHBA dhe vende të tjera. Në një nga mesazhet, autorët pretendonin bashkëpunim me një kartel meksikan, duke ofruar shpërblime deri në 250 mijë dollarë për vrasjen e objektivave të tyre.

Shqipëria në shënjestër për shkak të opozitës iraniane
Autoritetet amerikane konfirmuan se dy nga domenet e sekuestruara janë përdorur për të publikuar dokumente të vjedhura nga institucionet shtetërore shqiptare. Sulmet ndaj Shqipërisë besohet se lidhen drejtpërdrejt me qëndrimin e saj ndaj grupit opozitar iranian Mujahedeen e-Khalq (MEK), i cili është strehuar në territorin shqiptar dhe ka bërë thirrje për rrëzimin e regjimit në Teheran.

Përndryshe, këtë javë, Shqipëria e shpalli Iranin “shtet sponsor të terrorizmit”. FBI-ja bëri të ditur se hetimet vazhdojnë dhe paralajmëroi se të gjithë personat e përfshirë në këto aktivitete, do të identifikohen dhe do të përballen me drejtësinë. Në kuadër të përpjekjeve për të luftuar sulmet kibernetike, Departamenti amerikan i Shtetit shpalli edhe një shpërblim deri në 10 milionë dollarë për informacione që çojnë në identifikimin e personave të përfshirë në sulme ndaj infrastrukturës kritike amerikane.

POSTIMET E FUNDIT