Kreu Blog Faqe 14

Irani sulmoi bombarduesin “F-35”, Presidenti Trump i prerë: Nuk do të dërgoj trupa amerikane në terren

0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka dhënë ultimatum Izraelit të mos përsëriste sulmet e tij ndaj infrastrukturës iraniane të gazit natyror, ndërsa sulmet kundër termocentraleve të energjisë çuan në një rritje spirale të çmimeve të energjisë, duke përshkallëzuar ndjeshëm luftën SHBA-Izrael kundër Iranit.

Komenti i Trump erdhi ndërsa çmimet e energjisë u rritën ndjeshëm të enjten, pasi Irani iu përgjigj një sulmi izraelit ndaj një fushe të madhe gazi duke goditur Qytetin Industrial Ras Laffan të Katarit, i cili përpunon rreth një të pestën e gazit natyror të lëngshëm në botë, duke shkaktuar dëme që do të duhen vite për t’u riparuar.

Porti kryesor i Arabisë Saudite në Detin e Kuq, ku ka qenë në gjendje të devijojë disa eksporte për të shmangur mbylljen e pikës së daljes së Gjirit nga Irani, Ngushticën e Hormuzit, u sulmua gjithashtu.

“I thashë, mos e bëj këtë, dhe ai nuk do ta bëjë këtë”, u tha ai gazetarëve në Zyrën Ovale, ku u takua me kryeministrin japonez Sanae Takaichi.

Një zyrtar amerikan dhe tre persona të tjerë të njohur me planifikimin i thanë Reuters se Trump po shqyrtonte dërgimin e mijëra trupave të tjera amerikane në Lindjen e Mesme.

Por në takimin e tij me Takaichi, Trump tha se nuk kishte plane për të vendosur forca tokësore.

“Nuk do të vendos trupa askund”, tha ai. “Nëse do të kisha planifikuar, sigurisht që nuk do t’ju thoja. Por nuk po dërgoj trupa. Do të bëjmë çfarëdo që të jetë e nevojshme.”
Irani ka marrë përgjegjësinë për rrëzimin e një avioni amerikan F-35 që u detyrua të bënte një ulje emergjente. Televizioni shtetëror tregoi pamje të asaj që pretendon se është “momenti kur luftaraku F-35 u rrëzua mbi Iranin”. Sipas Komandës Qendrore, avioni u ul në mënyrë të sigurt në një bazë amerikane dhe piloti është në gjendje të qëndrueshme.

Izraeli nuk është “as në gjysmë të rrugës” së fushatës së tij kundër Iranit, deklaroi Shefi i Shtabit të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), Eyal Zamir, në një diskutim të brendshëm, sipas Times of Israel. Për më tepër, sipas Channel 12, zyrtarët ushtarakë izraelitë besojnë se nuk ka një afat kohor të qartë për përfundimin e luftës, ndërsa udhëheqja e IDF është unanime në kundërshtimin e një pezullimi të operacioneve në këtë fazë.

Dante takohet me Beatricen, dashuria e përkorë që u skalit në zemër dhe u përjetësua në art

0

Shkruan Albert Vataj

Në përfytyrimin e përjetshëm që arti i ka dhënë këtij çasti, takimi mes Dante Alighieri dhe Beatrice Portinari nuk është thjesht një episod biografik, por një epifani, një çast ku njerëzorja përthyhet në hyjnoren dhe ndjenja merr trajtën e një doktrine shpirtërore.

Te peneli i Henry Holiday, Beatriçja shfaqet e mbështjellë me një dritë të argjendtë, si një prani që nuk i përket më tokës, por një horizonti të lartësuar, ku bukuria është shenjë e një përkatësie qiellore. Ndërsa Raffaelle Gianetti e çliron atë nga solemniteti i ngrirë, duke i dhënë trup mishor tundimit, një prani që frymon mes epshit të përmbajtur dhe hijeshisë tokësore.
Në vizionin e Raffaello Sorbi, Beatriçja del nga një teatër hijesh dhe dritash, si një figurë që kapërcen kufirin e errësirës për të hyrë në një butësi të brishtë, ndërsa Salvatore Postiglione e lind atë si një vegim, më shumë ide sesa trup, më shumë dritë sesa mish, një përfytyrim që i afrohet më tepër shpirtit sesa syrit.

Këto përqasje artistike nuk janë thjesht interpretime estetike; ato janë përpjekje për të kapur atë që vetë Divine Comedy e përjetësoi si një rrugëtim të shpirtit drejt absolutes. Sepse dashuria e Dantes për Beatriçen nuk u konsumua në tokë, ajo u sublimua. U bë udhërrëfyese në ferr, pastrim dhe parajsë, u bë dritë që i prin shpirtit përtej humnerave të mëkatit dhe mjegullës së dyshimit.

Është një dashuri e pamundur, dhe pikërisht për këtë arsye, e pafund. Ajo nuk u përmbush në trup, që të mos shuhej në harresën e përditshmërisë, nuk u konsumua në kohë, që të mos vdiste me të. Ajo mbeti në atë gjendje të përkorë ku çdo ndjenjë është e ndezur, por e paprekur; ku zjarri nuk djeg për të shkatërruar, por për të ndriçuar.
Që nga ai çast i parë, kur, sipas rrëfimit, dy fëmijë u panë dhe një univers i tërë nisi të rrotullohej rreth një ndjenje, dashuria e tyre u bë një orbitë e pashmangshme. Një gravitet shpirtëror që nuk njeh as kohë, as vdekje.
Dhe kështu, Dante Alighieri nuk e deshi Beatriçen si një grua të zakonshme; ai e shpalli atë si një mënyrë të të parit të botës. Ai e ngriti në një hierarki ku dashuria bëhet njohje, ku ndjenja bëhet shpëtim, ku bukuria bëhet dëshmi e hyjnores.
Arti, në këtë mënyrë, nuk bëri gjë tjetër veçse ndoqi shembullin e poetit: e shndërroi Beatriçen në simbol, në ikonë, në një prani që nuk i përket më historisë, por përjetësisë. Dhe në këtë përjetësi, dashuria e tyre vazhdon të jetë një zjarr që nuk shteron, një dritë që nuk shuhet, një thirrje që nuk resht së kumbuar në ndërgjegjen e njeriut.
Sepse, në fund, kjo është pyetja që mbetet pezull mbi çdo shpirt që lexon, që sodit, që ndjen:
Mos vallë secili prej nesh kërkon Beatriçen e vet, për t’u bërë, në mënyrën e tij, një Dante që udhëton drejt dritës?

Probleme për Marta Kos, Politico: Prova se ajo ka qenë spiune

0

Komisionerja e Zgjerimit të BE-së, Marta Kos, po përballet me akuza të reja se ka bashkëpunuar me policinë sekrete jugosllave në vitet 1980, pasi një anëtar i Parlamentit Evropian pretendoi se kishte prova të reja.

Akuzat, të cilat dolën gjatë seancës dëgjimore për konfirmimin e komisioneres sllovene në Parlament në vitin 2024 dhe të cilat Kos më pas i mohoi, janë rishfaqur përpara zgjedhjeve të Sllovenisë më 22 mars me mbështetjen e vetë partisë së Presidentes së Komisionit Ursula von der Leyen.

Eurodeputetja sllovene Romana Tomc, nënkryetare e Partisë Popullore Evropiane të qendrës së djathtë – grupi më i madh në Parlament – tha të enjten se i kishte shkruar Komisionit duke pretenduar se kishte prova të reja se Kos bashkëpunoi me agjencinë e spiunazhit të Jugosllavisë dhe duke kërkuar një hetim. Tomc i tha POLITICO-s se Kos nuk ishte e ndershme kur “pretendoi se nuk bashkëpunoi në shërbimin sekret… Duhet të bëjmë diçka me këtë informacion”.

Një zëdhënës i PPE-së tha: “Romana Tomc e ka mbajtur Grupin e PPE-së të informuar nga afër rreth zbulimeve të fundit në lidhje me Komisioneren Marta Kos. Grupi do ta shqyrtojë çështjen me kujdes. Për momentin, vërejmë se Komisionerja Kos nuk i ka mohuar këto zbulime të reja. Topi tani është në fushën e saj”.

Kos nuk iu përgjigj kërkesave të përsëritura të POLITICO-s për koment. Por një zyrtar i Komisionit tha se Kos “kaloi nëpër procesin e gjerë dhe të plotë të verifikimit” për t’u bërë komisionere, duke shtuar se Parlamenti “miratoi emërimin e Komisioneres Kos në të njëjtin proces si të gjithë 27 Komisionerët”.

Një zyrtar pranë zyrës së komisioneres, të cilit iu dha anonimiteti për të folur rreth akuzave të ndjeshme, i tha POLITICO-s: “Kos është shumë e vetëdijshme se kundërshtarët politikë do t’i përdorin këto lloj gjërash për të fituar pikë në zgjedhjet sllovene, por ajo është e fokusuar plotësisht në punën e saj si komisionere e zgjerimit”.

Kos do të paraqitet para komisionit të punëve të jashtme të Parlamentit të hënën për të diskutuar zgjerimin dhe pritet gjithashtu të përballet me pyetje në lidhje me akuzat. Në Parlament në Strasburg të martën, Tomc prezantoi një libër nga autori slloven Igor Omerza që tregon dokumente që ata thanë se vërtetonin se Kos bashkëpunoi me agjencinë jugosllave të spiunazhit.

Sllovenia do të shkojë në një votim më vonë këtë muaj, duke vënë përballë koalicionin qeverisës të majtë-liberal, të cilit Kos i përkiste më parë, kundër Partisë Demokratike Sllovene të krahut të djathtë, së cilës i përket Tomc. Kjo e fundit aktualisht kryeson në sondazhe.

10 vite “reformë” në drejtësi / I premtuan qytetarëve shtet të së drejtës, sollën zvarritje, poshtërim dhe funeralin e vetë drejtësisë

0

Shkruan Avokat Arben Llangozi

Për një dekadë me radhë publikut i është shitur si triumf një reformë që supozohej të pastronte sistemin, të garantonte pavarësinë e gjyqtarëve e prokurorëve, të përmirësonte aksesin në gjykatë, të shkurtonte afatet e gjykimit dhe t’i kthente besimin qytetarit. Por realiteti i përditshëm është krejt tjetër. Sot qytetari përballet me zvarritje pa fund, me mungesë aksesi real në gjykatë, me procese që shtyhen vazhdimisht, me mungesë infrastrukture, me mbingarkesë ekstreme dhe me një klimë të rëndë mosllogaridhënieje që e ka kthyer sistemin në një strukturë të mbyllur, të lodhur dhe shpeshherë të pandjeshme ndaj halleve të njerëzve.
Askush nuk mund të mohojë se edhe para vitit 2016 drejtësia shqiptare kishte probleme serioze. Kishte korrupsion, kishte ndikime, kishte gjyqtarë e prokurorë që nuk e meritonin funksionin. Por, pavarësisht të gjitha këtyre, qytetari kishte ende ndjesinë se sistemi lëvizte, se çështjet gjykoheshin, se procesi ecte dhe se afatet, në shumë raste, ishin të përballueshme. Seancat nuk zvarriteshin pafundësisht, distanca midis një seance dhe tjetrës ishte më e arsyeshme dhe nuk e kalonin 30 ditw dhe ekzistonte të paktën një lloj frike nga ligji, nga kontrolli institucional dhe nga përgjegjësia publike. Ishte një drejtësi me shumë mangësi, por jo një drejtësi e paralizuar. Sot, pas dhjetë vitesh “reformë”, kemi përfunduar përballë një sistemi që në shumë raste nuk të jep më as shpresën minimale se do të marrësh drejtësi në kohë dhe me standard.
Dhe kjo nuk është më thjesht perceptim publik, as ankesë e avokatëve, as nervozizëm i palëve në proces. Këtë e pranon vetë sistemi me dokument zyrtar. Mjafton të lexohet shkresa e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, nr. 2578/1 Prot, datë 10.03.2026, për të kuptuar se pas një dekade reformë, bilanci real nuk është forcimi i drejtësisë, por rrënimi i saj funksional. Vetë kjo shkresë pranon se në këtë gjykatë aktualisht ushtrojnë detyrën vetëm 39 gjyqtarë, ndërkohë që organika e miratuar është 78 gjyqtarë. Pra, gjykata funksionon me gjysmën e trupës gjyqësore dhe me 39 vakanca të paplotësuara.
Ky nuk është thjesht një problem administrativ. Ky është portreti i qartë i një drejtësie të gjymtuar. Sepse kur pas dhjetë vitesh reformë gjykata e apelit funksionon me gjysmën e kapacitetit njerëzor që duhet të kishte, atëherë nuk kemi të bëjmë me sukses, por me një dështim të rëndë shtetëror. Edhe më tronditëse është se vetë shkresa pranon se kjo situatë nuk është as e rastësishme dhe as e përkohshme. Për vite me radhë gjykata ka funksionuar me organikë të paplotë, duke zbritur në nivele alarmante: në vitin 2019 kanë ushtruar funksionin 18 gjyqtarë, në vitin 2020 vetëm 12, në vitin 2021 vetëm 6, në vitin 2022 sërish 12, ndërsa mesatarisht 23 në vitin 2023, 26 në vitin 2024 dhe 27 në vitin 2025. Kjo do të thotë se për vite të tëra qytetarit i është shitur miti i “drejtësisë së re”, ndërkohë që vetë sistemi pranon se ka qenë në gjendje pothuajse kolapsi.
Pra, zvarritja e proceseve, shtyrjet pa fund, pritjet e pafundme dhe humbja e aksesit nuk janë as rastësi, as ekzagjerime. Janë pasojë direkte e një strukture të shkatërruar nga brenda. Po vetë shkresa e thotë shprehimisht, zvarritja e proceseve gjyqësore është ndikuar kryesisht nga numri i kufizuar i gjyqtarëve, nga volumi i lartë i çështjeve në shqyrtim dhe nga vakancat e krijuara ndër vite. Pra, sistemi e pranon me dorën e vet se vonesat nuk janë devijim i rastit, por produkt i drejtpërdrejtë i dështimit institucional.
Dhe kur hyn te shifrat, tabloja bëhet edhe më e rëndë. Në fund të vitit 2025, sipas po kësaj shkrese, stoku i çështjeve të pagjykuara ishte 45.876 çështje, ndërsa ngarkesa mesatare për çdo gjyqtar ishte rreth 1700 çështje. Kjo nuk është statistikë që flet për drejtësi funksionale. Kjo është statistikë që flet për mbytje të sistemit, për asfiksi institucionale, për një mekanizëm që mezi mbahet në këmbë. Sepse kur një gjyqtar ka mesatarisht 1700 çështje mbi tavolinë, askush nuk mund të flasë seriozisht për gjykim cilësor, të shpejtë dhe efektiv. Në atë pikë, procesi nuk është më garanci; procesi bëhet barrë. Nuk është më mjet zgjidhjeje, bëhet instrument lodhjeje. Nuk është më mbrojtje e së drejtës, bëhet kalvar.
Por dështimi nuk ndalet vetëm te mungesa e gjyqtarëve dhe te stoku monstruoz i dosjeve. Vetë shkresa pranon se gjykata ushtron veprimtarinë vetëm në 8 salla gjyqi. Po ashtu, për shkak të mungesës së infrastrukturës, zyra e informacionit shërben në ambientet rrethuese të godinës, me dy sportele me shërbim nga jashtë e cila sherben nw shi e breshwr. Dhe më e rënda, në gjykatë nuk ekziston një ambient i posaçëm për takimin konfidencial ndërmjet avokatit dhe klientit të arrestuar, duke u pranuar se ky takim realizohet vetëm në momentin e zhvillimit të seancës gjyqësore. Kjo është goditje e drejtpërdrejtë ndaj standardit minimal të mbrojtjes efektive, ndaj barazisë së armëve dhe ndaj vetë kuptimit praktik të procesit të rregullt ligjor.
Këtu bie maska e të gjithë propagandës. Për dhjetë vjet qytetarëve u është thënë se reforma do të sillte standard europian, dinjitet institucional, efikasitet dhe garantim real të të drejtave. Në të vërtetë, vetë dokumenti zyrtar i sistemit tregon të kundërtën, mungesë gjyqtarësh, vakanca masive, ngarkesë çnjerëzore, stok të frikshëm çështjesh, kapacitete të pamjaftueshme, mungesë ambientesh dhe kufizim praktik të së drejtës së mbrojtjes. Kjo nuk është reformë që ka ngecur. Kjo është reformë që ka prodhuar deformim.
Sot problemi nuk është më vetëm korrupsioni në kuptimin klasik të fjalës. Problemi është më i thellë, drejtësia është bërë e paarritshme për qytetarin e zakonshëm. Një proces gjyqësor nuk perceptohet më si mjet për të zgjidhur një konflikt apo për të mbrojtur një të drejtë, por si një rrugë e gjatë lodhjeje, shpenzimesh, vonesash dhe pasigurie. Në vend që reforma të prodhonte efikasitet, ajo ka prodhuar stoqe masive çështjesh. Në vend që të sillte standard, ka sjellë ngadalësim kronik. Në vend që të rriste besimin, ka thelluar mosbesimin. Në vend që të forconte përgjegjshmërinë, ka krijuar një kastë funksionarësh që në shumë raste sillen me arrogancën e pushtetit, të shkëputur nga realiteti i qytetarit dhe nga vuajtja konkrete që sjell çdo vonesë gjyqësore.
Ky është thelbi i tragjedisë së sotme, drejtësia nuk po perceptohet më si garanci kushtetuese, por si mur burokratik. Qytetari nuk hyn më në gjykatë me bindjen se do të dëgjohet, por me frikën se do të humbasë vite të tëra në korridore, në sportele, në shtyrje, në mungesa trupash gjykuese dhe në procedura që zvarriten pa mbarim. Kjo është goditja më e rëndë që mund t’i bëhet shtetit të së drejtës, sepse drejtësia nuk vdes vetëm kur korruptohet; drejtësia vdes edhe kur bëhet e paarritshme, kur bëhet e ngadaltë deri në absurd, kur qytetari lodhet para se të marrë një përgjigje dhe kur vetë procesi shndërrohet në dënim.
Dhjetë vite më pas, bilanci është i pamëshirshëm. Në vend të një drejtësie më të afërt me qytetarin, kemi një drejtësi më të largët. Në vend të një drejtësie më të shpejtë, kemi një drejtësi më të ngadaltë. Në vend të një drejtësie më të përgjegjshme, kemi një drejtësi që shpesh nuk jep llogari. Në vend të një drejtësie më dinjitoze, kemi një sistem që jep shenja të qarta rrënimi institucional, organizativ dhe funksional. Dhe kur këtij realiteti i shtohet mungesa e etikës, klientelizmi, militantizmi dhe degradimi i standardit institucional, atëherë kemi përpara jo thjesht krizë, por një krizë të rëndë besimi dhe legjitimiteti.
Dhjetë vite reformë në drejtësi kanë prodhuar një paradoks të hidhur, sa më shumë u fol për drejtësi të re, aq më shumë qytetari ndjeu mungesën e drejtësisë reale. Sot kemi më shumë lodhje se shpresë, më shumë pritje se zgjidhje, më shumë propagandë se rezultate dhe më shumë pushtet të pambajtur nën kontroll sesa shërbim ndaj publikut. Dhe kur vetë shkresa zyrtare e sistemit pranon një tablo të tillë, atëherë duhet thënë troç: kjo nuk është fitore e reformës, por dëshmia më e qartë e dështimit të saj historik.
Mbaj mend se në një çështje në Elbasan, vetëm sepse gjyqtari Bujar Musta kishte shtyrë seancën me dy muaj, iu drejtova Gjykatës Kushtetuese dhe 9 gjyqtarë konstatuan shkelje të procesit të rregullt ligjor; sot, përkundrazi, jemi përballë një sistemi ku zvarritja është bërë normë, patronazhizmi ka hyrë deri në palcë, prokurorë arrogantë sillen sikur janë mbi ligjin, gjyqtarë që në vend të jenë gardianë të paanshmërisë kthehen në noterë të prokurorisë, ndërsa reforma që iu shit publikut si pastrim i drejtësisë është katandisur, në sytë e qytetarëve, në një mekanizëm degradimi institucional e moral, ku zyrat e drejtësisë nuk perceptohen më si tempuj të ligjit por si tempuj orgjish.

Vritet nga një sulm ajror izraelit, Ministri i Inteligjencës së Iranit Esmail Khatib

0

Drejtori i Inteligjencës dhe Sigurisë së Iranit, Esmail Khatib, raportohet se është vrarë në një sulm preciz izraelit gjatë natës në Teheran, konfirmoi një zyrtar i lartë izraelit për Fox News. “Ky njeri kishte gjak amerikan në duart e tij. Rrjeti i tij kishte në shënjestër zyrtarë aktualë dhe të mëparshëm amerikanë, përfshirë presidentin Donald Trump,” shtoi zyrtari.

Ky është një nga atentatet të profilit më të lartë ndaj një zyrtari të lartë iranian që nga fillimi i luftës. Qeveria amerikane kishte ofruar shpërblim për informacione mbi Khatib.

Khatib

Sulmi u raportua fillimisht nga Iran International dhe më pas u konfirmua nga një zyrtar izraelit. Mediat izraelite raportojnë se Khatib konsiderohej si një nga figurat më të afërta me udhëheqësin e ri suprem, Mojtaba Khamenei

Izraeli konfirmon vrasjen e ministrit të inteligjencës së Iranit

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, deklaroi se ministri i Inteligjencës i Iranit, Esmail Khatib, u vra në një sulm ajror izraelit gjatë natës në Teheran. Ai shtoi se priten “surpriza të rëndësishme” gjatë ditës që do të “përshkallëzojnë luftën” me Iranin dhe Hezbollahun në Liban.

“Gjatë kësaj dite priten surpriza të rëndësishme në të gjitha frontet, të cilat do të përshkallëzojnë luftën që po zhvillojmë kundër Iranit dhe Hezbollahut në Liban”, tha ai gjatë një vlerësimi të sigurisë.

Katz

“Intensiteti i sulmeve në Iran po rritet. Ministri i inteligjencës iraniane, Khatib, gjithashtu u eliminua gjatë natës”, shtoi ai.

Katz theksoi gjithashtu se ai dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu kanë “autorizuar ushtrinë izraelite të eliminojë çdo figurë të lartë iraniane… pa nevojën për miratim shtesë.”

Përshkallëzim në rajon

Përshkallëzimi në rajon vazhdon, ndërsa Izraeli dhe SHBA kanë vijuar një ofensivë të përbashkët kundër Iranit që nga 28 shkurti, duke vrarë deri tani rreth 1,300 persona, përfshirë edhe ish-udhëheqësin suprem Ali Khamenei.

Irani është kundërpërgjigjur me sulme me dronë dhe raketa ndaj Izraelit, Jordanisë, Irakut dhe vendeve të Gjirit që strehojnë baza ushtarake amerikane, duke shkaktuar viktima dhe dëme në infrastrukturë, si dhe duke trazuar tregjet globale dhe aviacionin.

Sali Berisha kërkon të dorëhiqet, 10 figura synojnë postin e kryetarit të PD

0

Ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj, thotë se Sali Berisha ka nisur të mendojë largimin nga drejtimi i Partisë Demokratike.

Demiraj thekson se brenda Partisë Demokratike ka mbi 10 figura që synojnë postin e kryetarit, ndërsa kërkoi edhe një “operacion fshesa” në parti, duke i cilësuar një pjesë të drejtuesve aktualë si figura që duhej të ishin larguar prej kohësh nga jeta aktive politike.

“Partia Demokratike, u bënë afërsisht 33 vite që drejtohet nga doktor Sali Berisha dhe përfaqësuesit e tij. Një pjesë e madhe e përfaqësuesve në Parlamentin shqiptar janë njerëz të cilët duhet të ishin pensionuar. Tani, në rast se do më thoje a duhet të largohet doktor Berisha apo jo, për momentin unë them që nuk do të duhej të largohej, për të vetmen arsye sepse e shikoj si një rrezik për shpërbërjen e Partisë Demokratike. Nuk jam këtu për të bërë reklamë për askënd, por sepse shikoj një ambicie të tepruar të rreth 10 personave që pretendojnë të bëhen kryetarë të Partisë Demokratike”, tha Demiraj për A2 CNN.

Gjithashtu ai tha se ka ardhur koha që PD të mendojë për të ardhmen, edhe për shkak të kohës së gjatë në drejtim të Berishës dhe moshës së tij.

“Sigurisht që ka ardhur koha që edhe Partia Demokratike duhet të mendojë, për shkak se koha e gjatë dhe mosha biologjike e doktor Berishës, që me këto zgjedhje të tregojë së pari maturi, së dyti të tregojë përgjegjshmëri, sepse ka përpara një mision. Ka një mision që të unifikojë sa më shumë, të rrisë besimin te populli shqiptar, të afrojë sa më shumë atë që njihet si pjesa gri dhe të krijojë kushtet që në zgjedhjet më të afërta të jetë e mundshme të drejtojë Shqipërinë”, shtoi ish ministri.

Meloni ul çmimin e naftës, Edi Rama ka vetëm llafe!

0

Shkruan Belind Këlliçi

Qeveria e Melonit mori mbrëmë disa masa konkrete lidhur me rritjen e çmimit të karburanteve. Me uljen e akcizës, nafta atje do të zbresë 25 cent për litër. Në kushtet tona kjo do të ishte rreth 250 lek për litër. Po ashtu, një masë tjetër konkrete ishte lehtësimi dhe mbështetja për kompanitë e transportit dhe furnizimit të Italisë, në mënyrë që rritja e çmimit të naftës të mos ndikojë në rritjen e çmimit të ushqimeve apo shërbimeve.
Edi Rama mburret me raportet që ka me Melonin dhe e cilëson në publik si motrën e tij. Por kur vjen puna për të qeverisur, është shumë larg saj.
Këtu është mbledh dy-tre herë qeveria po nuk ka marrë asnjë masë. Thjesht kanë bërë muhabet live në ekran, mbi një orë. Por asnjë akt konkret.
Në media është raportuar që në disa raste, nafta në Shqipëri ka kaluar edhe 2 mijë lek litri.
Qeveria ka në dorë të zbusë pasojat e zhvillimeve ndërkombëtare dhe ka në dorë ta ulë çmimin e naftës. Por nuk ka prioritet qytetarët. Edi Rama përkundrazi e shijon këtë moment pasi sa më shumë paguajnë qytetarët, aq më shumë para shkojnë në arkën e tij, shuma pastaj që ai i tenderon dhe i shpërndan sipas dëshirës, interesave e trafikut të influencës.
Me 22 mars, në orën 18:00 duhet të bashkohemi, të luftojmë korrupsionin dhe padrejtësinë.

Albin Kurti është dehur nga pushteti!

0

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda ka folur rreth legalizimit të institucioneve paralele në vend, me ç’rast u larguan edhe masat e BE-së ndaj Kosovës.Në emisionin “DPT te Fidani”, Gruda këtë zhvillim e quajti cenim të integriteti të Kosovës.

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda ka folur rreth legalizimit të institucioneve paralele në vend, me ç’rast u larguan edhe masat e BE-së ndaj Kosovës.Në emisionin “DPT te Fidani”, Gruda këtë zhvillim e quajti cenim të integriteti të Kosovës.

“Fakti që Kurti me marrëveshje i njeh dokumentet e lëshuara nga struktura paralele, struktura ilegale, kjo e cenon integritetin e Kosovës”, u shpreh deputeti.Nga ana tjetër, Grua deklaroi se kryeministri Albin Kurti, sipas tij, është dehur nga pushteti.

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda ka folur rreth legalizimit të institucioneve paralele në vend, me ç’rast u larguan edhe masat e BE-së ndaj Kosovës.Në emisionin “DPT te Fidani”, Gruda këtë zhvillim e quajti cenim të integriteti të Kosovës.

“Fakti që Kurti me marrëveshje i njeh dokumentet e lëshuara nga struktura paralele, struktura ilegale, kjo e cenon integritetin e Kosovës”, u shpreh deputeti.Nga ana tjetër, Grua deklaroi se kryeministri Albin Kurti, sipas tij, është dehur nga pushteti.

“Mendoj që i ka ndodhur një diçka që i ndodh edhe politikanëve të tjerë, dehja nga pushteti. Pushteti i madh mesa duket ia ka verbëruar shikimin politik. Unë e shoh ashtu”.

Skema 2.5 miliardë euro Olsi Rama-Amant Josifi/ Grabitja që ka tronditur Europën

0

Cila është lidhja dhe aktiviteti që bën bashkë Amant Josifin dhe Olsi Ramën dhe si përfshihet ky i fundit në skemën e Call Centerave, paratë e të cilave pastrohen në biznese në dukje të rregullta, tek të cilat do të ndalemi në vijim?

Biznesmeni shqiptar, Amant Josifi, i shumëkërkuar nga autoritetet spanjolle për mashtrimin e 200 mijë shtetasve europianë për një shumë prej 2.5 miliardë euro nëpërmjet call-center, ka qenë ortak me Olsi Ramën, vëllain e kryeministrit Edi Rama. “Syri Televizion” publikoi ekskluzivisht një dokument zyrtar, në të cilin thuhet se Olsi Rama dhe Amant Josifi kanë krijuar shoqërinë “Pegasus” shpk, e cila ka si aktivitet kryesor shërbimin e shitjes nëpërmjet telefonit, call-center.

Kompania është regjistruar në maj 2014, vetëm pak kohë pasi Olsi Rama u rikthye në Shqipëri, menjëherë sapo vëllai i tij mori mandatin e kryeministrit. Bashkëpunimi zyrtar ndërmjet Josifit dhe Olsi Ramës ka vijuar deri në janar të vitit 2018. Jo vetëm ortakëri me Olsi Ramën, por Josifi rezulton të ketë lidhje të forta me qeverinë e Edi Ramës. Ai ka qëndruar për shumë vite në krah të ministres Olta Xhaçka, si këshilltar i saj, gjatë kohës që ka qenë Ministre e Mbrojtjes.

Po ashtu, ai është djali i Pranvera Strakoshës, një zyrtare e lartë në qeverinë e Edi Ramës që tashmë mban postin e Komisioneres së Mbikqyrjes së Shqërbimit Civil, për dy mandate e votëbesuar nga deputetët socialistë. Aktualisht, Amant Josifi konsiderohet nga autoritetet spanjolle dhe ato gjermane si personazh kyç në një skemë gjigande mashtrimi, ku janë goditur dhjetëra-mijëra qytetarë europianë. Paratë e përfituara nga kjo skemë, sipas drejtësisë spanjolle e gjermane kanë patur si destinacion më së shumti Shqipërinë, e vetë Josifi vijon ti shijojë ato i strehuar në Dubai.

Kosova duhet të mbledhë Kuvëndin në përkrahje të Amerikës e të deklarohet kundër Gardës Kombëtare të Iranit

0

Shkruan Kujtim Gjuzi

Ftesë publike:
Deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Mblidhuni në një seancë të Jashtëzakonëshme, realizoni një Rezolutë PRO IZRAEL, PRO USA anti Gardës Kombëtare lslamik Republika e lranit.
1 – Republika e lzraelit me kryeministër Beniamin NETANJAU ishte shteti që mbrojti qytetarët dardan dhe u shpreh botërisht kundër gjenociidit Serb të Sllobodan Milosheviç në Mars 1999 në Kosovë.
2 – Republika e Izraelit njohu Republikën e Kosovës më 2020 me rekomandim të presidentit USA SHTZ Donald J Trump.
U hapën Ambasadat respektive në nivel të lartë me Ambasador në kryeqytetet Prishtinë e Jeruzalem.
3 – Kuvendi i Republikës së Kosovës ka obligim të bashkohet në krah të Republikës Izrael dhe USA me një Rezolutë Speciale, sepse qytetarët në lzrael gjenden nën kërcënimin e Raketave Balistike dhe Dronëve të Gardës lslamike të rregjimit Ajetollahë.
4 – Presidente Sh.S.Znj. Vjosa Osmani Sadria është themeluese mike e çmuar lnstituti Amerikan “Bordi për Paqe” Donald J Trump. Miku i mirë duket në dit të vështira. Thënie e Qytetrimit Alban.
5 – Kujtim Gjuzi deputet legjislatura lX Kuvëndi i Republikës së Shqipërisë u fton : Ju krerë politikë VV – PDK – LDK – AAK si subjekte parlamentare dhe partitë jo parlamentare të ushtrojnë presion politik, mbi kryetaren e Kuvëndit në detyrë të Republikës Kosovë të thërrasë me vendim special :
Seancë të jashtëzakonëshme për Rezolutë pro Izrael – pro USA, anti organizatë Garda lran lslamik Republikë.

POSTIMET E FUNDIT