Kreu Blog Faqe 15

Lulzim Basha pranon ftesën për t’u bërë ministër në qeverinë Rama

0

 Shkruan Kujtim Cakrani

Në politikën shqiptare, gjithçka është e mundur… madje edhe ajo që dje dukej e pamundur.
Lulzim Basha, ish-kryetar i opozitës, pranon ftesën për t’u bërë pjesë e qeverisë së Edi Ramës – një kthesë që shumëkush do ta quante “politikë pragmatike”, e të tjerë… dorëzim pa kushte.
Nga përballje të forta në podium… në një shtrëngim duarsh në zyrë.
Në fund, mbetet pyetja:
A është kjo bashkëpunim për vendin, apo kapitullim për pushtetin?
Nuk thon kot që pëitika është K….ë.

Irani bombardon rafinerinë më të madhe të gazit në botë

0

Sipas autoriteteve katariote, pesë raketa balistike u lëshuan nga Irani, nga të cilat katër u neutralizuan nga forcat e armatosura, ndërsa njëra goditi qytetin industrial të Ras Laffanit, duke shkaktuar zjarr të madh. Ministria e Mbrojtjes theksoi se ekipet e Mbrojtjes Civile janë duke punuar për të kontrolluar flakët dhe për të minimizuar dëmet.

Video të publikuara në rrjetin social X tregojnë përmasën e zjarrit dhe dëmimet në impiant, i cili konsiderohet një nga më të rëndësishmit për furnizimin global me gaz të lëngshëm.

Ngjarja thekson tensionet e rritura në rajon dhe rrezikun që sulmet e tilla mund të kenë mbi tregjet ndërkombëtare të energjisë.

Ndërkombëtarët duan kokën e Edi Ramës, Belinda Balluku i dha tenderin dhëndrit të vet! Arbër Abazit iu kontrolluan banesa dhe zyra

0

Zv/kryeministrja e shkarkuar, pezulluar dhe e pandehur nga SPAK dhe GJKKO, Belinda Balluku, i ka dhënë tenderë të paracaktuar dhëndrit të vetë, biznesmenit Arbër Abazi, të cilit pas kontrollit të zyrës dhe banesës iu gjetën edhe dokumente që shërbejnë si prova për hetimin.

Kështu u shpreh sot në studion e “News 24”, gazetari Almer Toska, duke folur rreth detajeve të reja hetimore për dosjen “balluku”.

Ai tha se SPAK ka thelluar hetimet dhe ka prova të reja për çështjen, ndërsa vuri në dukje se kryeministri Edi Rama po vijon të mos e lëshojë vartësen e tij dhe kjo do i kushtojë edhe qeverisjen së shpejti, pasi “ndërkombëtarët do kërkojnë kokën e tij”.

“Biznesmeni Arbër Abazi është përfitues tenderësh direkt nga Balluku. Atij i është bërë kontroll në banesë dhe zyrë, i janë gjetur edhe dokumente të rëndësishme, hetime edhe nëpërmjet kontakteve e komunikimeve të Evis Berberit nga SPAK. Belinda Balluku i ka paracaktuar tenderin dhëndrit të saj, çfarë duhet të presë më drejtësia, çfarë duhet të presë SPAK?”, u shpreh gazetari.

Më tej ai shpjegoi edhe tenderin në të cilin biznesmeni sipas hetimeve dhe përgjimeve del përfitues, edhe pse në konflikt interesi për shkak të lidhjes me ish-ministren e pandehur. Dhe sipas Toskës nuk është i vetmi biznesmen, pasi një tjetër sipërmarrës i implikuar është edhe Bashkim Ulaj.

“Sipas hetimeve të SPAK, Belinda Balluku ka paracaktuar tenderin e Lotit të 7-të për t’ia dhënë Arbër Abazit. Ai u fut në garë i vetëm, nuk ka pasur konkurrent tjetër. Çfarë i duhet më shumë Ramës për ta lëshuar këtë Ballukun? Aty del Bashkim Ulaj i përfshirë në të gjithë tenderët e rëndësishëm, e Balluku thotë i kam dhënë tenderin e jetës. Janë të përfshirë njerëz të afërt të Ballukut, madje Arbër Abazaj, ky njeri, ka marrë mbesën e Belinda Ballukut. Mos t’i kthehemi rezymesë së tuneleve”, vijoi ai.

Duke komentuar edhe situatën politike në kuadër të aktualitetit penal, Toska tha se ka prova që edhe kryeministri është i implikuar, nga tenderët e rrugëve e tuneleve, deri te Porto Romano. Madje shtoi se “balluku po e mban peng Ramën” dhe se kryeministri “po rrezikon integrimin e vendit në BE”.

“Ka prova se Balluku është e përfshirë në këto afera bashkë me Ramën, sepse ajo thotë se ka shkuar në Turqi me urdhër të Ramës. Edhe te Porto Romano është e implikuar ajo, kryeministri Rama dhe vëllai i tij, Olsi Rama. Balluku po e mban peng Ramën dhe vendi rrezikon zgjedhje të parakohshme në vjeshtë. Nëse Rama nuk e lëshon Ballukun, vendi rrezikon integrimin në BE, do na bllokohet integrimi i Shqipërisë”, vijoi ai.

Sipas gazetarit, “së shpejti ndërkombëtarët do kërkojnë edhe kokën e Ramës”:

“Ndërkombëtarët do kërkojnë së shpejti edhe kokën e Ramës. Rama është në dëlir dhe në pozicion të vështirë politik. Kjo qeverisje po pengon të ardhmen e Shqipërisë, nuk duhet të jetë më në drejtim të vendit. Shqipëria ndodhet në pozita të vështira. Qeverisja është zhytur në korrupsion”.

Në fund, Toska kritikoi edhe dinamikën politike të opozitës dhe rizgjedhjen e mundshme të Sali Berishës në krye të PD-së.

Ai e cilësoi si “lajm të keq” që Berisha të vijonte të ishte kryetar i opozitës, pasi e penalizonte rotacionin dhe ndryshimin, duke kujtuar shprehjen e ish-ambasadores Yuri Kim, se “opozita do hajë bar”.

“Edhe zgjedhja e Sali Berishës në krye të PD-së është një lajm i keq për Shqipërinë. Dalim te shprehja që ka thënë Yuri Kim, ish-ambasadorja e SHBA, se sa të jetë Berisha, opozita do hajë bar. Duhet ndryshim edhe te opozita, hapje dhe riformatim i PD që nesër të jetë forcë kryesuese dhe qeverisëse, sepse për forcë numër dy për çfarë e duam”, përfundoi Toska.

Big Brother-at e Monikës

0

Shkruan Zef Ndreka

Deklarata e Monika Kryemadhi për “Big Brother-in e drejtësisë”, është tipike për një strategji politike mbrojtëse, pikërisht kur përballesh me akuza serioze dhe ajo përpiqet ta zhvendosë fokusin nga vetëvetja tek sistemi. Sigurisht, në këtë rast, ajo tenton si gjithmonë ta paraqesë drejtësinë si një spektakël survejimi dhe nuk heziton aspak duke e krahasuar me Big Brother VIP Albania, për të krijojuar idenë e një procesi të politizuar dhe publikisht të ekspozuar.

Por ka një kontradiktë të madhe dhe të qartë në këtë rast. Nga njëra anë, Monika Kryemadhi pozicionohet si viktimë e një “show”-u, ndërsa nga ana tjetër ajo del vetë në publik me deklarata të forta, duke e ushqyer pikërisht atë spektakël që kritikon.
Kjo është ajo që shpesh ndodh në politikën shqiptare, kalimi i shpejtë nga i akuzuar në akuzues, si mënyrë për të ruajtur kapitalin politik dhe për të mobilizuar mbështetësit.
Në këtë rast, çështja nuk shtrohet që drejtësia është apo jo “Big Brother”, por nëse ajo funksionon mbi prova dhe ligj. Nqs akuzat e prokurorisë janë të bazuara, retorika politike e Monika Kryemadhit nuk i zhbën dot ato, çfardo që të thotë. Nqs akuzat nuk janë të bazuara, atëherë sistemi i drejtësisë, pra gjykata, duhet ta provojë pafajësinë e saj.
Kështu, deklarata e Monikës mbetet shumë shumë një show, një akt politik ordiner sesa një argument juridik. Shihet qartë se është një përpjekje e humbur, për të fituar betejën e opinionit publik paralelisht me atë në gjykatë.

Ambasada amerikane në Tiranë nuk e priti ambasadoren nga Greqia që erdhi në zyrën e Edi Ramës me mini-fund e taka të larta

0

Vizita e ambasadores së Shteteve të Bashkuara në Athinë, Kimberly Guilfoyle, mbrëmjen e djeshme në Kryeministrinë e Shqipërisë, ka marrë vëmendjen e opinionit publik.

Analisti Neritan Sejamini ka deklaruar se video e ardhjes e ambasadores së SHBA në Athinë në Kryeministri dhe takimi me Ramën është lëshuar për të shmangur vëmendjen nga një tjetër zhvillim.

Sipas tij ajo nuk ka ardhur si ambasadore dhe as për politikë por ka ardhur në mënyrë private e sponsorizuar privatisht nga një biznesmen.

“Është lëshuar për të shmagur vëmendjen, po lobojnë dhe po shkelin ligjet amerikane. Nuk ka lidhje me politikën. Ka ardhur privatisht jo si ambasadore, e sponsorizuar privatisht. E lobuar privatisht dhe ka shkelur ligjet e Amerikës. Është një biznesmen që ka marrë përfitime në Shqipëri dhe ka krijuar këtë pseudo ngjarje”, tha Sejamini.
Vizita mbetet misterioze, por një detaj ra në sy, veshja e ambasadores amerikane. Ajo kishte veshur një fustan shumë të shkurtër dhe provokues.

Edhe pse nuk ishte takim zyrtar, veshja e saj duket në selinë qeveritare duket e papërshtatshme për një përfaqësuese të nivelit diplomatik.

Interesant është edhe fakti se, sipas verifikimeve tona, Guilfoyle, e cila në Athinë njihet shpesh si “zonja e hekurt e diplomacisë amerikane”, nuk është shoqëruar dhe as pritur nga personeli i ambasadës amerikane në Tiranë, një rrethanë kjo që e bën edhe më enigmatik këtë takim të zhvilluar larg syrit të publikut.

Ish zv.kryeministri Arben Ahmetaj i çmëndur pas bixhozit, dosja e SPAK-ut: Humbi 93.5 mijë euro në një kazino në Maltë

0

Ditën e sotme SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka kaluar për gjykim dosjen për Inceneratorin e Elbasanit, ku i akuzuar është ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj. Ky i fundit, akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurish.

Ndërsa në dosje përmenden pagesa që ish-zv.kryeministri ka marrë nga dy biznesmenët Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri para, makina, vila dhe disa favore të tjera.

Por një detaj që bie në sy në dosjen e SPAK është mungesa e deklarimit pranë ILDKPKI të 93.5 mijë euro, që ish-zv.kryeministri ka humbur në një kazino Dragonara, Maltë.

“Ka kryer deklarim të rremë, në formën e fshehjes në deklaratën e dorëzuar pranë ILDKPKI më datë 29.3.2019, në lidhje me burimin dhe shumën e shpenzuar, prej 93 500 (nëntëdhjetë e tre mijë e pesëqind) euro, në kazino Dragonara, Maltë”, thuhet në aktakuzën e SPAK.

Ç’ka Marta Kos-i me Edi Ramën, pse është zemëruar Brukseli me Shqipërinë?!

0

Shqipëria në drejtimin e Edi Ramës po humbet me shpejtësi trenin për integrimin në Bashkimin e Europian.

Brukseli zyrtar po shmang tërësisht vendin tonë nga lista e vendeve që po avancojnë drejt bashkimit me Unionin.

Komisioni Europian ka deklaruar sot se “Mali i Zi është vendi kandidat më i përparuar në rrugën drejt Bashkimit Europian.”

Ky qëndrim është mbajtur nga Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, e njëjta që pak muaj më parë vlerësoi lidershipin e Kryeministrit shqiptar.

Kjo është goditja e dytë për Edi Ramën, pasi një ditë më parë, Brukseli zyrtar vlerësoi ecurinë e Moldavisë në rrugën drejt Bashkimit Europian.
Këto goditje po i vijnë Ramës pasi ai refuzoi të dorëzonte imunitetin e zëvendëses së tij, Belinda Balluku, e akuzuar për shkeljet të barazisë në tendera, si edhe nën hetim për të njëjtën vepër penale, me një dëm financiar që llogaritet në mbi 1 miliard euro.

“Mali i Zi është vendi kandidat më i përparuar në rrugën drejt BE-së. Sot mbyllëm një tjetër kapitull negociatash, duke e çuar totalin në 14.

Por ende ka shumë punë për të bërë. Tani është momenti për të mbajtur ritmin e reformave, me një fokus të fortë në sundimin e ligjit,” – shkruan Kos në rrjetet sociale.

Kjo ishte goditja e radhës për Ramën teksa kujtojmë që një ditë më parë, Kos deklaroi që edhe Moldavia është në krye të rrugës drejt integrimit.

“Moldavia po ecën përpara në rrugën e saj drejt BE-së.

Shtetet anëtare na dhanë një listë të qartë kontrolli të reformave në të 33 kapitujt negociues.

Është një njohje e përpjekjeve të jashtëzakonshme dhe punës së palodhur të moldavëve në procesin e pranimit.

Dhe një moment i shkëlqyer për të përshpejtuar reformat,” do të deklaronte Kos.

Akuza për korrupsion dhe pastrim parash, SPAK dërgon për gjykim ish zv.kryeministrin Arben Ahmetajn dhe 10 të tjerë

0

SPAK dërgon për gjykim procedimin penal nr 277/1 të vitit 2022

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr 277/1 të vitit 2022, në ngarkim të 11 të pandehurve:

Arben Ahmetaj,
Albina Mançka,
Erjola Hoxha,
Mirel Mërtiri,
Klodian Zoto,
Andi Boni,
Elda Dinaj,
Gerian Kuka,
Helidon Begaj,
Sonila Goxhaj
Sokol Meqemeja.
I pandehuri Arben Ahmetaj akuzohet për kryerjen e veprave penale:

“Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë apo të zgjedhurve vendorë”, i parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal, 9 (nëntë) herë, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal, në rrethanën rënduese të parashikuar nga neni 50 gërma “h” e këtij Kodi (më shumë se një herë). Nga hetime është vërtetuar se:
I pandehuri ka përfituar nga të pandehurit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, përmes kryerjes së pagesave nga shoqëria “Integrated Techonogy Services” sh.p.k. nga faturat e lëshuara për shërbime apo mallra, në lidhje me investimet e kryera nga të pandehurit Arben Ahmetaj dhe Albina Mançka, për shndërrimin e një apartamenti të tyre në AirBnb, në shumën prej 2 007 373 (dy milionë e shtatë mijë e treqind e shtatëdhjetë e tre) lekë në vitet 2019 – 2020.
Ka përfituar nga të pandehurit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, përmes të pandehurve Andi Boni dhe Helidon Begaj, shumën prej 170 480 (njëqind e shtatëdhjetë mijë e katërqind e tetëdhjetë) euro, nëpërmjet realizimit të një shitjeje fiktive.
Ka përfituar nga të pandehurit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, përmes shtetasit Besmir Prifti dhe të pandehurve Sonila Goxha dhe Sokol Meqemeja, shumën prej 270 000 (dyqind e shtatëdhjetë mijë) euro, nga një shitje fiktive.
Ka përfituar nga të pandehurit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, përmes të pandehurve Gerian Kuka dhe Erjola Hoxha, vilën e ndodhur në Hamallaj, e vlerësuar në shumën 230 000 (dyqind e tridhjetë mijë) euro.
Ka përfituar nga të pandehurit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri shuma monetare nga shpenzimet që ata kanë kryer për udhëtimet e të pandehurit, Arben Ahmetaj dhe familjarëve apo miqve të tij, në një vlerë totale prej 31 442 (tridhjetë e një mijë e katërqind e dyzetë e dy) lekë (udhetime te kryera pergjate viteve 2013, 2014, 2015, 2016, 2017).
“Refuzim për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim” gjithsej 15 (pesëmbëdhjetë) herë, vetëm ose në bashkëpunim, parashikuar nga neni 257/a paragrafi i dytë, 257/a paragrafi i dytë e 25 i Kodit Penal, në rrethanën rënduese të parashikuar nga neni 50 gërma “h” e Kodit Penal (më shumë se një herë), pasi nga hetimet është vërtetuar se:
Ka fshehur burimin dhe ka bërë deklarimin të rremë, në lidhje me sasinë e parave të investuara prej tij dhe bashkëshortes së tij në atë kohë, shtetases Albina Mançka, në pallatin e ndërtuar nga shoqëria Lani sh.p.k.. Ky deklarim i rremë është kryer në deklaratën e dorëzuar më datë 10.2022 në bashkëpunim me të pandehurën, Albina Mançka dhe në deklaratën e dorëzuar më datë 23.03.2023.
Ka fshehur shumat e shpenzuara për investimin e kryer në apartamentin e shndërruar në AirBnb si dhe burimin e tyre, në vlerë totale 7 173 600 lekë të kryera përgjatë viteve 2019 dhe 2020, ku për vlerën 2 007 373 (dymilionë e shtatë mijë e treqind e shtatëdhjetë e tre) lekë, është vërtetuar se derivojnë nga shtesit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. Ky deklarim i rremë është kryer në bashkëpunim me të pandehurën Albina Mançka.
Ka kryer deklarim të rremë, në lidhje me pasqyrimin në deklaratat e dorëzuara në ILDKPKI sikur ka shitur pasuri për shtetasit Besmir Prifti dhe Sonila Goxha dhe transaksionet e kryera me ta lidhur me këto shit-blerje. Gjithashtu edhe sipërfaqen e ndërtimit mbetur në pronësi në pallatin ku ndodhen këto pasuri pasi u vërtetua se shitjet në fjalë janë fiktive dhe janë kryer me qëllim mbulimin/fshehjen e burimit të shumës prej 270 000 (dyqind e shtatëdhjetë mijë) euro, dhënë si mitë nga të pandehurit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. Këtë deklarim të rremë e ka kryer në deklaratat e pasurisë të dorëzuara në ILDKPKI më datë 29.3.2019 dhe 10.2022 në bashkëpunim me të pandehurën Albina Mançka dhe më datë 23.3.2023.
Ka kryer deklarim të rremë, duke u fshehur burimi i vërtetë i një shume prej 30 000 (tridhjetë mijë) euro, gjendur gjatë kontrollit të vilës në Hamallaj, deklaruar si dhurata. Ky deklarim i rremë, i bërë në deklaratën e dorëzuar më datë 23.3.2023, është kryer në bashkëpunim me të pandehurën Erjola Hoxha.
Ka kryer deklarim të rremë, duke fshehur vilën në Hamallaj, e vlerësuar në shumën 230 000 euro, e porositur për të prej vitit 2017 nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, e përfituar në vijim duke shfrytëzuar të pandehurit Gerian Kuka dhe Erjola Hoxha. Gjithashtu, ka kryer deklarim të rremë dhe ka fshehur shpenzimet e kryera për investim në këtë vilë, në një shumë prej 145 100 (njëqind e dyzetë e pesë mijë e njëqind) euro dhe 1 550 880 (një milionë e pesëqind e pesëdhjetë mijë e tetëqind e tetëdhjetë) lekë. Ky deklarim i rremë është bërë në deklaratat e pasurisë të cilat janë dorëzuar më datë 29.3.2019, 29.5.2020, 31.3.2021, 26.10.2022 dhe është kryer në bashkëpunim me të pandehurën Erjola Hoxha, në deklaratat e pasurisë të dorëzuara në ILDKPKI më datë 23.3.2023 dhe 31.3.2024.
Ka kryer deklarim të rremë, duke fshehur burimin, kohën e fitimit dhe vetë pronësinë e vilës në Green Coast, Palasë, e cila paraqitej sikur kishte prenotuese mikeshën e të pandehurës, Albina Mançka, të pandehurën Elda Dinaj, e identifikuar si vila me nr. 73, e vlerësuar bashkë me parkimin në shumën 387 731 (treqind e tetëdhjetë e shtatë mijë e shtatëqind e tridhjetë e një) euro si dhe të shpenzimeve për investime në këtë vilë, të kryera përgjatë viteve 2020 dhe 2021, në shumën 115 897 (njëqind e pesëmbëdhjetë mijë e tetëqind e nëntëdhjetë e shtatë) euro dhe 1 169 900 (një milionë e njëqind e gjashtëdhjetë e nëntë mijë e nëntëqind) lekë. Kjo fshehje është kryer në bashkëpunim me të pandehurën Albina Mançka, në deklaratat e dorëzuara në ILDKPKI, më datë 29.3.2019, datë 29.5.2020, datë 31.3.2021, datë 26.10.2022 dhe është kryer vetëm në deklaratën e dorëzuar më datë 23.03.2023.
Ka kryer deklarim të rremë, duke u fshehur burimi i vërtetë i shumës së deklaruar nga bashkëjetuesja e tij, e pandehura Erjola Hoxha, si e ardhur nga aktiviteti tregtar i shoqërisë 3S Consulting sh.p.k, me ortak të vetëm shtetasen Erjola Hoxha. Ky deklarimi rremë është kryer në bashkëpunim me të pandehurën, Erjola Hoxha, në deklaratat e dorëzuara në ILDKPKI në datë 23.3.2023 dhe 31.3.2024.
Ka kryer deklarim të rremë, në formën e fshehjes në deklaratën e dorëzuar pranë ILDKPKI më datë 29.3.2019, në lidhje me burimin dhe shumën e shpenzuar, prej 93 500 (nëntëdhjetë e tre mijë e pesëqind) euro, në kazino Dragonara, Maltë.
“Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dyte i Kodit Penal, ne format dhe episodet e meposhtme:
– Në lidhje me shumën e investimit, në ambjentin AirBnb, për vitin 2019, prej minimalisht 420 356 (katërqind e njëzetë mijë e treqind e pesëdhjetë e gjashtë) lekë, në bashkepunim me shtetasit Albina Mançka, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.

– Për shumën e investimit, në ambjentin AirBnb, për vitin 2020, prej minimalisht 1 587 017 (një milion e pesëqind e tetëdhjetë e shtatë mijë e shtatëmbëdhjetë) lekë, në bashkepunim me shtetasit Albina Mançka, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.

– Për shumën prej 170 480 euro të përfituar në mënyrë të tërthortë nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, pasqyruar si shitje e bërë shtetasit Andi Boni, në bashkëpunim me shtetasit Albina Mançka, Klodian Zoto dhe Mirel Mertiri.

– Për shumën në total prej 270 000 euro marrë nga shtetasit, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, nëpërmjet shtetasve Besmir Prifti dhe Sonila Goxhaj, ne bashkepunim me shtetasit Albina Mançka, Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe Sokol Meqemeja

– Në lidhje me veprimet e kryera për fshehjen e pronësisë së vilës në Hamallaj dhe shpenzimet e kryera për të, në bashkëpunim me shtetasit, Erjola Hoxha, Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe Gerian Kuka.

– Për veprimet e kryera për fshehjen e pronësisë së vilës me nr.73 në Green Coast, Palasë dhe investimit për të, në bashkëpunim me shtetaset Albina Mançka dhe Elda Dinaj.

Pasur parasysh sjelljen e kryer prej secilit prej të pandehurëve të tjerë, në realizimin e veprave penale të sipërcituara, në ngarkim të të pandehurit Arben Ahmetaj, ata janë akuzuar si vijon:

E pandehura Albina Mançka është akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Refuzim për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim” në bashkëpunim me shtetasin Arben Ahmetaj, parashikuar nga neni 257/a paragrafi i dytë e 25 i Kodit Penal, 6 (gjashtë) herë, në rrethanën rënduese të parashikuar nga neni 50 gërma “h” e Kodit Penal, (më shumë se një herë) dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i K.Penal, për 5 (pesë) episode

E pandehura Erjola Hoxha është akuzuar për kryerjen e veprave penale “Refuzim për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim” parashikuar nga neni 257/a paragrafi i dytë e 25 i Kodit Penal, 4 (katër) herë, në rrethanën rënduese të parashikuar nga neni 50 gërma “h” e Kodit Penal (më shumë se një herë) dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal, gërma ‘b” dhe “c”.

Të pandehurit Mirel Mërtiri (alias Klodian Mërtiri) dhe Klodian Zoto janë akuzuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245 e 25 i Kodit Penal dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal, për 5 (pesë) episode.

Të pandehurit: Andi Boni, Elda Dinaj, Gerian Kuka, Helidon Begaj, Sonila Goxhaj dhe Sokol Meqemeja janë akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dyte i Kodit Penal.

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Greva paralizon Aeroportin e Berlinit, anulohen qindra fluturime dhe mijëra pasagjerë mbeten të bllokuar në terminale

0
Screenshot

Trafiku ajror në Aeroportin e Brandenburgut në Berlin është pezulluar plotësisht si pasojë e një greve të organizuar nga sindikata Verdi, duke shkaktuar kaos në udhëtime dhe ndërprerje masive të fluturimeve.

Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare, gjatë kësaj greve nuk është realizuar asnjë fluturim pasagjerësh, ndërsa janë anuluar rreth 445 nisje dhe mbërritje. Si pasojë, rreth 57 mijë pasagjerë janë prekur drejtpërdrejt, duke mbetur të bllokuar ose të detyruar të ndryshojnë planet e tyre të udhëtimit.

Situata ka krijuar radhë të gjata dhe pasiguri në terminale, ndërsa shumë udhëtarë janë përballur me vështirësi për të gjetur alternativa të menjëhershme. Autoritetet aeroportuale dhe kompanitë ajrore u kanë bërë thirrje pasagjerëve që të kontaktojnë linjat e tyre përkatëse për informacion mbi riplanifikimin e fluturimeve apo opsione të tjera transporti.

Greva e organizuar nga Verdi ka ndikuar ndjeshëm në funksionimin e një prej nyjeve kryesore ajrore në Gjermani, duke treguar edhe një herë se ndërprerje të tilla në sektorin e transportit mund të kenë pasoja të menjëhershme dhe të gjera për mijëra qytetarë dhe për ekonominë në tërësi.

POSTIMET E FUNDIT