Kreu Blog Faqe 16

Ç’ka Marta Kos-i me Edi Ramën, pse është zemëruar Brukseli me Shqipërinë?!

0

Shqipëria në drejtimin e Edi Ramës po humbet me shpejtësi trenin për integrimin në Bashkimin e Europian.

Brukseli zyrtar po shmang tërësisht vendin tonë nga lista e vendeve që po avancojnë drejt bashkimit me Unionin.

Komisioni Europian ka deklaruar sot se “Mali i Zi është vendi kandidat më i përparuar në rrugën drejt Bashkimit Europian.”

Ky qëndrim është mbajtur nga Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, e njëjta që pak muaj më parë vlerësoi lidershipin e Kryeministrit shqiptar.

Kjo është goditja e dytë për Edi Ramën, pasi një ditë më parë, Brukseli zyrtar vlerësoi ecurinë e Moldavisë në rrugën drejt Bashkimit Europian.
Këto goditje po i vijnë Ramës pasi ai refuzoi të dorëzonte imunitetin e zëvendëses së tij, Belinda Balluku, e akuzuar për shkeljet të barazisë në tendera, si edhe nën hetim për të njëjtën vepër penale, me një dëm financiar që llogaritet në mbi 1 miliard euro.

“Mali i Zi është vendi kandidat më i përparuar në rrugën drejt BE-së. Sot mbyllëm një tjetër kapitull negociatash, duke e çuar totalin në 14.

Por ende ka shumë punë për të bërë. Tani është momenti për të mbajtur ritmin e reformave, me një fokus të fortë në sundimin e ligjit,” – shkruan Kos në rrjetet sociale.

Kjo ishte goditja e radhës për Ramën teksa kujtojmë që një ditë më parë, Kos deklaroi që edhe Moldavia është në krye të rrugës drejt integrimit.

“Moldavia po ecën përpara në rrugën e saj drejt BE-së.

Shtetet anëtare na dhanë një listë të qartë kontrolli të reformave në të 33 kapitujt negociues.

Është një njohje e përpjekjeve të jashtëzakonshme dhe punës së palodhur të moldavëve në procesin e pranimit.

Dhe një moment i shkëlqyer për të përshpejtuar reformat,” do të deklaronte Kos.

Akuza për korrupsion dhe pastrim parash, SPAK dërgon për gjykim ish zv.kryeministrin Arben Ahmetajn dhe 10 të tjerë

0

SPAK dërgon për gjykim procedimin penal nr 277/1 të vitit 2022

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr 277/1 të vitit 2022, në ngarkim të 11 të pandehurve:

Arben Ahmetaj,
Albina Mançka,
Erjola Hoxha,
Mirel Mërtiri,
Klodian Zoto,
Andi Boni,
Elda Dinaj,
Gerian Kuka,
Helidon Begaj,
Sonila Goxhaj
Sokol Meqemeja.
I pandehuri Arben Ahmetaj akuzohet për kryerjen e veprave penale:

“Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë apo të zgjedhurve vendorë”, i parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal, 9 (nëntë) herë, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal, në rrethanën rënduese të parashikuar nga neni 50 gërma “h” e këtij Kodi (më shumë se një herë). Nga hetime është vërtetuar se:
I pandehuri ka përfituar nga të pandehurit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, përmes kryerjes së pagesave nga shoqëria “Integrated Techonogy Services” sh.p.k. nga faturat e lëshuara për shërbime apo mallra, në lidhje me investimet e kryera nga të pandehurit Arben Ahmetaj dhe Albina Mançka, për shndërrimin e një apartamenti të tyre në AirBnb, në shumën prej 2 007 373 (dy milionë e shtatë mijë e treqind e shtatëdhjetë e tre) lekë në vitet 2019 – 2020.
Ka përfituar nga të pandehurit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, përmes të pandehurve Andi Boni dhe Helidon Begaj, shumën prej 170 480 (njëqind e shtatëdhjetë mijë e katërqind e tetëdhjetë) euro, nëpërmjet realizimit të një shitjeje fiktive.
Ka përfituar nga të pandehurit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, përmes shtetasit Besmir Prifti dhe të pandehurve Sonila Goxha dhe Sokol Meqemeja, shumën prej 270 000 (dyqind e shtatëdhjetë mijë) euro, nga një shitje fiktive.
Ka përfituar nga të pandehurit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, përmes të pandehurve Gerian Kuka dhe Erjola Hoxha, vilën e ndodhur në Hamallaj, e vlerësuar në shumën 230 000 (dyqind e tridhjetë mijë) euro.
Ka përfituar nga të pandehurit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri shuma monetare nga shpenzimet që ata kanë kryer për udhëtimet e të pandehurit, Arben Ahmetaj dhe familjarëve apo miqve të tij, në një vlerë totale prej 31 442 (tridhjetë e një mijë e katërqind e dyzetë e dy) lekë (udhetime te kryera pergjate viteve 2013, 2014, 2015, 2016, 2017).
“Refuzim për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim” gjithsej 15 (pesëmbëdhjetë) herë, vetëm ose në bashkëpunim, parashikuar nga neni 257/a paragrafi i dytë, 257/a paragrafi i dytë e 25 i Kodit Penal, në rrethanën rënduese të parashikuar nga neni 50 gërma “h” e Kodit Penal (më shumë se një herë), pasi nga hetimet është vërtetuar se:
Ka fshehur burimin dhe ka bërë deklarimin të rremë, në lidhje me sasinë e parave të investuara prej tij dhe bashkëshortes së tij në atë kohë, shtetases Albina Mançka, në pallatin e ndërtuar nga shoqëria Lani sh.p.k.. Ky deklarim i rremë është kryer në deklaratën e dorëzuar më datë 10.2022 në bashkëpunim me të pandehurën, Albina Mançka dhe në deklaratën e dorëzuar më datë 23.03.2023.
Ka fshehur shumat e shpenzuara për investimin e kryer në apartamentin e shndërruar në AirBnb si dhe burimin e tyre, në vlerë totale 7 173 600 lekë të kryera përgjatë viteve 2019 dhe 2020, ku për vlerën 2 007 373 (dymilionë e shtatë mijë e treqind e shtatëdhjetë e tre) lekë, është vërtetuar se derivojnë nga shtesit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. Ky deklarim i rremë është kryer në bashkëpunim me të pandehurën Albina Mançka.
Ka kryer deklarim të rremë, në lidhje me pasqyrimin në deklaratat e dorëzuara në ILDKPKI sikur ka shitur pasuri për shtetasit Besmir Prifti dhe Sonila Goxha dhe transaksionet e kryera me ta lidhur me këto shit-blerje. Gjithashtu edhe sipërfaqen e ndërtimit mbetur në pronësi në pallatin ku ndodhen këto pasuri pasi u vërtetua se shitjet në fjalë janë fiktive dhe janë kryer me qëllim mbulimin/fshehjen e burimit të shumës prej 270 000 (dyqind e shtatëdhjetë mijë) euro, dhënë si mitë nga të pandehurit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. Këtë deklarim të rremë e ka kryer në deklaratat e pasurisë të dorëzuara në ILDKPKI më datë 29.3.2019 dhe 10.2022 në bashkëpunim me të pandehurën Albina Mançka dhe më datë 23.3.2023.
Ka kryer deklarim të rremë, duke u fshehur burimi i vërtetë i një shume prej 30 000 (tridhjetë mijë) euro, gjendur gjatë kontrollit të vilës në Hamallaj, deklaruar si dhurata. Ky deklarim i rremë, i bërë në deklaratën e dorëzuar më datë 23.3.2023, është kryer në bashkëpunim me të pandehurën Erjola Hoxha.
Ka kryer deklarim të rremë, duke fshehur vilën në Hamallaj, e vlerësuar në shumën 230 000 euro, e porositur për të prej vitit 2017 nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, e përfituar në vijim duke shfrytëzuar të pandehurit Gerian Kuka dhe Erjola Hoxha. Gjithashtu, ka kryer deklarim të rremë dhe ka fshehur shpenzimet e kryera për investim në këtë vilë, në një shumë prej 145 100 (njëqind e dyzetë e pesë mijë e njëqind) euro dhe 1 550 880 (një milionë e pesëqind e pesëdhjetë mijë e tetëqind e tetëdhjetë) lekë. Ky deklarim i rremë është bërë në deklaratat e pasurisë të cilat janë dorëzuar më datë 29.3.2019, 29.5.2020, 31.3.2021, 26.10.2022 dhe është kryer në bashkëpunim me të pandehurën Erjola Hoxha, në deklaratat e pasurisë të dorëzuara në ILDKPKI më datë 23.3.2023 dhe 31.3.2024.
Ka kryer deklarim të rremë, duke fshehur burimin, kohën e fitimit dhe vetë pronësinë e vilës në Green Coast, Palasë, e cila paraqitej sikur kishte prenotuese mikeshën e të pandehurës, Albina Mançka, të pandehurën Elda Dinaj, e identifikuar si vila me nr. 73, e vlerësuar bashkë me parkimin në shumën 387 731 (treqind e tetëdhjetë e shtatë mijë e shtatëqind e tridhjetë e një) euro si dhe të shpenzimeve për investime në këtë vilë, të kryera përgjatë viteve 2020 dhe 2021, në shumën 115 897 (njëqind e pesëmbëdhjetë mijë e tetëqind e nëntëdhjetë e shtatë) euro dhe 1 169 900 (një milionë e njëqind e gjashtëdhjetë e nëntë mijë e nëntëqind) lekë. Kjo fshehje është kryer në bashkëpunim me të pandehurën Albina Mançka, në deklaratat e dorëzuara në ILDKPKI, më datë 29.3.2019, datë 29.5.2020, datë 31.3.2021, datë 26.10.2022 dhe është kryer vetëm në deklaratën e dorëzuar më datë 23.03.2023.
Ka kryer deklarim të rremë, duke u fshehur burimi i vërtetë i shumës së deklaruar nga bashkëjetuesja e tij, e pandehura Erjola Hoxha, si e ardhur nga aktiviteti tregtar i shoqërisë 3S Consulting sh.p.k, me ortak të vetëm shtetasen Erjola Hoxha. Ky deklarimi rremë është kryer në bashkëpunim me të pandehurën, Erjola Hoxha, në deklaratat e dorëzuara në ILDKPKI në datë 23.3.2023 dhe 31.3.2024.
Ka kryer deklarim të rremë, në formën e fshehjes në deklaratën e dorëzuar pranë ILDKPKI më datë 29.3.2019, në lidhje me burimin dhe shumën e shpenzuar, prej 93 500 (nëntëdhjetë e tre mijë e pesëqind) euro, në kazino Dragonara, Maltë.
“Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dyte i Kodit Penal, ne format dhe episodet e meposhtme:
– Në lidhje me shumën e investimit, në ambjentin AirBnb, për vitin 2019, prej minimalisht 420 356 (katërqind e njëzetë mijë e treqind e pesëdhjetë e gjashtë) lekë, në bashkepunim me shtetasit Albina Mançka, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.

– Për shumën e investimit, në ambjentin AirBnb, për vitin 2020, prej minimalisht 1 587 017 (një milion e pesëqind e tetëdhjetë e shtatë mijë e shtatëmbëdhjetë) lekë, në bashkepunim me shtetasit Albina Mançka, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.

– Për shumën prej 170 480 euro të përfituar në mënyrë të tërthortë nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, pasqyruar si shitje e bërë shtetasit Andi Boni, në bashkëpunim me shtetasit Albina Mançka, Klodian Zoto dhe Mirel Mertiri.

– Për shumën në total prej 270 000 euro marrë nga shtetasit, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, nëpërmjet shtetasve Besmir Prifti dhe Sonila Goxhaj, ne bashkepunim me shtetasit Albina Mançka, Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe Sokol Meqemeja

– Në lidhje me veprimet e kryera për fshehjen e pronësisë së vilës në Hamallaj dhe shpenzimet e kryera për të, në bashkëpunim me shtetasit, Erjola Hoxha, Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe Gerian Kuka.

– Për veprimet e kryera për fshehjen e pronësisë së vilës me nr.73 në Green Coast, Palasë dhe investimit për të, në bashkëpunim me shtetaset Albina Mançka dhe Elda Dinaj.

Pasur parasysh sjelljen e kryer prej secilit prej të pandehurëve të tjerë, në realizimin e veprave penale të sipërcituara, në ngarkim të të pandehurit Arben Ahmetaj, ata janë akuzuar si vijon:

E pandehura Albina Mançka është akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Refuzim për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim” në bashkëpunim me shtetasin Arben Ahmetaj, parashikuar nga neni 257/a paragrafi i dytë e 25 i Kodit Penal, 6 (gjashtë) herë, në rrethanën rënduese të parashikuar nga neni 50 gërma “h” e Kodit Penal, (më shumë se një herë) dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i K.Penal, për 5 (pesë) episode

E pandehura Erjola Hoxha është akuzuar për kryerjen e veprave penale “Refuzim për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim” parashikuar nga neni 257/a paragrafi i dytë e 25 i Kodit Penal, 4 (katër) herë, në rrethanën rënduese të parashikuar nga neni 50 gërma “h” e Kodit Penal (më shumë se një herë) dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal, gërma ‘b” dhe “c”.

Të pandehurit Mirel Mërtiri (alias Klodian Mërtiri) dhe Klodian Zoto janë akuzuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245 e 25 i Kodit Penal dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal, për 5 (pesë) episode.

Të pandehurit: Andi Boni, Elda Dinaj, Gerian Kuka, Helidon Begaj, Sonila Goxhaj dhe Sokol Meqemeja janë akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dyte i Kodit Penal.

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Greva paralizon Aeroportin e Berlinit, anulohen qindra fluturime dhe mijëra pasagjerë mbeten të bllokuar në terminale

0
Screenshot

Trafiku ajror në Aeroportin e Brandenburgut në Berlin është pezulluar plotësisht si pasojë e një greve të organizuar nga sindikata Verdi, duke shkaktuar kaos në udhëtime dhe ndërprerje masive të fluturimeve.

Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare, gjatë kësaj greve nuk është realizuar asnjë fluturim pasagjerësh, ndërsa janë anuluar rreth 445 nisje dhe mbërritje. Si pasojë, rreth 57 mijë pasagjerë janë prekur drejtpërdrejt, duke mbetur të bllokuar ose të detyruar të ndryshojnë planet e tyre të udhëtimit.

Situata ka krijuar radhë të gjata dhe pasiguri në terminale, ndërsa shumë udhëtarë janë përballur me vështirësi për të gjetur alternativa të menjëhershme. Autoritetet aeroportuale dhe kompanitë ajrore u kanë bërë thirrje pasagjerëve që të kontaktojnë linjat e tyre përkatëse për informacion mbi riplanifikimin e fluturimeve apo opsione të tjera transporti.

Greva e organizuar nga Verdi ka ndikuar ndjeshëm në funksionimin e një prej nyjeve kryesore ajrore në Gjermani, duke treguar edhe një herë se ndërprerje të tilla në sektorin e transportit mund të kenë pasoja të menjëhershme dhe të gjera për mijëra qytetarë dhe për ekonominë në tërësi.

Lirohet nga burgu Lefter Koka, mbështillet lëmsh drejtësia/ SPAK hetoi gjykatën e Durrësit, Apeli kritika Gjykatës së Lartë

0

“SPAK-u, ose nuk kupton, ose bën sikur nuk kupton!” Me këtë sentencë, Gjykata e Posaçme rrëzoi kundërshtimet e Prokurorisë për lirimin e Lefter Kokës, në dhjetor të vitit të kaluar.

Fraza e mbushur me ironi është, ndoshta, e para e këtij lloji, në raportet mes dy institucioneve të “drejtësisë së re” të cilat karakterizohen nga një bashkëpunim i ngushtë, gati-gati idilik.

Ish-Ministri i Mjedisit, Koka, i arrestuar në dhjetor 2021 për “shpërdorim detyre” “pastrim produktesh të veprës penale” dhe “korrupsion” është dënuar me tre vendime jo-përfundimtare për atë që konsiderohet “afera e inceneratorëve të Elbasanit, Fierit dhe Tiranës”.

 

 

Në Prokuroria e Posaçme e kundërshtoi këtë kërkesë, me argumentin se ajo nuk qëndron procedurialisht. Por, Gjykata e Posaçme e pa situatën shumë ndryshe.

Sipas trupës gjyqësore, Lefter Koka kishte tejkaluar afatet e paraburgimit, bazuar në një intepretim që ka bërë më herët Gjykata e Lartë lidhur me llogaritjen e kohës në qeli, në rastet kur ka mbivendosje të masave të sigurimit dhe dënimeve penale.

Për Gjykatën e Posaçme, SPAK-u nuk ka arritur ta kuptojë si duhet orientimin që ka dhënë Gjykata e Lartë në një vendim të vitit 2024. Dhe, në konkluzon, vendimi lirimin nga burgu të ish-ministrit të Mjedisit.

Abuzimet me tenderat e KESH-it, GJKKO kalon për gjykim dosjen e Benet Becit dhe 6 të akuzuarve të tjerë. EMRAT

Prokuroria e Posaçme e ankimoi vendimin. Gjykata e Apelit të Posaçëm, në 26 Shkurt 2026, la në fuqi vendimin për lirimin e Kokës. Ky vendim bazohet në orientimin e Gjykatës së Lartë, një orientim që, sipas trupës së Apelit, gjithësesi, “ngre pikëpyetje për zbatueshmërinë dhe domosdoshmërinë e tij”. dhjetor të vitit 2025, Gjykata e Posaçme mori në shqyrtim kërkesën e tij për lirim, si pasojë e përfundimit të afateve maksimale të paraburgimit.

Rrëzimi i Edi Ramës brënda një viti…

0

Shkruan Evi Kokalari

Në 24 orët e fundit kam pasur shumë kërkesa për intervista dhe e kuptoj që hyrja në garë, sidomos kundër Berishës, përbën lajm.

Për momentin nuk dua të bëj intervista në Shqipëri, edhe pse një apo dy prej jush i kam konsideruar dhe ndoshta do të ulemi në të ardhmen.

Por, në kundërpërgjigje të komenteve tuaja se e kam të nevojshme platformën dhe duhet të filloj të kem audiencë, më lejoni t’ju them se JO – nuk kam nevojë për platformë mediatike, për më tepër që shumë nga ju deformoni fjalën që them. Qëllim keni vetëm klikimet dhe jo realitetin. Më shumë kohë kam kaluar duke ju dërguar mesazhe pas intervistave, duke ju kërkuar të më citoni për atë çfarë kam thënë, sesa vetë minutazhi i harxhuar gjatë intervistës.

Nuk jemi më në 2021, kur isha super naive dhe nuk njihja askënd nga ju. Sot njoh, pa frikë, 80% të atyre që kanë emisione politike dhe shumicën e analistëve nëpër studio, atë shumicë që lë shumë për të dëshiruar.

Për ata që nuk e dinë, intervista e fundit që kam dhënë në Shqipëri ka qenë ditën e zgjedhjeve në Amerikë, (Nëntor 2024) kur fitoi Trump, dhe kam refuzuar çdo intervistë më pas.

Sot, qëllimi im është kualifikimi në garë dhe kërkesa zyrtare do t’i shkojë Sali Berishas këto ditë nga avokatë amerikanë. Çdo intervistë e dhënë momentalisht është konsumim i tepërt.

Në momentin e kualifikimit, Berisha duhet të dalë publikisht në media me mua bashkë për të pasur debate në të njëjtin nivel si në SHBA, me gazetarë profesionalë që bëjnë pyetje reale që u interesojnë demokratëve që kanë të drejtën e votës.

Është e vështirë të mendosh se demokratët e PD-së së Rithemelimit nuk e dinë pasionin tim dhe sinqeritetin tim për ta nxjerrë atë parti nga llumi dhe moçali dhe për ta çuar atë në fitore. Në fakt, ai pasion dhe sinqeritet mblodhi aq shumë mbështetje gjatë foltoreve, dhe Berisha me atë abuzoi më vonë.

Maj–Gusht 2022, lufta ime publike u bë pikërisht për të mbrojtur votën e demokratëve të Rithemelimit, që u vodh haptazi, bashkë me meritokracinë që Berisha, në krahun tim në podiume, ua premtoi, duke futur dhe primaret.

Sali Berisha nuk e mbajti fjalën!!

Unë po – edhe pse e dija që do t’ju vinin kundër meje, siç ndodhi, sërish fola, bëra luftë dhe betejë e vetme! Ky është fakt që askush nuk e mohon dot, sepse është i raportuar masivisht nga media.

Sot kemi njerëz të pafytyrë si kreu i FRPD-së, që jep mend për këtë parti ndërkohë që është futur pa asnjë meritokraci në Këshillin Kombëtar, kryesi dhe parlament. Kujt i duhen këto lloj karakteresh?

Kush nga ju e ka harruar atë luftë që kam bërë pikërisht kundër manipulimeve të zgjedhjeve të FRPD-së, të Këshillit Kombëtar dhe të Kryesisë, dhe këtë të fundit e manipuloi dhe Albana Vokshi, që niste lista emrash me SMS se kë duhej të votonin gratë?

Statuti i PD-së kërkon integritet absolut për kryetarin e saj dhe as Berisha dhe askush tjetër që mund të pretendojë këtë post nuk matet dot me integritetin tim.

Integriteti, karakteri dhe patriotizmi tregohen me fakte dhe AKTE, jo me fjalë koti si të Berishës nëpër foltore apo intervista në TV.

Atyre analistëve dhe elementëve të PD-së që japin mend nëpër studiot televizive se nuk bëhet politika nga jashtë – keni të drejtë, nga jashtë nuk bëhet, por bëhet vetëm nga Ëashington, DC, ku kam kaluar pjesën më të madhe të kohës.

Ju kam thënë më parë: pastrimi politik në Shqipëri nuk bëhet nga terreni, sepse vota, sidomos e atyre që janë pjesë e strukturave të PD-së, manipulohet gjithë kohën. E njëjta gjë vlen edhe për zgjedhjet parlamentare dhe Edi Ramën.

Lufta bëhet nga Ëashington, DC dhe nëse dikush nga ju mund të ketë këllqe, por edhe mundësitë për ta arritur këtë, bujrum – hidhuni. Por mend se ku duhet të jem mos jepni, sepse nuk jeni në zotërim të kapacitetit të duhur për të analizuar se si dhe nga ku e bëj unë betejën.

Nuk dua të lë mënjanë ata analistë studiosh që deri në Tiranë kanë udhëtuar dhe japin mend se si funksionon DASH në Ëashington DC dhe se kjo e fundit s’do merret me votat në Shqipëri. Realisht, kjo tregon injorancë të thellë për sa i përket mënyrës se si llogjikoni, perceptoni se si funksionon SHBA, DASH apo DOJ. Ndoshta, minimalisht, lexoni mjaftueshëm që të analizoni se si funksionojnë administratat Amerikane. Por ju mirëkuptoj, sepse po të kishit aq mënd për analiza, do kishit analizuar së pari veten dhe ju garantoj që do kishit refuzuar të shkonit nëpër studio, sepse do donit të ruanit dinjitetin tuaj.

Sigurisht që ai $10 milionshi i Berishës për LaCivitën dhe Continential Strategies e ka vështirësuar punën, por kuptoni që Berisha ka blerë konsulentët dhe jo Presidentit Trump.

E kam thënë shpesh: llum më të qelbur se konsulentët politikë në Amerikë nuk ka, sepse për ta, çdo gjë drejtohet nga lekët dhe jo nga parimet. Këtu futen të gjithë me radhë, lobistët të parët.

Punën e ka vështirësuar edhe Edi Rama duke i falur Shqipërinë Ivanka Trump apo Jared Kushner, dhe sërish jam e vetmja që po e luftoj. Si? Këtë nuk mund ta bëj publike momentalisht, por kuptoni që SHBA ka akoma ligje, Kongres, FBI dhe media të pavarura, dhe së shpejti, ndoshta brenda marsit, do dëgjoni “bomba” që do ekspozojnë korrupsionin e Jared, Ivankës, kllounit të Kryeministrisë dhe disa të tjerëve.

Vetëm me pikat më lart, them se jam në mënyrë absolute personi i duhur jo vetëm për një rehabilitim total të PD-së, por edhe për heqjen e Edi Ramës brenda një deri në dy vjet nga marrja e PD-së dhe, si pasojë, për një rehabilitim total të qeverisë dhe parlamentit, në mënyrë që të kemi një shtet funksional, pa korrupsion, që punon për popullin dhe jo anasjelltas.

Sazani do të mbetet pronë e shqiptarëve dhe sikur Kushner të nisë punën për ndërtim. Kur njerëzit tanë të kenë takat, do ta ndërtojnë atë vet siç duhet.

Korrupsioni interatlantik do marr fund së shpejti. Kjo është në interes të vet Amerikës, kështu që nuk jemi vetëm në këtë betejë.

Dhe dy fjalë për ata që mendojnë se po më ndihmojnë duke më shpjeguar se kush është Berisha, si funksionon PD-ja dhe si nuk do të më lejojë të futem në garë apo të fitoj – dhe meqë kërkoni të dal nga loja pa hyrë mirë, dhe meqenëse e konsideroni veten aq të mençur (dhe ju lexoj të gjithëve, sepse çdo informacion ndihmon në një formë apo një tjetër), më duhet t’ju pyes: a ka ndonjë mundësi që në proces e sipër të mos ofendoni inteligjencën time? Ku e dini ju që unë pikërisht atë dua – manipulimet dhe fallcifikimet e Berishës në kurrizin tim?

Kur luftën e bën vetëm, e vetmja mënyrë për të fituar është një strategji e fortë. Lufta nuk bëhet me 1000 që thjesht hedhin gurë në ajër apo i vënë flakën Kryeministrisë, sikur të ishte pronë e Kristaq Ramës dhe jo e popullit, dhe pastaj kujtojnë se do fitojnë betejat me Edi Ramën.

Lufta fitohet vetëm me një strategji të mirë dhe të sofistikuar, dhe Berishës gjithnjë strategu i ka munguar.

Një ushtri fundërrinash ka kapur drejtësinë

0

Shkruan Myslim Murrizi

E para, nga ana teknike foli prokurori. Problemi është që ky është një qëllim populist. Pra, parë nga aspekti makro, duket qëllim i mirë, i babaxhanllëk ose bon sensus që “partizan” Sokol Sadushi dhe ky që i vrau beun e Saukut për tre lopë, Ilir Panda, që nuk duhet të ishin fare në sistem se janë fëlliqësirat e regjimit të fundviteve 80-90, të këtij palo-drejtësie të re, të Don Lu Kirgistanit dhe të Romana Vllahutës, atij sy dallëndyshes që detyroi 140 njerëz të tredhur pa kurajo, deputetë, që votuan këtë palo reformë. Nuk duhet të ishin në sistem fare këta.

Këta bëjnë një shou që po kujdesen për vegjëlinë, për popullin. Kodi i procedurës penale, unë kam folur në parlament kur kam qenë. Mungesa e vullnetit politik dhe llaksja politike e forcave që kanë qeverisur këtë vend, kanë arnuar që në 95-ën të njëjtin Kod Penal me arna dhe kanë ruajtur të njëjtin Kod të Procedurës Penale që edhe pse thuhet teorikisht masë e fundit shtrënguese është arresti me burg.

Ne nuk jemi shkëputur akoma falë këtyre individëve qelbanikë, në majën e drejtësisë nga regjimi inkuizitiv i komunizmit. Pra, kap e fut brenda pastaj gjejmë fakte për ta dënuar. Ky është regjim sovjetik. Nuk jemi ne vend demokratik në sistemin e drejtësisë. Dhe këtu ne flasim për gjykata, por duhet të zhvishemi nga çdo lloj ruajtje etike. Po mirë si ka mundësi që e kërkojnë këtë tani kur këta kanë ndryshuar Kodin Penal për gjoba për parking? Ne nuk kemi gjykatë.
I erdhi rreziku mazhorancës në derë. Nuk i ha neni Ramës hiç për mazhorancën. Hiç. I erdhi Ramës te menderja e vet. Edhe urdhëroi “partizan” Sokol Sadushin që shife prishe këtë punë, që kur të mos jem më këtu unë, se s’po më rreh as Tajipi, as kjo motra Meloni, as gjermanët, as kinezët, ta kem si krah, si ku për t’u mbajtur, këtë që unë nuk mund të shkoj në burg mbase, e ka bërë dhe Sokoli me Ilir Pandën, këtë lloj vendimi. Ka për vete ky. Po këtyre ku ja ka ndjerë për Vangjush Dakon, për Lefterin, për Alqin, për Erion Velinë, për Ben Ahmetajn, për Saimir Tahirin? Nuk janë të mazhorancës, po kujt janë këta të opozitës? Po Ilir Metën, presidentin? Po që të gjitha, Ilirin e ka zgjedhur vetë president se PD-ja ka qenë në çadër në 2017-ën. Qëllimi që duan ta shesin publikisht është për të ndihmuar vegjëlinë. Ky që thotë sot që Strasburgu më ka thënë se ke shumë paraburgime, ky detyroi Qamil Zelin me lule she prodhoi 1000 lekë drita të varri veten në burg te kuzhinës. Ky detyroi djalin 19 vjeçar në Ardenicë te Lushnjës që priste cigare e hashash vari veten në burg. Ky, ky fëlliqësirë. Ky fundrrinë me gjithë këta qelbanikë, fëlliqësira dhe fundrrina që kanë kapur këtë drejtësi prej fyti prej 30 vjetësh edhe nuk e lëshojnë. Madje një pjesë e këtyre zvogëlojnë vitet, shkojnë në gjyq, ai është datëlindja e 58-ës, e çon 63-shin se do të rrijë zgjasë hala. Nuk del në pension asnjë qelbanik nga këta. As KLP, as prokurori i përgjithshëm, ke zëvendësprokuror i përgjithshëm që merret me vetingun. Ai 89 vjeç ku di unë. Mban mend dy luftëra, luftën e parë e të dytë, jo s’del ai.

Këta të gjithë këta të tjerë që i ka mbaruar mosha e 92-shit, ikin nga vetingu. Për çudi asnjë hetues, asnjë prokuror, asnjë gjyqtar dhe asnjë oficer i sigurimit të komunizmit nuk ka ngelur në veting. Asnjë. Merrni investigojini, të gjithë e kanë kaluar vetingun. Disa me stilin e tërheqjes së komisionerit nga ankim, disa me mos ankim nga komisioneri nga vendimi i KPK-së në KPA dhe disa 5 me 0 në KPA pasi i kanë marrë urdhër nga partia.

Pra, këto duan ta shesin se po e bëjmë për fukarenjtë. Në fakt e bëjnë për Ramën. Vetëm emrin nuk ja vënë, Sokoli. E thotë para se të iki kur i mbaron mandati këtij partizanit. Jo ka dhe evidenca. Po. Edhe thotë ta bëj edhe këtë. Po kjo është e shkruar, po të kemi ndonjë gjyqtar me integritet, që afërmendsh nuk urdhërohet nga prokurori siç thotë Dumani në komision, gjyqtari duhet t’ia përplasi surratit prokurorit.

E kemi prokuror bizbiq, ka frikë të hyjë në gjyqe publike. Për personat politikë dhe publikë që paguhen nga taksat e shqiptarëve, gjyqet duhet të jenë të hapura me kamera. Mirëpo ngaqë nuk di të artikulojë prokurori, ka gatshëm prokurorë atje. I pjanës i vjen urdhër, rrinë gjithë ditën me kontigjentët, doli te tetë katëshi se ka parë mos e kap njeri duke vjedhur domate te Avni Rustemi. Këta lloj flliqsirash kanë kaluar vetingun. Gjyqet unë kam qejf si qytetar të marr pjesë te gjyqi i këtyre funksionarëve publikë, për të parë sa lekë kanë vjedhur nga taksat e mia. Gjyq për të ruajtur privatësinë është një qytetar i thjeshtë. Të kanë futur gjahtarë, kanë ndaluar gjuetinë kur do të bëhej Shqipëria drogë. E kam thënë në parlament. Qëllimi i ndalimit të moratoriumit të gjuetisë, është vetëm se do mbytej gjithë Shqipëria drogë dhe këmba e gjahtarit shkelte në çdo vend e shihte parcelat me drogë. Kaq paqësorë të jenë këta, këtyre u janë vrarë ditën që ka ardhur asambleja, ky, grupi i Parlamentit Europian, u vranë katër veta në bllok, ai kujdeset për shkurzën, rosën dhe shapkën. Moratoriumi i gjuetisë.

Dhe po të kapte me dyfek për të gjuajtur rosa të egra, rosa është shtegtare vjen nga Rumania këtu, në burg. A po të kapin për 3-400 milionë euro. Jo, thotë ky, tash. Jo thotë ky. Ta shikojë Sokoli thotë me këtë që i rrasi kokrrën e plumbit në 89-ën beun e Saukut për tre lopë të marrta, Ilir Panda. Një butak, i brumbullt. Ë? I besoj unë drejtësisë Dvoranit, hetuesit të Krujës. Bën krahje, ka mbaruar shkollë politike. Ka futur dy veta në burg në 90-ën, korrik. Një pse ka shkelur në vorrë zonë kufitare, një pse ka prishur moralin komunist. Te palo, fundërrina. Por këtu ka përgjegjësi politika, sidomos opozita. Që e votoi si e tredhur me atë sy dallëndyshen 140 me zero. Për turpin e tyre. Dhe në 17 korrik 2017, si të tredhur prapë votuan 31 vetingues, njëri më halabak se tjetri. Që filluan, kam hedhur një video sot. Që dredhin menderat atje. Një që ka mbrojtur anglishten duke qenë picier në Itali.

Këta hajdutë i kanë marrë paketat për të kaluar 305 gjyqtarë dhe për të ngelur 450 të tjerë, gjyqtarë e prokurorë. E kuptoj. Pra, qëllimi që e bën është vetëm për Ramën. Vetëm se s’ia kanë vënë emrin. Se nëse ka gjyqtar me integritet dhe zbatojnë Kodin e Procedurës Penale, masa e fundit shtrënguese edhe me këtë kod që është, është arresti me burg. Pse s’i sjellin këta në parlament me shumë standarde?

Të gjithë zyrtarëve të shtetit, nëse nuk i bën hetim pasuror ke bërë një brymë në ujë dhe është tallje për hetimin e shpërdorimit të detyrës. Shpërdorim detyrës është si neni 55, agjitacion propagandë. Edhe në proporcion ka, sa dëm ekonomik i ke sjellë shtetit. Njërin e heton për brekë e kanotiere, e di? Ndërsa tjetrit i thua s’ka problem, vetëm për shpërdorimin…

Dokumentet/ VV shpenzoi 4 milionë e 500 mijë euro për një vit, mbi 120 mijë ua dha mediave të preferuara

0

4 milionë e 509 mijë euro ka shpenzuar Lëvizja Vetëvendosje vetëm gjatë vitit 2025. Kjo nënkupton gati trefish më shumë shpenzime se sa një vit më herët, respektivisht 1 milionë e 805 mijë euro sa ishin në vitin 2024. Partia në pushtet ka shpenzuar shumë më shumë se sa edhe partitë e tjera; PDK gjithsej 2 milion e 166 mijë euro, LDK gjithsej 1 milionë e 335 mijë e Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me harxhime gjithsej 531 mijë euro.

Në total, në fund të vitit, Vetëvendosje ka dalë në deficit plot 2 milionë e 323 mijë euro. Pra, kishte 2 milionë e 185 mijë euro të hyra, gjersa shpenzoi 4 milionë e 509 mijë euro. Për paga e kompensime tjera, partia e Albin Kurtit ka shpenzuar gjithësej 929 mijë euro; për transport 132 mijë euro e për reklama, reprezentacion e konferenca gjithësej 297 mijë euro.

DOKUMENT:

Një pjesë të majme të parave, LVV e dha edhe për reklama në media. Sipas të dhënave, për Grupin “Koha” u dhanë 95 mijë euro, për “Kosovanews” 13 mijë euro e për RTK-në 11 mijë e 530 euro. 5 mijë euro u dhanë gjithashtu edhe për portalin “Telegrafi”.

DOKUMENT:

Pagesë nga Vetëvendosje, edhe në vitin 2025 mori kompania e sondazheve “UBO Consulting”, e cila pas EXIT POLL-eve në zgjedhjet lokale në Mitrovicë, nga ky subjekt politik ishte shënjestruar dhe ishte vendosur në qendër të sulmeve. Për të madje kryeministri i Kosovës Albin Kurti kërkonte edhe hetim. Por, në 12 muajt e vitit të kaluar kjo kompani nga partia e të parit të Qeverisë përfitoi 25 mijë euro për shërbimet e veta.

Këngët e Ahengut dhe kënga qytetare e Shkodrës janë shumë të bukura. Rinia dhe studentët duhet të njihen, studjojnë dhe këndojnë këta këngë

0

Këngëtari i Ahengut shkodran Lul Bajrami: ‘Këngët e Ahengut dhe kënga qytetare e Shkodrës janë shumë të bukura. Rinia dhe studentët duhet të njihen, studjojnë dhe këndojnë këta këngë’.

1.Luli kur keni filluar të këndoni?

1.Kam filllur të këndoj në ‘Shtëpinë e pionierit’ Shkodër, në kursin e këngës për fëmijë me profesor Leonard Deda.Kam marrë pjesë në aktivitetet e Shtëpisë së pionierit Shkoder në moshën 10 vjeç. Më vonë kam kënduar në aktivitetet e organizuara në ‘Klubin e rinisë’ Shkoder me profesor Fatbardh Luga. Më kujtohet kam kënduar një duet me titull: ‘Qeshu rini’ me këngëtaren Viola Paçrami. Në disa akativitete kam kënduar me këngëtarin e mirënjohur shkodranë Frederik Ndoci. Në këta aktivitete më ka mësuar dhe mbështetur Profesor Nard Bushati dhe Hilmi Tukaj.

2. Kur keni filluar të këndoni në dasmat e qytetit të Shkodrës?

2. Në dasma kam filluar të loz në bateri, kur kam qenë vetëm 20 vjeç. Kam luajtur 12 vjet me bateri, në dasma dhe gëzime familjare. Më vonë kam filluar të këndoj në dasma. Më kujtohet në një dasmë në Shirokë në një gëzim familjar me Bashkim Kasemin. Në këtë dasmë kam kënduar me Foni, këngën ‘Sa shyqyr kenka njitue’ dhe ‘Mirë mrama i Zoti i shtëpisë’, këngë të njohura të ahengut të dasmave.

3. Me cilët instrumentistë keni kënduar dhe luajtur në dasma?

3. Kam kënduar me klarinetistin Gjovalin Koleci, kitaristin Irfan Shaqiri, Bashkim Kasemi ka luajtur në fizramonikë dhe këngëtari Agimi Molla në fillim ka luajtur në dajre. Klarinetisti Gjovalin Koleci më mbështeti për të filluar të këndoj. I pëlqente zëri im për të kënduar këngët e Ahengut shkodran.

4. A keni kënduar me këngëtarë të njohur shkodran?

4. Po, kam patur fatin e mirë të këndoj me këngëtarin Ibrahim Tukiqi, Bilibilin e këngës shkodrane Bik Ndoja, kengetarin e mirenjohur Shyqyri Alushi dhe këngëtarin nga Kosova Ismet Peja. Në vitin 2008 kam fituar çmimin e parë në një festival të trevave mbarë shqiptare, me shoqatën ‘Jehona e Shkodrës’ në Kaçanik në Kosovë. Ka qenë një kënaqësi e madhe.

5. A vazhdoni të këndoni sot në dasma dhe aktivitete të ahengut?

5. Po patjetër. Sot këndoj në lokale, dasma dhe aktivitete të muzikës shkodrane. Po vazhdoj ta ruaj traditën e këngëve shkodrane, Ahengun, këngët e vjetra, me tematika të ndryshme, për dashurinë, lulet, vajzat dhe këngë të ndryshme. Këngëtari i mirënjohur i Ahengut shkodran Shyqyri Alushi më ka dhuruar fletoren e këngëve të vjetra shkodrane për ta ruajtur këtë traditë. Ai më ka mësuar të mos imitoj këngëtarët e tjerë, por të ruaj traditën me zërin tim.

6. A mund të na tregoni ndonjë rast të veçantë në ambientet shkodrane, kur ju kanë kërkuar të kendoni këngët e vjetra?

6. Po më kujtohet së fundi ne nje ambient familjar, një burrë në moshë 85 vjeç më kërkoi këngën ‘Iptida e Muharrem’, të cilën e ka kënduar edhe Shyqiri Alushi. Kënga ka 8 strofa dhe ja këndova. Mbeti shumë i kënaqur dhe më falenderoi.

7. A keni kenduar ne aktivitete te Ahengut shkodran, me klarinetistin e njohur Indrit Kodraliu?

7. Patjeter. Me klarinetistin Indrit Kodraliu kam kenduar ne disa aktivitete. Indriti eshte pedagog dhe instrumentist qe krahas muzikes klasike dhe Jazz, lot me shume pasion kenget e ‘Ahengut shkodran’. Ai ka nje repertor shume te madh te ketyre kengeve. Ai i jep tonin, kengeve te vjetra dhe luan ne tonalite qe tingellojne bukur te Ahengut. Indriti ka luajtur Ahengun shkodran, qekur ka qene ne Shkollen e mesme.

8. A keni ndonjë mesazh për të rinjtë shkodranë dhe studentët e Universitetit ‘Luigj Gurakuqi’, a duhet ta njohin dhe këndojnë këngën shkodrane, Ahengun?

8. Po patjetër, të rinjtë duhet të njihen me këtë pasuri shpirtërore e kulturore të Shkodrës, ta këndojnë, ta studjojnë dhe studentët e psikologjisë dhe gjuhë letërsisë të njihen me tekstet e vjetra të këngëve, mbasi janë shumë të bukur, transmetojnë mesazhe paqeje, për lulet, vajzat dhe Shkodrën.

Intervistoi: Qamil Gjyrezi

“Moisiu”, magjepsja e mermertë e gjeniut të Rilindjes, Michelangelo Buonarroti

0

Shkruan Albert Vataj

“Moisiu” nuk është thjesht një skulpturë. Ai është një shpërthim gjenialiteti i ngrirë në mermer, një manifest i fuqisë krijuese të artit të Rilindjes. Në këtë figurë monumentale, miti biblik depërton kohën dhe përshkon shekujt, për të ardhur tek ne si një shfaqje e jashtëzakonshme e shpirtit krijues të një epoke që e pa njeriun dhe hyjnoren të bashkëjetonin në një harmoni të re estetike dhe filozofike. Kjo vepër është një nga kulmet e përfytyrimit artistik të Rilindjes, ku materia e ftohtë e mermerit shndërrohet në një prani të gjallë, pothuaj të frymëmarrshme.
Skulptura e “Moisiut” u realizua nga Michelangelo Buonarroti në vitet 1513–1515, si pjesë e projektit madhështor për varrin e papës Julius II. Sot ajo qëndron në kishën San Pietro in Vincoli në Romë, ku vazhdon të magjepsë vizitorët me fuqinë e saj dramatike dhe me intensitetin psikologjik që rrallëherë është arritur në skulpturë.
Figura paraqet patriarkun biblik Moses të ulur, por me një tension të brendshëm që e bën të duket sikur është gati të ngrihet në çdo çast. Në ballin e tij shfaqen dy “brirë”, një element ikonografik që rrjedh nga një interpretim i tekstit të Vulgate, përkthimi latin i Biblës i përdorur në Mesjetë dhe në kohën e Rilindjes. Në kapitullin 34 të Book of Exodus, fjala hebraike që përshkruan rrezatimin hyjnor të fytyrës së Moisiut u përkthye si “cornuta”, duke dhënë kështu motivin e famshëm të brirëve, që në artin europian u bë simbol i dritës dhe fuqisë së shenjtë.
Por ajo që e bën këtë skulpturë të pavdekshme nuk është vetëm ikonografia biblike. Është mënyra se si Michelangelo e përfytyron Moisiun si mishërim të një autoriteti të jashtëzakonshëm moral dhe shpirtëror. Udhëheqësi i popullit të Izraelit, ndërmjetësi i Besëlidhjes së Ligjit, profeti që mori urdhëresat hyjnore, këtu paraqitet si një figurë e mbushur me një energji të përmbajtur. Muskujt e tensionuar, shikimi i thellë dhe mjekra e valëzuar që rrjedh si një lumë i gdhendur në mermer, krijojnë ndjesinë e një force të jashtëzakonshme që përpiqet të mbajë nën kontroll zemërimin dhe drejtësinë hyjnore.
Moisiu i Michelangelos nuk është vetëm një personazh biblik; ai është një arketip i autoritetit moral, një figurë që mishëron përgjegjësinë e rëndë të atij që duhet të udhëheqë një popull dhe të vendosë ligjin që do të drejtojë fatin e tij për breza të tërë. Në këtë trup monumental duket sikur përplasen dy botë: fuqia e njeriut dhe pesha e misionit hyjnor.
Tradita artistike rrëfen një episod të famshëm që lidhet me përfundimin e kësaj vepre. Thuhet se kur Michelangelo e përfundoi statujën në vitin 1515, e soditi gjatë, i magjepsur nga fuqia e figurës që kishte nxjerrë nga mermeri. Në një çast ekstaze krijuese ai i ra lehtë me daltë gjurit të skulpturës dhe thirri:
“Parla! Perché non parli?”
(“Fol! Pse nuk flet?”)
Ky episod, qoftë legjendë apo realitet, është ndoshta mënyra më poetike për të shprehur atë që Michelangelo kishte arritur: ai kishte sjellë në jetë një figurë që dukej aq e gjallë, saqë vetëm fjala i mungonte për t’u bërë plotësisht njeri.
Në të vërtetë, me këtë vepër, Michelangelo nuk krijoi vetëm një imazh të fuqishëm të patriarkut biblik. Ai i dha historisë së artit një nga përfaqësimet më të thella të autoritetit dhe shpirtit njerëzor. Nga një bllok mermeri ai nxori një figurë që përmban brenda vetes gjithë dramën e Besëlidhjes, gjithë madhështinë e ligjit hyjnor dhe gjithë peshën e fatit njerëzor.
Prandaj “Moisiu” mbetet jo vetëm një kryevepër e skulpturës së Renaissance, por edhe një nga ato vepra të rralla që duket se jetojnë përtej kohës. Ai qëndron aty, në heshtjen e mermerit, por me një prani që vazhdon të flasë për shekuj.

“Jam shtatzënë!”- Ish zv.drejtoresha e AKSHI-t kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë, shtyhet seanca në GJKKO! SPAK do informoje për hetimet

0

Delibashi po hetohet veprat penale “shkelje të barazisë në tendera e kryer në formën e bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, grup I strukturuar kriminal dhe kryerja e veprave penale nga grupi kriminal”.

Ajo mbahet prej më shumë se 3 muajsh në masën e arrestit në shtëpi, por tashmë pretendon se kjo masë duhet zbutur, për shkak të rrethanave në të cilat ndodhet, pasi është shtatzënë, raporton gazetarja Klodiana Lala.

Seanca e së martës u shty, me qëllim që prokurorët e posaçëm, Bledar Maksuti e Altin Dumani, që po hetojnë skandalin e AKSHI-t të paraqesin informacionin 2 mujor lidhur me veprimet hetimore të kryera deri në këtë momente, e më pas gjykata të shprehet lidhur me kërkesën e Delibashit.

SPAK pretendon se brenda AKSHI-t vepronte një grup i strukturuar kriminal që drejtohej nga biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, të cilët urdhëronin rrëmbimin e rivalëve, sikurse ishte Gerond Meçe dhe i detyronin të tërhiqeshin nga tenderat.

Dy biznesmenët janë në arrati, ndërsa ish-drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj dhe Delibashi ndodhet në arrest shtëpie. Për 3 biznesmenë te tjerë dhe një zyrtar policie gjykata e posaçme ka caktuar masat e ndalimit për të dalë jashtë vendit apo pezullim nga ushtrimi i funksionit.

POSTIMET E FUNDIT