Kreu Blog Faqe 18

Injorancë është të kritikosh injorantët

0

Shkruan Edmond Arizaj

Kush janë injorantët më të mëdhenj? Pa mëdyshje, mësueset. Nuk janë injorante pse nuk dinë, janë injorante pikërisht se janë të dijshme. Le ta shpjegojmë me fakte të forta injorancën e tyre: Çfarë synojnë mësueset? Të mësojnë breza që nuk duan të mësojnë. Të mbushin mendje që nuk u pëlqen mendimi, por ndërzimi. Të merren me 30 pizevengë njëherësh në një botë ku 60 paraardhësit e tyre nuk kërkojnë llogari tek fëmija, por tek mësuesja. Për këtë mësuesja investon pesë-gjashtë vite, plus para, nerva, kohë, etj. Tani krahasoheni me dikë që investon vetëm një herë në buzë, gjoks e vithe, që merret vetëm me një mashkull të shumtën e herës, që dijenitë e saj mund të përmblidhen në 6 muaj çfarë ndodh në “Big Brathër” dhe 6 muajt e tjerë çfarë ndodh në krevatet e shoqeve. Në cepin e botës që i takon, në rrezen e Diellit që e ngroh, ajo është mbretëreshë; mësuesja le të kënaqet se është e dijshme me Homerin, me Danten, me Shekspirin, a me Ajnshtajnin e Pastërin.

Apo doni me adhurues? Cilët kanë më shumë? Injoranca është aq e fuqishme në mbështetje, në përkrahje, sa është e kotë t’i kundërvihet dikush. Imagjino pastaj kur vetë injorantët, për t’u dukur të dijshëm, sulmojnë injorancën. Nuk dua të jem në vend të të dijshmëve në këtë situatë! Ata mbeten jo vetëm pa fjalë, por edhe pa frymë, sepse gjysmë-injorantët që shajnë injorantët, janë si ish-komunistët që shajnë komunizmin. Brrrrrrr.

Le të marrim një të dijshëm, një fizikant psh: A ka ai më shumë ndjekës e përkrahës se sa dikush që thotë gjithë antiteoritë e teorive të tij: Toka është e sheshtë, Dielli është i ftohtë, Antarktida është kufi me qytetërime të tjera, Hëna është e zëvendësueshme, graviteti nuk egziston…dhe për këto ka diskutime, ka debate, ka ftesa televizive, ka artikuj. Pra injoranca është fakt që merret parasysh, fizikanti për çfarë na duhet?! S’ka as ndjekës, nuk është as trendy, është dhe shumë serioz, dhe në fund nëse diçka shkon jo sipas parashikimeve nuk guxon të thotë si injoranti: “Po mirë ndodh ndonjëherë edhe kështu”.

Apo të marrin mjekët: Cili prej tyre do guxojë sot të dalë përballë antivaxëve?! Fuck Pastër! Fuck Salk! Rroftë injoranca! Janë një armatë që nuk duan t’ia dinë, mjaftojnë të kenë të hanë, të pinë, të ndërzehen, të lodrojnë! Në fund të fundit, çfarë u duhen më shumë? A nuk duan dhe të dijshmit vetëm kaq?!

Injoranca nuk është si lebra, nuk është si lia, ajo nuk ka shenja. Madje ajo shkakton të qeshura. Humor. Batuta. Sepse habitati është tashmë i tyre. Dhe jeta po u lehtësohet gjithnjë e më shumë, teknologjia punon për ta. Tek e fundit për çfarë dreqin duhen Shekspiri, Tolstoy, Dostojevski? Le të përgjigjen të dijshmit.

(Video) Sharje e ulërima? Edi Rama “shpërthen” në Vlorë, çfarë ndodhi me Kryeministrin?!

0

Kryeministri Edi Rama ishte në Vlorë, atje ku zhvilloi një takim me drejtuesit e Bashkisë dhe deputetët e Qarkut, duke rikthyer kështu vëmendjen drejt qytetit ku më parë ka qenë edhe ligjvënës.

Takimi ka zgjatur rreth 90 minuta, por duket se diçka nuk ka shkuar sipas pritshmërive që kreut socialist, njëherazi edhe Kryeministër.

Një video e publikuar nga faqja ‘Disidentët’ tregon Kryeministrin Edi Rama që ka reaguar në një mënyrë jo normale në publik, duke iu drejtuar një grupi personash, mes të cilëve edhe kryebashkiakja Bruna Mersini.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur konkretisht, por nga pamjet kuptohet një shpërthim i Kryeministrit që me duar i drejtohet grupit që ka përballë.

Të bërtitura apo sharje është e vështirë të kuptohet, por nga pamjet dallohet Kryeministri Rama që shfaqet i nervozuar, ndërsa ata që qëndrojnë jo larg tij, duken të shokuar. Rama i drejtohet me duar, më pas tregon me gisht diçka, në një moment që tregon se takimi me drejtuesit e bashkisë dhe deputetët, ka qenë ndoshta një “katastrofë”.

Skena ka zgjatur disa sekonda dhe më pas Rama largohet me automjetin e tij.

Kjo nuk është hera e parë që Kryeministri shpërthen ndaj të vetëve duke shprehur pakënaqësi, por njëherazi momente të tilla tregojnë se Rama ka humbur qetësinë. Dhe kjo qetësi e humbur tregon se gjërat nuk shkojnë aq ‘vaj’ për Kryeministrin, veçanërisht me të tijët.

“The Sun”: Udhëheqësi i ri i Iranit Mojtaba Khamenei mbahet në jetë nga aparaturat

0

Gazeta britanike “The Sun” shkruan se udhëheqësi i ri i Iranit, Mojtaba Khamenei, ndodhet në gjendje shumë të rëndë shëndetësore pas plagosjes në një sulm ajror. Burime të lidhura me spitalin ku ai po trajtohet pretendojnë se 56-vjeçari mbahet në jetë me aparatura në njësinë e kujdesit intensiv dhe nuk mund të marrë frymë pa ventilim artificial.

I njëjti burim kishte raportuar më herët se Khamenei ndodhej në gjendje kome, kishte humbur të paktën një këmbë dhe kishte pësuar dëmtime të rënda në zonën e barkut dhe mëlçisë. Sipas përditësimit më të fundit, funksionet e zemrës dhe mushkërive mbahen aktive vetëm përmes pajisjeve të mbështetjes jetësore.

Mojtaba Khamenei besohet se është plagosur rëndë në të njëjtin sulm ku, sipas këtyre raportimeve, u vra edhe babai i tij, udhëheqësi suprem Ali Khamenei, si dhe disa anëtarë të familjes së tij.

Burime të tjera thonë për “The Sun” se ai nuk po ushtron kontroll të përditshëm mbi vendin dhe se operacionet ushtarake drejtohen kryesisht nga Trupat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC). Këto struktura vazhdojnë të lëshojnë dronë dhe raketa në rajon, ndërsa konflikti i nisur në fund të shkurtit vazhdon të përshkallëzohet.

Mediat shtetërore iraniane e kanë përmendur Khamenein me termin “Jaanbaz i Ramazanit”, që përkthehet si “veteran i plagosur i luftës”. Ai nuk është shfaqur publikisht që nga shpallja si udhëheqës suprem dhe një deklaratë e publikuar në emër të tij është lexuar në televizionin shtetëror nga një prezantuese.

Sipas burimeve të cituara nga gazeta britanike, siguria mbetet shumë e lartë në Spitalin Universitar Sina në Teheran, ku një pjesë e ndërtesës është izoluar dhe ruhet nga forca sigurie. Trajtimi i tij thuhet se drejtohet nga ministri iranian i Shëndetësisë dhe kirurgu i traumës Mohammad Reza Zafargjani.

Analistë dhe burime iraniane të cituara nga The Sun thonë se struktura e komandës së krijuar më parë nga Ali Khamenei i ka dhënë Gardës Revolucionare kontroll të decentralizuar mbi operacionet ushtarake përmes komandave rajonale, të cilat aktualisht po drejtojnë veprimet e luftës.

“M’ka çu nana me la gojën!”

0

Shkruan Zef Ndreka

Kështu më duken reagimet dhe lëvizjet e shumë shqiptarëve anembanë botës.
Nana Shqipëri e madhe, ndër vite i ka mësuar bijt e saj të jenë më të qëndrueshëm, më të ndershëm, më besnikë, por edhe më diplomatë. Sëpari me njëri-tjetrin e më pas me atë-mëmë-dheun.
M’ka çu nana me la gojën!
Kjo shprehje e urtë popullore duket se e përshkruan më së miri edhe një pjesë të madhe të reagimit të politikës shqiptare përballë zhvillimeve që lidhen me gjyqin ndaj ish-udhëheqësve të Ushtria Çlirimtare të Kosovës në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Në Prishtinë, në Tiranë e në qytete të tjera, organizohen protesta, deklarata të forta politike dhe konferenca për shtyp. Fjalët janë të shumta, emocionet të forta me retorika shumë patriotike. Por përtej kësaj zhurme publike deri tani pa bereqet, lind pyetja:
Ku është strategjia kombëtare?
Sepse një çështje kaq e rëndësishme historike dhe politike nuk mund të trajtohet vetëm me reagime spontane apo me mobilizim emocional, me tubime, këngë e valle, apo vetëm me koncerte.
Lufta e Kosovës nuk është vetëm një kapitull në historinë shqiptare, por edhe një nga ngjarjet më të rëndësishme edhe të historisë europiane të fund shekullit XX. Prandaj, pa një strategji të qartë politike, diplomatike dhe akademike, rrezikohet që ngjarjet e saj të deformohet.
Në mungesë të një sjellje të koordinuar mes Shqipërisë dhe Kosovës, reagimet shpesh mbeten vetëm fragmente. Çdonjëri flet në emër të vet dhe secila palë bën deklaratat e saj! Por mungon një platformë e përbashkët që të artikulojë në mënyrë serioze dhe të vazhdueshme të vërtetën historike të luftës çlirimtare të Kosovës.
Kjo bëhet edhe më problematike kur përballë është një shtet si Serbia, i cili prej vitesh ka ndërtuar një strategji të mirëfilltë diplomatike dhe propagandistike për të shpërndarë përgjegjësinë e tij në luftërat e viteve ’90.
Në një betejë të tillë sjellheshbe qëndrimesh, emocionet nuk mjaftojnë aspak. Jo vetëm kërkohet, por na duhet domosdo një strategji, duhet domosdo dokumentim, si dhe koordinim ndërkombëtar.
Protestat mund të jenë një shprehje solidariteti dhe një reagim i natyrshëm i shoqërisë, por ato nuk mund të zëvendësojnë punën e institucioneve, të diplomacisë dhe të botës akademike. Pa këto elemente, të gjitha reagimet mbeten vetëm simbolike.
Pikërisht këtu shprehja popullore e sipërcituar merr kuptim të plotë. Sepse veprimet janë më shumë për dukje sesa për rezultat, ndaj populli e thotë: “Më ka çu nana me la gojën.”
Çështjet kombëtare kërkojnë shumë më tepër se kaq. Ato kërkojnë vizion, kërkojnë koordinim dhe strategji afatgjatë. Përndryshe, rrezikohet që zhurma e momentit të shuhet shpejt, ndërsa pasojat do të mbeten gjatë.

Pse meshkujt i përdhunojnë femrat?

0

Shkruan Lekë Imeraj shkrimtar, përkthyes, publicist

Shumë përdhunuesë seksualë, mundohen ta justifikojnë veprimin e tyre kriminal, në mënyra të ndryshme.
Dikush thotë se, femra ishte provokuese, ishte veshur seksi me qëllim për të provokuar meshkujt, prandaj nuk u përmbajta dot. Unë nuk kam faj. Dikush tjetër thotë se, viktima ishte shumë arrogante, nuk e duroja dot arrogancën e saj, prandaj e përdhunova.
Megjithatë kriminelët përdhunues të femrave, bëjnë pjesë në grupe të ndryshe heterogjene. Motivet që i shtyjnë meshkujt për të përdhunuar femrat, janë të ndryshme.
Tek meshkujt gjendet tipi hiperseksual. Ky tip është i njohur prej shumë kohësh. Në vitin 1830 dy psikiatrit francezë, Esquirol dhe Pinel, e përshkruan hipërseksualitetin si fenomen seksual të pazakontë tek meshkujt, dhe e quajtën “Erotomanie”. Në ditët e sotme, meshkujt që vuajnë nga hiperseksualiteti konsiderohen Don Juanë ose Casanova. Meshkujt hiperseksualë, vazhdimisht mendojnë vetëm për seks, aq shumë sa nuk kanë kohë dhe mundësi të mendojnë për gjëra të tjera jetike. Tek meshkujt hipërseksualë, seksi me të njëjtën partnere, e humb shumë shpejt interesin. Kontakti seksual është diçka mekanike, nevojë shfryrjeje, asgjë më shumë. Kjo shkakton problem në bashkëshortësi. Për t’a plotësuar nevojën e tyre seksuale,vazhdimisht janë në kërkim të një partnereje të re. Nëse nuk e arrijnë dot në mënyrë normalle, i sulmojnë. Tipa të tillë, zakonisht, veprojnë si „ujqër të vetmuar“ mbi viktimën, por edhe në grup.
Meshkujt, në përgjithësi, vuajnë nga ndjenja e pushtetit dhe dominancës mbi femrën. Ata mendojnë, nëse femra nuk pranon vullnetarisht të „shalohet“, atëherë perdhunimi seksual, është mjeti më i mirë për t’ia ulur kokën. Sipas tyre, poshtërimi i femrës, është mjeti më i mirë për t’a pushtuar atë.
Krahas tipit dominant, është edhe tipi tjetër, ai urryes i seksit femër. Tipa të tillë sillen me shumë agresivitet dhe tërbim ndaj grave, pa përjashtim nga mosha dhe pamja. Nuk mendojnë një viktimë konkrete, të gjitha gratë duhet të jenë viktima, të dhunimit dhe përdhunimit. Ky fenomen shfaqet në kulturat ku gruaja mendohet burimi i të gjitha ligësive. Si e tillë, duhet dhunuar, përdhunuar, madje edhe vrarë. Eshtë principi i femicidit. Ky fenomen, sot është shumë i njohur dhe i rrezikshëm në kulturën islame.
Filozofi egjiptian, Hamed Abdel Samad, thotë:
“Para dyzet vitesh, në Kajro, vështirë se gjendej një grua me shami koke, me burka, jo se jo. Provokime seksuale publike, në atë kohë, thuajse nuk kishte fare. Sot thuajse nuk ka grua të pa mbështjellur, dhe megjithatë, provokohen dhe dhunohen seksualisht, edhe në rrugë. Kjo ndodh në Iran, Afganistan, Pakistan, dhe në shumicën e vendeve të tjerë islame, të cilat qëndrojnë në krye të listës në rang botëror, për dhunim seksual të grave. Edhe në të pasurën Arabinë-Saudite, ky fenomen është përhapur shumë. Mund të mendohet fare thjeshtë për një lidhje të këtij fenomeni, me mbështjelljen e grave dhe provokimeve seksuale. Në linjën e parë, kjo ka të bëjë me hierarkinë dhe me një kulturë, në të cilën gruaja konsiderohet si send, e pavlerë. Realiteti i botës isalme, është vuajtje dhe morali i dyfishtë në lidhje me seksin. Askund tjetër nuk ka më shumë operacione te vajzat, për riparimin e cipës së dëmtuar të membranës së virgjerisë, nga përdhunimet seksuale, se sa në botën islame.”
Tipi përdhunues seksual, me motiv hakmarrjen, është tipi më i njohur dhe më i përhapur në shumë kultura. Ky krim kryhet individualisht dhe në grup.
Politologu sirian, Bassam Tibi, thotë: „A ka ndonjë të përbashkët midis sulmeve mbi gratë në Köln, në natën e ndërrimit të viteve (2015/2016), dhe gjendjes në Siri? Përgjigjia është: Po, ka një të përbashkët, dhe kjo e përbashkëta është dhuna kundër grave. Duket se shumë bashkëpuntorë të mi gjermanë, nuk e kuptojnë dhunën kundër grave, në botën islame, si traditë të një kulture orientale-patriarkale. Në Orient, gruaja nuk mendohet si subjekt, por thjeshtë si send që bën pjesë në nderin e burrit. Sulmet mbi gruan, nuk kanë si qëllim vetëm përdhunimin apo ndëshkimin e saj, por në shumë raste, si akt për poshtërimin e burrit të saj, për hakmarrje.”
Sot, në trojet shqiptare, ka filuar një propagandë brutale, antinjerëzore kundër femrës. Shumë klerikë myslimanë, individë dhe grupe antifeministe, i kanë ndezur motorët e femicidit. Propaganda për poligami, martesën brënda gjakut dhe ajo e detyruar, janë pjesë e kësaj propagande antifemër. Qellimi i saj, është rikthimi i femrës shqiptare, në myslimanen e Mesjetës, në thes lëvizës, pa liri, pa të drejta dhe… në asgjë. Po zbatojnë teorinë dhe praktikën talebaniste, për asgjësimin e femrës si njeri.

Belinda Balluku nuk ka ngrënë dardha pas shpinës së Edi Ramës. ata kanë vjedhur bashkë

0

Kryesia e Partisë Demokratike është mbledhur në selinë e kësaj partie, ndërsa kreu demokrat Sali Berisha, u shpreh se zgjidhja e vetme e krizës ekzistenciale për shqiptarët është largimi i Edi Ramës si Kryeministër.

Ndërsa e konsideroi si moment të jashtëzakonshëm për vendin, Berisha tha se Edi Rama ka hequr maskën dhe ka nxjerrë fytyrën e vërtetë, duke u kthyer në mburojë të korrupsionit.

“Edi Rama pas një përpjekje të jashtëzakonshme të opozitës, por e vërteta është edhe të partnerëve ndërkombëtare dhe institucioneve ndërkombëtare për zbatimin, funksionimin e shtetit ligjor, zbatimin e ligjit dhe Kushtetutës, Edi Rama haptas hoqi çdo maskë, hodhi poshtë një përpjekje të madhe për të ndihmuar Shqipërinë dhe votoi në Parlament murin, mburojën e korrupsionit të tij, të vjedhjeve të tij dhe përfshiu, ose nën pretekst, zëvendëskryeministren Belinda Balluku.

Ky akt i shëmtuar dhe i pashembullt ndonjëherë në historinë e Europës pas rënies së Perdes së Hekurt, është dëshmi flagrante e inkriminimit të tij direkt në mega-afera korruptive”, tha Berisha.

Sipas kreut demokrat, Edi Rama dëshmoi se nuk ka pranon të hetohet dhe të gjykohet për vjedhjet e tij monstruoze.

“Në këtë përplasje të fuqishme të paprecedent tremujore, viktima absolute ishte pa diskutim institucioni i akuzës, ishte prokuroria speciale dhe gjykata, për të cilat kryegjykatës dhe kryeprokuror pas votimit në parlament do jetë vetëm Edi Rama.

Me vendimin e parlamentit për të mbyllur mundësitë e hetimit pa imunitet, institucioni i akuzës apo tentativat e tij për të funksionuar mbi bazën e ligjit, jashtë kontrollit ekzekutiv, marrin një goditje fatale, asgjësuese, përfundimtare”, tha Berisha.

Sipas kreut demokrat, nuk është Balluku që ka ngrënë dardha pas kurrizit të Edi Ramës, por është vetë Kryeministri që ka ngrënë dardha.

Konstatimi i Erich Fromm, si aktualiteti e ka shndërruar njeriun nga qënie në mekanizëm

0

Shkruan Albert Vataj

Reflektimi që Erich Fromm shtron në veprën “To Have or To Be?”, (“Të kesh apo të jesh?”) nuk është vetëm një kritikë e shoqërisë moderne, por një diagnozë e thellë e gjendjes së njeriut në epokën e organizimeve të mëdha burokratike dhe të kulturës së konsumit. Në pasazhin: “Ëndrrat për të qenë padron absolut të qenieve tona ka marrë fund qëkur kemi filluar të hapim sytë dhe të bindemi se jemi bërë të gjithë ingranazhe të makinës burokratike; dhe se mendimet tona, ndjenjat dhe shijet tona janë manipuluar nga qeveritë, nga industria dhe mjetet e komunikimit masiv, të kontrolluara nga njëra-tjetra.” ai shpreh fundin e një iluzioni të vjetër, besimit se njeriu është zot absolut i vetes, se vetëdija dhe vullneti i tij janë të lira dhe të pavarura.
Sipas Fromm, ky iluzion fillon të shembet në momentin kur njeriu fillon të kuptojë se është bërë pjesë e një sistemi të madh mekanik, ku individi funksionon si një ingranazh në një makineri të ndërlikuar shoqërore. Ky sistem përbëhet nga struktura burokratike, organizime ekonomike, aparate politike dhe mekanizma komunikimi që ndërveprojnë mes tyre dhe që, në mënyrë të padukshme, modelojnë jetën e individit.
Në këtë kuptim, njeriu modern nuk është më thjesht një qenie që zgjedh lirshëm, ai është një qenie e formësuar nga mekanizmat e prodhimit dhe të konsumit. Mendimet e tij nuk lindin gjithmonë nga një reflektim i lirë, por shpesh janë rezultat i ndikimit të propagandës, reklamës dhe narrativave politike. Ndjenjat e tij orientohen nga pritshmëritë shoqërore, ndërsa shijet dhe dëshirat prodhohen nga industria e kulturës dhe e konsumit.
Fromm e sheh këtë proces si një formë të re të alienimit. Në vend që njeriu të jetë subjekt aktiv i jetës së tij, ai bëhet objekt i një sistemi që prodhon nevoja, aspirata dhe modele jetese. Qeveritë, industria dhe mediat, të lidhura në një rrjet ndikimi reciprok, krijojnë një univers simbolesh dhe idesh që orientojnë mënyrën se si individët mendojnë për veten dhe për botën.
Kjo është arsyeja pse Fromm flet për fundin e ëndrrës së sovranitetit të brendshëm. Liria e jashtme mund të ekzistojë formalisht, por liria e brendshme rrezikon të zhduket kur vetëdija e individit kolonizohet nga struktura të fuqishme ekonomike dhe politike.
Në këtë kontekst, dallimi që ai bën midis mënyrës së jetesës “të kesh” dhe mënyrës së jetesës “të jesh”, merr një kuptim vendimtar. Shoqëria moderne, sipas tij, është ndërtuar mbi logjikën e zotërimit, njeriu mat veten përmes asaj që posedon, pasuri, status, reputacion, imazh publik. Por kjo mënyrë jetese e zhvendos thelbin e qenies nga përvoja e brendshme drejt akumulimit të jashtëm.
Për Fromm, vetëm rikthimi te mënyra e të qenit, që nënkupton vetëdije kritike, kreativitet, dashuri dhe pjesëmarrje autentike në jetën njerëzore, mund ta çlirojë individin nga ky mekanizëm manipulimi. Të jesh, në këtë kuptim, nuk do të thotë të zotërosh më shumë, por të jetosh më thellë, më ndërgjegjshëm dhe më lirshëm.
Kështu, pasazhi i Fromm, nuk është thjesht një vëzhgim sociologjik, ai është një thirrje për zgjuarsi kritike. Ai na kujton se liria nuk është një gjendje që na jepet nga sistemi, por një aftësi që duhet ta mbrojmë vazhdimisht përmes vetëdijes, reflektimit dhe guximit për të mos u bërë thjesht një pjesë e mekanizmit.

Taulant Balla dhe 0,900 shpallen persona non grata në BE”

0

IDC-CDI dhe Forumi i Grave të CDI, (WCDI), kanë dënuar deklaratën të bërë ndaj deputetes së PD, Albana Vokshi, gjatë seancës plenare në Kuvend.
Në reagimin zyrtar, organizatat ndërkombëtare kritikojnë deklaratën e kryetarit të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili iu referua Vokshit me numrin “0900”, që sipas tyre përbën fyerje dhe cënim të dinjitetit të një gruaje në detyrë publike.
IDC-CDI dhe WCDI theksojnë se gjuha seksiste dhe përpjekjet për të poshtëruar gratë në politikë janë të papranueshme dhe u bëjnë thirrje forcave politike në Shqipëri ta dënojnë këtë sjellje dhe të garantojnë respekt në debatin parlamentar.
Reagimi i plotë:
IDC-CDI dhe WCDI (Forumi i Grave të CDI) dënojnë sulmin seksist në Parlamentin e Shqipërisë
IDC-CDI dhe Organizata e Grave e IDC-CDI (WCDI) dënojnë fuqishëm fyerjen seksiste të papranueshme të drejtuar ndaj Albana Vokshit nga kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla gjatë seancës së fundit plenare të Parlamentit të Shqipërisë. Nënkuptimi degradues që i referohej numrit të saj si “0900”, një aludim i qartë ndaj një linje telefonike seksuale, përbën një akt të hapur mungese respekti dhe një sulm ndaj dinjitetit të një gruaje që shërben në detyrë publike.
Një sjellje e tillë është e papajtueshme me vlerat e përfaqësimit demokratik dhe minon integritetin e institucioneve parlamentare. Intimidimi seksist, poshtërimi dhe përpjekjet për të heshtur gratë përmes gjuhës fyese duhet të refuzohen pa asnjë mëdyshje.
Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me Albana Vokshin dhe u bëjmë thirrje të gjitha forcave politike në Shqipëri, veçanërisht atyre që mbajnë pozita përgjegjësie brenda shumicës qeverisëse, ta dënojnë këtë sjellje dhe të sigurojnë që debati publik të zhvillohet me respektin që kërkojnë institucionet demokratike.
Seksizmi, ngacmimi dhe degradimi personal nuk mund të tolerohen në jetën politike. Parlamentet duhet të udhëheqin me shembull në mbrojtjen e barazisë, dinjitetit dhe respektit për gratë.

SPAK, verifiko vilën nr. 69 në “Green Coast” në Palasë: Dyshime për pronësi të fshehur të Blendi Klosit në emër të Dritan Sakohoxhës

0

Një tjetër çështje që kërkon verifikim nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) lidhet me një pronë luksoze në kompleksin turistik “Green Coast” në Palasë, në bregdetin e jugut të Shqipërisë.
Sipas informacionit që qarkullon në burime mediatike dhe në rrjete sociale, bëhet fjalë për vilën me numër 69 në këtë kompleks elitar, e cila dyshohet se mund të jetë në përdorim ose në pronësi faktike të ish-ministrit dhe deputetit socialist Blendi Klosi. Në dokumentacionin formal të pronësisë, sipas këtyre pretendimeve, vila rezulton e regjistruar në emër të gazetarit sportiv Dritan Shakohoxha.
Nëse këto të dhëna rezultojnë të sakta, çështja ngre pikëpyetje mbi mundësinë e përdorimit të personave të tretë për të fshehur pronësinë reale të pasurive të paluajtshme, një praktikë që në raste të caktuara mund të përbëjë element të veprave penale të fshehjes së pasurisë ose deklarimit të rremë.
Kompleksi turistik “Green Coast” në Palasë njihet si një nga projektet më luksoze të ndërtuara vitet e fundit në bregdetin shqiptar, ku çmimet e vilave arrijnë shifra shumë të larta në tregun imobiliar.
Për këtë arsye, verifikimi i burimit të financimit dhe i pronësisë reale të pasurive të tilla mbetet një çështje me interes publik, veçanërisht kur përmenden emra të zyrtarëve të lartë ose personave të lidhur me jetën publike.
Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga Blendi Klosi apo nga gazetari Dritan Shakohoxha lidhur me këto pretendime. Nëse institucionet e drejtësisë do të vendosin të verifikojnë rastin, mbetet për t’u parë nëse vila nr. 69 në “Green Coast” është thjesht një pronë private e ligjshme apo pjesë e një strukture pronësie më komplekse që kërkon hetim më të thelluar.

Pse jam optimist i pasherueshëm

0

Shkruan Ermal Hasimja

Na ka dëshpëruar aq keq bllokimi i drejtësisë dhe integrimit nga Rilindja sa vendosa të bëj një status pozitiv për pak ndryshim atmosfere:
1. Është e vërtetë që kemi 100 probleme, por edhe vende të shkatërruara 100 herë më keq nga lufta janë rimëkëmbur shpejt. Asnjë vend nuk rrënohet ndonjëherë në mënyrë të pakthyeshme. Shqipëria do t’i mbijetojë edhe Rilindjes siç i ka mbijetuar edhe komunizmit dhe luftërave.
2. Sot ekziston një opozitë morale që është më e madhe se opozita politike. Kjo opozitë morale përfshin edhe shumë socialistë që duan një parti socialiste të ndershme dhe në shërbim të vendit. Populli nuk është i ndarë moralisht sipas vijave partiake, por sipas vijave morale. Disa e pranojnë e mbrojnë korrupsionin, ndërsa disa e përbuzin. Edhe ata që e pranojnë si të pashmangshëm nuk do të thotë se e duan. Morali nuk ka vdekur. Njerëzit e bëjnë dallimin mes të mirës e të keqes. Thjesht ka demoralizim. Ky demoralizim duhet luftuar.
3. Korrupsioni qeveritar mund ta pengojë integrimin politik e ekonomik të vendit, por nuk pengon dot integrimin në aspekte të tjera që nuk varen prej qeverisë. Rinia shqiptare sot mendon e arsyeton njësoj si rinia evropiane. Unë jam i bindur se brezat e rinj do të kenë pritshmëri më të larta se brezat e mëparshëm, sepse e kanë parë të mirën me sy dhe e presin. Disa modele të gabuara të rinjsh në politikë nuk përfaqësojnë rininë në përgjithësi dhe në fakt janë kthyer në modele që dëshmojnë problemet në vend që të joshin për t’i ndjekur. Mos harroni, ju që jeni sot 40-60 vjeç dhe ankoheni për brezat e rinj dikur keni qenë objekt ankese nga brezi i prindërve tuaj që ankoheshin për ju.
4. Hapja e vendit ndaj turizmit do t’i ndihmojë shqiptarët të vlerësojnë atë që vlerësojnë të huajt tek ne. E keni vënë re besoj që paralelisht me rritjen e turizmit po rriten edhe investimet në kuzhinën tradicionale ose aktivitetet kulturore. Tregu i jep vlerë edhe ruajtjes së kulturës, sepse kultura nuk ruhet thjesht për nostalgji, por mbi të gjitha kur është burim të ardhurash.
5. Mes gjithë vështirësive e pengesave nga shteti sipërmarrjet shqiptare ia dalin të zhvillohen, madje edhe të investojnë në rajon. Ndërveprimi ekonomik me Kosovën po rritet.
6. Marrëdhënia mes shqiptarëve në rajon po përmirësohet fuqishëm. Kush i mban mend vitet ’90 e ‘2000? Mes shqiptarëve bënin kërdinë stereotipet e kosovarit pasanik në Tiranën e varfër të 1992-shit, ose në Kosovë stereotipi i “rebelit të Shqipnisë” që kishte shkatërruar shtetin në 1997. Sot shqiptarët në Ballkan e shohin njeri-tjetrin si pjesë të të njëjtës familje e kulturë. Ku ka pamje më emocionuese se të shohësh stadiumin e Hambugut ose Dortmundit me 40.000 shqiptarë që nuk i dallon dot më nga njeri-tjetri duke kënduar të njëjtat këngë e duke shpërthyer në delir për të njëjtët gola! 40.000 shqiptarë që njeri-tjetrin nuk e thërrasin më “kosovar”, “maqedonc” apo “i Shqipnisë”, por thjesht “shqipe”.
7. Ankohemi pafund për arsimin, por sot në mes të mediokritetit kemi edhe një grup shkollash shumë të mira që krahasohen me shkollat më të mira evropianë. Këto shkolla duhen marrë si standard e model për gjithë sistemin arsimor.
8. Aty ku shteti nuk ka kontroll edhe shëndetësia funksionon. A e dini se Shqipëria po i bën konkurrencë gjithnjë e më të madhe vendeve të rajonit, por edhe BE-së për turizmin shëndetësor? A i shihni rrugëve të Tiranës të huaj me fasho në kokë e hundë që vijnë këtu për të rregulluar hundën apo dhëmbët?
9. Për herë të parë kemi një brez shqiptarësh që na bëjnë krenarë në botë me punën e tyre. Jo vetëm futbollistë e muzikantë, por edhe shkencëtarë e sipërmarrës si Mira Murati. Apo ligjvënës në Evropë e SHBA.
10. Ndryshe nga koha e komunizmit nuk jemi vetëm në rrugën tonë. SHBA-të dhe BE-ja janë certifikuar moralisht nga shqiptarët si garantë të demokracisë sonë. Trysnia e tyre është pozitive në politikën tonë. Shqipëria është vend i NATO-s dhe askush nuk ka frikë sot nga sulme të huaja. Ju kujtohen vizat që merrnim me 100 siklete në ambasada? Nuk ka më.
11. Krimi i organizuar nuk është aq i fortë sa duket. Duket i fortë vetëm sepse mbrohet nga shteti. Një qeveri tjetër mund ta heqë qafe pa probleme.
Shqipëria ka potencial të jashtëzakonshëm. Kemi malet e Zvicrës me detin e Greqisë dhe histori mijëravjeçare. Jemi popull që duam shumë dhe mësojmë shpejt nga të tjerët.
Nga ne kërkohet që t’i japim besim njeri-tjetrit, të mos shihemi si armiq. Të punojmë me ndershmëri dhe të mos i dorëzohemi shembujve të këqinj. Të pandershmit nuk janë shumicë, janë thjesht më aktivë dhe më të motivuar. Por shumica do të një vend ku të ketë drejtësi, ku të fitosh me djersën e ballit, ku të pasurohesh pa patur nevojë për tenderat e shtetit, ku të shkollosh fëmijët dhe të kurohesh njësoj si në Evropë.
Shumica prej nesh e duan të mirën. Por nuk duhet ta presim. Duhet ta kërkojmë dhe të luftojmë për të.

POSTIMET E FUNDIT