Kreu Blog Faqe 19

Plenkoviq për armët e reja të Serbisë: Nuk janë parë të tilla në Evropë

0

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka thënë se armët e reja të ushtrisë së Serbisë “nuk janë parë ende në territorin evropian”, gjatë një vizite në Zagreb të premten.

Plenkoviq shtoi se i ka shkruar sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, por refuzoi të jepte detaje të mëtejshme.
Për armët e reja të ushtrisë serbe ka folur edhe ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci. Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, Maqedonci u shpreh se blerja e armëve kineze tregon tendenca hegjemoniste të Serbisë ndaj vendeve fqinje.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 12 mars, se Serbia ka blerë raketa balistike supersonike CM-400 nga Kina. Vuçiqi deklaroi se raketat janë tashmë të integruara me avionët luftarakë rusë MiG-29, me rreze veprimi 200 deri 400 kilometra dhe me fuqi të madhe shkatërruese.
Vuçiqi më pas iu përgjigj Plenkoviqit duke thënë se “Zagrebi nuk do të vendosë se çfarë do të ketë Serbia”. Ai gjithashtu pretendoi se Serbia po përgatitet “për një sulm të mundshëm nga aleanca midis Prishtinës, Tiranës dhe Zagrebit”.

Megjithatë, gjatë një vizite në Indi në shkurt, Plenkoviq kishte siguruar Vuçiqin se bashkëpunimi ushtarak mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës nuk është i drejtuar kundër Serbisë, megjithëse presidenti serb pranoi se ka ende një dozë shqetësimi.

Në mars të vitit 2025, Kosova, Shqipëria dhe Kroacia nënshkruan Deklaratën për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë – të cilën Serbia e konsideroi kërcënim për sigurinë e vendit. Sivjet pritet të mbahet edhe stërvitja e parë ushtarake mes tri vendeve.

“Kriminel dhe vrasësi i fëmijëve”/ Garda Revolucionare kërcënon me vdekje Benjamin Netanyahun

0

Garda Revolucionare, ushtria ideologjike e Iranit, është zotuar se do të “ndjekë dhe vrasë” kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, në ditën e 16-të të luftës midis Republikës Islamike, Izraelit dhe SHBA-së.

Nëse “ky kriminel”, “vrasësi i fëmijëve”, “kryeministri sionist” është “ende gjallë, ne do të vazhdojmë ta ndjekim dhe ta vrasim”, thanë Garda Revolucionare në faqen e tyre të internetit Sepah News.

Ekziston një përpjekje e re dhe e bashkërenduar nga udhëheqësit ushtarakë dhe politikë të Izraelit për t’i paraqitur arritjet e luftës së Iranit si ndryshime në Lindjen e Mesme, edhe pa ndryshimin e regjimit në Teheran, në të cilin është përqendruar kryeministri i Izraelit.

Benjamin Netanyahu ka kaluar dekada duke u përgatitur për këtë përballje me Iranin; karriera e tij e gjatë politike është e ankoruar në zotimin e tij për të mbrojtur Izraelin kundër armikut të tij iranian.

Duke shfrytëzuar mundësinë për të zhvilluar luftë drejtpërdrejti kundër regjimit, së bashku me ushtrinë më të fuqishme në botë, retorika e tij rreth luftës ka qenë ekstravagante, duke e përshkruar atë si “një fushatë fatale për vetë ekzistencën tonë”.

Shefi i shtabit të ushtrisë izraelite e ka quajtur atë “një operacion për të siguruar ekzistencën dhe të ardhmen tonë në tokën e paraardhësve tanë për brezat që do të vijnë”.
Një nga ish-këshilltarët e sigurisë kombëtare të Netanyahut e ka përshkruar atë si “një mundësi të artë për të ndryshuar drejtimin e të gjithë Lindjes së Mesme”.

Pyetja me të cilën përballet Netanyahu tani është: pa ndryshim regjimi në Teheran, sa kohë para herës tjetër?

Zyrtarët ushtarakë thonë se dëmi ndaj programeve të armëve të Iranit këtë herë është shumë më i thellë se më parë, me vendet e prodhimit dhe udhëheqjen e tij të synuara së bashku me stoqet e raketave dhe lëshuesit.

“Disa prej tyre janë të përhershme, dhe disa prej tyre janë gjysmë të përhershme”, tha nënkolonel Nadav Shoshani, zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), duke e përshkruar objektivin ushtarak si heqjen e kërcënimeve “për një periudhë të zgjatur kohore”.

Gjeneralmajor Yaakov Amidror, një ish-këshilltar izraelit i sigurisë kombëtare dhe bashkëpunëtor i lartë në Institutin e Jerusalemit për Strategji dhe Siguri, thotë se edhe pa iranianët që dalin në rrugë, Izraeli mund të arrijë qëllimet e tij kryesore duke e lënë regjimin shumë të dobët për ta kërcënuar atë.

“Nëse do të mund të arrinim ndryshimin e regjimit, kjo do të ndryshonte Lindjen e Mesme. Por ne i dimë kufizimet tona, nuk jemi një superfuqi dhe duhet të jemi të përulur në vendimet tona”, tha ai

Një pyetje kyçe është nëse Izraeli do të vazhdojë të luftojë në këtë front, edhe nëse Uashingtoni i jep fund fushatës në Iran.

Dhe nëse avantazhi ushtarak, qoftë në Gaza apo në Liban mund të çojë në paqe pa partnerë politikë të besuar dhe marrëveshje politike.

Pavarësisht lodhjes së përhapur nga lufta pas më shumë se dy vitesh konfliktesh të vazhdueshme, opinioni publik në Izrael ka mbetur fuqimisht në mbështetje të kësaj lufte rajonale. Dhe Benjamin Netanyahu pritet gjerësisht të shfrytëzojë këtë moment për të shpenguar trashëgiminë e tij politike, pas dështimeve të sigurisë që çuan në sulmet e 7 tetorit, dhe të çojë përpara zgjedhjet që priten më vonë këtë vit.

E ashtuquajtura ‘Luftë Shpëtimi’ që Netanyahu filloi pas këtyre sulmeve tashmë e ka riformësuar Lindjen e Mesme dhe e ka futur Izraelin në konflikt të drejtpërdrejtë me armikun e tij në Teheran, shkruan BBC.

Netanyahu ka bërë një karrierë duke u mbrojtur kundër kërcënimit iranian. Ai tani po përballet me një kapitull të ri politik pas këtij konflikti, pavarësisht nëse ky kërcënim mbetet apo jo.

ish-deputeti Spartak Braho deklaron: Belinda Ballukut s’i bën derman as perëndia

0

Ish-deputeti socialist, Spartak Braho, thotë se kryeministri Edi Rama duhej të kishte shkarkuar Belinda Ballukun nga posti i zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, menjëherë pasi SPAK i komunikoi akuzën për veprën penale “shkelje e barazisë në tenderë” për tunelin e Llogarasë.

“Duhej, duhej ta kishte shkarkuar. E lehtësonte. Duhet kuptuar një gjë. Hiqet imuniteti, s’hiqet imuniteti; merret e pandehur, s’merret e pandehur; ka filluar çështja penale. Dosja në fund do të shkojë në gjyq. Nuk ka perëndi që i bën derman Ballukut. Do vejë në gjyq, do ta shqyrtojë. Vendimin e fundit, me imunitet, pa imunitet, e jep gjykata që do të shqyrtojë çështjen”,- tha Braho në një emision televiziv,

Ish-deputeti scialist deklaroi që ndryshe nga çfarë thuhet në publik, mazhoranca po ndërhyn në punët e Drejtësisë, dhe se këtë e vërteton edhe gjuha e përdorur nga kryeministri Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku u prezantua raporti për kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut, me qëllim heqjen e lirisë.

“Ashtu thotë, por ndërhyn në punët e Drejtësisë. Dëgjoje Ramën pardje vije duart në kokë. Vije duart në kokë. Ishte kakofoni. U duk si një student i vitit të parë të Drejtësisë me ato kazuse që përmendi. Biles mori përsipër të komentonte ka fyerje apo s’ka fyerje, ka shpifje apo s’ka shpifje. Ka kërcënuar apo nuk ka kërcënuar. Kazus për të qeshur. Shpjegimi ishte pa kuptim fare, ashtu siç ishte dhe kazusi që përdori. Rama mund të jetë politolog i mirë, piktor i mirë. Por, jurist shumë i keq”,- tha Braho.

Për deputetin Ulsi Manja, i cili lexoi raportin e socialistëve, Braho tha se “është një jeniçer i pushtetit politik. Nuk ka më shërbër të pushtetit politik se sa kur një jurist bëhet jeniçer. Manja të tregojë njëçikë dinjitet. Ta këshillojnë atë se janë afër mos të flasë kodra pas bregut.

Albin Kurti frikësohet nga zgjedhjet, po e sheh fuqinë e Vjosa Osmanit

0

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, në ”Click” të RTV21 ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti po shmang zgjedhjet për shkak të situatës aktuale politike në Kosovë.

“Kurti po i frkësohet zgjedhjeve për shkak se po e sheh që fuqia e presidentes Vjosa Osmani ka qenë bukur e madhe, po e sheh se opozita nuk është dorëzuar, po sheh se opozita mundet me u ribashku dhe e din që përgjegjësia kryesore për bllokadë është e tij,” tha Tahiri.

Ai shtoi se kjo situatë tregon tensionin në mes të ekzekutivit dhe institucioneve të tjera, si dhe nevojën për dialog dhe bashkëpunim për të shmangur krizën politike dhe për të siguruar funksionim normal të shtetit.

Ambasada amerikane në Bagdad jep alarmin: Amerikanët që ndodhen në Irak duhet të largohen menjëherë!

0

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Bagdad ka lëshuar një paralajmërim të fortë urgjent, duke u kërkuar qytetarëve amerikanë në Irak të largohen menjëherë nga vendi pas një sulmi të ri ndaj kompleksit të saj diplomatik gjatë natës.

Sipas njoftimit zyrtar të ambasadës, sulmi i fundit, i cili vjen në mes të tensioneve të larta rajonale, ka rritur ndjeshëm rrezikun për qytetarët amerikanë. Ambasada thekson se milicitë terroriste të mbështetura nga Irani paraqesin një kërcënim të madh dhe të vazhdueshëm, duke përfshirë sulme me raketa, dronë dhe mundësi kidnapimesh.

“Qytetarët amerikanë që zgjedhin të qëndrojnë në Irak inkurajohen fuqimisht të rishqyrtojnë vendimin e tyre duke pasur parasysh kërcënimin e konsiderueshëm që paraqesin milicitë terroriste të mbështetura nga Irani,” thuhet në deklaratën e ambasadës.

Ambasada ka sqaruar se po monitoron nga afër situatën dhe do të vazhdojë të japë përditësime të rregullta për të ndihmuar qytetarët të marrin vendime të informuara për sigurinë e tyre.

Për ata që duan të largohen, SHBA-të ofrojnë asistencë në formën e informacionit të azhurnuar mbi opsionet e disponueshme të largimit, përfshirë rrugët tokësore drejt vendeve fqinje si Jordania, Kuvajti, Arabia Saudite apo Turqia, pasi hapësira ajrore mund të mbyllet shpesh ose të ketë kufizime të papritura.

Zyrtarët amerikanë kanë pezulluar shërbimet e rregullta konsullore në Bagdad dhe Erbil, dhe këshillojnë qytetarët të mos shkojnë në ambientet e ambasadës ose konsullatës për shkak të rrezikut të vazhdueshëm të sulmeve me raketa dhe dronë.

Ky paralajmërim vjen në kuadër të një situate të përkeqësuar sigurie në Irak dhe rajon, ku grupet e lidhura me Iranin kanë kryer sulme të përsëritura ndaj interesave amerikane, duke përfshirë goditje ndaj ambasadës, infrastrukturës kritike dhe hoteleve të frekuentuara nga të huajt.

Vjosa Osmani ndalon nënshkrimin e dekreteve për nënshtetësi deri në fund të mandatit

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se nuk do të nënshkruajë asnjë dekret të ri për dhënien e shtetësisë deri në përfundim të mandatit të saj. Shtetësia me dekret jepet për persona me kontribut të veçantë në fusha si kultura, sporti, shkenca dhe ekonomia, por çdo kërkesë e re do të trajtohet nga presidenti i ardhshëm.
Kabineti i presidentes ka konfirmuar se administrata nuk do të shqyrtojë kërkesa të reja për shtetësi gjatë periudhës së mbetur të mandatit. Procesi përfshin vlerësimin e kushteve ligjore dhe kontrollin e integritetit nga organet e sigurisë për të garantuar që personat nuk paraqesin rrezik për Republikën e Kosovës.

Për më shumë informacione, më poshtë kemi listuar të gjitha burimet që e trajtojnë këtë temë.

Anullohet Porto Romano/ Flet për herë të parë kryeministri Rama

0

Edi Rama, në konferencën e sotme me gazetarët, foli edhe për tërheqjen e kompanisë Royal Haskoning nga ndërtimi i portit të ri të Durrësit.

Rama hodhi poshtë zërat për presion nga SHBA. Sipas tij, nuk ka patur fare presion nga Uashingtoni, por kompania u tërhoq për shkak të krizës së tanishme në Lindjen e Mesme.

Sipas tij, kanë qenë faktorë të tjerë që nuk kanë dashur që ai port të ketë sukses.

“Duke pasur parasysh edhe sipërfaqen ku janë shkruar edhe leximin prej saj, edhe thellësinë e marrëdhënieve dhe realitetin e përditshëm unë them me plot gojën që leximi i bërë nga ata që kanë vënë kujën që u bllokua Shqipëria është një lexim në rastin më të mirë pervers, dhe në rastin më të keq, i qëllimshëm edhe për të lënduar këdo që në fakt dëshiron suksesin në këtë rrugë. Është shumë e qartë se kush merret me këto deformime nuk e dëshiron suksesin e kësaj rruge.

Për sa i përket projektit të Porto Romanos. Ka ndodhur një koincidencë e pashmangshme, që në momentin e fundit kompania që duhet kaluar të gjitha fazat, është tërhequr duke ju referuar situatës së2 krizës dhe natyrisht se duke qenë se oferta financiare do ishte e lidhur me tavanin e vendosur nga studimi nga Royal Haskoning. Kompania më e madhe në ndërtimin e porteve, dhe tavanin e vendosur nga kërkesa në procedurën e hapur nga qeveria, nuk kemi arsye të shikojmë prapa ndonjë gjë tjetër. Nuk kemi të dhëna që kompania është ndodhur në ndonjë presion. Por gjithë presioni ishte në presion por jo në presion nga SHBA, asnjë shqetësim të shprehur nga SHBA dhe BE, por ka pasur presion nga faktorë të tjerë, të painteresuar që ai port të jetë histori suksesi.

Që nga A-ja, ku disa thonë për çfarë duhet të një port të ri se kemi portin tonë atë kënetën në zemër të Durrës. Dhe e lidhnin idenë e portit të ri me shitjen e atdheut në duart e arabëve, në fakt që përtej injorancës që është gjithmonë faktor, që qysh në fillim ka pasur forca që të mos ecte projekti i portit të ri. Pse? Për një arsye që cilido do ta kuptojë e kupton. Porti ekzistues nuk ka asnjë kapacitet për të qenë nyja e korridorit të 8. Është në të gjitha aspektet, edhe sikur ta marrësh dhe ta zbukurosh, i papërshtatshëm për të qenë nyje logjistike e k 8. E thonë të gjitha analizat e bëra dhe proceset. Një nyje në mes të qytetit nuk ekziston. Pa llogaritur kapacitet ekzistuese krejt të papërshtatshme. Porti i ri, si nyje lidhëse, është një port që e çon Shqipërinë në një nivel tjetër dhje shqiptarët. Nyje e lidhur e lidhur me një tjetër nyje, portin e thatë e Prishtinës, dhe të Shkupit. Porti i thatë i Shkupit, planifikohej fillimisht në Strugë.”- deklaron Rama.

Takimi “i ngrohtë” me ambasadoren e SHBA në Athinë/ Rama: Diskutuam çështje me interes të lartë…

0

Kryeministri Edi Rama zbulon fokusin e takimit me ambasadoren e Ambasadorja e SHBA-ve në Greqi, Kimberly Guilfoyle, të cilën e priti në Kryeministri.

Rama tha se fokusi ka qenë tek disa çështje të interesit të lartë të SHBA në rajon, që kanë të bëjnë me energjinë.
“Ambasadorja ka ardhur për të bërë një takim njohjeje, për të diskutuar për disa çështje me interes të lartë amerikan në rajon, janë të bënë me energjinë, bashkëpunimin rajoinal, me qasjen ndaj forave të treta dhe nga ana tjetër, ambasadorja e SHBA në Athinë, është një përfaqësues botërisht e njohur në politikën amerikane”, theksoi ai.

Mjaft, kush je ti që më flet kështu/ Edi Ramën nuk e mbajnë nervat live, sherr me gazetarët dhe sulme ndaj mediave

0

Një konferencë për shtyp e kryeministrit Edi Rama u shoqërua me tension dhe ndërprerje të papritur të komunikimit me gazetarët.

Debati me gazetaren e Syri TV gjatë sesionit të pyetjeve dhe përgjigjeve e çoi situatën në përplasje të drejtpërdrejtë, ndërsa kreu i qeverisë vendosi të ndalojë për 5 minuta konferencën.

Situata u tensionua pasi gazetarja ngriti një pyetje për atë që u konsiderua përdorim i standardeve të dyfishta në raport me ndëshkimet penale për qytetarët dhe çështjen e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, për të cilën SPAK ka kërkuar arrestimin.

Rama reagoi duke kundërshtuar pretendimin se ka folur ndonjëherë për burg ndaj qytetarëve që nuk paguajnë energjinë elektrike.

Ai sqaroi se ndëshkimi penal lidhet me vjedhjen e energjisë dhe jo me mospagesën e faturave. Shkëmbimi i replikave me gazetaren u ashpërsua, ndërsa kryeministri i kërkoi asaj të mos e kthente konferencën në debat politik dhe të kufizohej në formatin e pyetjeve dhe përgjigjeve.

Pas këtij momenti tensioni, Rama vendosi të ndërpresë konferencën për pesë minuta, një vendim i pazakontë për komunikimet e tij publike me median.

“Kush je ti që ndërpret. Me lër te mbaroj, nuk ke ardhur këtu as për miting as për debat. Ta mbaroj unë.
Kështu është kur nuk ka prokurori. Ai tv që thua ti është në prokuror për pastrim parash, është në prokurori me një denoncim të bërë nga organet shtetërore.Nuk lejon njerëzi të peshojnë të dyja palët, mbylle të flas unë, jo ta mbyll unë 20 herë që të flasësh ti. Juve abuzoni me njerëzit, me ata që merrni nëpër gojë në mënyrën më të ulët, abuzoni me faktet, ju jepni njerëzve çdo dite gënjeshtra dhe askush nuk ju thotë plaç. Më lër të mbaroj fjalën, marrja peng e një bisede me dhunë, mund ta bësh, unë nuk kam çfarë bëj tjetër, por kjo është dhunë, më lër të mbaroj fjalën. Do ti përgjigjen që do ti, nuk ta jap unë, se unë nuk punoj për qimin. Subjekt i denoncuar për pastrim parash me fakte, me prova, me të gjitha, dhe natyrisht që paratë në atë televizion pastrohen për të bërë këtë që bëhet çdo ditë, që përmbyten njerëzit me gënjeshtra dhe pisllëk. Po bën heroinën për ata q ëtë kanë sjellë këtu, do bëhesh heroinë e ditës. Boll tani! S’kam më asnjë fjalë për të thënë, u mundova shumë gjatë për të të dhënë përgjigje deri në fund. Qytetarëve u përgjigjem çdo ditë, nuk i përgjigjem nëpërmjet televizioneve që pastrojnë paratë e grabitura nga qytetarët dhe që gëzojnë imunitetin e dhunuesve”,tha Rama.

Pas pauzës, konferenca rifilloi dhe komunikimi me gazetarët vazhdoi me pyetje të tjera.

Incidenti mbeti momenti më i tensionuar i kësaj daljeje publike të kryeministrit.

A mund të filloj një Luftë e Tretë Botërore?

0

Shkruan Zef Ndreka

Shumë strategët ushtarakë dhe shumë studiues të marrëdhënieve ndërkombëtare, diskutojnë zakonisht disa mu dësi kryesore nga të cilët mund të shpërthente një konflikt global. Sigurisht që nuk janë parashikime të sigurta, por zona rreziku ku përfshihen drejtpërdrejt fuqitë e mëdha.
Për shëmbull, mundësia e konfliktëve të Tajvanit, statusi i të cilit është një nga pikat më të rrezikshme në botë. Sepse, gjithnjë Kina e konsideron Tajvanin pjesë të territorit të saj. Ndërkohë, SHBA-të dhe disa aleatë të saj, janë të zotuar ta mbrojnë ishullin në rast sulmi nga Kina.
Kështu, nqs Kina do të përpiqej ta pushtonte Tajvanin, SHBA-ja mund të ndërhynte ushtarakisht, por në këtë konflikt mund të përfshiheshin edhe Japonia me Australinë. Atëhere konflikti, sigurisht do të përfshinte flotat më të mëdha detare të botës.
Shumë analistë e mendojnë dhe e kanë shprehur se ky, është skenari më i rrezikshëm për një luftë globale.
Një shembull si mundësi tjetër do të ishte përshkallëzimi i luftës në Ukrainë, pasi konflikti aktual mes Rusisë dhe Ukrainës tashmë përfshin indirekt shumë shtete të NATO-s.
Rreziku kryesor në këtë rast do të ishte nëse Rusia do të përplasej drejtpërdrejt me një nga shtetet e NATO-s, ose nëse përdoren armë bërthamore taktike.
Sipas nenit 5 të NATO-s, një sulm ndaj një vendi anëtar konsiderohet sulm ndaj të gjithëve, gjë që mund të përfshinte shumicën e fuqive ushtarake të botës në konflikt.
Shëmbull tjetër mundësie, do të ishte përplasja e madhe në Lindjen e Mesme me një konflikt të drejtpërdrejtë mes Israelit dhe Iranit, i cili mund të përfshijë shumë aktorë të tjerë.
Në këtë konflikt, mund të përfshihen SHBA-të në mbështetje të Izraelit, grupe të armatosura rajonale si Hezbollah si dhe shtete të Gjirit dhe aktorë të tjerë rajonalë.
Për shkak të naftës dhe rrugëve energjetike, një luftë e madhe në këtë rajon do të kishte pasoja globale ekonomike dhe ushtarake.
Ajo që e bën luftën moderne shumë më të rrezikshme, është nëse këto konflikte ndodhin në të njëjtën kohë dhe mund të krijohet një situatë ku SHBA-ja përballet direkt me Kinën në Azi dhe Rusia përballet direkt me NATO-n në Evropë, ndërsa Lindja e Mesme përfshihet në një luftë rajonale.
Është pikërisht ky, konfigurimi klasik i një lufte të re botërore.
Megjithatë, ka faktor që e pengon këtë mundësi, që është frika nga armët bërthamore që do të thotë se një luftë totale mund të shkatërrojë gjithë civilizimin.

POSTIMET E FUNDIT