Kreu Blog Faqe 20

Edi Rama mohon presionet amerikane për Portin në Porto Romano: Rastësi anulimi i tenderit. Nuk kemi pasur asnjë pakënaqësi nga SHBA dhe BE

0

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga një konferencë për mediat nga Kryeministria se në ndodhur një rastësi me tërheqjen e kompanisë në fazën e fundit për ndërtimin e portit të Porto Romanos.

Rama u shpreh se nuk ka të dhëna që kompania është gjendur nën presion, por sipas tij procesi është zhvilluar nën presion.

Sipas tij nuk ka pasur ndonjë presion nga SHBA-të, ndërsa pretendoi se së bashku me BE-në nuk kanë shprehur shqetësime.

“Sa i përket projektit të Porto Romanos, ka ndodhur një koincidencë e pashmangshme që në momentin e fundit kompania që ka kaluar gjithë fazat dhe duhet të bënte ofertën e fundit është tërhequr duke iu referuar situatës së krizës dhe duke qenë se oferta financiare do të ishte e lidhur me tavanin që ka vendosur studimi i bërë nga kompania më e madhe e botës për ndërtimet e porteve, aeroporteve, etj dhe me tavanin e vendosur nga kërkesa e qeverisë shqiptare nuk kemi arsye që të shikojmë mbrapa ndonjë gjë tjetër vetë ne, Nuk kemi të dhëna që kompania është ndodhur në ndonjë presion por procesi është zhvilluar nën presion, jo të SHBA-ve siç thuhet pa argument, sepse nuk ka pasur jo presion, por asnjë shqetësim të shprehur as nga SHBA, as nga BE, as nga askush. Por ka pasur presion nga faktorë të tjerë, natyrisht të painteresuar që ai port të jetë një histori suksesi. Kini parasysh që që nga A-ja thonin çfarë duhet një port i ri se ne kemi portin tonë, atë kënetën në zemër të Durrësit, dhe e lidhnin idenë e portit të ri me shitjen e atdheut në duart e arabëve, në fakt e vërteta është se përtej injorancës që është gjithmonë faktor si trajtohen çështjet këtu, ka pasur forca të interesuara që të mos ecte përpara projekti i portit të ri. Pse , për një arsye që cilido që do ta kuptojë e kupton pa ndonjë mendim të madh. Porti ekzistues nuk ka asnjë kapacitet për të qenë nyja strategjike.

GJKKO pushon akuzat për 6 zyrtarë të ARRSH, u akuzuan për shkelje të barazisë në tendera

0

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale që i përket procedimit penal nr. 175/1/4, të vitit 2024, në ngarkim të të pandehurve Arbër Troka, Miranda Shkurti, Nikollaq Mihali, Almir Hoxhaj, Erjon Zemanaj, Admir Remzi Pahumi”.

Gjykimi i kësaj çështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Bani, Flojera Davidhi dhe Elsa Ulliri, me vendimin nr. 22, datë 12.03.2026, vendosi:

Pushimin e akuzës në ngarkim të të pandehurit Arbër S. Troka, për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publikë”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me Ligjin Nr. 43/2021) për shkak të parashkrimit të ndjekjes penale.

Pushimin e akuzës në ngarkim të të pandehurës Miranda T. Shkurti, për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publikë”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me Ligjin Nr. 43/2021) për shkak të parashkrimit të ndjekjes penale.

Pushimin e akuzës në ngarkim të të pandehurit Nikollaq Dh. Mihali, për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publikë”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me Ligjin Nr. 43/2021) për shkak të parashkrimit të ndjekjes penale.

Pushimin e akuzës në ngarkim të të pandehurit Almir F. Hoxhaj, për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publikë”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me Ligjin Nr. 43/2021) për shkak të parashkrimit të ndjekjes penale

Pushimin e akuzës në ngarkim të të pandehurit Erjon I. Zemanaj, për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publikë”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me Ligjin Nr. 43/2021) për shkak të parashkrimit të ndjekjes penale.

Pushimin e akuzës në ngarkim të të pandehurit Admir R. Pahumi, për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publikë”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me Ligjin Nr. 43/2021) për shkak të parashkrimit të ndjekjes penale.

Shpenzimet gjyqësore siç janë bërë.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

Gjykata e Lartë rrëzon sërish rekursin e Ilir Metës, ish-presidenti mbetet në burg

0

Ai kërkonte heqjen e masës së sigurisë, duke arsyetuar se nuk ekzistojnë kushtet dhe kriteret për ta mbajtur në qelitë e paraburgimit, por pretendimet e ish kreut të shtetit nuk u morën në konsideratë nga gjykata supreme.

Meta është rrëzuar edhe më herët nga të tre shkallët e gjyqësorit për ndryshimin e masës së sigurisë. Ai ka argumentuar se nuk ekzistojnë kushtet dhe kriteret ligjore për ta mbajtur në paraburgim dhe se masa ‘arrest me burg’ është e pajustifikuar dhe jo proporcionale në raport me rrethanat e çështjes.

Më herët, gazetarja Klodiana Lala raportoi se Meta kishte hequr dorë nga kërkesa për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” që kishte paraqitur në GJKKO. Kërkesa për ndryshimin e masës ishte depozituar më herët, por gjatë seancës së zhvilluar në GJKKO ai ka vendosur të tërhiqet.

Kreu i Partisë së Lirisë i është drejtuar gjithashtu edhe Gjykatës Kushtetuese për masën e sigurisë.

Kujtojmë që ish presidenti është dërguar për gjykim për akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe mosdeklarimit të pasurisë. Hetimet e SPAK u bazuan në tre çështje: CEZ-DIA, lobimi i LSI-së në SHBA dhe hetimi pasuror.

Deputetët e PS u këcënuan që të votojnë kundër kërkesës së SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut!

0

Gazetari Flavio Qarri ka bërë një deklaratë të fortë ditën e sotme teksa ishte i ftuar në “Shqipëria Live”.

Duke komentuar votimin e Kuvendit që rrëzoi kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, Qarri tha se ka patur kërcënime ndaj deputetëve të Partisë Socialiste për të votuar kundër. Më tej, ai u shpreh i bindur se dikush do flaë duke publikaur informacioent që mbahen sekret nga dosja mbi Ballukun.

“Deputetët socialistë janë kërcënuar për të votuar kundër kërkesës së SPAK. Ka patur një listë emërore për pjesëmarrjen. Nëse votimi sot do të ishte i fshehtë, Balluku do e kishte humbur mandatin. Ne jemi para momentit që mund të hapet Kutia e Pandorës. Kam bindjen që dikush do të thyhet dhe informacionet e dosjes hermetike të Ballukut do të rjedhin.”– tha Qarri.

Kjo është katërshja e re që drejton Iranin pas vdekjes së Khamenei

0

Pas vdekjes së udhëheqësit Suprem të Iranit, Ali Khamenei, Republika Islamike ka hyrë në një fazë të re të pushtetit. Asambleja e Ekspertëve më 9 mars emëroi si pasues djalin e tij, Mojtaba Khamenei, duke e vendosur atë në krye të sistemit politik dhe fetar të vendit. Emërimi i tij shihet si një përpjekje për të ruajtur vazhdimësinë e regjimit në një moment shumë të tensionuar për Iranin.

Vendimi vjen në një kohë kur Irani ndodhet në një përballje të ashpër me SHBA-të dhe Izraelin, ndërsa disa sulme ajrore kanë goditur strukturat kryesore të establishmentit iranian, duke eliminuar figura të rëndësishme politike dhe ushtarake. Në këtë situatë krize, pushteti është përqendruar në duart e një grupi të vogël liderësh të linjës së ashpër.

Në qendër të këtij konfigurimi të ri qëndron një katërshe figurash të fuqishme: Ali Larijani, Mohammad Bagher Ghalibaf, Mojtaba Khamenei dhe Ahmad Vahidi. Këta liderë konsiderohen si njerëzit që kanë mbushur boshllëkun e krijuar pas vdekjes së liderit suprem dhe goditjeve ndaj elitës iraniane.
Mojtaba Khamenei, i cili për vite me radhë ka qëndruar larg skenës publike, njihet si një figurë shumë diskrete, por me ndikim të madh në prapaskenë. Analistët e përshkruajnë atë si “njeriun në hije” të babait të tij, që ka luajtur rol kyç në menaxhimin e marrëdhënieve me strukturat më të forta të regjimit, veçanërisht me Gardën Revolucionare.

Sipas raportimeve, Mojtaba është plagosur në këmbë gjatë sulmeve të fundit dhe ende nuk është shfaqur publikisht pas emërimit. Megjithatë, zgjedhja e tij si udhëheqës suprem dërgon një mesazh të qartë për kundërshtarët e Iranit: Republika Islamike synon të ruajë stabilitetin dhe të mos tërhiqet nga politikat e saj strategjike.

Në këtë konfigurim të ri të pushtetit, një rol shumë të rëndësishëm luan Ali Larijani, një figurë me përvojë të gjatë në politikën iraniane dhe në negociatat për programin bërthamor. Ai është emëruar në krye të Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare dhe konsiderohet si figura pragmatike që menaxhon strategjinë e shtetit në kohë lufte. Larijani ka marrë përsipër koordinimin institucional dhe diplomatik, duke negociuar me vende si Omani dhe Rusia dhe duke paralajmëruar kundërshtarët ndërkombëtarë për pasoja të rënda.

Ndërkohë, kryetari i parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, ish-komandant i Gardës Revolucionare dhe ish-kryetar i bashkisë së Teheranit, kontrollon aspektin legjislativ dhe financiar të reagimit të Iranit ndaj krizës. Ai konsiderohet një nga mbështetësit më të fortë të ngritjes së Mojtaba Khameneit në krye të shtetit.

Figura e katërt në këtë strukturë është Ahmad Vahidi, komandanti i ri i Gardës Revolucionare. Ai mori këtë post pasi paraardhësi i tij u vra në sulmet ajrore të ditëve të para të konfliktit. Vahidi është një figurë shumë e diskutueshme në arenën ndërkombëtare, pasi është akuzuar për përfshirje në sulmin me bombë ndaj qendrës hebraike AMIA në Buenos Aires në vitin 1994, ku humbën jetën 85 persona.
Si ish-komandant i Forcave Quds, Vahidi konsiderohet arkitekti i operacioneve ushtarake dhe i rrjetit të aleatëve rajonalë të Iranit. Për këtë arsye ai shpesh përshkruhet si “muskuli i regjimit”.

Ndërsa pushteti në Teheran po konsolidohet në duart e kësaj elite të ngushtë, roli i presidentit të Iranit, Masoud Pezeshkian, duket i zbehur. Edhe pse ai konsiderohet një politikan me prirje më reformiste, vendimet strategjike mbi luftën, sigurinë dhe politikën e jashtme po merren nga struktura më e fortë e sistemit, e dominuar nga kleri dhe aparati ushtarak.

Analistët paralajmërojnë se lidhjet e forta të Mojtaba Khameneit me Gardën Revolucionare mund ta çojnë Iranin drejt një faze edhe më të militarizuar dhe represive. Pyetjet kryesore tani janë nëse lideri i ri do të ndjekë një linjë më të ashpër në programin bërthamor dhe në marrëdhëniet me Perëndimin, apo nëse do të përpiqet të konsolidojë pushtetin përmes një strategjie më pragmatike.

Në çdo rast, pas vdekjes së Ali Khameneit, Republika Islamike duket se po hyn në një epokë të re, ku pushteti mbetet i përqendruar në duart e një elite të vogël dhe të lidhur ngushtë me aparatin ushtarak dhe strukturat më konservatore të regjimit

Komisioni Europian i ashpër me Edi Ramën që mbrojti hajduten Belinda Balluku: BE-ja mban shënim! SPAK të kryejë në mënyrë efektive punën e tij

0

Gjatë seancës plenare të ditës së sotme, deputetët e Partisë Socialiste kanë rrëzuar me 82 vota kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut. Pas kësaj është bërë një reagim zyrtar edhe nga Komisioni Europian.

I cili i ka konsideruar të një rëndësie thelbësore për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian, angazhimin për sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

Teksa ka shtuar se: “Sigurimi i një mjedisi të përshtatshëm që SPAK të kryejë në mënyrë efektive punën e tij është thelbësor për të mbështetur në mënyrë të besueshme përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.”
Kujtojmë se në të njëjtën linjë me Komisionin Europian kanë reaguar edhe Ambasada Gjermane dhe ajo Holandeze.

Reagimi i plotë:

BE-ja mban shënim rezultatet e votimit të sotëm në Parlamentin e Shqipërisë.

Angazhimi për sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit janë të një rëndësie thelbësore për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Sigurimi i një mjedisi të përshtatshëm që SPAK të kryejë në mënyrë efektive punën e tij është thelbësor për të mbështetur në mënyrë të besueshme përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.

Amerika aktivizon bombarduesit e rëndë kundër Iranit: B-52 dhe B-1 gati për goditjet finale

0

Shtetet e Bashkuara po përgatisin disa nga bombarduesit e tyre më të fuqishëm me rreze të gjatë veprimi për sulme të mundshme ndaj objektivave të thella në Iran, ndërsa konflikti në zgjerim zgjerohet në korridoret e transportit detar të Gjirit dhe infrastrukturën e naftës në të gjithë rajonin.

Videot e bëra dje në RAF Fairford në Britani treguan bombardues B-1 të Forcave Ajrore Amerikane të ngarkuar me municione të rënda “shkatërruese bunkerësh”, të interpretuara gjerësisht nga analistët si një shenjë se Uashingtoni mund të jetë duke u përgatitur të godasë objekte të fortifikuara nëntokësore ku besohet se Irani ruan raketa balistike dhe dronë.

Videoja tregoi gjithashtu një lëshues raketash që po hiqej nga vendi i armëve të të paktën një B-1, duke sugjeruar që avioni mund të konfigurohej për të mbajtur bomba të mëdha precize të projektuara për të shkatërruar objektiva të vështira nëntokësore.

Zhvillimet vijnë pasi Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, njoftoi ditën “më intensive” të sulmeve amerikane ndaj Iranit me “më shumë luftëtarë, më shumë bombardues, më shumë sulme”.

Një flotë avionësh ushtarakë amerikanë është stacionuar në RAF Fairford që kur Kryeministri Sir Keir Starmer miratoi veprime “mbrojtëse” të SHBA-së kundër vendeve të raketave iraniane nga bazat britanike.

Tre bombardues B-52, të cilët mund të mbajnë deri në 24 raketa lundruese, dhe katër bombardues B-1 Lancer janë parë duke mbërritur në bazën e Cotswold që nga e premtja.

Prokurorët e SPAK me kërkesë të re për Belinda Ballukun: Korrupsion dhe grup i strukturuar kriminal

0

Një burim i besueshëm i tha gazetarit tonë se, pas refuzimit nga Edi Rama dhe deputetët e mazhorancës, prokurorët e SPAK pritet t’i drejtohen sërish Kuvendit me një akuzë të re ndaj Belinda Ballukut për korrupsion dhe pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal.

Kjo lëvizje vjen pas rrëzimit të kërkesës që prokurorët e SPAK kishin paraqitur për heqjen e imunitetit parlamentar të Belinda Ballukut dhe për autorizimin e arrestimit të saj. Sipas burimit, dosja pritet të pasurohet me elementë të rinj hetimorë dhe me akuza më të rënda penale, të cilat mund të çojnë në një përballje të re institucionale mes Prokurorisë së Posaçme dhe Kuvendit.

Ndërkohë, përfaqësues të faktorit ndërkombëtar, të cilët kishin braktisur votimin në parlament gjatë seancës së sotme, kanë dalë më pas me deklarata të forta politike, duke theksuar rëndësinë e respektimit të pavarësisë së drejtësisë dhe të mbështetjes së hetimeve ndaj korrupsionit në nivelet e larta të pushtetit. publik.al

Armët bërthamore dhe lufta globale

0

Shkruan Zef Ndreka

Në luftën e parë botërore, janë vrarë shumë trupa ushtatake dhe më pak nga popullsia civile.
Në luftën e dytë botërore, u vranë rreth 50% trupa ushtatake dhe 50% popullsi civile.
Po në një rast të një lufte të tretë botërore që ndjehet në prag, çfar mund të parashikohet?
Ky mbetet një nga shqetësimet më të mëdha të kohës sonë, të kohës që po jetojmë.
Po të shohim evolucionin e luftërave gjatë shekullit XX dhe XXI, do të shohim një ndryshim të madh në raportin mes viktimave ushtarake dhe atyre civile.
Në luftën e parë botërore përgjatë viteve 1914–1918 ka patur rreth 16–20 milionë të vdekur në total.
Shumica dërrmuese ishin ushtarë që përbënin rreth 65–70%, ndërsa civilët përbënin një pjesë më të vogël, rreth 30–35%, kryesisht nga uria, nga sëmundjet si dhe nga bombardimet sporadike.
Lufta e parë botërore zhvillohej kryesisht në fronte ushtarake të qarta.
Ndërsa në luftën e Dytë Botërore, përgjatë viteve 1939–1945, kishte 70–85 milionë viktima. Raporti pothuajse 50% ushtarë – 50% civilë, madje sipas llogaritjeve, civilët janë akoma më shumë.
Cilat ishin arsyet?
Arsye kryesore sigurisht ishin bombardimet ajrore masive mbi qytete, gjenocidet si Holokausti, ishin pushtimet dhe represioni ndaj popullsive civile, ishin bombat atomike në Hiroshimë dhe Nagasaki.
Lind natyrshëm pyetja:
Po në rastin e një lufte të mundshme të tretë botërore?
Në një konflikt global që mund të ndodhte sot, shumë analistë ushtarakë mendojnë se civilët do të përbënin shumicën dërrmuese të viktimave, ndoshta 70–90%, për arsye të përdorimit të armëve moderne, të përdorimit të armëve bërthamore, të cilët nuk dallojnë civilët nga ushtarët. Arsye tjetër mbeten raketat hipersonike dhe balistike që godasin qytete dhe infrastrukturë, po ashtu edhe armët kimike dhe biologjike potenciale.
Arsye tjetër kryesore është lufta urbane, e cila sot zhvillohet në qytete ku jeton shumica e popullsisë. Konfliktet zhvillohen shpesh brenda zonave të banuara, siç është parë, viktimat civile janë shumë të larta.
Arsye gjithashtu është shkatërrimi i infrastrukturës, ku njerëzit nuk vriten direkt nga armët, por më shumë do të vdisnin nga mungesa e energjisë, nga mungesa e ushqimit, nga epidemitë, si dhe kolapsi i sistemit shëndetësor.
Arsye më kryesore mbetet lufta kibernetike dhe ajo ekonomike, me sulmet ndaj rrjeteve energjetike, ndaj bankave dhe transportit, që mund të paralizojnë shtetet dhe të shkaktojnë krizë humanitare pa pasur domosdoshmërisht beteja klasike.
Sot ka një paradoks. Edhe pse rreziku ekziston, armët bërthamore kanë krijuar edhe një lloj frike që pengon luftën globale, sepse ideja e një luftë e tillë do të ishte katastrofike për të gjithë, prandaj fuqitë e mëdha përpiqen ta shmangin.
Kështu, në një luftë të tretë botërore, nëse do të ndodhte, ka shumë gjasa që civilët të përbënin pjesën dërrmuese të viktimave, ndoshta shumë më tepër se në çdo luftë të mëparshme, për shkak të teknologjisë së armëve dhe përqendrimit të popullsisë në qytete.

Nga besëlidhja tek shteti, 582 vjet flakë dhe llogaridhënie

0

Shkruan Naim Flamuri

Kombi nuk bahet në rehati. Kombi nuk rritet në komoditet, as në kolltuqe të buta e duar të papastra. Kombi bahet në flakë. Në flakën e maleve që digjeshin, në gjakun që lagte gurin, në betimin që nuk thyhej as kur shpata varej mbi kokë. 582 vjet më parë në Lezhë nuk pati banket, pati vendim për mbijetesë. Princat shqiptarë nuk u mblodhën për lavdi, por për shpëtim. Zgjodhën Gjergj Kastriotin Skënderbeun, jo sepse ishte më i zëshmi, por sepse ishte më i forti në karakter. Sepse kombi nuk bahet në rehati.

Skënderbeu u rrit në oborrin e armikut. U detyrua të ndërrojë fe, të luftojë për Perandorinë Osmane, të mbajë armën kundër atyre që i ngjanin. Por zemrën nuk ia pushtuan dot. Dhe kur u kthye, nuk u kthye për luks. Nuk u kthye për fron të artë. U kthye për flakë. U kthye për sakrificë. Sepse kombi nuk bahet në rehati. Për 25 vjet u dogjën kështjella, u derdh gjak, u mbushën varre. Por u mbajt besa. U mbajt fjala. U mbajt qëndresa. Dhe pikërisht aty, në atë ferr të përditshëm, u farkëtua identiteti ynë. Jo në tavolina të mbushura, jo në pazare politike, jo në mendjemadhësi të rreme. Në flakë.
Sot armiku nuk vjen me jatagan. Vjen me korrupsion. Vjen me hajni. Vjen me buzëqeshje të rreme e xhepa të fryrë. Vjen me premtime që shuhen sapo fitohet pushteti. Dhe ne rrezikojmë të harrojmë një të vërtetë të thjeshtë: kombi nuk bahet në rehati. Nuk mbahet me retorikë patriotike një herë në vit. Nuk mbahet me flamuj në festa e me heshtje përballë padrejtësisë. Nuk mbahet me mendje madhështi të rreme e kotsi boshe. Mbahet me drejtësi. Mbahet me ligj. Mbahet me ndëshkim për hajnat. Mbahet me llogaridhënie pa përjashtime. Nëse shteti bëhet pronë private, nëse drejtësia blihet, nëse i riu largohet jo nga frika e luftës por nga mungesa e shpresës, atëherë jemi duke e fikur vetë flakën që na bëri komb. 582 vjet pas Besëlidhjes së Lezhës, pyetja nuk është a kemi histori. Pyetja është: a kemi karakter? A jemi të gatshëm të djegim korrupsionin me ndershmëri? A jemi të gatshëm të mbrojmë ligjin si dikur u mbrojtën kështjellat? Sepse kombi nuk bahet në rehati. Bahet në sakrificë. Bahet në flakë. Dhe mbahet me drejtësi. Historia nuk na kërkon duartrokitje. Na kërkon përgjegjësi.

POSTIMET E FUNDIT