Kreu Blog Faqe 22

Kërcënohet me me jetë me armë zjarri pronari i MCN, Endri Meksi

0

Pronari i televizionit MCN, Endri Meksi, ka kallëzuar në polici se është kërcënuar me armë nga persona ende të paidentifikuar. Sipas deklarimit të tij, ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së diel pranë ambienteve të televizionit.

Sipas kallëzimit, Meksi pretendon se nga mjeti kanë dalë tre persona të maskuar, me armë dhe shkopinj bejsbolli dhe e kanë kërcënuar me jetë.

Pas kallëzimit, policia ka nisur veprimet hetimore për të zbardhur rrethanat e incidentit. Burime paraprake bëjnë me dije se janë sekuestruar kamerat e sigurisë në zonën ku dyshohet se ka ndodhur kërcënimi.

Nga verifikimi i pamjeve filmike, sipas burimeve, shfaqet një automjet tip “Audi” i bardhë që largohet nga vendi i ngjarjes në drejtim të zonës së Saukut. Hetuesit po punojnë për identifikimin e mjetit dhe personave që mund të kenë qenë në të.

Deri më tani nuk ka informacion zyrtar për autorë të dyshuar, ndërsa policia vijon analizimin e pamjeve të kamerave dhe mbledhjen e provave të tjera për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

I preferuari i Edi Ramës drejt “burgut” të partisë/ Ish-kryebashkiaku socialist në SPAK

0

Ish-kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli është paraqitur këtë të martë pranë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ish-kryebashkiaku socialist nuk dihet ende se për çfarë është thirrur në Strukturën e Posaçme, ndërkohë që priten më tepër detaje në vijim.

Kujtojmë se prej përfundimit të mandatit të tij në vitin 2023, Leli ka qenë pothuajse i “zhdukur” nga skena publike, duke mos pasur as reagime të shpeshta në rrjetet sociale.

Mjek mazherist me profesion, Dritan Leli u bë i njohur në politikë si Kryetar i Bashkisë së Vlorës për periudhën 2015-2023. Ai asokohe ishte i “preferuari” i socialistëve në Vlorë, mirëpo më vonë pati përplasje dhe mosmarrëveshje me drejtuesit e saj, çka solli dhe distancimin e tij nga strukturat e partisë.

Rrezimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut/ Edi Rama ka hallin e tij pasi e ka gati edhe ai burgun!

0

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar lidhur me vendimin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste për të mos dhënë autorizimin për arrestimin e Belinda Balluku, të kërkuar nga SPAK. Në një konferencë për shtyp nga Kryesia e Kuvendit, Bardhi akuzoi kryeministrin Edi Rama se po refuzon “t’ia dorëzojë drejtësisë” Ballukun për të mbrojtur, sipas tij, veten nga hetimet.

Sipas Bardhit, vendimi i shumicës socialiste nuk lidhet me mungesën e provave, por me frikën se hetimet mund të çojnë drejt përgjegjësisë politike të kryeministrit. Ai tha se në fjalimin e tij në Kuvend, Rama shmangu përmendjen e provave që, sipas opozitës, ndodhen në dosjen e Prokurorisë së Posaçme.

Kreu i grupit parlamentar demokrat pretendoi se në dosjen e SPAK përfshihen mijëra mesazhe që tregojnë ndërhyrje të paligjshme në procedurat e tenderave dhe favorizim të kompanive të caktuara, duke përmendur edhe rastin e tunelit të Llogarasë. Sipas Bardhit, këto prova janë arsyeja pse, mazhoranca ka vendosur të mos autorizojë arrestimin e Ballukut.

“Objektivi kryesor i Edi Ramës ishte viktimizimi i Belinda Ballukut, qeverisë së tij dhe atij vetë, duke u përpjekur të diskreditojë prokurorin e çështjes dhe SPAK-un, si dhe të minimizojë rëndësinë e provës së përgjimeve.

A nuk është qesharak dhe i pabesueshëm një kryeministër që flet për linçim politik të partisë në pushtet nga i njëjti sistem, me të cilin mburrej se e kishte ngritur vetë për të shkuar edhe deri në zyrën e tij? Por Edi Rama ndryshe flet dhe ndryshe vepron.

Ai flet për pavarësi të drejtësisë, por voton kundër kërkesës së SPAK-ut për të lejuar arrestimin e bashkëpunëtores më të afërt të tij.

Kam parë me qindra komente në rrjete sociale, dje dhe sot. E kuptoj që shumë njerëz janë të zhgënjyer nga vendimi i Edi Ramës për të mbrojtur Belinda Ballukun dhe aktet korruptive të qeverisë së tij.

Por për të gjithë të zhgënjyerit kam një mesazh: prej sot, shikojeni Edi Ramën ai që është në të vërtetë, një mbrojtës politik i korrupsionit, të cilit tani i ka rënë maska 10-vjeçare e arkitektit të reformës në drejtësi.

Qytetarët kanë të drejtë të dinë se vendimi i Edi Ramës për t’u bërë avokat i korrupsionit nuk është marrë dje. Ky vendim nuk ka asnjë lidhje me ndonjë fakt juridik, sepse provat janë aty. Ky është një vendim politik i marrë që ditën e parë të ngritjes së akuzës. Është një vendim i paracaktuar, njësoj si tenderat për të cilat është marrë e pandehur dhe po hetohet Belinda Balluku.

Qytetarët meritojnë të dinë gjithashtu se, për herë të parë që nga krijimi i SPAK-ut, një kërkesë e paraqitur nga Prokuroria e Posaçme për hetimin e abuzimit me fondet publike në nivelet më të larta të pushtetit po refuzohet politikisht nga shumica parlamentare, jo mbi bazën e një analize juridike, por mbi bazën e një mbrojtjeje të hapur politike nga Kryeministri i vendit”, u shpreh Bardhi.

Gjyqi për Gërdecin, Fatmir Mediu paraqitet prapë në SPAK

0

Sot do të zhvillohet seanca e radhës së gjyqit për Gërdecin.
Fatmir Mediu është paraqitur ne SPAK.

Ish-ministri Fatmir Mediu akuzohet për shpërdorim detyre të dyfishtë, edhe sipas kodit ushtarak, edhe sipas kodit penal, dhe prej muajsh është nën gjykim në Gjykatën Antikorrupsion, seanca të cilat ndiqen rregullisht edhe nga familjarët e fëmijës së vrarë në tragjedinë e 15 marsit.

Donald Trump: Lufta me Iranin mund të përfundojë shpejt, Garda Revolucionare përgjigjet se fundin e konfliktit do ta vendosë Teherani

0

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se konflikti me Iranin mund të përfundojë së shpejti, por theksoi se Shtetet e Bashkuara nuk do të ndalen derisa, sipas tij, “armiku të mposhtet plotësisht”.

Në deklaratat e tij, Trump tha gjithashtu se po shqyrton mundësinë e marrjes nën kontroll të Ngushticës së Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme të transportit të naftës në botë.

Sipas raportimeve të The Wall Street Journal, presidenti amerikan mund të mbështesë edhe masa të ashpra ndaj figurave kyçe të regjimit iranian, përfshirë Mojtaba Khamenei, i cili konsiderohet si pasardhës i mundshëm i liderit suprem të Iranit.

Ndërkohë, Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka publikuar një mesazh të fortë në rrjetet sociale lidhur me konfliktin, duke përdorur shprehjen “pa mëshirë”.

Tensionet janë reflektuar edhe në rajon. Ministria e Jashtme e Turqisë ka kërkuar shpjegime nga ambasadori iranian në Ankara lidhur me një raketë balistike të raportuar.

Nga ana tjetër, presidenti francez Emmanuel Macron ka paralajmëruar se lufta mund të zgjasë për disa javë, duke theksuar se ndryshimet politike nuk mund të arrihen vetëm përmes bombardimeve.

Në reagim ndaj deklaratave të Trump, Garda Revolucionare iraniane theksoi se është Irani ai që do të vendosë për përfundimin e konfliktit.

“Ne jemi ata që do të vendosim për fundin e luftës. Ekuacioni dhe e ardhmja e rajonit janë në duart e forcave tona të armatosura,” tha një zëdhënës i Gardës Revolucionare, sipas mediave iraniane.

Sulm kibernetik në sistemin e IT në Kuvendin e Shqipërisë, rrezikohet siguria kombëtare

0

Administrata e Kuvendit ditën e sotme është përballur me një sulm kibernetik në sistemin IT. Mediat raportojnë se administrata dhe deputetët, që prej mëngjesit të sotëm, nuk kanë pasur akses në kompjuterët dhe adresat e emailit.
Mësohet se e-mailet e tyre janë publikuar në faqen e Homeland Justice në Telegram.
“Të gjitha bisedat dhe korrespondenca e anëtarëve të korruptuar të Kuvendit gjatë muajve të fundit janë në duart e Homeland Justice. Ne jemi shumë më afër jush sesa mendoni. A i keni strehuar vërtet ata vrasës dhe vrasës fëmijësh? Ne do të sigurohemi që ky turp të mbetet me ju përgjithmonë”, thuhet në faqen zyrtare të Homeland Justice në Telegram.
Ndërkohë, disa deputetëve u është dërguar në adresat e tyre të email-it një njoftim që u kërkon të mos klikojnë link-et ose skedarët bashkangjitur, pasi sipas tyre përbëjnë rrezik.

Edi Rama mbron hajduten Belinda Balluku/ Ambasada e SHBA: Pavarësia e drejtësisë, thelbësore për bashkëpunim

0

Partia Socialiste prezantoi ditën e djeshme në mbledhjen e grupit raportin e dalë nga Këshilli i Mandateve mbi kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda ballukut, ku bëhej thirrje që në 12 mars të votohej kundër heqjes së imunitetit të deputetes.

Ambasada Amerikane i është përgjigjur pyetjes së News24 në lidhje me këtë çështje. Ambasada thekson faktin se institucionet e drejtësisë duhet të jenë të pavarura, madje i quan kusht për vijimin e bashkëpunimit mes SHBA-së dhe Shqipërisë në luftën kundër krimit ndërkombëtar

“Pavarësia e institucioneve të drejtësisë në Shqipëri mbetet thelbësore për vazhdimin e bashkëpunimit mes SHBA-së dhe Shqipërisë në luftën kundër krimit ndërkombëtar. Nuk kemi koment për çështje ligjore që janë në proces”, shprehet ambasada.

Erion Veliajn e pret edhe burgu i gjatë edhe Tirana si kryetar bashkie!

0

Shkruan Matilda Kurti

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për vazhdimësinë formale të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në ushtrimin e detyrës së tij ka krijuar një situatë paradoksale për kryeqytetin. Nga njëra anë, kryetari mbetet ligjërisht në detyrë; nga ana tjetër, ai ndodhet në arrest dhe nuk mund të ushtrojë realisht funksionet e drejtimit. Kështu, Tirana ndodhet në një gjendje të pazakontë: kryetari ekziston në dokumente, por drejtimi real i qytetit mbetet në një zonë gri institucionale.
Kjo situatë nuk është vetëm një çështje juridike apo politike. Ajo prek drejtpërdrejt jetën e përditshme të qytetarëve. Bashkia e Tiranës është institucioni që menaxhon një pjesë të madhe të problemeve konkrete të jetës urbane: infrastruktura, pastrimi, transporti, lejet e ndërtimit, administrimi i hapësirave publike dhe shumë çështje të tjera që kërkojnë vendimmarrje të qartë dhe përgjegjësi politike.
Kur drejtimi politik është i paqartë, vendimmarrja zvarritet dhe përgjegjësia shpërndahet në mënyrë të paidentifikueshme. Administrata mund të vazhdojë të funksionojë në mënyrë teknike, por administrata nuk mund të zëvendësojë drejtimin politik. Vendimet strategjike dhe prioritetet urbane kërkojnë një autoritet të plotë dhe një drejtues që mban përgjegjësi për vendimet që merr.
Në këtë kuptim, kostoja e një situate të tillë nuk matet vetëm financiarisht. Ajo matet me kohë të humbur për qytetarët, projekte të bllokuara, vendime të shtyra dhe një administratë që funksionon pa një busull të qartë drejtimi. Për një qytet si Tirana – zemra ekonomike dhe administrative e vendit – një vakuum i tillë drejtimi krijon pasoja që shtrihen përtej kufijve të bashkisë dhe prekin gjithë vendin.
Prandaj pyetja që lind natyrshëm është: kush po e drejton sot realisht Tiranën dhe kush mban përgjegjësi për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve?
Sepse një kryeqytet nuk mund të mbetet gjatë në një gjendje paqartësie institucionale, ndërsa qytetarët presin përgjigje për problemet e tyre të përditshme.

Dështom drejtësia/ Edi Rama i konfirmon “postin” e rëndësishëm hajdutes Belinda Balluku

0

Kryeministri Edi Rama sapo e konfirmon Belinda Ballukun si drejtuese politike në qarkun e Fierit, edhe pas largimit nga pozicioni i zv.kryeministres.

Duke folur në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, Rama megjithatë pranoi se ka deputetë mes radhëve të socialistëve që besojnë se Balluku ka arritur fitore shembullore falë pushtetit që ka pasur.
“E di që edhe këtu mes nesh ka disa që mendojnë se fitoret shembullore e Belindës burojnë nga fuqia e pushtetit që ajo kishte. Kjo mbetet për tu parë në zgjedhjet e ardhshme lokale në Fier. Ajo do të vijojë të drejtojë qarkun. Pak kush nga ne i mban si Belinda kontaktet me territorin. Njoftimi i akuzës në rrugën e shtrembër dhe faktikisht e bërë zakon, të cilat i përdorin mediat si forcat paramilitare të fajësimit dhe asgjësimit publik të subjekteve të tyre, mjaftoi që Ballukut të ngrihen të tëra dallgët e detit të urrejtjes që zihen në 700 tenxheret e pazarit tonë politik dhe mediatik.

E kthyen njeriun në kriminel me 300 vila, 2 jahte, 10 mijë euro solucione magjike për larje makine, ndërkohë rrugët e ndërtuara gjatë drejtimit të saj u shembën nga korrupsioni”, tha Rama

Luigj Alija: ‘Studentët dhe brezi i ri duhet ta dëgjojnë dhe këndojnë ahengun dhe këngën qytetare shkodrane. Semiotika e këngëve të Luigj Alisë’

0

Në traditën muzikore të Shkodrës familja Alija lidhet me një mjedis të fortë kulturor dhe artistik, ku muzika qytetare ka qenë një element identitar i rëndësishëm. Në këtë kontekst mund të bëhet edhe një interpretim semiotik i këngës dhe interpretimit të tij. Në planin semiotik, këngët e Luigj Alijës mund të interpretohen si shenjë e traditës urbane shkodrane. Në këtë traditë, zëri i këngëtarit nuk është vetëm instrument muzikor, por një simbol i identitetit qytetar. Kënga qytetare e Shkodrës zakonisht mbart kode emocionale si: nostalgjia, dashuria e përmbajtur dhe eleganca e komunikimit artistik.
Zëri funksionon si shenjë e ndjeshmërisë urbane.
Teksti poetik përçon kodet e kulturës qytetare (dashuri, kujtim, melankoli).
Melodia krijon një simbolikë të kujtesës kolektive të qytetit.
Në këtë kuptim, interpretimi i tij lidhet me modelin e këngës qytetare shkodrane që përfaqësohet nga figura si Bik Ndoja, ku kënga shndërrohet në një narrativë emocionale të jetës qytetare dhe të kulturës së Shkodrës. Në planin semiotik, figura e Luigj Alijës mund të shihet si:
një shenjtues i traditës familjare muzikore,
një mbartës i kodit estetik të këngës qytetare shkodrane,
dhe një zë që vazhdon simbolikën kulturore të qytetit të Shkodrës.
Luigj Alija, këngëtar nga Shkodra dhe vëllai i Justina Alijës, mund të shihet në planin semiotik si një interpretues që përfaqëson kodet kulturore të këngës qytetare shkodrane. Në këtë traditë, zëri i këngëtarit funksionon si shenja e identitetit urban, ndërsa interpretimi bart elemente të nostalgjisë, dashurisë dhe elegancës shpirtërore që karakterizojnë kulturën muzikore të Shkodrës. Në këngët e tij, melodia dhe fjala poetike krijojnë një sistem shenjash që lidhen me kujtesën kolektive të qytetit. Kënga nuk është vetëm akt muzikor, por edhe simbol i trashëgimisë kulturore familjare dhe qytetare, ku përmes zërit transmetohet një ndjenjë e traditës dhe e përkatësisë artistike

………

1. Bixhi ku keni filluar të këndoni për herë të parë?
1. Në vitin vitin 1974. Kam filluar të këndoj në shtëpinë e Kulturës së Shkodrës me motrën Justinën. Aty takuam të ndjerin kompozitorin Gjon Kapedani. Justi i thotë, professor Gjonit, vëllau ka dëshirë me këndu në Korin e shtëpisë së kulturës. U ulëm në piano. Profesor Gjoni, mbasi më provoi me disa nota muzikore, u bind që kam zë dhe intonacion për të kënduar në Korin e shtëpisë së kulturës.
2. Po cili ka qenë mësuesi juaj i parë, që ju ka mësuar të këndoni?
2. Mësuesi im i parë ka qenë, kompozitori dhe violinisti Tonin Daija në Shtëpinë e pionierit të Shkodrës.
3. Cfarë është për ty këndimi dhe çfarë këngësh ju pëlqejnë të këndoni?
3. Këndimi për mu është kënaqësi, qetësi dhe motivim shpirtëror e kulturor. Më kanë pëlqyer këngët popullore shkodrane dhe këngët italiane, të ndjekura nga RAI, këngëtarët e moshës sime.
4. Cfarë mund të thoni për Grupin ‘Karajfilat që ka Shkodra’ dhe aktiviteti me këtë grup?
4. Ka qenë një kënaqësi e veëantë pjesmarrja në këtë grup muzikor koral. Kemi kënduar në aktivitete të ndryshme të zhvilluara në Shkodër, në media radio, TV dhe në estradën e ‘Teatrit Migjeni’.
5. Ju keni kënduar në Korin e shtëpisë së Kulturës, na thoni diçka ndonjë përshtypje për këtë formacion koral.
5. E kemi kaluar shumë bukur me të gjithë koristët. Para viteve 90te, me të vërtetë ka sunduar ideologjia e kohës, por kemi kënduar edhe këngë popullore dhe kantata me karakter qytetar dhe patriotik. Muzika mbijeton mbi ideologjitë dhe diktaturat.
6. A keni kenduar në festivalet e Radio Televizionit Shqiptar, cilën këngë?
6. Pa kam marrë pjesë në një festival të radios deri në provën gjenerale. Më larguan ditën e çfaqjes. Regjizor ishte Mevlan Shanaj. Në komision, juri ishin edhe disa shkodranë, nuk po i përmendi. Më thërret drejtoresha Lirije Celi dhe më thotë se nuk do të këndosh me një argument absurd. Jam zhgënjyer shumë por kështu ishte koha. Këngën e kishte kompozuar Aleksandër Lalo dhe e këndonte edhe Suzana Qatipi.
7. A keni kënduar me motrën tuaj artisten e mirënjohur Justina Alija?
7. Po kemi kënduar një duet të kompozitorit Xhavit Ujkani. Kënga titullohej: ‘Motrës sime’. Ishte një kënaqësi e veçantë.
8. Cfarë mendoni për Ahengun e Shkodrës dhe këngën qytetare shkodrane?
8.Këngët e qytetit të Shkodrës janë një mrekulli, pasuri shpirtërore e qytetit tonë. I kam kënduar me shumë kënaqësi dhe përgjegjësi, në ambiente familjare, dasma gëzime familjare dhe në skenë.
9. A mendon se studentët e Universitetit Luigj Gurakuqi duhet ta njohin dhe këndojnë ahengun dhe këngën qytetare shkodrane?
9. Studentët dhe brezi i ri duhet ta dëgjojnë ahengun dhe këngën qytetare shkodrane dhe pse jo ta këndojnë atë në gëzime familjare dhe ambiente publike, të njihen me tekstet janë me shumë kuptim dhe transmetojnë dashurinë për Shkodrën dhe njerëzit.
10. Sëbashku me disa instrumentistë nga Shkodra kemi marrë pjesë në disa dasma dhe ambiente familjare, a ju kujtohet diçka e veçantë?
10. Po patjetër, më kujtohet, ka qenë një kënaqësi e veçantë. Kemi kaluar shumë mirë. Tromba është një instrument i njohur në Shkodër dhe ka një tingull të veçantë, krijon atmosfere pozitive.
11. A ju kujtohet kur kemi këndur në pedonalen e Shkodrës para disa vitesh. Cfarë emocionesh keni ndjerë?
11. Ishte mrekulli, jashtëzakonisht bukur. Kalimtarët kalonin dhe na përshëndetnin, duke na vlerësuar. Në këtë aktivitet mori pjesë edhe Lekë Plani dhe Dritan Mlika.
12. Në aktivitetin që do të zhvillojmë në Universitetit ‘Luigj Gurakuqi’, me studentët çfarë kënge do të këndoni?
12. Do të këndoj këngën e kompozitorit Leonard Deda: ‘Kur gjethet binë ne vjeshtë’, në tonalitetin re minor, që është një serenatë shumë e bukur, tango bolero.

Intervistoi: Qamil Gjyrezi

POSTIMET E FUNDIT