Kreu Blog Faqe 28

Edi Rama “piskat” Baton Haxhiun të sulmoi Ambasadën Amerikane dhe Gjermaninë

0

Pak ditë pasi sulmoi ambasadën e SHBA-së në Tiranë, Edi Rama i ka ndërsyer Baton Haxhinë edhe ndaj Gjermanisë.
Në një deklaratë mediatike të para pak ditëve, Haxhiu u shpreh se, Ambasadën e SHBA duke u shprehur se, i ka rënë pesha.
Ndërkaq, sot Haxhiu, sigurisht i ndërsyer nga Edi Rama, ka sulmuar dhe Gjermanië,
Duke folur për MCN TV, Haxhiu është shprehur se Gjermania është një prej vendeve më të korruptuara në këtë moment dhe nuk mund të na bëjë moral.
Sipas tij, personalitet e larta të politikës gjermane apo përfaqësuesit e tyre në Shqipëri nuk duhet tu merren parasysh deklaratat për persona apo ngjarje të ndryshme të politikës ose drejtësisë në vend.
‘Gjermania është një ndër vendet më të korruptuar në këtë moment.
Nuk është etike ç’ka bën Gjermania. Ai është kryesori kush hyn apo jo. Ka ardhur koha që për këto gjëra që kanë të bëjnë për një person apo gjë tjetër të mos jenë faktor se na kanë lodhur me gjëra pa lidhje.
I gjithë shteti gjerman, ish-kancelari gjerman ka punuar për Putinin për kaq vite dhe tani këta vijnë dhe na shesin moral’- tha Haxhiu.

Sulmi amerikan ndaj Iranit, ish-zyrtari i CIA-s zbulon datën

0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka dhënë Iranit një afat deri në fillim të marsit për të bërë lëshime në mosmarrëveshjen bërthamore. Ndërsa Shtëpia e Bardhë duket publikisht e gatshme të negociojë, një grumbullim ushtarak po rritet në rajon, duke sugjeruar më shumë sesa një shfaqje simbolike të forcës. Sipas të dërguarit të posaçëm të Trump, Steve Witkoff, presidenti është i befasuar që Teherani nuk ka “kapituluar” pavarësisht kërcënimeve në rritje dhe një pranie në rritje të SHBA-së. Shtëpia e Bardhë po ruan kështu presionin pa ndërprerë zyrtarisht procesin diplomatik.

SHBA-të kohët e fundit e kanë zgjeruar ndjeshëm praninë e tyre ushtarake në rajonin e Gjirit. Presidenti i SHBA-së, Trump, ka deklaruar se po shqyrton një “sulm të kufizuar ushtarak” kundër Iranit nëse nuk arrihet asnjë marrëveshje në mosmarrëveshjen bërthamore midis Teheranit dhe Uashingtonit. Megjithatë, aktualisht është e paqartë se kur, apo edhe nëse, SHBA-të do ta sulmojnë Iranin. Sipas informacionit nga ish-oficeri i CIA-s, John Kiriakou, një sulm ushtarak mund të jetë i afërt. Në podkastin e Julian Dorey, ai citon informacione të brendshme dhe specifikon kohën.

Kiriakou tha se kishte një mik që kishte folur me miqtë në Shtëpinë e Bardhë. “Ai thotë se është marrë vendimi për të sulmuar Iranin të hënën ose të martën.” Deklarata e tij bie ndesh me afatin 10-ditor të komunikuar publikisht që Presidenti Donald Trump i kishte dhënë regjimit iranian. Nuk mund të verifikohet nëse ky rrëfim është i saktë. Megjithatë, zyrtarët amerikanë konfirmuan gjithashtu për Reuters se planifikimi ushtarak ka arritur në një fazë të avancuar.

Kiriakou është konsideruar si një sinjalizues i shquar dhe kritik i ashpër i aparatit të sigurisë. Deklaratat e tij janë të ngarkuara politikisht dhe për këtë arsye duhet të interpretohen me kujdes. Ai sugjeron që afati publik i Trump mund të jetë më pak një sinjal për negociata sesa një mashtrim strategjik: ndërsa vëmendja është përqendruar te diplomacia, përgatitjet operacionale janë duke u zhvilluar prapa skenave.

Në fakt, SHBA-të e kanë zgjeruar masivisht praninë e tyre ushtarake në rajon. Dy transportues aeroplanësh, përfshirë USS Gerald R. Ford, avionë të shumtë luftarakë, nëndetëse bërthamore dhe shkatërrues janë brenda rrezes së Iranit. Sipas raporteve nga Axios , Trump po shqyrton jo vetëm një sulm të kufizuar, por një fushatë që zgjat disa javë, ndoshta në bashkëpunim me Izraelin. Kjo është shumë më tepër sesa sulmi kirurgjikal që është diskutuar vazhdimisht kohët e fundit.

Nesër vendoset fati i Belinda Ballukut, SPAK kërkon ta arrestojë, Këshilli i Mandateve nën presion të Edi Ramës për ta mbrojtur politikisht

0

Pas dy muajsh Këshilli i Mandateve do të mblidhet për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.

Pasi Gjykata Kushtetuese pezulloi nga detyra numrin dy të qeverisë, Kuvendi do të shqyrtojë nëse do t’i hiqet apo jo imuniteti që gëzon nga mandati i deputetes.

Mbledhja do të nisë në orën 10:00 ndërsa mbeten për t’u parë qëndrimet e palëve, teksa tashmë anëtarët janë njohur edhe me provat e dhëna nga Prokuroria e Posaçme.

Kjo është mbledhja e dytë pas asaj të 19 dhjetorit, e cila u shty pa afat. Do të jenë anëtarët e këshillit që do të vendosin nëse do të shkojnë me raport të përbashkët ose të ndarë në seancë.

Megjithatë fjalën e fundit do ta ketë Kuvendi ku deputetët do të votojnë pro ose kundër kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut.

Ku kanë vënë dorë e firmë Edi Rama dhe Belinda Balluku është shkatërruar gjithçka!

0

Shkruan Hysni Gurra

Kjo është rruga nacionale Elbasan – Korçë, segmenti në foto është në Librazhd, ku para pak ditësh u përjetua një kaos i frikshëm vetem pak metra poshtë kësaj ure, ku u shemb mali.
Kjo rrugë është bërë diku nga vitet 2002-2003. E ka ndërtuar një kompani maqedonase, i mbaj mend edhe emrin, “mavrovo”, e ka pas.
Është bërë në kohën e qeverisjes së Fatos Nanos.
Ka qenë një nga rrugët më të mira në Shqipëri. Me sinjalistikë të rregullt (pasi banorët e zonave as nuk vjedhin pronën publike, as nuk vandalizojnë).
Asfalti thuajse nuk ka pas nevojë fare për meremetime. Pra, një rrugë gati e shkëlqyer, por që kishte nevojë për zgjerim, kishte.
Fati i keq i rrugës që zgjerimi i qëlloi të bëhet në kohën e dy hajdutëve që si ka parë më parë kjo tokë.
Kompanisë që kryen punimet nuk ia di emrin. Por di që nëse kërkon të shohësh një projekt se ku do kalojë e si do bëhet kjo rrugë nuk e gjen kurrkund.
Pra, këta maskarenjtë që thonin se Rruga e Kombit nuk pati projekt, po bëjnë namin me këtë aks të Korridorit 8.
Po prishin shtëpi, biznese, zoka bujqësore pa dëmshpërblime fare ose me vlera qesharake.
Dëmshpërblime merr vetëm ndonjë që ka miqësi në sektin e rilindjes, të tjerët marrin Noc Rrokun.
Sot gjithë Juglindja është e paralizuar, automjete që futen rrugë pa rrugë sa nga Gramshi, sa nga fshatrat e Librazhdit për t’i ikur makthit prej 15-20 orësh në rrugë.
Nuk më vjen keq për ta, pasi mesiguri janë votues të betuar të socialistes.
Po i shkrova këto radhë për të ravijëzuar edhe njëherë atë që e them e do ta them çdo ditë, Edi Rama nuk ka lidhje kurrkund me Partinë Socialiste. Ai vetëm e ka marrë peng atë.
Ja një rrugë që e ka bërë një qeveri socialiste, ajo e Nanos, sa e mori ky në dorë e shkatërroi.
Po Rama jo vetëm me Fatosin, po nuk ka asnjë krahasim as me Enver Hoxhën, se edhe për këtë arsye e votojnë disa.
Ai është një plaçkitës si askush më parë. Është një hipokrit që fshihet pas logos së Partisë Socialiste, të cilën e ka marrë peng dhe po shkatërron një vend të tërë.
Ju lutem më gjeni një rrugë ku ka firmos ky dhe Belinda Balluku dhe të jetë rrugë e hajrit.

Belinda me Palloshin e saj janë ftohur në tajare

0

Shkruan Naim Noka

Në mandatin e katërt qeverisës, Rama dhe Balluku janë “ftof n’tajare”! Qytetarët e juglindjes së vendit, për të udhëtuar drejt kryeqytetit, ose duhet t’i bien nga Maqedonia–Kosova–Tiranë, ose Balluku me Gysin duhet të vënë një linjë ajrore për Korçë “Tajare RamsBalluku”. Mirë do të ishte të ngjante me modelin e vjetër të avionëve “Tajare”. Tironsit nuk e shpikën kot shprehjen: “je ftof n’tajare”! E gjithë qeveria është ftof n’tajare! Belinda u bë tre muaj që nuk i ka hipur “tajares”, se e ka bllokuar SPAK-u, ndërsa kryeministri prej vitesh ka tajare private.

Por, ndërsa “tajaret” private fluturojnë mbi retë e propagandës, në Librazhd e Qukës duket si front lufte. Qeveria e ftof n’tajare na e shiti si revolucionin e madh infrastrukturor – rrugën që do ta bënte Tiranë–Korçë vetëm 1 orë e gjysmë – por sot ajo është kthyer në simbol të dështimit monumental.

Aksi përmes Librazhdit praktikisht nuk ekziston më. Segmentet janë të mbyllura, të çara, të gjymtuara nga punime të zvarritura dhe nga ndërhyrje që duken më shumë si eksperimente sesa si projektim serioz inxhinierik. Pamjet në terren i ngjajnë një zone pas konflikti, ku askush nuk mban përgjegjësi dhe askush nuk jep llogari.

Projekti Qukës–Qafë Plloçë, i reklamuar si arteria shpëtuese e juglindjes, sot numëron të paktën shtatë pika kritike me shembje të vazhdueshme të dherave dhe dëmtime të asfaltit. Një investim me miliona euro që nuk garanton as minimumin e sigurisë rrugore. Në vend të një “korridori të NATO-s”, kemi një korridor pasigurie.

Ironia bëhet edhe më therëse kur sheh itinerarin që u imponohet kamionëve të mallrave: Qafë Thanë – Shkup – Prishtinë – Kukës – Tiranë. Një devijim absurd që e zgjat rrugën nga 3 orë në mbi 12 orë. Për t’u lidhur me kryeqytetin, juglindja duhet të dalë jashtë territorit të vet. Qeveria e ftof n’tajare detyron ekonominë e vet të bëjë xhiro nëpër “Ballkanin e Hapur” për të hyrë në Tiranë.

Belinda Balluku arriti me sukses të plotë që investimet strategjike t’i kthejë në gropa financiare, ku miliarda lekë u tretën, ndërsa qytetarët paguajnë me kohë, karburant dhe rrezik për jetën.

Në fund, metafora e “tajares” nuk është thjesht humor tirons. Është përshkrimi më i saktë i një qeverie që fluturon me tajare private, ndërsa qytetarët mbeten rrugëve, nëpër rrugë të çara dhe të shembura. Kjo është infrastruktura e mandatit të katërt, sepse ne që votojmë këtë qeveri “Ballukesh” jemi ftohur me kohë n’tajare!

Rrëzimi i monumenteve në Tiranë e Korçë dhe i disa busteve në qytete

0

Shkruan Kastriot Dervishi

Këshilli i Ministrave me anë të një deklarate, mbrojti figurën e Enver Hoxhës duke deklaruar se emri i EH nuk do hiqej nga universiteti. Ky qëndrim e acaroi më shumë gjendjen.
Më 19.2.1991 sindikatat bënë një mbledhje në pallatin e kulturës në Tiranë. Morën vendimin që të nesërmen të lihej puna e të dilnin në protestë.
Në orën 8.00 të datës 20.2.1991 ndërmarrjet e Tiranës raportuan se punëtorët nuk dolën në punë, por iu ishin drejtuar qytetit Studenti. Duke shkuar atje hidhnin parulla kundër regjimit. Në ora 10:00 sheshi i emërtuar “Demokracia” u mbush si asnjëherë më parë. U montua një qendër zëri, të cilën policia u kërkoi ta hiqnin. U mbajtën fjalime të ashpra. Aktorja Rajmonda bulku ftoi gratë të drejtoheshin te selia e Presidiumit të Kuvendit Popullor dhe televizioni për të protestuar. Në një nga ballkonet e konvikteve u shpalos një banderolë ku shkruhej “drejt sheshit Skënderbej”.
Rreth 1200 forca policie filluan përpjekjen për ndalimin e njerëzve drejt sheshit. U arrit të bllokohej sheshi, por përkohësisht.
Ora 13.00, Ramiz Alia mblodhi anëtarët e Komitetit Qendror që ishin në Tiranë. Dha urdhër që monumenti të mbrohej me armë. Por ministri i Punëve të Brendshme, Hekuran Isai, duke e kuptuar që do ta kishte përgjegjësi personale, refuzoi ta zbatojë. Këtë ky e pohoi në një intervistë të mëvonshme për gazetën “Zëri i rinisë”.
Po atë ditë u shemb monumenti në Korçë, si dhe bustet në Fier, Durrës (port), Shijak, si dhe pati orvatje për të hequr monumentin e Gjirokastrës.

Baron Haxhiu shkel “butonin” e Edi Ramës: Gjermania, një prej vendeve më të korruptuara. Nuk na bën dot moral

0

Analisti Baton Haxhiu shprehet se Gjermania është një prej vendeve më të korruptuara në këtë moment dhe nuk mund të na bëjë moral.

Sipas tij, personalitet e larta të politikës gjermane apo përfaqësuesit e tyre në Shqipëri nuk duhet tu merren parasysh deklaratat për persona apo ngjarje të ndryshme të politikës ose drejtësisë në vend.

“Nuk është etike ç’ka bën Gjermania. Ai është kryesori kush hyn apo jo. Ka ardhur koha që për këto gjëra që kanë të bëjnë për një person apo gjë tjetër të mos jenë faktor se na kanë lodhur me gjëra pa lidhje.

Ish-kancelari gjerman dhe ish-kryeministri ka punuar për Putin me vite dhe tani na shesin moral”- tha Haxhiu

Persekutimi ndaj të Krishterëve në kohët e sotme

0

Shkruan Konstantin Luci

Në shekullin XX dhe XXI, bota ka bërë përparime të mëdha në fushën e të drejtave të njeriut dhe lirisë fetare. Megjithatë, pavarësisht këtyre zhvillimeve, miliona të krishterë në vende të ndryshme vazhdojnë të përballen me persekutim për shkak të besimit të tyre. Ky persekutim merr forma të ndryshme, duke filluar nga diskriminimi social dhe ekonomik, deri te burgosjet, dhuna fizike dhe madje vrasjet.
Në disa vende, të krishterët jetojnë nën regjime autoritare që kufizojnë ashpër lirinë fetare. Për shembull, në Koreja e Veriut, çdo formë besimi fetar jashtë kontrollit shtetëror konsiderohet kërcënim për pushtetin. Zotërimi i një Bible ose praktikimi i fshehtë i krishterimit mund të çojë në burgim apo dërgim në kampe pune. Edhe në Kina, megjithëse ekzistojnë kisha të regjistruara, shumë komunitete të pavarura përballen me mbyllje, arrestime të pastorëve dhe heqje të simboleve fetare.
Në disa rajone të Afrikës dhe Azisë, persekutimi merr formën e dhunës së drejtpërdrejtë. Në Nigeri, grupe të armatosura kanë sulmuar fshatra dhe kisha, duke shkaktuar viktima dhe zhvendosje masive të popullsisë së krishterë. Në Pakistan, ligjet e blasfemisë janë përdorur kundër të krishterëve, shpesh mbi bazën e akuzave të rreme, duke i ekspozuar ata ndaj burgimit të gjatë dhe dhunës nga turma ekstremiste. Edhe në India, në disa zona janë raportuar sulme ndaj kishave dhe arrestime të pastorëve nën akuza për konvertime të detyruara.
Lindja e Mesme ka përjetuar ndryshime të thella për shkak të konflikteve të armatosura. Në vende si Siria dhe Iraku, luftërat kanë detyruar shumë familje të krishtera të largohen nga trojet e tyre historike. Komunitete që kanë ekzistuar për shekuj janë zvogëluar ndjeshëm, ndërsa kisha dhe monumente fetare janë shkatërruar. Në Afganistani dhe Irani, konvertimi nga feja shumicë në krishterim mund të çojë në pasoja të rënda ligjore dhe sociale, duke i detyruar besimtarët të praktikojnë fenë e tyre në fshehtësi.
Përveç dhunës fizike, shumë të krishterë përballen me diskriminim të heshtur, si përjashtimi nga vende pune, kufizime në ndërtimin e kishave, apo presion shoqëror dhe familjar. Gratë dhe vajzat e krishtera në disa vende janë veçanërisht të cenueshme, duke u përballur me rrëmbime, martesa të detyruara apo konvertime të imponuara.
Megjithatë, pavarësisht këtyre sfidave, shumë komunitete të krishtera vazhdojnë të qëndrojnë të forta në besimin e tyre. Organizata ndërkombëtare dhe grupe për të drejtat e njeriut monitorojnë situatën dhe bëjnë thirrje për respektimin e lirisë fetare si një e drejtë themelore universale. Persekutimi i të krishterëve në kohët moderne mbetet një çështje serioze globale, që kërkon ndërgjegjësim, dialog dhe angazhim të vazhdueshëm për mbrojtjen e dinjitetit dhe lirisë së çdo individi, pavarësisht besimit të tij.

Haradinaj bën thirrje që politika të mos ndikojë në vendimin e Hagës

0

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka bërë thirrje që politika mos të ndërhyjë në vendimin e Hagës për ish-krerët e UÇK-së.

Ai ka thënë se për këtë duhet të ndihmojë edhe SHBA-ja, duke e llogaritur si aleatin numër një.

“Pyetja e përgjithshme është a mund të ndërhyjë politika në vendimmarrjen e gjyqësorit, nëse politika i ka dërgu atje dhe i ka mbajtur për 5 vjet të burgosur, atëherë a është rrezik që politika mundet me ndërhy edhe te vendimi i gjykatës”, ka thënë ai.

Haradinaj foli edhe për marshin e 17 shkurtit në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, duke thënë se shpreson mesazhi të shkojë aty ku duhet.

“Mendoj që protesta dje që ishte e mrekullueshme që e ndreqi edhe 17 shkurtin, shpresoj që është shku mesazhi tek faktorët vendimmarrës”, ka thënë ai.

Amerikanët janë novatorë kur janë Konservatorë, shqiptarët janë hajdutë, trafikantë dhe arrogantë kur janë Socialistë

0

Shkruan Kujtim Gjuzi

“Akademia Kombëtare Konservatore Albania”
Post Bord për Paqe.
Ftesë zotit Edi Rama të ndalojë dhunën kundër OPOZITËS
Instituti Amerikan Donald J Trump për PAQE një
risi konservatore presidenciale e Donald J Trump.
Duke organizuar Bordin e Paqes për rindërtim jo vetëm të Gazas nismë amerikane me vetë vëndet që mbështetën nismën, është rikthim në vlerat e Demokracisë, lirisë politike përmes Votës së Lirë.
50 Vënde kryesisht autokrate i’u “bindën” Ftesës USA
Dmth :
Amerikanët janë novatorë kur janë konservatorë.
Po pse Europa nuk e mbështeti këtë nismë të USA
Liderët politikë europianë janë prodhim i majtë me kontroll të pushtetit, metodat meskine marksiste, tashmë me Soros kontroll si devizë fashiste “Përça e Sundo” Kontrollo pushtet me infiltrim sa majtas, aq edhe djathtas duket si dështimi i dytë komunar.
USA ka një rekord 248 Vjeçar pa luftë civile sepse. Pushteti presidencial maksimal shkon deri tetë vjet andaj s’ka luftë civile për pushtet rregjim në USA Nëse dikush përpiqet ta ndryshojë realitet 248 Vjet amerikan, vetë vota amerikane korekton, pushteti vetë nuk mban forca sundimi apsolut por largohet. Domethënës rasti USA 2021
Europa hileqare vijon “Harron” ajo si nismëtare gati është për luftë, të tretë e të katërt botërore, ajo nisi gjithnjë kundër Rusisë ! Luftë e kohës perandorake Napoleon Bonaparte. 1815 Napoloni u mbyt në atë zullum që gatoi post Luigji XlV Po ashtu Gjermani e ltali 1914 duke e mbyllur turpin vetiak Europa me luftën Nazi-Fasho 9 Maj 1945
Sërish autokratë internacionalist marksist komune vijnë dhe rihapin revolucion kriminal Soros Ukraina. 2013 dhe ja ku jemi sërish ?
Gati për luftë shfarosëse pse të ndodhë pse që ?
11 Milion Ukrainas mbushin Europën të larguar nga lufta. Mijra qytetarë e luftëtarë ukrainas të vrarë, po ashtu mijra ushtarë rusë të vrarë në 12 Vjet luftë.
Një çmenduri europiane pushtuar nga sorizmi.
Presidnti Tramp ka deklaruar se nëse do të ishte në zyrën Ovale më 2022 s’do kishte luftë Europa.
Ndodh pra kur e rrethon një fuqi në mbrojte që ka tregu historikisht forcë, gjenealitet perandorak apo republikan në katër luftra globale, duhet një tjetër politikë ajo është vetëm një Doktrina Konservatore.
Konservatori gjerman Konrad Adenhauer na mësoi
“Armikun ktheje në Partner”
A nuk është Europa në prag lufte pas 80 Vjet jetë në PAQEN e vendosur prej KORIFEJVE :
Konrad Adennhauer – Alcide De Gasperi – Robert Chowman.
A nuk u bë kjo Europë e rindërtuar me programin USA Marchall.
Atëherë pse këta “lider Epruvetë” Soristë europianë nuk aderojnë në bordin Donald J Trump për Paqe.
Këta janë soristë marksitë dështakë. Mbushën BE me LGBTQIE ANTI FAMILJE Sollën emigracion anti kristian vetëm e vetëm për të finacuar agresione, sikur deklaron vetë president USA Donald J Trump. Fondi Alex George Soros është korruptiv, kriminal sepse ka ndërtuar shtetin e thellë duke blloku votë, zgjedhjet e lira të barabarta për pushtet pa rregulla. Rotacioni Demokratik i deformuar si rregjim hibrid, t’u dëmtu etnogjenin Europian me lëvizje agresore pro EMIGRATORE
Shqiptarët në post realitetin Rend i Ri në sendërtim Bord për Paqe.
“Instituti Amerikan Donald J Trump Risi kontempo”
Donald J Trump rierdhi si lider botnor për paqe me forcë dhe diplomaci të ekonomi tarifës pa luftë.
Donald J Trump trumbeton lëvizje, lidera autokratë janë larg lidershipit kombëtar etnik anti emigrator.
Në këtë rast askush nuk duhet të konceptojë, pikë servilizmi mështetjen e Bordit për Paqe. Po pse ?
Presidente Vjosa Osmani nuk besoj se asht servile, pesë vitet e saj në krye të Republikës së Kosovës, treguan integriret substancial. Vetë presidenti USA Donald J Trump i garantoi telefonatë kofidenciale rasti risk për rizgjedhjen presidente Vjosa Osmani.
Edvin Rama oshilacionisti pabindës, sorist iku drejt Donald J Trump për Paqe po pse : Duket kuptoi që globalizmi liberal i shkatërroi atij herë herë jetët pro sedentare jasht familjare.
Dikush mund të pyesë po mbron një servil si Rama!
Jo Edi Rama i’u lut doktrinës konservatore Trump J
U duk qartë Rama nuk donte të ishte më puthador i tipi Uriah Hip. Dikur nuk mësoi se jeta është mirë si familjar pa intriga, servilizm apo mosmirnjohja pra Edvin Rama 62 Vjeçar, shpresoj me rastin Tramp të kuptojë sjelljen, kërkesë ndjese për fyerjet sitemike jo vetëm Anti Trump 2015 – 2025.
Donald e fali ER
Wiston CHERCHILL na mëson:
Politikan që mbetet në histori është çdokush që mendon për brezat që vijnë dhe jo ai ata politikanë që mendojn të marrin votën në zgjedhjet e rradhës.
Edi Rama sot apo nesër në pokastin e Diela duhet; Të mirëmendojë paqtimin kombëtar.
Ti thotë jo agresionit policor mbi Opozitën Albane.
Ti thotë po mbrojtjes të shqiptarëve në rajon, ama duhet të rimendojë të ndalojë hajdutrinë, vjedhjen e taksave tona. Post Bordin për Paqe Rama duhet të ketë gjasi e të bëhet propërfshirs e gjithëpozitar, pra Ed Rama duhet të mendojë mirë se ku do rriten pasardhësit e tij… Nën regjimin e tij apo në Shtetin Demokratik të bazuar në Drejtësi përpara Ligjit.
Askush nuk duhet të harrojë se idhujt e rremë ne shqiptarët i tërheqim zvarrë. Pikërisht andaj isha në protestë dje. Jo e jo për të marrë Gaz lotsjellës por për të kujtuar 35 Vjetorin kur rinia studentore, Tirana tërhoqi zvarrë statujën e tiranit gjakatar EH Fëmijë nipa e mbesa të diktatorit EH jetojnë ende me frikë, aq sa sot axnesër nuk e pijnë kurrë kafen në Hotel Tirana aty ku dikur ishin të plotfuqishmit mbi gjak, krim e grabitje thesarësh e jete Albanësh.
Le të shpresojmë që Edvin Rama pas dhënies së dorës “kërkesë ndjese” ngaj konservatorit Donald J Trump do të rimendojë, rikonceptojë, ndryshojë me ndalu politikën e bandës kriminale në pushtet si në rregjim, ndryshe Opozita e bashkuar mbrrin deri tek konservatorët shqiptarë do eskalojë rend drejt një përplasje me bandën rilindje hajdute dhe kriminale.
Bordit për Paqe pa asnjë dyshim ne shqiptarët me Vjosa Osmanin dhe Edi Ramën si dy Soristë në ikje punuam të jenë tashmë dy Euro Trumpistë. Fillimi për BE ti’u bashkohet lnstitutit Amerikan Donald J
Trump në PAQE sepse askush nuk don luftë e krim.
Ne jemi konservatorë dhe Osmani – Rama erdhën shpresojmë duke e lënë tanimë Sorosizmin Global.

POSTIMET E FUNDIT