Kreu Blog Faqe 32

David McAllister: Çështja e Ballukut, test kritik për Shqipërinë në luftën kundër korrupsionit

0

Kryetari i Komisionit për Çështjet e Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister ka deklaruar se çështja e Belinda Ballukut është një test kritik për Shqipërinë në luftën kundër korrupsionit.

Deklarata e zyrtarit të BE u bë kur ai u pyet sesi do të vepronte Gjermania nëse aty do të ishte një rast i ngjashëm me atë të Belinda Ballukut.

“Unë nuk mund të komentoj me hollësi për çështje individuiale. Por për këtë rast që përfshin zonjën Balluku, do të thosha që  është një cështje që do bëjë test kritik për Shqipërinë në luftën kundër korrupsionit”, tha David McAllister.

McAllister theksoi se çështja e Ballukut ka qenë pjesë diskutimeve gjatë vizitës dhe takimeve në Tiranë, ndërsa u shpreh se nuk është në pozicion për të komentuar një çështje individuale. McAllister theksoi se përtej aspektit ligjor, ekziston edhe një dimension i përgjegjësisë politike.

“Kjo çështje ka pasur një rol gjatë vizitës dhe takimeve tona në Shqipëri. Nuk jam në pozicion të komentoj një çështje individuale. Po vij nga Brukseli dhe kam dijeni mbi rastin, por nuk do të përfshihem në çështjet ligjore të këtij rasti”, deklaroi ai.

Gazetarët këmbëngulën sërish për të marrë më shumë mendim nga ai në lidhje me çështjen e Belinda Ballukut, por McAllister tha: “I kam thënë të gjitha çfarë kam për të thënë për këtë çështje, nuk kam komente për çështje të brendshme. Nuk kam komente të mëtejshme. Kam qenë shumë i qartë në atë që thash, PE, KE, dhe shërbimi i punëve të jashtë të PE e mbështesin dhe janë partnerë të Shqipërisë.  Shqipëria dhe ne kemi shumë punë për të bërë në këtë vend për të forcuar shtetin ligjor, për të forcuar luftën kundër korrupsionit. Ne suportojmë ato institucionet e pavarura që luajnë këtë rol, jemi në anën e qytetarëve të këtij vendi drejt përmbushjeve për të qenë anëtarë të BE”.

Donald Trump mbledh më 19 shkurt Bordin e Paqes, Edi Rama niset ta takojë, pasi sipas Ramës, e ka ftuar me emër!

0

Kryeministri Edi Rama është nisur drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një ditë para mbledhjes së Bordit të Paqes që do të zhvillohet më 19 shkurt në Uashington, me ftesë të presidentit Donald Trump.

Rama ka bërë të ditur më herët se Shqipëria është ndër shtetet themeluese të këtij organizmi të ri ndërkombëtar, i cili synon administrimin e Gazës dhe nxitjen e paqes në rajon. Sipas tij, përfshirja e Shqipërisë përbën një moment krenarie, ndërsa theksoi se vendi nuk do të kontribuojë financiarisht për anëtarësimin apo për statusin e përhershëm.

Çfarë pritet nga takimi?

Takimi i parë zyrtar i Bordit që nga themelimi në janar do të mbahet në Uashington.
Shtetet anëtare, sipas Trump, kanë premtuar mbi 5 miliardë dollarë për përpjekjet humanitare dhe rindërtimin e Gazës.
Parashikohet edhe angazhimi i mijëra efektivëve në një forcë ndërkombëtare stabilizimi, si dhe mbështetje për policinë lokale për garantimin e sigurisë.
Trump deklaroi se plani është miratuar unanimisht nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së vitin e kaluar dhe se objektivi është krijimi i një mekanizmi me vendimmarrje konkrete, jo thjesht një forum deklarativ.

Sipas presidentit amerikan, Bordi i Paqes synon të ketë ndikim të madh global, duke u fokusuar në stabilitetin dhe paqen afatgjatë në rajone konflikti.

Belinda Balluku drejt Greqisë pas kërkesës së SPAK për arrestim? Pretendime për largim dhe rikthim me garanci politike

0

Pretendime të forta po qarkullojnë në media lidhur me një udhëtim të zëvendëskryeministres Belinda Balluku drejt Greqisë më 17 dhjetor 2025, vetëm një ditë pas kërkesës së SPAK për autorizim arrestimi ndaj saj. Sipas burimeve mediatike, Balluku dyshohet se ka udhëtuar jashtë vendit në një moment kur ndaj saj ishte në fuqi masa e ndalimit të daljes jashtë Shqipërisë.

Po sipas të njëjtave burime, qëndrimi jashtë vendit ka qenë i shkurtër dhe rikthimi i saj në Shqipëri është bërë pas garancive politike nga mazhoranca. Deri më tani, nuk ka një reagim zyrtar nga vetë Balluku apo nga institucionet ligjzbatuese lidhur me këto pretendime.

Kujtojmë se më 16 dhjetor 2025, SPAK i kërkoi Kuvendit heqjen e imunitetit të saj për t’i hapur rrugë arrestimit, në kuadër të hetimeve për disa procedura prokurimi publik. Më herët, Gjykata Kushtetuese kishte rrëzuar një vendim për pezullimin e saj nga detyra, duke lënë në fuqi vetëm masën e ndalimit të daljes jashtë vendit.

Në vijim, Këshilli për Rregulloren dhe Imunitetin pritet të shqyrtojë kërkesën e SPAK, ndërsa vendimi final do të kalojë në seancë plenare. Çështja ka rritur ndjeshëm tensionet politike dhe ka nxitur debate mbi raportin mes qeverisë dhe drejtësisë.

Ndërkohë, udhëtimet dhe kontaktet ndërkombëtare të Ballukut, përfshirë praninë e saj në aktivitete zyrtare në Greqi gjatë periudhës së hetimeve, janë bërë pjesë e diskutimit publik, por pa një konfirmim zyrtar që të lidhë këto zhvillime me procedurat penale në Shqipëri.

Zhvillimet e ardhshme në Kuvend dhe vendimet e drejtësisë do të jenë përcaktuese për ecurinë e kësaj çështjeje, e cila mbetet një nga temat më të nxehta të skenës politike.

Zyrtarja e SHBA-ve Nancy Van Horn me Niko Peleshin, pas debatit për ndryshimet në kod

0

E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Nancy Van Horn, ka mbërritur në Kryesinë e Kuvendit, ku pritet të zhvillojë një takim me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi.

Deri tani nuk janë bërë publike detaje mbi temën e diskutimeve mes diplomates amerikane dhe kreut të parlamentit. Takimi zhvillohet një ditë pas mbledhjes së grupit parlamentar socialist, ku kryeministri Edi Rama prezantoi projektligjin për ndryshime në Kodin e Procedurës Penale.

Drafti i propozuar parashikon që kryeministri dhe disa funksione të tjera të larta kushtetuese të mos jenë subjekt i masës së pezullimit nga detyra gjatë hetimeve, një nismë që ka ngjallur debat politik.

Ndërkohë, Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin pritet të mblidhet më 23 shkurt për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.

Gjykata Kushtetuese shpall vendimin për pagat e gjyqtarëve, pranohet pjesërisht kërkesa!

0

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka vendosur të pranojë pjesërisht kërkesën e gjyqtarëve lidhur me ndryshimet ligjore për pagat e magjistratëve. Në vendimin e saj, Kushtetuesja vlerëson se disa prej pretendimeve të ngritura janë të bazuara, duke i hapur rrugë rishikimit të formulës aktuale të përllogaritjes së pagave.

Gjykata i ka lënë detyrë Kuvendit të Shqipërisë që të bëjë ndërhyrjet e nevojshme ligjore për të reflektuar konstatimet e saj. Vendimi pritet të ndikojë drejtpërdrejt në mënyrën e përcaktimit të pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe në balancën mes pushteteve lidhur me çështjet e pavarësisë financiare të sistemit të drejtësisë

Më 3 mars të vitit të kaluar, Unioni i Gjyqtarëve kërkoi shfuqizimin e ndryshimeve ligjore të miratuara në vitin 2023 nga mazhoranca për pagat e magjistratëve. Sipas ndryshimeve, paga bazë e gjyqtarëve u përcaktua sa 36% e pagës së Presidentit, konkretisht 153 mijë lekë.

Më herët, paga referuese ishte ajo e drejtorit të departamentit në Kryeministri, në nivelin 132,100 lekë, çka me formulën e re solli një rritje prej mbi 20 mijë lekësh.

Megjithatë, gjyqtarët e konsideruan këtë ndryshim si ulje, pasi paralelisht u rritën pagat në administratën publike dhe paga e drejtorit të departamentit në Kryeministri shkoi në 231 mijë lekë.

Sipas tyre, nëse do të ishte ruajtur referenca e mëparshme, paga e tyre do të ishte rreth 78 mijë lekë më e lartë. Për këtë arsye, ata i kërkojnë Gjykatës Kushtetuese rikthimin te formula e vjetër ose përcaktimin e pagës në masën 54.3% të pagës së Presidentit, me reflektim të çdo rritjeje të përgjithshme.

Në praktikë, një rritje e tillë do të sillte shtesa shumë më të mëdha për shkak të formulës së llogaritjes, duke shkuar nga rreth 1800 euro për magjistratët e shkallës së parë deri në mbi 3000 euro për gjyqtarët e Apelit të GJKKO-së dhe SPAK-ut.

Ish ministri socialist Arben Malaj: Qeveria po përdor patronazhistët për të firmosur afera korruptive

0

Ish-ministri Arben Malaj: Krimi dhe pushteti të ndërthurur, patronazhistët përdoren për të vulosur vendime antiligjore

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, i ftuar në studion e “Off the Record” u shpreh se “nivelet e larta politike ushtrojnë presion te punonjësit duke i hequr bukën e gojës, dhe pastaj marrin patronazhistë që firmosin gjithçka”.
“Unë kam ngritur që në fillim shqetësimin se kemi korrupsion horizontal, kemi kapje të shtetit kur bashkohet krimi me pushtetin, kur kriminelët bëjnë politikë dhe politikanët bëjnë biznes. Edhe raporti i fundit i Transparency International flet për përkeqësim të nivelit të korrupsionit.
Edhe ata që thonë se “duhet pak korrupsion se nuk ecën ekonomia, se janë trembur njerëzit nëpër ministri dhe nuk firmosin për tendera”, unë u them se nuk firmosin pasi ajo që u kërkohet është antiligjore”, tha Malaj.
Sipas tij, “vetëm kur zyrtari ia jep me shkrim urdhrin për firmë, nëpunësi është i detyruar ta zbatojë, qoftë edhe i paligjshëm, por duhet ta raportojë te ministri i Financave”.
“Pra, nivelet e larta politike ushtrojnë presion te punonjësit duke i hequr bukën e gojës, dhe pastaj marrin patronazhistë që firmosin gjithçka. Korrupsioni dhe kapja e shtetit është kanceroze në jetën tonë shoqërore dhe ekonomike.
Duhet ndërgjegjësim i plotë. Ose të bëjmë ndryshime kushtetuese që ligji të jetë i barabartë për të gjithë, asnjë imunitet; ose do të krijojmë ishuj me mbrojtje specifike dhe pastaj do të kalbet shteti”, shtoi Malaj.

Pretenca për drejtorët e “5D”, SPAK “e kalon lumin pa u lagur”, kërkon dënimin me vetëm 39 vite burg të 7 zyrtarëve e milionat e vjedhur s’dihet ku shkuan!

0
Screenshot

Jepet pretenca për drejtorët e “5D”, SPAK kërkon dënimin me 39 vite burg të 7 zyrtarëve!
Prokuroria e Posaçme ka lexuar konkluzionet perfundimtare p duke kërkuar dënimin e 7 zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës në kuadër të “Dosjes 5D” që u gjykua me procedurë të zakonshme.
SPAK kërkoi dënimin e 3 drejtorëve të Bashkisë së Tiranës dhe 4 të pandehurve të tjerë, përfaqësues të Bashkisë dhe kompanisë “5D”.

Redi Molla 11 vjet burg, dënim potësues ndalim ushtrimi të funksioneve publike për 5 vite.

Mariglen Qato 9 vjet burg, dënim plotësues ndalim ushtrimi të funksioneve publike për 5 vite.

Taulant Tusha, 4 vjet burg, dënim plotësues ndalim ushtrimi të funksioneve publike për 5 vite.

Albano Janku, 2 vite, dënim plotësues ndalim ushtrimi të funksioneve publike për 5 vite.

Enton Punavija, 3 vjet burg, dënim plotësues ndalim ushtrimi të funksioneve publike për 5 vite.

Julian Zanaj, 3 vjet burg, dënim plotësues ndalim ushtrimi të funksioneve publike për 5 vite.

Nestor Muhametllari, 7 vjet burg, dënim plotësues ndalim ushtrimi të funksioneve publike për 5 vite.

I vetmi që ndodhet në burg nga emrat e mësipërm është Mariglen Qato.

Ata akuzohen për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie. Redi Molla dhe Mariglen Qato thotë SPAK, kanë qenë pronarët “de facto” të shoqërisë 5D Konstruksion sh.p.k, duke përdorur pronarë fiktivë, ndërsa vetëm në këtë dosje të dërguar për gjykim kanë marrë 12 tendera duke përfituar rreth 2 milionë euro në periudhën 2016-2020.

Më herët, Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtor duke dënuar katër prej të pandehurve që u gjykuan në proces të ndarë për dosjen “5D”, por që nuk do të bëjnë asnjë ditë burg.

Drejtoresha e klubit shumësportësh, Deborah Keçi, me tre anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave,Teuta Guri, Jetjon Mera dhe Renaldo Gjerazi u dënuan me shërbim prove për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera.

Sipas SPAK, ata krijuan kushte dhe privilegjuan kompaninë “5D” të drejtorëve të Bashkisë së Tiranës në mënyrë që të shpallej fituese në procedura tenderash.

“Reuters” shkruan për lëvizjen e Edi Ramës: Kërkon të ndalojë gjyqësorin në Shqipëri

0

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, deklaroi se qeveria e tij do të ndryshojë ligjin për të mbrojtur ministrat nga pezullimi ndërkohë që janë nën hetim penal, duke nxitur opozitën ta akuzojë se po përpiqet të mbrojë veten dhe se po dëmton pavarësinë e gjyqësorit. Gjykata pezulloi zëvendësen e Ramës, Belinda Ballukun, në nëntor, pas ngritjes së akuzës ndaj saj nga prokurorët shqiptarë kundër korrupsionit, të njohur si SPAK, lidhur me pretendime për ndërhyrje në një tender për projekte infrastrukturore, akuza të cilat ajo i mohoi.

Çështja ka nxitur një përplasje mes SPAK-ut i cili i ka kërkuar parlamentit t’i heqë imunitetin Belinda Ballukut për të lejuar arrestimin e saj dhe Edi Rama, i cili është ankuar për tejkalim kompetencash nga ana e gjyqësorit, veçanërisht lidhur me masat e paraburgimit. Shqipëria synon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030, por blloku evropian ka theksuar se vendi duhet të bëjë më shumë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Partia Socialiste e Ramës, e cila vitin e kaluar siguroi një mandat të katërt radhazi, gëzon një shumicë të rehatshme parlamentare dhe mbetet e paqartë nëse Kuvendi do t’i heqë imunitetin Ballukut, e cila ka shërbyer gjithashtu si ministre e Infrastrukturës dhe është një aleate e ngushtë e kryeministrit. “Momentin që shkarkohet një ministër, nuk shkarkohet vetëm një person, por dëmtohet e gjithë puna e atij institucioni,”- u tha Edi Rama ligjvënësve të partisë së tij të hënën, duke njoftuar planin për ndryshimin e ligjit.

Opozita ka organizuar një seri protestash muajt e fundit në Tiranë për të kërkuar dorëheqjen e Belinda Ballukut. Të hënën, ajo deklaroi se Rama po përpiqet të kontrollojë proceset gjyqësore në favor të tij përmes amendamenteve ligjore. “Kjo nuk është gjë tjetër veçse një përpjekje e Ramës për të mbrojtur veten, duke hedhur në erë si pavarësinë e gjyqësorit, ashtu edhe ndarjen e pushteteve… sepse pas Ballukut dhe shkeljeve të saj qëndron Rama,” -thuhet në një deklaratë të Partisë Demokratike të Shqipërisë për “Reuters”.

Ky shkrim është pronë intelektuale e “Reuters”

A ka guxim SPAK ta marrë si të pandehur Edi Ramën bashkë me Belinda Ballukun?

0

Analisti Fatos Lubonja i ftuar në “Studio24” në News24 ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale, duke ngritur pikëpyetje mbi rolin dhe pavarësinë e SPAK-ut përballë qeverisë.

Sipas tij, debati nuk lidhet vetëm me ndryshimet ligjore, por me thelbin e marrëdhënies mes pushtetit ekzekutiv dhe drejtësisë.
Gjithashtu shtroi pyetjen nëse ‘SPAK do të ketë kurajën që ta thërrasë si të pandehur bashkë me Ballukun’?

“Këtë po e bën sepse kërkon ta mbrojë duke na futur edhe gjithë Shqipërinë. Çështja është a është bërë ky korrupsion apo jo? SPAK duhet që në fillim të kishte kërkuar heqjen e imunitetit dhe arrestin. Por pse nuk e kërkon SPAK? Por lajmi që është sot është ky që Rama i vuri kurifin SPAK…dhe i tha marrëveshja që kemi është se do vini deri këtu dhe se nuk mund të shkoni dot më tej.

Tani gjasme po bën ndryshime ligjore. Thelbi është kontrolli i SPAK. Por a ka kuroja të thërrasë Ramën dhe ta marrë si të pandehur bashkë me Ballukun? Sepse krimi që është bërë është i qartë. SPAK me këtë dobësi e çon topin te Kushtetuesja… Kushtetuesja me dobësinë e vet e çon te SPAK. Por Rama po bën lojën e tij për krimet që bën dhe nga ana tjetër e shet sikur po bën reformë”, tha ndër të tjera ai.

Italia ndjek Gjermaninë, liderët e Europës braktisin “Bordin e Paqes”

0

Një “Bord Paqeje” për Gazën në Uashington duket se do të mbahet pa liderët kryesorë të Europës dhe G7, me përjashtim të Donald Trump. Friedrich Merz nuk do të marrë pjesë, dhe kjo nënkupton që as Giorgia Meloni nuk do të shkojë, ndërsa pjesëmarrja e Antonio Tajanit mbetet e pasigurt.

Italia kërkon të jetë e pranishme për të mbajtur një këmbë brenda nismës, duke kontribuar në formimin e policisë palestineze dhe rritjen e pranisë së karabinierëve në Rafah. Qeveria italiane e sheh këtë si një mundësi për të mbështetur procesin dhe për të mos humbur ndikimin mbi përpjekjet për çarmatosjen e Hamasit dhe daljen e forcave izraelite nga zona.
Megjithatë, shumica e institucioneve europiane mbajnë qëndrim të ftohtë. Komisioni Europian do të përfaqësohet vetëm nga Dubravka Šuica për çështjen e Gazës dhe nuk do të jetë anëtare e Bordit. Qeveria gjermane ende reflekton mbi dërgimin e përfaqësuesve të saj, duke përfshirë Johann Wadephul, por Merz nuk do të marrë pjesë për shkak të angazhimeve në kongresin e CDU-së.
Situata tregon një distancim të qartë të liderëve europianë nga nisma e Trump-it, duke e lënë Italinë në një rol më të vetmuar, por të kujdesshëm, për të ruajtur ndikimin e saj mbi procesin.

POSTIMET E FUNDIT