Kreu Blog Faqe 34

Armand Duka si Kim Jong Un, rizgjidhet prapë në krye të FShF-së pa asnjë kundërshtar

0

Armand Duka është rizgjedhur nga Asambleja e FSHF-së për një mandat të ri 4-vjeçar në krye të institucionit.
Ai ka siguruar votë unanime nga gjithë anëtarët, ndërkohë që nuk kishtei asnjë rival në garë.

Në njoftimin e FSHF thuhet se “vendimi u mor me votë unanime nga të gjithë anëtarët me të drejtë vote, një shprehje e qartë e mbështetjes dhe unitetit brenda komunitetit të futbollit shqiptar. Procesi u zhvillua në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” ku delegatët vlerësuan lidershipin, vizionin dhe kontributin e Presidentit Duka në zhvillimin e futbollit në vend, si në aspektin sportiv ashtu edhe në atë organizativ dhe institucional”.
Kjo zgjedhje pasqyron mungesën e garës dhe konkurrueshmërisë për këtë pozicion që Duka e udhëheq që prej vitit të largët 2002, duke hequr një paralele të ngjashme me liderin suprem të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, i cili e udhëheq vendin e tij në diktaturë prej shumë vitesh dhe është rizgjedhur disa herë në postin që mban.

Trump uron Osmanin: Mbështesim fuqishëm sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar letër urimi nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump, me rastin e 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Në letrën e tij, Trump ka përgëzuar popullin e Kosovës për këtë përvjetor të rëndësishëm, duke rikonfirmuar mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës.
Presidenti Trump ka shprehur gjithashtu gatishmërinë e SHBA-ve për zgjerimin e partneritetit ndërmjet dy shteteve, veçanërisht përmes rritjes së tregtisë dhe investimeve, me synim avancimin e prosperitetit të përbashkët, si dhe ka theksuar se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të punojnë krah Kosovës për avancimin e paqes dhe stabilitetit në dobi të ndërsjellë.Po ashtu, Trump ka falënderuar Osmanin dhe popullin e Kosovës për mbështetjen e përpjekjeve amerikane për paqe, si dhe ka mirëpritur Kosovën si anëtare themeluese të Bordit të Paqes, i cili synon ta bëjë botën më të sigurt, më të fortë dhe më të begatë.
Në fund të mesazhit, Presidenti Trump shpreh besimin në forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe partneritetit ndërmjet dy vendeve.

Ministrat hajdutë do mbrohen me ligj/ PS prezanton ndryshimet ligjore pas kërkesës së SPAK për Ballukun

0

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka nisur mbledhjen ku po prezantohen ndryshimet ligjore lidhur me nenin 242 të Kodit të Procedurës Penale, në një moment kur SPAK ka kërkuar arrestimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Në fokus të diskutimit është nisma e propozuar nga kryeministri Edi Rama, e cila synon të ndalojë pezullimin nga detyra të disa funksionarëve të lartë përmes vendimeve gjyqësore.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, u shpreh se masa e pezullimit nga detyra përbën, sipas tij, një ndërhyrje të tërthortë të pushtetit gjyqësor në pushtetin ekzekutiv dhe në disa raste barazohet me shkarkimin.

“Propozojmë që të shtohet rrethi i subjekteve që nuk mund të pezullohen nga gjykata. Ndryshimi nuk heq përgjegjësinë penale dhe nuk pengon hetimin, por synon të ruajë balancën mes pushteteve”, deklaroi Manja.

Sipas draftit të prezantuar, gjykatat nuk do të kenë më të drejtë të pezullojnë nga detyra ministrat, kryeministrin, zëvendëskryeministrin, Presidentin e Republikës dhe Avokatin e Popullit.

Mazhoranca argumenton se projektligji nuk zgjeron imunitetin penal dhe nuk cenon pavarësinë e prokurorisë apo të sistemit të drejtësisë, por garanton funksionimin normal të institucioneve kushtetuese.

Ndryshimet pritet të depozitohen në Kuvend për shqyrtim, ndërsa çështja ka ngjallur debat të fortë politik në vend.

BE distancohet nga Bordi i Paqes, Edi Rama do shkojë: “Më ka ardhur ftesa nga Donald Trump”

0

19 shkurti do ta gjejë kryeministrin Edi Rama në Shtëpinë e Bardhë në Washington për të marrë pjesë në themelimin zyrtar të Bordit të Paqes.

Kjo u pohua vetë nga kryemistri gjatë podkastit të përjavshëm Flasim.
“Më ka ardhur këtë javë ftesa nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara për të vizituar Uashingtonin në ditët në vijim për atë që e kam paralajmëruar, kur ajo tufa e bombave artizanale, plaste dhe kërciste edhe në sallën e Kuvendit, me gjithfarëlloj pretendimesh që sot i nxjerrin përsëri qesharakë, duke thënë se unë nuk shkoj dot, se mua s’më kanë ftuar,se,se,se… Dhe faktikisht, siç e paralajmërova, do të jem në Uashington për themelimin zyrtar të Bordit të Paqes dhe për fillimin e aktivitetit të atij bordi, ku Shqipëria ka privilegjin të jetë shtet themelues dhe ku Shqipëria nuk do të kontribuojë me para për t’u anëtarësuar apo për të qëndruar si anëtare e përhershme, por kontribuon me dinjitetin dhe me atë që e ka bërë të respektohet ndërkombëtarisht dhe të ftohet, deri në këtë nivel kaq të lartë të diskutimit mbi të ardhmen e paqes.”-tha Rama.

BE didistancohet

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen nuk do të marrë pjesë në takimin inaugurues të Bordit të Paqes, të planifikuar më 19 shkurt në Uashington. Përmes zëdhënësit të saj, Anouar El Anouni, Komisioni Europian bëri të ditur se Brukseli ka ende pikëpyetje mbi statutin e “Bordit të Paqes”, veçanërisht për fushëveprimin, qeverisjen dhe përputhshmërinë me Kartën e OKB-së.

Megjithatë, BE mbetet e gatshme të bashkëpunojë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për zbatimin e një plani paqeje në Gazë.

Ndërkaq, sipas raportimit të “New York Times”, në takimin joformal në Uashington pritet të prezantohet një plan prej miliarda dollarësh për rindërtimin e rripit të Gazës. SHBA dhe Emiratet e Bashkuara Arabe thuhet se janë gati të investojnë secila nga 1 miliard dollarë në këtë projekt.

Po ashtu, disa nga 20 vendet pjesëmarrëse pritet të ofrojnë mijëra trupa për krijimin e një force sigurie që do të vendoset në territor, duke shënuar një hap të ri në përpjekjet ndërkombëtare për stabilizimin e rajonit.

Ja neni që do të ndryshojë hajduti Edi Rama për për të shpëtuar nga arrestimi hajduten Belinda Balluku

0

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar këtë të hënë ndryshime ligjore pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që la në fuqi pezullimin e zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.
Gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS-së, Rama ka bërë të ditur se do të kërkohen ndërhyrje ligjore, por nuk ka përmendur ende një nen konkret të Kodit të Procedurës Penale por mendohet se ndryshimet që mund të kërkohen mund të përfshijnë nenin 242, i cili aktualisht rregullon pezullimin e ushtrimit të detyrave për personat e zgjedhur nga qytetarët.

Në këtë kontekst, supozohet se ndryshimet mund të bëjnë të mundur që përveç deputetëve dhe kryebashkiakëve, masa e pezullimit të shtrihet edhe tek anëtarët e qeverisë, Presidenti dhe funksionarë të tjerë të nivelit të lartë, duke zgjeruar kështu fushën e aplikimit të saj në raste të veçanta.
Kryeministri thekson gjithashtu se ndërhyrja synon të garantojë funksionimin normal të institucioneve, pa paralizime të detyrave kushtetuese dhe duke ruajtur pavarësinë e hetimeve dhe institucionet e drejtësisë.

Neni 242 – Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik

Me vendimin që disponon pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik, gjykata i ndalon përkohësisht të pandehurit, plotësisht ose pjesërisht, veprimtarinë që lidhet me to.

Kjo masë nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral.

Bordi i Paqes, Edi Rama: Më ka ardhur ftesa nga Donald Trump për të vizituar Uashingtonin

0

Kryeministri Edi Rama, deklaroi se ka marrë një ftesë nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trumo për të vizituar Uashingtonin në ditët në vijim, në kuadër të themelimit zyrtar të Bordit të Paqes.
trump bordi i paqes
Në podkastin e tij “Flasim”, Rama iu përgjigj kritikëve që, sipas tij, kishin vënë në dyshim ekzistencën e ftesës. Ai kujtoi debatet e mëparshme në Kuvend, duke i cilësuar pretendimet si të pabazuara dhe “qesharake”.
Sipas Ramës, Shqipëria nuk do të kontribuojë financiarisht për anëtarësimin apo për qëndrimin si anëtare e përhershme në këtë bord, por do të përfaqësohet përmes rolit dhe reputacionit të saj ndërkombëtar.
“Më ka ardhur këtë javë ftesa nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara për të vizituar Uashingtonin në ditët në vijim për atë që e kam paralajmëruar, kur ajo tufa e bombave artizanale, plaste dhe kërciste edhe në sallën e Kuvendit, me gjithfarëlloj pretendimesh që sot i nxjerrin përsëri qesharakë, duke thënë se unë nuk shkoj dot, se mua s’më kanë ftuar,se,se,se… Dhe faktikisht, siç e paralajmërova, do të jem në Uashington për themelimin zyrtar të Bordit të Paqes dhe për fillimin e aktivitetit të atij bordi, ku Shqipëria ka privilegjin të jetë shtet themelues dhe ku Shqipëria nuk do të kontribuojë me para për t’u anëtarësuar apo për të qëndruar si anëtare e përhershme, por kontribuon me dinjitetin dhe me atë që e ka bërë të respektohet ndërkombëtarisht dhe të ftohet, deri në këtë nivel kaq të lartë të diskutimit mbi të ardhmen e paqes”, tha Rama.

Edi Rama do të ndryshojë ligjin për të shpëtuar veten! Ambasada Amerikane bën reagimin e bujshëm

0

Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar për Euronews Albania lidhur me ndryshimet ligjore te Kodit Penal dhe paralajmërimin e kryeministrit Edi Rama për ndërhyrje në legjislacion pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Euronews në pyetjen drejtuar ambasadës amerikane thekson se qëllimi i deklaruar është ndalimi i ushtrimit nga organet e drejtësisë (SPAK dhe GJKKO) të masës së pezullimit nga detyra të funksionarëve të lartë si anëtarët e Këshillit të Ministrave, Presidentit dhe zyrtarëve të tjerë.
Ambasada në përgjigjen e saj theksoi se nuk komenton çështjet ligjore që janë në proces. Sipas saj pavarësia e institucioneve të drejtësisë në Shqipëri mbetet thelbësore për bashkëpunimin mes dy vendeve në luftën kundër krimit.

“Pavarësia e institucioneve të drejtësisë në Shqipëri mbetet thelbësore për bashkëpunimin e vazhdueshëm mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në luftën kundër krimit ndërkombëtar. Nuk kemi koment për çështjet ligjore që janë në proces”, u përgjigj Ambasada Amerikane.

Dorëheqja e Millorad Dodikut, Sinisha Karan zgjidhet president i Republikës Sërpska

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Bosnjë e Hercegovinës ka konfirmuar dhe publikuar rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme për president të entitetit të Republikës Sërpska, sipas të cilave Sinisha Karan është zgjedhur në këtë post.

Karan, kandidat i Aleancës së Socialdemokratëve të Pavarur (SNSD) të Millorad Dodikut, do ta ushtrojë këtë funksion deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja të përgjithshme, të cilat pritet të zhvillohen në muajin tetor të këtij viti.

Zgjedhjet e parakohshme të përsëritura për president të Republikës Sërpska janë mbajtur më 8 shkurt në 16 qytete të këtij entiteti dhe në Distriktin e Bërçkos.

Në zgjedhje kanë votuar 41.826 qytetarë, apo 49.51 për qind. Të drejtë vote kanë pasur gjithsej 84.474 votues.

Zgjedhjet janë mbajtur në 136 vendvotime në 17 njësi të vetëqeverisjes lokale në Republikën Sërpska dhe Distriktin e Bërçkos. Ato janë përsëritur pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Bosnjë e Hercegovinës kishte zbuluar keqpërdorime gjatë votimit të mbajtur më 23 nëntor 2025.

Zgjedhjet janë shpallur pas vendimit me të cilin, në gusht të vitit 2025, Millorad Dodikut i është hequr mandati i presidentit të Republikës Sërpska, për shkak të dënimit për mosrespektim të vendimeve të përfaqësuesit të Lartë ndërkombëtar në Bosnje.

Skandal seksual në NATO/ Ambasadori britanik lidhje sekrete me asistenten 29-vjeçare

0

55-vjeçari nuk është hera e parë që ai ka pasur probleme, pasi disa vite më parë ai ishte përgjegjës për rrjedhjen aksidentale të dokumenteve të klasifikuara të Ministrisë së Mbrojtjes Britanike.

Një marrëdhënie personale mes ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar në NATO, Angus Lapsley, 55 vjeç, dhe asistentes së tij italiane, 29-vjeçares, Francesca Cortini, ka nxitur diskutime në qarqet diplomatike të Aleancës.

Lajmi është raportuar nga media britanike.

Sipas raportimeve, Lapsley dhe Cortini janë njohur rreth 2 vjet më parë, kur ajo kryente praktikën në selinë qendrore të NATO-s. Aktualisht, çifti jeton në rezidencën zyrtare britanike në Bruksel, një ndërtesë 5-katëshe që ambasadori e përdor së bashku me dy kolegë të tjerë.

Raportimet thonë se ambasadori u largua nga një takim në selinë e NATO-s të mërkurën, pasi ai dhe Foreign Office u informuan se detajet e marrëdhënies do të bëheshin publike. Çështja, sipas të njëjtave burime, i është paraqitur edhe admiralit Sir Keith Blount, zyrtari më i lartë ushtarak britanik në NATO.

Skandal rozë në NATO/ Ambasadori britanik lidhje sekrete me asistenten

Dame Caroline Wilson, e cila pritet të marrë detyrën si ambasadore e Mbretërisë së Bashkuar në Bashkimin Evropian, ka deklaruar se bashkëjetesa e çiftit në rezidencën zyrtare është “e papërshtatshme”.

Pas një rishikimi të brendshëm, NATO ka vlerësuar se marrëdhënia nuk shkel asnjë rregull, për sa kohë që nuk ekziston konflikt interesi. Ndryshe nga rregulloret e ushtrisë britanike, NATO nuk i konsideron shkelje disiplinore marrëdhëniet romantike brenda niveleve të larta të saj.

Ministri britanik i Mbrojtjes, John Healey, duke folur në një takim të NATO-s në Bruksel, deklaroi se “Mbretëria e Bashkuar pret standardet më të larta nga ambasadorët e saj”. Ai shtoi se fokusi i tij në takim ishte bashkëpunimi me aleatët për mbështetjen e Ukrainës.

Sipas raportimeve, Lapsley i ka njoftuar eprorët për marrëdhënien, e cila nisi pas ndarjes nga bashkëshortja e tij, Gina.

Lapsley mori detyrën e ambasadorit në NATO në prill të vitit të kaluar. Më parë, në vitin 2021, ai u përfshi në një hetim pasi harroi rreth 50 faqe dokumente të klasifikuara në një stacion autobusi në Kent.

Dokumentet përmbanin informacione mbi vendndodhjet e forcave speciale britanike në Afganistan. Ngjarja shkaktoi reagime nga zyrtarë amerikanë, të cilët shprehën shqetësim për sigurinë e trupave në Azinë Jugore.

Autoritetet pezulluan përkohësisht autorizimin e tij të sigurisë, por e rikthyen pas përfundimit të hetimit. Më pas ai mori një rol në planifikim strategjik dhe në fund pasoi Sir David Quarrey në postin e përfaqësuesit britanik në NATO.

Foreign Office deklaroi të enjten në mbrëmje se “është politikë e kahershme që të mos komentojmë çështje që lidhen me personelin.”

POSTIMET E FUNDIT