Kreu Blog Faqe 38

Kosova ka nevojë për drejtësi!

0

Shkruan Zef Ndreka

(Kërkohet 45 vite burg për ish krerët e UÇK-së.
Prokuroria Speciale, rreziku i barazimit të agresorin me viktimën).
Ky lajm është një paravendim i rëndë gjyqësor, për më tej, është një moment historik dhe thellësisht politik, që prek jo vetëm Hashim Thaçin si individ, por vetë objektivin e luftës së UÇK-së dhe shtetformimit të Kosovës.
Kërkesa e Prokurorisë Speciale për deri në 45 vite burg ndaj ish-Presidentit të Kosovës dhe ish-kryetarëve të UÇK-së është kulmi i një procesi që prej fillimit ka qenë kontestues, i pazakontë dhe i pabarabartë në perceptim. Jo për shkak se krimet e luftës nuk duhen hetuar, përkundrazi, drejtësia është e domosdoshme, por sepse këtu drejtësia po ndërtohet mbi një gjykatë unike në botë, e ngritur vetëm për njërën palë të konfliktit.
Në këtë proces, UÇK-ja trajtohet si subjekt kriminal i strukturuar, ndërsa krimet sistematike të aparatit shtetëror serb, të dokumentuara nga OKB, Këshilli i Europës dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, mbeten jashtë kësaj salle. Kjo e krijon ndjesinë e një drejtësie selektive, që rrezikon të barazojë agresorin me viktimën.
Hashim Thaçi tashmë nuk mbetët një emër në histori, por është një nga figurat kyçe të rezistencës së armatosur, më pas i procesit të paqes, i Rambujesë, i shpalljes së pavarësisë dhe i ndërtimit të institucioneve të Kosovës. Kështu, një dënim i tillë nuk bie vetëm mbi një individ, por mbi një epokë të tërë politike dhe historike.
Nëse aktakuzat dhe dënimet shndërrohen në trajtime politike, ekziston rreziku që lufta çlirimtare e Kosovës të degradohet në diskutim ndërkombëtar si konflikt i brendshëm kriminal duke përjashtuar rezistencën ndaj një regjimi shtypës e gjenocidal.
Edhe nqs gjykata synon drejtësi, mënyra se si është ndërtuar dhe funksionon kjo strukturë ka prodhuar një ndjenjë të thellë padrejtësie kolektive tek shqiptarët. Drejtësia, për të qenë e tillë, duhet të jetë e plotë, e paanshme dhe universale dhe jo e fokusuar vetëm tek fitimtarët e luftës.
Ky proces i turpshëm gjyqësor, do të lërë gjurmë afatgjata. Ose do të shërbejë si shembull i drejtësisë ndërkombëtare që ndan fajin individual nga kauza kolektive, ose do të mbetet në histori si një gjykatë që gjykoi luftën dhe jo krimin.
Kosova më shumë se snjëherë tjetër, ka nevojë për drejtësi, por ka po aq nevojë për të vërtetën historike dhe dinjitetin e luftës së saj çlirimtare.
Pa këto, paqja mbetet e brishtë dhe historia do të mbetët e cunguar.

Edi Rama: Belinda Balluku nuk ka vjedhur, reagon KE: Kuvendi të adresojë pa vonesë kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit e saj

0

Edi Rama ka mrojtur hajduten Belinda Balluku, duke u pozicionuar hapur kuder sistemit te drejtësisë, po reagimi i KE-së eshte i fuqishëm.

Reagimi i KE

Si e vlerëson Komisioni Evropian këtë përplasje institucionale që buron nga rasti i Zëvendëskryeministres Belinda Balluku, ku përfshihen SPAK, Kryeministria dhe Kuvendi?

•Është përgjegjësi e Kuvendit të Shqipërisë të trajtojë pa vonesë kërkesat për heqjen e imunitetit të anëtarëve të tij. Lufta efektive kundër korrupsionit është e një rëndësie parësore për përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, që është edhe pritshmëria e qytetarëve të saj.

A mendoni se përballja e qeverisë me institucionet e reja të drejtësisë e minon reformën në drejtësi dhe çfarë pasojash mund të ketë kjo për Shqipërinë?

•BE i kushton rëndësi shumë të madhe sundimit të ligjit dhe pavarësisë së gjyqësorit në Shqipëri, si dhe punës së bërë në kuadër të reformës në drejtësi. Komisioni Evropian monitoron dhe raporton mbi përparimin në këtë fushë në kontekstin e negociatave të anëtarësimit në BE. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë nga afër dhe të mbështesim konsolidimin e sundimit të ligjit dhe pavarësisë së gjyqësorit në Shqipëri, si pjesë e procesit të integrimit evropian të vendit.

A ka kjo përplasje institucionale kosto për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian?

•Në raportin e saj për Shqipërinë për vitin 2025, Komisioni vuri në dukje se, ndonëse qëndrueshmëria e gjyqësorit është përmirësuar në përgjithësi, përpjekjet e shtuara nga zyrtarë publikë ose politikanë për të ushtruar ndërhyrje dhe presion të padrejtë mbi sistemin gjyqësor mbetën një çështje shqetësuese serioze. Komisioni rekomandoi më tej që Shqipëria të forcojë llogaridhënien duke reduktuar ndërhyrjet politike në gjyqësor dhe në shërbimet e prokurorisë.

A ka pasur diskutime zyrtare në Bruksel lidhur me këtë çështje? Dhe a keni komunikuar me përfaqësues të qeverisë shqiptare ose institucioneve të drejtësisë për këtë situatë?

•Institucionet e BE-së janë në dialog të rregullt me autoritetet shqiptare. Komiteti BE–Shqipëri për Drejtësinë, Lirinë dhe Sigurinë do të zhvillohet në fillim të marsit dhe do të shërbejë si një mundësi për të vijuar diskutimet mbi reformën në drejtësi në vend.

Të hënën nis faza përfundimtare e gjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve në Hagë

0

Të hënën nis faza përfundimtare e procesit më të madh gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Prokuroria, ekipi mbrojtës dhe të pandehurit do të kenë mundësinë që për herë të fundit t’i drejtohen trupit gjykues me parashtrimet e tyre në këtë proces.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, po përballen me akuza të ngritura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, të cilat ata i kanë cilësuar si të pabazuara. Avokati i akredituar nga Gjykata Speciale në Hagë, Artan Çerkini tregon se çfarë mund të dëgjohet në Speciale nga data 9 deri më 18 shkurt.

“Jemi në fazën përfundimtare sepse fjalët përfundimtare të palëve në këtë procedurë shënojnë edhe përfundimin e procedurës. Natyrisht, në fjalën përfundimtare, si prokuroria si mbrojtja do t’i përmbledh faktet dhe provat, secila për ta mbrojtur pozicionin e vet. Fillimisht do të startojë prokuroria, pastaj mbrojtja. Ekziston një aktvendim i gjykatës ku në mënyrë të qartë përcaktohen edhe detajet. Në atë aktvendim thuhet se prokuroria do t’i ketë tetë orë, ndërsa secili ekip mbrojtës nga katër orë e gjysmë. Edhe të pandehurit do t’i kenë nga 20 minuta për t’i drejtuar gjykatës. Pas përfundimit të fjalëve përfundimtare trupi gjykues do të tërhiqet për vendimmarrje. Trupi gjykues sipas vendimmarrjes i ka tre muaj që të marrë vendim, mirëpo nëse trupi gjykues e vlerëson se i duhet më shumë kohë, trupi gjykues mund të kërkojë nga kryetarja e gjykatës që afati për marrjen e vendimit të vazhdohet”, ka thënë Çerkini.
Blendina Veliçi, e cila është monitoruese në Institutin e Kosovës për Drejtësi, thotë se ky proces ka qenë i stërzgjatur.

“Ky rast është zgjatur tej mase, e kemi thënë edhe ne si IKD që edhe paraburgimi ndaj tyre për pesë vite ka qenë i paarsyeshëm sepse ata vet u janë dorëzuar drejtësisë. Megjithatë mund të themi se në këtë rast janë administruar një numër i madh i provave, janë dëgjuar një numër i madh i dëshmitarëve. Megjithatë, ne presim që trupi gjykues të bëjë vlerësimin e duhur të secilës provë dhe të secilit dëshmitar, në mënyrë që të reflektohet pastaj edhe në vendimin final”, shprehet ajo.

Ish-eprorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndodhen në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.Gjykimi ndaj tyre ka nisur më 3 prill 2023 – gati tri vjet pas konfirmimit të aktakuzës prej kur ish-krerët e UÇK-së mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë, ndërkohë që në Prishtinë në 17 shkurt pritet të mbahet një protestë në mbështetje të tyre.

Dënohet me burg kryebashkiaku socialist i Rrogozhinës Edison Memolla dhe grupi kriminal i Edi Ramës

0

Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtor kryetarin socialist të Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim.

Ai është dënuar me 1 vit burgim dhe heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhe 5-vjeçare. Këtë dënim kishte kërkuar në pretencë edhe prokurori i SPAK, Edvin Kondili.

Gjithsesi, Edison Memolla nuk do të përfundojë në burg, pasi duhet të pritet dhe vendimi i Gjykatës së Posaçme të Apelit, pasi kryebashkiaku njoftoi se do ta ankimojë vendimin.

“Do të presim të zbardhet vendimi, pastaj do të kemi një deklaratë më të qartë. Do jua japim edhe ju mediave, do e publikojmë. Vendimin do ta ankimojmë” tha Edison Memolla pasi doli nga salla e gjyqit.

Me 1 vit burgim është dënuar edhe shtetasi Blerim Xhamani, i cili në kohën e kryerjes së veprës penale të “korrupsionit aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim ka qenë elektriçist pranë FSHU (Furnizuesi i Shërbimit Universal) Durrës, dega Rrogozhinë.
Të njëjtin dënim ka marrë edhe Ndriçim Tafxhama, i cili po ashtu është shpallur fajtor për kryerjen e veprës penale “korrupsion aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim.

I pandehuri tjetër Isuf Tosku është dënuar me 8 muaj burgim për kryerjen e veprës penale “falsifikim i dokumenteve” kryer në bashkëpunim, por GJKKO ka vendosur t’ia pezullojë dënimin me burg në shërbim prove për 1 vit e 4 muaj.

Hetimet për çështjen nisën pas publikimit në media të një audio-përgjimi bërë në prag të zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit 2022. Në material, Memolla dëgjohet duke ndërhyrë tek një elektricist i OSHEE-së për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një familjeje të varfër, me qëllim që tu marrë votën për zgjedhjet e pjesshme lokale të datës 6 Mars 2022. Hetimet gjithashtu konfirmuan se Edison Memolla premtonte punësime në Bashkinë e Rrogozhinës në këmbim të votave.

Memolla u rizgjodh kryetar i Bashkisë së Rrogozhinës si kandidat i Partisë Socialiste në zgjedhjet e 14 majit 2023. Megjithatë pas ankimeve nga opozita për parregullsi në kutitë e votimit të Burgut të Rrogozhinës zgjedhjet u përsëritën. Memolla i fitoi ato për herë të tretë në korrik 2023. Nëse gjendet fajtor Memolla mund ta humbasë sërish mandatin e kryebashkiakut.

Rolet e Edison Memollës, Blerim Xhamanit, Ndriçim Tafxhafës dhe Isuf Toskut

“Ky procedim penal është regjistruar pas transmetimit në rrjetet televizive të një regjistrimi audio, ku shtetasi Edison Memolla – kandidat për Kryetar i Bashkisë Rrogozhinë, ndikon tek shtetasi Blerim Xhamani–elektriçist pranë FSHU (Furnizuesi i Shërbimit Universal) Durrës, dega Rrogozhinë, për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor, me qëllim për të votuar në favor të tij në zgjedhjet e pjesshme lokale të datës 06.03.2022.

Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar dhe është provuar se i pandehuri Edison Memolla, kandidat për Kryetar i Bashkisë Rrogozhinë, në zgjedhjet e pjesshme lokale të datës 06.03.2022, ndikon tek i pandehuri Blerim Xhamani me detyrë elektriçist pranë FSHU Durrës, dega Rrogozhinë, për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor, me qëllim për të votuar në favor të tij në zgjedhjet e pjesshme lokale të datës 06.03.2022, si dhe komunikon me të pandehurin Blerim Xhamani, për punësime në Bashkinë Rrogozhinë, në këmbim të votës.

I pandehuri Ndriçim Tafxhafa, i ka premtuar një shtetaseje për shlyerje të detyrimeve ndaj OSHEE dhe për strehim, duke i kërkuar të votonte në favor të një kandidati të caktuar në zgjedhjet e pjesshme lokale që do të zhvilloheshin në Rrogozhinë në datë 06.03.2022.

Gjithashtu të pandehurit Blerim Xhamani dhe Isuf Tosku kanë falsifikuar të dhënat në procesverbalin e ndërprerjes së energjisë elektrike, duke paraqitur të dhëna të rreme, pasi nuk ia kanë ndërprerë faktikisht energjinë elektrike abonentit debitor.” – thuhej në njoftimin e SPAK.

Përgjimi – Biseda telefonike:

Kryetari: Alo!

Zonja: Alo!

Kryetari: Përshëndetje?

Zonja: Përshëndetje?

Kryetari: Si jeni?

Zonja: Mirë, po ti?

Kryetari: Më fal se nuk më del numri?

Zonja: E di që nuk del numri? nuk e ke numrin tim ti, prandaj nuk të del?

Kryetari: Po më thuaj?!

Zonja: Unë jam goca e ?

Kryetari: Çfarë halli kishe?

Zonja: Të thashë unë ty atë ditë për dritat, se më kanë ardhur për të më prerë dritat

Kryetari: Eee? t?i prenë?! I thashë unë atij çunit?

Zonja: Jo, ai çuni është aty përjashta? Unë s?kam mundësi të paguaj?

Kryetari: Po a është aty ai çuni? Foli të dali njëherë në telefon?

Zonja: O Land, ku iku ai çuni?! Na çoje një çikë telefonin, t?i foli atij xhaxhi kryetari. Prit një sekondë se ka shkuar atje te shtylla (zonja shkon çon telefonin tek elektricisti).

Një djalë: O xhaxhi, na foli pak xhaxhi kryetarit?

Elektricisti: Kujt kryetar?

Djali: Të Rrogozhinës, po kush?.

Elektricisti: Alo.

Kryetari: Alo.

Elektricisti: Urdhëro?

Kryetari: Çfarë bën, qysh je? Edi jam?

Elektricisti: Oo Rimi jam o Rimi?

Kryetari: O Rim, ça bën o, a do ia prisni, po lene të kalojë këtë muaj o burrë?

Elektricisti: Po e kaloj këtë muajin, po muajin tjetër?!

Kryetari: Po muajin tjetër, shohim e bëjmë? Shif t?i matrim ato, ça kemi me i marrë, se jemi në zgjedhje?

Elektricisti Rimi: E di, e di, po ça të bëjmë ne?

Kryetari: Po hajde se ia jap unë një muaj, sa lek ka?

Elektricist Rimi: Po ajo ka pesë muaj, sikur ka një muaj ajo?

Kryetari: Po paguaj një unë, pastaj të tjerat sa t`ia shtysh në qoftë se ke ndonjë problem aty?

Elektricisti Rimi: Problem e kemi ne se na kanë heqë nga dy javë të punës?

Kryetari: Pse, pse s`keni pre eee?

Elektricisti Rimi: Po?

Kryetari: Hajde se do diskutojmë një çikë me Edin, lëre sot, se do flas çik me Edin unë?.

Elektricisti Rimi: Mirë..

Kryetari: Apo e ke raportuar ti?

Elektricisti Rimi: Për sot e kam lënë vetë unë e nja dy-tre ditë..

Kryetari: E mirë, të flas me Edin unë, të flasi me ato të mëdhenjtë që të mos ju bezdisin?

Elektricisti Rimi: Mirë po iki?

Kryetari: Hajde?

GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj

0

Një vit nga arrestimi i kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, sot Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të kalojë për gjykim çështjen në ngarkim të tij dhe 29 personave të tjerë.

Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt, pasi akuzohet se, së bashku me bashkëshorten Ajola Xoxa, ndërtuan një skemë komplekse korrupsioni dhe pastrimi parash për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga fondet e bashkisë së kryeqytetit dhe ryshfete nga biznesmenë kontraktorë të saj, duke përdorur një rrjet kompanish dhe organizatash jofitimprurëse.
Sipas SPAK, kryebashkiaku i kryeqytetit dhe bashkëshortja e tij kanë përfituar rreth 1 milion euro nga kjo skemë korruptive, para që janë përdorur kryesisht për blerje luksoze në internet nga Ajola Xoxa.

Kërkesa të njëpasnjëshme të Erion Veliajt për të dalë nga qelia janë rrëzuar nga gjykatat e të gjitha niveleve.

Identifkohet një nga personat që dhunoi avokatin e Ilir Metës!

0

Gazetarja Anila Hoxha ka dhënë detaje të reja në lidhje me dhunimin e avokatit Kujtim Cakrani, i cili përfaqëson edhe ish-presidentin Ilir Meta.

EMRI/ Identifkohet një nga personat që dhunoi avokatin e Ilir

Për emisionin “Breaking” në Top News, Hoxha tha se një nga dhunuesit është Skerdilajd Xhindi, teksa personi i dytë ende nuk është identifikuar. Ata janë ende në kërkim dhe policia po vijon hetimet. Paraprakisht dyshohet se konflikti mes avokatit dhe dhunuesve ka nisur për një vend parkimi.

“Skerdilajd Xhindi është një nga personat që ka dhunuar avokatin. Personi i dytë ende nuk është identifikuar edhe pse janë këqyrur kamerat e sigurisë. Xhindi është ende në kërkim. Paraprakisht dyshohet se konflikti ka nisur për shkak të parkimit, megjithatë, nuk përjashtohen as mundësi të tjera që mund të kenë lidhje me detyrën e Cakranit. Avokati është goditur me doreza hekuri në pjesën e kokës.”– u shpreh gazetarja.

Në vitin 1443 – Mali i Zi me gjithë Dalmacinë quheshin Arbëri

0

Burimet mesjetare, madje edhe njerëz të oborrit mbretëror nemanjid, si, G. Camblaku dhe K. Filozofi, gjithashtu Malin e Zi të sotëm e shohin si pjesë të Arbërisë (Stare srbske biografije, ed. L. Mirković, Beograd 1936, pp. 28, 78-79, 110. K. Filozof, nitije despota Stefana Lazarevića, Beograd 1989, pp. 96, 97, 115, 120, 121).

Shkruan Jahja Dranqolli

Qëllimet janë të qarta, rikthimi i Biogradit atje, praktikë kjo tashmë e parë disa herë gjatë Historisë Moderne të Malit të Zi.

Qëllimi im kësaj radhe është vetëm t’ju tërheqi vëmendjën autorëve të Fjalorit të Akademisë Malazeze se, gjatë gjithë mesjetës në kontinuitet me ilirët, si dhe gjatë shekujve të parë të sundimit osman, Arbërit kanë përbërë pjesën më të madhe të popullatës të arealit të Malit të Zi të sotëm.
I ndeshim edhe si sundimtar shteti siç ishte Koçopari në shek. XII (Ljetopis Popa Dukljanina, SKA, posebna izdanja, knj. LXVII, filozofski i filološki spisi, knj.18, ed. F. Šišić, Beograd 1928, p. 359).
Burimet mesjetare, madje edhe njerëz të oborrit mbretëror nemanjid, si, G. Camblaku dhe K. Filozofi, gjithashtu Malin e Zi të sotëm e shohin si pjesë të Arbërisë (Stare srbske biografije, ed. L. Mirković, Beograd 1936, pp. 28, 78-79, 110. K. Filozof, nitije despota Stefana Lazarevića, Beograd 1989, pp. 96, 97, 115, 120, 121). Malin e Zi (Zetën) të sotëm, edhe vetë Car Dushani, në një kartë të riprodhuar në vitin 1349, e konsideronte si pjesë përbërëse të Arbërisë (Istorija C. Gore, II-2, Titograd, 1970, p. 138).

Mirëpo, ajo që tërheqë më tepër vëmendjen është se kryeqendra e sotme e Republikës së Malit të Zi, PODGORICA në mbështetje të dokumenteve zyrtare të Republikës së Raguzës, që mbajnë vulën e vitit 1443, është përfshirë në kuadrin e konceptit Arbëri (Dravni Arhiv u Dubrovniku, regjistrat e serialit, Lamenta de Foris, fleta. 216 verso).

Sundiuesit e huaj, që kishin kontakte me këto anë, gjithë bregdetin malazias e konsideronin pjesë të Arbërisë (Notes et extraits pour servir a l’historie des Criosades au XV-e siecle, I, Paris 1889, p. 239).

Edhe Republika e Venedikut, e cila zotëronte disa qytete bregdetare të Adriatikut Jugor, Malin e Zi (Zetën) e shohin si pjesë të Arbërisë. Kështu një e dhënë që doli nga zyra venedikase më 1440, thotë: “Budua e Zeta dhe vende të tjera të Arbërisë”.

Se arbërit bashkëjetonin si shumicë me sllavët e romanët në të gjitha qytetet bregdetare dhe në prapatokën e tyre, dëshmohet edhe në radhonjtë e statuteve të Kotorrit, të Buduas dhe të Grbaljska Zhupës (Bibliotheca Nazionale Marciana, MSS Italiani C I. II. No. 38 [5197]; Statuta et leges civitas Buduae […]. Zagrabiae: JAZU, 1882-3; Statuta civitas Cathari, Venetis 1616, etj.)

Njoftime të ngjashme burimore të dorës së parë do të ndeshim prore deri nga kapërcimi i shekullit XVII, kur ndërrimet e strukturës fetare të popullatës vendore do të krijojnë kushte të reja për një simbiozë interesante etnike, e cila ka tërhequr dhe tërheqë edhe sot e gjithë ditën vëmendjën e shumë studjuesve të njohur jo vetëm të Ballkanit por edhe të Europës dhe më gjerësishtë!

Asnjëherë në historinë e vendit tonë nuk ka pasur një interes kaq të madh sa sot, për antitektin tonë të mohuar

0

Shkruan Halil Teodori

Dokumentimi i historisë, njohurive rreth ideve, aspiratave dhe arritjeve të popullit tonë, ka qenë shqetësimi i studiuesve për shekuj me radhë. Këto njohuri, e fituar dhe e grumbulluar me shumë mund, të ruajtura në qindra mijëra libra dhe dorëshkrime në pjesë të ndryshme të botës, janë të një rëndësie të veçantë. Përzgjedhja e informacionit nga kjo sasi e madhe njohurish dhe bërja e tij lehtësisht e arritshme është funksioni kryesor i një libri historie të planifikuar mirë.
Ky libër u sjell lexuesve që duan të dinë për historin tonë të mohuar, informacione që përshkruajnë, shpjegojnë dhe portretizojnë të kaluarën dhe të tashmen e kombit tonë, mjedisin ku kanë jetuar të parët tonë dhe aktivitetet e tyre brenda këtij mjedisi.
Temat themelore me të cilat merret ky vëllim përfshijnë njeriun, botën në të cilën ai jetoi dhe universin, pjesë e të cilit është bota. Temat e përfshira dhe hapësira e kushtuar secilës prej tyre janë të orientuara për t’i shërbyer interesave më të mira të audiencës për të cilën janë të interesuar. Shtëpia, shkolla dhe biblioteka janë fushat e interesave praktike të të cilave ky libër synon t’u shërbejë.
Meqenëse familja është institucioni më i rëndësishëm në shoqërinë tonë, libri është hartuar për të përmbushur nevojat e përgjithshme të referencave. Nxënësit në shkollat fillore, në shkollat e mesme dhe në shkollat e larta gjejnë përgjigje për nevojat e tyre specifike të referencës.
Bibliotekarët, mësuesit, biznesmenët dhe grupe të ndryshme profesionale gjithashtu kanë nevoj për mjete reference të përditshme gjatë studimeve në bibliotekë, klasë, zyrë apo sallë klubesh. Nëse ky libër do t’i shërbejë mirë audiencës së saj, duhet të arrihet në një kokluzion më të gjërë në të gjitha fushat kryesore të historisë.
Domosdoshmërisht, përmbajtja është selektive në karakter, kështu që redaktorët e librit “gjuha shqipe” ushtrojnë gjykim të kujdesshëm kur vendosin se cila është saktësisht e vërteta. Për t’i ndihmuar ata në marrjen e këtyre vendimeve, është bërë një punë e madhe voluminoze dhe shkencore për të mbuluar fusha të gjera si shkencat, artet, teknologjia dhe biografia.
Qindra texte kryesore shkollore studimi u analizuan për të arritur në përfundim të këtij libri voluminoz. Asnjëherë në historinë e vendit tonë nuk ka pasur një interes kaq të madh për antitektin tonë të mohuar. Përfshihen këtu gjuha shqipe si bazë e gjuhve indoeuropiane, dhe se si kjo gjuhë u luftua dhe u mohu nga fqinjët dhe më gjërë.
Rritja dhe përparimi i çdo krimtarie varet në një masë të madhe nga një program kërkimi dhe testimi të vazhdueshëm. Studjusit e historisë janë vazhdimisht në gatishmëri për zhvillime të reja në të gjitha fushat e dijes. Një enciklopedi duhet të rishikohet vazhdimisht nëse i shërben interesit më të mirë të përdoruesit. Procedura fleksibile bën të mundur që historia të mbahet e azhurnuar. Sepse nuk janë pak ata që janë të interesuar për historin e vendit tonë.
Kur janë të nevojshme rishikime në ndonjë faqe, tipografia korrigjohet dhe bëhet një ndryshimi ri kur vërtetë është i demosdoshëm. Për ta mbajtur historinë aktive duhet që të punojmë të gjithë sepse historia e popullit tonë është e bukur e larmishme dhe shumë e gjërë. Kjo vepër referimi moderne, piktoriale dhe gjithëpërfshirëse u sjell lexuesve të saj njohuri të organizuara në histori dhe figura për përdorim dhe kënaqësi të përditshme si të rinjve ashtu edhe të të moshuarve. Për të nxjerr konkluzione të sakta libri duhet të lexohet deri në fund.
Kur shkruaj për historinë e vedit tim, unë personalisht nuk i marr në konsideratë sygjerimet e disa të huajve. Si gjithmon mbetem i hapur për debat.

“Do ta gjej ku është dhe do ta vras!”- Kërcënoi me jetë zv/presidentin J.D. Vance, arrestohet 33-vjeçari në SHBA!

0

Një 33-vjeçar nga Ohio është akuzuar për kërcënimin me vrasje të Zëvendëspresidentit të SHBA-ve, J.D. Vance dhe për posedim e shpërndarje të materialeve të abuzimit seksual me fëmijë, tha Departamenti i Drejtësisë.
jd vance
Shannon Madre, u arrestua të premten nga agjentë të Shërbimit Sekret pasi një juri e madhe e paditi atë për këto akuza.
Sipas aktakuzës, Madre dyshohet se deklaroi se “do ta gjej se ku është [Vance] dhe do të përdor armën time automatike M14 për ta vrarë.” Autoritetet nisën një hetim për këto kërcënime, të cilat rezultuan në zbulimin e materialeve të tjera të paligjshme.
Departamenti i Drejtësisë pretendon se nga 31 dhjetori 2025 deri më 21 janar 2026, i pandehuri zotëronte dhe shpërndante materiale abuzimi seksual me fëmijë, të cilat u zbuluan gjatë hetimit për kërcënimet kundër zëvendëspresidentit.
Në një deklaratë të premten, Prokurorja e Përgjithshme Pam Bondi tha:
“Mund të fshihesh pas një ekrani, por nuk mund të fshihesh nga ky Departament i Drejtësisë”.
Shqetësim në rritje për kërcënimet ndaj zyrtarëve qeveritarë
Çështja vjen disa ditë pasi u ngritën akuza kundër një burri nga Merilend i akuzuar për përpjekjen për të vrarë një tjetër zyrtar të administratës Trump, Drejtorin e Zyrës së Menaxhimit dhe Buxhetit, Russ Vote.
Ndërkohë, muajin e kaluar, Departamenti i Drejtësisë ngriti akuza ndaj një burri që dëmtoi shtëpinë e J.D. Vance në Ohajo.
Në korrik 2024, vetëm disa ditë pas tentativës për vrasje të kandidatit të atëhershëm presidencial Donald Trump në një tubim fushate në Pensilvani, një burrë u arrestua në Florida për dyshimin se kishte kërcënuar si Trump ashtu edhe Vance në mediat sociale.
Më herët këtë muaj, Ryan Ruth, burri i dënuar për tentativën për të vrarë Trump në Trump International Golf Club në Ëest Palm Beach, Florida në shtator 2024, u dënua me burgim të përjetshëm, plus një dënim të detyrueshëm prej shtatë vitesh për një vepër penale të lidhur me armë.

POSTIMET E FUNDIT