Kreu Blog Faqe 45

VIDEO/ Gazetari Artan Hoxha dorëzon në SPAK audiopërgjimin origjinal të 21 janarit

0

Gazetari Artan Hoxha është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, ku raportohet se ka dorëzuar audiopërgjimin origjinal të 21 janarit.

Prej 15 korrikut 2024 dosja hetimore për vrasjen e 4 protestuesve me 21 janar 2011 është në duart e prokurorëve të SPAK.

Vendimi i Gjykatës së Strasburgut që e quajti krim shtetëror i hapi rrugë hetimeve nga SPAK, duke regjistruar procedimin penal me datë 15 korrik 2024, pas një vendimi të Gjykatës së Lartë, për 3 vepra penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim, kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim dhe “Kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, e kryer në bashkëpunim.

Në SPAK procedimi penal është regjistruar për vrasjen e Aleks Nikës dhe plagosjen e tre protestuesve të tjerë, Artes Dybeli, Ilia Qesko dhe Ilia Papa.

Këshilli i BE-së miraton ndalimin e importeve të gazit rus, hyn në fuqi nga viti 2027

0

Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar zyrtarisht një ndalim të plotë të importeve të gazit rus, duke shënuar një hap vendimtar drejt shkëputjes energjetike nga Moska. Vendimi u miratua nga ministrat e BE-së gjatë një takimi në Bruksel dhe do të hyjë në fuqi gradualisht deri në vitin 2027.

Legjislacioni u hartua për t’u miratuar me shumicë të kualifikuar, duke anashkaluar kundërshtimet e disa vendeve anëtare që vijojnë të varen nga furnizimet ruse me energji. Siç pritej, Sllovakia dhe Hungaria votuan kundër vendimit, ndërsa Budapesti ka paralajmëruar se do ta kundërshtojë atë në Gjykatën Evropiane.

Sipas rregullave të miratuara, Bashkimi Evropian do të ndalojë importimin e gazit natyror të lëngshëm (LNG) nga Rusia deri në fund të vitit 2026, ndërsa importet e gazit përmes tubacioneve do të ndalohen plotësisht deri më 30 shtator 2027. Në raste të jashtëzakonshme, afatet mund të shtyhen, por jo më vonë se 1 nëntori 2027, nëse një shtet anëtar përballet me vështirësi në mbushjen e kapaciteteve të magazinimit të gazit përpara sezonit dimëror.

Para fillimit të luftës në shkallë të plotë në Ukrainë, Rusia siguronte mbi 40% të importeve të gazit të Bashkimit Evropian. Deri në vitin 2025, kjo përqindje kishte rënë në rreth 13%, si rezultat i politikave të diversifikimit të burimeve energjetike dhe sanksioneve ndaj Moskës.

Vendimi i Këshillit të BE-së konsiderohet si fundi i një epoke të gjatë të varësisë energjetike të Evropës nga gazi rus dhe një hap strategjik drejt forcimit të sigurisë energjetike dhe tranzicionit drejt burimeve alternative.

Vizitë pa foto, pa ambasadë: pse Ivanka Trump shmangu Edi Ramën

0

Vizita private e Ivanka Trump në Shqipëri ngriti më shumë pikëpyetje sesa solli sqarime. Pavarësisht zhurmës propagandistike të krijuar në Tiranë, ajo që ra në sy ishte mungesa totale e çdo fotografie zyrtare mes saj dhe kryeministrit Edi Rama, si dhe fakti që vizita u zhvillua pa asnjë përfshirje apo shoqërim nga Ambasada Amerikane.

Sipas analizës së gazetarit Bledi Kasmi, kjo distancë publike nuk ishte rastësi. Ivanka Trump nuk postoi asnjë foto nga takimet në Tiranë apo Vlorë, nuk publikoi pamje me kryeministrin dhe as me persona të tjerë që, sipas narrativës zyrtare, ishin pjesë e axhendës së saj. E vetmja gjurmë e vizitës ishte një foto neutrale e natyrës shqiptare, duke shmangur çdo lidhje politike.

Ndërkohë, pamjet që qarkulluan në media ishin kryesisht fotografi të realizuara nga burime jozyrtare, të cilat u përdorën më pas për konsum të brendshëm politik. Rama, sipas Kasmit, tentoi ta shesë vizitën si një sinjal afrimiteti me familjen Trump, madje duke e përmendur në Parlament në mënyrë që të krijonte perceptimin e një lidhjeje të drejtpërdrejtë me Presidentin e SHBA-së.

Analiza ngre dyshime se kjo vizitë private mund të jetë përdorur si kurth politik, ku përmes fotografive të paprovuara dhe deklaratave publike synohet ndërtimi i një narrative që në të ardhmen mund të përdoret kundër Presidentit Trump në SHBA. Mungesa e çdo gjurme zyrtare nga vetë Ivanka Trump shihet si përpjekje e saj për të mos u përfshirë në lojëra politike lokale.

Në këtë kontekst, shmangia e fotove dhe distancimi nga protokolli diplomatik amerikan interpretohet si një mesazh i qartë: vizita ishte personale dhe jo politike. Çdo përpjekje për ta shndërruar atë në kapital politik mbetet një interpretim i njëanshëm, që rrezikon të kthehet në boomerang për ata që e nxitën.

Porto Romano nën hije dyshimesh/ Si u shpall fituese “Archirodon”, offshore në Qipro dhe emra oligarkësh rusë në prapaskenë

0

Tenderi për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano, një nga projektet më të mëdha infrastrukturore në vend me vlerë rreth 393 milionë euro, ka ngritur dyshime serioze për transparencën dhe sigurinë kombëtare. Pas anulimit të garës së parë në korrik 2024 dhe rihapjes në fund të vitit, procedura u shoqërua me skualifikime të njëpasnjëshme të kompanive të mëdha ndërkombëtare, duke lënë në fund vetëm kompaninë “Archirodon Construction (Overseas) Company Limited”, e cila u shpall automatikisht fituese.

Konkurrentë me reputacion si “Jan De Nul” dhe “Van Oord” u përjashtuan për arsye procedurale, ndërsa ankesat e tyre u rrëzuan për shkak të kostove shumë të larta për shqyrtim dhe vendimeve të institucioneve përkatëse. Ky proces ka forcuar dyshimet për një garë të paracaktuar.

Alarmi bëhet edhe më i madh për shkak të strukturës së kompanisë fituese. “Archirodon” rezulton e regjistruar përmes degës së saj në Qipro, një juridiksion i njohur për përdorimin e strukturave offshore. Në dokumentacion shfaqet si sekretare korporative kompania “Cymanco Services Limited”, e cila në të kaluarën ka qenë e lidhur administrativisht me individë dhe kompani të përfshirë në lista sanksionesh të BE-së dhe SHBA-së, përfshirë oligarkë rusë.

Edhe pse këto lidhje nuk përbëjnë automatikisht shkelje ligjore, ekspertë të sigurisë theksojnë se investime të tilla në infrastrukturë kritike kërkojnë verifikim të thelluar dhe mekanizma “screening” që aktualisht mungojnë. Mungesa e reagimit nga institucionet përgjegjëse shton pikëpyetjet mbi menaxhimin e rrezikut ligjor dhe strategjik.

Në një kohë kur BE ka forcuar ndjeshëm rregullat kundër anashkalimit të sanksioneve dhe përdorimit të offshore-ve, projekti i Porto Romanos mbetet nën hijen e dyshimeve: jo vetëm për koston dhe garën, por edhe për sigurinë dhe interesin publik afatgjatë.

Berishizmi

0

Shkruan Edison Ypi

Berishizmi nuk është politikë, e aq më pak parti.
Berishizmi është një mal me plehra dhe fëlliqësira.
Berishizmi është një hale që nuk guxon ti afrohesh veçse me hundët e zëna.
Berishizmi është një stan me dele që e ruan një ujk i uritur për mish.
Te Berishizmi nuk shkon dot. Të mbyt era e Komunizmit. Të zejn rrugën çunat e oficerave të sigurimit. Të qisin sytë pinjollat e Zërit të Popullit. Të bëjnë për të vjellë instruktorët e komiteteve të partisë së rretheve. Të llaftarisin bastardat që kanë tradhëtuar të parët heroikë duke mbështetur Berishizmin se u ka kthyer pronat.
Berishizmi vetëm për hajdutllëk bërtet, se vetëm të vjedhi di.
Për çdo dreqni që bën, Berishizmit i duket se shpiku rrotën.
Berishizmi ka shpikur disa rrota:
Rrotën e krahinarizmit: çdo zyrë shef hajdut nga katundi i vet.
Rrotën e klientelizmit: më jep të jap.
Rrotën e mercenarizmit: më shërbe, të paguaj.
Rrotën e kockës: ma jep sa ta lëpij, dhe ta kthej.
Rrotën e atentatorit: na kaq, ik rrihe, plagose, vrite, ma hiq qafe filanin.
Rrotën e nepotizmit: që pas hajdutllëkut me buldozer dhe eskavator, trashëgon brenda familjes edhe partinë, çka as kurvi nuk e bëri.
Që Berishizmi është një çetë rrugaçësh u duk qysh në mbledhjet e para ku të shumtët ishin ca koktula dhe qaftrasha të djersitur pa kravata, me kanotjere të pista që të kallnin frikën. Por i besuam. Thamë: S’ka problem. Të presim. Është fillim. Mirpo pritëm e pritëm, dhe kur na doli rakia, muarëm vesh të vërtetën e kujshme se Berishizmi s’ishte asgjë tjetër përpos një bashkësi banditësh llapaqena tinzarë rrenacakë pa asnjë lloj vlere njerzore, qytetare, atdhetare, mbledhur vetëm për të vjedhur.
Berishizmi është një kështjellë muti që shkrin me shiun e parë. Kalanë e mutit Berishizmi e ndërton me qef, dhe kujton se çoç ka bërë. Por zgjat pak. Ja shemb me shkelm një kalimtar. Ose vjen dallgëza dhe e merr në det.
Kështjellën që ndërtohet jo me mut por me gurë, pra kështjellën që bën çdo punë, përballon çdo rrethim, fiton çdo luftë, dhe nuk shembet kurrë, Berishizmi nuk e njeh, për Berishizmin nuk ekziston.
Berishizmi ka yll polar rrenat e veta.
Pavarsisht se Berishizmi gjallon mes britmash kinse entuziaste dhe rrenash bombastike, në thelb, Berishizmi është diçka e thjeshtë, e rafshët, monotone, lineare, e mërzitshme, e gërrditshme, pa frymë, pa vizion, pa ideal.
Berishizmi është një kopil ngjizur me shurrë, një fosil i ngordhur dhe ballcamosur që në bark. Pra diçka që nuk zgjon asnjë gjumë, nuk ndez asnjë zjarr, nuk realizon asnjë ëndërr, nuk jep asnjë shpresë.
As skeptikët më të thekur të Diktaturës nuk parashikuan një sistem post diktatorial sajuar me llum dhe mut, plot me hajdutë, spiunë, intrigantë, matrapazë, dallaverexhinj.
Berishizmi është një çetë karagjozësh të ngrefosur që luajnë teatër absurd në një skenë të pisët, para një salle bosh.
Berishizmi është një rrugaçëri dhe hajdutëri e institucionalizuar, ku po s’llape harrohesh, po s’rrejte sëmuresh, po s’vodhe vdes.
Në Berishizëm, i vetmi aktivitet që kërkon talent dhe seriozitet është korrupsioni. Jo si diçka e thatë, e pajetë, si nëpër filma, ku, vjedh dhe kapesh ose nuk kapesh, shkon ose nuk shkon në burg, por zanat i gjallë që trashëgohet nga brezi në brez, me rol vendimtar për pasurim dhe mbijetesë.
Protagonistat e Berishizmit, Hirësia e Saj Rrena, Mbret Korrupsioni, Princ legeni, Princeshë Vjedhja, kontrollojnë me imtësi çdo sirtar, çdo zyrë, çdo kthesë, çdo kryqëzim, çdo rrugë, autostradë, rrethrrotullim, kamion, tren, traget, aeroplan, për ta vjedhur sa më shpejt.
Në Berishizëm s’ka hajduta sepse të gjith jan hajna, ska rrenacakë sepse të gjith jan mashtrusa, s’ka edepsiza sepse të gjithë janë plehra, s’ka spiuna sepse të gjithë janë hafije, s’ka budallenj sepse të gjithë janë hajvanë.
Hajdutat më të shquar Berishizmi i bën deputetë dhe ministra. Halli se me kalimin e kohës ministrat dhe deputetët e zgjedhur me kritere berishiste pa lidhje me ndonjë aftësi apo talent, fryhen si kacagjela dhe nisin të hedhin ickla si ministra me merita, dhe bëhet një lëmsh leshi që nuk çthuret ndryshe veçse duke e hedhur krejt barrakën leshpunuese në zjarr.
Berishizmi e rrethon veten me një shtresë të trashë rrenash, një lloj korrace si zhguall breshke misterioze, pa të ardhme, pa të shkuar, vetëm me një të tashme të pafundme monotone deri në krrupje.
Berishizmi nuk është, teori, ideologji, aq më pak filozofi.
Berishizmi është një praktikë e vrazhdë pasurimi hajdutësh që ndeshen duke u pështjellë me njëritjetrin si lëmsh gjarpërinjsh në ndërzim,
Berishizmi është një pazar i madh që fillon këtu dhe mbaron kushedi se ku.
Berishizmi nuk është mbrojtës i asnjë kategorie shoqërore apo individësh të cilësuar.
Berishizmi është thjesht një yxhym i llumit për të vjedhur pjesën tjetër, nën mbikqyrjen e rreptë të Kapos ngrehur majë plehut.
Berishizmi nuk qeveris, si do ishte e udhës, me një pakicë të shkolluarish të devotshëm që nuk është kollaj t’i bindësh, por me një çetë skllevërish që komandohen lehtësisht. Përpjekja e Berishizmit për ta paraqitur çetën e errët si qiell të ndritur, është gjëja më qesharake nën Diellin.
Berishizmit nuk i intereson Arti, Kultura, Historia, Letërsia, Poezia. Për Berishizmin këto janë të panjohura. Berishizmit i intereson vetëm çka i sjell përfitim imediat sot, këtu, tani.
Berishizmi nuk prodhon dishepuj. Berishizmi nuk e njeh idhujtarinë. Berishizmi prodhon vetëm përbindësha të ngathët ekonomikë dhe idiotë propagandistikë, lolo për të zbavitur miletin me banake televizive.
Berishizmi është një tigan mbi zjarr ku skuqet pa vaj një kakë e verdhë, një tul për biftek, një pelte balte me ta shpif, një masë kartilagjinoze që të kall.
Berishizmi nuk plotson pritshmëritë e askujt.
Berishizmi të krijon kushte për vjedhje. Kaq. Me të tjerat merru vet.
Berishizmi bën kujdes të veçantë për menaxhimin e mirë të trysnisë kërcënuese që ushtron llumi i kazanit prejnga varet suksesi i hajdutllëkut.
Berishizmi bën si i moralshëm. Por është nona dhe baba i imoralitetit më të fëlliqt, gurra ku imoraliteti zë fill, buron, buçet.
Berishizmi i paturp, i pacip, që nuk skuqet, as zverdhet, edhe kur humb 12 vjet rrjesht, normalisht duhet të tmerrohet, të zërë kokën me duar si “The Scream”, të kërkojë falje, të lypi mëshirë, të largohet, të zhduket, të futet nga ka dalë. Këtë gjë kaq të thjeshtë që është A-ja e Demokraciaë, Berishizmi nuk e bën. Vazhdon gënjen pafund.
Berishizmi nuk ka kohë, histori, kalendar, kronologji.
Berishizmi nuk ka të shkuar, as të ardhme.
Berishizmi ka vetëm të tashme monotone, hajdute, hileqare, bizantiniste, deri në tmerr, deri në llaftari.
Berishizmi është gjëja më e krrupshme dhe më e turpshme që ekziston.
Berishizmi që vjedh është më kriminal se komunizmi që vret.
Berishizmi është një ciklop i zi i frikshëm që të thërret nga larg me zë të ngjirur: Hej ti, nëse do dhe di të vjedhësh që ta ndajm mes nesh, afrohu, përndryshe sikter.
Berishizmi është një plak që e rren menia se është bebe, një hardhuc që i duket vetja elefant, një çakall që ngrefet si ujk, një funeral që fanepset si kushq, një varr që çfaqet si djep”!

Semiotika moderne e muzikës, kuptimi i muzikës, poema për violinë e Tish Daisë

0

Shkruan Qamil Gjyrezi

Semiotika moderne e muzikës sot e studjon këtë fushë me metoda dhe metodolgji moderne. Këto metoda mbështeten në studimet e studjuesve të semiotikës si, Saussure, Nattiez, Peirce, Lotman dhe kërkuesve të rinj në këtë nderdisiplinë shkencore. Semiotika moderne në thelb nuk pyet vetëm “çfarë është muzika?”, por “si dhe pse prodhon kuptimin sot”. Metodat e kërkimit shkencor në semiotikën e muzikës përfshijnë studimin e muzikës si një sistem shenjash, duke analizuar se si strukturat muzikore (shenjat) prodhojnë kuptim, ndikim emocional dhe interpretim. Është një fushë ndërdisiplinore që lidh muzikologjinë, gjuhësinë, shkencën kognitive dhe sociologjinë për të hetuar se si komunikon gjuha muzikore.

1.Muzika si sistem shenjash shumë-nivelëshe
– Shenjat sonore (ritëm, timbër, harmoni)
– Shenjat strukturore (formë, zhvillim, tension/çlirim)
– Shenjat kulturore (traditë, identitet, kujtesë kolektive)
2. Metoda kryesore bashkëkohore
-Semiotika strukturore (Saussure –Nattiez)
Analizë e marrëdhënies mes tekst muzikor – interpretim – perceptim.
-Semiotika pragmatike (Peirce)
Muzika si ikonë, indeks dhe simbol në raport me dëgjuesin dhe kontekstin.
-Semiotika kulturore (Lotman)
Vepra muzikore si tekst brenda një semiosfere historike e shoqërore.
-Narratologjia muzikore
Studimi i kuptimeve narrative, figurave emocionale dhe “dramës” muzikore.
-Qasja kognitive dhe psikosemiotike
Si prodhohet kuptimi muzikor në mendje dhe trup (perceptim, emocion, kujtesë).
3. Fokus modern – Multimedialiteti (muzikë + imazh + teknologji)
– Identiteti dhe konteksti lokal/global
– Roli i dëgjuesit si bashkë-krijues kuptimi
Cilat metoda duhet të përdorë sot muzikologjia moderne për studimin e muzikës?
Muzikologjia moderne nuk studion vetëm veprën, por muzikën si fenomen kulturor, estetik, psikologjik dhe shenjues. Muzikologjia moderne përdor një gamë të larmishme metodash kërkimore shkencore dhe sistematike që përziejnë qasjet tradicionale të shkencave humane me teknika sasiore, llogaritëse dhe empirike. Këto metodologji përfshijnë nga studimet e burimeve arkivore deri te shkencat humane dixhitale, rikthimi i informacionit muzikor (MIR) dhe neuroshkenca kognitive, që synojnë të kuptojnë muzikën si një artefakt kulturor dhe si një përvojë kognitive-fizike.
1. Metoda analitike-strukturore
– Analiza e formës, harmonisë, polifonisë, ritmit
– Analiza e proçeseve (tension, zhvillim, transformim)
2. Metoda historiko-kontekstuale
– Muzika në raport me kohën, ‘ideologjinë’, institucionet
– Historia jo vetëm si kronologji, por si diskurs kulturor
3. Metoda semiotike
– Muzika si sistem shenjash dhe kuptimesh
– Analiza e domethënies, simbolikës, narrativës muzikore
4. Metoda etnomuzikologjike
– Muzika si praktikë sociale
– Studim i traditës gojore, performancës, ritualit, identitetit
5. Metoda hermeneutike, metoda dhe teoria e interpretimit të kuptimeve.
– Interpretimi i kuptimeve estetike, emocionale dhe filozofike
– Marrëdhënia vepër–autor–dëgjues
6. Metoda kognitive dhe psikologjike
– Perceptimi, emocioni, kujtesa muzikore
– Roli i trupit dhe dëgjimit aktiv
7. Metoda interdisiplinore
– Muzikë + sociologji + antropologji + filozofi
– Muzikë + teknologji, media, AI
8. Metoda e studimit të performancës
– Interpretimi si tekst më vete
– Gjest, tempo, frazim, timbër, stil

Poema për violinë e Tish Daisë, e trajtuar me metodat e muzikologjisë moderne.
Poema për violinë e Tish Daise, nuk është thjesht vepër instrumentale, por tekst muzikor poetik, ku semiotika, psikologjia dhe lirizmi shqiptar bashkohen në një gjuhë intime.
Qasje muzikologjike moderne (aplikim metodash)
1. Metoda analitike-strukturore, struktura i shërben shprehjes, jo anasjelltas.
Vepra ndërtohet si formë poetike e hapur, jo formë klasike koncertante.
– Violina është subjekt narrativ, jo virtuozitet formal
– Linja melodike është e vazhdueshme, fleksibile, me kulme emocionale të graduara
2. Metoda semiotike, muzika “flet” pa fjalë
Violina funksionon si shenjuese e zërit njerëzor
– Melodia = ikonë e ligjërimit, e vajit, e rrëfimit
– Intervalet dhe ornamentika = indekse të emocioneve arkaike
– Gjuha modale = simbol i kujtesës kulturore shqiptare
3. Metoda hermeneutike, kuptimi lind nga përjetimi, jo nga programi.
-Poema interpretohet si meditim lirik, jo si narrativë lineare
– Ndjesi vetmie, mallëngjimi, qëndrueshmërie shpirtërore
– Nuk ka konflikt dramatik, por intensifikim të brendshëm
4. Metoda historiko-kulturore, poema është akt estetik i pavarur
Tish Daija shmang skemat akademike të realizmit socialist
– Zgjedh lirizmin intim në vend të monumentalitetit
– Krijon një vepër “të heshtur”, por rezistente estetikisht
5. Metoda e studimit të performances, interpretimi është vendimtar
– Vibrato, frazim, timbër = elemente kuptimore
– Violinisti bëhet bashkëautor i domethënies
-pa interpretim të ndjeshëm, vepra e humbet thelbin
6. Metoda psikologjike dhe kognitive
Muzika aktivizon:
– Kujtesën emocionale
– Empatinë dëgjimore
– Gjendje reflektive (jo ekstazë, por introspeksion)
Si përfundim semiotika moderne e muzikës dhe metodat e studimit të muzikologjisë moderne janë e ardhmja e studimit të muzikës në nivel akademik.

Vjosa Osmani zbardh arsyen pse e përzunë Edi Ramën nga nisma e Trump, prapaskenat…

0

Ceremonia në Davos të Zvicrës, ku Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nënshkroi marrëveshjen për krijimin e Bordit të Paqes, shfaqi një kontrast të thellë diplomatik mes Prishtinës dhe Tiranës.

Ndërsa Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u thirr me një ftesë urgjente dhe personale për të qenë anëtare themeluese, mungesa e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ka nxjerrë zbuluar bllokadën që i ka vendosur nga administrata “Trump”.

Ftesa e minutës së fundit për Vjosa Osmanin
Presidentja Vjosa Osmani ka zbardhur prapaskenat e udhëtimit të saj drejt Davosit, duke konfirmuar se gjithçka u vendos në harkun e 48 orëve. Edhe pse nuk e kishte parashikuar pjesëmarrjen në këtë forum, ishte vullneti i drejtpërdrejtë i Shtëpisë së Bardhë që e bëri Kosovën pjesë të tryezës së 20 shteteve të para nënshkruese.
Gjatë një interviste për mediat, Osmani shpjegoi: “Ne kemi marrë ftesën me datën 20 janar, por ka qenë shumë vonë në fakt kur ka arritur ftesa dhe në momentin që kemi marrë ftesën për t’u bërë anëtare themeluese e bordit të paqes, në të njëjtën kohë kemi marrë edhe kërkesën nga ana e Shtëpisë së Bardhë që të jemi prezent në Davos me datën 22 janar për nënshkrim.

Unë nuk kam qenë në Davos, nuk e kam pasur plan në fakt fare të udhëtoj kësaj radhe. Megjithatë pas ftesës nga presidenti Trump, natyrisht që menjëherë kemi udhëtuar.” Kjo ftesë dhe insistimi i Uashingtonit për praninë e saj kulmoi me një bisedë mes Trump dhe Osmanit përpara nënshkrimit, ku u vu re një gjest i lartë respekti nga ana e presidentit amerikan.
Prapaskenat e vendimit “anti-Ramë”
Ndryshe nga suksesi i Kosovës, Edi Rama u gjend totalisht i përjashtuar nga ky moment historik. Kryeministri nuk ka marrë ftesë të veçantë si Vjosa Osmani nga Shtëpia e Bardhë, megjithëse Rama u përpoq ta arsyetonte mungesën e tij me një takim “familjar” me Ivanka Trump në Vlorë.

Burimet tregojnë një realitet tjetër: një bllokadë të prerë nga ana e administratës Trump. Rama kishte angazhuar ndërmjetës, politikanë dhe biznesmenë prej disa kohësh për të siguruar qoftë edhe një foto të thjeshtë me Donald Trump ose Sekretarin e Shtetit, Marco Rubio, por dështoi.

Pengesa kryesore thuhet se ka qenë Susan Wiles, shefja e kabinetit të Trump, e cila ka vendosur një “vijë të kuqe” për kryeministrin shqiptar. Wiles thuhet se u ka dërguar një mesazh të prerë ndërmjetësve: “Ai është një bufon i Sorosit. Qëndroni sa më larg të jetë e mundur”.
Gjithashtu, gjatë ceremonisë, vetë Trump dha një sinjal të fortë që duket se godet drejtpërdrejt ata që u lanë jashtë. Ai u shpreh se në grupin e liderëve që kishte ftuar, i pëlqente të gjithë, “përveç 2-3 që nuk i duroj dot”. Edhe pse nuk përmendi emra, fakti që Rama dikur entuziast për këtë bord, nuk ishte aty, flet shumë për marrëdhëniet e tij të tensionuara me ekipin e ri në Shtëpinë e Bardhë.

Izolimi i Ramës
Përjashtimi nga Davosi nuk është një incident i izoluar, por pjesë e një faze të errët diplomatike për Ramën. Kemi një sërë goditjesh që ai ka marrë së fundmi nga SHBA.

Të gjithë zyrtarët e lartë të DASH që kanë zbarkuar në Shqipëri këto kohë e kanë shmangur nga çdo takim. Në shtatorin e kaluar, Rama nuk u ftua as në Asamblenë e OKB-së në Nju Jork, ku Shqipëria u përfaqësua nga Presidenti Begaj.

Gjithashtu, rikthimi i hetimeve për aferën “McGonigal” nga Departamenti i Drejtësisë nën administratën republikane e ka vendosur Ramën në një pozitë të vështirë.

Nga ana tjetër Edi Rama për vite me radhë ka qenë një nga mbështetësit më të devotshëm të agjendës së George Soros në Ballkan. Nga reformat institucionale te politika e jashtme, kryeministri shqiptar ka ecur në krah të miliarderit amerikan dhe fondacioneve të tij. Por rikthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë e ktheu këtë aleancë në një barrë të rëndë: Trump e ka shpallur Soros-in dhe rrjetin e tij si “armiq të rrezikshëm të interesave të Amerikës”.
Si pasojë, çdo lider i lidhur me Soros shihet si i pabesueshëm dhe Rama është shembulli më flagrant. Rama është futur në rrethin e kuq të SHBA në raport me lidhjet e tij me krimin e organizuar dhe bashkëpunimin e tij më bandat për ti mundësuar pastrimin e parave të krimit dhe financimin e tregtisë së drogës nëpërmjet tenderëve të shumtë.

Deklarata e Trump për të konsideruar si terroristë trafikantët e drogës përfshin qartazi kryeministrin shqiptar, i cili i ka mbështetur dhe është një nga bashkëpunëtorët kryesorë të tyre. Më 20 janar 2025, SHBA nxori Urdhrin Ekzekutiv 14157, që krijon mekanizëm të posaçëm për ta etiketuar kartelet si FTO/SDGT (Organizata të Huaja Terroriste/Sanksione të Terrorizmit).

E Ngarkuara me Punë në Ambasadën Amerikane, Nancy VanHorn ka lëshuar prej disa kohësh mesazhe të njëpasnjëshme për qeverinë dhe drejtësinë, të cilat nuk lënë vend për interpretime: ora e llogaridhënies për bandat dhe trafikantët ka nisur të trokasë dhe ditët e zeza për Edi Ramën ende nuk kanë marrë fund.

Ndërsa Vjosa Osmani u largua nga Davosi me një fitore diplomatike për subjektivitetin e Kosovës, Edi Rama mbetet në Tiranë, i izoluar nga partneri kryesor strategjik dhe nën hijen e llogaridhënies përpara drejtësisë amerikane dhe SPAK, drejtësi që financohet dhe mbështetet fort nga Trump, ku kryeministri ka disa dosje të hapura.

Kopeja, tre prijësit dhe gremina që duartroket

0

Shkruan Naim Flamuri

Populli nuk është i verbër. Populli është i frikësuar, dhe frika, kur zgjat shumë, kthehet në bindje. Në livadhin tonë politik, delet nuk pyesin më ku po shkojmë, por kush po na prin sot. Dhe sot prijësi ka tre fytyra: Edi flet, Albin predikon, Sali ulëret. Të tre e quajnë veten shpëtimtarë; asnjëri nuk e përmend gropen. Delet e mençura janë më tragjiket. Ato e shohin gropën, e matin thellësinë, e kuptojnë fundin, por heshtin. Sepse heshtja u duket më e sigurt se mendimi. Kështu mençuria e tyre shndërrohet në bashkëfajësi të qetë, në turp të rregullt, në “mos u fut se s’na del mirë”. Delet e zellshme janë më të rrezikshmet. Nuk mendojnë, por sulmojnë. Nuk dyshojnë, por ofendojnë. Kur prijësi gabon, ato gjejnë justifikime; kur prijësi vjedh, ato shpikin armiq; kur prijësi shtyn kopenë drejt humnerës, ato brohorasin: “Rroftë kërcimi!”
Prijësit nuk i shtyjnë delet me forcë. I mashtrojnë me fjalë. U flasin për histori, flamuj, plagë, ëndrra dhe armiq imagjinarë, derisa humnera të mos duket më rrezik, por destinacion. Ata nuk bien kurrë vetë: dinë të ndalojnë një hap para fundit dhe të thonë se të tjerët nuk e kuptuan vizionin.
Kur kopeja bie, prijësi qan përpara kamerave. Kur mbyten delet, ai flet për “periudhë tranzicioni”. Kur gjithçka shkatërrohet, ai shpall fitoren morale. Dhe kopeja, edhe e lagur, edhe e gjymtuar, tund kokën në shenjë miratimi, sepse frika nuk lejon pendesë. Humnera i njeh mirë të tre prijësit. I ka parë të vijnë, të shkojnë, të rikthehen. Ajo nuk ka nevojë për propagandë; kopeja ia bën vetë reklamën. Sepse tragjedia më e madhe nuk është prijësi i rremë, por deleja që, duke e ditur fundin, prapë zgjedh të kërcëjë.

Europës sot i mungon qartësia

0

Shkruan Zef Ndreka

(Europa e rëndësishme, por gjithnjë e më pak e fortë).
Europa ka qenë për shekuj qendra e qytetërimit botëror. Nga filozofia greke tek e drejta romake, nga Rilindja tek iluminizmi, nga revolucioni industrial te koncepti modern i demokracisë, kontinenti ynë i ka dhënë formë mendimit, shtetit dhe vetë idesë së shoqërisë moderne. Edhe sot, Europa mbetet një nga hapësirat më të zhvilluara në botë, me ekonomi të fuqishme, me standarde të larta jetese dhe institucione demokratike të konsoliduara. Por përballë realiteteve të reja globale, po bëhet gjithnjë e më e qartë se rëndësia e saj historike nuk përkthehet më automatikisht në fuqi reale.
Sepse, dobësia e Europës sot buron nga struktura e saj politike. Vetë Bashkimi Europian është një projekt unik, por jo një shtet i unifikuar. Ai përbëhet nga 27 vende me interesa të ndryshme, me histori të ndryshme dhe prioritete të ndryshme. Vendimmarrja në BE kërkon konsensus, kërkon negociata të gjata dhe balanca delikate. Por sot në botë krizat po shpërthejnë me shpejtësi, me luftëra, me tensione gjeopolitike, me sulme kibernetike, me kriza energjetike, që do të thotë se ky ritëm i ngadaltë e bën Europën të duket shpesh e pavendosur. Fuqitë e tjera në botë, po i shohim të veprojnë shpejt dhe me një zë, ndërsa Europa shpesh flet me shumë zëra njëherësh.
Po ashtu, kontinenti ekonomik është gjigant, por xhuxh ushtarak! Deri më sot, siguria europiane mbështetet kryesisht në NATO, pra në SHBA. Kjo gjë, krijon një varësi strategjike që kufizon pavarësinë e saj si aktor global. Kështu, Europa një fuqi që nuk kontrollon plotësisht sigurinë e vet, nuk mund të jetë plotësisht e lirë në vendimmarrje. Europa ka zgjedhur për dekada fuqinë e butë, diplomacinë, ligjin ndërkombëtar, ndihmën ekonomike. Por bota sot ka hyr në një fazë ku po rikthehet gjuha e forcës, dhe ky transformim e ka gjetur Europën të papërgatitur.
Një faktor i rëndësishëm për këto, është edhe lodhja nga krizat e njëpasnjëshme. Kriza financiare, pandemia, lufta në Ukrainë, pasiguria energjetike dhe polarizimi politik i brendshëm kanë dobësuar kohezionin e brendshëm. Vendet europiane po përballen gjithnjë e më shumë me frikë sociale, me rritje të populizmit dhe skepticizëm ndaj institucioneve. Energjia politike shkon në menaxhim emergjencash, jo në vizion afatgjatë.
Por jo më pak e rëndësishme është kriza e identitetit. Europa deri më sot nuk ka vendosur akoma nëse do të jetë federatë e vërtetë, do të jetë bashkim ekonomik, apo thjesht komunitet vlerash. Pa një projekt të qartë politik, është e vështirë të ndërtohet fuqi e qëndrueshme. Historia na ka treguar se fuqitë e mëdha kanë pasur gjithmonë një ide qendrore që i ka bashkuar, ndërsa Europës sot i mungon pikërisht kjo qartësi.
Megjithatë, të mendohet se Europa po dobësohet apo po bie, nuk është e vërtetë. Ajo nuk po shembet pavarësisht presioneve, por po humb peshë relative në këtë botë që po bëhet gjithnjë e më e ashpër, më konkurruese dhe më pak e rregulluar nga normat. Europa mbetet model për demokracinë, për të drejtat e njeriut dhe shtetin ligjor. Por këto vlera, pa forcë politike dhe strategjike që ti mbrojë, rrezikojnë të mbeten vetëm ideale.
E ardhmja e Europës varet nga aftësia për tu thelluar në bashkim, pra një politikë e jashtme më e unifikuar, me kapacitete të përbashkëta mbrojtjeje, me pavarësi energjetike dhe teknologjike, si dhe institucione më efikase. Vetëm kështu rëndësia e saj historike mund të shndërrohet sërish në një fuqi reale.
Europa ka qënë dhe është ende zemra morale e botës moderne. Sfida e saj është të bëhet edhe një nga muskujt e saj, si fuqitë e tjera ushtarake…

Amerika i ka prerë biletën për në burg Edi Ramës

0

Republika e Shqipërisë.
“Partia Kombëtare Konservatore Albania”
Deklaratë.
Rregjimi Edi Rama dje na sulmoi ne opozitarët me bombula Gazi lotsjellës të SKADUARA
“PKKA” fton prokurorinë speciale të urdhëroj Byron Kombëtare të nisin hetimin për Helmim Masiv të protestuesve, gazetarëve dhe të miturve si krim shtetëror mbi njerzimin.
Drejtuesit e policisë së rregjimit Edi Rama duhet të merren nën Hetim nga BKH -SPAK për tejkalim deri në dhunë policore goditje me dëmtim plagosje gjakim në Kokë të fëmijëve, ndalim nga policia e krimit që arreston e prangos të miturit 10 Vjeçarë i mbërthen duke i mbajtur në pranga brënda mjetit të policisë deri në komisariat.
“Partia Kombëtare Konservatore Albania” kërkon : Hetim dhe ndalim të punonjësve të policisë për hedhje mbi trupat tanë të ujit me përzierie lëndë djegëse, helmuese të skaduara deri me ( Piper etj )
“PKKA”
I bën ftesë prokurorisë Juridiksionit Gjykata Tiranë të hetojë hedhësit e shisheve Molotov mbi kordon të Policisë së Shtetit.
“PKKA”
Fton Kryeministrin Edi Rama të qetësohet të mbajë parasysh se Rregjimi i tij nuk do të tolerohet. Ne konservatorët e sigurojmë kryeministrin se do të njoftojmë Zyrën e Presidentit Donald J Trump se : Në Tiranë po ndodh të stabilizohet një Rregjim që synon të shkatrrojë demokracinë, të blejë familjen presidenciale Trump, sikurse korruptoi McGonigal. Jemi rregjim anti votë si ndodh në Narko Diktatura.
Edi Rama ty më shumë se askush tjetër të duhet ulja e tensionit që ke krijuar me grabitjen e votës edhe ne konservatorëve. Mos dërgo gjasat deri në limite, ulu Edi Rama fillo bisedim me gjithpërfshirje. Ne i themi jo përdorimit të dhunës Policore kundër protestuesve paqësorë sikurse veprove dje. Ti zoti Rama po vijon me idiotësi duke konsideru opozitën budallaki Plaku, kur vetë ti je shumë më i plakur se çdo plak shqiptar. 27 Vjet në pushtet i kapur në hajni e korrupsion nga Shqipëria deri në USA po të rrezikon sa as ti vetë nuk kupton rrezikun.
USA ta ka prerë biletën Edi Rama.
Ne konservatorët ta bllokuam firmën Davos Forum.
“PKKA”
Zyra e Shtypit.
Tiranë – Shqipëri
Datë 25 Janar 2026

POSTIMET E FUNDIT