Kreu Blog Faqe 46

Presidenti Trump për marrëveshjen e propozuar: Mund të bëjmë ushtarakisht çfarë të duam në Groenlandë

0

Ndërkohë, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, flet me gazetarët në Air Force One, gjatë kthimit nga Davosi.
I pyetur nëse marrëveshja e Grenlandës do t’i jepte SHBA-së kontrollin mbi ishullin, Trump tha se Shtetet e Bashkuara mund të “bëjnë çfarë të duan”.
Ai shtoi se “të gjithë do të punojnë së bashku” me NATO-n dhe se SHBA-të nuk do të duhet të paguajnë për asgjë përveç sistemit të mbrojtjes nga raketat Golden Dome (Kupola e Artë).
Ja çka u bisedue për Groenlandën në Davos?
Trump – Rutte
Në bazë të informacioneve më të fundit – janar fillimi i vitit 2026 – Donald Trump, pas një marrëveshjeje me udhëheqësit e NATO-s (përfshirë Mark Rutten), ka përqendruar vëmendje të konsiderueshme te Grenlanda, duke kërkuar ndryshime në marrëveshjen e vitit 1951 mbi praninë ushtarake amerikane.
Ja pikat kyçe të situatës:
Fokusi te Grenlanda:
Trump në Davos ka kërkuar negociata urgjente për marrjen/praninë në Grenlandë, duke deklaruar:
“Ne nuk duam asgjë, vetëm Grenlandën. Atje do të ndërtojmë kupolën më të madhe të artë.”
Baza ushtarake:
NATO po diskuton mundësinë e ndërtimit të bazave shtesë amerikane në Groenlandë dhe territori ku ndërtohen ato duhet të jetë nën sovranitetin e ShBA-së, çka shihet si një hap kyç në kuadër të strategjisë ndaj Rusisë.
Lëshime tregtare:
Si rezultat i marrëveshjeve të reja, Trump ka njoftuar se nuk do të vendosë tarifa doganore ndaj Evropës që lidhen me Grenlandën.
Reagimet:
Situata ka shkaktuar tensione, përfshirë deklarata të ashpra nga deputetë danezë, ndërsa shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka theksuar se prania e Trumpit e ka detyruar Evropën të zgjohet dhe të marrë më shumë përgjegjësi për mbrojtjen e vet.
Këto zhvillime ndodhën në kuadër të negociatave intensive në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, në javën e tretë të janarit 2026.

Altin Dumani në tavolinë kriminelë; birrë, këngë dhe jetë luksi me “botën” që paguhet për ta hetuar

0

Faqja në Facebook Traktet ka publikuar një video ku shfaqet ish-drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, në një ambient privat, pa badigard dhe pa eskortë, i ulur në tavolinë me persona të njohur në zonë për precedent penal. Në pamje ai shihet duke pirë birrë dhe duke kënduar këngë labçe, mes një shoqërie që, sipas përshkrimit të Traktet, nuk përbëhet nga qytetarë të zakonshëm.

Traktet shkruan se mes personave të pranishëm ndodhet edhe Andon Pago, i dënuar për mashtrim. Videoja paraqet një situatë informale, larg çdo standardi që pritet nga një figurë që deri pak kohë më parë drejtonte Prokurorinë e Posaçme.

Sipas të njëjtit burim, kjo dalje publike vjen në një kohë kur Dumani pritej të ushtronte funksionin e tij me veprime konkrete, përfshirë masa ndaj gjyqtares së dënuar Irena Gjoka. Në vend të një qëndrimi institucional në raport me detyrën, pamjet tregojnë një zgjedhje tjetër, festë, këngë dhe shoqëri.

Traktet rikujton edhe një deklaratë të mëparshme të Dumanit, ku ai shprehej se ëndrra e tij ishte të jetonte si një njeri i thjeshtë. Videoja, sipas faqes, tregon se kjo dëshirë është realizuar, por jo në formën që prisnin qytetarët. Një njeri i thjeshtë, por i ulur mes personave me rekorde penale, jo mes njerëzve që presin drejtësi dhe barazi para ligjit.

Videoja e publikuar tregon një fakt të thjeshtë. Ish-drejtuesi i SPAK shfaqet në një ambient privat, i ulur në tavolinë me persona me precedent penal, duke pirë alkool dhe duke kënduar, mes tyre edhe Andon Pago, i dënuar për mashtrim. Pamjet nuk lënë hapësirë për interpretim tjetër.

Problemi nuk lidhet me jetën personale, por me shoqërinë e zgjedhur dhe kohën kur ndodh kjo dalje. Në të njëjtën periudhë kur pritej veprim ndaj gjyqtares së dënuar Irena Gjoka, Dumani shfaqet i relaksuar, pa asnjë distancë nga njerëz që drejtësia i ka shpallur fajtorë. Kontrasti është i dukshëm dhe flet vetë.

Arrestohen komisionerët për vjedhjen e votave, bëhet ne nerva Albin Kurti

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar në lidhje me aksionin e prokurorirsë për manipulimet e votave brenda subjekteve politike, duke shënuar mbi 100 të arrestuar.

‘Komisionerë e individë që në mënyrë klandestine janë përfshirë në manipulime votash brenda subjekteve politike duke dëmtuar kolegë e subjekte politike nuk kanë amnisti. I inkurajojmë institucionet përgjegjëse që hetimet të shkojnë deri në fund’, shkruan Kurti në Facebook.
Gjithashtu Kurti thekson se ‘vullneti i qytetarëve është i shenjtë, vota është e lirë, dhe kjo do të garantohet deri në fund’.

Reagimi i plotë:

Komisionerë e individë që në mënyrë klandestine janë përfshirë në manipulime votash brenda subjekteve politike duke dëmtuar kolegë e subjekte politike nuk kanë amnisti. I inkurajojmë institucionet përgjegjëse që hetimet të shkojnë deri në fund.

Lëvizja VETËVENDOSJE! ka qenë gjithnjë gardiane e ruajtjes së vullnetit politik të shprehur përmes votës në kuti të votimit dhe ashtu do të qëndrojë përherë.

Republika e Kosovës është shembull i demokracisë në rajon dhe i proceseve zgjedhore. Adresimi përmes ligjit dhe llogaridhënies për rastet e dyshimeve të manipulimeve brenda subjekteve politike, është i domosdoshem për integritetin e procesit.

Vullneti i qytetarëve është i shenjtë, vota është e lirë, dhe kjo do të garantohet deri në fund. Dyshimet duhet të hetohen, manipuluesit duhet të ndëshkohen, këto raste nuk duhet të na shfaqen kurrë më në të ardhmen.

Shpërthim në një laborator kokaine, 9 të vdekur dhe 8 të plagosur! Si ndodhi ngjarja dhe çfarë u bë shkak

0

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, ngjarja ndodhi në departamentin jugperëndimor të Nariños, një zonë prodhuese kokaine ku jeton komuniteti indigjen Awa dhe ku veprojnë grupet e armatosura ilegale.

Viktimat punonin për Koordinatorin Kombëtar të Ushtrisë Bolivariane, një fraksion rebel i grupit guerril FARC, tashmë i shuar. Një hetim paraprak zbuloi se shpërthimi ndodhi kur një cilindër gazi u përdor gjatë prodhimit të drogës, tha koloneli i policisë John Jairo Urrea për mediat lokale përmes një videoje.

“Për shkak të gabimit njerëzor dhe përdorimit të cilindrave të gazit… vendi u përfshi nga flakët brenda pak sekondash,” thuhet në deklaratën e grupit.

Ky fraksion rebel kishte refuzuar marrëveshjen e paqes të vitit 2016 që mbylli dekada luftë në Kolumbi, por vazhdon të jetë në bisedime me qeverinë e majtë të Presidentit Gustavo Petro.

Laboratori ndodhej në një zonë prodhuese kokaine me prani të fortë të grupeve të armatosura ilegale në territorin indigjen Awa në jugperëndim të Nariños. Rajoni ka qenë historikisht një pikë kyçe për trafikimin e kokainës drejt Shteteve të Bashkuara, ku trafikantët kanë forcuar kontrollin lokal me ndihmën e kartelëve meksikanë.

Shqipërisë i duhet qeveri tranzit me kryeministër katolik

0
Shkruan Kujtim Gjuzi
Edi Rama u ndalua të jetë në Davos Swicerland.
Skandal me mosmirnjohje, Bordi PAQES President Donald J TRUMP refuzohet nga 26 vënde të bashkimit Europian dhe Mbretëria e Bashkuar?
1 – Gjermania refuzoi forumin Ekonomik Davos sepse presidenti amerikan Ronald Regan në Berlin më 1988 i kërkoi presidentit Mikael GERBAÇOV të largojë ushtarët Rusë nga Gjermsnia Lindore.
Një vit më 1989 muri Berlinit Ra bashkë me komunista.
– Gjermania është mbajtur përgjegjëse për dy luftra botërore në gjysmën e parë të shekullit XX
Skandal refuzimi i ftesës nga kristian demokratët.
Gjermania drejtohet nga Kristian Demokratë Soros.
2 – ltalia ka kërkuar kohë në respekt të Kushtëtutës së Republikës ( Të shohim a është diplomaci apo fitim në kohë e kryeministres Meloni )
Italia mbahet përgjegjëse ashtu si Gjermanët për dy luftra botërore.
talia drejtohet me koalicion konservator pro Trump
3 – Franca refuzoi Forumin për Paqe don tu rrijë konflikteve të vjetra në Europë, nga tentativa e Napolon Bonaparte si pushtues i Europës deri në ngecje Vaterlo me Rusinë perandorake Ekaterina ll – Ikja nga NATO në kohën e General De Golle.
Republika Franceze drejtohet nga Soristi Emanuel Makaron që ka deformuar e dërguar nëper gjykata lideren konservatore Mary Le Pen.
4 – Mbretëria e Spanjës nuk mori pjesë në Forumin për Paqe ( Diplomaci kohore apo inkoherencë )
Spanja drejtohet me kryeministër Sorist.
5 – Republika Rumanisë. Ata vranë ish presidentin Komunist Nikolae Cauchescu 1989 ( Kërkon kohë diplomatike )
Nuk lejon zgjedhjet e lira drejtim me axiendë Soros.
6 – 7
Mbretëria Holandë – Belgjikë ( Kërkohet kohë diplomatike ) Drejtohet nga qeveritë Konservatore.
8 – Mbretëria e Danimarkës ka konfliktin e ishullit të saj Grenland ( Diplomaci nën trysni refuzimi duket në interes kombëtar Danez ) Qeverisja është me kontroll Soros. Deputetë Danezë në parlament BE përdorën fjalor fyes ndaj presidentit USA
9 – Sllovenia ish vend komunist nën RSFY ka refuzuar me force Forumin e Paqes, Qeveria nën kontrollin Soros.
10 – Sllovakia ( Kërkon kohë Diplomatke ) drejtimi i vendit nga kryeministri Konservator.
11 – Polonia ( Kërkon kohë diplomatike ) Qeveria ka drejtim Konservator.
12 – Çekia ( Kërkon kohë diplomatike ) Qeveria me kahje Soriste.
13 – Mbretëria e Suedisë ka refuzuar Forumin e Paqes me kundershti prej Grenlandës ( Qeverisja aty është Soros )
14 – Finlanda ( Kërkon Kohë diplomatike )
15 – Lituania ish BRSS vend demokratik doktrina Regan. Qeveria nën trysni Soros.
16 – Letvia ish BRSS vënd demokratik. Qeveria nën trysni Soros.
17 – Estonia( ? )
18 – Mbretëria Litenshtein qeverisje liberale( ? )
– Kanada e Gjiblartar ( ? ) nën Britani të Madhe të cilat kanë refuzuar Forumin për Paqe Davos ECO
19 – Ishujt Faroe
20 – Croacia ( ? )
21 – Portugalia ( ? )
22 – Malta ( ? )
23 – Austria qeveri e Majtë?
24 – Islanda ( ? )
25 – Qipro kryesisht shpreh politika Greke.
26 Greqia shtet tampon nga Gjermanët Oto deri tek Anglia Wiston Charchill ftesën e kanë por zbëjnë pa farancezë. ( Meritojnë ndëshkim sepse bënë genocid mbi Çamëri )
– Ata e dijnë se djegia shumë herë e flamurit USA protesat kundër presidentit Bill Clinton në vizitë zyrtare nuk është në linjën e doktrinës Donald J Trump për shtet Kombe në shekullin XXl e mund ti ndëshkojë në antamerikanizmin e shumhershëm që çfaqin grekët si komb heterogjen )
Greqia mban qeveri Konservatore.
Shqipëria kishte ftesë nominale me emër personal për kryeministrin e Republikës së Shqipërisë por (Diplomacia dhe stafi nuk zyra ovale nuk të harron) Edvin Rama është i këshilluar të mos shantazhojë, fyejë, diskreminojë apo të bëjë lojë dyfish në takim me Soros atë armik të betuar sic Presidenti Donald J Trump i ka etiketuar e aq edhe më keq duke i mbajtur iso Emanuel Makron një tjetër De Gol Anti USA në shekullin XXI
Edvin Rama ka këshillimin të shkojë me një qeveri gjithëpërfshirëse dhe pikë # e pret fati i Gruevskit ma e pakta e ma e shumta fati i kryeminisyrit kroat Ivo Sanader.
Edvin Rama mori mesazh sërish dje për të tretën herë u zëvëndësunga shqiptarja ShS Vjosa Osmani 6 muaj më parë i’u dha leksioni Aleksandër Vuçiçt.
O mret Edvin Vlll ki mendjen në msim po themi.
Mos i quj konservatorët aq të lehtë e budallenj se:
Konservatorët punojnë 24/24 Orë.
Ne ti ndalim duart me e taku ti kryekonservatorin Donald J Trump.

Ivanka Trump publikon sërish foto nga Vlora: Shqipëria është magjike!

0

Vajza e Presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump, Ivanka Trump ka publikuar sërish foto nga bregdeti  i Vlorës.

Ivanka ka publikuar një “Instastory” nga bregdeti, ndërsa krahas saj shkruan: “Shqipëria është magjike!”

Ivanka Trump publikon sërish foto nga Vlora: Shqipëria është

Më herët ajo ndau edhe pamje të tjera nga turi i saj në jug të vendit, ku shfaqen peizazhe natyrore, si deti apo gjelbërimi i zonës, si dhe pamjet nga larg të ishullit të Sazanit, ndërsa në sfond ka zgjedhur edhe këngën shqiptare “Luleborë”.

Ivanka Trump publikon sërish foto nga Vlora: Shqipëria është

Kujtojmë që Ivanka Trump qëndroi për dy ditë në Vlorë, ndërsa mbrëmjen e djeshme ajo u prit në kryeministri nga kreu i qeverisë Edi Rama.

Ivanka Trump publikon sërish foto nga Vlora: Shqipëria është

Rama e takoi Ivanka Trump edhe në Vlorë, ku darkuan bashkë me delegacionin që shoqëronte Ivanka Trump.

Ivanka Trump publikon sërish foto nga Vlora: Shqipëria është

Mbrëmjen e së mërkurës, Ivanka Trump ka zhvilluar një takim informal me kryeministrin Edi Rama në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë. Më pas, ata kanë darkuar në një restorant në Orikum. Në këtë takim kanë qenë të pranishëm edhe rreth 60 arkitektë.

Ivanka Trump publikon sërish foto nga Vlora: Shqipëria është

Ivanka Trump publikon sërish foto nga Vlora: Shqipëria është

Ivanka Trump mbërriti dy ditë më parë, e shoqëruar nga disa arkitektë, në kuadër të projektit për Ishullin e Sazanit dhe zonën e Zvërnecit.

Prokurori i SPAK-ut Dritan Prençi: Edi Rama po shpik konflikt kompetencash për të bllokuar hetimin ndaj Ballukut

0

Prokurori i SPAK, Dritan Prençi, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po përdor artificialisht një “konflikt të rremë kompetencash” për të penguar hetimin penal ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku.

Në argumentet e paraqitura para Gjykatës Kushtetuese, Prençi theksoi se në rastin e pezullimit nga detyra nuk ekziston asnjë konflikt mes pushteteve, pasi ndjekja penale dhe vendosja e masave të sigurimit janë kompetenca ekskluzive të SPAK dhe GJKKO-së. Sipas tij, masa e pezullimit prek individin dhe jo funksionimin e Këshillit të Ministrave.

Prokurori sqaroi se për të pasur konflikt kompetencash duhet të plotësohen tre kritere ligjore, të cilat në këtë rast nuk ekzistojnë. Ai theksoi se kërkesa e kryeministrit nuk ka bazë kushtetuese dhe synon të ndërhyjë në pavarësinë e drejtësisë.

Prençi paralajmëroi se përdorimi i kësaj strategjie përbën përpjekje për të bllokuar hetimin penal, duke rrezikuar seriozisht ndarjen e pushteteve dhe sundimin e ligjit.

SPAK mbetet i qëndrueshëm në qëndrimin se Balluku, duke qenë në detyrë, paraqet rrezik për përsëritjen e veprës penale dhe cenimin e provave, arsye për të cilat është kërkuar dhe vendosur masa e pezullimit nga detyra.

Trondit Berisha: Ja si flas me Donald Trampin!

0

Pas votimit në Kuvend për Bordin e Paqes, Berisha mblodhi grupin kuvendor dhe sqaroi arsyet pse vota e tyre ishte pro dhe çfarë fshihet pas saj. Ja çfarë tha ai:
Sot zotërinj kemi arritur një fitore historike. Me votat tona Rama shkoi me këmbët e veta në burg. Po or zotërinj po. Do thoni ju, si, qysh, tek? Nuk ia u kam thënë më parë por ka ardhur dita ta themi: Po, unë kam marrëdhënie shumë sekrete me Shtëpinë e Bardhë.

Po po. Flas vazhdimisht me Trampin, si ka fjet, si është me prostatën, a ka probleme me kapsllëkun. Madje i kam dhënë edhe këshilla. I kam thënë të hajë fara kia. Qenkan derman, më tha, po dal jashtë çdo ditë. Ai ka qejf të bëjë edhe muhabete femrash por aty nuk ia zgjas.

Më ka qarë hallin e Groenlandës. I kam thënë që nëse nuk do të biesh në sy, të sjell unë grupin e 8 janarit kur sulmuam selinë e PD-së. Faleminders më tha, por po të jetë ashtu kam këta të mitë që pushtuan Kapitol Hillin, se ata të tutë i rrahu edhe Gaz Bardhi. Po po. E njifte edhe Gazin.

Kemi folur edhe për investime këtu. Unë ia prisha mendjen që mos investonte në Beograd. Ja prisha murin Serbisë. I kam thënë edhe se po të jetë nevoja për investime unë kam toka në Orikum dhe në Bisht Porro. Çfarë është Porroja me bisht më pyti Trampi? Se po flisnim me google translejt se ai nuk e kuptueke anglishten time. I thashë se ia sqaroj unë ndërlidhësit tonë sekret. Të paktën të përkthejë ai jezit, mos t’i hajë kot ato 6 milion[. Dhe kshtu i propozova edhe për resorte në Tropojë por aty i kam pronat pa letra, i thashë. Kurse në Vlorë i ke të blindueme, i thashë. I kam me letra, i thashë. Kurse në Tropojë janë tokë babe, ti jap me gjysmë çmimi. Po Sazanin, më tha? Ta jap edhe atë, i thashë, vetëm se duhet me i ba letrat. U gzue shumë. Pastaj Trampi më tha mue: Doktor, unë nuk vij dot ta marr Ramën aty. Prandaj do bëjmë një plan. Po nis Ivankën aty që ti hedhim hi syve, ai qetësohet dhe vjen në Uashington. Aty pastaj punë e kollajtë. Ma len mue.

Ky e hangri. Në darkë piu verë nga ajo që ruante te bodrumi i Gysit, hëngrën fli, speca me gjizë dhe suxhuk Gjakove në hell. As e morri vesh zotëria se i bëmë puçin. Po or zotërinj, po. Ka marrë fund kjo punë. As ka kuptue gja. Prandaj bajuni gati se punë ditësh është kjo.

Erion Veliaj padit Presidencën dhe Ols Dadon: Noteri u emëruar prokuror pa arsimin përkatës

0

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj kërkon shpalljen e pavlefshmërisë absolute të dekretit të emërimit të noterit në prokuror, kur nuk lejohej nga ligji i kohës pa kryer më parë Shkollën e Magjistraturës.
Veliaj ka depozituar sot në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, një kërkesë-padi kundër institucionit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë të vitit 2007-2012 dhe prokurorit të Posaçëm, Ols Dado, duke kërkuar konstatimin e pavlefshmërisë absolute të dekretit të emërimit të këtij të fundit si prokuror nga noter që ishte në vitin 2008.

Sipas padisë, emërimi i prokurorit është kryer në kundërshtim flagrant me ligjin, pasi në momentin e dekretimit ai nuk plotësonte kriteret ligjore të detyrueshme për ushtrimin e funksionit të prokurorit – pa shkollën përkatëse të Magjistraturës. Veliaj kërkon gjithashtu, që Këshilli i Lartë i Prokurorisë të detyrohet të marrë vendim për përfundimin e menjëhershëm të statusit të magjistratit dhe ushtrimit në mënyrë të paligjshme të detyrës të prokurorit në fjalë.
Në padi theksohet se të gjitha veprimet penale të kryera ndaj Erion Veliajt, përfshirë masat e sigurisë dhe kufizimin e ushtrimit të mandatit të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, mbështeten mbi një akt emërimi ‘nul ab initio’, duke sjellë pasoja të rënda ndaj Bashkisë së Tiranës, Republikës së Shqipërisë, rendit kushtetues, institucioneve, familjes dhe personit.

Ols Dado i është propozuar Presidencës në vitin 2008 nga Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama, teksa ai duket se nuk plotësonte kushtet kur ishte vetëm noter dhe pa magjistraturë dhe më pas Presidenca ka dekretuar në paligjshmëri noterin në prokuror.

POSTIMET E FUNDIT