Kreu Blog Faqe 48

Vjosa Osmani thotë se i ka bindur 20 shtete ta tërheqin çnjohjen e Kosovës

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se një nga arritjet kryesore të mandatit të saj është rikonfirmimi i njohjeve të Kosovës nga rreth 20 shtete, për të cilat Serbia kishte pretenduar se kishin tërhequr njohjen.

Në një intervistë në emisionin Nerv, Osmani theksoi se e Drejta Ndërkombëtare nuk njeh konceptin e çnjohjes së shteteve dhe se pretendimet e tilla i kanë shkaktuar Kosovës dëm të madh në imazh, në procesin e njohjeve të reja dhe në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

Ajo shtoi se Presidenca ka trajtuar të gjitha rastet e pretenduara për çnjohje gjatë pesë viteve të fundit, duke i rikonfirmuar ato, ndërsa vetëm nga një shtet ende mungon përgjigjja zyrtare.

“Pa dashur të dukem sikur gjithçka që bëmë ishte perfekte. Një vlerësim i përgjithshëm është se është bërë punë vërtet e jashtëzakonshme dhe ekipore, sepse e di që në institucionin e presidencës njerëzit gjithmonë shikojnë personin që e drejton atë, dhe kjo është plotësisht normale, por është bërë punë e jashtëzakonshme nga një staf që ka punuar pa ndërprerje që Kosova të ecë përpara. Arritjet më të mëdha janë në fushën e politikës së jashtme, përveç arritjes së riafirmimit të rreth 20 njohjeve të kontestuara. E dini, unë kam studiuar të drejtën ndërkombëtare për një kohë të gjatë. E kuptoj që e drejta ndërkombëtare e shkruar nuk flet për konceptin e çnjohjeve. Nuk ka diçka të tillë për sa kohë që ato pretendohen. Po flas nga një aspekt praktik, sepse praktikisht, nëse një shtet del dhe thotë se ju kemi çnjohur, kjo na dëmton shumë – si në imazh, në parandalimin e njohjeve të reja, ashtu edhe në anëtarësim në organizata ndërkombëtare, sepse ato shtete që e thonë këtë atëherë nuk na mbështesin në organizata ndërkombëtare. Pra, ne punuam shumë fort këto pesë vjet për të riafirmuar ato njohje që Serbia pretendonte se i kishte çnjohur, dhe pretendimet për çnjohje nuk erdhën në fillim të mandatit tuaj. Ato ekzistonin edhe më herët, por ne u përballëm me të gjitha dhe them se i kemi riafirmuar dhe çimentuar të gjitha, shumë prej tyre duke ftuar udhëheqës të atyre shteteve në Kosovë, duke nënshkruar marrëdhënie diplomatike me këto shtete, duke takuar udhëheqësit e tyre, duke nënshkruar marrëveshje të tjera”, deklaroi Osmani.

Kjo është gjendja në pikat kufitare në Kosovë

0

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar i ka përditësuar të dhënat mbi pritjet në kufi.

Aktualisht nuk ka kolona në asnjërën nga pikëkalimet kufitare.

Pritjet në dalje dhe në hyrje të Kosovës raportohen të jenë deri në 5 minuta.

 

Kush fshihet pas “Lidl”? Dy administratorët me “aventurë” nga tregu imobiliar te porti më i rëndësishëm i vendit

0

“Kush qëndron realisht pas Lidl, le ta zbulojnë gazetarët. Kjo skemë duhet ndalur,” u shpreh ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, teksa ngriti publikisht shqetësime lidhur me projektin e terminalit doganor të Lidl në Shqipëri, duke e cilësuar atë si një rast që kërkon hetim të thelluar publik dhe institucional mbi mënyrën e zbatimit të ligjit për investimet strategjike.

Duke i qëndruar pyetjes së Ahmetajt rezulton se “Lidl Shqipëria” SH.P.K. ka qenë duke operuar më herët nën emrin “LVM Real Estate Investments”, me administrator Ermir Bajramin dhe Gzim Sylën.

Ermir Bajrami është prej vitit 2022, zëvendës president i ‘Lidl Kosova’ dhe ‘Lidl Albania’ dhe anëtar bordi në Lidl International. Më herët nga viti 2019-2021, Bajrami ka qenë Drejtor i Operacioneve të Shitjeve në Lidl Zvicër. Ndërsa Gzim Syla rezulton Drejtor i Financave dhe Administratës të Lidl Kosova SH.P.K.

Kalimi i “LVM Real Estate Investments” në “Lidl Shqipëria” SH.P.K. është shoqëruar edhe me ndryshime në poste, ku brenda një periudhe 3-vjeçare, administratorët kanë ndryshuar disa herë. Referuar dokumentit të publikuar nag Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe dhe Inovacionit në lidhje me historikun e regjistrit të pronarit përfitues, rezulton se ‘LVM Real Estate Investments’ u bë ‘Lidl Shqipëria’ në shkurt të vitit 2023.

Asakohe pati ndryshime në drejtim, ku nga Boris Lozic dhe Dalibor Bosnjak, të cilët ishin administratorë, në vend të tyre u vendosën ‘NIKOLAOS Dr. iur. ATHANASIADIS, MBA, PRZEMYSLAW ROBERT PAKULA, Adriatik Dedej, Dragos Ionescu, Marc. Dy vite më vonë në mars të vitit 2025, ‘Lidl’ kaloi në administrim të Ermir Bajramit dhe Gzim Sylës. Në po të njejtën periudhë pati një sërë ndryshimesh në pronarët indirektë dhe në përqindjen e pronësisë.

Discover more
Financial security advice
Tax planning services
Retirement savings plans
Social security calculators
Financial planning services
Digital banking solutions
Early retirement options
Financial literacy courses
Financial advisors
Annuity products

Në intervistën për “Çim Peka Live”, Ahmetaj deklaroi gjithashtu se kompania “Lidl” ka marrë një koncesion për një terminal doganor me ekskluzivitet 35-vjeçar, me të drejtë rinovimi për 35 të tjerë edhe pse porti i ri ende nuk është ndërtuar. Ahmetaj theksoi se kjo ka sjellë shpronësime masive të pronarëve privatë, jo në funksion të një interesi të gjerë publik, por në favor të drejtpërdrejtë të një subjekti privat, çka sipas tij duhet të jetë objekt hetimi. Ahmetaj deklaroi se shpronësimet janë kryer praktikisht për llogari të Lidl, duke vënë seriozisht në dyshim konceptin e “interesit publik” që përdoret për të justifikuar ndërhyrjen e shtetit.

Por çfarë thotë statusi “Investim/Investitor Strategjik Procedurë e Veçantë”

Komiteti i Investimeve Strategjike në mbledhjen e datës 10 prill 2025 miratoi dhënien e statusit investitor strategjik për “LIDL – Shqipëria Qendër Logjistike” me subjekt “Lidl Shqipëria” sh.p.k. Projekti i investimit strategjik parashikon realizimin e investimit mbi 105 milionë Euro. Ai do të zhvillohet brenda gjurmës së Projektit të Ri Tregtar të Integruar të Durrësit me Zhvillues Autoritetin Portual Durrës, sipas Vendimit të KKTKU me nr. 09, datë 27.07.2022. Investimi synon të zhvillohet në një sipërfaqe totale prej 200 mijë m2, e cila ndodhet pranë zonës logjistike portuale në Porto Romano, Durrës.

Lidl është një zinxhir ndërkombëtar gjerman i shitjeve me pakicë me zbritje, me mbi 12,000 dyqane, të pranishme në çdo shtet anëtar të Bashkimit Evropian, Serbi, Zvicër, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara. Aktualisht Lidl numëron mbi 376 mijë të punësuar në të gjithë botën dhe vitin e kaluar realizoi një xhiro prej 125.5 miliardë dollarësh.

Discover more
Wealth management platforms
Social insurance guide
Insurance
Tax planning services
Early retirement options
Pension reform analysis reports
Pension fund management
Senior living resources
Travel rewards cards
Financial security advice

Teksa ardhja e ‘Lidl’ ka ngritur dyshime dhe thashetheme mbi aktorët që qëndrojnë realisht pas tij, deri tani emrat e lartë përmendur janë ata të cilët u takon administrimi./Zëri.al

Ergys Agasi komandon edhe Edi Ramën, largoi 3 ministra të Brendshëm për interesa të karteleve të drogës

0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se Edi Rama, me politikat e tij, e ka kthyer Shqipërinë në një rrezik për Evropën dhe qytetarët shqiptarë.
“Zhvillimet e këtyre dy viteve të fundit kanë faktuar se trafikantët shqiptarë të kokainës, përcaktojnë çmimin e këtij e helmi në Evropë dhe çmimin e përcakton ai që sjell më shumë dhe aksioner më të mëdhenj janë bashkëpunëtorët e Ramës, Franc Çopja dhe grupe të tjera që ne as nuk i dimë. Në Paraguai, një super trafikant Diego Benitez, që disponon 350 ton kokainë në vit bashkëpunon me 41 klane shqiptare.

Ju garantoj se po kaq famëzi sa janë në Evropë klanet shqiptare të drogës me mbështetje nga qeveria, janë, edhe koha do të provojë, edhe në SHBA, Australi e vende të tjera. Janë bërë sot transportuesit kryesorë të kokainës. Miliardierë më të shumtë të kokainës. Kurse qytetarët shqiptarë përjetojnë një narkodiktaturë, diktojnë rezultatin e zgjedhjeve. Kanë futur në parlament 28 deputetë, me listë, ato marrin çdo vendim dhe emërojnë çdo ministër. Ergys Agasi për llogari të bandave dhe të tij ka larguar nga detyra 3 ministra të brendshëm. Njeriu më i afërt në çdo aspekt i Ramës.
Që merrte pengje për Edi Ramën dhe që organizon t’i sjellë peng edhe Ahmetajn për shkak të denoncimeve që i bën ai nga Lugano. Ky regjim e ka shndërruar Shqipërinë në një rrezik për Evropën. Ministrat, drejtori i policisë, drejtorë agjencish janë që të gjithë të lidhur këmbë e xhep me klanet e drogës sepse padrinoja i vendit e konsideron drogën si rrugën e zhvillimit. Ka shndërruar Shqipërinë në lavatriçen më gjigante të larjes së parave të drogës në Evropë. Ka sot treguesin e ndërtimit 300% më të lartë se mesatarja e BE. Çmimet janë stratosferike dhe ndërtimet nuk kanë të ndalur. Ky vend nse Maduro ka detyruar 20 përqind të venezuelianëve të largohen, Rama ka detyruar mbi 43% të largohen nga Shqipëria. Sot shqiptarët janë treguesin e lindshmërisë më të ulët në botë për shkak të emigracionit sipas OBSH. Kanë rënien më të madhe të popullatës. Kombi është në rrugën e zhdukjes. Edi Rama ka përqendruar çdo pushtet në duart e tij.”, tha Berisha.

40 minuta pritjet për dalje nga Kosova në Merdarë

0

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) ka përditësuar të dhënat, duke njoftuar se kohët e pritjeve në pikat kufitare të Kosovës janë rritur.

Në pikëkalimin kufitar në Merdarë, pritjet për të dalë nga Kosova arrijnë deri në 40 minuta, ndërsa për hyrje deri në 5 minuta.

Në pikat e tjera kufitare fluksi i udhëtarëve dhe koha e pritjes mbeten më të ulëta, sipas QKMK-së.

Bislimi dhe Gjuriq nuk kanë marrë pjesë kurrë së bashku në asnjë takim të organizuar nga CIG

0

Këshilltari për media i zëvendëskryeministrit Bislimi, Klisman Kadiiu, ka reaguar ndaj, siç i quan ai, dezinformatave që po qarkullojnë lidhur me takimet e zhvilluara në Zvicër, të bashkë-organizuara nga organizata amerikane Council for Inclusive Governance (CIG) dhe Departamenti Federal Zviceran i Punëve të Jashtme (FDFA), transmeton KosovaPost.

Duke u bazuar në një konfirmim zyrtar nga vetë CIG, Kadiiu thekson se pretendimet për takime sekrete apo negociata të fshehta janë të pavërteta.

“Vetë organizata CIG konfirmon se takimet nuk janë sekrete, nuk prodhojnë marrëveshje, angazhime apo negocime dhe nuk përfaqësojnë qëndrime konsensusi apo përfundime të dakordësuara mes palëve”, ka shkruar Kadiiu.

Sipas tij, CIG ka sqaruar gjithashtu se nuk organizon takime dypalëshe mes zyrtarëve të Kosovës dhe Serbisë;

raportet e publikuara janë përmbledhje të pikëpamjeve të shprehura dhe jo dokumente konsensuale dhe se zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe Marko Gjuriq nuk kanë marrë pjesë kurrë së bashku në asnjë takim të organizuar nga CIG.

Kadiiu ka bërë të ditur se reagimi zyrtar vjen nga selia e CIG në Nju Jork dhe se ai ka publikuar edhe përkthimin në shqip të deklaratës në gjuhën angleze.

Në deklaratën e saj, CIG sqaron se për më shumë se një dekadë, në bashkëpunim me FDFA-në, ka lehtësuar diskutime joformale dhe gjithëpërfshirëse mes përfaqësuesve të partive parlamentare nga Kosova dhe Serbia, si nga pozita ashtu edhe nga opozita.

“Qëllimi i këtyre diskutimeve është të kontribuojnë në përmirësimin e kushteve për normalizimin e marrëdhënieve, duke ofruar një forum informal për shkëmbim pikëpamjesh dhe ruajtje të komunikimit kur kanalet zyrtare janë të kufizuara”, thuhet në sqarimin e CIG.

Takimet, sipas organizatës, zhvillohen gjithmonë në formate të përbashkëta me dhjetëra pjesëmarrës, ndërsa pjesëmarrësit mund t’u referohen atyre publikisht në përputhje me Rregullën e Chatham House.

Me këtë reagim, Kadiiu ka kërkuar që debati publik të mbështetet në fakte të verifikuara dhe jo në, siç i quan ai, narrativa të rreme që keqinformojnë opinionin.

Vrasin 253 mijë njerëz çdo vit/ Trump do nisë operacionet me ushtri kundër karteleve brenda Meksikës

0

Pas sulmit ndaj Venezuelës, Donald Trump njoftoi mbrëmjen e së enjtes, në një intervistë të plotë që dha për Fox News, nisjen e operacioneve ushtarake kundër Meksikës.

“Ne kemi neutralizuar 97% të drogës që hyn në vend nga deti. Tani do të fillojmë të godasim edhe tokën, për sa i përket karteleve”, tha presidenti i SHBA-së.

“Më vjen keq ta them, kartelet kontrollojnë Meksikën dhe vrasin 253,000 njerëz në vendin tonë çdo vit“, tha ai, pa dhënë detaje të mëtejshme rreth planeve të sulmit tokësor.

Komentet e Trump vijnë pas operacionit ushtarak amerikan disa mujor kundër anijeve që dyshohet se transportonin drogë në Detin e Karaibeve dhe arrestimit të Nicolas Maduros në Venezuelë.

Në deklaratat kërcënuese dhe paralajmëruese të fundit nga Trump kundër Meksikës si objektivi i radhës, presidentja meksikane Claudia Sheinbaum deklaroi se “ndërhyrja nuk ka sjellë kurrë demokraci, as nuk ka krijuar prosperitet apo stabilitet të qëndrueshëm”.

“Ne kategorikisht e hedhim poshtë ndërhyrjen në punët e brendshme të vendeve të tjera”, shtoi ajo.

Arben Ahmetaj shpenzoi 93 mijë euro brenda një muaji në kazino në Maltë! Ishte i regjistruar që prej vitit 2015

0

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka vijuar mbrëmë nga arratia në Zvicër me rrëfimin e tij të katërt për atë që ai i quan aferat më të mëdha ekonomike të qeverisë Rama. Ahmetaj e konsideroi veten ‘kurban’ të Edi Ramës dhe Altin Dumanit, ndërsa denoncoi disa afera të qeverisë Rama me porte, aeroporte, zona të lira ekonomike, terminale, tunelin, KAYO-n, AKSHI-n etj.

Ndonëse disa nga denoncimet për aferat qeveritare qëndronin, Arben Ahmetaj, sipas dy dosjeve të SPAK, mbetet një nga politikanët dhe ish pushtetarët më korruptuar shqiptarë. Përpos një sage faktesh dhe provash për korrupsionin e tij 20-vjeçar, po sjellim në vëmendje një detaji në dosjen e SPAK-ut, që tregon një figurë tejet të kompromentuar dhe të damkosur të Arben Ahmetajt.

Në muajin korrik të vitit 2018, Arben Ahmetaj, i cili në atë kohë ishte ministër i Financave, ka shpenzuar 93.500 euro në Kazinonë Dragonara të Maltës, një parajsë fiskale, e frekunetuar shpesh nga Tigri. Në një kohë kur paga e tij si ministër ishte rreth 2 mijë euro, Ahmetaj për një muaj ka shpenzuar 93 mijë euro në bixhoz.

676.2. Të dhënat e letër porosisë. Me shkresën nr. L 144 datë 27.03.2023 është kërkuar nga Ministria e Drejtësisë ndihmë juridike nga autoritetet gjyqsore të Maltës në lidhje me aktivitetin e shtetasit Arben Ahmetaj. Në përgjigje të kërkesës sonë, siç edhe më sipër është pasqyruar, nga shkresa nr. AG/PIU/143/2023 datë 30.07.2023 383 përpiluar nga Inspektori i Policisë Dr. Omar Caruana. Zyra Ndërkombëtare FCID bëhem me dije se konfirmohet nga Kazino Dragonara se shtetasi Arben Ahmetaj, është regjistruar në në Kazino Dragonara më datë 04.08.2015, duke e deklaruar veten si Ministër i FinancaveMe shkresën nr. L 144 datë 27.03.2023 është kërkuar nga Ministria e Drejtësisë ndihmë juridike nga autoritetet gjyqsore të Maltës në lidhje me aktivitetin e shtetasit Arben Ahmetaj. Në përgjigje të kërkesës sonë, siç edhe më sipër është pasqyruar, nga shkresa nr. AG/PIU/143/2023 datë 30.07.2023 383 përpiluar nga Inspektori i Policisë Dr. Omar Caruana. Zyra Ndërkombëtare FCID bëhem me dije se konfirmohet nga Kazino Dragonara se shtetasi Arben Ahmetaj, është regjistruar në në Kazino Dragonara më datë 04.08.2015, duke e deklaruar veten si Ministër i Financave. Ky shtetas ka qenë në këtë kazino dhe në muajin Korrik të vitit 2018. Gjatë këtyre vizitave ai ka blerë dhe ka përdorur fisha parash (çipsa) për të luajtur në tavolinat e bixhozit të Kazinose Dragonara. Shuma totale e paguar për blerje fisha gjatë vizitave të tij në muajin Korrik 2018 është 93 500 Euro, për të cilën nuk ka asnjë regjistrim që të jenë ri-tërhequr nga arka“, thuhet në dosje.

Sipas dosjes, Ahmetaj është regjistruar në këtë kazino që në vitin 2015, duke e prezantuar veten si Ministër Financash.

(Kazino Dragonara)

Ndërkaq, SPAK ka evituar aspekte të tjera të konstatuara, të cilat me sa duket nuk i ka parë me interes për hetimet.

Konkretisht në skenë del një moderator i njohur, i cili kontrakton vajza të showbizit për llogari të Arben Ahmetajt dhe rrethit të tij.

Vajzat e ekranit kontraktoheshin nga kodoshi i mediave për t’u bërë pjesë e lojërave seksuale në vila luksoze në Tiranë, bregdet, por edhe jashtë vendit.

Në dosjen për korrupsionin e Arben Ahmetajt, krahas korrupsionit sistematik dhe pastrimit masiv të parave, konstatohet edhe konsumimi i pijeve alkoolike, verëra të shtrenjta, shërbime ekstra në hotele me 5 yje, udhëtime me makina luksoze, udhëtime me charter etj.

Ish zv. kryeministri sfidon sistemin, SPAK nën akuzë për drejtësi selektive nga Arben Ahmetaj

0

Shkruan Avokat Arben Llangozi

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka bërë mbrëmjen e kaluar deklarata të forta publike, ku ka pretenduar se zotëron dokumente dhe prova që, sipas tij, tregojnë për afera të rënda korruptive në nivelet më të larta të qeverisjes.
Gjatë daljes së tij mediatike, Ahmetaj akuzoi kryeministrin Edi Rama për përfshirje në disa çështje që lidhen me vendimmarrje të dyshimta dhe interesa klienteliste, duke ngritur pikëpyetje mbi rolin e institucioneve të drejtësisë, përfshirë SPAK dhe Byronë Kombëtare të Hetimit.
Sipas Ahmetajt, disa prej këtyre çështjeve janë të njohura prej vitesh nga organet hetimore, por nuk kanë çuar në veprime konkrete penale. Ai sugjeroi se ekziston një mbulim institucional ose mungesë vullneti për të hetuar figurat e larta politike.
Nga ana tjetër, deri në këto momente, SPAK dhe BKH nuk kanë bërë asnjë reagim zyrtar lidhur me pretendimet e Ahmetajt. Po ashtu, nuk ka asnjë njoftim publik që konfirmon hapjen e një hetimi penal ndaj kryeministrit Edi Rama mbi bazën e këtyre deklaratave.
Arben Ahmetaj, i vetëm dhe nga jashtë sistemit, ka hedhur akuza që, nëse do të hetoheshin seriozisht, do të trondisnin themelet e pushtetit, ndërsa SPAK akuzohet se është shndërruar më shumë në një strukturë me publicitet dhe arrestime selektive sesa në një institucion real të drejtësisë së pavarur, duke humbur besimin e një pjese të opinionit publik që e sheh atë të paaftë ose të pavullnetshëm për të hetuar figurat më të fuqishme politike.

SPAK çon në gjykatë kryebashkiakun e Shkodrës Benet Beci dhe 6 të tjerë, ja akuzat e rënda

0

SPAK ka dërguar për gjykim kryetarin e Bashkisë së Shkodrësa, Benet Beci dhe 6 të tjerë. Ndaj tyre rëndon akuza e shkeljes së barazisë në tendera.

SPAK ka dërguar për gjykim kryetarin e bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, së bashku me 6 persona të tjerë, të akuzuar për shkelje të barazisë në tendera apo ankande publike. Krahas Becit, të pandehur janë Adela Ruko, Edlira Mitrushi, Jonid Kazani, Yllka Nishku, Premtim Dauti, dhe Rudin Gjoni.

Sipas organit të akuzës bëhet fjalë për tenderin e zhvilluar nga Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) me objekt “Zhvillimi Strategjik i Sektorit Energjitik (Projekt Kërkimor)”, me fond limit rreth 69.5 milionë lekë.

Nga hetimet ka rezultuar se gjatë zhvillimit të kësaj procedure janë kryer veprime të kundërligjshme nga titullari i autoritetit kontraktor, anëtarët e njësisë së prokurimit dhe komisioni i vlerësimit të ofertave, të cilat lidhen me përllogaritjen e fondit limit, hartimin e termave të referencës, përcaktimin e kritereve të tenderit dhe vlerësimin e ofertave.

Sipas SPAK, Benet Beci, në kohën kur ushtronte detyrën e administratorit të KESH, në bashkëpunim me të pandehurit e tjerë, ka paracaktuar dhe krijuar avantazhe të padrejta për shoqërinë fituese “Consulting & Management Albania” sh.p.k., duke shkelur dispozita të ligjit për prokurimin publik dhe aktet nënligjore përkatëse.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 08.01.2026, ka paraqitur kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr. 196 të vitit 2024, në ngarkim të të pandehurve: Benet Beci, Adela Ruko, Edlira Mitrushi, Jonid Kazani, Yllka Nishku, Premtim Dauti, Rudin Gjoni, të akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 dhe 25 të Kodit Penal.

Objekt i këtij hetimi është një procedurë prokurimi e zhvilluar nga Korporata Elektroenergjitike Shqiptare sh.a., me objekt “Zhvillimi Strategjik i Sektorit Energjitik (Projekt Kërkimor)”, me nr. REF-46463-12-18-2019, me fond limit 69,500,000 (gjashtëdhjetë e nëntë milionë e pesëqind mijë) lekë.

Hetimi është nisur kryesisht mbi bazën e referimit të akteve nga hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Nga aktet e administruara ka rezultuar se, gjatë zhvillimit të kësaj procedure prokurimi, janë evidentuar rrethana fakti për veprën penale të shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike, në lidhje me veprimet e kundërligjshme të titullarit të autoritetit kontraktor, anëtarëve të njësisë së prokurimit dhe anëtarëve të komisionit të vlerësimit të ofertave. Këto veprime kanë konsistuar në përllogaritjen e fondit limit, hartimin e termave të referencës, përcaktimin e kritereve në dokumentacionin standard të tenderit, si dhe në fazën e vlerësimit të ofertave.

Konkretisht, nga analizimi i provave të siguruara përmes përdorimit të teknikave të posaçme të hetimit, provave materiale të sekuestruara gjatë kontrollit në banesën e personit të marrë si i pandehur në një procedim tjetër, shtetasit Evis Berberi (bashkëshorti i të pandehurës Adela Ruko), si dhe nga kryerja e veprimeve të tjera hetimore në kuadër të këtij hetimi, ka rezultuar se:

I pandehuri Benet Beci, në detyrën e Administratorit të Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare sh.a., në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor, në bashkëpunim me anëtarët e njësisë së prokurimit, të pandehurit Jonid Kazani, Edlira Mitrushi, Yllka Nishku, si dhe me anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, të pandehurit Adela Ruko, Rudin Gjoni, Premtim Dauti, kanë paracaktuar dhe krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për shoqërinë fituese të kësaj procedure prokurimi, “Consulting & Management Albania” sh.p.k.

Në këtë procedurë prokurimi janë evidentuar veprime në kundërshtim me nenet 1, 2, 20, 24 dhe 46 të ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, i ndryshuar, si dhe me nenet 28 dhe 61 të VKM nr. 914, datë 29.12.2014, “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”.

POSTIMET E FUNDIT