Kreu Blog Faqe 55

Pse kufiri më i ruajtur në botë ra papritmas në heshtje?

0

Kim Chang-hwan mezi flinte në shtëpinë e tij në Daedong-ri, një fshat në anën koreanojugore të kufirit me Korenë e Veriut, pa tapa veshësh.

Arsyeja ishte kakofonia nga altoparlantët që autoritetet e Koresë së Jugut kishin vendosur përgjatë kufirit, nga të cilët këngët K-pop dhe programet e lajmeve transmetoheshin në Veri. Në përgjigje, Pheniani me altoparlantët bënte tinguj të pakëndshëm si britma kafshësh dhe fishkëllima shpuese. E gjithë kjo ra në heshtje në fillim të këtij viti, gjë që Kim e priti me lehtësim, shkruan The Economist.

Lehtësimi i tensioneve është pjesë e qasjes së re të presidentit të Koresë së Jugut Lee Jae-myung ndaj fqinjit të tij verior. Marrëdhëniet midis dy Koreve u përkeqësuan ndjeshëm nën paraardhësin e tij, Yoon Suk-yeol, mandati i të cilit nga viti 2022 deri në vitin 2024 u shënua nga tensione në rritje. Kufiri u përkeqësua nga incidente, me aktivistë nga Jugu që dërguan fletëpalosje propagandistike dhe Veriu që u përgjigj me tullumbace të mbushura me mbeturina. Riaktivizimi i altoparlantëve vitin e kaluar e përkeqësoi më tej situatën.
Ndërsa fikja e altoparlantëve u mirëprit në zonat kufitare, vendime të tjera nga administrata e re kanë shkaktuar më shumë polemika.

Agjencia e inteligjencës së Koresë së Jugut ka mbyllur transmetimet radiofonike që janë drejtuar Koresë së Veriut për vite me radhë për t’i dhënë popullsisë akses në lajme të pacensuruara. Është hera e parë që programe të tilla janë mbyllur që nga viti 2010, dhe vendimi vjen menjëherë pasi Shtetet e Bashkuara gjithashtu mbyllën shërbime të ngjashme.

Sasia e programimit që arrin në Korenë e Veriut nga jashtë është ulur me rreth 80 përqind, sipas vlerësimeve të Qendrës Stimson, një organizatë amerikane kërkimore. Transmetimet e mbetura drejtohen nga aktivistë nga vende të tjera, por ata argumentojnë se transmetimi nga Koreja e Jugut do të ishte më efektiv sepse do të ishte më e vështirë të bllokohej.

Në të njëjtën kohë, po kërkohen mënyra alternative për të arritur te koreano-veriorët, duke përfshirë stacionet radiofonike online që synojnë ata që jetojnë ose punojnë jashtë vendit.

Lëvizje të tilla përfaqësojnë një lëshim të rëndësishëm ndaj regjimit në Phenian, i cili e sheh rrjedhën e lirë të informacionit si një kërcënim. Koreja e Veriut ndëshkon rëndë përhapjen e përmbajtjes së huaj, ndonjëherë me dënime të rënda.

Megjithatë, radioja mbetet një nga burimet e rralla dhe relativisht të sigurta të informacionit për qytetarët e zakonshëm. Edhe pse Lee pretendon se radioja është një medium i vjetëruar, shumë analistë besojnë se me këto lëvizje ai po përpiqet të ulë tensionet dhe të inkurajojë dialogun. Nëse kjo do të japë fryte mbetet e pasigurt, por të paktën banorët përgjatë kufirit kanë pasur netë më të qeta për momentin.

SPAK ngre akuzë të re ndaj Sali Berishës…

0

Sali Berisha u paraqit paraditen e sotme në SPAK në kuadër të zbatimit të masës së sigurisë për aferën “Partizani”.

Teksa mbajti deklaratën para gazetarëve, Berisha tha se SPAK i kishte shtuar një tjetër akuzë që lidhej me investimet e fëmijëve të tij në pasuritë e paluajtshme.

Sipas Berishës, Prokuroria e Posaçme ka shtuar si element akuzues faktin se fëmijët e tij kanë përfituar nga privatizimi i banesave, një proces nga i cili, siç theksoi ai, kanë përfituar mbi 1 milion shqiptarë në përputhje me ligjin.

Ai sqaroi se pasuritë e deklaruara nga familjarët e tij janë të kufizuara dhe të evidentuara prej vitesh në deklarimet zyrtare, duke përfshirë një apartament të privatizuar sipas ligjit në fuqi në atë periudhë.

Tani kjo, se vajza ime dhe djali im, në përputhje me ligjin, vajza ime ka zotëruar një të tretën e apartamentit siç i takonte në atë kohë sepse ishte mbi 18 vjeç dhe ligji i privatizimit të banesave parashikonte që fëmijët mbi 18 vjeç të përfitojnë. Kjo është dhënë si një akuzë për korrupsion nga prokuroria politike. Edhe njëherë, prokuroria jep konkluzione që jo vetëm nuk kanë lidhje me faktet, por janë alogjike”, tha Berisha.

Incident në banesën e zv.presidentit amerikan, thyhen dritaret e shtëpisë, i dyshuari ndalohet nga Shërbimi Sekret

0

Një incident është regjistruar pas mesnate në banesën e zëvendëspresidentit të Shteteve të Bashkuara, J.D. Vance, në lagjen East Walnut Hills të qytetit Cincinnati, njoftuan autoritetet amerikane.

Ngjarja ndodhi në shtëpinë e tij të ndodhur në William Howard Taft Drive, ndërsa Shërbimi Sekret amerikan kërkoi ndërhyrjen e policisë lokale rreth orës 00:15, pasi agjentët vunë re një person që po lëvizte me shpejtësi në zonë.

Sipas një deklarate zyrtare, i dyshuari theu disa dritare të banesës dhe u ndalua pak më vonë nga agjentët e Shërbimit Sekret. Nuk raportohet për persona të lënduar.

 “Shërbimi Sekret i SHBA-së po bashkëpunon me Policinë e Cincinnati-t dhe Zyrën e Prokurorit Federal, ndërsa po shqyrtohen vendimet për ngritjen e akuzave”, thuhet në deklaratë sipas mediave amerikane.

Autoritetet sqaruan se zëvendëspresidenti Vance dhe familja e tij nuk ndodheshin në banesë në momentin e incidentit, pasi ishin jashtë qytetit.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë.

Adriatik Lapaj nga spitali drejt sheshit: Protesta nuk do të ndalet

0

Kreu i kësaj lëvizjeje, Adriatik Lapaj, u dërgua me urgjencë në Spitali i Traumës pasi u godit në kokë gjatë ndërhyrjes së forcave të rendit. Megjithatë, edhe nga spitali, mesazhi i tij ishte i qartë: protesta nuk do të ndalet.

Pas ndërhyrjes policore, Policia e Shtetit njoftoi arrestimin e katër protestuesve dhe nisjen e hetimeve ndaj disa të tjerëve, mes tyre edhe Lapaj. Ky veprim shihet nga mbështetësit e protestës si përpjekje për të kriminalizuar organizatorët dhe për të frikësuar qytetarët që dalin në shesh.
Lapaj e cilëson kallëzimin penal si “medalje” nga regjimi i kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se presioni dhe dhuna nuk do ta ndalin angazhimin e tij politik dhe qytetar.

“Hajdutët nuk më trembin. Sërish do të jem në shesh sapo të dal nga spitali”, – shprehet Lapaj.

Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë qartë se ndërhyrja e policisë nuk kishte si qëllim ruajtjen e rendit, por shpërndarjen me forcë të një proteste paqësore. Heqja e çadrave gjatë orëve të natës dhe përdorimi i mjeteve të forta kundër protestuesve janë dëshmi e një shteti që zgjedh dhunën përballë dialogut.

Edhe reagimi i Ministria e Shëndetësisë u kufizua vetëm në raportimin e gjendjes shëndetësore të të lënduarve, pa asnjë reflektim mbi shkaqet dhe përgjegjësinë institucionale për atë që ndodhi.

Lapaj e bën drejtpërdrejt përgjegjës kryeministrin për dhunën ndaj protestuesve, duke e cilësuar atë si burimin politik të represionit dhe frikës ndaj protestës qytetare. Sipas tij, përdorimi i policisë për të shtypur zërin kritik është shenjë e një pushteti të dobët dhe të izoluar nga realiteti.

Ngjarjet e fundit tregojnë se protesta nuk është një akt i momentit, por një reagim i vazhdueshëm qytetar ndaj padrejtësisë, korrupsionit dhe arrogancës së pushtetit. Pavarësisht dhunës, kallëzimeve dhe presionit, mesazhi nga sheshi është i qartë: qytetarët nuk do të tërhiqen.

Siç e ka deklaruar edhe vetë Adriatik Lapaj, protesta nuk do të ndalet – sepse e drejta për të protestuar nuk është dhuratë e pushtetit, por një e drejtë kushtetuese që nuk mund të shtypet me forcë.

Nën masa të rrepta sigurie, Maduro transportohet në gjykatë me helikopter; shihni pamjet LIVE

0

Masa të shtuara sigurie janë vërejtur gjatë gjithë operacionit.

Pamje ajrore kanë treguar helikopterin duke fluturuar mbi Manhattan, ndërsa autoritetet kanë shmangur dhënien e detajeve të mëtejshme mbi procedurat gjyqësore.

Burgu ku u transferua Maduro

Disa ditë pas operacionit ushtarak për kapjen e tij, Presidenti Venezuelan Nicolas Maduro u transferua në një burg në Brooklyn, ku ka të ngjarë të qëndrojë i mbyllur në qelinë e tij 23 orë në ditë, kushte që ish-të burgosurit në këtë burg, Sean “Diddy” Cobbs dhe Ghislaine Maxwell, i kanë përshkruar si çnjerëzore.

Maduro dhe gruaja e tij Celia Flores po përballen me akuza për trafik droge në Shtetet e Bashkuara. Pas një operacioni ushtarak amerikan në Karakas që çoi në arrestimin e tyre, ata u transferuan në një anije të Marinës Amerikane dhe mbërritën në Qendrën Metropolitane të Paraburgimit në Brooklyn, New York, të shtunën në mbrëmje.

Qendra Metropolitane e Paraburgimit (MDC) Brooklyn u krijua në vitin 1994. Ajo mban rreth 1,300 burra dhe gra dhe aktualisht është burgu i vetëm për të burgosurit që presin gjyqin në gjykatën federale në New York City.

Maxwell, i dënuar për krime seksuale, këngëtari i hip-hopit Combs dhe Juan Orlando Hernandez, ish-presidenti i Hondurasit i cili u dënua për trafik droge para se të falej nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump në dhjetor, janë mbajtur të gjithë në këtë qendër. Luigi Mangione, i cili akuzohet për vrasjen e një drejtuesi ekzekutiv të UnitedHealth Group, po mbahet gjithashtu atje në pritje të gjyqit.

Të dy të burgosurit dhe avokatët e tyre kanë denoncuar kushtet johigjienike dhe çnjerëzore në qendër.

Si u kap Maduro?

Për muaj të tërë, presidenti venezuelian Nicolas Maduro ishte nën vëzhgim të vazhdueshëm nga shërbimet sekrete amerikane. Çdo lëvizje e tij monitorohej në detaje: ku flinte, çfarë hante, çfarë vishte, madje edhe kafshët e tij shtëpiake.

Në ekipin e inteligjencës kishte edhe burime brenda vetë qeverisë venezueliane. Ishte përgatitja e heshtur e një operacioni që do të ndryshonte rrënjësisht balancat në Amerikën Latine.

Në fillim të dhjetorit u finalizua plani i koduar “Operation Absolute Resolve”, rezultat i muajve të planifikimit sekret dhe stërvitjeve intensive. Trupat elitare amerikane kishin ndërtuar madje edhe një kopje identike, në përmasa reale, të strehës së sigurt të Maduros në Karakas, për të ushtruar hyrjen në objektiv. Një ndërhyrje ushtarake e përmasave të tilla, sipas zyrtarëve, nuk ishte parë në rajon që nga Lufta e Ftohtë.

Kongresi amerikan nuk u informua paraprakisht, për të ruajtur surprizën absolute. Urdhri për nisjen e misionit erdhi në orën 22:46 me orën e Bregut Lindor të SHBA-së, pak para mesnatës në Karakas. Presidenti Donald Trump e dha dritën jeshile pasi kushtet atmosferike u konsideruan ideale.

“Prisnim momentin e duhur,” deklaroi vetë Trump. Operacioni u zhvillua për mbi dy orë, nga ajri, toka dhe deti, me një precizion të paprecedentë.

Më shumë se 150 avionë, bombardues, avionë luftarakë dhe mjete zbulimi, u angazhuan gjatë natës. Rreth orës dy të mëngjesit, Karakasi u trondit nga shpërthime të fuqishme. Banorët raportuan errësirë totale, dritare që dridheshin dhe avionë e helikopterë që fluturonin mbi qytet. Sulmet goditën baza ajrore, sisteme të mbrojtjes ajrore dhe objekte ushtarake strategjike, ndërsa sipas Trump, energjia elektrike e kryeqytetit u ndërpre qëllimisht përpara hyrjes së trupave. Mes kaosit dhe tymit, forcat elitare amerikane, përfshirë anëtarë të Delta Force, hynë në Karakas.

Ata u drejtuan drejt strehës së sigurt të Maduros, të cilën Trump e përshkroi si një “fortesë ushtarake”. Trupat hasën rezistencë dhe u qëlluan me armë, një helikopter u godit, por operacioni vijoi. Brenda pak minutash, presidenti venezuelian tentoi të arratisej drejt një dhome të blinduar, por u neutralizua përpara se të mbyllte derën.

Maduro dhe bashkëshortja e tij, Cilia Flores, u arrestuan dhe u nxorën nga territori venezuelian me helikopter, nën kontrollin e Departamentit amerikan të Drejtësisë. Pak orë më vonë, Donald Trump njoftoi botën: “Maduro dhe gruaja e tij do të përballen me të gjithë forcën e drejtësisë amerikane.”

Operacioni ka shkaktuar reagime të forta politike dhe diplomatike. Disa vende e kanë dënuar ashpër ndërhyrjen, duke e quajtur precedent të rrezikshëm, ndërsa në vetë SHBA-në ka shpërthyer debat për anashkalimin e KongresiT.

Por për Shtëpinë e Bardhë, mesazhi është i qartë: Amerika është rikthyer me forcë, dhe kapja e Nicolas Maduro-s shënon një nga operacionet ushtarake më të guximshme dhe më të diskutueshme të dekadave të fundit.

Adriatik Lapaj pësoi dëmtime në kokë pas përplasjes me policinë, ja si është gjendja e tij! Përfundojnë të Trauma dy protestues dhe efektivë

0

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar për mediat lidhur me incidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme, 4 janar, përpara godinës së Kryeministrisë, ku drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, mbeti i plagosur në kokë gjatë ndërhyrjes së Policisë së Shtetit për shpërndarjen e protestuesve.

lapaj barrele plagoset spital

Ministria bën me dije se Adriatik Lapaj, pas ekzaminimeve të kryera, ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por vijon të jetë nën mbikëqyrjen e mjekëve.

Sipas njoftimit zyrtar, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur mbrëmjen e djeshme gjithsej pesë persona, dy prej të cilëve efektivë të Policisë së Shtetit. Njëri nga efektivët ka lënë spitalin pas marrjes së ndihmës mjekësore, ndërsa tjetri vijon të jetë i shtruar.

Po ashtu, për ndihmë mjekësore janë paraqitur edhe dy protestues të tjerë, të cilët kanë marrë trajtimin e nevojshëm dhe kanë lënë ambientet e spitalit.

Protesta përpara Kryeministrisë zhvillohej prej rreth një muaji në mënyrë të pandërprerë. Gjatë ndërhyrjes së forcave të rendit për shpërndarjen e protestuesve, dyshohet se Lapaj ka pësuar dëmtime në kokë nga një bombol gazi.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë

Në Spitalin Universitar të Traumës, mbrëmjen e djeshme janë paraqitur 5 persona, dy prej të cilëve efektivë të Policisë së Shtetit. Njëri prej tyre ka lënë Spitalin ndërsa tjetri vijon i hospitalizuar nën kujdesin e mjekëve.

Adriatik Lapaj pas ekzaminimeve të kryera ndodhet jashtë rrezikut për jetën por po vijon të jetë në spital në kujdesin e ekipit mjekësor.

Gjithashtu,  për ndihmë mjekësore në spital janë paraqitur edhe dy protestues të cilët gjithashtu ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe kanë lënë ambientet e spitalit pasi kanë marrë ndihmën mjekësore.

Zëvendësoi Maduron e arrestuar nga Presidenit Trump, ja cila është “gruaja e hekurt” që do drejtojë Venezuelën

0

Gjykata Supreme e Venezuelës urdhëroi që zv/presidentja Delcy Rodriguez të marrë rolin e presidentes në detyrë, pas kapjes së Nicolás Maduro nga forcat amerikane.

Vendimi i Gjykatës Supreme të Venezuelës bazohet në nenet 233 dhe 234 të Kushtetutës dhe synon garantimin e vazhdimësisë administrative dhe të sigurisë kombëtare, në kushtet e mungesës së cilësuar si “e sforcuar” të presidentit Nicolas Maduros. Në këto rrethana, Rodriguez është në qendër të zhvillimeve më të forta ndërkombëtare në fillim të vitit 2026.

Kush është Delcy Rodriguez?

Delcy Rodriguez, 56 vjeçe, është nga Karakasi dhe ka përfunduar studimet për juridik në Universitetin e Venezuelës. Ajo ishte pa dyshim një nga figurat më të pushtetshme në qeverinë e Maduros.

Rodriguez vjen nga një familje politikanësh. Babai i saj, Jorge Antonio Rodriguez, ishte një guerilas që themeloi Ligën Socialiste të Venezuelës, ndërsa i vëllai, Jorge Rodriguez, është gjithashtu një politikan i një profili të lartë, dhe aktualisht kryetar i Asamblesë Kombëtare. Të dy së bashku kanë mbajtur poste kyçe në qeveri që nga periudha e Chavezit. Rodriguez ka shërbyer si ministre e Komunikimit dhe Informacionit në vitet 2013–2014 dhe më pas si ministre e Jashtme nga viti 2014 deri në 2017, duke u bërë e para femër në krye të diplomacisë së vendit.

Në këtë rol, Rodriguez ka mbrojtur me forcë qeverinë e Maduro-s përballë kritikave ndërkombëtare, përfshirë akuzat për regres demokratik dhe shkelje të të drejtave të njeriut. Ajo ka përfaqësuar Venezuelën në Kombet e Bashkuara, ku ka akuzuar qeveritë perëndimore për tentativa destabilizimi të vendit.

Në vitin 2017, Rodriguez u bë presidente e Asamblesë Kushtetuese Kombëtare, e cila zgjeroi kompetencat e qeverisë pas fitores së opozitës në zgjedhjet parlamentare të vitit 2015. Në vitin 2018, ajo u emërua zv/presidente për mandatin e dytë të Maduros dhe e mbajti këtë post edhe gjatë mandatit të tretë presidencial, të nisur më 10 janar 2025, pas zgjedhjeve të kontestuara të vitit 2024.

Deri në momentin e kapjes së Maduros, Delcy Rodriguez ishte autoriteti kryesor ekonomik i vendit dhe ministre e naftës. Opozita venezueliane vijon të këmbëngulë se zgjedhjet e vitit 2024 ishin të manipuluara dhe se fituesi i vërtetë ishte ish-ambasadori Edmundo Gonzalez Urrutia, një qëndrim i mbështetur edhe nga disa qeveri të rajonit.

Analisti kushtetues Jose Manuel Romano i tha CNN se postet e mbajtura nga Rodriguez dëshmojnë se ajo është një figurë “jashtëzakonisht e rëndësishme” brenda qeverisë dhe gëzon “besimin e plotë” të presidentit. Sipas tij, ajo ka ndikim të madh në të gjithë aparatin shtetëror, përfshirë Ministrinë e Mbrojtjes.

Pas kapjes së Maduros, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Sekretari i Shtetit Marco Rubio kishte zhvilluar një bisedë me Rodriguez, duke sinjalizuar gatishmërinë e saj për bashkëpunim. Megjithatë, disa analistë vlerësojnë se ajo nuk përfaqëson një alternativë të moderuar dhe se mbetet një nga figurat më të forta dhe më të linjës së ashpër të sistemit chavist.

Në reagimet e saj të para publike, Rodríguez, të cilën analistët e përshkruajnë si një negociatore të aftë, dënoi operacionin amerikan, kërkoi prova për jetën e Maduro-s dhe Cilia Flores dhe këmbënguli se, pavarësisht rrethanave, Nicolas Maduro mbetet presidenti i vetëm legjitim i Venezuelës.

Përse e mbështet Amerika Delcy Rodriguezin?

Sipas analistëve, kontaktet e fundit mes Donald Trump dhe Delcy Rodriguez janë sinjale që tregojnë se Washingtoni e shikon atë si një kandidate të denjë. Sipas Trump, vetë Rodriguez ka treguar se është e gatshme të bashkëpunojë me Washingtonin. “Çfarëdo që të keni nevojë” mësohet t’i ketë thënë ajo Trumpit në një bisedë telefonike.

Arsyeja tjetër që ka ndikuar në këtë vlerësim të Rodriguez edhe fakti që presidentja në detyrë, ka kultivuar marrëdhënie të ngushta me Republikanët në industrinë e naftës në SHBA dhe ata të Wallstreet.

Ra Maduro/ Operacionin e udhëhequr nga Donald Trump e përshëndetesin Albin Kurti e Vjosa Osmani, Edi Rama hesht e përdor kukullën Spiropali

0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërmorën një sulm në Venezuelë më 3 janar dhe arrestuan presidentin, Nicolas Maduron dhe bashkëshorten e tij, Cilia Flores. Çifti u dërgua në një qendër paraburgimi në Nju Jork, ku përballet me akuza për armë dhe trafik droge.
Ky veprim dhe aksion i udhëhequr nga presidentit amerikan, Donald Trump është përshëndetur nga shumica e vendeve perëndimore, por edhe Ballkani Perëndimor.
Një nga të parët që reagoi ishte edhe Kosova, ku vetë kryeministri Albin Kurti mbështeti operacionin, duke theksuar se “mbajtja përgjegjës e aktorëve shtetërorë të përfshirë në trafikimin e drogave është thelbësore për suksesin në luftën kundër kësaj dukurie”.

Edhe Presidentja Vjosa Osmani përshëndeti operacionin, ku u shpreh se Kosova qëndron përkrah Shteteve të Bashkuara dhe presidentit Trump në mbështetje të veprimeve të tij kundër “regjimit narko-terrorist” të Venezuelës.

“Presidenti Trump qëndroi pranë popullit të Venezuelës dhe iu kundërvu shtetit narko të Maduros, duke mbrojtur Amerikën dhe pjesën tjetër të botës nga kartelët dhe krimi i organizuar”, shkroi Osmani.

“Republika e Kosovës mbështet operacionin anti-narkotik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të udhëhequr nga Presidenti Donald Trump, në Venezuelë. Mbajtja përgjegjës e aktorëve shtetërorë të përfshirë në trafikimin e drogave është thelbësore për suksesin në luftën kundër kësaj dukurie.

Kosova, si aleate strategjike e ShBA-së dhe NATO-s, ofron mbështetje të plotë në luftën kundër trafikimit të narkotikëve dhe kundër cenimit të vlerave demokratike perëndimore nga aktorë përfaqësues (proxy) të kundërshtarëve të këtyre vlerave, si në rajonin tonë ashtu edhe më gjerë.

Në këtë kontekst, ritheksojmë nevojën për rritjen e vëmendjes ndaj aktorëve të caktuar rajonalë, të cilët në vazhdimësi synojnë provokimin e situatës së sigurisë përmes veprimeve hibride, kriminale, terroriste dhe ushtarake”, shkroi Albin Kurti.

Screenshot_1
Reagimi i Albin Kurtit

Ndërkohë në Shqipëri reagimi dhe përshëndetja erdhi vetëm nga Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali dhe kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla dhe jo nga kryeministri Edi Rama.

Ministrja shtoi se “si një aleat i palëkundur i SHBA-së dhe anëtar i NATO-s, Shqipëria qëndron krah për krah me lidershipin amerikan në mbrojtje të parimeve demokratike dhe sigurisë globale.”

“Shqipëria qëndron pa mëdyshje përkrah Shteteve të Bashkuara dhe Presidentit të SHBA-së në veprimet e tyre vendimtare kundër regjimit narko-terrorist të Venezuelës.

Ne mbështesim lidershipin e fortë të Sekretarit të Shtetit Rubio në përballjen me autoritarizmin, korrupsionin dhe rrjetet kriminale transnacionale. Populli venezuelian ka një të drejtë të pamohueshme për liri, demokraci dhe sundim të ligjit dhe bashkësia ndërkombëtare nuk duhet të heshtë përballë shtypjes dhe frikës. Si një aleat i palëkundur i SHBA-së dhe anëtar i NATO-s, Shqipëria qëndron krah për krah me lidershipin amerikan në mbrojtje të parimeve demokratike dhe sigurisë globale”, shkroi Elisa Spiropali.

elisa spiropali
Reagimi i Elisa Spiropalit

Ndërkohë në Serbi reagoi Aleksandër Vuçiç, i cili theksoi se rendi i vjetër botëror po shpërbëhet dhe se rregullat ndërkombëtare nuk respektohen më.

“E drejta ndërkombëtare publike nuk ekziston më. Rendi i OKB-së ekziston vetëm në letër. Pas asaj që ndodhi në Venezuelë, është e qartë se Karta e OKB-së nuk funksionon,” deklaroi Vuçiç.

“100 mijë dollarë për çdo dërgesë”, gruaja e Maduros garantonte rrjetin e trafikantëve

0

Ajo është një nga figurat më të fuqishme dhe më të errëta të regjimit venezuelian. Cilia Flores, bashkëshortja e Nicolas Maduro-s dhe e njohur nga presidenti si “luftëtarja e parë” e Venezuelës, akuzohet nga prokurorët amerikanë si pjesë kyçe e një rrjeti shtetëror që garantonte mbrojtje për trafikun ndërkombëtar të drogës, kundrejt pagesave marramendëse.

E lindur në vitin 1956 në Tinaquillo, në Venezuelën qendrore, Flores u rrit në lagje punëtore të Karakasit perëndimor. Juriste me specializim në të drejtën e punës dhe penale, ajo u përfshi herët në lëvizjen e Hugo Chavez, duke i ofruar mbështetje ligjore pas grushtit të dështuar të shtetit në vitin 1992. Pikërisht atëherë u njoh me Nicolas Maduro-n, me të cilin ndërtoi një aleancë politike dhe personale që zgjati mbi tre dekada.

Karriera e saj politike u ngjit shpejt: deputete në vitin 2000 dhe 2005, ndërsa në vitin 2006 u bë gruaja e parë që drejtoi parlamentin venezuelian. Mandati i saj u shoqërua me polemika, nga kufizimi i mediave deri te akuzat për nepotizëm. Më pas shërbeu si drejtuesе e lartë e Partisë Socialiste të Bashkuar të Venezuelës dhe, në vitin 2012, u emërua Prokurore e Përgjithshme nga vetë Hugo Chavez, duke qenë pjesë e rrethit të tij më të ngushtë deri në fund të jetës.

Por sipas aktakuzave amerikane, pas fasadës politike fshihej një rol shumë më i errët. Prokurorët në SHBA pretendojnë se në vitin 2007 Cilia Flores ka marrë qindra mijëra dollarë ryshfet për të ndërmjetësuar një takim mes një trafikanti të madh droge dhe Nestor Reverol Torres, atëherë kreu i Zyrës Kombëtare Kundër Drogës në Venezuelë.

Skema, sipas hetimeve, ishte e qartë:

100 mijë dollarë për çdo fluturim me kokainë, që do të kalonte lirshëm hapësirën ajrore të Venezuelës.

Një pjesë e këtyre parave dyshohet se përfundonte direkt tek Flores, në këmbim të mbrojtjes institucionale për kartelet.

Reverol Torres u akuzua në vitin 2015 në Nju Jork për krime të rënda të lidhura me narkotikët dhe sot është në arrati. Hetimet amerikane e përshkruajnë Cilia Flores si hallkë lidhëse mes pushtetit politik dhe trafikut të drogës, duke garantuar mburojë shtetërore për avionët e ngarkuar me kokainë.

Emri i saj u bë publik në shkallë ndërkombëtare po në vitin 2015, kur dy nipërit e saj u arrestuan në SHBA dhe u dënuan për komplot për trafik droge. Ata u liruan vetëm në vitin 2022, pas një shkëmbimi të burgosurish mes Uashingtonit dhe Karakasit, çka rriti edhe më shumë dyshimet për peshën reale të Flores brenda regjimit.

Tashmë, teksa pritet të përballet zyrtarisht me drejtësinë amerikane në New York, një gjë është e qartë edhe për mbështetësit, edhe për kritikët:

Cilia Flores është e pandashme nga pushteti i Nicolas Maduro-s dhe, sipas SHBA-së, një nga figurat kyçe të një sistemi që ka bashkëpunuar ngushtë me kartelet e drogës – pikërisht ato që Presidenti Donald Trump i ka shpallur luftë të hapur.

Konservatorizmi kontemporan i Donald J Trump

0

Shkruan Kujtim Gjuzi deputet i legjislaturēs lX

Meditim post arrest të Soristit globalist Maduro !
Shqipëri-USA Rikthimi ligjit ekstradimi 21/07/2021
Tripolariteti politik Global Soros si dështim apo një Rrezik i vërtetë gjeopolitik për Fist Amerika TRUMP
Pse jam 100% pro Doktrinës konservatore Donald J Trump.

Kam shkruar edhe herë tjetër për teorinë e një bote gjeopolitike tripolare made in Chaina 1970
Po ashtu kam shkruar se kur ishim fëmijë luanim duke ndarë Rrethglobin në katër Shtete, USA BE RUSIA & Chaina që kërkon për 55 vjete tripolaritet !
– Personalisht zgjidhja Albaninë ose Gjermaninë RFGJ jo RDGJ
Vëllai im zgjidhte Mbretërinë Hollandë – Belgjikë.
Fatmiri djali xhaxhait zgjidhte Ygosllavinë ndofta sepse nana tij ishte nga Dobreshi i “mirë” ?!
PËRPARIM BALLISTI këtij ja kam vënë emrin edhe nofkën Ballisti, ky zgjidhte përherë Britaninë e Madhe dhe USA…. Gjithësesi orën e mbaj Super Atlantik që atëherë 55 Vjet më parë.
Çuditërisht gjithnjë fitonte i “pushtonte” tokat tona, megjithëse është djali vogël ish deputetit pra Rimi vllai i Mir Ygosllavit. ( 1975 Deputeti u dënua me grupin Abdyl Këllezi pikërisht për vetëadministrim Ygosllav)
Ygosllavia e Mirit sot nuk egziston, Anglia dhe USA e Rim ballistit janë më të fortë po ashtu Holanda e Bekgjika e vëllait janë BE Gjithësesi RFGJ e nxorri ushtrinë nga kazerma kundër Serbisë më 10 Qershor 1999 duke liru Dardaninë, eh unë mbetem me Albaninë ?
Loja gjeopolitike vijon sot 97 Vjet. Ne albanët jemi me troll të coptuar në shtatë shtete, disa thonë fajin e ka Wiston Charchill të tjerë legjeronë Helen Of Troje të mbretit Oto Gjermani. Disa syresh spay tregojnë që nuk na lanë sikur ishim bashkë ata komunarët Sllavo Grekë të jemi një komb një gjuhë një mëmēdhe sepse ata nuk duan të na lenë të jemi aleatët e sigurtë të USA dhe MBE
Mos harroni deklarata Donald J Trump Albania e Madhe 2025 +
Venezuela Nikola Maduros do të paguajë çmimin e revolucionit praktik : Tripolariteti Chaina 1970
Ai revolucion përfundoi dje por filloi më 1993 nga komunarët Ugo ÇAVES me arrestin Nicola Maduro. Janë këta që afruan Rusë e Kinezë duke rrethu me rregjime diktatorësh komunizëm Ruso Cuba Kinez u ngjitën në gjirin e Amerikës së Veriut pra i’u afru rreziku kufirit USA armatim, drogë e kontrabadim me emigracion ilegal disa shtete me rregjime.
Janë rregjimet komunare Socialiste popullore që rrezikojnë jo vetëm kapitalin USA Ej nuk janë pak. E filluan me krizën e luftës parë si recolucioni Tetorit, vijuan në luftë të dytë botnore e ndanë Europën në dy copa për 43 vjet e ndanë Albaninë 1944 shtatë copash, merruan amerikanët, Kuban Cecevara me krizë raketore 1961 Vranë pothuaj krejt familjen presidenciale katolikët Kenedy.
Ej o politikanë dhe Analista të Soros ku është Nafta Venezuelës këtu ?!
Jo jo këtu flitet per rregjime dhe Drogë armë vrastare qytetarësh amerikanë, albanë, europianë dhe britanikë. Andaj shëëët mbyllni VCTV
Europën e programit Marshall USA e mbytën me tregun emigrator të Turqisë si fillim e më keq me tregun e kinezërisë dhe tani kërkojnë me 33 Vjet shpopullim në Shqipëri me kotrabandim global emigrantor Soros nga Pakistani, Bangladeshi, krejt Arabia me xhamia 4 minaresh erdhi këtu pa teklif.
Ej pra kjo tregon pse Trump ka vendos dje kufirin ke Thana. Jo jo vetëm për Nicola Maduro por krejt drejtuesit politikanë europianë që tash 33 vjet i mbështeti Fondacioni George Alex Huma Soros për të shkatërru Romën, Berlinin, Vienna, Parisin, Londrën deri Wachington USA këta duhen kaluar në sitën Donald J Trump.
Koha për Amerika One me lidera mbrojtës të doktrinës konservatore TRUMP filloi të çmontojë globalizmin Soros tripolarin Made in Chaina 1970
Shqipëria e kryeministrit Edvin Rama duhet të gjejë zgjidhjen gjithëpërfshirëse. Bashkimi Europian duhet të kuptojë se sa dëme solli me pranimin e Woce Soros, zgjidhja duhet tani nesër është vonë.
Shqipëri – USA kanë ligj ekstradimi bilateral pa vendime Gjykate.
Gongu ra dje ?!
I mjerë ai politikan shqiptar që merret me Naftën Venezuela dhe harron eksportin e armëve, drogën kotrabandimin e 7 milion qytetarëve venezuelianë që rregjimi Nikola Maduro Soros Chaina eksportoi ilegalisht si krim drejt në USA.

POSTIMET E FUNDIT