Kreu Blog Faqe 60

SPAK lëshon urdhër-arreste per Sekretarin e Pergjithshëm të Kryeministrisë Engjëll Agaçi dhe baxhanakun e Edi Ramës Armand Frangu

0

Një tjetër aksion arrestimesh të nivelit të lartë raportohet se po zhvillohet nga ana e SPAK. Burime bëjnë me dije se janë lëshuar urdhër-arreste për personazhe të tjerë, të cilët rezultojnë të implikuar në dosjen e korrupsionit të AKSHI-t me tendera sekretë dhe të hapur, ndëra thuhet se disa biznesmenë të implikuar në dosje janë arratisur dje dhe sot drejt Dubait.

Sipas burimeve, SPAK ka kërkuar në GJKKO masë sigurie për Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçin, lakuar dhe i akuzuar për implikim në afera korruptive, pastrim parash, lidhje me krimin dhe ndikim në drejtësi.
Krahas Agaçit, SPAK mësohet se ka kërkuar arrestimin e biznesmenit Gerond Meçe, i cili është edhe viktimë si i marrë peng, edhe i implikuar në dosjen e korrupsionit të AKSHI-t. Emri i Meçes është i lidhur me rreth 50 milionë euro para publike të përvetësuara me tendera kryesisht sekretë dhe kontrata fiktive për shërbime në letër, përmes kompanisë Artificial Intelligence Business Solutions.

Gerond Meçe, i cili fshihej pas mamasë së tij, Shegush Meçe, dyshohet se është prestamnome i Armand Frangut, i njohur si baxhanaku i kryeministrit Rama. Sipas burimeve, ka kërkesë nga SPAK-u në GJKKO për arrestimin edhe të Armand Frangut si pjesë e një skeme korrupsioni me tenderat e AKSHI-t, me kosto dhjetëra milionë euro. Sipas burimeve, një pjesa më e madhe nga shuma 50 milionë euro të përfituar nga Meçe kanë përfunduar në xhepat e Frangut.

Besohet se urdhër-arrest ka edhe për Endri Meksin, i cili rezulton i përfshirë në dy dosje të fundit të SPAK; Në dosjen e AKSHI-t dhe në dosjen për zv/kryeministren Belinda Ballukun. Meksi ka përfituar 33 milionë euro tendera dyshuar si korruptivë nga ARRSH, ndërsa ka qenë për disa vite protagonist i një skeme korrupsioni me tenderat e AKSHI-t deri kur e nxorën jashtë loje dhe nisi të sulmonte AKSHI-n me mediat e kontrolluara prej tij.

Endri Meksi rezulton pjesë e dosjes 16 mijë faqe të SPAK-ut për zv/kryeministren Belinda Balluku, e cila i referohet Meksit me epitetin ‘palla’. Meksi, sipas përgjimeve në dosje, ka përdorur median e tij si instrument presioni dhe shantazhi për të përlarë para publike, përmes tenderave me natyrë korruptive. /Prapaskena

PAMJET e rrëmbimit të Gerond Meçes! Të veshur si policë dhe agjentë të BKH-së, biznesmeni u mor peng nga Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri

0

Janë publikuar disa imazhe nga rrëmbimi i biznesmenit Gerond Meçe më 12 gusht të këtij viti. Siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme, disa persona të veshur me uniforma policie dhe veshjeve që imitonin agjentët e BKH-së, i afrohen Meçes nën simbolikën e “shtetit” dhe peshës së unformave që mbartnin.

Mësohet se Meçe u mbajt për disa orë nën presion dhe kërcënime, me synim që ai të tërhiqej nga ankesat e paraqitura lidhur me procedurat e tenderëve të AKSHI-t. Vetëm pasi biznesmeni pranoi të heqë dorë nga këto ankimime, rrëmbyesit e lanë të lirë, duke e braktisur në një zonë rurale të qarkut të Elbasanit.

Hetimet kanë zbuluar se urdhri për këtë ngjarje dyshohet se ka ardhur nga një grup kriminal i drejtuar nga Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri. Aktualisht, të dy janë shpallur në kërkim nga autoritetet.

PAMJET e rrëmbimit të Gerond Meçes! Të veshur si

PAMJET e rrëmbimit të Gerond Meçes! Të veshur si

BE mesazh Klodian Brahos në krye të SPAK: Prokuroria të përballojë presionin politik

0

Zyra e Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë ka uruar Klodian Brahon, i cili sot mori zyrtarisht detyrën si kreu i ri i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK).

Në një reagim në rrjete sociale, zyra e BE-së në Tiranë, duke i uruar suksese Brahos, theksoi gjithashtu se Prokuroria e Posaçme ka treguar qëndrueshmëri ndaj presioneve politike teksa drejtohej nga Altin Dumani.

“Nën drejtimin e tij, SPAK shënoi hapa përpara në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe kontribuoi në forcimin e besimit të publikut te drejtësia.”, thuhet në reagim.

Më tej, zyra e unionit evropian thekson se lufta kundër krimit dhe korrupsionit si edhe respektimi I shtetit ë së drejtës janë një përgjegjësi e përbashkët, ndërsa iu bën thirrje të gjitha institucioneve që të pëmbushin përgjegjësitë e tyre.

Anti- SPAK, drejt sanksionimit Ramë-parti- qeveri?!

0

Shkruan Basir Çollaku

Hapur kundër SPAK. Edi Rama njofton se s’ka shqyrtim kërkesës së Prokurorisë deri me 22 janar 2026, kur ai pret vendimin e Kushtetueses për pezullimin ose jo nga detyra të zëvendëses së tij. Ndonëse kërkesat nuk ngjajnë as ndryshojnë udhën e njëra-tjetrës, Rama ka zgjedhur të çojë në ekstrem kundërshtinë me drejtësinë. Me një sjellje kartelesh. Po ai ka një hall. Vetveten. Kërkon të shmangë votën kundër në seancë. Ka frikë ta bëjë vetë këtë akt publikisht dhe shpreson zvarritje. Në Kushtetuese edhe po ia doli ta mbajë kanosjen në këmbë, do të marrë maksimumi një rrëzim pezullimi.
Po kërkesën për arrest?! Nuk do e shqyrtojë?!

Sërish do ta dërgojë në Kushtetuese? Do të kapë edhe një muaj kohë se janë 16 mijë faqe e duhen shumë ditë këndim?!

Po një kërkesë të tretë? Ku faqet do të jenë shtuar me prova të reja?! E dosja mund të kapërcejë 20 mijë faqe?!

Sërish në Kushtetuese? Sërish një dozë muaji shtesë?!

Me marifete kontrolli do të rrëzojë afatet?!

Se presidenti Trump ka nënshkruar një sagë të re sanksionesh për të korruptuarit dhe destabilizuesit e rajonit në Ballkan!! Me këto dosje AKSHI dhe Rama Balluku por edhe narkodosja “Rama”, sa shpejt shkruhet emri i Rama-Belës e ca të tjerëve si të sanksionuar nga USA?! Ky sevdalliu i drejtësisë që kishte bërë gjithçka vetë dhe Amerikës kishte bërë Noc Rrokun. Në fakt siç janë gjasat Noc Rroku do të flasë me KM tani së shpejti, si dy të ngjashëm të sanksionuar! Në këto dosje ai di se përmendet emri i Lindës. Di se ka në atë tjetrën të “Xibrakës” së Kokainës, emrin e Olsit. Kushedi sa arreste mund të firmosen para se të vijë 22 janari kushtetues! Mbase zyra e “Gysit” ka video e përgjime ku Rama bind Prokurorinë pa u lodhur. Mbase sky-enchro nxjerr ndonjë kod të Gjatë ku dalin xhevahire. Mbase SPAK ka arritur të mbushë dosjet e Charles e të tjera ku Rama firmos për ngjarje me efekte të mëdha korruptive. Dhe publiku mundet edhe t’i lexojë para 22 janarit ndërsa drejtësia paraburguese ia njofton të akuzuarit të gjatë.

Nuk besoj se KM është aq i gjatë dhe aq idiot, sa të besojë se e shpëton Kushtetuesja. Ajo shqyrton nëse ka përplasje te SPAK me qeverinë, ndonëse unë nuk e besoj, por kurrsesi faktin penal të abuzimeve të Ballukut. Ky qëndrim është një provokim i rëndë i drejtësisë, opozitës, opinionit publik dhe ndërkombëtarëve. Shkeljet e Ballukut janë objekt i SPAK&GJKKO dhe askush nuk mund të ndërhyjë. Rama ka hyrë në zonën ku dardha e ka bishtin para. A do të jenë 83 deputetët në një mendje me qëndrimin pa mendje të shefit të tyre?! Edhe ata e dinë se kush është mbështetësi kryesor i këtij aksioni kundër krimit, korrupsionit, karteleve..Sanksionimet janë edhe për parti politike dhe për qeveri të tyre. Administrata Trump ka dhënë shembuj të shpejtë. Rama po investon ta marrë këtë çmim sa më shpejt. Mbase para 22 janarit, vendimit të Kushtetueses.

Sot në orën 18:00 protestë kombëtare para Kryeministrisë

0

Opozita do të mbajë sot protestën kombëtare ku në qendër të saj janë aferat e fundit të zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Aferat korruptive të pandalshme, rezistenca e Edi Ramës për të bllokuar drejtësinë dhe lejen për arrestimin e numrit dy të qeverisë së tij, kanë çuar opizitën shqiptare drejt protestave.

Partia Demokratike dhe aleatët e saj u ka bërë thirrje qytetarëve në të gjithë vendin që të marrin pjesë në protestën kombëtare të së hënës, duke e konsideruar atë si një reagim qytetar ndaj korrupsionit qeveritar që ka çuar në përkeqësimin e kushteve të jetesës, pasigurisë dhe mohimit të zgjedhjeve të lira e të barabarta.

Opozita thekson se ekonomia e familjeve shqiptare po rëndohet çdo ditë nga inflacioni i pakontrolluar, pagat në stanjacion dhe ndihma sociale minimale. Në të njëjtën kohë, sipas saj, qeveria jeton në luks dhe abuzon me fondet publike, duke përmendur shifrën prej 190 milionë eurosh vetëm për tunelin e Llogarasë apo aferën miliona euroshe të Unazës së Madhe të Tiranës, për të cilat Edi Rama nuk lejon drejtësinë të hetojë.

Një tjetër shqetësim madhor mbetet siguria. Sipas opozitës, raporte dhe media euro-amerikane kanë evidentuar se krimi ka akses në majat e pushtetit dhe ka dalë jashtë kontrollit, duke rrezikuar jetën dhe pronën e qytetarëve.

Në thirrjen për protestë theksohet se asnjë shoqëri funksionale nuk mund të ndërtohet mbi korrupsionin e normalizuar. Opozita denoncon se qytetarët e thjeshtë përndiqen për çështje banale, ndërsa persona të lidhur me pushtetin mbrohen nga drejtësia dhe ligji.

Sipas opozitës, presioni ndaj administratës publike, kapja e mediave dhe shoqërisë civile synojnë mbylljen e gojës së qytetarëve dhe shtypjen e mendimit të lirë, duke rrezikuar funksionimin e institucioneve demokratike, ndarjen e pushteteve dhe llogaridhënien.

Protesta kombëtare do të mbahet (nesër) më datë 22 dhejtor në orën 18:00 para kryeministrisë.

Ergys Agasi e Ermal Beqiraj mbulojnë me puthje drejtoreshën e AKSHI

0

Redaksia ka siguruar me burime pjesë të dosjs hetimore ku janë regjistruar bisedat mes biznesmenëve Ergys Agasit dhe Ermal Beqiraj dhe Mirlinda Karçanajn.

Regjistrimet janë bërë me kamera të vendosura në zyrë, e lidhur gjithashtu me telefonin.

Videot janë pamje filmike të ruajtura nga Agasi, megjithatë ka të dhëna për dhjetëra takime të tjera.

Pjesë nga bisedat:
Ermal Beqiri: Informacioni është një gjë shumë më e madhe se numrat
Ergys Agasi: Ueee
Beqiri: Ça me i bo atij…
Agasi: Nuk e diskuto fare mo burrë, tani jemi goxha shumë shumë lart. Faktor.al

Sheiku Carlo Bollino drejt Burgut, i lidhur me grupin e strukturuar kriminal të Belinda Ballukut

0

Carlo Bollino, rezulton i përfshirë në dosjen e SPAK-ut me përgjimet që lidhen me zv.kryeministren Belinda Balluku dhe vartësin e saj, drejtorin e ARRSH-së, Ervis Berberi. Sipas materialeve hetimore, Bollino dyshohet se ka përfituar qindra milionë lekë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.
Në pasazhe të dosjes hetimore, të siguruara nga SYRI, zbardhet një bashkëbisedim mes Ballukut dhe Berberit, ku diskutohet roli i Carlo Bollinos në ndërmjetësimin e personave të tretë që interesohen pranë ministrisë dhe ARRSH-së për projekte dhe pagesa.
Gjatë këtij komunikimi, flitet konkretisht edhe për shumat e parave që Bollino ka përfituar nga ARRSH-ja. Sipas mesazheve, Ervis Berberi shprehet se ka paguar fillimisht 28 milionë lekë të reja (280 milionë lekë të vjetra), më pas 3 milionë lekë të reja (30 milionë lekë të vjetra), ndërsa në muajin qershor do t’i jepej edhe një shumë tjetër prej 39 milionë lekësh të reja (390 milionë lekë të vjetra), që sipas tij përfaqësonte diferencën e mbetur.
Këto komunikime, sipas dosjes hetimore, hedhin dritë mbi përfshirjen direkte të Carlo Bollinos dhe përfitimet financiare të konsiderueshme që ai ka marrë nga ARRSH-ja, duke ngritur dyshime serioze për marrëdhënie klienteliste dhe përdorim të fondeve publike.
Dosja e SPAK-ut pritet të sjellë zhvillime të reja, ndërsa përgjimet po konsiderohen prova kyçe në hetimin e kësaj çështjeje me interes të lartë publik.

Konservatorët përshëndesin vëmëndjen e shtuar të Kongresit dhe Senatit USA për mbrojtje me ligj të veçantë të Republikës së Kosovës

0

Republika e Shqipërisë.
“Partia Kombëtare Konservatore Albania”
Deklaratë Publike.
Konservatorët përgëzojnë vëmëndjen e shtuar të Kongresit dhe Senatit USA dhe veçanërisht të presidentit amerikan për firmosje të dokumentit që Donald J Trump dhe USA merr në mbrojtje me ligj të veçantë Republikën e Kosovës si shtet Sovran dhe i pacënueshëm teritorialisht.
Ne kemi në vëmëndje të gjitha gjëmat dhe bëmat korruptive të Rilindjes Edi Rama i përcaktuar qartë kundër politikave të siguris të presidentit amerikan Donald Trump për rajonin në Europën Juglindore.
Maxhoranca rilindase e korrupsionit duke gjetur artifice ligjore me komisionin parlamentar po mbron “imunitetin” nën korrupsionin qeverisës e gjetur të pretenduar nga SPAK i cili ka marrë nën hetim Zv/kryeministre ministre të infrastruktures znj. Belinda BALLUKU
Është e vërtetë se SPAK ka lejuar “shkeljen” e nenit 73 pika ‘b’ dhe 113 të Kushtëtutës në Republikën e Shqipërisë. Kërkesa u pranua nga GJKKO por u rrëzua bllokimi masa shtërnguese që u ç’bllokuan përkohësisht me Gjykatë Kushtëtuese : Masat shtërnguse u ç’bllokuan, pro Belinda Ballukut, deputete, zv/kryeninistre ministre infrastrukturës.
Vijimi i presionit nga kryeministri Edi Rama kundër drejtësisë jo vetëm cënon Shtetin e së Drejtës por njëkohësisht kthen në organizatë krim i organizuar krejt institucionet ligjzbatuese në vartësi të qeveris së tij pa korrektësi me korruptim, me patronazhim votë të pretenduar si 83 mandate vendimmarrëse.
Skandali i vjedhjes dhe shkeljes ligjit bëhet prezent jo vetëm me zhdukje provash në 300 apartamente të zv/kryeministres ministre Belinda Balluku por këtu organet ligjzbatuese po lejojnë “infantilizëm” Zhduken provat 3 Milionë € shishe Verë pa pullë Fiskale të bllokuara nga SPAK dhe organi Tatimor ?
Ndal !
Rilindje e patronazhimit korruptiv me grup kriminal të organizuar deri në instancat e larta AKSH € Co.
Vetëm një qeveri Tranzitore gjithëpërfshirëse e ndalon grabitjen dhe shpopullimin e Shqipërisë nga gangsterët dhe mafiozët që nuk kanë frikë Shtetin e Drejtë i cili sigurisht do të prevalojë mbi këta hajdutë taksash e buxhetit në RSH.
“PKKA”
Departamenti për Siguri Kombëtare.
Tiranë – Shqipëri.
Datë 21/12/2025

Media amerikane CNN: Opozita përleshet për akuzat për korrupsion kundër Belinda Ballukut (VIDEO)

0

Media amerikane CNN i ka kushtuar vëmendje zhvillimeve të fundit politike në Shqipëri, duke publikuar pamje nga seanca parlamentare e së enjtes, ku deputetët e opozitës zhvilluan protesta brenda Kuvendit.

Sipas raportimit të CNN, situata u tensionua gjatë debatit për akuzat e korrupsionit ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, ndërsa ligjvënësit e opozitës kundërshtuan mbrojtjen që, sipas tyre, mazhoranca po i ofron asaj.

Në artikull thuhet se Balluku ka hedhur poshtë akuzat, duke i cilësuar ato si “shpifje, insinuata, gjysmë të vërteta dhe gënjeshtra”.

POSTIMET E FUNDIT