Kreu Blog Faqe 68

Deputeti Agron Shehaj: “Edi Rama dhe Taulant Balla do të arrestohen”

0
Kryeministri Edi Rama dhe deputeti i PS, Taulant Balla, duke hyre gjate Asamblese Kombetare te Partise Socialiste, ku do te zhvillohen votime per te zgjedhur organet me te rendesishme drejtuese te kesaj partie. /r/n/r/nPrime Minister Edi Rama and lawmaker Taulant Balla, during the National Assembly of the Socialist Party, where elections will be held to select the most important organs of the party leadership.

Deputeti Agron Shehaj ka sulmuar ashpër qeverinë në Kuvend, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama, ministrin Taulant Balla dhe mazhorancën për shmangie të llogaridhënies lidhur me çështjen Balluku.

Ai deklaroi se prej dy muajsh ka kërkuar interpelancë me ish-ministren Belinda Balluku, dhe ka bërë të njëjtën kërkesë edhe për kryeministrin, të cilin e akuzoi se po i largohet përgjegjësisë.

“Nuk e di se si do ta zgjidhim këtë problem të mohimit të të drejtës për interpelancë. Kam kërkuar në 2 muaj me Ballukun, por tani nuk është më ministre. I shpëtoi interpelancës por përfundoi më keq. Por kam një kërkesë për interpelancë edhe me kryeministrin. E kuptoj se kërkoni të shmangni llogaridhënien, por s’i shpëtoni dot”, tha Shehaj.

Deputeti paralajmëroi mazhorancën se nuk mund të shmangë daljen përpara drejtësisë dhe kritikoi sulmet e qeverisë ndaj institucioneve të drejtësisë. Ai tha se çështja nuk lidhet me individë të veçantë, por kërkon përgjegjësi të qartë: “Duhet të jepni llogari dhe nuk keni çfarë t’i bëni drejtësisë, SPAK ka mbrojtjen ndërkombëtare. Sulmet qesharake që bëni çdo ditë nuk e ndryshojnë këtë fakt.”

Shehaj përmendi gjithashtu shqetësimet për ndikimin e çështjes Balluku në jetën e qytetarëve dhe paralajmëroi se qeveria duhet të bashkëpunojë me drejtësinë: “Nuk e shmangni dot daljen para drejtësisë”.

Skandali i korrupsionit, Federica Mogherini jep dorëheqjen nga posti i Rektores së Kolegjit të Europës

0

Ish diplomatja e lartë e BE, Federica Mogherini ka dhënë dorëheqjen nga posti i rektorës së Kolegjit të Europës. Këtë e ka komunikuar vetë Mogherini në një e-mail të dërguar stafit dhe studentëve të shkollës prestigjioze të Bryzhit.
“Në përputhje me rregullin dhe korrektësinë maksimale me të cilat kam ushtruar gjithmonë detyrat e mia, sot kam vendosur të jap dorëheqjen nga posti i Rektorit të Kolegjit të Europës dhe Drejtoreshës së Akademisë Diplomatike të Bashkimit Europian”, ka shkruar Mogherini.

Mogherini, e cila u ndalua të martën së bashku më dy të tjerë si pjesë e një hetimi për mashtrim që përfshinte Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm dhe Kolegjin e Evropës, u lirua në orët e para të së mërkurës. Ata u morën në pyetje dhe informuan zyrtarisht me akuzat e mashtrimit dhe korrupsionit në prokurim, konflikt interesi, shkelje të sekretit profesional dhe konkurrencë të pandershme. Gjykatësit vendosën nxjerrjen e tyre nga qelia dhe hetimin e tyre në gjendje të lirë.

“Pasi u morën në pyetje nga Policia Federale Gjyqësore Belge, të tre individët u informuan zyrtarisht për akuzat kundër tyre. Akuzat kanë të bëjnë me mashtrim dhe korrupsion në prokurim, konflikt interesi dhe shkelje të sekretit profesional. Ata janë liruar pasi nuk konsiderohen rrezik për arratisje”, informuan gjyqtarët.

Lëvizja surprizë në Kushtetuese: Sonila Bejtja, vota që mund të rikthejë Belinda Ballukun

0

Kriza juridike për fatin e Belinda Ballukut ka hyrë në fazë tejet delikate, pasi Gjykata Kushtetuese nuk arriti të marrë një vendim unanim për ankimin e qeverisë ndaj pezullimit të saj nga detyra, të vendosur nga GJKKO. Kolegji prej tre gjyqtarësh – Sandër Beci, Marsida Xhaferllari dhe Sonila Bejtja – u nda 2 me 1, çka e bllokoi filtrin paraprak dhe e detyroi çështjen të kalojë në Mbledhjen e Gjyqtarëve.

Sipas burimeve për Timoni.al vota kundër e Sonila Bejtjes nuk ka qenë rastësi, por pjesë e një përpjekjeje të vazhdueshme të saj për të ndihmuar Belinda Ballukun në betejën juridike me SPAK. Të njëjtat burime thonë se Bejtja konsiderohet personi që po lufton më fort për të rrëzuar pezullimin e Ballukut, duke u bërë “muri mbrojtës” i ish-ministres brenda strukturës së Kushtetueses.

Sipas burimeve, Bejtja po kërkon me çdo vendim procedural t’i hapë rrugë rikthimit të Ballukut në detyrë dhe të zbehë efektet e masës së pezullimit të vendosur nga GJKKO me kërkesë të SPAK. Në qarqet pranë gjykatës përflitet se Sonila Bejtja ka pasur marrëdhënie afërsie dhe favore të dukshme me Ballukun, përfshirë përfitime ekonomike që – sipas këtyre burimeve – dyshohet se mund të kenë ndikuar në pozicionet e saj në çështje.

Ligjërisht, procedura është e qartë: në mungesë unanimiteti, çështja i kalon Mbledhjes së Gjyqtarëve, e cila me shumicë vendos nëse kërkesa e qeverisë do të shqyrtohet në seancë plenare. Vetëm pas kësaj faze, trupa prej 8 ose 9 gjyqtarësh e Kushtetueses mund të marrë një vendim përfundimtar mbi pezullimin e GJKKO-së dhe kërkesën e qeverisë.

Ndërkohë, reagimi i botës juridike dhe politikës është i ndezur: vota e Sonila Bejtjes shihet nga disa si manovra për të shpëtuar karrierën politike të Ballukut, ndërsa për të tjerë, si ndërhyrje e rëndë në një çështje që duhet të trajtohet vetëm mbi bazën e ligjit dhe standardeve të pavarësisë gjyqësore.

Çështja Balluku po shndërrohet kështu në një nga betejat më të forta ndërmjet SPAK, qeverisë dhe institucioneve të drejtësisë, me Sonila Bejtjen në qendër të kritikave si njeriu që mund të ndikojë fatin e ish-ministres më shumë se kushdo tjetër.

Trupa prej tre anëtarësh e Gjykatës Kushtetuese nuk arriti të marrë ditën e djeshme një vendim të njëzëshëm për ankimin e qeverisë kundër pezullimit nga detyra të Belinda Ballukut, të vendosur nga GJKKO. Sandër Beci, Marsida Xhaferllari dhe Sonila Bejtja votuan 2 pro dhe 1 kundër, duke bërë të pamundur një vendimmarrje unanime për kalimin apo jo të ankimit në shqyrtim.

Sipas ligjit, në rastet kur Kolegji nuk arrin unanimitet, çështja i kalon Mbledhjes së Gjyqtarëve, e cila do duhet të vendosë nëse kërkesa do të shqyrtohet në seancë plenare. Nëse ajo pranohet, Kushtetuesja do të duhet të shprehet fillimisht për kërkesën e qeverisë për pezullimin e zbatimit të vendimit të GJKKO-së, deri në shqyrtimin përfundimtar të ankimit.

Gjykata Kushtetuese njoftoi se kishte zhvilluar mbledhjen sipas planifikimit, duke informuar:

“Në vijim të njoftimit të mëparshëm për çështjen me kërkues Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Gjykata bën me dije si vijon: Kolegji i Gjykatës u mblodh sot në datën 02.12.2025, sipas planifikimit, për shqyrtimin paraprak të kërkesës. Kolegji vendosi kalimin e çështjes në Mbledhjen e Gjyqtarëve për të vlerësuar nëse plotësohen bashkërisht të gjitha kriteret e pranueshmërisë së saj për shqyrtim në seancë plenare në përputhje me nenin 31 të ligjit organik të Gjykatës Kushtetuese dhe nenin 24 të Rregullores për Procedurat Gjyqësore.”

Ndërkohë, në GJKKO, vetë Belinda Balluku ka apeluar dy masat e sigurisë të vendosura ndaj saj, pezullimi nga detyra dhe ndalimi i daljes jashtë vendit. Ajo është e pandehur për procedurat e tenderit të tunelit të Llogorasë dhe nën hetim për tenderin e lotit 4 të Unazës së Madhe. Në të dy rastet dyshohet se fituesi i tenderit ka qenë i paracaktuar, ndërsa SPAK ka deklaruar se po heton dhe një sërë procedurash të tjera prokurimi.

Rikthehet dosja Gërdeci: Zbulohet deklarata që Dumani bëri për Shkëlzen Berishën

0

Për gati dy vite, marrëdhënia mes Sali Berishës dhe SPAK-ut është kthyer në një nga përplasjet më të ashpra mes politikës dhe drejtësisë në Shqipëri.
Çështja nisi me hetimin për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”, një kallëzim i dorëzuar nga Taulant Balla. SPAK fillimisht kërkoi “detyrim paraqitjeje” dhe ndalim udhëtimi për Berishën, por ai refuzoi të paraqitej, duke e quajtur prokurorinë “vegël politike”.
Pas mosbindjes, SPAK kërkoi arrest shtëpie, çka ndezi protestat, deklaratat e forta dhe akuzat për “puç institucional”.
Në të njëjtën dosje u hetua edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, i akuzuar për përfitime 5.4 milionë euro nga vendimet e qeverisë së kohës.
Gjatë hetimeve, u evidentuan edhe tensione brenda vetë SPAK-ut: Altin Dumani dhe prokurori Kondili u përplasën për drejtimin e dosjes, duke treguar se presioni politik po depërtonte deri në tavolinën hetimore.
Pas muajsh zvarritjesh dhe shtyrjesh, gjyqtarja Flojera Davidhi e kaloi çështjen për gjykim në themel — por procesi vazhdon të mbetet peng i manovrave të pafundme.
Historia e Berishës dhe Dumanit nuk është e re: rrugët e tyre janë kryqëzuar që në hetimin e Gërdecit në vitin 2008. Ajo dosje, megjithëse me dënime minimale, nuk u zbardh kurrë plotësisht. Sot, e riçelur nga SPAK, po gjykohet sërish, këtë herë me ish-ministrin Fatmir Mediu në bankën e të akuzuarve.

Federica Mogherini korrupsion me Mirela Kumbaron, 200 mijë € për bursa, po hetohet nga BE

0

Afera e Kolegjit të Evropës dhe Akademisë Politike, e cila po hetohet nga Prokuroria e Brukselit, ka shtrirje më të gjerë nga sa mendohej fillimisht — dhe Shqipëria nuk mbetet jashtë këtij skandali.

Sipas njoftimit zyrtar të prokurorisë belge, një ditë më parë është konfirmuar nisja e hetimeve për dyshime mbi keqpërdorim fondesh, konflikt interesi dhe shpërdorim të mundshëm të fondeve publike në aktivitetet e Kolegjit të Evropës.

Shqipëria rezulton kontribuuese financiare në institucionin që po hetohet.

Të dhënat e publikuara nga OpenData Albania tregojnë se:

Bashkia Tiranë dhe  Ministria e Arsimit kanë kryer në korrik dhe dhjetor 2024 dy pagesa të majme me vlerë rreth 200 mijë euro, të regjistruara zyrtarisht si transferta për bursa për degën shqiptare të Kolegjit të Evropës.

Kjo e vendos vendin tonë drejtpërdrejt në hartën e financimeve ndaj institucionit që tani është nën hetim ndërkombëtar.

Ndërkohë, Federica Mogherini figura qendrore në këtë skandal ka qenë në Shqipëri vetëm pak javë para ndalimit në Belgjikë.

Ish-përfaqësuesja e Lartë e BE-së u shoqërua në polici së bashku me dy ndihmësit e saj dhe pas marrjes në pyetje u la e lirë. Vizita e saj në Tiranë më 20 nëntor 2024, ku u takua me ministren e Arsimit Mirela Kumbaro, ngre tani pikëpyetje të reja mbi natyrën e bashkëpunimit institucional dhe transparencën e përdorimit të fondeve publike shqiptare.

Hetimi pritet të zgjerohet, ndërsa autoritetet belge po analizojnë rrjetin financiar dhe marrëveshjet ndërkombëtare të Kolegjit të Evropës, përfshirë edhe ato me Shqipërinë.

Opozita shqiptare i kërkon SPAK-ut hetimin e lobimit që ka bërë Federica Moggherini në emër të Edi Ramës!

0
epa05193161 Federica Mogherini (L), High Representative of the European Union for Foreign Affairs and Security Policy shake hand with Albanian Prime Minister Edi Rama (R), after their joint press conference in Tirana, Albania, 03 March 2016. EPA/ARMANDO BABANI

Kryetari i PD, Sali Berisha kërkoi hetimin e lobimit që ka kryer Federica Mogherini në favor të kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se ajo ka vepruar fuqishëm për të mbrojtur interesat e tij.
Berisha theksoi se ky veprim nuk minon besimin e tij tek Bashkimi Europian dhe institucionet e tij, të cilat vepruan për të hequr imunitetin e ish-përfaqësuesve të lartë të BE-së pa ndërhyrje.
“Tani unë jam njeriu që kam folur më hapur dhe flas më hapur.
Së pari, duhet të dallojmë një gjë, që këto absolutisht nuk lëkundin besimin tonë tek BE dhe institucionet e tij.
Jo. Përkundrazi.
Ato janë. Ato vepruan. Ata nuk e mbrojtën, i hoqën imunitetin ish-përfaqësues së lartë të BE.
Nuk shkoi kush në nbdonjë gjykatë që ta mbrojë, siç bën Edi Rama.
Por Romana Vlahutin është farë e njohur për raportet që çonte dhe merrte nga Edi Rama.
Është fare i njohur imponimi që u bëhet diplomatëve që të paraqesin raporte që sheqerosin situatën në Shqipëri.
Janë të njohura këto.
Prandaj kërkova hetimin e këtij lobimi, se ajo ka lobuar fuqishëm për Edi Ramën.
A është vetëm ajo? Nuk është vetëm ajo, mund të ketë të tjerë.
Po përsëri e vërteta vonon, por nuk harron.
E vërteta do dalë.
Urdhëro se cili është Edi Rama sot.
Ftohet për të dhënë leksione liderëve të rinj njeriu më i korruptuar në Europë, shembull i korrupsionit ndërkombëtar.
Në rastin Mogherini, në rastin McGonigal, etj.
Tani imagjino se ç’do të thotë të ftosh një figurë të nxirë të tillë për t’u dhënë moral liderëve të rinj.
Këto janë, por kjo botë është e hapur”, tha Berisha.

Edhe drejtoresha e AKSHI-t, Mirilda Karçanaj thirret në SPAK

0

Mirilda Karçanaj, drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve të Hipotekës, është paraqitur sot para Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Hetimet kanë nisur, lidhur me dyshimet për shkelje dhe keqpërdorime në 12 procedura tenderash brenda AKSH-it.

Karçanaj pritet të japë dëshmi mbi këto raste.

SPAK është duke hetuar për 12 procedura tenderuese, të cilat nga hetimet kanë rezultuar të paracaktuara. Bëhet fjalë për tendera në vlera të konsiderueshme që lidhen me mirëmbajtjen e serverave të institucioneve të rëndësishme.

Nga hetimet rezulton se kriteret e tenderave janë paracaktuar nga kompanitë që garonin dhe në këtë mënyrë, ata arrinin të fitonin edhe milionat.

Një prej biznesmenëve nën hetim është dhe Ermal Beqiri, i cili me kompaninë e tij “Soft & Solution”, i cili është pyetur më herët në SPAK. Gjatë ditëve të fundit, hetuesit kanë thirrur dhe marrë në pyetjeve 25 zyrtarë të AKSHIT, që janë kryesisht anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe anëtarë të Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave.

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit është një institucion në qendër të akuzave për tenderat korruptivë. Disa kohë më parë një prej ish-zyrtarëve të AKSHIT Daniel Shima u zhduk mistershëm për të paktën 10 orë dhe familja e tij bëri denoncim në polici. Daniel Shima sapo kishte dhënë dëshminë në SPAK për tenderat korruptivë.

Fillimi i një periudhe të gjatë paqartësie

0

Shkruan Zef Ndreka

Situata që është krijuar me pezullimin e Belinda Ballukut dhe vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese për kalimin e çështjes në shqyrtim në themel sjell disa pasoja.
Vendimi praktikisht do të zgjasi pa afat, sepse një shqyrtim në themel nga Kolegji i Gjyqtarëve mund të zgjasë muaj dhe shpeshherë më shumë se një vit, sidomos kur çështjet lidhet me raportet e pushteteve.
Çfarë do të ndodh?
Balluku do të mbetet e pezulluar derisa të ketë vendim të formës së prerë dhe pezullimi i vendosur nga Gjykata e Posaçme mbeti në fuqi.
Ajo nuk mund të ushtrojë asnjë funksion si ministre apo zv/kryeministre, ndërkohë që detyrën e mban vetëm në aspektin formal si titull, por jo në ushtrim.
Por në këto kushte, Kryeministri Rama nuk ka detyrim juridik ta shkarkojë Ballukun edhe pse i ka opsionet ta shkarkojë, duke i propozuar Presidentit emrin e ministrit të ri dhe të mos e shkarkojë, duke e mbajtur të pezulluar derisa të vendosë sistemi gjyqësor.
Të gjitha këto, i lejojnë Kryeministrin të fitojë kohë dhe kjo është arsyeja reale pse Rama nuk po nxiton, sepse juridikisht ai nuk detyrohet nga asnjë nen i Kushtetutës ta zëvendësojë menjëherë Ballukun e pezulluar.
Por edhe qeveria nuk mbetet pa ministër, sepse detyrën e delegon kryeministri tek një ministër tjetër, pasi Kushtetuta dhe praktikat qeveritare kanë këtë mekanizmin kur në rast të pamundësisë për të ushtruar detyrën, Kryeministri delegon përkohësisht detyrën te një ministër tjetër. Kjo ndodh shpesh në mungesë fizike të ministrit, në pezullime si në rastin e Ballukut, në raste hetimesh siç po ndodh dhe në situata emergjente.
Kështu, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë nuk do të mbetet asnjë ditë pa drejtim, pasi Kryeministri Rama cakton ose një zv/ministër që kryen funksionet teknike, ose më shpesh, një ministër tjetër që ushtron detyrën “me urdhër të Kryeministrit”.
Pyetja që shtrohet në këtë rast:
Çfarë ndodh nëse hetimi zgjat shumë në kohë?
Siç po duken gjasat, çështja do të zvarritet për muaj apo vite dhe Rama do e mbaje pezull çeshtjën duke vazhduar të delegojë kompetencat te një tjetër ministër. Kjo mbetet gjithsesi një praktikë e ligjshme, por politikisht e dobët.
Por Kryeministri Rama edhe mund ta shkarkojë Ballukun pas disa muajsh për stabilitet qeverisës, sepse situata politike mund të bëhet e rëndë.
Gjithsesi, qeveria nuk bllokohet, por dobësohet politikisht. Nga pikëpamja funksionale, qeveria do të vazhdojë normalisht, sepse ministria do drejtohet nga një zëvendësues, por nga pikëpamja politike pozita e Ramës do të duket më e brishtë, perceptimi për moralitet institucional do të përkeqësohet, partnerët e qeverisë do të ndihen të pasigurt, SPAK-u dhe GJKKO do të dukën realisht më të fortë dhe konflikti mes ekzekutivit dhe gjyqësorit do të zgjatet.
Të gjitha këto do ta dëmtojnë Ramën më shumë se sa e dëmton shtetin në aspektin administrativ.

brahim Rugova, ikona që i dha kombit zërin, fytyrën dhe fisnikërinë e lirisë

0

Shkruan Halil Teodori

Ka personalitete që nuk i përkasin vetëm historisë së një kombi, por frymës së tij. Te shqiptarët e Kosovës, një figurë e tillë ishte Ibrahim Rugova, njeriu që i dha zë një populli të heshtur, dinjitet një çështjeje të shtypur dhe shpresë një epoke të errët. Ai ishte një ndër ato qenie të rralla që vijnë vetëm një herë në histori, për të rikthyer një popull në identitetin dhe orientimin e vet të natyrshëm: drejt lirisë, Evropës dhe humanizmit.

I lindur më 2 dhjetor 1944 në Cerrcë të Istogut, Rugova u formua si intelektual i thellë, studiues i letërsisë dhe filozofisë, estetik dhe mendimtar. Ai i afroi politikës shqiptare një dimension të panjohur më parë: kulturën e paqes. Vetë ai do të shprehej:
“Ne duam të jemi të lirë, të barabartë dhe të pranuar në familjen evropiane, me rrugë paqësore, me durim, me kulturë politike.”
Në vitet kur Kosova shihte fytyrën më barbare të dhunës serbe, Rugova zgjodhi një rrugë që pak kush do ta kishte guximin ta mbante: rezistencën paqësore. Jo nga dobësia, por nga madhështia. Ai e kuptoi se Kosova mund të fitonte vetëm duke treguar se ishte më dinjitoze se dhuna, më e qytetëruar se padituria, më humane se barbaria që e rrethonte.
Shpesh e quanin “Gandhi i Ballkanit”, por ai kjo nuk e pëlqente. Siç do të thoshte:
“Ne nuk bëjmë politikë imitime; ne ndërtojmë rrugën tonë, duke respektuar vlerat universale.”
Artist, moralist, filozof, lider, një njeri me shumë dimensione
Rugova ishte shumë më tepër se një politikan. Ai ishte një artist i fjalës dhe mendimit, njohës i thellë i letërsisë shqipe dhe botërore, studiues që i mungon ende sot letrave shqiptare. Ai ishte një moralist i përkorë, që shpesh do të qëndronte mbi politikat e ditës, dhe një filozof që fjalën e latonte si gurin e çmuar.
“Nji ndër burrat e rrallë të kombit shqiptar. Ndoshta ma i rralli ndër shekujt e fundit. Sepse na cilsohemi, simbas tjerve, popull hakmarrës, i pamëshirshëm e shkatrrimtar. Ai u përpoq me spjegue shkrimtarin e madh kosovar Pjetër Bogdanin, ndërkaq Pjetër Bogdani zotnoi shpirtin e Ibrahim Rugovës, mëton At Zef Pllumi.

Shkrimtari Ndue Ukaj do të shprehej për të: “Misionari nuk vdes. Ai predikon misionin, bashkon grigjën rreth idesë së shenjtë dhe shkon në përjetësi, duke lënë pas shpirtin që endet si shkëndijë udhërrëfyese.”
E tillë është sot trashëgimia e Rugovës: një shkëndijë që vazhdon të ndriçojë rrugën e Kosovës.
Urat e Rugovës: Diplomacia e kulturës dhe e dinjitetit
Rugova ishte një prej rrallëve që mbajti në duar dy instrumente që zakonisht nuk shkojnë bashkë: politikën dhe kulturën. Ai i çoi shqiptarët në kancelaritë më të rëndësishme të botës jo me kërcënime, jo me forcë, por me argument, kulturë, qetësi dhe vizion. Presidenti francez Jacques Chirac e përshkroi kështu: “Rugova ishte zëri i arsyes në një Ballkan që digjej nga pasionet.”
Ndërsa Madeleine Albright u shpreh: “Ai foli me një qetësi që i dha botës të kuptojë se Kosova meritonte lirinë.”
Ndërsa vetë Rugova do të shpallte filozofinë e tij: “Paqja është rruga jonë, sepse paqja është jeta.”
Shëmbëlltyra e urtësisë në kohë stuhi
Me thjeshtësi të rrallë, me shallin e tij karakteristik, me buzëqeshjen që nuk e largohej as në ditët e errëta, ai personifikoi durimin, kulturën politike dhe humanizmin europian. Pa e ngritur zërin, ai u bë zëri i të shtypurve. Pa e treguar forcën, ai u bë forca e një kombi të tërë.
Me talentet e tij të jashtëzakonshme dhe me një urtësi që kapërcente kohën, ai u përball ballë për ballë me një makineri politike të përgjakshme, që s’kishte tjetër gjuhë veçse atë të dhunës dhe shkatërrimit. Në atë errësirë, ai ndërtoi një realitet tjetër,një shtet paralel, moral dhe institucional, brenda një regjimi që kishte humbur arsyen. Kjo ishte vepra e tij më e guximshme: krijimi i një bote të lirë brenda robërisë.
Me këtë mrekulli politike dhe njerëzore, ai ngjalli admirim në zemrat e botës, preku ndërgjegjen e qindra liderëve të mëdhenj që, përmes mbështetjes së tyre, u rreshtuan krah tij dhe kauzës së popullit që ai përfaqësonte. Ishte kjo magjia e paqes, forca e besimit, e drejtësisë dhe e qëndresës së qetë, një magji e natyrës prometeane, të cilën ai diti ta mishëronte si askush tjetër.
Dhe pikërisht kjo fuqi e brendshme, kjo dritë që ai mbante brenda vetes, dëshmoi se pengesat ndërkombëtare, sa do të mëdha të dukeshin, bëheshin të vogla përballë domosdos së mbrojtjes së Kosovës. Bota, me një ndjeshmëri që rrallëherë zgjohet në histori, u bashkua përkrah misionit të tij , një mision që ai e kishte bërë busull të jetës dhe që populli i tij e bëri shpresë të së ardhmes.
Rugova ishte shembulli i një lideri që, siç thoshte Vaclav Havel, “udhëheq duke qenë shembull, jo duke qenë i frikshëm”. Havel-i, që e njihte thellë filozofikisht dhe personalisht, e vlerësoi kështu: “Rugova ishte një nga ata intelektualë që e shndërroi etikën në politikë.”
Dhe kjo është, në të vërtetë, madhështia e tij e pazëvendësueshme.
Ikja që solli një pranverë
Kur u nda nga jeta më 21 janar 2006, ai u largua në një janar të akullt, por pas la pranverën e ëndrrës së tij: Pavarësinë e Kosovës.
Ai iku fizikisht, por la pas më shumë se kushdo tjetër: la rrugën që Kosovën e çoi në shtetin që ka sot; la filozofinë që e vendosi kombin në perëndim; la kulturën e një politike paqësore që ende mban gjallë identitetin qytetar të kosovarëve.
Shkrimtari Rexhep Qosja, me të cilin pati raporte të ndërlikuara, do të thoshte megjithatë: “Rugova mbetet një ndër figurat më të mëdha politike që ka nxjerrë Kosova.”
Nëse politika shpesh ndan, Rugova bashkoi. Bashkoi idenë me idealin, popullin me kauzën, Europën me Kosovën.
Trashëgimia që nuk shuhet
Sot, Ibrahim Rugova është më shumë se kujtesë. Ai është testament i gjallë i asaj që popujt mund të arrijnë kur udhëhiqen nga vlera dhe vizion, jo nga hakmarrja e ambicia individuale. Ai la pas shembullin se politika mund të jetë e denjë, e kulturuar, estetike, e përulur dhe e ndritshme.
Ai na e dha këtë kredo që mbetet program politik e moral i çdo shqiptari:
“Kosova duhet të jetë e pavarur dhe e integruar në Evropë. Kjo është rruga jonë e natyrshme.”
Nuk do të ketë dy Rugova. Kombet janë të bekuara kur kanë një.
Dhe Kosova pati një.
Ibrahim Rugova mbetet një ikonë kombëtare, një ndërgjegje e qytetëruar e politikës shqiptare, një misionar i paqes, një arkitekt i pavarësisë dhe një personalitet që, nuk vdes, sepse misioni i tij ecën përpara brez pas brezi”.

Arrestohet mikja e Ramës, Federica Mogherini e cila ka prona edhe në Shqipëri

0

Kolegji i Europës ka hapur degën e tij dhe në Tiranë ku Mohgerini ka qenë prezente disa herë

Zbardhen të tjera detaje nga aksioni në Bruksel, ku u arrestua Federica Mogherini, ish-Përfaqësuese e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe aktualisht rektore e Kolegjit të Europës.

Bashkë me të janë arretur dhe 2 persona, njëri prej të cilëve është Stefano Sannino. Sannino më parë ishte sekretar i përgjithshëm i EEAS-it nën drejtimin e Mogherinit, gjatë periudhës kur u krijua Akademia Diplomatike. Ai është aktualisht drejtor i përgjithshëm i departamentit të Komisionit për Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut dhe Gjirin.

Operacioni po drejtohet nga Zyra e Prokurorit Publik Evropian (EPPO), e cila konfirmoi se policia belge kishte bastisur EEAS-in dhe Kolegjin e Evropës dhe se tre të dyshuar ishin ndaluar. Hetimi ka të bëjë me dyshime për mashtrim në prokurim, korrupsion dhe konflikte interesi kriminale. EPPO nuk i përmendi të dyshuarit ose institucionet e përfshira dhe nuk pranoi të jepte detaje të mëtejshme ndërsa hetimi është në vazhdim.

Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF) kuptohet se ka luajtur një rol fillestar duke kryer hetime administrative mbi akuzat për keqpërdorim të fondeve të buxhetit të BE-së midis viteve 2021 dhe 2022. Pas intervistimit të disa individëve, OLAF ia përcolli gjetjet e saj EPPO-së, e cila ka kompetencë për të hetuar dhe ndjekur penalisht veprat penale që prekin interesat financiare të BE-së.

Hetuesit po shqyrtojnë nëse Kolegji i Evropës ose përfaqësuesit e tij kanë pasur qasje paraprakisht në informacione konfidenciale në lidhje me një tender publik për të pritur dhe drejtuar Akademinë Diplomatike të BE-së, një program trajnimi vjetor i financuar nga EEAS për diplomatët evropianë me seli në Bruges. Tenderi kërkonte që aplikantët të tregonin se mund të ofronin akomodim të përshtatshëm për pjesëmarrësit.
Duhet theksuar se Kolegji i Europës ka hapur degën e tij dhe në Tiranë ku Mohgerini ka qenë prezente disa herë. Ajo njihet edhe për miqësinë me kryeministrin Edi Rama.

Një fokus i veçantë i hetimit është blerja nga Kolegji i Evropës, në vitin 2022, e një ndërtese banimi në Spanjaardstraat në Bruges për rreth 3.2 milionë euro. Prona aktualisht strehon diplomatë që ndjekin akademinë. Blerja ndodhi gjatë një periudhe të raportuar të vështirësive financiare për institucionin dhe pak para se EEAS të niste një tender i cili më vonë i dha kolegjit rreth 654,000 euro fonde nga BE.

Hetuesit po vlerësojnë nëse ndonjë informacion i brendshëm në lidhje me atë tender mund të jetë përdorur për të fituar një avantazh të padrejtë, në shkelje të mundshme të rregullave të prokurimit dhe sekretit profesional të BE-së.

Kolegji i Evropës, i themeluar në vitin 1949, konsiderohet gjerësisht si një shkollë pasuniversitare kryesore për zyrtarët dhe diplomatët e BE-së, me shumë figura të larta në institucionet e BE-së midis ish-studentëve të saj. Kolegji aktualisht drejtohet nga Rektorja Federica Mogherini, ish-Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, e cila më parë drejtoi EEAS-in. Ajo filloi një mandat të dytë pesëvjeçar në Bruges në fillim të këtij viti. Raportet thonë se ajo deri më tani nuk ka komentuar publikisht për bastisjet.

Periudha nën hetim përputhet me mandatin gjatë të cilit EEAS u drejtua nga Josep Borrell, ish-ministri i jashtëm i Spanjës, i cili shërbeu si Përfaqësues i Lartë nga viti 2019 deri në fund të Komisionit të mëparshëm Evropian.

Në këtë fazë nuk ka asnjë indikacion se Borrell ose udhëheqja aktuale e EEAS-it janë personalisht nën hetim. Shërbimi tani drejtohet nga Kaja Kallas, e cila mori detyrën si Përfaqësuese e Lartë dhe shefe e EEAS-it në fund të vitit 2024.

Rasti i shtohet një modeli më të gjerë të shqyrtimit të qeverisjes, integritetit dhe sigurisë rreth institucioneve të BE-së. Në javët e fundit, ka dalë një sërë akuzash të veçanta në lidhje me aktivitetet e inteligjencës hungareze në Bruksel. Gazetarët investigativë raportuan se oficerët hungarezë, që vepronin nën mbulesë diplomatike në përfaqësinë e përhershme të vendit midis viteve 2015 dhe 2017, u përpoqën të rekrutonin zyrtarë të BE-së, përfshirë stafin e Komisionit.

Këto pretendime për spiunazh përqendrohen në periudhën kur Olivér Várhelyi , tani Komisioner Europian, shërbeu si ambasador i Hungarisë në BE. Ai i ka thënë Presidentes së Komisionit Ursula von der Leyen se nuk ishte në dijeni të ndonjë aktiviteti të tillë. Komisioni Europian ka krijuar një grup të brendshëm për të shqyrtuar akuzat, duke deklaruar se i trajton ato si një çështje sigurie operacionale.

Edhe pse ligjërisht i dallueshëm, hetimi për mashtrim që përfshin EEAS-in dhe Kolegjin e Evropës dhe akuzat për spiunazh në lidhje me inteligjencën hungareze ushqejnë të dyja një debat më të gjerë në Bruksel mbi masat mbrojtëse kundër abuzimit të fondeve të BE-së, ndikimit të padrejtë dhe shkeljeve të sigurisë. Për momentin, fokusi në Belgjikë është në punën mjeko-ligjore të EPPO-së dhe OLAF-it. Gjetjet e tyre do të përcaktojnë nëse hetimi aktual çon në akuza penale apo mbetet një kujtesë e profilit të lartë e përpjekjeve të BE-së për të kontrolluar institucionet e veta.

POSTIMET E FUNDIT