Kreu Blog Faqe 7

“Po më përjashtojnë në mënyrë arbitrare”, Doris Madhi akuza të forta ndaj Blendi Himçit për zgjedhjet në PD Elbasan

0

Drejtuesja e grupit të këshilltarëve të djathtë në Këshillin Bashkiak të Elbasanit, akademikja Doris Madhi, ka denoncuar publikisht përjashtimin e saj nga lista e anëtarësisë së Partisë Demokratike në këtë degë, duke ngritur akuza të forta për manipulim të procesit zgjedhor.

Në një deklaratë, Madhi bëri me dije se emri i saj nuk figuron në listat e anëtarësisë, ndonëse është pjesë e PD-së prej afro tetë vitesh dhe një nga zërat më aktivë në strukturat lokale.

Ajo theksoi se vendimi për pezullimin e anëtarësisë i është komunikuar jashtë çdo afati ligjor dhe pa respektuar procedurat statutore, duke e cilësuar procesin si tërësisht të parregullt.

Madhi ka drejtuar akuza të drejtpërdrejta ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Blendi Himçi, të cilin e konsideron përgjegjës për situatën në degën e Elbasanit. Sipas saj, ai po ndërhyn në mënyrë të padrejtë në procesin zgjedhor për interesa personale dhe politike.

“Vendimet merren në mënyrë arbitrare dhe jashtë çdo rregulli. Ky proces nuk është më demokratik,” u shpreh Madhi, duke shtuar se janë përjashtuar edhe figura të tjera nga strukturat e partisë.

Ajo argumentoi gjithashtu se procedura për përjashtimin e një anëtari duhet të respektojë afate të qarta, sipas statutit të PD-së, gjë që sipas saj nuk ka ndodhur në këtë rast.

Në deklaratën e saj, Madhi ngriti edhe dyshime për vendimmarrje të motivuar politikisht dhe për ndikime të brendshme që, sipas saj, dëmtojnë integritetin e Partisë Demokratike në Elbasan.

Pavarësisht situatës, ajo u shpreh e vendosur të vijojë angazhimin e saj politik dhe të përfaqësojë qytetarët në Këshillin Bashkiak, duke theksuar se nuk do të tërhiqet nga qëndrimet e saj.

Deri në këtë moment, nuk ka një reagim zyrtar nga deputeti Blendi Himçi apo strukturat qendrore të Partisë Demokratike lidhur me këto akuza.

Situata në degën e PD-së në Elbasan duket se po shoqërohet me tensione të brendshme, ndërsa procesi për zgjedhjen e kryetarit të ri mbetet i kontestuar.

“Po dëmtohet rruga e integrimit!”, ish-ministrja e PS, Ermelinda Meksi: Edi Rama dhe Marta Kos po relativizojnë korrupsionin!!

0

“Korrupsioni nuk mund të relativizohet tek shoqëria”. Kështu ka pohuar ish-ministrja socialiste Ermelinda Meksi, duke iu bashkangjitur reagimeve pas deklaratave të fundit për korrupsionin, duke vënë në shënjestër si Marta Kos, ashtu edhe kryeministrin Edi Rama. Në një postim në ‘Facebook’, Meksi thekson se të dy tentojnë të relativizojnë fenomenin e korrupsionit duke e zhvendosur përgjegjësinë nga politika tek shoqëria shqiptare, një qasje që sipas saj është problematike dhe “dhemb” sepse shmang thelbin e çështjes.
REAGIMI I PLOTË.
Deklarata e Marta Kos për korrupsionin nuk ishte një sulm ndaj shqiptarëve, por një tezë e njohur në studimet mbi korrupsionin se ligjet nuk mjaftojnë nëse normat sociale e tolerojne shkeljen.
Ajo nuk foli për një popull konkret, por për një fenomen. Dhe pikërisht këtu qëndron arsyeja pse kjo deklaratë “dhemb” sepse zhvendos fokusin nga “ata lart” edhe tek “ne si shoqëri”.
Nderkaq reagimi i KM Rama sot ne MatchMaker Albania, tenton te relativizoj problemin.
Ne se ju thuhet te tjereve :”shihni vehten “, kjo shmang thelbin e fenomenit, sepse edhe nëse të tjerët kanë korrupsion, kjo nuk e zhbën tonin.
Ndërkohë, tifozëria politike bën edhe më keq,kur korrupsioni dënohet vetëm kur është i kundërshtarit.
Pra lidhur me qendrimin ndaj fenomenit të korrupsionit verehet se :pushteti tenton ta relativizojë, opozita ta përdorë, ndersa publiku pergjithesisht të rreshtohet sipas bindjeve, jo parimit.
Pa një reflektim të sinqertë dhe pa një standard të njëjtë ndaj korrupsionit, çdo debat mbetet i cekët. Dhe kjo nuk është thjesht çështje morale,por me pasoja konkrete.
Kjo pengon ndërtimin e institucioneve funksionale dhe dëmton rrugën drejt integrimit europian, pikërisht në një moment kur procesi i zgjerimit kërkon më shumë besueshmëri, jo më shumë justifikime.

Robert Gajda, komisioneri që do të mbahet mend si kreu i shoqatave LGBTQ dhe që diskriminoi gjithë shqiptarët

0

Shkruan Avokat Arben Llangozi

Në Shqipëri mund të të poshtërojnë në punë, mund të të përjashtojnë dhe përdhunojnë në administratë, mund të të shkelin në polici, mund të të sorollasin në prokurori, mund të të rrënojnë në gjykatë, mund të të lënë pa dinjitet në burg, mungesë totale e shërbimit në sistemin social, mund të të lënë pension qesharak, mund të të lënë pa minimum jetik, mund të të trajtojnë si njeri pa vlerë në spital apo në institucionet e shëndetit mendor, dhe prapë Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi të mos duket askund, sikur jeton në një Shqipëri tjetër, në një republikë imagjinare ku padrejtësitë nuk ekzistojnë.
Por mjafton një deklaratë publike, mjafton një zhurmë mediatike, mjafton një emër që bën klikime, dhe papritur institucioni zgjohet nga gjumi i tij i gjatë, shkund kostumin, rregullon kollaren dhe del të japë mësime për diskriminimin. Për bullizimin në shkolla nuk e gjenaskund kohën. Për trajtimin çnjerëzor në burgje nuk e gjen asgjëkundi. Për pensionistët e poshtëruaras nuk ja ndjenw. Për njerëzit që trajtohen si mbetje nga administrataasnjëherë nuk ka reaguar. Për të sëmurët e shëndetit mendor për qytetarët që shtypen çdo ditë nga shteti, nga pushteti, nga varfëria dhe nga padrejtësia komisioneri nuk duket asgjëkundi.
Por për çështje që kanë jehonë, për tema që prodhojnë ekspozim, për deklarata që bëhen lajm, aty Komisioneri bëhet i gjallë, i ndjeshëm, i revoltuar, pothuaj heroik. Dhe kështu është krijuar përshtypja publike se ky institucion nuk është komisioner i të gjithë qytetarëve, por komisioner me regjim selektiv, me radar të programuar për disa tema dhe me verbëri të plotë për dramën e shumicës së shqiptarëve.
Të duket sikur diskriminimi, sipas këtij institucioni, nuk është fëmija që përqeshet e shtypet në shkollë, nuk është pensionisti që mbijeton me lëmoshë, nuk është i burgosuri që trajtohet pa dinjitet, nuk është qytetari që turpërohet e poshtërohet nga zyrat e shtetit, nuk është njeriu me probleme mendore që lihet në mëshirë të fatit, por është vetëm ajo çështje që ka kamera, mikrofon dhe zhurmë publike.
Dhe kulmi i ironisë është se publiku sheh një institucion që nuk gjen kohë për hallet më të rënda të shqiptarëve, por e gjen menjëherë kohën kur duhet të reagojë për tema që i japin profil publik dhe fasadë morale. Kjo nuk është mbrojtje nga diskriminimi. Kjo është administrim selektiv i ndjeshmërisë. Kjo është burokraci me filtra politikë, mediatikë dhe ideologjikë.
Dhe kur vjen puna te figura si Myslym Murrizi, duket sikur Komisioneri ka antena speciale, sepse aty reagimi del i shpejtë, i rregullt, i menjëhershëm, thuajse institucioni rri me kronometër në dorë duke pritur deklaratën e radhës, ndërsa për diskriminimin e përditshëm që u bëhet shqiptarëve të zakonshëm, heshtja është aq e thellë sa të krijon përshtypjen se zyra ekziston vetëm për dekor.
Askush nuk thotë që të mos mbrohet askush, përkundrazi, çdo njeri duhet mbrojtur me të njëjtin standard, përfshirë edhe personat LGBTQ, por pikërisht këtu qëndron turpi i këtij institucioni, jo se reagon për ta, por se nuk reagon me të njëjtën forcë për të gjithë të tjerët. Sepse një komisioner serioz nuk zgjedh viktimën sipas modës, nuk mat dinjitetin sipas audiencës dhe nuk e peshon diskriminimin me kandar propagande.
Nëse një institucion ngrihet si luan vetëm kur pretendohet se cenohet komuniteti LGBTQ, por përballë diskriminimit, poshtërimit dhe padrejtësive që u bëhen çdo ditë shqiptarëve të zakonshëm zgjedh të heshtë.
Hipokriti Robert Gajda ka humbur thelbin e misionit të tij dhe është shndërruar në një institucion me standard të dyfishtë, që nuk mbron barazinë, por përzgjedh se kush meriton zë dhe kush meriton heshtje, një sjellje e tillë nuk përbën më mbrojtje nga diskriminimi, por vetë ai kryen diskriminim institucional ndaj shumicës së qytetarëve, të cilët lihen pa mbrojtje reale përballë bullizmit, përjashtimit, varfërisë, abuzimit me pushtetin, trajtimit çnjerëzor në institucione dhe padrejtësive të përditshme që ky institucion do të duhej t’i denonconte me të njëjtën forcë, pa përzgjedhje, pa interes dhe pa hipokrizi.
Shqipëria nuk ka nevojë për një komisioner që zgjohet me porosi dhe fle para mjerimit real të popullit. Ka nevojë për një institucion që e sheh diskriminimin kudo, jo vetëm aty ku i intereson ta shohë.

Shqipëria nuk është vonuar rastësisht në rrugën e saj europiane

0

Shkruan Zef Ndreka

Nuk është as faji i historisë, as i gjeografisë, as i fatit që kemi mbetur prapa, që na është vjedhur koha për tu integruar në BE.
Është e vërtetë, mbi të gjitha është përgjegjësia e politikës shqiptare.
Për vite me radhë, klasa politike shqiptare ka luajtur me kohën e këtij vendi si të ishte pronë private, me reforma të bllokuara, me konflikte të pafundme, me institucione të kapura dhe një kulturë politike që shpesh ka vendosur interesin personal mbi atë kombëtar.
Ndërkohë, integrimi i Shqipërisë në familjen europiane nuk kërkon ndonjë mrekulli, por kërkon shtet ligjor, kërkon drejtësi funksionale, kërkon zgjedhje të ndershme dhe institucione që punojnë për qytetarët, jo për partinë apo udhlheqësit e tyre, sidomos kur lideri ka probleme me drejtësinë.
Por çfarë kemi parë gjithë këto kohë?
Sa herë kemi bërë një hap përpara për integrim, papritmas na del një pengesë e re!
Pas çdo reformë, ka një prapaskenë!
Pas çdo shprese, na vjen një zhgënjim!
Dhe pastaj, lehtësisht e rëndom, flasim për “armiq të jashtëm”, apo “të brëndshëm”!
Por më të vështirë e kemi ta pranojmë se pengesat më të mëdha i kemi krijuar vetë.
Integrimi i Shqipërisë në BE, përballet me sfida të mëdha, me sfida shpesh të padrejta në arenën ndërkombëtare.
Por për integrimin dhe humbjen e kohës, apo vjedhjen e saj që theksoi sëfundi Kryeministri Rama, shumë nga plagët i kemi vetëshkaktuar.
Kohën nuk e kemi vjedhur vetëm me korrupsion, por e kemi vjedhur më së shumti edhe me paaftësi, e kemi vjedhur edhe me papërgjegjshmëri, e kemi vjedhur edhe me heshtje!
Çdo vit i humbur është një brez i humbur për ne. Dhe tani, ka një të vërtetë që duhet thënë pa frikë se Shqipëria nuk mund të ecë përpara duke kërkuar fajtorë jashtë vetes. Fajtorët jemi ne.
Integrimi do të ecë vetëm kur politika të ndjejë presionin e një shoqërie që nuk pranon më justifikime, sepse Europa nuk është vetëm një destinacion, por mbi të gjitha është një standard që duhet ndërtuar këtu, çdo ditë nga të gjithë ne. Kush punon të pengojë, do të mbetët vetë pas…

Largimi i Pirro Vëngut nga Qeveria shmangu një skandal diplomatik me SHBA

0

Shkruan Artur Meçollari

Gazetarja franceze e “Lë Point” i bën një pyetje direkte Ramës. Thelbi i saj është nëse Qeveria Shqiptare ka tradhëtuar amerikanët për francezët në fushën e sigurisë? Dhe ipërment ko.paninë franceze “Thales” dhe atë amerikame “Lockheed Martin”.

Rama nuk arrinë dot as emrin ti përmendi kompanisë amerikane Lockheed Martin (LM), të cilën Pirro Vëngu e përjashtoi plotësisht nga FA. Sistemi i Integruar i Vëzhgimit të Hapësirës Detar (SIVHD) është ndërtiar nga LM në vitin 2010, por prej 2021 nuk mirëmbahet. Radari ajror statik i Mjedës është ndërtuar nga LM në vitin 2020 dhe nuk mirëmbahet nga 2021. Shqipëria duhet të blinte dy radar të lëvizshëm nga LM, të integrueshëm me të Mjedës. Por Vengu lidhi kontrat me kompaninë franceze Thales. Integrimi I tre radarëve mbetet një problem më vehte.

Por ka dhe më.

Rama me urgjencë shpalli ndryshimet në Qeveri në 25 shkurt 2026, ku përfshiu edhe largimin e Vëngut nga Mbrojtja. Largimi i tij nuk kishte asnjë lidhje me largimin e Ballukut.

Vëngu kishte parashikuar në 2 mars 2026 të bënte një vizitë në SHBA, i shoqëruar nga 7 persona, nga të cilët një zëvendësministre dhe tre gjeneralë. Ishin prerë dhe biletat. Duket se mundësia e dështimit të vizitës dhe disa çështje të tjera që lidhen me përfaqësinë ushtarake të Shqipërisë në SHBA, detyruan Ramën të shmangë skandalin me largimin e Vëngut.

Në një ceremoni në Forcën Tokësore në 26 shkurt 2026 e Ngarkuara me Punë e SHBA VanHorn do të deklaronte se “jemi të kënaqur me bashkëpunimin me ministrin Vëngu muajt e fundit”, ndërsa ai kishte mbajtur këtë detyrë për 18 muaj.

Pjesë nga intervista e “Le Point”:

Gazetarja: Në qershor 2025, me rastin e panairit të aviacionit në Bourget, ju keni blerë një sistem radar francez të prodhuar nga Thales, GM400 Alpha, që ende nuk ju është dorëzuar. Për sigurinë strategjike të Shqipërisë, a refuzoni ekskluzivitetin amerikan, duke qenë se më parë furnizoheshit nga Lockheed Martin?

Rama: Ne kemi detyrimin të ndjekim vendet e mëdha. Kur je kryeministër i Shqipërisë, ke privilegjin të takosh të gjithë të mëdhenjtë e botës, por jo peshën për të vendosur fatin e botës… Ata vendosin, dhe ti i ndjek. Nëse kanë të drejtë dhe ka sukses, mund të thuash: “Jam pjesë e kësaj”. Por nëse gabojnë dhe bëjnë diçka të gabuar, atëherë mund të thuash se është faji i tyre!

Sali Berisha prëmton Vendosja e minimumit jetik, akti i parë i ardhjes në pushtet të PD-së

0

Shefi i opozitës Sali Berisha, në bashkëbisedim me qytetarët në rrjetin social Facebook, u është përgjigjur pyetjeve të ndryshme dhe ndër to, Berisha vuri theksin tek vendosja e minimumit jetik si ndër vendimet e para të qeverisë së tij nëse rikthehet në pushtet, duke e konsideruar këtë një masë urgjente për të luftuar varfërinë në vend, shkruan A2CNN.

“Me aktin e parë të ardhjes në pushtet të PD, ndër veprimet e javës së parë do të jetë vendosja e minimumit jetik,” u shpreh Berisha. Ai theksoi se Shqipëria është vendi i vetëm në Europë që nuk ka një standard të tillë, duke shtuar: “Kjo ka bërë që sot 49 përqind e shqiptarëve të jenë në varfëri ose të kërcënuar nga varfëria, ndërsa 18 përqind në varfëri ekstreme.”

Berisha deklaron se “me një vendim të qeverisë, ne zhdukim varfërinë ekstreme në Shqipëri dhe nxjerrim nga rreziku një pjesë të madhe të qytetarëve”.

Berisha vuri theksin edhe te rritja e pagave dhe pensioneve. “Një vrap për rritjen e rrogave dhe pensioneve do të jetë prioritet,” tha ai, duke shtuar se “pensionet minimale do të njohin dyfishimin e tyre”, ndërsa pensionet e tjera do të rriten me synimin që shqiptarët të jenë ndër më të paguarit në rajon.

Ai kritikoi nivelin aktual të pensioneve, duke deklaruar: “Sot, pensionet në Shqipëri janë një tallje për qytetarët shqiptarë, janë një cinizëm ndaj atyre që shkrinë jetën e tyre për këtë vend.”

Në lidhje me shëndetësinë, Berisha ngriti shqetësimin për mungesën e ilaçeve, duke u shprehur se “janë me mijëra të sëmurë me sëmundje të rënda të cilët luftojnë pa ilaçe”. Ai shtoi se situata ka ardhur si pasojë e keqmenaxhimit dhe monopoleve në treg.

Duke folur për arsimin, ai deklaroi se sektori do të ketë përparësi të lartë. “Arsimin do ta fillojmë duke vendosur mësuesin në piedestal,” tha Berisha, duke premtuar rritje të ndjeshme të pagave dhe rritje të respektit për profesionin e mësuesit.

Në fund, Berisha premtoi edhe investime në infrastrukturë, duke theksuar se do të ketë fonde për shkolla, spitale, rrugë dhe ujësjellësa, pasi sipas tij aktualisht “vidhen nga 90 deri në 100 përqind të parave publike” në disa projekte.

Irani sulmon bazën ajrore në Arabinë Saudite, plagosen të paktën 12 ushtarë amerikanë

0

Të paktën 12 pjesëtarë të forcave amerikane janë plagosur pas një sulmi iranian ndaj Bazës Ajrore”Prince Sultan” në Arabinë Saudite, sipas një zyrtari amerikan për CNN.

Fatmirësisht, nuk raportohet për viktima.

Dy prej të plagosurve kanë marrë lëndime nga copëza shpërthyese, të cilat konsiderohen jo kërcënuese për jetën.

Ndërkohë, disa ushtarë të tjerë janë prekur nga sulmi, por ende nuk dihen detaje të qarta mbi gjendjen e tyre. Ushtarët e plagosur thuhet se ishin brenda një ndërtese në bazë që u godit gjatë sulmit.

Gjithashtu, gjatë sulmit është dëmtuar edhe një avion cisternë për furnizim me karburant.

Ndërsa Uashingtoni lë të kuptohet se operacioni i tij kundër Iranit mund të përfundojë brenda “javëve, jo muajve”, edhe pse Izraeli ka kërcënuar të “përshkallëzojë dhe zgjerojë” sulmet e tij kundër republikës islamike, viktimat vazhdojnë të rriten.

Nëntëmbëdhjetë persona kanë vdekur në Izrael dhe katër ushtarë izraelitë janë vrarë në Liban. Trembëdhjetë anëtarë të ushtrisë amerikane kanë vdekur, si dhe civilë në tokë dhe det në rajonin e Gjirit.
Në Iran, më shumë se 1,900 persona janë vrarë dhe të paktën 20,000 janë plagosur, tha Maria Martinez e Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe. Të tjerë vlerësojnë shifra më të ulëta.

Në Liban, operacioni ushtarak izraelit në jug ka zhvendosur një të pestën e popullsisë së Libanit, duke shkaktuar një krizë humanitare. Gati 1,100 persona në Liban janë vrarë në ofensivën izraelite. Kjo vjen pas sulmeve ndaj Izraelit nga Hezbollahu, lëvizja militante islamike e mbështetur nga Irani.

Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve për Drejtor të Policisë së Shtetit

0

Tonin Voci rezulton aktualisht kandidati më i favorizuar për drejtimin e Policisë së Shtetit. Sipas raportimeve mediatike, ai ka grumbulluar pikët më të larta në procesin e vlerësimit, duke u renditur në vendin e parë.
Pas tij vjen Lorenc Panganika, i cili gjithashtu ka marrë një vlerësim të mirë. Dhe Skënder Hitaj.

Tonin Voci ka një karrierë pothuaj 35 vjeçare dhe ka mbajtur detyra të rëndësishme. Ai njihet si oficer korrekt, profesionist dhe i vendosur.

Tre kandidatët kryesorë i janë paraqitur nga ministri i Brendshëm, Lamallari, kryeministrit Edi Rama, i cili pritet të marrë vendimin përfundimtar, duke zgjedhur emrin që do të drejtojë institucionin e policisë së Shtetit.

Hajdute Belinda Balluku mobilizon strukturat e Fierit, deputetët dhe kryetarët e degëve ndezin motorët për zgjedhjet në PS

0

Drejtuesja politike e PS në qarkun e Fierit, Belinda Balluku ka mbledhur pasditen e kësaj të enjte strukturat lokale, për t’u mobilizuar për zgjedhjet brenda kampit socialist, të cilat do të vazhdojnë deri ne Qershor.

“Në qarkun e Fierit, së bashku me deputetët dhe kryetarët e degëve të Partisë Socialiste, ndezëm motorët për një tjetër proces të rëndësishëm. Po forcojmë organizimin dhe po zgjerojmë familjen tonë të madhe socialiste, duke mirëpritur këdo që dëshiron të bëhet pjesë e këtij rrugëtimi.

Të gatshëm për betejën e radhës elektorale, duke pasur në vëmendje çdo qytetar dhe duke përcjellë zërin e çdo komuniteti. Njerëzit janë forca jonë e vërtetë dhe mbështetja e tyre është motivimi më i fortë për të bërë gjithmonë e më shumë në shërbim të tyre”, shkruan ajo.

Belinda Balluku mori besimin e kryeministrit Edi Rama për të drejtuar qarkun e Fierit, pak ditë më parë në Asamblenë Kombëtare të PS, për shkak të rezultatit historik që arriti në zgjedhjet e 11 Majit 2025, duke shënuar rekord me 12 mandate.

“Paketa e Maleve” si mekanizëm kontrolli: Nga zhvillimi i shpallur te centralizimi

0

Shkruan Matilda Kurti

Tiranë, 2026 – Deklarata e kryeministrit Edi Rama, që kushtëzon rikandidimin e kryebashkiakëve me realizimin e “10 paketave të maleve”, nuk është thjesht një orientim politik apo objektiv zhvillimi. Ajo përfaqëson një model të ri marrëdhënieje mes pushtetit qendror dhe atij vendor—një model që meriton të analizohet si fenomen politik dhe institucional.
Së pari identifikohet hapur, kushtëzimi si parim qeverisjeje
Në thelb të kësaj deklarate qëndron një ide e vetme: legjitimiteti politik nuk buron më nga vota, por nga përmbushja e objektivave të vendosura nga qendra.
Kjo është zhvendosje thelbësore. Nga një sistem demokratik ku: qytetarët zgjedhin institucionet lokale vendosin dhe qeveria qendrore koordinon, në nje dimension tjetër, si në këtë rast ku:
qendra vendos objektivat, pushteti vendor i zbaton
ndersa në rastin konkret, qytetarët mbeten jashtë këtij cikli real vendimmarrës.
Kështu, “Paketa e Maleve” shndërrohet nga një instrument zhvillimi në një mekanizëm filtrimi politik.
Por pyetja lind: kush cënohet në këtë rast? Mos vallë cënohet, rënia e vullnetit të votës?
Kur rikandidimi nuk varet nga votuesit, por nga përmbushja e një targeti administrativ:
vota humb funksionin e saj përcaktues dhe zgjedhjet kthehen në një formalitet legjitimues
Në këtë kontekst, qytetari nuk është më aktori kryesor i demokracisë, por një element periferik në një proces tashmë të parapërcaktuar.
Ketu lind erozioni i barazisë në vendimmarrje
Strukturat lokale, që në teori duhet të jenë autonome, në praktikë: humbasin të drejtën për të përzgjedhur kandidaturat, dhe kufizohen në rolin e zbatuesit të politikave qendrore.
Kjo krijon një sistem ku: barazia institucionale zëvendësohet nga varësia politike
Bashkitë nuk konkurrojnë më përmes ideve apo performancës, por përmes përputhshmërisë me kërkesat e qendrës.
Por jo vetëm, këtu fillon të ndodhi shpronësimi i dyfishtë i qytetarit. Efekti më i thellë është mbi qytetarin:
Shpronësimi ekonomik
– përmes vendimeve mbi tokat dhe burimet natyrore, që mund të kalojnë në duar private pa një proces të qartë përfitimi publik
Shpronësimi politik
– vota nuk përcakton më drejtimin e pushtetit vendor
Kështu krijohet një realitet ku qytetari: nuk kontrollon më as territorin, as përfaqësimin e tij.
Të gjitha këto procese çojnë në një pikë të vetme: centralizimin e pushtetit
Kryebashkiakët do varen nga qendra për karrierën e tyre
Vendimet lokale do burojnë nga politika qendrore
Interesat ekonomike lidhen me rrjete të centralizuara vendimmarrjeje.
Në këtë model, pushteti vendor nuk është më autonom, por një zgjatim administrativ i qeverisë qendrore.
Në këtë rast kemi të bëjme me faktin: Ekonomia do perdoret, si instrument politik.
“Paketa e Maleve” prezantohet si zhvillim ekonomik, por: përzgjedhja e projekteve, ritmi i miratimit, lidhja me karrierën politike, e kthejnë ekonominë në një mjet kontrolli politik.
Kjo krijon një rrezik të dyfishtë: deformim të tregut
orientim të investimeve jo nga nevoja reale, por nga interesi elektoral dhe politik
Si përfundim: Në pamje të parë, “Paketa e Maleve” është një iniciativë zhvillimi.
Në analizë të thelluar, ajo rezulton të jetë:
1- një mekanizëm seleksionimi politik
2- një instrument centralizimi institucional
3- një model që dobëson lidhjen mes qytetarit dhe vendimmarrjes.
Në këtë kuadër, deklarata e Edi Ramës është një tregues i një transformimi më të gjerë:
nga demokracia e bazuar në votë
drejt një sistemi të bazuar në kontroll dhe përputhshmëri politike.

POSTIMET E FUNDIT