Kreu Blog Faqe 76

4 vrasjet e ’21 Janarit’, Sali Berisha shkon në SPAK

0

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur sot rreth orës 09:00 në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në lidhje me çështjen e 21 Janarit, ku katër protestues u qëlluan për vdekje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para kryeministrisë.

Më 21 janar 2011 mbetën të vrarë Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj, ndërsa në krye të qeverisë ishte Sali Berisha.

Berishës iu dorëzua fletëthirrja e tretë nga SPAK për t’u pyetur si person në dijeni për “21 Janarin”, teksa ishte paraqitur në Prokurori për zbatimin e masës së sigurisë në lidhje me çështjen “Partizani”.

Fillimisht Berisha me anë të mbrojtësit të tij ligjor Genci Gjokutaj, kërkoi shtyrjen e marrjes në pyetje me argumentin se do lëvizte jashtë territorit shqiptar, por ditën e djeshme (18 nëntor), ai konfirmoi se do të parqitej.

Hetimet për 21 janarit 2011 nisën pas kërkesës së familjarëve të Aleks Nikës, që prej më shumë se një dekadë kërkojnë drejtësi për vrasjen e djalit të tyre, ndërkohë që është e vetmja vrasje pa autor në ngjarjen e 21 janarit.

Në vitin 2020, Prokuroria e Tiranës i pezulloi hetimet edhe vrasjen e Aleks Nikës që kishte mbetur pa autorë për t’i rihapur sërish në 2021.

Familja e Aleks Nikës ka kërkuar vazhdimisht që kjo çështje ti kaloj për hetim SPAK por ky i fundit nuk pranonte të hetonte një çështje e cila po hetohej njëkohësisht edhe nga Prokuroria e Tiranës.

Në 14 nëntorit 2023, Gjykata e Strasburgut doli në përfundimin se 21 janari ishte krim shtetëror dhe duhet të hetohet si i tillë nga drejtësia shqiptare. Strasburgu vendosi që për çështjen e Aleks Nikës t’i hapej rrugë hetimit të munguar. Me anë të këtij vendim familja Nika ju drejtua Gjykatës së Lartë.

U desh një vit që Gjykatën e Lartë të dilte më një vendim ku urdhëroi SPAK të regjistroi kallëzimin e familjes Nika dhe të hetoj 21 Janarin.

Amerika “zgjedh” prokurorin Klodjan Braho si pasuesin e Altin Dumanit

0

8 Tetori shënoi afatin e fundit për paraqitjen e dokumentacionit të kandidatëve për postin e kreut të Prokurorisë së Posaçme, SPAK dhe më 20 Tetor Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi listën me 4 kandidatët  zyratrë që janë kualifkuar në garën për drejtuesin e ri. Ata janë prokurorët Doloresa Musabelliu, Adnan Xholi, Elvin Gokaj dhe Klodjan Braho.

Ky i fundit duket edhe kandidati i përzgjedhur nga SHBA për të pasuar Altin Dumanin.

Ambasada Amerikane në Tiranë, në postimet e saj në rrjetet sociale (18 Shtator dhe 17 Nëntor më të fundit) ku shpërndan aktivitet për mbështetjen Strukturës së Posaçme është kujdesur me finesë që prokurori Klodjan Braho, të shfaqet në takimet me të Ngarkuarën me Punë të SHBA, Nancy VanHorn dhe fill pas kryeprokurorit të Posaçëm i SPAK, Altin Dumani.

Gara për kreun e SPAK, SHBA zgjedh pasuesin e Altin Dumanit

Braho në vëmendjen e SHBA pas Dumanit

Drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme do të zgjidhet mes prokurorëve ekzistues të SPAK-ut për një mandat 3-vjeçar pa të drejtë rikandidimi.

Pak javë më parë Këshilli i Lartë i Prokurorisë hapi zyrtarisht garën për kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme, pak muaj para përfundimit të mandatit të drejtuesit aktual Altin Dumani.

Gara për kreun e SPAK, SHBA zgjedh pasuesin e Altin Dumanit

Braho sërish në “syrin” e SHBA në foto e publikuara në rrjetet sociale

Altin Dumani është drejtuesi i dytë i SPAK-ut që nga krijimi i institucionit, pas Arben Krajës.  Dumani u zgjodh për të qenë në krye të Prokurorisë së Posaçme më 16 dhjetor 2022, ndërsa mandati i tij përfundon më 18 dhjetor 2025.

Gara për kreun e SPAK, SHBA zgjedh pasuesin e Altin Dumanit

Rasti tjetër me Braho në daljet publike menjëherë pas Dumanit

Sipas KLP, prokurorët e SPAK, Adnan Xholi, Klodian Braho, Doloreza Musabelliu dhe Elvin Gokaj i plotësojnë kushtet për të drejtuar Prokurorinë e Posaçme dhe emrat e tyre u kualifikuan për të vijuar më tej garën. Miratimi i listës me 4 kandidatët në KLP është bërë me 10 vota pro. Në votim nuk mori pjesë vetëm anëtari Zeqir Hodaj. Hodaj u largua pak para votimit pasi sipas tij ka pasur shkrime në media se ai ndodhet në situatën e konfliktit të interesit sepse i biri është emëruar në BKH, nga një prej kandidatëve, Klodian Braho.

4 kandidatët pasi kaluan këtë fazë do të ftohen për t’u intervistuar nga KLP.

Ata pritet t’i nënshtrohen një procesi të hapur përmes intervistave publike dhe vlerësimeve nga KLP, ku do të merret parasysh përvoja e tyre profesionale, integriteti, vizioni dhe aftësia për të drejtuar një nga institucionet më të rëndësishme të drejtësisë në vend në 35 vite demokraci.

Më 18 dhjetor, drejtuesit aktual të SPAK Altin Dumanit i mbaron mandati 3-vjeçar në krye të Prokurorisë së Posaçme dhe SHBA siç duhet ka pikasur kush do të jetë drejtuesi i ri.

Si ndikon dëshmia e gjeneralit Wesley Clark në çështjen ndaj katër ish-udhëheqësve të UÇK-së në Hagë?

0

Shkruan Zef Ndreka

Për ta analizuar, të trajtojmë disa variante për mbrojtjen.

* Clark ndihmon në zbutjen ose çmontimin e disa akuzave kyçe.

Ky rast ndodhi në fakt sepse dëshmia e tij mbështeti qartë idenë se UÇK-ja nuk ka pasur një strukturë të centralizuar komanduese.

Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi nuk ushtronin kontroll të drejtpërdrejtë mbi zonat ku ndodhën krimet dhe gjatë periudhës së luftës kishte kaos operacional, më shumë sesa organizim hierarkik i tipit “zinxhir komandues”.

Clark arriti ta ndërtojë këtë linjë argumenti dhe për mendimin tim gjykata mund të dobësojë elementin kyç të akuzës si përgjegjësi komanduese, si dhe të rrëzojë idenë e “strukturës së ndërmarrjes kriminale”.

Pra gjykata duhet të shkurtojë dënimet, ose në rastin më të mirë, të çojë në lirimin e një ose disa prej tyre në bazë të mungesës së provave direkte.

Ky do të jetë rasti më i mirë për mbrojtjen, por kërkon që dëshmia e Clark të mbështetej edhe nga prova të tjera në dosje.

* Mundesia reale.

Clark ndihmoi në balancimin politik dhe moral të çështjes, por pa ndryshuar rrënjësisht vendimin dhe ky është rasti më i mundshëm.

Dëshmia e Clark forcoi narrativën e mbrojtjes se udhëheqësit e UÇK-së ishin pjesë e një lufte çlirimtare, jo të një organizimi kriminal.

Ish-komandanti i NATO-s i dha peshë morale dhe ndërkombëtare mbrojtjes.

Gjykata do e konsideroje dëshminë, por ajo do të mbetet indirekte, sepse Clark nuk ka qenë dëshmitar i drejtpërdrejtë në vendngjarje dhe nuk ka pasur qasje në strukturat operative të brendshme të UÇK-së.

Dëshmia e Clark pati efekt praktik, sepse mund të çojë në dënime më të ulëta, mund të rrëzojë disa pika të aktakuzës, por jo domosdoshmërisht do të jetë vendimtar për shpallje të pafajësisë totale.

Në këtë mundësi reale, Clark shërbeu si një “peshore morale”, jo si prova kryesore për akuzat e prokurorisë.

* Rasti më i keq i mundshëm.

Gjykata do ta vlerësojë pak ose aspak dëshminë e Clark.

Këtë rast do e bazojnë në faktet procedurale, ku

Gjykata e Hagës i jep përparësi provave materiale:

– dëshmitarëve okularë,

– dokumenteve operacionale,

– raporteve të brendshme,

– deklaratave të viktimave,

– komunikimeve të kohës së luftës.

Clark, si figurë politike dhe ushtarake e jashtme, nuk ka qenë pjesë e strukturës së UÇK-së, prandaj gjykata mund ta shohë dëshminë e tij thjesht si opinione strategjike, jo si fakte të drejtpërdrejta.

Në këtë rast, vendimi final mbetet kryesisht i pandikuar nga dëshmia, dënimet mund të mbeten të larta dhe procesi vazhdon mbi bazën e materialeve të prokurorisë.

Ky do të ishte skenari më i vështirë për mbrojtjen.

Gjithsesi, Clark ka shumë peshë politike, morale dhe simbolike, por peshë të kufizuar juridike në vetvete.

Ndikimi i tij më i mundshëm është ta zbusë panoramën e përgjithshme për ta, jo të përmbysë krejtësisht rastin.

Konservatorët i shkuajnë Presidenti Donald Trump. OSBE dhe BE në shërbim Sorosit, PS dhe PD në Shqipëri

0

Republika e Shqipërisë.
Partia Kombëtare Konservatore ALBANIA
Deklarim Publik.
Lënda :
Kërkesë drejtuar :
Komisionit për Reformë në Kodin Zgjedhor dhe Reformën Teritoriale.
Note njoftuese.
Ambasadës Amerikane Tiranë Albania.
Për dieni Zyra Ovale President Shtz. Donald Trump.
– Ambasada Britanike Tiranë Albania.
– Ambasada Selia e Shenjtë Vatikan Tirana.
Partia Kombëtare Konservatore Albania shpreh shqetësim publik se:
Zyra e organizatës OSBE dhe zyra e Bashkimit Europian në Tiranë në bashkëpunim me Partinë Socialiste dhe Partinë Demokratke kanë 33 Vjet në Shqipëri duke penguar demokracinë për zgjedhje të Lira të Barabarta në respekt të Kushtëtutës në Republikën e Shqipërisë.
Ne subjekti politik konservator pjesmarrës aktiv në zgjedhje vendore dhe qëndrore jemi margjinalizuar historikisht ndër kohë, në vitin 2019, 2021 po ashtu nuk njohim zgjedhjet Fasadë 2025
Konservatorët i bëjnë me dije me këtë dokument : Zyrës Ovale, Shtëpia e Bardhë USA personalisht presidentit Amerikan Shtz. Donald Trump se:
Ambasada Amerikane Tiranë nga viti 1994 – 2025 jep suport aktiv politikanëve të mbështetur nga Fondacioni famëkeq majtist George Alex Soros.
Partia Kombëtare Konservatore Albania vëren se :
Edhe pse ne Konservatorët Shqiptarë mbështesim politikat konservatore, doktrinë paqësore në Botë e presidentit Shtz. Donald J Tramp.
Në Tiranë konservatorët sabotohen anashkalohen nga të dërguarit e administratës tuaj shkëlqesi president Donald JTrump. Rasti më i fundit dy ditë më parë.
Diplomatët DASH vijojnë takime me deputetë të suportuar nga Fondacioni Alex Huma Soros.
Konservatorët Shqiptarë i bëjnë me dijeni opinjonit publik Shqiptar se :
Ne do të kërkojnë zyrtarisht pranë Ambasadës Amerikane në Tiranë, zyrës OSBE – BE -Ambasadës Britanike dhe për dieni Ambasada e Shtetit Vatikan në Tiranë Shqipëri :
Të ndërhyjnë me këshillim që parti jo parlamentare të interesuara sikurse “PKKA” të jenë monitoruese vëzhguese prezente në dy komisione parlamentare për Reformim të Kodit Zgjedhor dhe Reformës Teritoriale.
Ne kërkojmë nga :
– Ambasada Amerikane, Britanike dhe Selia e Shenjtë Vatikan në Tiranë të kenë prezencë zytare me përfaqësi ekspertësh por dhe zytarë diplomatë në dy komisionet për Reformë Teritoriale dhe Kod të Ri Zgjedhor me siguru korektësi baraszgjedhore me reformë teritoriale pa cënim të identitetit Lokal.
“PKKA”
Tiranë – Shqipëri.
Datë : 18/11/2025

Arben Ahmetaj: Po përgatitej eliminimi im fizik, SPAK i përfshirë

0

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka akuzuar fort qeverinë dhe SPAK-un, pas raportimeve se autoritetet shqiptare kanë kërkuar një ekstradim të ri të tij nga Zvicra.

Ai e cilësoi këtë si një “lajm të rremë” dhe një skenar politik për të devijuar vëmendjen nga skandalet që, sipas tij, po godasin qeverinë në Tiranë.

Gjatë intervistës me telefon në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, theksoi se kërkesa e vetme zyrtare për ekstradimin e tij daton më 18 gusht 2023 dhe është bërë “me një urgjencë të pajustifikuar”, duke lënë të nënkuptohet se veprimi ka qenë i urdhëruar politikisht. Sipas tij, kjo është prova se struktura të caktuara brenda SPAK kanë vepruar në mënyrë të njëanshme.

Në deklaratën e tij, ai përsëriti se tentativa për arrestimin e tij ka qenë e lidhur me një plan për eliminimin e tij fizik.

Ahmetaj:

Zoti Peka, sot ishte le të themi, teatri i radhës, që bën struktura që unë e kam përmendur dikur, por që është që drejtohet nga qeveria e Tymnajës për të mbuluar të gjitha ato skandale që po dalin një nga një në Tiranë dhe që përfshin persona anëtarë të qeverisë së lartë.

Dhe ajo që më çudit është dhe përfshirja e drejtpërdrejtë edhe e prokurorit tjetër, sepse përsa i përket, më parë unë e kam sqaruar përfshirjen e SPAK-ut deri në arrestimin, tentativën për të më arrestuar me urgjencë, që e kam thënë disa herë, dyshoj, po tashmë nuk dyshoj më, që janë të përfshira tek eleminimi im fizik. Dhe sot e vërteta, e vërteta e të gjithë asaj pyetje që unë kam ngritur, është shumë e qartë për këdo.

Shumëkush më thotë, po të kishe qëndruar këtu, sot nuk do ishe gjallë. Dhe e kam thënë disa herë që unë nuk është se mbahem për ndonjë trim, por ëh, për familjen time nuk kam asnjë alternativë tjetër përveç se të jemi të drejtë, sqarues dhe patjetër trim. Sot doli lajmi që me demek ishte bërë një kërkesë e re për ekstradimin tim. Cili ishte një lajm i rremë.

I dalë, shpresoj jo? I dalë nga të njëjtat dyer. Shpresoj që SPAK-u të mos jetë i përfshirë në këtë tymnajë. Për të sqaruar publikun, kërkesa për ekstradim është bërë në datën 18 gusht të vitit 2023. Kohë rekord. Domethënë rekord përkthyer, rekord bërë kërkesat me urdhër të kreut të organizatës. Dhe këtu s’kam më dyshim tani, për mua s’ka pasur dyshim që ditën një, që ditën që i kam kërkuar në shkurt të vitit 2022 largimin nga qeveria, dorëheqjen.

Tani, për qytetarët edhe për ty zoti Peka. Imagjino që SPAK-u ka pasur dhe qytetarët e kanë parë vonesa në kërkesa ekstradimi, vonesa në ekzekutim urdhër arresti, vonesa në le të themi, në sigurimin e provave, në garantimin e provave, në ruajtjen e provave, por asnjëherë vonesë në rastin tim për të kërkuar ekstradimin. Ne e dimë që ka ka ka vonuar urdhërarresti nga gjykata ndërkombëtare me tre, e katër, pesë, gjashtë muaj, një vit. Ca të tjera s’i ka bërë fare. Ndërsa në rastin tim, urgjenca…

Protestat si përgjigje ndaj SPAK

0

Shkruan Zef Ndreka

PD, duke lëvizur vetëm rreth Berishës.
Sot pa asnjë dyshim, PD-në mund ta quajmë “Berisha kundër SPAK-ut”.
Kjo situatë politike veçanërisht e opozitës tregon krizën reale më të madhe brenda PD-së dhe më gjerë në politikën shqiptare.
Kjo u pa edhe dje në mbrëmje në protestën e thirrur nga Berisha.
Çfarë po ndodh aktualisht?
Sa herë që Berisha thirret nga SPAK, pra nga Prokuroria e Posaçme, PD mobilizon mbështetës për protesta, duke e paraqitur këtë si luftë kundër “përndjekjes politike” dhe instrumentit të SPAK-ut nga Edi Rama,!
Por shihen sinjale të qarta që mbështetja po vjen kundër foltores publike të protestave. Pjesëmarrja nuk është masive dhe ka “zhgënjime” në rritje.
Kreu i PD-së Berisha, dje u braktis masivisht nga demokratët dhe qytetarët.
Në çfarë pozite është Berisha dhe PD-ja?
Berisha ka rol aktiv dhe dominues në PD, por strategjia e tij, me protesta të shpeshta, mund të jetë “rrugë pa dalje” në afat të gjatë, sepse protestat nuk po sjellin ndryshim institucional. Kështu presioni po e dobëson PD-në si organizatë politike duke luajtur vetëm rreth Berishës.
Kanë filluar tensione mes “mbështetësve të Berishës” dhe “demokratëve të vjetër” kështu shumë demokratë tradicionalë po ndihen të larguar nga ky stil politizimi.
Ky është rrezik për rolin opozitar të PD-së.
Sepse PD-ja po bëhet ekskluzivisht “Berisha + protestues” dhe po humbet kapacitetin për të qënë një parti opozitare stabile me strukturë të gjerë dhe agjendë politike serioze.
Kjo mund të lejojë socialistët të forcojnë më tej pozicionin e tyre, ndërkohë që opozita e PD-së është përçarë, si lëvizje proteste, por jo si ofertë politike bindëse për zgjedhjet.
A ka alternativa dhe mundësi për reforma të brendshme?
Një rrugë e qartë për PD-në është të bëjë reflektim. Çfarë do të thotë të jesh opozitë sot? A duhet të vazhdojë me protesta, apo të ndërtojë alternativa politike reale me program, me qeveri teknike, me reforma, që të fitojë besim më të madh?
Mund të lindin figura të reja brenda PD ose jashtë saj, që synojnë të bashkojnë demokratët e zhgënjyer dhe të rinjtë që nuk duan vetëm protestë, por ndryshim real.
Ku mund të shkohet me këtë politikë?
Protestues pa rezultat, tregojnë se protestat vazhdojnë, por pa ndikim të madh institucional, pasi SPAK vazhdon punën, nuk ka lëvizje të mëdha, dhe PD rrezikon të humbasë momentin si opozitë realiste, duke u shndërruar në lëvizje simbolike.
Rifokusim politik, ku PD kupton që protesta vetëm nuk mjafton dhe nis një proces reformimi. Krijon një platformë politike më të qartë, jo vetëm kundër Ramës, por me ide konkrete për qeverisje, bashkon forca me lëvizje të tjera opozitare, përgatit alternativë për zgjedhjet.
Përçarja mbetët frika se brenda PD mund të ketë rritje të mëtejshme. Disa demokratë mund të largohen nga Berisha, ti bashkohen forumeve të reja ose partive të reja, nëse strategjia e protestës nuk sjell investim real apo fitore simbolike. Kjo do ta dobësonte PD-në si subjekt të madh opozitar.
Mbështetje e jashtme, mbetët mundësi që PD ose Berisha të kërkojë një aleancë më të madhe me parti të tjera konservatore ose qendrore, për të rikthyer besimin e elektoratit dhe për të vendosur një alternativë më të fuqishme ndaj PS, gjë që nuk mund të ndodhë, sepse Berisha tashmë e ka kthyer PD-në në pronë të tij dhe të familjes.
Kështu, PD e sotme “Berisha kundër SPAK-ut”, rrezikon të bëhet e të mbetët parti proteste, jo parti qeverisëse ose reale opozitare.
Vetēm nqs demokratët arrijnë të kapin momentin dhe bëjnë transformim strategjik me figura të reja, politika publike dhe organizim, mund të rikthehen si forcë e besueshme.

Arben Ahmetaj nuk i trembet ekstradimit, sfidon SPAK nga Zvicra: Kërkesa është bërë që në 2023, edhe transferimin e parave e keni hetuar! Shumë shpejt do…

0

Ish-zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Arben Ahmetaj ka reaguar menjëherë nga Zvicra për lajmet e raportuara këtë të hënë në media, se Ministria e Drejtësisë ka nisur një kërkesë të re ekstradimi për të, si dhe po heton një transfertë 3 milionë euro në Austri.

Zyrtari i lartë socialist që u arratis nga Shqipëria sapo mori vesh që do ta arrestonin, dy vite më parë, thotë se kërkesa për ekstradim është bërë me urgjencë më 18 Gusht të vitit 2023, kur ai u largua nga vendi dhe e gjitha është një tymnajë.

Gjithashtu, ai ka komentuar dhe atë që ka rrjedhur nga gjyqi, se prokurori i dosjes së tij po heton një transfertë të dyshimtë 3 milionë euro nga Shqipëria në Austri, e cila pretendohet se lidhet me Arben Ahmetaj.

“Pseudo-transferta ka mbi një vit që hetohet dhe prokurori e di mirë që nuk ka asnjë transfertë midis meje dhe kujtdo tjetër, e aq më tepër biznesmenëve apo biznesmenit në fjalë. Le të ngelet si sfidë!!! Shume shpejt “përkthehet” letër-porosia”, shkruan ish-zëvendëskryeministri.

Arben Ahmetaj e quan të gjithën një tymnajë dhe lajm të rremë, ndaj sqaron si më poshtë:

1. Kërkesa për ekstradim ka mbi dy vjet që është bërë me urgjencë në 18 Gusht të vitit 2023. Ligji e përcakton që bëhet vetëm një kërkesë. Dhe sikur të kishte do të ishte në vazhdën e tymnajës…

2. ⁠Pseudo-transferta ka mbi një vit që hetohet dhe prokurori e di mirë që nuk ka asnjë transfertë midis meje dhe kujtdo tjetër, e aq më tepër biznesmenëve apo biznesmenit në fjalë. Le të ngelet si sfidë!!! Shume shpejt “përkthehet” letër-porosia.

3. ⁠Pse bëhet zhurma e iniciuar me qëllim nga regjimi??? E thjeshtë fare! Të hiqet vëmendja nga mega skandalet e fundit dhe nga bashkëpunimi me krimin e organizuar dhe kartelet e drogës.

4. ⁠Më shumë detaje, në vijim….

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, prej korrikut të 2023 ndodhet në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Fshehje të pasurisë”, “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim parash”.

Atij i janë sekuestruar disa pasuri dhe prona dhe një pjesë e tyre dyshohet të jenë vënë falë marrëdhënies me pronarët e inceneratorëve Klodian Zoto e Mirel Mërtiri, të cilët ndodhen po ashtu në kërkim. Arben Ahmetaj ka aplikuar për azil në Zvicër, bashkë me partneren Erjola Hoxha dhe vajzën e mitur.

Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi paraqitet në SPAK

0

Deputeti i Pastrisë Demokratike, Oerd Bylykbashi është paraqitur këtë të martë në SPAK.

Ende nuk dihen arsyet e paraqitjes së demokratit në Prokurorinë e Posaçme.

21 Janari, Sali Berisha injoron SPAK-un: Nuk jam të premten!

0

Sali Berisha përmes avokatit të tij, Genc Gjokutaj ka informuar SPAK se nuk do të jetë në Shqipëri të premten.

Për këtë shkak, ka kërkuar që të pyetet në dy ditët në vijim, ose pas së hënës.

Sali Berisha mori edhe urdhër-thirrjen për t’u paraqitur në Prokurorinë e Posaçme lidhur me çështjen e “21 Janarit”.

Berisha është njohur me këtë urdhër-thirrje dhe ka nënshkruar, këtë të hënë, teksa u paraqit në SPAK, në zbatim të masës “detyrim paraqitje”.

Gjatë fjalës së tij para gazetarëve, ish-kryeministri, Sali Berisha, nënkuptoi dijeninë e tij për një njoftim të tretë nga SPAK për të dhënë deklarime për 21 janarin. Berisha nuk e deklaroi qartë, por pyetjes nëse ishtë njoftuar për t’u paraqitur të premten ish-kryeministri u shpreh: “Ja si vepron Spak, e marrin njoftimin gazetarët më herët”.

POSTIMET E FUNDIT