Kreu Blog Faqe 8

Hajdute Belinda Balluku mobilizon strukturat e Fierit, deputetët dhe kryetarët e degëve ndezin motorët për zgjedhjet në PS

0

Drejtuesja politike e PS në qarkun e Fierit, Belinda Balluku ka mbledhur pasditen e kësaj të enjte strukturat lokale, për t’u mobilizuar për zgjedhjet brenda kampit socialist, të cilat do të vazhdojnë deri ne Qershor.

“Në qarkun e Fierit, së bashku me deputetët dhe kryetarët e degëve të Partisë Socialiste, ndezëm motorët për një tjetër proces të rëndësishëm. Po forcojmë organizimin dhe po zgjerojmë familjen tonë të madhe socialiste, duke mirëpritur këdo që dëshiron të bëhet pjesë e këtij rrugëtimi.

Të gatshëm për betejën e radhës elektorale, duke pasur në vëmendje çdo qytetar dhe duke përcjellë zërin e çdo komuniteti. Njerëzit janë forca jonë e vërtetë dhe mbështetja e tyre është motivimi më i fortë për të bërë gjithmonë e më shumë në shërbim të tyre”, shkruan ajo.

Belinda Balluku mori besimin e kryeministrit Edi Rama për të drejtuar qarkun e Fierit, pak ditë më parë në Asamblenë Kombëtare të PS, për shkak të rezultatit historik që arriti në zgjedhjet e 11 Majit 2025, duke shënuar rekord me 12 mandate.

“Paketa e Maleve” si mekanizëm kontrolli: Nga zhvillimi i shpallur te centralizimi

0

Shkruan Matilda Kurti

Tiranë, 2026 – Deklarata e kryeministrit Edi Rama, që kushtëzon rikandidimin e kryebashkiakëve me realizimin e “10 paketave të maleve”, nuk është thjesht një orientim politik apo objektiv zhvillimi. Ajo përfaqëson një model të ri marrëdhënieje mes pushtetit qendror dhe atij vendor—një model që meriton të analizohet si fenomen politik dhe institucional.
Së pari identifikohet hapur, kushtëzimi si parim qeverisjeje
Në thelb të kësaj deklarate qëndron një ide e vetme: legjitimiteti politik nuk buron më nga vota, por nga përmbushja e objektivave të vendosura nga qendra.
Kjo është zhvendosje thelbësore. Nga një sistem demokratik ku: qytetarët zgjedhin institucionet lokale vendosin dhe qeveria qendrore koordinon, në nje dimension tjetër, si në këtë rast ku:
qendra vendos objektivat, pushteti vendor i zbaton
ndersa në rastin konkret, qytetarët mbeten jashtë këtij cikli real vendimmarrës.
Kështu, “Paketa e Maleve” shndërrohet nga një instrument zhvillimi në një mekanizëm filtrimi politik.
Por pyetja lind: kush cënohet në këtë rast? Mos vallë cënohet, rënia e vullnetit të votës?
Kur rikandidimi nuk varet nga votuesit, por nga përmbushja e një targeti administrativ:
vota humb funksionin e saj përcaktues dhe zgjedhjet kthehen në një formalitet legjitimues
Në këtë kontekst, qytetari nuk është më aktori kryesor i demokracisë, por një element periferik në një proces tashmë të parapërcaktuar.
Ketu lind erozioni i barazisë në vendimmarrje
Strukturat lokale, që në teori duhet të jenë autonome, në praktikë: humbasin të drejtën për të përzgjedhur kandidaturat, dhe kufizohen në rolin e zbatuesit të politikave qendrore.
Kjo krijon një sistem ku: barazia institucionale zëvendësohet nga varësia politike
Bashkitë nuk konkurrojnë më përmes ideve apo performancës, por përmes përputhshmërisë me kërkesat e qendrës.
Por jo vetëm, këtu fillon të ndodhi shpronësimi i dyfishtë i qytetarit. Efekti më i thellë është mbi qytetarin:
Shpronësimi ekonomik
– përmes vendimeve mbi tokat dhe burimet natyrore, që mund të kalojnë në duar private pa një proces të qartë përfitimi publik
Shpronësimi politik
– vota nuk përcakton më drejtimin e pushtetit vendor
Kështu krijohet një realitet ku qytetari: nuk kontrollon më as territorin, as përfaqësimin e tij.
Të gjitha këto procese çojnë në një pikë të vetme: centralizimin e pushtetit
Kryebashkiakët do varen nga qendra për karrierën e tyre
Vendimet lokale do burojnë nga politika qendrore
Interesat ekonomike lidhen me rrjete të centralizuara vendimmarrjeje.
Në këtë model, pushteti vendor nuk është më autonom, por një zgjatim administrativ i qeverisë qendrore.
Në këtë rast kemi të bëjme me faktin: Ekonomia do perdoret, si instrument politik.
“Paketa e Maleve” prezantohet si zhvillim ekonomik, por: përzgjedhja e projekteve, ritmi i miratimit, lidhja me karrierën politike, e kthejnë ekonominë në një mjet kontrolli politik.
Kjo krijon një rrezik të dyfishtë: deformim të tregut
orientim të investimeve jo nga nevoja reale, por nga interesi elektoral dhe politik
Si përfundim: Në pamje të parë, “Paketa e Maleve” është një iniciativë zhvillimi.
Në analizë të thelluar, ajo rezulton të jetë:
1- një mekanizëm seleksionimi politik
2- një instrument centralizimi institucional
3- një model që dobëson lidhjen mes qytetarit dhe vendimmarrjes.
Në këtë kuadër, deklarata e Edi Ramës është një tregues i një transformimi më të gjerë:
nga demokracia e bazuar në votë
drejt një sistemi të bazuar në kontroll dhe përputhshmëri politike.

Thirrjet “UÇK -UÇK”… të tifozëve në Bratislavë, Serbia kërkon dënimin e Kosovës

0

Suksesi i madh i Kosovës ndaj Sllovakisë, duke bërë kështu një hap tutje drejt kualifikimit në Kampionatin Botëror të futbollit, duket se ka penguar tej mase opinionin në Serbi.

Media serb “Mondo” ka reaguar ashpër ndaj atmosferës së krijuar nga tifozët kosovarë në Bratislavë.

Në artikullin e publikuar nga kjo media, kritikohen brohoritjet “UÇK” nga tifozët e Kosovës, duke i cilësuar ato si të papranueshme dhe duke kërkuar reagim nga UEFA dhe FIFA.

Reagimi i tillë vjen në një moment kur Kosova po shënon një nga sukseset më të mëdha në arenën ndërkombëtare, pasi përmbysi rezultatin ndaj Sllovakisë dhe siguroi kalimin në finalen e “play-off”-it për Kupën e Botës 2026, ku do të përballet me Turqinë më 31 mars.

Ministrat e “Qeverisë së Krimit”, me hap rreshtor në Ambasadën Amerikane

0

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka zhvilluar një turnei takimesh me ministrat e emëruar së fundmi nga kryeministri Edi Rama, ku ju ka bërë të qartë prioritetet kryesore të SHBA-së në Shqipëri.

Në vetëm pak ditë e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn ka vënë në rrjesht Zëvendëskryeministren Albana Koçiu, Ministrin e Mbrojtjes Ermal Nufi, Ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha, Ministrin e Energjisë dhe Infrastrukturës Enea Karakaçi, Ministrin e Drejtësisë Toni Gogu, Ministrin e Brendshëm Besfort Lamallari, si dhe Ministren për Marrëdhëniet me Parlamentin Erjona Ismaili.

Ajo u ka kërkuar ministrave të Ramës, që të fokusohen te lufta kundër krimit të organizuar, forcimi i angazhimeve në NATO dhe krijimi i kushteve të drejta për kompanitë amerikane.

“Gjatë javëve të fundit, e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn zhvilloi takime me ministrat e emëruar së fundmi në detyra të reja; Zëvendëskryeministren Albana Koçiu, Ministrin e Mbrojtjes Ermal Nufi, Ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha, Ministrin e Energjisë dhe Infrastrukturës Enea Karakaçi, Ministrin e Drejtësisë Toni Gogu, Ministrin e Brendshëm Besfort Lamallari, si dhe Ministren për Marrëdhëniet me Parlamentin Erjona Ismaili.

Znj. VanHorn ritheksoi përkushtimin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në zbatimin e agjendës së Shtëpisë së Bardhë të Trump: eliminimin e plotë të karteleve të krimit të organizuar, bindjen e aleatëve të NATO-s për të respektuar angazhimin e tyre të Hagës për shpenzimet në fushën e mbrojtjes dhe marrëveshje të drejta për kompanitë amerikane që bëjnë biznes në Shqipëri. Ne vazhdojmë të punojmë me partnerë në të gjitha ministritë dhe institucionet që ndajnë angazhimin tonë për dhënien e rezultateve si për amerikanët, ashtu edhe për shqiptarët”, shkruan ambasada e SHBA-së.

Indeksi Global i Persekutimit ndaj të Krishterëve: Trendet e autoritarizmit, nacionalizmit fetar dhe qëndrueshmërisë në vitin 2025–2026

0

Shkruan Konstantin Luci

Persekutimi fetar mbetet një nga sfidat më serioze për të drejtat e njeriut në botën bashkëkohore, duke prekur miliona besimtarë të krishterë në mbi 50 shtete. Sipas International Christian Concern (ICC), Indeksi Global i Persekutimit për vitin 2025 ofron një analizë të thellë të dinamikave globale, duke nxjerrë në pah rritjen dramatike të autoritarizmit, zhvendosjeve masive dhe nacionalizmit fetar, të cilat po ndryshojnë ndjeshëm peizazhin e lirisë fetare. Raporti thekson se rreth 300 milionë të krishterë përballen me forma të rënda persekutimi, përfshirë burgosje, tortura dhe vrasje. Ky punim analitik shqyrton të dhënat e ICC për vitin 2025, duke i lidhur ato me përditësimet e vitit 2026 nga Open Doors World Watch List (WWL 2026) dhe raportet më të fundit të ICC-së, si dhe me burime të tjera të pavarura si Institute for International Religious Freedom (IIRF) dhe USCIRF. Qëllimi është të ofrojë një panoramë objektive, të mbështetur në statistika dhe tendenca të verifikuara, pa paragjykime normative.Raporti i ICC për vitin 2025 identifikon tre tendenca kryesore që po riformësojnë persekutimin global.
Së pari, rritja e autoritarizmit dhe zhvendosjeve masive: regjimet autoritare e konsiderojnë ushtrimin e lirë të fesë si kërcënim për stabilitetin e tyre politik. Në Nikaragua, qeveria ka ndërmarrë masa të ashpra ndaj organizatave fetare, duke revokuar licenca, vendosur taksa mbi të ardhurat e kishave dhe rritur mbikëqyrjen shtetërore. Si rezultat, shumë besimtarë janë detyruar të emigrojnë ose janë përballur me burgosje.
Së dyti, nacionalizmi fetar: në Indi, ideologjia Hindutva ka nxitur forcimin e ligjeve anti-konvertim në disa shtete, duke çuar në arrestime dhe sulme ndaj komuniteteve të krishtera. Në këtë kontekst, liderët fetarë shpesh stigmatizohen si tradhtarë, ndërsa besimtarët përballen me presion të vazhdueshëm social dhe ligjor.
Së treti, shtypja transnacionale dhe përdorimi i teknologjisë: disa shtete eksportojnë teknologji survejimi për të monitoruar komunitetet fetare, ndërsa në rajone si Afrika Qendrore dhe Saheli, grupe terroriste si ADF dhe ISWAP zëvendësojnë strukturat shtetërore, duke shkaktuar mijëra viktima dhe miliona të zhvendosur.
Megjithatë, raporti nënvizon edhe qëndrueshmërinë e komuniteteve të krishtera. Në Iran, kisha nëntokësore po rritet me ritme të shpejta pavarësisht represionit shtetëror, ndërsa në Indonezi besimtarët vazhdojnë të praktikojnë fenë e tyre përballë presionit nga grupe ekstremiste.
Periudha 2024–2025 solli përkeqësime të dukshme. Në Nikaragua, përveç lirimit të disa klerikëve, u shtuan taksat dhe u mbyllën qindra organizata të lidhura me Kishën. Në Indi, ligjet anti-konvertim kontribuan në rritjen e incidenteve të dhunshme, përfshirë rikthime të detyruara në hinduizëm. Ndërkohë, në Afrikë, veçanërisht në rajonin e Sahelit dhe në Nigeri, sulmet terroriste shkaktuan mijëra viktima dhe zhvendosje masive. Në Republikën Demokratike të Kongos, grupi ADF vazhdoi sulmet vdekjeprurëse ndaj komuniteteve të krishtera.
Të dhënat për vitin 2026 tregojnë një përkeqësim të mëtejshëm të situatës. Sipas Open Doors WWL 2026, mbi 388 milionë të krishterë përballen me nivele të larta persekutimi, që përfaqëson një rritje të ndjeshme krahasuar me vitin e mëparshëm. Numri i të vrarëve ka arritur nivele rekord, me mijëra viktima të raportuara vetëm në një periudhë njëvjeçare. Në Nigeri, situata është veçanërisht alarmante, ku raportet tregojnë për mijëra të vrarë dhe sulme të vazhdueshme ndaj kishave. Financimi i grupeve terroriste përmes rrëmbimeve dhe taksave ilegale ka krijuar një ekonomi dhune që përhapet edhe në rajone të tjera. Në Republikën Demokratike të Kongos, dhuna mbetet e përhapur dhe sistematike, ndërsa në Siri përshkallëzimi i konfliktit ka rritur ndjeshëm rrezikun për komunitetet fetare.Tendencat e reja përfshijnë rritjen e autoritarizmit në Amerikën Latine, intensifikimin e nacionalizmit fetar në Azi dhe përdorimin e teknologjive të avancuara nga grupet terroriste. Dhuna ka arritur nivele rekord në disa shtete, duke reflektuar një krizë globale në përkeqësim. Në përfundim, të dhënat nga ICC dhe përditësimet e vitit 2026 tregojnë qartë një përkeqësim sistematik të persekutimit ndaj të krishterëve, të nxitur nga faktorë politikë, ideologjikë dhe ekonomikë. Megjithatë, qëndrueshmëria e komuniteteve të prekura dëshmon se besimi vazhdon të mbijetojë edhe në kushte ekstreme. Kjo situatë kërkon reagim të koordinuar ndërkombëtar, duke përfshirë mbështetjen për të zhvendosurit, masa ndaj aktorëve përgjegjës dhe mbrojtjen e lirisë fetare si një e drejtë themelore e njeriut. Vetëm përmes angazhimit të vazhdueshëm dhe solidaritetit global mund të frenohet kjo valë e përhapur e dhunës.

FBI greke bastis b*rdellot e Athinës, të paktën 12 arrestime! Prishën vulat e dyerve dhe…

0

Mediat informuan se u bastisën të paktën 6 shtëpi publike.

Konkretisht, FBI -ja greke kreu kontrolle në 6 bordello në zonën e Athinës me qëllim identifikimin e viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore dhe shfrytëzimit seksual, ku u arrestuan gjithsej 12 persona (11 gra dhe një burrë), të akuzuar për shkelje të vulave.

Kjo, pasi u verifikua se të gjitha bordellot kishin urdhër të mëparshëm mbylljeje dhe mungesa licencash.

Përveç kësaj, 4 prej të arrestuarve u konstatua se nuk kishin dokumente të ligjshme qëndrimi në vend, gjë që e rëndon më tej dosjen e çështjes.

Siç zbuloi hetimi, bordellot në fjalë ishin vulosur vazhdimisht pas vendimeve të autoritetit kompetent komunal, ndërsa gjatë kontrolleve u sekuestrua edhe shuma prej 760 eurosh.

Të arrestuarit po çohen në prokurorinë kompetente, ndërsa procedura për vulosjen e sërishme të bordello-ve është duke u zhvilluar.

Po presim Polifoton e rradhës…

0

 Shkruan Ylli Dylgjeri

Rama: Në Shqipëri nuk ka korrupsion dhe krim të organizuar, kush thotë të kundërtën u them shikoni punën tuaj…
O Rama!
Meqë na ke lënë pa punë, po shohim pak punën tënde dhe të kolegëve.
Si ska korrupsion?
Po Belën pse e hoqe? Po Diellën pse e vure? Ti je Balli pastaj vjen Balluku. Po shoqet në AKSH?
Për të mos folur për burrat me k…qe, për kriminelët dhe Oligarkët.
Këto meshkujt në Polifoto nuk janë matura 72, këto janë ministrat dhe deputetët e tu që janë sot o burgjeve ose e kanë kryer dënimin. Vetë ke thënë “se nuk do të mbrojë askënd që shkel në dërrasë të kalbur”. Sot të janë kalbur të gjithë dërrasat. Sot po mbahesh nga ushkuret. Ti ske më dimesion moral.
PSE?
Kjo Polifoto është sot me mangësi të mëdha, nuk është abdetuar, se pas kësaj dhjetra hajdutë të tjerë, të korrupsionit janë gati të bëjnë Polifoton e rradhës.
I vetmi prodhim që ka sukses në Shqipëri është korrupsioni. Këtu del me tejkalim plani Ti. Apo mos të flasim edhe për qindra milion euro humbje që u ke shkaktuar shqiptareve? Korrupsion këtu ka kudo. Fillon nga shtëpia jote, vazhdon në qeveri, shkon në parti, vijon në Bashki, shkon në Drejtësi, në Polici, në shtyp… Uffffffff, u lodhëm duke dëgjuar çdo ditë, duke parë e duke shkruar. Vetëm Ty të është trashur lëkura e të janë qepur buzët. Ti sot nuk ndjen më. Të është gangrenizuar mishi. Aq e vërtetë është kjo sa edhe Marta Kosit ja kishe mbushur mëndjen se në Shqipëri nuk reagojnë e janë familjarizuar me korrupsionin. Ndërkohë Ne po e presimi Kosin të dalë edhe Ajo në Polifoto si koleget e saj në BE që u morën në ndjekje penale, se për agjente të serbëve ty stë bën më përshtypje se i bën vetë shërbime Vuçiçit, agjentet i ke të trashëguar edhe në stafe, duke filluar nga Batoni që i është bërë beton korrupsioni. Kështu degjuam ti thoshte Milosheviçi në gjygj Batonit.
Çtët them më?
Po presim Polifoton e rradhës…

DASH publikon listën me vendet më të rrezikshme për amerikanët, ja si renditet Shqipëria, Kosova dhe shtetet e tjera të rajonit

0

Sipas DASH, këto këshilla udhëtimi janë hartuar për të ndihmuar amerikanët të planifikojnë udhëtimin e tyre me një pamje më të plotë të rreziqeve dhe sigurisë dhe për të mbrojtur veten jashtë vendit.

Shqipëria dhe Kosova renditen në Nivelin 2, ku amerikanët këshillohen të ushtrojnë kujdes të shtuar. Edhe Serbia po ashtu renditet në nivelin 2, ndërsa dy fqinjët e tjerë Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi renditen në nivelin 1, niveli më i ulët i alarmeve të udhëtimit, ku amerikanët nxiten të praktikojnë masat paraprake të zakonshme.

Irani është konsideruar si destinacion i Nivelit 4 “Mos udhëtoni”, ndërsa agjencia thekson rrezikun e lartë të “terrorizmit, trazirave, rrëmbimeve, arrestimeve arbitrare të qytetarëve amerikanë dhe ndalimit të padrejtë”. Vendet fqinje si Arabia Saudite, Omani, Kuvajti dhe Bahreini janë renditur në Nivelin 3, ku rekomandohet “Ushtroni kujdes të shtuar” ose “Rishikoni udhëtimin”.

Vendet e Nivelit 1 përfshijnë:

Niveli 1 është niveli më i ulët i alarmeve të udhëtimit, dhe amerikanët që nxiten të “praktikojnë masat paraprake të zakonshme”.

Andorra
Anguilla
Antigua dhe Barbuda
Argjentinë
Aruba
Australi
Austri
Barbados
Bermuda
Butani
Bonaire
Ishujt e Virgjër Britanikë
Brunei
Bullgaria
Kepi ​​i Gjelbër
Kanada
Ishujt Kajman
Kroacia
Kuraçao
Qipro
Çekia
Dominikë
El Salvador
Estonia
Shtetet Federale të Mikronezisë
Fixhi
Finlanda
Guiana Franceze
Polinezia Franceze
Inditë Perëndimore Franceze
Gjeorgji
Greqi
Guadelupë
Hungaria
Islanda
Irlandë
Japoni
Kazakistani
Kiribati
Kuvajt
Kirgistani
Letonia
Lihtenshtajni
Lituania
Luksemburg
Malajzi
Maltë
Ishujt Marshall
Martinikë
Mongolia
Mali i Zi
Montserrat
Nauru
Zelanda e Re
Norvegji
Palau
Paraguai
Polonia
Portugali
Republika e Maqedonisë së Veriut
Rumania
Saba
Shën Bartolemi (Indet Perëndimore Franceze)
Shën Kits dhe Nevis
Shën Luçia
Shën Martini (Indet Perëndimore Franceze)
Shën Vincent dhe Grenadinet
Samoa
Senegali
Sejshellet
Singapor
Shën Eustatius
Shën Martin
Sllovakia
Slloveni
Koreja e Jugut
Surinam
Zvicër
Tajvan
Tonga
Turkmenistani
Tuvalu
Uzbekistani
Vanuatu
Vietnami
Zambia
Vendet e Nivelit 2 përfshijnë:

Në destinacionet e Nivelit 2, amerikanëve u këshillohet të “ushtrojnë kujdes të shtuar”.

Shqipëria
Algjeri
Angola
Antarktida
Armenia
Bahamas
Belgjikë
Belize
Benin
Bolivi
Bosnjë dhe Hercegovinë
Botsvana
Brazili
Kamboxhia
Kamerun
Kili
Kinë
Komore
Kosta Rika
Kuba
Bregu i Fildishtë (Bregu i Fildishtë)
Danimarka
Xhibuti
Republika Dominikane
Ekuador
Egjipti
Guinea Ekuatoriale
Eritrea
Eswatini
Ishujt Falkland
Francë
Gabon
Gjermania
Ganë
Gjibraltar
Groenlandë
Grenada
Guinea
Hong Kong
India
Indonezi
Ishulli i Manit
Italia
Xhamajka
Kenia
Kosovë
Laosi
Lesoto
Liberia
Makao
Madagaskar
Malavi
Maldive
Mauritius
Meksikë
Moldavia
Monako
Marok
Mozambik
Namibia
Holanda
Panama
Peru
Filipinet
Republika e Kongos
Ruanda
San Marino
Sao Tome dhe Principe
Serbia
Sierra Leone
Ishujt Solomon
Afrika e Jugut
Spanjë
Sri Lanka
Suedi
Taxhikistan
Tajlandë
Gambia
Timori Lindor
Togo
Tunizia
Turqi
Ishujt Turks dhe Kaikos
Mbretëria e Bashkuar
Uruguai
Qyteti i Vatikanit
Zimbabve
Vendet e Nivelit 3 përfshijnë:

Në vendet e Nivelit 3, amerikanëve u këshillohet të “rishqyrtojnë udhëtimin”, me qeverinë që vëren rreziqe të tilla si krimi në rritje, rrëmbimi, terrorizmi ose problemet e shërbimit shëndetësor.

Azerbajxhani
Bahrein
Bangladesh
Burundi
Çad
Kolumbia
Qipro
Republika Demokratike e Kongos
Etiopia
Guatemalë
Guinea-Bissau
Guajana
Hondurasi
Izrael
Jerusalem
Jordania
Kuvajt
Mauritani
Nepal
Kaledonia e Re
Nikaragua
Nigeria
Oman
Pakistani
Papua Guinea e Re
Katar
Arabia Saudite
Tanzania
Trinidad dhe Tobago
Uganda
Emiratet e Bashkuara Arabe
Venezuela
Vendet e Nivelit 4 përfshijnë:

Për vende si Irani, të cilat janë nën këshillën më të lartë të Nivelit 4, amerikanëve u është udhëzuar të shmangin udhëtimet krejtësisht.

Afganistan
Bjellorusia
Burkina Faso
Republika Qendrore Afrikane
Haiti
Irani
Iraku
Liban
Libia
Mali
Mianmar
Niger
Koreja e Veriut
Rusia
Somali
Sudani i Jugut
Sudan
Siria
Ukrainë
Jemen

Jorida Tabaku”injoron” Komisioneren Marta Kos: Korrupsioni kulturë e socialistëve, jo e shqiptarëve

0

Demokratja Jorida Tabaku, Kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik ka reaguar ndaj deklaratave të komisioneres Marta Kos, për korrupsionin në Shqipëri.

Sipas Tabakut, korrupsioni është kulturë e socialistëve, jo e shqiptarëve.

“Edhe atje në Bruksel ku komisionerja është sot, korrupsioni nuk është një çështje kuturore, është një çështje sistemi. Zv/kryeministri pas zv/kryeministrit që vjen atje fatkeqësisht përfshihet në korrupsion. Nga 61 bashki që ke sot, më shumë se gjysmën e ke të hetuar ose të dënuar për korrupsion. Kjo nuk është një çështje kulturore. Ah, po, është çështje kulturore e socialistëve, mënyra se si operojnë ata, jo e shqiptarëve”, theksoi Tabaku.

Ajo shprehet se vlerësimi për hapat e negociatave me Bashkimin Europian varet nga qëndrimi i mazhorancës.

“Reputacioni i SPAK-ut është cënuar, ku Parlamenti ka refuzuar heqjen e imutetit të ish zv/kryeministres, por nga ana tjetër edhe një retorikë sulmuese e qeverisë ndaj institucioneve të drejtësisë, duke e trajtuar drejtësinë të mirë për kundërshtarin, por jo për të. Vendet anëtare po marrin kohë, po sigurohen që së pari raporti reflekton situatën këtu në terren”, tha Tabaku.

Ajo vlerëson se objektivi për vitin 2027 është i pasigurt.

“Ky proces nuk është një proces prezantimi power point, se sa bukur flasim anglisht në Bruksel, por ky proces është proces reformash të realizuara këtu. Kështu që, për mua 2027 ka qënë në pikëpyetje muaj më parë, tani po vihet në pikëpyetje edhe nga KE”.

Në lidhje me procesin e integrimit, Tabaku thekson se pengesat lidhen me vendimmarrjet e qeverisë.

“Raporti i IBAR është bllokuar sot sepse nuk është dhënë imuniteti i zv/kryeministrit. Propozimet e ndryshimeve të kodit të procedurës penale nga ana e qeverisë për t’i dhënë imunitet vetes së tyre nga hetimet e ardhshme ndaj korupsionit janë një pengesë. Këto nuk janë thënë nga opozita as në shqip, as anglisht, as gjermanisht, këto janë thënë me qëndrime të qarta nga vendet anëtare. E keqja e këtij vendi nuk është opozita. Ata që po e pengojnë sot procesin e integrimit janë ulur atje në qeveri dhe janë duke e treguar qartësisht që vullneti politik mungon”, tha ajo për A2CNN.

Në fund, Tabaku kritikon idenë e lidhjes së procesit të integrimit me vende të tjera të rajonit. “Shqipëria nuk mund ta lidhë procesin e integrimit me Serbinë. E ardhmja e Shqipërisë është e lidhur në mënyrë të pashmangshme me Kosovën së pari dhe së dyti, ne ndodheshim pak muaj më parë njëlloj me Malin e Zi”.

Nagavci kërkon që Osmani të jetë mirënjohëse ndaj VV’së: Të na falënderojë publikisht për bashkëpunimin korrekt

0

Kryetarja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, është deklaruar sërish lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit, dhe, mundësive të presidentes Vjosa Osmani për një mandat të dytë në krye të shtetit.

Nagavci, ka thënë se me presidenten kanë ‘’pasur një raport shumë korrekt profesional”, dhe se, Osmani duhet t’i shprehë ‘’publikisht falënderimet për bashkëpunimin’’ me VV’në.

Nagavci, në intervistën për Euronews Albania u shpreh se Vjsa Osmani nuk i ka votat e nevojshme për t’u rizgjedhur presidente

“Gjatë kësaj kohe është diskutuar shumë për zonjën Osmani, ne ja kemi bërë me dije se nuk janë 80 deputetë të qëndrojnë në sallë, që nuk e mbështesin edhe për një mandat. Kemi pasur deklarata publike, ka edhe deputetë të LDK që nuk e mbështesin, ajo nuk i ka votat për t’u rizgjedhur. Duhen firmat, PDK e ka bërë të qartë që nuk e mbështet, edhe brenda LDK nuk kanë qenë të gjitha nënshkrimet. Ne e kemi bërë të qartë që nuk kemi pasur hatërmbetje as më herët, përkundër që ne kemi pasur një pesë vjeçar të bashkëpunimit në pozitat institucionale, kemi pasur një raport shumë korrekt profesional, dhe zonja Osmani, unë besoj që më e pakta që duhet të bëjë, dhe do ta bëjë, besoj, është që të shprehë edhe publikisht falënderimet që ka pasur në mënyrë joformale ose jo publike për bashkëpunimin që kemi pasur’’, ka thënë ajo.

POSTIMET E FUNDIT