Kreu Blog Faqe 82

Varri, që harrimi e përpiu dhe shpirti që u fik

0

Shkruan Albert Vataj

Çapitja e hapave e pëshpërima e zërave, i kishin lënë vendin një heshtjeje që nderej si një mantel llamburitës mbi varreza. Nata strukej nëpër degët e qiparisave si tufë korbash. Drita e qirinjve dridhej purtek mermerëve. Te një cep ku errësira zhytej pus, diçka lëvizi. Pasoi një zhurmë e pakët dhe më pas…
Ai u zgjua nga një gjumë i gjatë e i thellë. Shkundi pluhurin e kohës, që i kishte rënë mbi supe. Shtriqi gjymtyrët dhe i dha vetes të ngrihej. Tentoi për herë të dytë, por pa mundur dot të shkulej.
I dha edhe një herë, dhe… doli nga dërrasat e kalbura, e flakuroi vrullshëm jashtë. Ishte natë, natë t’shumësh, nata e kujtesës dhe përshpirtjes, nata e shenjtorëve. Rretheqark s’pipëtinte asgjë. Një heshtje që vetëm në varre mund të dëgjohet kaq gjëmimshëm, kishte gllabëruar gjithçka të këtij teatraliteti ndërdybotësh. Ngado, statuja guri, engjëj të murosur, kryqe e ikona të gjithfarshme, dhe qirinjtë që dridheshin në kuqëlimin e dritës, duke u pakur në flakën e vet.
Lule, lule gjithandej. Diku, diku, ndonjë send që i është kthyer të ikurit, rri mbi mermerët që djersijnë nga nata. Lutjet dhe përshpirtjet janë tretur në eter e kryqeve dhe ikonave që shpojnë terrin.
Ndërsa përpiqej të vizatonte peizazhin mortor të kësaj nate solemne, natë të të ngjiturit të shpirtit në qiell… apo të fikunit në ajrin e cergëta të harrimit, u përmend dhe pa se ishte ulur mbi varrin e tij.
Ç’të shihte?!
Një pllakë e thyer ku pothuajse ishin shuar çdo shkronjë e germë. Çdo konturë dhe shifër ishte ngrënë nga koha dhe harrimi. Ai kishte harruar emrin e tij. Vitin kur kishte lindur dhe kur kishte vdekur, nuk e dinte, dhe s’skishte mbetur asgjë në fytyrë të kësaj toke që t’ia tregonte. Rrethaz barishte dhe ferra harbonin, duke u gërmushur pikëllimshëm mbi varrin, që e kishte bluar shiu e akulli, era e cerga, pakujdesi e mohimi. Atë drejtkëndor betoni, që po e hante dheu, e rrethonte një ceremonial i mermertë mortorë që shtrihej ngado, duke e mbajtur pezull këtë botë shpirtrash.
E preku me duar atë copës të mbetur të asaj kujtese të akullt, që rrekej ta mbante në jetën e përjetshme, ashtu përdhunshëm. E preku me drojë dhe ledhatime të gërrvimta, dhe një ndjesi e akullt e përshkonte. I dukej se një rrymë po tentonte ta përpinte, për ta kthyer nga kishte ardhur.
Ishte hera e parë, dhe e fundit, që ai vinte, jo për të takuar dikë, për t’iu dhënë ndonjë pengu apo përmbushur amanetin që s’e tret dheu, se sa për të parë e ndjerë, nëse ndonjë kujtesë po e priste. Por jo!
U kredh gjatë duke prekur varrin e tij, atë çfarë kishte mundur ti bënte qëndresë harrimit.
Vdekur kishte qyshkur, por sot ai po ndjente, se kishte ardhur momenti të shuhej, për të mos mbetur më asgjë, për t’u ndarë me përjetësinë, duke shpërbërë brenda vetes edhe shkëndijën e fundit të dritës së amshimit.
U ngrit në këmbë dhe duke u mbajtur mbi një kryq të thyer, ia nguli sytë e fikur qiellit, dhe me sa fuqi që kishte i’a dha një britme të thekshme. Pemët u dridhen e toka u tund, qielli u hap. Pushtoi ai zë i mbramë shpirti si një jehonë e gjatë duke kapluar rrathekrah frikshëm.
Qyteti u zgjua i lemerisur, ende pa zbardhur drita, nga piskama e mistershme që vijonte të jehonte, duke rrokaqiellur. Askush nuk mori vesh se ç’farë kishte ndodhur, deri me pak ditë, kur roja i varrezave i shastisur nga thirrja, ishte tundur nga kllapia e gjumit, për t’iu vënë pas zhurmës dhe për të sosur te një varr që e kishte përpirë dheu.

Miq!
Të shtrenjtit tanë, edhe ne një ditë, do të ikim, me shpresën se kemi lënë pas dikë të na kujtojë, dikë të kthehet një ditë dhe të ndezi një qiri duke na bërë fajtor, për çfarë nuk mundëm të ishim për ta, apo të na kërkojë falje, për çfarë atë e bën fajtor, sa jetën ndanim bashkë.
Jo vdekja, jo, por mohimi na ndan një here e përgjithmonë nga të shtrenjtit tanë, nga ata që ikën pa na marrë leje, edhe ata që shkuan në një jetë tjetër, duke marrë me vete një pjesë tonën.
Nëse ata që i deshëm, duam ti kemi përgjithmonë me ne, sa të jemi, duhet t’i kujtojmë. Ndoshta nuk kemi para tu bëjmë varre monumentale, t’u thurim memuare apo t’i përjetësojmë në akte sublimiteti, por nëse kemi respekt për veten, dashuri, mall për ta, dhe dhimbje, i kujtojmë, e ç’rëndësi ka, me një foto të postuar në rrjetet sociale, një përshpirtje, ndezjen e një qiriri, apo pastrimin e pllakës së varrit. Thjeshtë nuk i lëmë që ata të harrohen dhe harrimi t’i shuaj përgjithmonë ata dhe të marrë nën kërcënim çfarë e tyre është në ne dhe çfarë ne jemi në dimensionet e përjetësisë.

Ai varr që toka përpiu është një shpirt i fikur, një britmë në heshtjen e trazimtë, ku përkundet e shkundet përditshmëria jonë, dhe misterit prejku dheu u shemb, që vjen, për të na kujtuar se askush nuk vdes kur dorëzon frymën këso jete, por kur harrohet.

A ka mundësi Vetëvendosja të krijojë qeverinë në Kosovë?

0

Shkruan Zef Ndreka

Mund të themi që që në fillim se mundësitë që Lëvizja Vetëvendosje të formojë qeverinë në Kosova janë të konsiderueshme, por jo të sigurta.
Ka disa faktorë të domosdoshëm që duhet të përmbushen.
Cilët janë faktorët që rrisin gjasat e krijimit të qeverisë?
– Presidentja Vjosa Osmani ka mandatuar kandidatin e VV-së Glauk Konjufca për formimin e qeverisë.
– VV pretendon se ka të paktën 56 deputetë (të barabartë me votat që mori kryeministri në detyrë Albin Kurti në seancën e kaluar) dhe që “minimumi” i Konjufcës është i garantuar sipas kësaj deklarate.
– Kushtetuta lejon që pasi kandidati i parë dështon, Presidentja të mandatoj kandidatin e ardhshëm dhe Osmani e bëri pikërisht këtë.
– Fakti që VV është partia e parë më e madhe, e vë atë në pozicion të favorizuar për të tentuar krijimin e shumicës.
Por ka edhe disa faktorë te tjetë që e bëjnë sfidë krijimin e qeverisë.
– Qeveria duhet të marrë minimum 61 vota në Kuvend për të miratuar kompozimin e saj. Kjo përbën pengesë nëse VV nuk arrin të sigurojë mbështetje nga parti të tjera.
– VV deri tani ka deklaruar se nuk sheh mundësi për koalicion me partitë të cilat nuk janë rreth tyre dhe kjo mund të kufizojë opsionet për një shumicë të sigurtë.
– Poltikisht, në Kosovë krijimi i qeverive shpesh përfshin kompromis dhe marrëveshje me parti të tjera ose grupime, nqs VV refuzon të bëjë lëshime, mund të mbetet në vështirësi.
– Ekziston mundësia që procesi të ndërlikohet me opozitë të fortë, deri në bllokim në Kuvend, ose mos bashkëpunim nga partitë që nuk duan VV-në në pushtet.
Në vlerësimin e përgjithshëm duke peshuar të mirat dhe të këqijat, do të thoja se gjasat për VV për të formuar qeverinë nuk janë shumë të sigurta.
Nqs do të më shtynte intuita, mund të them se VV mund të arrijë shumicën dhe të formojë qeverinë, por me kushtin që të bëjë disa marrëveshje strategjike.
Nqs nuk bën marrëveshje ose refuzon fleksibilitetin, gjasat bien ndjeshëm dhe mund të mos arrihet krijimi i qeverisë së re.

Lëvizjet nga SPAK, Sali Berisha deklaron: Ose largohet Edi Rama, ose është fundi i opozitës!

0

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike është mbledhur këtë të mërkurë, ku kryetari i kësaj force politike Sali Berisha foli për çështjen e kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgimin e Durrësit, që prej muajit shkurt të vitit 2025 dhe për thirrjen e zv.kryeministres Belinda Balluku në SPAK.

Berisha tha se tani e ka radhën kryeministri Edi Rama të hetohet nga prokurorët. Madje shtoi se ose ai largohet nga pushteti, ose ky është fundi i opozitës.

“O ai largohet, ose është fundi i opozitës. Të jem shumë i sinqertë. Kam besim të guximi, tek trimëria dhe vendosmëria e demokratëve, e opozitarëve. Tani e kanë lakuriq narkosin, s’ka më iluzione.”, tha Berisha.

Më tej, Berisha nisi të fliste për zgjedhjet e 11 Majit, raportin e OSBE-ODIR dhe progres-raportin e publikuar një ditë më parë nga Komisioni Europian për Shqipërinë.

“Sot apo dje më mirë u publikua raporti i BE, dua të përshëndes të gjithë zyrtarët për përgjegjësinë e treguan në shkrimin e raportit. Në fakt raporti ka të gjitha pikat tona, veç gjendjes në Shqipëri. Raporti thotë se problemi kryesor në vend është se qeveria përdor institucionet për qëllime politike. Raporti është një aktakuzë ndaj qeverisë. Thotë se administrata është e politizuar dhe fondet publike keqmenaxhohen”, tha Berisha.

Sipas kreut të PD-së, raporti për zgjedhjet ka prekur problematikën kryesore të zgjedhjeve, tek barazia.

“Pra si Shën Thomai, e ka vënë gishtin aty ku prova është absolute. Tek barazia e lojës. Thotë se u keqpërdorën burimet publike, pra thotë se shteti dhe partia u sollën një me këtë nënkuptim dhe se nuk janë zbatuar rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe të Komisionit të Venecias. Pra nuk ka shkëlqim.”, tha Berisha.

Belinda Balluku e sigurtë që Palloshi i Gjatë ka frikë ta shkarkojë

0

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi në një dalje për mediat denoncoi aferat sipas tij të kryera nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.

Nga Kryesia e Kuvendit, Bardhi tha Rama se ka frikë që të shkarkojnë Ballukun nga detyra.

“Faktet tregojnë se nuk ka asgjë europiane në qeverisjen e Edi Ramës dhe se korrupsioni ka hyrë në zemër të qeverisë së tij. Dosja hetimore për zëvendëskryeministren Belinda Balluku, e cila është zyrtarisht e pandehur prej 31 tetorit, ekspozon qartë mënyrën se si funksionon pushteti i Edi Ramës.

Tenderat publikë paracaktohen sipas llogarive korruptive të Edi Ramës dhe vartësve të tij. Procedurat shkelen nga institucionet përgjegjëse me urdhër politik dhe shteti përdoret për interesat e pushtetit, interesat korruptive të zyrtarëve të lartë dhe jo për interesat e qytetarëve. Dosja Balluku nuk është një rast i izoluar, por është modeli i qeverisjes së Edi Ramës. Belinda Balluku është shembulli që tregon se abuzimi me pushtetin është kthyer në rregull dhe jo në përjashtim.”,tha Bardhi.

Edi Rama pyetet për Belinda Ballukun që është nën hetim nga SPAK, kryeministri nxehet dhe mbyll konferencën

0

Gjatë konferencës për shtyp të mbajtur pas publikimit të raportit të Komisionit Europian, Rama u pyet nga gazetarët mbi hetimin ndaj Ballukut, por zgjodhi të mos japë asnjë përgjigje dhe të mbyllë konferencën me ambasadorin e BE.

Pyetja iu bë në anglisht, me qëllim që të dëgjohej edhe nga diplomati i BE.

Pas pyetjes, kryeministri mbylli konferencën, duke mos bërë asnjë koment mbi kete çështje.

Neda ndahet nga vellai i Belinda Ballukut, pak ditë pasi Belinda u muar e pandehur, pasuritë po fshehen me divorce vipash…

0

Moderatorja Neda Balluku, i ka dhënë fund martesës dhjetë vjeçare me Ogren Ballukun, vëllain e zv.kryeministres Belinda Balluku, duke kërkuar zyrtarisht divorcin në gjykatë.

Neda ka kërkuar këtë të hënë në gjykatë divorcin nga Orgen Balluku, teksa kohët e fundit marrëdhënia e tyre ka qenë në krizë.

Ata u njohën në vitin 2010, kur të dy ishin konkurrentë të spektaklit ‘Big Brother Albania’. Një prej çifteve më të përfolur në atë kohë, Neda dhe Ogreni vendosën të martoheshin në vitin 2015. Nga kjo martesë kanë ardhur në jetë dy djemtë, Serzh dhe Zai.
Ndonëse jeta e tyre ka qenë kryesisht private, Neda nuk ka ngurruar herë pas here të rrëfejë në media momente të veçanta nga ky rrugëtim. E mediat rozë shpesh i kanë cilësuar si një ndër çiftet e ekranit që i kanë rezistuar kohës.

Por, kerkesa per divorc vjen vetem pak dite pasi SPAK mori nen akuze zevendeskryeministren Belinda Balluku pikerisht per korrupsion dhe shperdorim detyre, duke ngritur dyshime te medha edhe mbi veprimin e divorcit te vellait te saj.
Nga burime prane familjes mesohet se cifti nuk ka pasur asnje problem, por gjithcka po behet nga frika e hetimit te Belinda Ballukut qe mund te coje ne sekuestrimin e pasurive te saj dhe te familjes se saj.

Ne keto kushte, familja po mundohet te tjeteresoje pasurine, nen mentorimin e motres se Ballukut, te cilen e ka marre si avokate mbrojtese, veprim qe tregon se familja Balluku i beson vetem familjes se saj.
Madje, edhe shume komentues e kane kuptuar kete levizje qe po behet nga Neda Balluku, duke dashur te kalojne pasurine ne emer te saj, me justifikimin se pasuria eshte vene nga puna e saj si opinioniste dhe jo nga vjedhjet galopante te kunates se saj.

Te palarat e Belinda Ballukut, në drekë me ish burrin e saj, Sokol Ballën

0

Analisti Arben Meçe njihet nje nga analistet qe ka mbrojtur fort qeverine dhe pushtetin e Rames deri ne zgjedhjet e majit 2025. Madje, si nje analist i kontraktuar, qe merrte page prane ABC News.

Pra ky televizion, ku drejtor ishte dhe eshte Sokol Balla, i cili eshte ish bashkeshorti i Belinda Ballukut, u ka dhene buke sic thote populli edhe Arben Meces dhe Sokol Balles dhe Arben Mece nuk guxonte dhe nuk thonte kurre nje fjale te keqe per qeverine.

Kjo jo vetem per faktin se paguhej nga ABC News, por ishte njeriu qe ka marre perfitime goxha te mira si ekspert pas termetit te vitit 2019, qe normalisht ishin para te dirigjuara nga Rama.
Por sot ka ndodhur hataja! Arben Mece ka sulmuar ashper Belinda Ballukun, ku jo vetem ka komentuar hetimet e SPAK, por ka shkuar dhe shume me tutje, duke e akuzuar edhe per tendera te tjere te veprave publike.

Teksa ka komentuar hetimin nga SPAK ndaj zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, ai është ndalur edhe tek ndërtimi i rrugës Qukës–Qafë Plloçë.
Ai e ka cilësuar projektin e rrugës Qukës–Qafë Plloçë si një nga skandalet më të mëdha ku janë shpenzuar rreth 300 milionë euro, por rruga është jashtë çdo kondicioni për t’u përdorur.

“U bë skandali më i madh, u prodhua një e ashtuquajtur rrugë Qukës-Qafë Plloçë. 300 milionë janë shpenzuar atje dhe përsëri rruga është jashtë çdo kondicioni për t’u përdorur”, tha ai.

Pyetja nuk qendron sepse po permend disa fakte Mece dhe po sulmon Ballukun, por a eshte prishur ai me Ramen se nuk i ka dhene me rrogen. A eshte prishur me Sokol Ballen si ish burri i Belindes, apo ka marre urdher si nga Rama, ashtu dhe nga Balla per te sulmuar Belinden.
Kjo nuk dihet akoma, por shume shpejt do te vertetohet duke pare qendrimet e Rames ndaj Belinda Ballukut, ku deri tani duket se po e mbron, por mbase vetem sa per sy e faqe e ndoshta se shpejti do e hedhe ne plehra, sic po ben analisti i tij, Arben Mece.

Aeroporti i Brukselit mbyllet pas raportimit për dronë

0

Pranë aeroportit kryesor të Brukselit, Zaventem, u zbulua një mjet ajror pa pilot i paidentifikuar, dhe pas kësaj të gjitha fluturimet nga aeroporti u shtynë.

Droni u pa rreth orës 20:00, tha një zëdhënës i kontrolluesit të trafikut ajror Skeyes.

Kurt Verwilligen, një zëdhënës i shërbimit belg të kontrollit të trafikut ajror, tha se pak para orës 19:00 GMT një dron ishte parë pranë Aeroportit të Brukselit dhe për këtë arsye aeroporti ishte mbyllur si masë paraprake sigurie, shkruan Reuters.
Të gjitha avionët që udhëtonin për në kryeqytetin belg u devijuan në Liege.

Siç u tha, ky është një tjetër incident që përfshin dronë të panjohur në të gjithë Evropën, duke ngritur shqetësime për sigurinë dhe duke prishur udhëtimet ajrore

Edi Rama: Kushtetuesja ta kthejë Erion Veliajn në detyrë, për të vijuar procesin gjyqësor në gjendje të lirë apo jo?!

0

Kushtetuesja rrëzoi Qeverinë dhe riktheu Erion Veliaj në detyrë, reagon Edi Rama: Të zgjidhet ngërçi. Mbajtja në paraburgim duke qenë kryetar bashkie është në dëm të Tiranës!
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi Qeverinë dhe riktheu Erion Veliajn në krye të Bashkisë së Tiranës.
Në një reagim në rrjetin social X, kreu i qeverisë kërkon zgjidhjen e ngërçit të krijuar, teksa Veliaj duhet të vijojë drejtimin e kryeqytetit nga burgu.
Rama argumenton se mbajtja në burg e Veliajt, ndërkohë që ai mbetet kryetar në detyrë, krijon një “disproporcion të rëndë” jo vetëm ndaj të drejtave të tij kushtetuese, por edhe ndaj të drejtës së qytetarëve të Tiranës për t’u shërbyer nga i zgjedhuri i tyre.
Reagimi i plotë i Ramës
Disa rrjedhime logjike nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese:
1. Ja që edhe njëherë u provua se nuk i paskam kapur unë të tëra pushtetet dhe kjo është një gjë sa e qartë, aq edhe e mirë apo jo
2. Nëse Tirana nuk do të ketë zgjedhje deri në 2027-ën dhe Kushtetuesja mendon se kryebashkiaku i burgosur i Tiranës nuk mund të largohet përveçse me zgjedhje, atëherë disproporcioni i mbajtjes së tij në qeli nuk është më thjesht në dëm të lirive e të drejtave kushtetuese të personit, po edhe në dëm të së drejtës kushtetuese të popullit të kryeqytetit për t’u shërbyer nga i zgjedhuri i vet apo jo
3. Çdo njeri normal që nuk sheh tek qëndrimi i Kushtetueses një qëndrim të verbër kundër qeverisë në dëm të madh të Tiranës, po një qëndrim të vendosur parimor, nuk ka se si të mos presë që me të njëjtën parimësi, kur të gjykojë paraburgimin e tij, Kushtetuesja ta kthejë Erion Veliajn në detyrë, për të vijuar procesin gjyqësor në gjendje të lirë apo jo
Pika 1 dhe 2 janë të sigurta, pika 3 mbetet për t’u parë, ndërkohë le të urojmë që kushdo ka në dorë ta ndihmojë zgjidhjen e këtij ngërçi absurd, të kujtohet se kryeqyteti nuk mund të trajtohet si jetim, për vite me radhë.

Në politikë, mbijetesa është fitore

0

Shkruan Zef Ndreka

Të analizojmë politikisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe ndikimin e tij në raportet e brendshme të pushtetit socialist, në opozitë dhe në skenën e ardhshme zgjedhore.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese dje, ishte goditje institucionale.

Vendimi i Kushtetueses për rrëzimin e shkarkimit të Erion Veliajt është një goditje e drejtpërdrejtë ndaj qeverisë qendrore dhe ndaj mënyrës sesi ajo tenton të përdorë organet vendore për qëllime politike.
Nëse ky shkarkim ishte i shtyrë politikisht siç perceptohet gjerësisht, atëherë rrëzimi nga Gjykata është një paralajmërim institucional, që pushteti qendror nuk mund të abuzojë me instrumentet ligjore për eliminimin e figurave të forta politike nga pushteti vendor.
Në thelb, kjo është një fitore për autonominë e pushtetit vendor dhe për idenë e ndarjes së pushteteve.

– Ndikimi te marrëdhënia Rama–Veliaj.

Faktikisht, kjo është pika më delikate.
Prej kohësh, në radhët socialiste perceptohet një fërkim i heshtur midis Edi Ramës dhe Erion Veliajt.
Rama e sheh Veliajn si një rival potencial brenda partisë, të ri, mediatik, me mbështetje në Tiranë dhe në rininë urbane.
Veliaj nga ana tjetër e sheh veten si trashëgimtar i natyrshëm i PS-së nëse Rama largohet një ditë.
Kështu, vendimi i Kushtetueses e forcon pozicionin e Veliajt. Ai tashmë del si viktimë e padrejtësisë politike, del si fitues ligjor ndaj një procesi që u perceptua si politik dhe një figurë e qëndrueshme, që di të përballet me sistemin pa u dorëzuar.
Në sy të opinionit publik, kjo e forcon profilin e tij si një lider që nuk rrëzohet lehtë dhe ky është një mesazh i fuqishëm brenda një partie ku shumë figura varen plotësisht nga vullneti i Ramës.

– Çarjet e brendshme në PS.

Në radhët e Partisë Socialiste, pritet një ripozicionim i heshtur.
Deputetë dhe struktura që deri dje ishin neutralë, mund të fillojnë të afrohen sërish me Veliajn, duke parë tek ai një alternativë reale për të ardhmen e PS-së pas Ramës.
Nëse Rama nuk e kontrollon dot këtë dinamikë, PS-ja mund të hyjë në periudhën e parë të dy poleshit të brendshëm që nga koha e Nanos dhe Majkos.

– Pasoja për opozitën.

Opozita, veçanërisht PD-ja e Berishës por edhe e pjesëve të tjera, ndodhen në një pozicion të ndërlikuar.
Nga njëra anë, e kanë sulmuar Veliajn prej vitesh si simbol të klientelizmit dhe korrupsionit urban.
Nga ana tjetër, rrëzimi i shkarkimit të tij i shërben politikisht si argument kundër qeverisë Rama, për të treguar se edhe brenda PS-së ka shkelje dhe luftë për pushtet.
Kështu që, opozita mund ta përdorë rastin si provë të krizës së brendshme të PS-së, pa u detyruar të mbrojë personalisht Veliajn.

– Efekti në zgjedhjet e ardhshme.

Nqs Veliaj qëndron në detyrë dhe përfundon mandatin, ai mund të hyjë në zgjedhjet e ardhshme si kryetar me bilanc pune, i përforcuar nga një histori “fitoreje ndaj padrejtësisë”.
Nqs Rama e toleron këtë, Veliaj mund të jetë kandidati kryesor për drejtimin e PS-së pas Ramës, ose edhe për kryeministër në të ardhmen.
Por nëse Rama përpiqet ta izolojë apo ta delegjitimojë, konflikti mund të shndërrohet në ndarje të hapur brenda partisë, gjë që PS-ja nuk e ka njohur që prej 2013-s.

Si përfundim, vendimi i Kushtetueses nuk është vetëm një akt juridik, por është një pikë kthese politike që rihap debatin mbi balancat e brendshme të pushtetit në PS, vë në pikëpyetje mënyrën se si Rama e përdor shumicën për të eliminuar rivalët, dhe e kthen Veliajn nga një figurë në krizë në një figurë të forcuar e të pavarur politikisht.
Në politikë, mbijetesa është fitore.
Në këtë rast, Veliaj jo vetëm mbijetoi, por doli më i fortë se kurrë.

POSTIMET E FUNDIT