Kreu Blog Faqe 83

Ndërron jetë ish-nënpresidenti amerikan Dick Cheney

0

Ish-nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Dick Cheney, ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare. Siç shkruan BBC, lajmi u bë i ditur nga familja e tij.

Cheney ishte pjesë e administratës republikane të ish-presidentit George W. Bush. Ai ishte një figurë qendrore në pushtimin e Irakut në vitin 2003 nga SHBA dhe forcat aleate.

Një veteran i Shtëpisë së Bardhë dhe figurë qendrore në “luftën kundër terrorizmit”

Dick Cheney ishte nënpresident i Presidentit republikan George W. Bush nga viti 2001 deri në vitin 2009.

Ai gjithashtu shërbeu si Sekretar i Mbrojtjes nën presidencën e George Bush Sr., nga viti 1989 deri në 1993.

Para kësaj, Cheney ishte Shef i Stafit të Shtëpisë së Bardhë gjatë presidencës së Gerald Ford në vitet 1970, përpara se të kalonte një dekadë në Dhomën e Përfaqësuesve.

Si ish-biznesmen, Cheney ishte kryetar i kompanisë së mbrojtjes Halliburton, dhe në jetën personale ishte një gjahtar i pasionuar, duke u bërë famshëm për një incident ku qëlloi aksidentalisht një mik gjatë gjuetisë.

Së fundmi, ai shkaktoi polemika politike kur deklaroi mbështetjen e tij për kandidaten demokrate për presidente, Kamala Harris, në zgjedhjet amerikane të vitit 2024.

Cheney njihej më së shumti si një figurë qendrore në “luftën kundër terrorizmit” të George W. Bush pas sulmeve të 11 Shtatorit 2001, dhe si një mbështetës i hershëm i pushtimit të Irakut.

“Një burrë i madh dhe i mirë që u mësoi fëmijëve dhe nipërve të tij të duan vendin”

Lajmi për vdekjen e Dick Cheney u dha nga familja e tij, nëpërmjet një deklarate zyrtare.

“Richard B. Cheney, Nënpresidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara, ndërroi jetë mbrëmjen e kaluar, më 3 nëntor 2025. Ai ishte 84 vjeç. Gruaja e tij e dashur prej 61 vitesh, Lynne, vajzat e tij, Liz dhe Mary, si dhe anëtarë të tjerë të familjes ishin pranë tij në momentet e fundit. Ish-nënpresidenti ndërroi jetë si pasojë e komplikimeve nga pneumonia dhe sëmundjet kardiake dhe vaskulare.

“Për dekada me radhë, Dick Cheney i shërbeu vendit tonë, përfshirë si Shef i Stafit të Shtëpisë së Bardhë, Kongresmen i Wyoming-it, Sekretar i Mbrojtjes dhe Nënpresident i Shteteve të Bashkuara. Dick Cheney ishte një burrë i madh dhe i mirë, që u mësoi fëmijëve dhe nipërve të tij të duan vendin, dhe të jetojnë me guxim, nder, dashuri, mirësi dhe pasion për peshkimin me grep”.

“Jemi mirënjohës pa masë për gjithçka që Dick Cheney bëri për vendin tonë. Dhe jemi të bekuar pa masë që e kemi dashur dhe jemi dashur nga ky njeri fisnik dhe i madh“, thuhet në deklaratën e familjes.

Një republikan që votoi për Kamala Harris

Dy muaj para zgjedhjeve presidenciale të vitit të kaluar në SHBA, Dick Cheney ndërmori një veprim të rëndësishëm: ai njoftoi publikisht se do të votonte për kandidaten demokrate Kamala Harris.

Ai deklaroi se “nuk ka pasur kurrë një individ që përbën një kërcënim më të madh për republikën tonë sesa Donald Trump”, duke shtuar: “Ai u përpoq të vjedhë zgjedhjet e fundit duke përdorur gënjeshtra dhe dhunë për të qëndruar në pushtet pasi votuesit e kishin refuzuar”.

Në përgjigje, Trump e quajti Cheney-n “RINO pa rëndësi”, një akronim që nënkupton “Republikan vetëm me emër”.

Vajza e ish-nënpresidentit, Liz Cheney, ish-ligjvënëse republikane, kishte shprehur më herët mbështetjen e saj për Harris.

Ajo ishte pjesë e komisionit të posaçëm të Dhomës së Përfaqësuesve që hetoi trazirat në Kapitol më 6 janar, dhe ishte një nga 10 republikanët që votuan për shkarkimin e Trump pas atij incidenti.

“Fakti është se ne e dimë që Saddam Hussein dhe Iraku ishin të përfshirë në terrorizëm”

Dick Cheney ishte një pjesë kyçe e “luftës kundër terrorizmit” të George W. Bush, përfshirë pushtimin amerikan të Irakut në mars të vitit 2003. Në periudhën para pushtimit, Cheney deklaroi se regjimi i Saddam Hussein zotëronte të ashtuquajtura armë të shkatërrimit në masë. Armë të tilla nuk u gjetën kurrë gjatë fushatës ushtarake.

Cheney gjithashtu pretendoi vazhdimisht se kishte lidhje mes Irakut dhe al-Kaedës, grupit terrorist të udhëhequr nga Osama bin Laden, që mori përgjegjësinë për sulmet e 11 shtatorit. Ai tha se autorët e sulmeve do të përballeshin me “furinë e plotë” të fuqisë ushtarake amerikane.

“Fakti është se ne e dimë që Saddam Hussein dhe Iraku ishin të përfshirë në terrorizëm”, deklaroi Cheney në vitin 2006.

Sinjali ‘bombe’ nga SHBA – Zyrtari i lartë amerikan refuzon takimin me Ramen e Berishen, takim special vetem në SPAK

0

Vizita e një prej përfaqësuesve më të rëndësishëm të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) në Tiranë ka tërhequr vëmendjen e opinionit politik dhe diplomatik.

Zëvendës ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Mark Fleming, zhvilloi dje një sërë takimesh me drejtues të institucioneve të drejtësisë dhe përfaqësues politikë, por nuk pranoi të takohej me kryeministrin Edi Rama apo me kryetarin e opozitës, ish-kryeministrin Sali Berisha.

Burime diplomatike bëjnë me dije se vizita e Fleming kishte karakter të qartë institucional dhe lidhej me mbështetjen e reformës në drejtësi dhe rakordimin e bashkëpunimit me Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

Në qendër të agjendës së tij ishte një takim special me kreun e SPAK, Altin Dumani, si dhe me prokurorin e posaçëm Klodian Braho. Gjatë qëndrimit në Tiranë, zyrtari amerikan u takua gjithashtu me ministren e Brendshme Albana Koçiu dhe ministrin e Drejtësisë Besfort Lamallari, për të diskutuar forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Në vijim të agjendës, Fleming zhvilloi edhe një takim me përfaqësues të opozitës, ku morën pjesë Gazment Bardhi, Belind Këlliçi dhe Jorida Tabaku, për të dëgjuar qëndrimet e tyre mbi procesin e integrimit europian dhe funksionimin e institucioneve të drejtësisë.

Vizita e tij zhvillohet në një moment kritik për politikën shqiptare, teksa SPAK po heton figura të nivelit të lartë të pushtetit, përfshirë ministra, ish-ministra dhe drejtues të rëndësishëm publikë.

Mungesa e takimeve me liderët politikë Rama dhe Berisha interpretohet si një mesazh i qartë i Washingtonit se mbështetja amerikane për Shqipërinë kalon përmes institucioneve të drejtësisë dhe jo përmes individëve të komprometuar politikisht.
Kujtojmë se ardhja e Donald Trump në pushtet ka sjellë një ndryshim drastik në qëndrimin e ambasadës së SHBA në raport me qeverinë shqiptare. Asnjë urim për zgjedhje.

Asnjë urim për qeverinë e re. Sinjale të fuqishme të injorimit të kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij. Një situatë e jashtëzakonshme midis dy shteteve që fillon me nivelin e ulët të përfaqësimit deri te kërcënimet për psikopatët e Sorosit dhe kartelet e drogës nga Donald Trump.

Takimi fundit i Ambasadës Amerikane në Tiranë ka qenë më 1 tetor, kur Nancy VanHorn, u takua me Presidentin Bajram Begaj në Presidencë. Takimi u zhvillua, sipas burimeve diplomatike, në prani të shefit të stacionit të CIA për Tiranën ditën që kreu i shtetit do të firmoste dekretin për zgjedhjet e reja në Tiranë, duke njohur de facto shkarkimin e Veliajt në kundërshtim me kushtetutën.
Futja në lojë e një funksionari të shërbimeve sekrete amerikane në takimin e presidencës është një rast i rrallë që tregon se marrëdhëniet me qeverisjen shqiptare janë futur në ngërç. Mesazhi që është përcjellë ka të bëjë me situatën e ngarkuar kriminale me uzurpimin e shtetit nga bandat e drogës dhe korrupsioni, i evidentuar qartazi në raportin e DASH.

Alex Soros nxjerr sekretin Edi Ramës! Bashkë me gruan e tij, ai tregon zbulon cfare kane bërë së bashku

0

Një prej fotove të publikuara në Instagram nga Alex Soros është edhe ajo me Edi Ramën. Madje kryeministri shfaqet duke qeshur, në krah të Alex Soros, q¥ ndoshta në një tjetër kohë, do e publikonte me shumë dëshirë…

Kryeministri Edi Rama ishte 1 javë më parë në Arabinë Saudite dhe më pas udhëtoi drejt Parisit për të marrë pjesë në ‘Forumin e Paqes’.

Në këtë forum, Rama ishte një nga të ftuarit që dha ‘leksionin’ e rradhës, ndërsa në rrjetin social publikoi një seri fotosh me personalitete të ndryshme, pjesëmarrës në këtë forum.
Në fotot e publikuara, Kryeministri i ka kushtuar rëndësi pritjes që Presidenti Emmanuel Macron i bëri, takimeve me të, por mungojnë fotot me një personazh, që ishte pjesë e eventit dhe që vetë Edi Rama e ka cilësuar ‘vëlla’.

Bëhet fjalë për Alex Sorosin, djalin e manjatit George Soros, një prej mbështetësve kryesorë të linjës së Kryeministrit Edi Rama. Soros po konsiderohet si një nga armiqtë e Presidentit Donald Trump, madje si financues i ekstremit të majtë, përfshi edhe Antifan.

Dhe pikërisht Alex Soros ka publikuar foto nga ky event, ku ai shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Huma Abedin. Një prej fotove të publikuara në Instagram nga Alex Soros është edhe ajo me Edi Ramën. Madje kryeministri shfaqet duke qeshur, në krah të Alex Soros, q¥ ndoshta në një tjetër kohë, do e publikonte me shumë dëshirë.
“Mbrëmja e takimit të javës së kaluar në Elize! Faleminderit, President Macron, për një tjetër takim të shkëlqyer”, shkruan Alex Soros, duke publikuar fotot.

Nuk dihet sepse Rama, në profilin e tij në rrjetet sociale, nuk ka publikuar foton me Alex Soros, të cilin e konsideron si vëlla, madje ishte një nga njerëzit e rëndësishëm të ftuar në dasmën e tij ku mbajti edhe një fjalim.
Kjo nuk është hera e parë që Edi Rama nuk publikon foto me Alex Soros, të cilat më pas publikohen nga djali i manjatit që ka marrë drejtimin e Fondacionit Soros.

Në shkurt të 2025, ishte po Alex Soros që zbuloi një takim me Kryeministrin Edi Rama, gjatë një konference për sigurinë në Munih, ndërsa Kreu i Qeverisë, u tregua i kujdesshëm në atë kohë, duke mos publikuar asnjë foto.

Kushtetuesja një rikujtesë qeverisë për kufijtë e pushtetit

0

Shkruan Zef Ndreka

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të rrëzuar shkarkimin e Erion Veliajt si kryebashkiak i Tiranës është jo vetëm një akt juridik. Më tepër, është një mesazh politik, institucional dhe moral që prek vetë thelbin e mënyrës se si ushqehet dhe përdoret pushteti në Shqipëri.
Prej vitesh, balanca mes pushtetit qendror dhe atij vendor ka qenë më shumë formale sesa reale. Bashkitë, në shumicën e rasteve, janë trajtuar si zgjatime të partive në pushtet, dhe jo si institucione të vetëqeverisjes lokale me autoritet të pavarur.
Ndaj sot, vendimi i Kushtetueses është një “goditje” e merituar për çdo përpjekje të qeverisë që kërkon të shtrijë kontrollin absolut mbi çdo hallkë të administratës publike.
Në thelb, gjykata rikujtoi një parim bazë të demokracisë se askush, as qeveria, nuk është mbi ligjin.
Mandati i një kryebashkiaku buron nga vota qytetare, jo nga dekretet politike. Shkarkimi i një të zgjedhuri duhet të ndodhë vetëm mbi bazën e shkeljeve të provuara, dhe jo si rezultat i llogarive të momentit apo e prishjes së ekuilibrave brenda pushtetit.
Ky vendim i Kushtetueses, përtej emrit të Veliajt, është një fitore për autonominë e pushtetit vendor dhe për frymën republikane që shpesh është harruar në praktikën e qeverisjes sonë.
Ai ngre pyetjet e mëdha:
A do të kuptojë ekzekutivi se demokracia nuk është komandë vertikale, por ndarje pushtetesh?
A do të mësojnë partitë të respektojnë institucionet edhe kur ato nuk i shërbejnë interesit të tyre të momentit?
Në fund të fundit, vendimi nuk është vetëm një “goditje” për qeverinë. Është një test për gjithë sistemin politik, për të parë nëse Shqipëria është gati të kthehet më në fund në një shtet ku ligji sundon mbi vullnetin.

Arben Ahmetajt përgatiti prangat për Belinda Ballukun, ja detajet e forta

0

Për Belinda Ballukun SPAK duket sikur e ka nxjerrë këmbën nga rrethi. Prokurori Dritan Premçi u bë i pari i llojit të vet që ka marrë të pandehur një anëtar të lartë qeverie që gjendet ende në detyrë. Ai po ashtu ka vendosur ta hetojë atë për procedurën e dhënies së tunelit të Llogarasë dhe jo për ndonjë lek pas shpinës së shefit.
Në njoftimin që prokuroria speciale nxori në fundjavën e shkuar theksohej se Belinda Balluku po merrej e pandehur për “Shkelje të parazisë në tendera dhe ankande publike”.

Për të kuptuar më mirë këtë “risi” është e domosdoshme të thellohemi në historikun e kësaj afere që nisi me një tender të anulluar, në 11 dhjetor të 2020. Ai u fitua nga kompania shqiptare Gjoka Konstruction, me një vlerë prej 140 milionë eurosh. Por kjo “garë” u anullua shpejt me pretendimin se asnjë prej gjashtë kompanive nuk përmbushte kriteret e kualifikimit. Katër muaj më vonë kjo gjë u bë publike, pasi në 19 prill 2021, në buletinin e Agjencisë së Prokurimit Publik, u njoftua se tenderi ishte prishur, pasi asnjë ofertë nuk ishte e suksesshme në përputhje me dokumentet e nevojshme. Ndërkohë në kulisa kishte filluar të luhej një lojë tjetër. Kur ky tender u ripërsërit, fitues i tij u shpall një bashkim firmash turke INTEKAR-ASL që sipas prokurorëve kishte faturuar 30 milionë euro më shumë sesa tenderi i parë. Ndërtimi i këtij tuneli që në fillimi kishte ngritur pikpyetje të mëdha si një aferë korruptive. Ai i shërben një zone nga Palasa në Qeparo që numëronte gjithsej 8 mije shtreter turistike, ndërkohë që vend ekzistojnë aktualisht 110 mije të tillë. Pra, ai si prioritet ishte tjejet i diskutueshem. Po ti shtoje kësaj dhe kostot marramendëse e gjitha bëhej edhe me e dyshimtë. Ndërkohë që tuneli që lidh Tiranën me Elbasanin, ai i Kërrabës, ka kushtuar 14 milionë euro për kilometër, ky i Llogarasë, vetëm 5.9 kilometra, pritej të shkonte dyfishin e kësaj shifre. Afera filloi të vijë erë që me anullimin e tenderit dhe përsëritjen e tij me shifër më të madhe, por ajo shpërtheu publikisht pasi ish zv/ kryeministri Arben Ahmetaj e denoncoi atë si një vjedhje flagrante gjatë një interviste me Çim Pekën në korrik 2024. Akuza që Ahmetaj bëri nga arratia në Zvicër ishte ajo se Edi Rama dhe Belinda Balluku kanë kontribuar në avullimin e 50 milionë eurove -thoshte ai (30 milion pretendon sot prokuroria), që u zhdukën nga njëri tender në tjetrin. Ahmetaj këmbëngulli se të gjitha punimet u bënë nga kompania Gjoka, që fitoi tenderin e parë dhe se ai kishte prova, nga doganat, se turqit nuk kishin sjellë asnjë makineri apo paisje në Shqipëri. Në fakt kjo është e vërtetë. Në të gjitha kronikat propogandistike që ka publikuar Balluku nga tuneli shihen vetëm punonjës me jelekë dhe helmeta të firmës Gjoka (foto poshte).

Ahmetaj shkoi edhe me larg. “Shikoni kush ka qene në Ankara pak ditë para tenderit të dytë dhe do ta kuptoni. Ekzistojnë foto nga këto takime”, këmbënguli atëhere ish zv kryeministri. E vërteta e denoncimit të tij konfirmohej lehtë nga Facebooku i Belinda Ballukut, ku në 2 qershor (në 22 qershor u zhvillua tenderi i dytë që shpalli fitues turqit e INTEKAR-ASL) ajo dhe Rama shkuan në Ankara për të biseduar me “kompanitë e ekselencës në fushat e infastrukturës dhe teknologjisë” (foto poshtë).

Sipas dëshmitarëve të dy drejtuesit e lartë të qeverisë u takuan veçmas edhe me kompaninë që do të shpallej fituese e “garës” tre javë më pas. Jo më kot në intervistën e tij Ahmetaj deklaroi atëhere: “Unë nuk jam 007, por nëse do Altin Dumani ja ku i ka faktet. I’u hoq tenderi Gjokës me presion, i cili ofroi 140 mln euro dhe u ritenderua 190 mln euro me kursin e sotëm dhe pas një procedure të parapërgatitur e morën turqit”. Një vit e gjysëm më pas SPAK ka marrë të pandehur Belinda Ballukun, për një procedurë tenderi, ku ka qenë prezente në çdo hap ish zv/kryeministrja dhe shefi i saj. Sipas një investigimi me dokumenta të bërë nga gazetarja Ola Xama 30 milonë eurot e famshme tashmë janë shpërndarë si dividentë tek partnertët e panjohur turq, ndërsa ka burime të pakonfirmuara që pohojnë se ato kanë mbetur në Shqipëri, madje një pjesë ka shërbyer edhe për të financuar një nga televizionet e mëdhenj të vendit. Por, pavarësisht nga këto, denoncimi që bëri Arben Ahmetaj, të cilin spin doktrorët e Ramës atëhere u munduan ta zhvlerësojnë duke thënë se “nuk tha asgjë të re” me sa duket pati vlerë. Sot edhe fjala që po përhapin qarqet rreth Ballukut nuk e mohon abuzimin me miliona dollarë, por mundohet ta mbulojë këtë vjedhje me interesin strategjik për ta mbajtur mirë me Erdoganin. Pra askush nuk e mohon më ekzistencën e milionave të avulluar për gjashtë muaj mes dhjetorit 2020 dhe qershorit 2021, nga tenderi i parë tek “gara” e dytë./Lapsi.al

Belinda Balluku tallej me Edi Ramën, e quante ‘Palloshi i Gjatë’! Ja tha troc: Unë do heq rrobat…

0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një deklaratë të fortë nga selia e PD-së, duke i kushtuar vëmendjen maksimale zhvillimeve të fundit në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) që kanë vënë në shënjestër figura të larta të qeverisë. Berisha shprehu bindjen se “narkoshteti po shembet” dhe se procesi i dezintegrimit është i pandalshëm.

Fjalët E Rënda Të Ballukut Për Ramën
Berisha hodhi dritë mbi dinamikat e tensionuara brenda mazhorancës, duke zbuluar detaje të supozuara nga mesazhet e brendshme të ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, të cilën ai e quajti “Lubi” dhe “njeri që pas Ramës ka vjedhur më shumë në historinë e shtetit”.

Akuzat Për Mesazhet: “Zhvillimet brenda tyre janë shkërmoqëse dhe u bënë më dramatike kur Rama mori vesh se Lubisë në mesazhet e saj u thoshte vartësve se këto e ato janë për Palloshin e gjatë.”

Berisha këmbënguli se kjo gjuhë, e cilësuar prej tij si e rëndë, ndodhet në SMS dhe email. Ai theksoi se Balluku i ka thënë këto gjëra jo vetëm vartësve, por edhe vetë Ramës, duke i thënë: “Nuk jam qurraveci i bashkisë i tha [Ramës në zyrë].”

Kërcënimet Dhe Krahsimi Me Hazbiun
Berisha komentoi ashpër marrjen e Ballukut si të pandehur nga SPAK, duke e vënë theksin te presioni i supozuar ndaj prokurorisë dhe krahasimin me proceset e diktaturës:

Kërcënimi I Prokurorit: Berisha pretendoi se prokurori Dritan Prençi është kërcënuar “në mënyrë kriminale” nga “anturazhi i Lubisë” dhe nga vetë ministrja. Ai citoi Ballukun, duke iu drejtuar prokurorit: “Mos më shif me rroba gruaje, se unë heq këto dhe vishem si burrat. Keni parë, Lubia me kobure.”
Mbrojtja E Ramës: Kreu i PD-së akuzoi Kryeministrin Edi Rama për mbrojtje të drejtpërdrejtë ndaj Ballukut, duke e cituar Ramën: “Cili je ti thotë që guxon ti prekësh pasaportën zv. kryeministes së Shqipërisë. Një copë hajdute që nuk ka shoqe në 113 vitet e fundit.”
Çështja Veliaj: Berisha e krahasoi shfaqjen e Ballukut në SPAK me atë të Erion Veliajt në Kushtetuese, duke e cilësuar si “gjuhën e Veliajt”. Ai theksoi se pamjet e shfaqjes së Veliajt i kujtonin procesin e Kadri Hazbiut në gjyqin e partisë, dhe shtoi se Veliaj “krahasoi partinë e tij me Farkun e Kolumbisë.”
Berisha e përmbylli deklaratën me bindjen se humbja e besimit brenda kampit socialist dhe dalja e këtyre detajeve, e ekspozuar edhe nga njerëz të afërt si Beton Haxhiu, tregon se “narkoshteti po shembet”, duke i dhënë dimension të ri misionit të PD-së për shpëtimin e Shqipërisë.

Dorëheqja e Ballukut, pasojat dhe lëvizjet në ekuilibrat e pushtetit.

0

Shkruan Zef Ndreka

A do jetë dorëheqja e Ballukut goditje e brendshme për Edi Ramën?!
Ndoshta, sepse Belinda Balluku nuk është një ministre e zakonshme, ajo është nënkryetare e qeverisë, një nga njerëzit më të besuar të Ramës dhe një figurë që ka fituar peshë të madhe politike, ekonomike dhe mediatike në kabinet.
Nëse ajo largohet, Rama humbet një nga shtyllat e ekzekutivit të tij, sidomos në projekte infrastrukturore e energjetike.
Kështu, krijohet përshtypja e dobësimit të “gardës së tij së parë”, gjë që mund të inkurajojë edhe kundërshtarët brenda PS që kanë qëndruar deri më tani në hije.
Dorëheqja e Ballukut a do të ishte një sinjal për reformim dhe “vetëpastrim”?!
Përgjigja do jetë përsëri dyshuese, sepse dorëheqja e saj do të përjetohej nga publiku si
hapi i parë real i Ramës drejt një qeverisjeje me më shumë integritet dhe si një fitore e perceptimit publik për drejtësi dhe ndarje nga figura me ngarkesë politike.
Në këtë aspekt, Rama mund ta përdorë largimin e saj si veprim simbolik për të ringjallur kredibilitetin e tij, sidomos para ndërkombëtarëve dhe në një fazë kur SPAK po rrit peshën politike.
Cilat do të jenë lëvizjet brenda Partisë Socialiste pas dorëheqjes së saj?!
Dihet se Balluku ka krijuar një rrjet të fortë ndikimi në strukturat e PS, sidomos në Tiranë dhe në qarqe ku janë zhvilluar projektet infrastrukturore të mëdha.
Nëse ajo dorëhiqet, do të hapen vende për ambicie të reja, që mund të shkaktojnë garë të brendshme për influencë në PS dhe qeveri.
Mund të rriten figura si Spiro Brumbulli, Blendi Gonxhe, Elisa Spiropali ose ndonjë tjetër që Rama mund ta shfrytëzojë si fytyrë të re për rilindjen e rilindjes.
Cili do jetë ndikimi në opinionin publik?
Një dorëheqje e Ballukut do të kishte efekt të menjëhershëm pozitiv te qytetarët, sidomos pas perceptimit se qeveria është e paprekshme nga ligji.
Dorëheqja e saj do të shihej si sinjal se askush nuk është mbi ligjin dhe se Rama është i gatshëm të sakrifikojë “të vetët” për të ruajtur pushtetin e madh.
Pra, politikisht do të humbiste një bashkëpunëtore të fortë, por strategjikisht do të fitonte terren moral për të ruajtur besimin publik.
Për ta përmbledhur mund të themi se në afat të shkurtër, dorëheqja e Ballukut do ta trondiste qeverinë.
Por në afat të mesëm e të gjatë, do ta forconte qeverinë dhe Ramën, sepse do t’i lejonte të rifreskonte qeverinë, të pastronte imazhin dhe të çonte një mesazh të qartë se “SPAK nuk pyet më për njeri”.

Shteti i drejtë prevalon mbi ligj Maliqin 81 vjeçar

0

Republika e Shqipërisë.
“Partia Kombëtare Konservatore Albania”
Deklarim Publik.
Shteti i Drejtë prevalon mbi ligj Maliqin 81 Vjeçar.
Ne konservatorët konsiderojmë dhe mbështesim Vendimin e Sotëm datë 03/11/2025 të Gjykatës Kushtëtuese të Republikës së Shqipërisë për të mbrojtur :
Neni 113 Kushtëtuta e Republikës së Shqipërisë në respekt të Shtetit të së Drejtës.
Në këtë rast Gjykata Kushtëtuese ka vendos në shkelje të Kushtëtutës pikërisht Neni 113 presidentin e Republikës Z Bajram BEGAJ
Partia konservatore Kombëtare Albania rikërkon :
Dorhiqu zoti Bajram Begaj.
Ju jeni në shkelje recidive të rënda të Kushtëtutës në Republikën e Shqipëris.
Partia Kombëtare Konservatore Albania i kërkon :
Largimin e butë me dorëheqje kryeministrit Edvin Rama bashkë me PS të përgatisë tryezë Politike faktoriale, Gjithëpërfshirëse, sepse :
Qeveria Edvin Rama ka shkelur Nenin 1 pika 3 të Kushtëtutës në Republikën e Shqipërisë jo vetëm pèr vendimin e shkarkimit nga detyra të kryetarit të Bashkisë Tiranë respektivisht Neni 113 KRSH
Konservatorët s’pajtohen me platformën Woce Fuondacion Aleks George Soros të 110 deputetëve që mbajnë peng Shqipërinë si deputetë të Partisë Socialiste dhe po ashtu 31 Deputetë Soros që janë në kuvend listën Partia Demokratike me “Aleatët”
“Partia Kombëtare Konservatore Albania”
Këshillon Publikisht:
Strukturën e Postatëshme Anti Korrupsion SPAK
Byronë Kombëtare të Hetimit BKH të lëvizin sa nuk është vonë të bashkëpunojnë, operojmë me shpejt e ngushtë me Gjykatën e Posatëshme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Zotrinj e Zonja Prokurorë, Shkëlqesi Gjyqtarë.
Merrni masa të siguroni jetën Kryetarit të Bashkisë Tiranë i cili ndodhet në paraburgim me vendim të GJKKO i akuzuar për vepra penale në ;
IEVP Durrës në vartësi të segmenteve qeveritare.
“PKKA”
Zv.presidente.
Av. Klarita MARKU
Tiranë – Shqipëri.
Datë 03/11/2025

Edi Rama s’ka qetësi, pas Belinda Ballukut një tjetër “kasaphanë” në Qeveri

0

Kryetari i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani, konfirmoi sot gjatë raportimit në Kuvend se ka nisur një procedim penal lidhur me abuzimet e dyshuara me fondet e programit europian IPARD (Instrumenti për Asistencën e Para-Aderimit për Zhvillimin Rural). Dumani theksoi se çështja është në fazën e hetimeve paraprake dhe se po bashkëpunohet ngushtë me Zyrën Europiane Kundër Mashtrimit (OLAF) për zbardhjen e plotë të rastit. Përfshirja e Ish-Ministres Frida Krifca Në përgjigje të pyetjes së deputetes Elda Hoti nëse hetimet përfshijnë edhe ish-ministren e Bujqësisë, Frida Krifca, kreu i SPAK u shpreh se nuk përjashtohet askush.

“Në atë procedim penal, hetohet çdo person që dyshohet se ka kryer veprime të paligjshme,” u shpreh Dumani, duke lënë të hapur mundësinë e hetimeve ndaj zyrtarëve të lartë, përfshirë Krifcën, e cila ka shërbyer si Drejtore e AZHBR-së dhe më pas Ministre e Bujqësisë gjatë periudhës ku dyshohen abuzimet

Pas Belinda Ballukut edhe kreu i ARRSH- së Gentian Gjyli në SPAK

0

Pas ministres së Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku, kreu i ARRSH-së, Gentian Gjyli, u paraqit këtë të hënë në SPAK. Ai ishte i shoqëruar me avokat dhe pritet t’i komunikohet akuza në lidhje me hetimet për tenderin e tunelit të Llogarasë.
Gjyli ishte i pranishëm edhe gjatë muajit maj në SPAK, kur u mor i pandehur për disa procedura tenderash të kryera nga institucioni që ai drejton. Gjyli u zgjodh në krye të ARRSH-së në mars 2024, pas arrestimit të Evis Beberit, dhe më parë mbante postin e nëndrejtorit të këtij institucioni.
Ministrja Belinda Balluku u paraqit në SPAK të premten, ku iu komunikua akuza për shkelje të barazisë në tenderat publikë, lidhur me procedurën për shpalljen e kompanisë fituese në tunelin e Llogarasë. SPAK njoftoi se Balluku është marrë në hetim për procedurën e prokurimit të aksit Orikum-Himarë, pjesë e autostradës Vlorë-Sarandë, ku janë evidentuar shkelje në zhvillimin e tenderimit.
Procedura fillestare e tenderit u zhvillua më 11 dhjetor 2020, por më pas u anulua dhe u rihap më 22 qershor 2021, me një fond limit prej 190 milionë euro pa TVSH, duke u renditur si një nga më të kushtueshmit në vend. SPAK thekson se hetimet janë ende në fazë paraprake dhe drejtuesit e institucioneve janë thirrur për të sqaruar përgjegjësitë në këtë proces.

POSTIMET E FUNDIT