Kreu Blog Faqe 88

Të shtëna me armë në Universitetin e Lincoln, raportohet për 1 të vdekur dhe 6 të plagosur

0

“Me hidhërim të thellë njoftojmë se një person ka vdekur dhe gjashtë të tjerë janë plagosr nga të shtënat me armë zjarri”, tha Prokurori i Qarkut të Chester, Christopher de Barrena-Sarobe, në konferencë, pa dhënë detaje për gjendjen e të plagosurve.

Autoritetet u kërkuan njerëzve të shmangnin zonën. Personi që qëlloi me armë është ndaluar, tha prokurori i distriktit, duke vënë në dukje se hetuesit ende po mbledhin informacione.

Guvernatori i Pensilvanisë, Josh Shapiro, tha në emisionin X se ishte informuar për të shtënat dhe ofroi mbështetjen e plotë të administratës së tij për universitetin dhe forcat lokale të rendit.

Lincoln, një universitet historikisht i zi në Oksford, ndodhet rreth 70 kilometra në jugperëndim të Filadelfias.

Belinda Balluku ndërton mbikalim enkas për pallatet e Samir Manes, bllokohen qytetarët e Yrshekit dhe Laknasit.

0

Shkruan Almer Toska

Në këto foto që po shikoni janë hartat dhe skicat e projektit të mbikalimit që Belinda Balluku ka ndërtuar enkas për Samir Manen. Ky mbikalim nuk është për qytetarët, nuk shërben për Yrshekun apo zonat përreth, por vetëm për kompleksin e pallateve të Manes, duke i siguruar atij akses të drejtpërdrejtë dhe të shpejtë në autostradë. Dokumentacioni tregon qartë se hyrjet dhe lidhjet e mbikalimit shërbejnë vetëm pronës private të Manes, ndërsa banorët e Yrshekut mbeten pa asnjë dalje ose akses.


Kjo tregon qartë që kjo qeveri i shërben vetëm interesave të oligarkëve dhe jo interesave të qytetarëve. Samir Mane, oligarku që përfiton çdo projekt dhe favor publik, duket të jetë i preferuari i pushtetit, ndërsa çdo kërkesë ose projekt i qytetarëve bllokohet ose injorohet. Çfarëdo që ai dëshiron, kjo qeveri e realizon menjëherë, duke përdorur fondet publike dhe investimet infrastrukturore për të përfituar ai dhe bizneset e tij, jo komunitetin.


Ky projekt duket të jetë një favor privat i qeverisë ndaj oligarkëve, jo një investim për qytetarët. Banorët e Yrshekut mbeten pa akses, ndërsa mbikalimi shërben vetëm për rrugë të drejtpërdrejtë për Manen dhe kompleksin e tij të pallateve pranë QTU-së.
Nevojitet transparencë, publikim të plotë të dokumentacionit dhe hartave, sqarim për mungesën e aksesit për banorët lokalë dhe llogaridhënie për çdo interes privat që favorizohet nga ky projekt. Ky mbikalim nuk është për qytetarët — është rrugë për oligarkët, pengesa për qytetarët!

Aliu thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së

0

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka thirrur mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së, e cila do të mbahet nesër, të premten, më 24 tetor 2025, me fillim nga ora 13:30, në selinë e partisë në Tetovë.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë mbledhjes pritet të diskutohen çështje të rëndësishme politike dhe organizative, në kontekst të zhvillimeve të fundit politike në vend, si dhe analizimi i rezultateve të zgjedhjeve lokale.

Mbledhja vjen në një moment kur në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut po zhvillohen debate për ristrukturime të brendshme dhe për orientimin e ardhshëm të partive pas ciklit zgjedhor.

Një ngjarje e bukur kulturore dhe shpirtërore!

0

Shkruan Zef Ndreka

Sot në një nga sallat e bibliotekës “Gjergj Fishta” të qytetit të Lezhës u promovua libri “Marija që përloti Papa Françeskun”, i autorit Frano Kulli.
Ky promovim u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë e dinjitoze, me pjesëmarrje të personaliteteve të njohura të kulturës, medias e komunitetit.
Libri, i botuar nga Botimet Fishta, sjell një histori prekëse dhe frymëzuese mbi figurën e motrës Marije, simbol i besimit, që me jetën e saj të përkushtuar preku zemrën e Papa Françeskut.
Parathënia është shkruar nga Imzot Simon Kulli, Ipeshkëv i Sapës, çka e bën këtë vepër edhe një dëshmi shpirtërore me peshë në historinë e kishës shqiptare.
“Marija që përloti Papa Françeskun”, nxiti miq të librit, klerikë, poet e shkrimtarë, studiues që ishin pjesëmarrës në këtë ngjarje.
Videomontazhi për motër Marijën i përpunuar nga Ardian Sinani ishte parapërgatitja më cilësore në hapjen e këtij aktiviteti kulturor e shpirtëror.
Pader Sokoli, moter Terezina, dom Emiliani, Marash Mirashi, Ernest Marku, Ndue Dedaj, Zef Përgega, Paulin Zefi, kumtuan me shumë dashuri e respekt për librin dhe si homazh për motër Marijën.
Urimet më të mira studiuesit dhe shkrimtarit Frano Kulli!

Amerika sanksionon presidentin e Kolumbisë

0

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj presidentit të Kolumbisë, Gustavo Petro, të cilin Uashingtoni e akuzon se ka dështuar të frenojë trafikimin e paligjshëm të drogave. Edhe gruaja dhe djali i tij janë sanksionuar.

“Presidenti Petro ka lejuar kartelet e drogës që të lulëzojnë dhe ka refuzuar që të ndalë këtë aktivitet”, tha sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, përmes një njoftimi për këtë vendim.

“Presidenti [amerikan, Donald] Trump po ndërmerr veprime të fuqishme për të mbrojtur kombin tonë dhe kjo e bën të qartë se ne nuk do të lejojmë që droga të trafikohet në shtetin tonë”, shtoi ai.

Sanksionet vijnë në mes të një mosmarrëveshjeje midis Petros dhe Trumpit, me liderin kolumbian që e ka akuzuar homologun e tij amerikan për “ekzekutime jashtëgjyqësore” që “shkelin ligjin ndërkombëtar” lidhur me sulmet amerikane ndaj anijeve që dyshohet se kontrabandojnë drogë.

Shtetet e Bashkuara kanë shkatërruar 10 anije dhe kanë vrarë të paktën 43 persona brenda më pak se dy muajve, sipas një përllogaritjeje të bërë nga agjencia AFP, bazuar në të dhënat amerikane.

Kolumbia ka kërkuar që Uashingtoni të ndalë sulmet, gjë që ka zemëruar Trumpin, i cili e ka quajtur Petron “bandit” dhe “trafikant droge”.

Trump po ashtu ka njoftuar për ndërprerjen e ndihmës amerikane për Kolumbinë në vlerë prej qindra miliona dollarësh dhe ka kërcënuar se do të vendosë tarifa ndaj mallrave kolumbiane.

Petro ka reaguar pas lajmit se ai dhe familja e tij janë vendosur në listën e zezë amerikane.

“Asnjë hap prapa dhe kurrë i gjunjëzuar”, shkroi Petro në rrjetet sociale, duke ripërsëritur slogane të përdorura nga revolucionarët e Amerikës Latine.

Sanksionimi i Petros është thënë se ka të bëjë me përhapjen ndërkombëtare të drogave të paligjshme apo mjeteve për prodhimin e tyre.

Gjatë një konferencë për media të enjten, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, i tha gazetarëve se Uashingtoni “për momentin nuk sheh asnjë ulje të tensioneve nga udhëheqësi i pamatur i Kolumbisë”./REL

Zotimi i Ministe Diellës: Qeverisë Rama do ia zbuloj korrupsionin

0

Diella’, ministrja e krijuar nga Inteligjenca Artificiale për të luftuar korrupsionin në mandatin e 4-t rradhazi të Kryeministrit Edi Rama, duke folur në forumin e ‘Berlin Global Dialogue’, theksoi se qeverisja inteligjente nuk ka për qëllim të zëvendësojë njerëzit, por të forcojë kapacitetet e tyre për të shërbyer më mirë qytetarëve.

Ajo shtoi se inteligjenca artificiale do të ndihmojë në parandalimin e krizave dhe korrupsionit, duke mundësuar ndërhyrje përpara se të shpërthejnë në skandale.

“Planifikoj ta revucionalizoj qeverinë, jo duke zëvendësuar nëpunësit civilë por duke aplikuar kapacitetin e tyre për të shërbyer. Çdo ministri do ketë ekipe IA të trajnuar për të identifikuar ato gjëra që s’janë efikase dhe ti bëjë rezultatet të matshme në kohë real. Transformimi ka të bëjë me besimin, ku qytetarët mund të shohin se si merren vendimet, kur vonesat dhe gabimet zhduken qeveria bëhet jo vetëm më inteligjente, por edhe me njerëzore.

IA do të ndihmojë në identifikimin e barrierave për investime para se të shndërrohen në kriza, do zbulojë rreziqet për korrupsion para se të shndërrohen në skandale, do parashikojë mundësitë e tregut para se ata të humbin. Është mesazh që gjithë udhëheqësit këtu në këtë sallë mund ta mbështesin”, tha Diella.

Ministrja virtuale theksoi se përdorimi i inteligjencës artificiale në qeverisje mund të jetë një model për vendet e tjera, duke provuar se edhe një vend i vogël mund të udhëheqë një transformim global.

“Vendet e tjera mund të mësojnë se IA rrënjoset në vlera demokratike, mund të forcojë në vend se të dobësojë lidershipin njerëzor. Ia në qeverisje nuk është fantazi e së ardhmes, por instrument praktik reformimi. Mesazhi ynë është it hejshtë, tek nuk fshin traditën, e lartëson duke kombinuar qeverisjen bazuar në të dhëna. Ne provojmë se edhe një vend i vogël mund të udhëheqë transformimin global në mënyrën se si shtete u shërbejnë njerëzve”, theksoi Diella.

Diella e quajti Kryeministrin Rama një lider vizionar, ndërsa Kreu i Qeverisë me batutë u përgjigj: “Diella” është besnike.

Gruaja më me ndikim në Mbretërinë e Bashkuar për vitin 2026!

0

Afua Kyei, drejtoresha financiare e Bankës së Anglisë (Bank of England), është shpallur personi me ngjyrë më me ndikim në Mbretërinë e Bashkuar për vitin 2026. Në moshën 43-vjeçare, ajo konsiderohet një nga figurat më të larta në botën financiare britanike. Kyei është përgjegjëse për qeverisjen financiare të bilancit gjigant prej 1 trilion paund të Bankës së Anglisë dhe për zbatimin e reformave të rëndësishme të financimit.

Ajo kryeson listën prestigjioze “Powerlist 2026”, e cila rendit njerëzit me origjinë afrikane, afro-karaibe dhe afro-amerikane që kanë ndikimin më të madh në Mbretërinë e Bashkuar. Ndër emrat e tjerë të përfshirë në listë janë ish-futbollisti Ian Wright, artistja e grimit Dame Pat McGrath dhe aktori i njohur Idris Elba. Afua Kyei u rekrutua nga ish-guvernatori i Bankës së Anglisë, Mark Carney, në kohën kur ai ishte Kryeministër i Kanadasë. Ajo tha se të kryesojë listën është “një nder i jashtëzakonshëm dhe përulës”.

Nëna e katër fëmijëve tregon se gjatë rritjes dhe karrierës së saj shpesh pa mungesë të grave në pozicione të larta që kishin njëkohësisht edhe familje.
Kur isha e re, nuk shihja shumë gra në role udhëheqëse që kishin familje. Shumë gra mendojnë se duhet të zgjedhin mes karrierës dhe familjes. Ajo që më pëlqen te Banka e Anglisë është se mbështet fort prindërit dhe familjet punëtore.
Afua Kyei studioi kimi në Universitetin e Oksfordit dhe më pas fitoi një bursë kërkimore nga Universiteti Princeton në fushën e kimisë organike. Gjatë krizës globale financiare ajo punoi si bankiere investimesh dhe më pas iu bashkua Barclays Bank, ku shërbeu si Drejtore Financiare për sektorin e hipotekave.

Në vitin 2019 ajo iu bashkua Bankës së Anglisë, ku sot është në qendër të vendimmarrjes dhe udhëheqjes së institucionit. Kyei tregon se prindërit e saj, të cilët u transferuan nga Gana në Mbretërinë e Bashkuar për studime universitare kur ishin vetëm 18 vjeçe, janë modeli i saj më i madh.

Nëna ime erdhi në Liverpool, u trajnua si mami dhe punoi mbi 40 vjet në NHS. Babai im ka pasur një karrierë të gjatë në industrinë e naftës. I kam parë të balancojnë punën dhe familjen, dhe ata na kanë mësuar vlera të forta.

Wesley Clark do të përmbys perceptimin e gjykatës për rolin e Thaçit në luftë

0
Former Kosovo President Hashim Thaci, who resigned and was taken into custody of a war crimes tribunal, appears for the first time before the Kosovo Specialist Chambers in The Hague, Netherlands November 9, 2020. Jerry Lampen/Pool via REUTERS - RC2RZJ9TIWLO

Shkruan Zef Ndreka

Cili do jetë fati i Thaqit?
Kjo është pyetja në këtë fazë të gjyqit ndaj Hashim Thaçit dhe ajo që po ndodh është vendimtare.
Ende proçesi është në fazën aktuale të gjyqit.
Ky proces ndaj tij dhe bashkëluftëtarëve të tij në Gjykatën Speciale të Hagës, pra në Zyrën e Prokurorisë Speciale të Kosovës, ka hyrë në fazën përmbyllëse të mbrojtjes.
Dëshmia e gjeneralit amerikan Wesley Clark, i cili drejtoi fushatën ajrore të NATO-s në vitin 1999, është sinjal shumë i fortë për mbrojtjen, sepse Clark ishte drejtpërdrejt dëshmitar i natyrës së luftës në Kosovë.
Ai e ka deklaruar publikisht më herët se veprimet e UÇK-së nuk ishin krime, por pjesë e një lufte çlirimtare kundër shtypjes serbe.
Si ish-komandant suprem i NATO-s, dëshmia e tij ka peshë politike dhe juridike.
Mbrojtja e Thaçit po e ndërton linjën mbi disa shtylla kryesore, si:
– Thaçi nuk kishte kontrole komanduese mbi çdo njësi të UÇK-së, pra nuk mund të mbahet përgjegjës për veprime të izoluara.
– UÇK nuk ishte organizatë kriminale, por një forcë e njohur nga bashkësia ndërkombëtare si partnere e NATO-s gjatë fushatës së 1999.
– Krimet që përmenden në aktakuzë, sipas mbrojtjes, janë të paindividualizuara dhe pa prova direkte që lidhin Thaçin me urdhëra apo veprime të tilla.
Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe, dy vendet që kanë dhënë tashmë dëshmitarë në mbrojtje, kanë interes për ta mbyllur këtë proces me dinjitet, duke mos njollosur luftën e drejtë të shqiptarëve të Kosovës.
Autorizimi që Clark të dëshmojë, me miratim zyrtar nga qeveria amerikane, është tregues se SHBA nuk dëshiron që Thaçi të mbahet përgjegjës si “kriminel lufte” për një konflikt që ata vetë e ndërprenë me forcë ushtarake.
Çfarë pritet të ndodhë?!
Pas dëshmisë së Clark-ut, procesi do të hyjë në
fazën përmbyllëse të mbrojtjes dhe prokurorisë.
Pastaj do të pritet vendimi përfundimtar i trupit gjykues, që do të jepet në fillim të vitit 2026.
Në bazë të dëshmive që kanë dalë deri më tani dhe nëse nuk shfaqen prova të reja komprometuese, mundësia më e madhe është që Thaçi të shpallet i pafajshëm për pjesën më të rëndë të akuzave, ndoshta duke mbajtur ndonjë përgjegjësi të kufizuar komanduese, p.sh. për mos-parandalim të disa akteve individuale.
Pra, një dënim i pjesshëm ose i një lirimi me kushte është më i mundshëm sesa një dënim i rëndë për “krime kundër njerëzimit”.
Nëse dëshmia e Wesley Clark del e fortë, e qartë dhe gjithçka tregon se do të jetë e tillë, ajo mund të jetë pika që e përmbys perceptimin e gjykatës për rolin e Thaçit në luftë.

POSTIMET E FUNDIT