Kreu Blog Faqe 885

Europa nuk e do Kosovën

0

Gazetari Valon Syla ka thënë se arsyeja pse Kosova nuk fitoi liberalizimin e vizave është se europianët nuk i duan shqiptarët.Sipas Sylës, arsyeja pse Europa nuk e do Kosovën është se ajo është “krijesë e Amerikës”diqni v1deon për të kuptuar më mirë se për qfarë bëhet fjalë hap market1ngunë që shfaqet menjëher posht kësaj edhe shfaqet v1deo mos e humbisnii…

“Europa është a nti-amerikane dhe a nti-hebreje, andaj nuk e don Kosovën”, thotë ai në emisionin Pressing në T7.

“Kjo është e vërtetë. Është kjo frymë që po rritet në Europë tani dhe ka ekzistuar. Ishin Gjermania që përndjeku herbrenjtë, e dijmë këtë me pikëpamje k omuniste ishin”, shton ai.

Tutje ai thotë se Franca nuk do ta kishte njohur pavarësinë e Kosovës po të ishte Macron në pushtet.

“Tani pse nuk po na do Europa. Është për këto arsyet që i përmenda. Ata nuk e duan Kosovën pasi jemi krijesë e amerikanëve. Kishim fatin që në Francë kishte politikanë sikur Sarkozy. Po të ishte Macron nuk na kish njohur Franca. Na kish qit aty edhe far kushti shtesë“, shton ai.

Loja e mashtruesve/ PD e PS caktojnë ekspertët për Reformën Territoriale, ja emrat

0

Partia Demokratike dhe ajo Socialiste kanë caktuar ekspertët për hartimin e Reformës Territorale.

Nga PS janë caktuar Adelina Farrici dhe Artan Shkëmbi ndërsa nga PD, Agron Haxhimali dhe Roland Bejko.

Emrat u njoftuan në mbledhjen e sotme të Komisionit për Territorialen nga dy bashkëkryetaret Anila Denaj dhe Dhurata Çupi.

Elisa Spiropali/ S’kam marrë 1 cent mbi rrogën, SPAK të nisë nga unë

0

Sali Berisha ka pasur një debat të fortë ditën e sotme me Elisa Spiropalin. Ai e ka akuzuar atë si një drejtoreshë dhe politikane që i ka dhënë tendera vëllait të saj. Mirëpo, Elisa e ka mohuar dhe ka thënë se nuk ka përfituar kurrë para nga taksapaguesit shqiptarë.

Elisa Spiropali:

Unë e njoh vëllain tim. E di ku punuon, sa e ka rrogën dhe ku jeton. Po ti Sali i njeh familjarët e tu?! Unë jam serbes, nuk ma bën syri tërr. Asnjë cent nuk kanë përfituar familjarët e mi nga taksapaguesit shqiptarë.

Neritan Liçaj: Duhet ta Rrëzojmë Ramën, jam gati ta jap, ejani më 7 Korrik ta shporrim Hajdutin

0

Aktori Neritan Liçaj thotë se do të marrë pjesë në protestën e thirrur nga Sali Berisha më 7 korrik.

Gjatë një aktiviteti të zhvilluar nga ish-kryeministri, Liçaj thekson se do të protestojë për rrëzimin e kësaj qeverie pa asnjë kusht.

Sipas tij, nëse Shqipëria do të futet në Evropë nuk do të futet vetëm me institucione, por do të futet me një qytetërim të vetin.

Kauza ime është fare e thjeshtë, është Shqipëria. Të gjithë e duam këtë vend. Kauza tjetër kush? Është Shqipëria në Evropë.

Nëse ne do të futemi në Evropë, nuk do të futemi vetëm me institucione, por do të futemi edhe me një qytetërim tonin, që është shqiptaria.

Këtë e bën arti kultura, shkenca, sporti, media dhe arsimi. Arti forcon dy muskujt më të fortë të njeriut, zemrën dhe mendjen.

Jo me kot gjithë demokracitë e mëdhaja investojnë shumë në art. Duke patur një qytetarë të civilizuar mund të ndërtohet një shoqëri moderne.

Unë protestojë për rrëzimin e kësaj qeverie pa asnjë kusht.

U them shqiptarëve që kombet e mëdhenj japin jetën për lirinë, kurse shumë shqiptarë falin lirinë për jetën dhe kjo nuk është e mirë”, tha ndër të tjera Liçaj, i cili la të kuptohej se ishte gati të jepte jetën e tij, për rrëzimin e Ramës.

Europa ka një problem me Amerikën

0

Shkruan Ema Ashford “New York Times”

Përktheu: Alket Goce-abcnews.al

Presidenti amerikan Joe Biden ndodhet në Evropë, dhe ato që po dominojnë janë diskutimet mbi unitetin. Në takimin e G-7 në Bavari të Gjermanisë, udhëheqësit e përgëzuan veten për vendimet e marra gjatë muajve të fundit, dhe e ritheksuan mbështetjen e tyre për Ukrainën.

Madje gjetën kohë për një “fotografi familjare”. Edhe në samitin e NATO-s në Madrid, atmosfera është shumë entuziaste. Vetëm 3 vjet më parë, NATO e dëmtuar në imazh nga ndërhyrjet e dështuara në Libi dhe Irak, e përçarë nga brenda nga debatet mbi të ardhmen e saj, dhe e tallur vazhdimisht nga Donald Trump, u shpall si një aleancë “në gjendje kome” nga presidenti francez Emmanuel Macron.

Tani panorama është krejtësisht e ndryshme. Katër muaj pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, NATO qëndron si një mburojë e ringjallur kundër agresionit rus. Udhëheqësit evropianë në mbarë kontinentin, të vendosur për të mbetur të bashkuar, flasin plot besim për qëllimin e përbashkët, raporton abcnews.al.

Megjithatë, pavarësisht bisedave mbi vendosmërinë evropiane, muajt e fundit kanë nënvizuar në fakt diçka tjetër:varësinë e kontinentit evropian nga Shtetet e Bashkuara për të zgjidhur problemet e veta të sigurisë. Sigurisht kjo nuk është asgjë e re.

Në shumë aspekte, ky është roli që ka luajtur Amerika që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, duke u siguruar madje edhe pas rënies së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, që Evropa të vepronte nën ombrellën ushtarake të Amerikës. Por ndërsa kjo qasje mund t’i shpëtojë udhëheqësit nga zgjedhje politikisht të vështira në një periudhë afatshkurtër, mbetet tek e fundit një qasje humbëse.

E përfshirë nga problemet e brendshme, dhe e fokusuar gjithnjë e më shumë në sfidën që vjen nga Kina, Amerika,nuk mund ta mbikëqyrë përgjithmonë Evropën. Dhe përballë një Rusie armiqësore dhe revizioniste, kjo e fundit duhet të fillojë që të kujdeset vetë për veten e saj.

Këto kritika mund të duken si të pavend. Tek e fundit, Evropa ka hedhur muajt e fundit disa hapa të mëdhenj në forcimin e mbrojtjes. Kjo është më e dukshme në Gjermani, ku qeveria është zotuar të shpenzojë 100 miliardë euro më shumë për mbrojtjen gjatë viteve të ardhshme.

Është një ndryshim kaq i madh, sa që media gjermane po përdor shpesh termin e artikuluar nga vetë kancelari Olaf Scholz “Zeitenwende”, ose një pikë kthese. Vende të tjera, përfshirë Italinë, Rumaninë dhe Norvegjinë, janë zotuar gjithashtu të rrisin ndjeshëm shpenzimet e tyre në këtë sektor.

Këto ndryshime, bien ndesh me ankesën e vjetër të SHBA-së së shtetet evropiane janë shumë dorë-shtërnguar në fushën e mbrojtjes, dhe se mbështeten ende tek fuqia ushtarake falas që i garanton Amerika. Megjithatë, nëse shtetet evropiane po e zvogëlojnë problemin e tyre të financimit, ato përballen me një problem ndoshta edhe më të vështirë:atë të veprimit kolektiv.

Thënë thjesht:interesat dhe prirjet individuale të 27 anëtarëve të Bashkimit Evropian, vendet e të cilëve përfshijnë miliona mijëra km2 territor, e bëjnë të vështirë krijimin e një kursi të përbashkët veprimi. Kjo është e vërtetë për shumë çështje, midis tyre reformat ekonomike dhe ato në gjyqësor.

Por dallimi është ndoshta më i madh mbi politikën ushtarake dhe atë të mbrojtjes. Kjo vlen si për NATO-n, ashtu edhe për politikën e përbashkët të sigurisë dhe mbrojtjes të vetë Bashkimit Evropian. Në fakt, një mosmarrëveshje thelbësore ka të bëjë me atë nëse një rritje e aftësitë mbrojtëse të BE-së do ta dëmtojë, në vend se ta forcojë NATO-n, raporton abcnews.al.

Për të shmangur shqetësime të tilla, shumë ekspertë favorizojnë një ndarje të punëve, qoftë sipas gjeografisë, apo edhe bazuar në aftësitë ushtarake specifike. Megjithatë, marrëdhënia e saktë midis të dyjave mbetet një çështje e hapur. Ndërkohë ekzistojnë dallime të mëdha në perceptimin dhe prioritizimin e kërcënimeve.

Shtetet e Evropës Qendrore dhe Lindore më të afërta me Rusinë, e shohin logjikisht atë si kërcënimin më të madh. Nga larg, problemet e tjera duken më të mëdha. Gjermania dhe vendet e Evropës Veriore shqetësohen për terrorizmin, Franca është e fokusuar tek ekstremizmi dhe trazirat në ish-kolonitë afrikane si Mali, ndërsa Greqia dhe Italia po merren kryesisht me politikën e refugjatëve dhe sigurinë detare në Mesdhe.

Dikush mund të mendojë se një tronditje e madhe gjeopolitike si lufta në Ukrainë, do të kishte sjellë një “Zeitenwende” në mbarë Evropën. Dhe në javët e para të luftës në Ukrainë, shumë nga përçarjet u zhdukën për shkak të tronditjes dhe tmerrit. Por në muajt që pasuan, ndarjet janë rishfaqur, duke u perceptuar në mënyra të reja.

Disa vende – sidomos Franca, Italia dhe Gjermania – po flasin për rrugët sesi të arrijnë një zgjidhje paqeje në Ukrainë, edhe pse vazhdojnë t’i dërgojnë Kievit armë dhe fonde. Por sondazhet në Poloni, tregojnë se Varshava nuk do të mbështesë asnjë pakt të tillë, derisa Rusia të ndëshkohet siç duhet.

Duke harxhuar jo pak energji nga nevoja për të arritur një konsensus, BE e ka pasur të vështirë të ecë përpara. Kompasi i tij Strategjik i shumëpritur, një dokument strategjik i publikuar pas fillimit të luftës, është i mbushur me fjalë që premtojnë një “hap domethënës përpara” në fushën e mbrojtjes, raporton abcnews.al.

Por në praktikë, ajo po bën pak për t’i adresuar këto ndarje. Në mungesë të konsensusit kontinental, “ngjitësi” që vazhdon të mbajë së bashku sigurinë evropiane janë Shtetet e Bashkuara. Që nga shkurti, marrëdhënia transatlantike është kthyer në një raport komod: Shtetet e Bashkuara ofrojnë personel të madh dhe armatime të teknologjisë së lartë, duke mos e bërë të nevojshme që anëtarët e tjerë të NATO-s të angazhojnë burime të konsiderueshme apo të bëjnë zgjedhje të vështira për mbrojtjen e përbashkët.

Në aspektin politik, prania e Amerikës i siguron anëtarët e NATO-s në Evropën Lindore – që janë bërë të vetëdijshëm që nga shkurti i këtij viti, se shtetet e Evropës Perëndimore nuk janë dhe aq të gatshme të kenë një qëndrim të ashpër ndaj Rusisë – në një kohë që e lejon Gjermaninë ta udhëheqë Evropën, pa pasur një kosto shumë të madhe financiare dhe ushtarake.

Por mosmarrëveshjet bazë nuk janë zhdukur. Por për sa kohë që trupat dhe pajisjet amerikane janë në kontinent, shtetet evropiane mund të vazhdojnë të përfitojnë në maksimum nga mbrojtja amerikane. Është e kuptueshme që udhëheqësit evropianë nuk duan të angazhohen në këtë çështje politikisht delikate dhe në një kohë të vështirë.

Dhe ndoshta është e lehtë të supozohet, se me 100.000 trupa amerikane në Evropë, angazhimi i SHBA-së ndaj sigurisë evropiane është i pacenueshëm. Megjithatë vitet e Trump nuk duhet të harrohen aq kollaj. Angazhimi i Amerikës për mbrojtjen e Evropës, i mbikëqyrur nga Biden, mund të duket i sigurt sot për sot.

Por me kërcënimet në rritje në Azi dhe trazirat në politikën e brendshme amerikane, ka shumë të ngjarë që të jetë çështje kohe para se gjërat të ndryshojnë. Nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë, Trump mund të zbatojë kërcënimet e tij për tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga NATO.

Edhe disa nga bashkatdhetarët e tij më pak ekstremistë se ai, po e vënë në dyshim rolin e Amerikës në mbrojtjen e Evropës. Në maj, 11 senatorë republikanë votuan kundër dërgimit të ndihmës së mëtejshme ushtarake në Ukrainë. Po ashtu, në Uashington ka një konsensus në rritje, se Shtetet e Bashkuara nevojiten urgjentisht në rajonin e Indo-Paqësorit për t’u marrë me kërcënimin që vjen nga Kina.

Edhe skenari më i mirë – ai i një administrate në Uashington që mbetet e përkushtuar ndaj Evropës – mbart rrezikun që një krizë diku tjetër, mund të rezultojë në një tërheqje të nxituar, duke i lënë shtetet evropiane në një pozitë delikate. Udhëheqësit amerikanë dhe evropianë, mund t’i kalojnë ditët në vijim duke lavdëruar rimëkëmbjen e mrekullueshme të aleancës transatlantike.

Por larg nga të qenit një ilaç, mbështetja e Amerikës është si një “fasho e ndihmës së shpejtë”, e cila mbulon vetëm përkohësisht mosmarrëveshjet më të mëdha të Evropës në lidhje me mbrojtjen. Që të jenë vërtet të bashkuar, udhëheqësit evropianë duhet të nisin punën e vështirë të sheshimit të këtyre mosmarrëveshjeve dhe heqjes së “fashos” amerikane.

Si internoi në vitin 1982 Sali Berisha kardiologët Milto dhe Margarita Kostaqi?

0

Për herë të parë, emisioni investigativ, hedh dritë mbi dëbimin nga Tirana të mjekëve të njohur Milto dhe Margarita Kostaqi në vitin 1982. Dëshmia e mjekes (e ndarë nga jeta në 2011-ën) dhe 9 personave të tjerë, zbulon veprimet e Sali Berishës, asokohe sekretar partie, i cili i shikonte çiftin e mjekëve si kundërshtarë të tij.

Emisioni Investigativ “Fiks Fare” hedh dritë mbi një nga ngjarjet më të bujshme të viteve ’80, me protagonist kryesor Sali Berishën, në atë kohë sekretar partie, i cili me veprimet e tij ka arritur që të internojë një nga mjeket më të njohura të asaj kohe, znj. Margarita Kostaqi dhe bashkëshortin e saj mjek, Milto Kostaqi.

Për herë të parë, me zë dhe figurë, u publikua dëshmia e mjekes, të ndarë nga jeta në vitin 2011, e cila tregon se njeriu kryesor për dëbimin e saj ka qenë ish-kolegu Sali Berisha, me të cilin në atë kohë kishte edhe një raport njerëzor. Ndërkohë, 9 kolegë dhe të njohur të saj, kanë treguar ndër vite për kamerën e emisionit investigativ të gjithë historinë, ku e përbashkëta e tyre ka qenë vetëm një emër; ish-Presidenti dhe ish-Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.

Historia e Margarita Kostaqit, dhe bashkëshortit të saj Milto Kostaqit, fillon në ish-vilën qeveritare nr.30, atje ku në vitet ’80 banonte kryeministri i atëhershëm i Shqipërisë, Mehmet Shehu, dhe familja e tij. Mbrëmjen e 18 dhjetorit të vitit 1981, ish-kryeministri Mehmet Shehu gjendet i vr.arë në dhomën e gjumit. Pas këtij fakti, gjithë njerëzit që punonin me të kaluan në sitën e partisë dhe të Sigurimit të Shtetit. Të njëjtin fat pati dhe grupi i mjekëve që punonte pranë kryeministrit. Ata u larguan. Midis tyre edhe mjeku Milto Kostaqi, burri i Margarita Kostaqit.

Për çudinë e të gjithëve, në vend që të përjashtohej nga partia Milto Kostaqi, u përjashtua bashkëshortja e tij, Margarita, e cila punonte si mjeke kardiologe në Spitalin nr.1, Tiranë, sot QSUT. Margarita Kostaqi kishte mbaruar shkëlqyeshëm Fakultetin e Mjekësisë dhe ishte e specializuar në Francë për kardiologji. Ajo gëzonte një autoritet të padiskutueshëm, falë aftësive profesionale dhe karakterit të saj. Vd.ekja e kryeministrit shqiptar dhe largimi i Milto Kostaqit nga klinika e bllokut, ku ai punonte si mjek i Mehemet Shehut, ishte rasti më i mirë për të hequr qafe gruan e tij, që kontrollonte pavijonin e kardiologjisë, ku punonte edhe Sali Berisha.

Margarita në 2010-ën: Ishim shokë me Berishën, tani e kam shumë frikë!

Në vitin 2010, Margarita Kostaqi, ka dëshmuar kalvarin e saj të jetës, uljet dhe ngritjet në karrierë, ku në fokus ka qenë vendimmarrja e vitit 1981. Në momentin e kësaj dëshmie, në krye të qeverisë ishte Sali Berisha, për të cilin tha se “atë e kam frikë, atëherë jo se ia përmblodha të tëra, por unë tani kam frikë, nuk dua të përzihem”. Kardiologia, e cila ka ndërruar jetë në vitin 2011, ka treguar me detaje jetën e saj, ndërsa tha se ka dy fëmijë një vajzë dhe një djalë. Në 2010-ën tregoi se, edhe pse mjekë të njohur, nuk kishte një shtëpi, të cilën e kishin shitur në kohën e fajdeve shumë lirë.

Ajo tregoi se ka qenë e dëbuar, të padëshirueshëm, ku fillimisht kanë tentuar që ti çojnë në Kryevidh, por më pas shkuan në Durrës, me “ndihmën” e Muho Asllanit, i cili në atë kohë ka qenë Sekretar Partie në Durrës. “Pas 2 vitesh na dhanë shtëpi, se venim e vinim çdo ditë në Tiranë. Për ne ishte ndryshim i madh, por njerëzit na pritën jashtëzakonisht mirë. Njerëzit na kanë mbajtur në pëllëmbë të dorës, prandaj kemi qëndruar gjithë kohën” ka dëshmuar Margarita, teksa thotë se marrëdhënia me njerëzit ishte shumë e mirë, ndërsa me partinë shumë e diferencuar. “Të partisë lanë djalin 4-5 vjet pa shkollë. Populli, po të hynim ne në një kafene, ngriheshin në këmbë” pohon ajo, ndërsa tregon se edhe pas ’90-ës kanë vijuar që t’i shohin “si të persekutuar”. “Deputetët e PD-së kanë qenë të diferencuar, meqenëse sekretar ishte Saliu dhe ne u dëbuam nga Saliu, edhe ushqehesh urrejtja” vijon mjekja, e cila hezitonte që të fliste në publik.

“Nuk dua. Pse të flas? Është një gjë e kotë, fëmijët u rritën, u martuan. Unë po të përmend do të më ngrihet tensioni, do të vd.es. Nuk e kam takuar asnjëherë që atëherë. Nuk më ka kërkuar dhe nuk e kam kërkuar. Përse ta kërkoj? Që ti më ke çuar atje?! Shumë gazetarë më kanë kërkuar për të shkruar dhe i kemi përzënë. Është pemë pa kokrra, njerëzit e dinë se kush është fajtori. U bënë 9 mbledhje partie për të na përzënë. Motivacioni ishte për Milton, kur vr.au veten Mehmet Shehu. Unë dola se isha mendjemadhe, kryelartë, hedh hapin me forcë, egoiste, karrieriste, këto budallallëqe. Por themeli ishte Milto. Bëja ekon dhe filloja t’i përjashtoj nga diagnozat. Sepse të bëje ekon atëherë, diagnozat paloseshin me vesh.

Përkrahje gjeti tek Ylli Popa, i cili tani kërkon falje. Por nuk ka kuptim më. Ky qe sekretar i Byrosë së Fakultetit, unë isha pedagoge dhe isha në organizatë” pohon mjekja, teksa kujton se me Salin ka qenë koleg dhe shok. “Punonte me mua. Ç’do fitoj? Mjeke jam, e qetë jam, me punë të mirë jam. U ndjeva keq kur u bë rehabilitimi. Jo i përndjekur, i internuar. Kur doja të çoja djalin që të vazhdonte juridikun, nuk iu dha as me demokracinë. Desha një vërtetim që ishim të dëbuar, shkova në Ministrinë e Brendshme dhe më thanë se nuk jeni të regjistruar, pasi ishte shkruar ‘largoheni me dëshirën e vetë’. Nga pedagoge e parë, Shefe Katedre unë isha e larguar me dëshirë?! Çdo gjë e piketuar, e rregulluar. Kështu që unë nuk kam të drejtë asgjë. Shqetësohem kur e kujtoj. Ashtu më kanë dëbuar me kamionët e Gardës. Mblidh plaçkat një orë e më parë me urdhër të Hekuran Isait.

Fillimisht më kanë përjashtuar mua, pastaj Milton. Tre herë e kanë kthyer përjashtimin tim. Herën e katërt u ngrit Tafaj, ‘po mirë’ – më tha – ‘duhet të ishte edhe ti një çikë vigjilente për burrin’. I thashë pse nuk del tamam, urdhëro teserën, e dija se çdo të hiqja për fëmijët dhe hoqa dorë” tregon kardiologia, teksa kujton se fëmijët kanë vuajtur shumë, por ajo bashkë me burrin jo, pasi “populli na respektonte, kishim një kënaqësi të jashtëzakonshme”. Më tej thotë se nuk ka arritur që të mbrojë dizertacionin. “Do ta mbroja në 20 tetor dhe në 2 tetor më sollën në Kavajë. E kam në kuti. Ia kam lënë këtij të ma vërë me vete në varr” pohon ajo, ndërsa thotë se me Berishën “talleshin shokët me të”.

Nuk e di sesi mbijeton ai njeri. Qenka i plotfuqishëm. Nuk e di, e ka nga Zoti ai fuqinë. I kam mjekuar vjehrrën, të shoqen, kemi ngrënë dreka, darka, shoqërinë e ngushtë. Ka pasur ego. Nuk mund të më shihte mua që të mbijetoja. I mjekoja babën me mustaqe, kur vinte nga Tropoja. Se më vinte si mjeke e mirë, nuk më hodhi poshtë nga profesioni mua, si karrieriste” shton Kostaqi.

Më tej pohon se Saliu thotë e bëri partia, nuk e bëra unë.

Por po ta bënte partia, duhet të më thërriste kur u bë President e kur u bë kryeministër. Më fal të thoshte. Të kërkonte falje. Më urdhëruan. Dhe unë jam dakord që e urdhëruan. Për një moment jam dakord, jo për logjikën, për një moment jam dakord, por do shtëpi? Se nuk kemi as shtëpi, e as katandi, ku e do punën ti dhe Milto? Po, jo, pu, pu, pu. Unë nuk dua të di që ai e di që unë ekzistoj megjithë fëmijë. Nuk dua. Kam frikë, tani unë atë e kam frikë. Atëherë jo, se ia përmblodha të tëra. Zhduku procesverbalet se ishin histori, por unë tani kam frikë, nuk dua të përzihem. Në atë kohë po, kam folur, të gjitha. Ai më tha kështu mua; ‘ke shkuar në Itali, ke takuar motrën të martuar me gjeneral Italian. Unë as që kisha njeri në Itali. Motra ishte në Durrës. Ka metoda e metoda kërcënimi. Është një liri e kërcënuar, nuk është një liri e plotë.

Tani kam frikë nga e vërteta, e pësova një herë. Thashë të vërtetën dhe e pësova. Tani e kemi mbyllur burrë e grua, gjëja më e madhe është respekti i njerëzve. Ju lëmë një emër shumë të mirë fëmijëve, sa të merremi me këto cicmice. Më mirë të jemi të qetë. As rregullon, as prish punë. Mua më janë bërë mbledhjet në korrik të 1982 – shit, në tetor kam ardhur këtu. Nuk ekziston asnjë procesverbal. Nëpërmjet të tjerëve kam marrë vesh që nuk ekzistojnë. Janë me skena të studiuara, jo kot, me lëvizje të matura. Neve na pëlqen që heshtim. Pse të kërkoj? Nuk kam pse, çfarë do të fitoj? Jam 70 vjeç, nuk më duhet asgjë. Më duhet gjithë gëzimi i njerëzve, si jeni? Ku i keni kalamajtë?” përfundon Margarita Kostaqi.

Kolegët: Promotor i mbledhjeve kundër Margaritës ishte Berisha

Koleget tregojnë se promotor i të gjitha mbledhjeve të partisë, për të përjashtuar Margarita Kostaqin nga partia, ka qenë Sali Berisha, në atë kohë kardiolog, në të njëjtin pavijon me Margaritën. Në ato vite, Sali Berisha, kishte tentuar të hynte në grupin e mjekëve të Mehmet Shehut, mirëpo pa dobi. Kur Mehmeti vr.au veten, ai i drejtoi sytë nga një tjetër anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSh-së, Kadri Hasbiut. Mirëpo edhe ketu nuk pati sukses, derisa me ndihmën e Isuf Kalos filloi të punojë si mjek i familjes së Hysni Kapos.

Për të gjitha këto lëvizje, atij i duhej të pastronte rrugën nga njerëzit më të aftë se ai, të cilët mund t’i zinin vendin, në pavijonin e kardiologjisë dhe si mjek në bllokun e udhëheqjes. Jo një e dy, po nëntë mbledhje partie, njëra pas tjetrës, me orë të tëra, janë bërë në organizatën e partisë së spitalit për të përjashtuar Margarita Kostaqin. Nuk ishte e lehtë. Nga pikëpamja profesionale, Margarita gëzonte autoritet të padiskutueshëm tek koleget, tek drejtuesit e spitalit dhe tek pacientët. Me sukseset e saj në punë, mburrej i gjithë pavijoni i kardiologjisë. Ajo zotëronte të rejat më të fundit në këtë fushë dhe kishte lidhje të forta si brenda ashtu edhe jashtë Shqipërisë. Atëherë perse mund të akuzohej Margarita Kostaqi?

Profesori i ndjerë Zabit Brokaj, në një intervistë për “Fiks Fare” para disa vitesh, tregoi për dëbimin e Margaritës nga Tiranë në Kavajë. “Margarita ishte një mjeke shume e zonja dhe me ambicie. Kjo ka qenë njëra nga anët që Berisha të jetë provokuar. E vërteta është që ai zhvillim ka qenë brenda dhe një klime. E cila ishte një klime politike në një kuptim të gjerë. Nën flamurin e lu.ftës së klasave dikur mund të dënoheshe rreptë edhe të internoheshe dhe të pranoje të qëndroje aty. Në atë moment vërtet politik dhe dramatik qe një grup, natyrisht aktiv ka qenë Saliu padiskutim, është më se e njohur kjo duke u mbështetur pikërisht tek ajo që thashë, principi i lu.ftës së klasave. Kjo mund të thuhet dhe sot e pas 100 vitesh. Tani pse ta bënte Saliu?! Dikush tjetër s’do e bënte kurrë” do të deklaronte profesori.

Anëtarët e PPSh-së: Përjashtimi pas 9 mbledhjeve

Pas nëntë mbledhjeve, njëra pas tjetrës në organizatën e partisë, Margarita Kostaqi përjashtohet nga partia. Motivacioni për moral të ulët në raport me pacientët, për shfaqje të huaja, karrieriste dhe mendjemadhe. Përjashtimi nga partia, nuk presupozon në çdo rast edhe largimin nga puna. Fiksi ka biseduar edhe me z. Muho Asllani, Anëtar i Byrosë Politike të K.Q. të P.P.Sh-së, sekretar i parë i rrethit të Durrësit.

Organizata e Partisë për gabime, të meta e faje, jepte 4 masa ndëshkimore. E para ishte vërejtje me shkrim. E dyta vërejtje e rëndë me shkrim. E treta kthim në kandidat partie dhe e katërta përjashtim nga partia. Organizata e partisë merrte masë, as nuk kishte të drejtë ta dëbonte, as nuk kishte të drejtë ta internonte, as nuk kishte të drejtë ta burgoste, as nuk kishte të drejtë të merrte mase shtetërore. Këto dy mjek që i dëbuan nga Tirana, por nuk e kam të qartë sepse unë nuk jam marrë me internim – dëbimet. Por përderisa i kanë dërguar në Kryevidh do thotë që janë internuar” thotë z.Muho Asllani.

Asnjë nga këto katër masa që parashikonte statusi i partisë, nuk u mor parasysh për Margarita Kostaqin. Organizata e partisë, ku Sali Berisha ishte një nga drejtuesit e saj, nuk kishte të drejtë t’a largonte Margaritën nga spitali. Ajo nuk kishte të drejte t’a dëbonte nga Tirana dhe as t’a internonte apo të merrte masë shtetërore.

Ndërkohë, “Fiks Fare” ka biseduar vite më parë edhe me Dr. Sulejman Budën.

Këtu është i përfshirë me Sali, me Isuf. Implikohen shumë anëtarë të një organizate. Grupi akuzues ishte gjithë grupi i mjekëve që punonin në bllok në atë kohë. Isufi, Saliu, ky Gaqo-ja që ishte drejtor. Ajo qe trime, ajo i ka rezistuar në mënyrën më dinjitoze” ka thënë dr. Sulejmani.

Ndërkohë, Jovan Sokoli, ish-sekretar i parë i Komitetit të Partisë në Kavajë ka thënë për “Fiks Fare” se Margarita kishte shkuar rastësisht në Kavajë. “Në fillim donin t’i çonin në Ishëm. E pyeta çfarë mjekësh dhe më thanë njëri për zemrën dhe tjetri për sëmundjet e brendshme. Po t’i sjellim në Kavajë se nuk kemi mjek. Ky ishte momenti dhe i dërguan në Kavajë” thotë Sokoli. Kështu, Margarita Kostaqi dhe familja e saj, falë rastësisë, nuk shkuan në fshat, por u vendosën në Kavajë. Në regjimet totalitare, transferimet nga një vend në një vend tjetër, kur je i dënuar, bëhen me ushtarë, me punonjës të sigurimit të shtetit, apo me militantë të partisë. Sipas pohimit të vetë Margaritës ajo ka ardhur në Kavajë me ushtarë të armatosur.

“Margarita”: Si e kujtojnë kolegët në Kavajë dhe zhdukja e dosjes

Në qytetin e Kavajës, familja e Margaritës u vendos në një pallat dy dhoma e një kuzhine, në katin e tretë, në një pallat të ndërtuar me parafabrikat. Ajo ka punuar në një klinikë, ndërsa ka qenë kardiologe për të gjithë qytetin dhe rrethinat e saj. Servete Muhja, mjeke, kolege me Margaritën thotë se në këtë qytet Margarita nuk ka pasur fare privilegje. “Ajo çau vetë. Kur ishin urgjenca, kjo njerëzit i vizitonte dhe në shtëpi. I ndiqte në dinamikë dhe gëzon respekt nga e gjithë popullsia e Kavajës. Kur shkoi të kërkonte që unë jam e internuar në Kavajë dhe a më takon gjë nga qeveria demokratike, i thanë që nuk ju kemi internuar por transferuar. Këto ia thanë pas viteve ’90, sepse deri në vitet ’90 ajo njihej e internuar” thotë Muhja.

Ndërkohë, Hakrie Doko, laborante e Margarita Kostaqit, ka treguar vite më parë për “Fiks Fare” se “kishim shumë punë në atë kohë, shumë vizita në spital të shtruar, në urgjenca, në poliklinikë”. Kozeta Katroshi, fqinja e Margaritës, thotë se “kanë qenë tepër të kulturuar dhe tepër të gjendur. Dera e tyre nuk pushonte natën edhe ditën”. Por, si e kujtonte Pranvera Bajaziti, ish-drejtoreshe e Spitalit të Kavajës këtë familje. “Ka qenë një shembull pozitiv. Nuk u pa me syrin e atij njeriu i cili erdhi i dënuar” pohon ajo.

E megjithatë Margarita Kostaqi kishte dosje. Dosja e saj qendronte në sektorin e sigurimit pranë Degës së Punëve të Brendshme, Kavajë. Sokol Baraj, ish-operativ i Ministrisë së Punëve të Brendshme në Kavajë tregon se “është njohur dhe me një dosje në ngarkim të dy mjekëve Margarita dhe Milto Kostaqi”. Sipas tij, ishte një dosje e çuditshme, pasi e tërë dosja ishte ngritur në bazë të mbledhjeve të organizatës të partisë në të cilat ata ishin përjashtuar nga partia dhe kishin marrë si masë largimin nga Tirana për në rrethin e Kavajës. “Them që ishte një dosje e çuditshme, sepse nuk ishte ngritur në bazë të parimeve mbi të cilat ngrihej një dosje. Më saktë mund të them ishte një fashikull. Një fashikull i cili nuk kishte ecur më tutje, pasi ishin bërë të tërë verifikimet e pretendimeve të ngritura në mbledhjet e organizatës së partisë në bazë të të cilave ata ishin përjashtuar dhe nuk kishin rezultuar të vërteta dhe kishte ngelur një dosje e fjetur” përfundon ai.

Isuf Kalo, “Kolegu” i Berishës në përjashtimin e Margaritës: Një çorbë e ndyrë!

Një prej kolegëve të Margaritës, protagonist në përjashtimin e saj, njësoj si Sali Berisha, tregoi për “Fiks Fare” vite më parë se gjithçka që ka ndodhur në vitin 1982 ishte një çorbë e ndyrë. “Është një histori e mbyllur e asaj kohe, mënyra se si bëheshin në atë kohë. Margarita ishte në një klinikë kardiologjike, ku kishte shumë konflikte midis grupeve brenda ne kardiologji. Margarita ishte e shkathët, e fortë, donte sukses, ishte kapricioze. Por unë të them të drejtën, them që ishte mjeke e mirë. E gjitha kjo histori se si funksiononte ishte një ‘çorbë e prishur’, Margarita ishte pjesë e saj. Ishte edhe pjesë edhe vi.ktimë. Ajo çfarë i ka ndodhur Margaritës nuk ka qenë dramë, as persekutim i saj, as persekutim i fëmijëve. Ajo ishte një histori e trishtuar që i ndodhi. Margarita ndoshta do që ta bëjë veten pak martire që të hyjë tek të persekutuarit, por Margarita nuk ka qenë e persekutuar, ka qenë pjesë e elitës. Siç mund të dal unë tani i persekutuar që më hoqën një herë. Është pjesë e lojës, i ke hyrë asaj loje” ka treguar Kalo.

Ndërkohë, Fatos Panariti, ka pohuar se për “gjyqin” e Margaritës njoftohej nga Isuf Kalo.

Di të të them këtë që Margarita nuk e pyeste Saliun fare. As që ia fërshëllente. Saliu nga ana profesionale e shikonte si njeri të aftë që i dominonte klientelën dhe që shyqyr që më erdhi radha që ta eliminoj këtë person” thotë Panariti.

Pengohet SPAK të arrestoi Ardi Veliun?! Në ML u gjetën 50 euroshe, emra e formularë! Gënjeu Ardi Veliu për vrasjen e Pjerin Xhuvanit

0

Ngjarja e Elbasanit, 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, tronditi vendin. 

Një person humbi jetën dhe 4 të tjerë u plagosën, ndërsa Policia e Shtetit gënjeu publikisht.

Gazetarja Klodjana Lala drejton gishtin nga kreu i Policisë së Shtetit në atë kohë, Ardi Veliu, i cili në deklaratën për media pas ngjarjes tragjike tha se “Në mjetin “ML”, pa targa, grupi hetimor nuk ka konstatuar sende të kundraligjshme, që mund të përdoreshin për shit-blerje të votës”. 

Lala hedh dyshime se ish-kryepolici ka qenë i shantazhuar nga krimi ose politika.

Gjithashtu, lidhur me vrasjen e Pjerin Xhuvanit gënjeu edhe ish-prokurori i Elbasanit, Afred Shehu, sot prokuror i SPAK.

“Mua më shqetëson se përse, sot që flasim, Ardi Veliu, gënjeu? E detyruan, e bëri për arsye politike, për interesa personale, se ishte i shantazhuar nga krimi? Pse gënjeu? Alfred Shehu është sot në SPAK, kishte një listë me emra. Pse gënjyen ata?”, tha Klodiana Lala.

Qeveria po rrëzohet? Alqi Bllako Bashkëpuntor i Drejtësisë, emrat që nxjerr janë lart…

0

Ish -deputeti i Partisë Socialiste Alqi Bllako, i cili u la në qeli pak ditë më parë mund të shkoj drejt bashkëpunimit me drejtësinë. Nëse Alqi Bllako bashkëpunon me drejtësinë, atëherë mund të ketë shumë ministra dhe ish-ministra, të cilët mund të jenë të përfshirën në aferën e inceneratorëve dhe mund të rrezikojnë që të kenë të njëjtin fat si Bllako.

Ndërkohë, avokati i tij, Sokol Hazizaj, ka deklaruar se Alqi Bllako ka shprehur vetëm një dëshirë, që të përballet me organet e drejtësisë, lidhur me akuzat e ngritura ndaj tij. Në një intervistë televizive, avokati Sokol Hazizaj shtoi se Bllako ka shprehur vullnet të plotë për t’u përgjigjur para organeve të drejtësisë i bindur në pafajësi dhe të bashkëpunojë me drejtësinë.

Madje zoti Hazizaj nuk e mohoi përpjekjen e SPAK që ta kthejë Bllakon në bashkëpunëtor të drejtësisë. Kjo tha avokati është një procedurë standarde e drejtësisë.“Bllako ndodhet në ambientet e paraburgimit si pasojë e vendimmarrjes së Gjykatës së shkallës së parë Kundër Krimit dhe Korrupsionit.

Bllako ka shprehur vullnet të plotë për t’u përgjigjur para organeve të drejtësisë i bindur në pafajësi. Vullneti i Bllakos është i qartë për të marrë pafajësinë dhe kjo do kohën e vet për të identifikuar provat”, tha ai. Ndër të tjera, avokati i ish-deputetit të Partisë Socialiste Alqi Bllako foli për paqartësi në kërkesën e SPAK dhe gjykatës për arrestimin e Bllakos. Sipas tij, akuza është për korrupsion dhe shpërdorim detyre si funksionarë i lartë shteti, në një kohë kur nuk ka pasur janë pozitë të tillë.

Ai tha, se Bllako nuk ka qenë funksionar i lartë publik.“Alqi Bllako nuk ka qenë funksionarë i lartë publik në momentin që ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit. Në ligjin e Nëpunësit Civil dhe ligjin për rregullimin e pagave, Sekretari i Përgjithshëm nuk përbën funksionarë të lartë publik. Aktet e Alqi Bllakos janë vetëm vijë përcjellëse e Ministrisë së Mjedisit”, tha avokati.

Akuzat që rëndojnë ndaj Alqi Bllakos

Ndërkohë, ish-deputeti socialist, Alqi Bllako akuzohet nga SPAK për korrupsion dhe shpërdorim detyre në lidhje me aferën e inceneratorit të Fierit. Ish-deputeti socialist nuk i ka pranuar akuzat e ngritura ndaj tij nga SPAK, ndërsa ka thënë në gjykatë se ka qenë vetëm një përcjellës i dokumenteve, duke ia ka kaluar kështu topin ministrave të qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Por, nuk dihet nëse SPAK do të nis një hetim ndaj ministrave të cilët janë të përfshirë në aferën e inceneratorëve. Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, ndërsa Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi masën arrest me burg për të, 1 ditë pasi dorëzoi mandatin e deputetit.

Sipas SPAK, Bllako akuzohet se ka falsifikuar dokumente shpronësimi për një tokë që nga arë ishte kthyer në truall dhe dokumentet e falsifikuara i janë paraqitur Këshillit të Ministrave, tokë mbi të cilën do ndërtohej inceneratori i Fierit. Kjo shkelje, thotë Prokuroria e Posaçme, është bërë në bashkëpunim edhe me ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe kryetarin e shpronësime, Pëllumb Abeshi.

 

Lëvizja e parave mes Monika Kryemadhit, mamasë që shiste qepë, vëllait Drini, vjehrrit Nuri Peti dhe SGS! Roli komprometues i Ilir Metës

0

Drini Kryemadhi që mori 360 milionë lekë nga SGS-ja i shleu borxhet në banka Monikës dhe financoi LSI-në. Mamaja Fatime Kryemadhi i kaloi 13 mln lekë në llogari të bijës. Kompania e vjehrrit të Drinit Kryemadhit Tirana DKK raport financiar me SGS dhe kalim parash në llogaritë e Drinit?! Meta nuk mori asnjë masë ndaj kompanisë së kolaudimit SGS për mospërmbushje të kontratës pasi SGS paguante kunatin e tij.

Shkruan Adriatik Doçi

Report Tv sjell fakte të reja që ngrenë dyshime serioze për një skemë korrupsioni dhe pastrimi parash nga Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, duke përfshirë vëllanë e Monikës, Drini Kryemadhi, mamanë e tij Fatime Kryemadhi, vjehrrin e Drinit (Nuri Peti), kompaninë e ndërtimit Tirana DKK me nipt: J61902088N si dhe kompaninë e kolaudimit të makinave SGS, e favorizuar nga Meta kur ishte në pushtet.

Drini Kryemadhi dhe nëna e tij Fatime Kryemadhi për të cilën thuhet se ka shitur qepë në Qytetin Studenti, kanë financuar LSI-në dhe Monika Kryemadhin. Të shesësh qepë është një punë e nderuar, por nuk bën dot miliona!

Nga ana tjetër, Drini Kryemadhi është paguar nga kompania koncesionare e kolaudimit të automjeteve SGS, një koncesion abuziv i monitoruar nga Ilir Meta përmes Edmond Haxhinastos, duke mos marrë masa për mospërmbushjen e detyrimeve kontraktore nga kompania.

Shuma të mëdha parash të dyshimta kanë qarkulluar mes anëtarëve të familjes Kryemadhi, duke përfshirë SGS që paguhej me paratë e shqiptarëve. Në skenë shfaqet edhe kompania ndërtimit Tirana DKK, e cila kalon herë në emrin e Drini Kryemadhit, herë në emrin e vjehrrit të tij Nuri Peti, i cili dyshohet për një raport interesash financiare me SGS.

SGS i jep 360 milionë lekë Drini Kryemadhit

Pasi Ilir Meta u fut në qeverinë e Sali Berishës, kunati i tij Drini Kryemadhi, në 21 nëntor të vitit 2013, fillon punë si mekanik tek koncesionari i kolaudimit të makinave SGS, me një pagë rreth 4 mijë USD në muaj, më të lartë se sa CEO i SGS dhe rreth 4 herë më të lartë se sa mekanikët e tjerë. Nga viti 2013 deri në vitin 2020, vëllai i Monika Kryemadhit ka marrë nga SGS rreth 360 milionë  lekë të reja paga dhe shpërblime. Vëllai Monikës i mbyll pagesat me një shpërblim 30 mijë USD nga SGS në dhjetor 2020. Drini Kryemadhi dyshohet se nuk ka shkuar fare në punë, por ky pretendimet mbetet për t’u provuar nga SPAK, nëse do të nisë hetimet. Nga ana tjetër është e faktuar se Ilir Meta ka pasur ndikim në monitorimin e zbatimit të kontratës koncesionare nga SGS, pasi ka kontrolluar Ministrinë e Transporteve përmes Edmond Haxhinastos dhe Sokol Dervishit. Pagesat për vëllain e Monikës duken si një taksë që kompania ka paguar në këmbim të heshtjes së Metës për moszbatimin e kontratës, në kurriz të interesit publik.

Vëllai i Monikës lëvizje aksionesh me vjehrrin e tij

Disa muaj pasi u punësua në SGS, vëllai i Monika Kryemadhit, Drini Kryemadhi, në 13 maj 2014, i blen Maksim Demnerit 45 % të aksioneve të kompanisë së ndërtimit Tirana DKT, me vlerë rreth 180 mijë USD. Tre muaj më pas ia dhuron aksionet vjehrrit të tij, Nuri Peti. Në 17 janar të 2018, Nuri Peti ia dhunon aksionet sërish dhëndrit Drini Kryemadhi, duke i kthyet qokën. Kompania rezulton herë me humbje dhe herë me fitim modest, por dyshohet se ka shërbyer si maskë për lëvizen dhe mbulimin e parave.

Tirana DKT mori para nga SGS?

Referuar burimeve, ka dyshime të forta se kompania e ndërtimit Tirana DKT është futur në marrëdhënie financiare me SGS dhe se Nuri Peti i ka kaluar shuma të mëdha parash dhëndrit, Drini Kryemadhi, vëllait të Monikës. Meqenëse raportet financiare mes Nuri Petit dhe Drini Kryemadhit si dhe mes SGS dhe Tirana DKT konsiderohen nga bankat si konfidenciale, u takon organeve ligjzbatuese për të zbardhur këtë hallkë të fundit të këtij zinxhiri të lëvizjeve të parave.

Drini Kryemadhi financon LSI-në, i shlyen borxhet Monikës! 

Në vitet 2015 dhe 2016, Drini Kryemadhi ka kaluar rreth 13 mijë USD në llogaritë e LSI-së. Pra, nga njëra anë merrte para nga SGS-ja që favorizohej nga Meta, nga ana tjetër financonte partinë e drejtuar nga Meta. Nga ana tjetër, Monika Kryemadhi deklaron se vëllai i saj Drini Kryemadhi, në vitin 2009 i ka shlyer një overdraft me vlerë 20 mijë euro. Nuk dihet burimi i parave të Drini Kryemadhi për blerjen e aksioneve në kompaninë e ndërtimit 180 mijë USD dhe 20 mijë euro për shlyerjen e borxhit për Monika Kryemadhin.

Fatime Kryemadhi që shiste qepë financon të bijën Monikën

Në qarkullimin e parave përfshihet edhe mamaja e Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhi. Kjo e fundit ka kaluar në llogarinë bankare të Monikës 13 milionë lekë të vjetra në një rast në vitin 2014, vit të cilin zonja Kryemadhi deklaron se 13 apartamente tel pallati në Laprakë me sipërfaqe 1.4 mijë m2. Nuk dihet se cili është burimi i këtyre parave të Fatime Kryemadhit, për të cilën shoqja e saj, ish e përndjekura politike Ajtanga Lubonja, ka rrëfyer se kanë shitur qepë bashkë në Qytetin Studenti.

Po a kishte nevojë realisht Monika Kryemadhi për 13 milionë lekë të mamasë së saj, në kushtet kur kishte krijuar një pasuri me vlerë miliona euro?

Mos vallë Fatime dhe Drini Kryemadhi janë futur në lojë fiktivisht vetëm për justifikim formal të transaksioneve bankare dhe se paratë në të vërtetë kanë një burim tjetër, si 1.2 milionë USD të hedhura për lobim në SHBA?!

SGS përdori vëllanë e Monikës si mburojë për shkeljet

Kompania koncensionare e kolaudimit të automjeteve (2009 – 2020) nuk ka përmbushur kontratën e firmosur me Ministrinë e Transporteve, sidomos për investimet. Kompania mori asetet e DPSHTRR, i futi një të lyer pikave shtetërore të kolaudimit, mblodhi miliona euro dhe iku. Gjatë periudhës 10-vjeçare, Ilir Meta ka kontrolluar plotësisht dhe pjesërisht 7 vite Ministrinë e Transporteve dhe drejtorinë e patentave dhe targave, përmes Edmond Haxhinastos dhe Ylli Spahiut.

Pse përfaqësuesit e LSI-së pjesë e ekzekutivit nuk morën masa ndaj SGS që të përmbushte detyrimet kontraktore?

Duket qartë se SGS ka përdorur vëllanë e Monika Kryemadhit si mburojë për t’i shpëtuar llogaridhënies, kontrollit dhe masave për shkeljen e kontratës. Meqenëse SGS paguante vëllanë e Monikës, të besuarit e Metës, Haxhinasto dhe Ylli Spahiu, nuk mund të mbronin interesin publik para interesave private të SGS-së.

 

Fatime Kryemadhi financon të bijën Monikën

 

 Drini Kryemadhi i shlyen borxhet Monikës në vitin 2009

Dokumenti i blerjes së aksioneve nga Drini Kryemadhi tek kompania e ndërtimit disa muaj pasi u punësua tek SGS

Drini Kryemadhi i dhuron aksionet vjehrrit

 

Nuri Peti i dhuron aksionet e kompanisë së ndërtimit dhëndrit Drini Kryemadhi

Pagat e Drini Kryemadhit 2013-2017 pranë SGS

Paga e CEO-s së kompanisë së kolaudimit SGS gjatë viteve 2012-2013

Shpërblimi për Drini Kryemadhin nga SGS në dhjetor të vitit 2020

Drini Kryemadhi në listën e donatorëve të LSI në vitet 2015 dhe 2016

 

Histori 2300 vjeçare e pashkruar, Shqiptarët e Afganistanit

0

Kemi të bëjmë me një rast unikal të ekzistencës së parardhësve tanë, ilirëve, në një cep tjetër të botës, me mijëra e mijëra kilometra larg, që mund të hedhë dritë mbi historinë e tyre, por edhe mund të pasurojë historiografinë tonë. Ngaqë ka qenë një vend i izoluar për mijëra vjet, atje janë ruajtur të gjalla tiparet popullore, gjuhësore e zakonore pellazge-ilire-arbëreshe-shqiptare.

Zbulimi

Ekzistencën e Ilirëve në rajonin e madh gjeografik të Hindokinës, në Qafiristan (sot Nuristan), një vend ku piqen Afganistani, Pakistani, Kina e Taxhikistani dhe pikërisht në atë zonë ku para disa kohësh u vra Bin Ladeni, fillimisht e ka zbuluar skenaristi amerikan Xhejms Hilton, i cili xhiroi një dokumentar të titulluar “Horizonte të humbura” (Lost Horizons).

Më pas, në maj 1983, në gazetën “Lidhja” të Antonio Bellushit ka shkruar Ernesto Skura shkrimin me titull “Ilirët në Afganistan”. Të njëjtën gjë ka bërë në librin “Arvanitasit”, historiani i madh me prejardhje shqiptare, Aristidh Kola, i cili dëshmon kohën e vendosjes së ilirëve në atë vend të largët.

Hipoteza më e qëndrueshme, pasardhës të ushtrisë së Aleksandrit

Historia e hulumtuar deri më sot tregon se këta janë pasardhësit e 6000 luftëtarëve ilirë të larguar nga shteti i tyre pas vrasjes së mbretit Kliti, nga Aleksandri i Madh, rreth vitit 300 para erës sonë. Ata ngelën andej, për shkak të largësisë nuk mund të ktheheshin në atdhe, por u vendosën në atë rajon, ku u detyruan të martoheshin me gra vendase. Gjuha e tyre quhet burrashka, gjuha e burrave, ndërsa gratë flisnin gjuhën tjetër. Tani kjo gjuhë përsëri quhet burrashka, por është e përzjerë dhe nuk shkruhet.

Gjuha, shumë fjalë janë rudimente të shqipes

Karakteristikat e banorëve të Hundëzës janë të ndryshme nga ato të pakistanezëve, ata jetojnë gjatë, janë shtatlartë dhe kanë flokë gështenjë, bëjnë dhe pijnë verë si askush tjetër nga zonat dhe rajoni ku jetojnë. Lugina ku jetojnë quhet në ditët e sotme Hundëza (Hundë e vogël) dhe me të vertëte kjo fushë mbyllet me një hundëz midis dy maleve që e rrethojnë.

Një tjetër vendndodhje moçalore quhet Balta. Mali përballë quhet Torabora (Tu ra borë). Një mal tjetër ngjitur me luginën është i mbuluar me akullnaja, të cilat rrëshqasin me kalimin e kohës. Ky mal quhet Rakaposhi (Ra kah poshtë).

Edhe pse vendi është malor, ai është shumë pjellor në prodhimin e zarzavateve, frutave e drithërave të ndryshme, si për shembull: patate, bizele, kastraveca, grurë, misër, elb, kajsi, dardhë, mollë, pjeshka, kumbulla, fiq, qershi, rrush, shalqi etj, që nuk para i kultivojnë vendësit.

Banorët janë bujq (ar-bërës) të shkëlqyer dhe kanë krijuar një sistem mahnitës e madhështor taracash dhe vaditjeje për to. Kanalet kullues, që lidhin dhe ushqejnë tarracat me ujë quhen Kulluse. Njerëzit janë shumë mikpritës dhe ndihmues të njëri tjetrit. Kryetari i Hundzës e ka titullin Mir (Më i miri). Festa më e madhe është Viti i Ri diellor (ashtu si pellazgët, arbëreshët), quhet Naurosh (Na uro) dhe bie më 21 mars.

Hundëzakët janë shumë të ndryshëm në krahasim me pakistanezët me lëkurë të errët apo me afganët, taxhikistanëtt e kinezët. Hundëzakët janë të bardhë dhe me mollëza të kuqe. Shumica e 50 mijë hundëzakëve kanë sy blu, të gjelbër ose bojë hiri dhe flokë që kalojnë nga e verdha e misrit tek e zeza e korbit. Disa fëmijë kanë edhe flokë të kuq.

Lart në male është një fis i madh që quhet Kalash dhe ngjashmëria e tyre me paraardhësit evropianë të lë me gojë hapur. Perënditë e Kalasheve kryesohen nga perëndia Di-Zau (Diell-Zeus). Kalashët skalisin në portat e tyre edhe një gjë që shpreh origjinën e tyre të lashtë ilire dhe lidhjen e tyre me Aleksandrin e Madh: dy brirë dhije (edhe Skënderbeu dy brirë dhije kishte në përkrenare).

Një lule të egër me ngjyrë të verdhë, që fëmijët e mbledhin në mal apo fushë e quajnë Bisha. Burrat veshin pantallona të bardha që i quajnë Shalëvare (shalë të varura), ndërsa gratë bluzën e tyre e quajnë Kamishë (që vishet në misht).

Vallet e hundëzakëve shoqërohen nga daullet, fyejt apo pipëzat dhe valltarët kërcejnë të kapur dorë më dorë në formë rrethi. Një valle popullore e rëndësishme është Vallja e Shpatave, që kërcehet vetëm nga burrat dhe valltarët vishen me rrobe me ngjyra të quajtura Kamarbunde.

Banorët e Hundëzës dhe Baltëzës e dinë origjinën e tyre të lashtë që kanë qenë ushtarë të Aleksandrit të Madh. Ata e lidhin origjinën e tyre me Greqinë, e cila ka patur më shumë kontakt me ta dhe nuk kanë shumë dijeni për Shqipërinë, gjuhën e së cilës flasin, pasi atje nuk ka shkelur asnjë këmbë shqiptari, pavarësisht se ka njëmijë e një arsye për të shkelur e për t’u ngulur mirë.

Konkluzionet e një dijetari

Dijetari Dr. J. M. Hoffman ka vizituar dy herë Hundëzën dhe ka nxjerrë këto konkluzione: Vendbanimi i ilirëve është aty ku takohen Afganistani, Pakistani, Kina, Taxhikistani, në pjesën e Pakistanit. Lugina ku ata jetojnë sot quhet Hundëza (Hundë e vogël). Kjo fushë mbyllet me një hundëz, rrethohet nga dy male 6000-7500 metra mbi nivelin e detit. Një vend moçalor aty quhet Balta. Pllaja e Hundëzës është 2300-2700 metra mbi nivelin e detit. Vendi ku banonin ilirët më pas u quajt Kafiristan (të pafetë, qafirët), sot e quajnë Nuristan.

Dialekti i tyre quhet Burrusheski (gjuhë e burrave) dhe e pashkruar

Pasardhësit e ilirëve reaguan ndaj futjes së fesë myslimane. Pijnë verë të përzierë me ujë, si paraardhësit e tyre. Numri i tyre është 50 mijë. Janë të gjatë, të bardhë, me mollëza të kuqe. Shumica e tyre kanë sy blu, të gjelbër ose bojë hiri, me flokë gështenjë, që kalojnë nga e verdha e misrit tek e zeza e korbit. Jetojnë shumë vjet, pinë shumë ujë që rrjedh nga akullnajat, pinë çaj me rrëshirë shkëmbi (që e quajnë shëlli-rë). Nuk pinë kafe. Janë 99% vegjetarianë.

Aleksandri i Madh i Maqedonisë

Aleksandri i Madh i Maqedonisë lindi në Pela të Maqedonisë në vitin 356 p.e.r. Prindërit e tij ishin mbreti i Maqedonisë Filipi II dhe nëna e tij princesha e Epirit, Olimpia. Origjina legjendare e Aleksandrit luajti rol të rëndësishëm në formimin e karakterit, që në hapat e para të jetës së tij.

Po aq e adhurueshme ishte dhe mënyra e arsimimit, e ëma dhe i ati i tij u kujdesuan që pranë Aleksandrit të qëndronin njërëz me nivel të lartë arsimor, njëri prej tyre ishte dhe Aristoteli. Aleksandri i Maqedonisë fliste një gjuhë që nuk e kuptonin autorët antikë, që ishte ilirishtja.

Në 340 p.e.r. pas vdekjes së të atit, Filipit II, i biri në moshën 32-vjeçare u ngjit në fron për të vazhduar taditën mbretërore. Aleksandri përfundoi bashkimin e të gjithë qytet-shteteve greke të kohës dhe pushtoi pjesën më të madhe të botës së atëherëshme (Azisë së Vogël, Persisë, Egjiptit) duke arritur deri në Indi.

Gjuha e Aleksandrit, shqipja

Gjuha e vendit illirian Makedhonia ishte Skipja; Shqipja e Lekës së Madh, e të atit të tij, Filipit të Makedhonisë. Ishte ajo gjuha që nuk e kuptonin autorët antikë, të cilët nga mëria ekspansioniste e quanin shqipen e vjetër edhe gjuhë barbare (“Aleksandri i Madh fliste një gjuhë, që nuk ishte as greke dhe as latine”).

Ishte ajo shqipja e Lekës së Madh, e përcjellë gjatë pushtimeve të tij në Aleksandri, Hindi, po ashtu deri tej illerit gjërman, në rrafshin trekontinental afriko-azio-europian. Leka i Madh nuk pushtoi vetëm ushtarakisht, por edhe kulturalisht antikuitetin botëror të kohës.

POSTIMET E FUNDIT