Kreu Blog Faqe 887

Policia që (nuk) duam…

0
Shkruan Lutfi Dervishi
Sot, zyrtarisht, mësuam atë që dinim 4 ditë para zgjedhjeve të 21 prillit 2021, në të ashtuquajturën “ngjarja e Elbasanit”. Mësuam, zyrtarisht, se policia është përfshirë në fshehjen e krimit që i mori jetën një qytetari.
Dy zv/drejtorë policie në Elbasan janë në arrest shtëpie dhe 6 policë janë pezulluar nga detyra. Emëruesi i përbashkët është se tetë policët akuzohen për “dëshmi të rreme pëpara oficerit të policisë gjyqësore”.
Për ata që u kujtohet kjo ngjarje, ka një ngjarje akoma më të madhe: ish drejtori i përgjithshëm i policisë bashkë me prokurorin e çështjes, gënjyen publikisht median dhe opinionin publik. Deklarata e zyrtarit të lartë të policisë është skandaloze. Sigurisht e shkruar nga tjetër kush, por e lexuar keq nga ish drejtori. Edhe drejtori edhe prokurori pas kësaj ngjarje, në vend të përballjes me drejtësinë u ngritën në karrierë. Nuk është e qartë pse një pjesë ndëshkohen dhe pse një pjesë promovohen! Pse disa ngjiten “lart” dhe disa zbresin poshtë?!
Çfarë i detyron 10 zyrtarë të lartë të shtetit të gënjejnë publikisht dhe të kryejnë vepër penale? Ka qenë frika e tyre para banditëve? Apo tmerri para banditëve politikë?
Në ngjarjen e rëndë një njollë e zezë i mbetet edhe medias dhe disa gazetarëve që raportuan “variantin zyrtar” edhe pse e dinin se nuk kishte asgjë të vërtetë në raportimin e tyre.
E vërteta është se banditët në Elbasan të përfshirë në shitblejre votash në shkallë industriale, ishin më trima se policët për shkak të shokëve apo shefave të tyre, banditëve politikë.
Nuk ka bandit në Shqipëri që trimërohet para policit nëse të dy nuk kanë një shef të përbashkët.
Ngjarja e Elbasanit e ndodhur vetëm 4 ditë para zgjedhjeve është kronikë e një krimi të paralajmëruar. Nëse policia do të kishte bërë detyrën, asgjë nuk do të ndodhte. Por policia ka qenë e implikuar dhe e mobilizuar për të mbrojtur banditët e përshirë në zgjedhjet për shantazh dhe shitblerje votash.
Çfarë e detyron zyrtarin më të lartë të policisë dhe prokurorin e çështje të gënjejë publikisht?! Frika nga banditët apo frika nga banditët politikë? A do të ndodhte mashtrimi publik nëse ngjarja nuk do të kishte lidhje me zgjedhjet?!
Për zgjedhjet e 25 prillit nuk është folur shumë. Janë afroi 100 denoncime për parregullsitë në zgjedhje. Shitblerje publike votash në Elbasan, Durrës, Dibër, përdorim i fondeve dhe administratës publike, por ngjarja më e rëndë është implikimi policisë që kulmoi me rastin e Elbasanit.
Hetimi i ngjarjes së Elbasanit ka qenë, është dhe do të jetë i pjesshëm. Një hetim i plotë dhe kurajoz duhet të kishte nisur një vit më parë, me thirrjen si të pandehur të zyrtarit më të lartë të policisë dhe prokurorit për mashtrim, për fshehje të krimit, për devijim të hetimeve etj.
Gjithsesi, ndalimi i dy zyrtarëve të policisë lokale dhe pezullimi i 6 policëve është një mësim se “banditët politikë” të shesin shumë lehtë dhe kur vjen puna te përballja me ligjin e pësojnë ata që janë poshtë dhe jo ata që janë lart. Ata që janë lart nuk përballen me ligjin deri në ditën që zbresin poshtë. Dhe ajo ditë vjen. Sado e largët të duket.

Vajza e Brunilda Bekteshit 9 mijë € shkollim në vit, ja mashtrimet e kaçurelses së “Vettingut” para SPAK-ut, Dritan Prençi kërkon ta shpëtojë

0

Në një kohë kur SPAK po mer një e nga një të pandehur anëtarë të KPA-së dhe KPK-së,(Vettingut), prokurori i kësaj strukture Dritan Prençi vijon të qëndrojë me duart mes këmbëve, duke mos kryer një hetim të sinqertë dhe të thelluar për rastin e komisioneres Brunilda Bekteshi.

Ndryshe nga kolegët e tij në SPAK, të cilët kanë çuar të pandehur anëtarë të tjerë të “Vettingut”, Prençi dukshëm është i pafuqishëm dhe jo i guximshëm, për të çuar në ndjekje penale Bekteshin.

Megjithëse faktet janë domethënëse dhe kompromentojnë haptazi pozicion juridik të Bekteshit, Prençi vijon ta favorizojë këtë të fundit duke, sjellë në gjykatë pushimin e çështjes kundër saj për herën e dytë.

Palët e përfshira në këtë proces kanë investiguar rastin në fjalë dhe rezulton se përveç mangësive në hetimin e dosjes, prokurori Prençi ka lënë pa prekur disa detaje shumë domethënese, të cilat Bekteshi i ka nxjerë rrishtazi gjatë hetimit, për të mbuluar shpenzimet dhe pasurinë e saj.

Një ndër shpenzimet e padeklaruara në ILDKPI është dhe arsimimi i vajzës, e cila rezulton se kundrejt një pagese prej 9120 euro në vit, ndjek studimet në WAT.

Ky fakt nuk është deklaruar nga zj.Bekteshij në formularin e vetëdeklarimit dhe për pasojë, rasti përbën vepër penale, siç është fshehje e pasurisë dhe deklarim i rremë i pasurisë.

Deri në ditët e sotme nga të gjithë prokurorë e gjyqtarë të shkarkuar apo vettinguar, nuk ka pasur një rast që fëmijët e tyre të jenë arsimuar në një shkollë private, me një vlerë financiare të tillë, siç dhe deklaron komisionerja Bekteshi.

Brunilda Bekteshi, pavarësisht se ka bërë deklarim të rremë në vitin 2017, ajo ka vijuar të kryejë veprime kriminale, jo vetëm përpara strukturës së ILDKPI-së, por tashmë këtë gjë e ka bërë dhe përpara SPAK-ut.

Bekteshi ka depozituar dokumenta të falsifikuara si deklarata noteriale të lëshuara nga shteti amerikan, të cilat nuk janë deklaruar siç është burimi i krijimit të të ardhura pranë ILDKPI.

“Arnimi” i dosjes nga Dritan Prençi ka çuar në dhjetëra veprime hetimore të pakryera edhe pse janë lënë detyra të pikëzuara nga gjykata e posaçme.

Minimalja që prokurori duhet të bënte dhe të përmbushte detyrën e gjykatës, gjatë këtyre 5 muajve hetime, ishte pyetja e Bekteshit, të cilën nuk e ka bërë.

Por, e ka justifikuar me një memo që komisionerja Bekteshi i ka drejtuar SPAK-ut, duke mashtruar në çdo pretendim të saj.

Bekteshi ose kaçurelsja e “Vettingut”, mundohet ti justifikohet nga distanca Dritan Prençit, ku pretendon se pasuria e saj është e ligjshme dhe e justifikueshme.

Por, qershia mbi tortë, është një fakt i ri i sjellë nga vetë Bekteshi dhe futur në dosje nga Dritan Prençi,janë dy deklarata noteriale të lëshuara në shtetin Amerikan, ku në njërën pretendohet se Bekteshi ka pasur në përdorim një banesë nga viti 2003-2006 nga shtetasi Shkëlqim Rumi.

Mirëpo ajo që rezulton nga sistemi TIMS, ky shtetas nuk ka qënë asnjëherë në vitin 2003 në territorin shqiptar, ku dhe të kishte mundësinë për ti dhënë në përdorim shtëpinë Bekteshit.

Njëkohësisht ekziston dhe një deklaratë e dytë noteriale, ku bëhet fjalë për një borxh prej 15.000 dollarë, dhe sipas kësaj deklarate këto lekë i janë dhënë asaj, në periudhën 2008 në muajin Tetor.

Në këtë periudhë Brunilda Bekteshi, nuk ka qënë fare në Shqipëri,por rezulton të ketë qënë në shtetin turk.

Sipas Bekteshit, këto lekë janë kthyer prej saj në viti 2009 dhe nga kçyrja e sistemit TIMS, shtetasi Alfred Sheko që medemek paska dhënë shumën financiare, rezulton të mos ketë qënë fare në Shqipëri.

E marim të mirë qënë faktin se këto deklarata noteriale janë të sakta, atëherë këto veprime duhet të ishin deklaruar në ILDKPI.

Çdo veprim i më passhëm i Bekteshit, janë veprime të cilat ajo mundohet të mbulojë pasurinë, por në fakt këto manovra janë veprime kriminale vazhuese.

Ja si gënjeu SPAK-un, Brunilda Bekteshi

Në lidhje me pyetjen a ka marrë ndonjëherë një dhuratë në vlerë më të lartë se 500 Euro, apo i ka financuar dikush shpenzime në këtë vlerë apo në vlerë më të lartë se kjo, ju lutem përcaktoni datën, shumën, dhuruesin dhe burimin e kësaj pagese.

Komisionerja Brunilda Bekteshi ka mashtruar para SPAK-UT, pasi kjo shtetase po nëpërmjet kësaj memo ka deklaruar se janë mbuluar shpenzimet e qirasë nga shtetasi Shkëlqim Sejfulla Rumi, nga viti 2003 deri në vitin 2006 në pasurinë me nr.36/2 shkalla 1, kati 5, ap.17, Tiranë.

Ndërkohë nëse bëjmë llogaritë nga viti 2003 deri në 2006, për 4 vjet shumëzuar me 12 muaj , 48 muaj shumëzon me 20 000 lekë min i qirasë mujore, shtetësja Bekteshi ka përfituar vlerën prej 960.000 lekë të reja.

Në lidhje me pyetjen nr.8, nëse nga momenti i fillimit të punës për herë të parë a ka patur ndonjë shpenzim me të lartë se 2500 euro, nëse po të përcaktohet data, qëllimi i këtij shpenzimi, burimi financiar dhe mënyrën e pagimit, komisonerja Bekteshi ka gënjyer duke pretenduar se nuk ka bërë asnjë shpenzim më të lartë se 2500 Euro, kur nga ana tjetër ka pretenduar se ka arreduar apartamentin e saj në vlerën 1.200.000 lekë.

Brunilda Bekteshi njëkohësisht ka gënyer edhe në pyetjen 9 të bërë nga ana e organit procedues ku i është kërkuar se duhet të japi të dhëna mbi shpenzimet e arsimite të fëmijëve, nëse studiojnë në shkolla publike apo private.

Brunilda Bekteshi ka gënjyer në përgjigje, duke pretenduar se fëmijët e saj janë arsimuar në shkollën publike “Emin Duraku” dhe vajza në shkollën “Petro Nini Luarasi”.

Ndërkohë që fëmijët e saj janë shkolluar në shkollë private dhe pikërishtë në “Montessori- Albania” SH.P.K. dhe paguan 9120 Euro në vit, vërtertuar kjo me mandate pagesën përkatëse të datës 01.09.2019.

Komisionerja Brunilda Bekteshi nuk ka dhënë shpjegimi për pyetjen nr.11, nëse ka jetuar ndonjë herë jashtë shtetit dhe cilat janë shpënzimet e udhëtimeve, dhe jetesa në këtë qytet si dhe adresa ku ka qëndruar.

Shtetësja Brunilda Bekteshi nuk ka dhënë shpjegime.

Njëkohësisht Brunilda Bekteshi ka pranuar se ka gënjyer për pyetjen nr.12, e cila ka të bëjë me mobilimin e shtëpisë së saj, ku ajo ka pohuar se mobilimi i shtëpisë së saj ka kushtuar 1 200 000 lekë, por në pyetjen 8 në të cilën është pyetur nëse ka patur na një shpenzim më të madh se 2500 euro është përgjigjur se nuk ka patur.

Tjetër skandal mashtrimi është dhe fakti i parashtruar në pyetjen nr. 14, ku gjykata e ka pyetur nëse ka marrë borxhe nga ndonjë person apo shoqëri private.

Brunilda përgjigjet po dhe pranon se në vitin 2008 ka marrë ndihmë financare nga kushuriri i babit të saj shtetasi Alfred Sheko në vlerën e 15.000 mijë dollarëve dhe e vërteton këtë me një deklaratë noteriale të vitit 2022.

Brunilda Bekteshi nuk e ka deklaruar këtë deklarëtë në ILDKPI dhe vetëm mbas një hetimi të urdhëruar nga gjykata ka pranuar se ka marrë shumën prej 15000 dollësh në vitin 2008 dhe pretendon se këtë vlerë monetare e ka kthyer në vitin 2009 pas revokimit të Kontratës së shitblerjes se shtëpisë.

Brunilda Bekteshi ka paraqitur në organin e akuzës një deklaratë me fallsifikim intelektuar (përmbajtje të rreme) për arsye se për të vërtetuar burimin e ligjshëm të shtetasit Alfred Sheko në shumë e 15.000 dollarëve, nuk ka asnjë transanksion në këtë vlerë.

Njëkohësisht shtetësja Bekteshi pretendon se këto të ardhura janë kthyer në vitin 2009, por shtetasi Alfred Sheko nuk ka hyrë asnjë herë në Shqipëri në vitin 2009, rrethana këto që e bëjnë këtë deklaratë të rreme.

Skandali është se Brunilda Bekteshi pretendon se ka marrë kredi në vitin 2008 në vlerën 33.700 Euro me qëllim blerjen e një apartamenti 100 m2 në rrugën “Sadik Petrela“ në Tiranë dhe pretendon se e ka revokuar këtë kontratë dhe një shumë e kredisë, e ka përdorur për përshtatjen e apartamentit 1+1 për banim si dhe mobilimin e tij dhe pjesa tjetër ka shërbyer për të shlyer kredinë gjatë viteve 2008-2009.

Brunilda Bekteshi gënjen për arsye se kredia bankare prej 33 700 Euro nuk është përfituar nga ajo por është përfituar nga shitësi, firma ndërtuese dhe revokimi i kontratës është bërë me akt të fallsifikuar pasi është e katër ditëve të mëprshme të Kontratës së Kredisë .

Brunilda Bekteshi pretendon se bashkshorti i saj është paguar 400 dollarë në muaj në kolegjin privat në Turqi dhe vërteton pagën nëpërmjet komunikimeve Whats Up dhe nëpërmjet një email, por po të bazohemi në legjislacionin shqiptar në asnjë dispozitë ligjore nuk përcaktohet se email apo ëhats up është dokument financiar.

Brunilda Bekteshi ka deklaruar në ILDKPI se bashkëshorti i saj nga muaji Janar deri në maj të vitit 1997 ka punuar si përkthyes në një television ITN, me pagë 200 dollarë në ditë.

Brunilda Bekteshi nuk paraqiti asnjë dokumentacion ligjor në lidhje me këtë fakt për këtë arsye ngelet në fazë mashtrimi si më sipër.

Brunilda Bekteshi ka deklaraur në ILDKPI se nga muaj tetor 1997 deri në muajin gusht 1998 ka punuar pranë Ambasadës Amerikane me detyrë Përgjegjës për Sigurinë e Punonjëse me pasgë 300 dollarë kesh.

Brunilda Bekteshi nuk ka saktësuar nëse ka qënë pagesë 300 dollarë në muaj apo në ditë dhe nuk ka paraqitur asnjë dokumentacion me arsyetimin banal dhe qesharak se Ambasada Amerikane, në atë periudhë është sulmuar në Kenia dhe Nairobi, fakt i cili nuk ka ansjë lidhje me Shqipërinë.

Brunilda Bekteshi ka deklaruar se muajin shtator 1998 dhe mars 1999 bashkëshorti i saj ka punuar në “ADA GROUP” Tiranë, me pagë 30 000 mijë lekë në muaj.

Nuk ka paraqitur asnjë dokumentacion ligjor.

Brunilda Bekteshi ka deklaruar pranë ILDKPI se bashkëshorti i saj ka përfituar një projekt të Organizatës UNEP/MAP të OKB në vlerën 50.000 dollarë dhe si provë ka bashkalidhur e-mail.

Më pas kjo shtetase ka mashtruar pranë SPAK se vlera nuk ka qënë 50 000 dollarë, por 5 mijë dollarë. SPAK nuk ka bërë asnjë verifikim në lidhje me vlerën e përfituar.

Edi Rama “pin gjakun” e shqiptarëve duke i vjedhur, pastaj mashtron duke dhuruar gjak

0

Kryeministri Edi Rama i është bashkuar nismës për dhurimin e gjakut.

Së bashku me punonjësit e kryeministrisë, Rama ka dhuruar gjak, duke përmendur edhe të gjitha rastet kur ai i është bashkuar kësaj nisme, sipas tij që prej kohës kur ka qenë kryebashkiak.

“Me punonjësit e Kryeministrisë, si çdo vit për nismën e dhurimit të gjakut.

Miq, Le ta forcojmë zinxhirin e solidaritetit për dhurimin vullnetar të gjakut. Një kontribut jetik për fëmijët talasemikë dhe të gjithë ata pacientë jeta e të cilëve në shumë raste varet nga vullneti ynë, po edhe diçka shumë e shëndetshme për trupin tonë”, shkruan Rama.

Gjatë bisedës me mjeket e pranishme, Rama u shpreh se dhurimi i gjakut nuk sjell asnjë problem shëndetësor, ndërkohë që përfitimi për personat në nevojë është shumë i lartë.

Rama tha se është e nevojshme që dhurimi i gjakut të bëhet nga të gjithë qytetarët e shëndetshëm.

“Sa herë ma ke pirë gjakun?”, pyeti Rama me humor mjeken, e cila i kujtoi nisjen e fushatës që prej kohës kur ai u zgjodh për herë të parë në krye të Bashkisë së Tiranës.

P[rtej batutës, ka të vërtetë. Shqiptarëve ua kanë pirë gjakun pushtetarët qe sot japin gjak në spitale…

Qeveria e Sali Berishës më 1997 trafikonte drogë me makinën e ambasadës

0

Ish-atashehu ushtarak në Republikën e Turqisë, Hajro Limaj, në një rrëfim për gazetën “Shekulli” tregoi se makinat e ambasadës së Shqipërisë në Ankara, janë përdorur për të tra.fikuar dr.ogën në linjën Ankara-Stamboll-Selanik-Korçë. Limaj tregon një rast në marsin 1997 kur një shtetas turk i kërkoi që të shkonin bashkë me makinë deri në Shqipëri, thjesht për xhiro, por në rrugën e dytë do të përdorej për të kaluar dr.ogën e shtr.enjtë.

Ata i premtuan se ai do të pasurohej, siç ishin pasuruar diplomatët e tjerë shqiptarë përpara tij. Limaj thotë se nuk e pranoi ofertën e turqve që kërkonin përdorimin e makinës me imunitet diplomatik, pra që nuk kontrollohej në dogana, si mjetet e tjera. Pas bisedës, kujton Limaj, ai u bë më i kujdesshëm dhe nuk lejoi që të lëvizej makina pa lejen e tij, edhe pse ato e bënin këtë shpesh, ndërsa disa diplomat kishin arritur, çuditërisht, të çonin edhe familjet në SHBA, ku arraiseshin edhe vetë më pas.

Rrëfimi i ish-atashehut

Ishte marsi i vitit 1997, kur Shqipëria përjetonte kaosin e rëndë të krizës së firmave piramidale. Kanalet televizive të Turqisë gjatë gjithë kohës jepnin lajmet të shoqëruara me revoltat dhe përplasjet e popullsisë me policinë, veçanërisht në Vlorë. Një prej këtyrë ditëve më ra telefoni i zyrës. Një qytetar turk, që dinte edhe pak shqip, më kërkoi të pinim një kafe. E pranova ftesën me mëdyshje, por fakti që dinte pak shqip më shtyu të shkoja në këtë takim. Ai nuk kishte ardhur vetëm. Mbasi u ulëm m’u prezantuan dhe më thanë se punonin shpesh me Shqipërinë. Duke pirë kafetë, njëri prej tyre më propozoi që me makinën time me targa dhe imunitet diplomatic, një nga ditët e afërta, të udhëtonim në drejtimin Ankara-Stamboll-Selanik-Korçë. “Do të shkojmë për një xhiro, herën e parë – më tha. Do të kalojmë një udhëtim të këndshëm turistik. Kur të kthehemi do të të qerasim, edhe pse ne nga kjo rrugë nuk do të fitojmë gjë. Ndërsa herën e dytë ne do të të pasurojmë, siç kemi pasuruar të tjerët para teje”. Me qetësi u ngrita dhe pagova kafetë, duke iu shprehur keqardhjen me veprimtarinë që merreshin. U thashë prerë: “është hera e parë dhe e fundit që takohemi. Me mua nuk mund t’i bëni këto punë të pista!” Njëri prej tyre qeshi dhe vazhdoi:” Epo diplomatët e tjerë që shkuan në Amerikë me se u pasuruan?”.

Ç’ është e vërteta ndonjë herë dyshoja nga lëvizjet e shpeshta të makinave diplomatike jashtë Ankarasë. Edhe për faktin se ku i gjetën ato sasi parash që njeri dërgonte gruan me vajzën në Amerikë, tjetri dërgonte familjen e pastajarratisej edhe vetë. Ndonjë përplasje midis tyre kishte të bënte pikërisht me frikën e dekonspirimit apo rivalitetit të fitimit. Të gjitha këto dyshime të mëparshme më kishin detyruar që makinën diplomatike, që kisha në përdorim, të mos ia jepja askujt tjetër. Madje, një herë përplasja qe aq e madhe sa informova ministrin e Mbrojtjes. Mosfunksionimi i shtetit ligjor dhe emërimet partiake të diplomatëve detyrimisht vinin në pikëpyetje shumë gjëra. Ashtu siç ndodh edhe me qeveritarët që i emërojnë.

Kanë kaluar 20 vjet që nga ajo kohë. Duke parë e dëgjuar së çfarë bëjnë në Shqipëri qeveritarët, shtetarët dhe politikanët, se sa të pasur janë dhe çfarë makinash luksose e shumë të shtrenjta përdorin fëmijët e tyre, ndonjëherë djali më thotë “Të rroftë puna dhë nderi” se ata jetojnë si lordë apo sheikë!” Unë e dija dhe e kuptoja që po të kisha pranuar dhe të isha futur në linjën e tra.fiqeve nga Turqia sot do të isha i pasur, si ata që u pasuruan në ato kohëra dhe më vonë. Nuk mund të mos kujtoj se disa, pikërisht me linjën e Turqisë, janë bërë deputetë e ministra, kanë ndërtuar shkollat më luksoze apo komplekse tregtare, televizive, etj. Por, edhe pse është ky realitet tronditës dhe i frikshëm kri.minalizimi në politikën dhe shtetin shqiptar unë i gëzohem një jete normale me të ardhurat, që kam marrë e marr nga shteti në formë pagash dhe tani pensioni.

Vëllai i Monika Kryemadhit 30 mijë USD shpërblim mujor si mekanik nga SGS, financoi partinë e kunatit Meta (LSI-në), zbulohet lëvizja e parave

0

Si mos të mjaftonin 7 vite pagë me vlerë rreth 4 mijë USD në muaj, vëllai i Monika Kryemadhit, Drini Kryemadhi, ka marrë edhe shpërblime me vlerë të pazakontë tek kompania koncesionare SGS e kolaudimit të automjeteve, pranë të cilës rezulton i punësuar si mekanik.

Dhe një pjesë të parave i ka kaluar në llogari të LSI-së, partisë së kunatit dhe motrës, të cilët mbikqyrnin koncensionin. Skema e abuzimit është e qartë dhe flagrante. Ndryshimi i vetëm me rastin e Alqi Bllakos është se Bllako po kalon ditët në qeli, ndërsa Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi vijojnë t’i shpëtojnë veprimit ligjor.

Ky raport individual tatimor i siguruar nga Report Tv, konfirmon se Drini Kryemadhi, në dhjetor të vitit 2020, në përfundim të kontratës së koncesionit monopol të kolaudimit të makinave, ka marrë nga SGS një shpërblim në vlerë 3.2 milionë lekë ose rreth 30 mijë USD.

Nga muaj nëntor të vitit 2013 deri në dhjetor 2020, vëllai i Monika Kryemadhit ka marrë mbi 360 mijë USD paga nga SGS, duke e mbyllur me një shpërblim rreth 30 mijë USD.

Në kushtet kur askush nuk e di se sa herë është paraqitur ‘mekaniku’ Drini Kryemadhi tek SGS dhe se çfarë pune konkrete ka bërë, ngrihen dyshime serioze se mbi 80 paga dhe ky shpërblim janë një ‘qokë’ e kompanisë SGS për Ilir Metën, i cili ka favorizuar kompaninë koncensionare, duke mos ushtruar asnjë kontroll dhe duke mos marrë asnjë masë për shkeljet e shumta të kontratës koncensionare, shkelje këto të denoncuara sistematikisht nga mediat.

Duke kontrolluar Ministrinë e Transporteve përmes Edmond Haxhinastos si ministër dhe Ylli Spahiut si drejtor i patentave dhe targave, Meta ka kontrolluar indirekt edhe koncensionin e kolaudimit të makinave, nga i cili përfitonte para kunati i tij.

Nga ana tjetër, Drini Kryemadhi rezulton financues i Lëvizjes Socialiste për Integrim, një parti familjare e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.

Në raportet financiare vjetore që LSi ka dorëzuar në KQZ, Drini Kryemadhi rezulton në listën e donatorëve të LSI-së për vitin 2016, ku ka dhuruar rreth 9 mijë USD.

Emri i Drini Kryemadhit finguron në listën e donatorëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim edhe në vitin 2015. Sipas këtij dokumenti zyrtar, vëllai i Kryemadhit i ka dhuruar LSI-së 300 mijë lekë ose rreth 3 mijë USD, në një kohë kur kishte nisur të merrte para nga SGS që vitin 2013.

Pra nga njëra anë vëllai i Monika Kryemadhit merrte para nga koncensionari i favorizuar nga LSI si pjesë e pushtetit dhe nga ana tjetër financonte LSI-në.

Sigurisht që bëhet fjalë vetëm për donacionet e deklaruara në vlera të ulëta. Report Tv disponon kontrata lobimi për Ilir Metën dhe LSI-në, në vlerë 1.2 milionë USD, të pa deklaruara dhe të pajustifikuara me burime të ligjshme. / Shqiptarja.com

Shpërblimi për Drini Kryemadhin nga SGS në dhjetor të vitit 2020

Drini Kryemadhi në listën e donatorëve të LSI në vitet 2015 dhe 2016

“Kam krehër 2 mijë euro për këmbët pas dushit”, moderatorja e TCH nxjerr krehrin “e famshëm” dhe zbulon si i fiton paratë

0

VIP-at shqiptarë komentohen shpesh për jetën e luksit që shfaqin në rrjetet sociale dhe udhëtimet jashtë vendit, ku dhe shpesh bien pre e paragjykimeve nga ndjekësit se ku i gjejnë të ardhurat.

Erjola Doçi ka qenë së fundmi mjaft e komentuar në rrjet për shkak të një deklarate që bëri në një intervistë. Ajo nuk ngurroi që të tregonte shifrat marramendëse të shpenzimeve për trajtimet e fytyrës.

Ajo u shpreh se harxhon minimumi 2 mijë euro vetëm për kremra fytyre në muaj. Deklarata e saj i habiti të gjithë, pasi më pas shtoi se ka një krehër për të krehur këmbët pas dushit.

Pas këtyre deklaratave, njerëzit nisën duke pyetur se “çfarë pune bën, që ka kaq shumë shpenzime”. Këtë e ka sqaruar ditën e sotme teksa ishte pjesë e rubrikës “Në Trotuar” në “E Diell”. Edhe pse ishte duke u diskutuar një temë krejt tjetër, ajo tërhoqi vëmendjen kur nxori krehërin e këmbëve.

“Dikush ka prioritet të vishet, të blejë rroba, unë kam prioritet të kujdesem për lëkurën, higjienën. Nuk bën 2 mijë euro për një muaj, por më shumë”, tha Erjola.

Ndërsa pyetjes se “çfarë pune bën dhe kush e mban”, ajo shtoi: “E para më mban Erjola, familja. E dyta e kam thënë shkon një kosto aq me apo pa bashkëpunime. Dy tagg në rrjetet sociale na bëjnë sa dy mijë euro.

Turistët e huaj nuk ushqehen në restorantet e Sarandës, marrin ‘bukë me vete’ në plazh

0

Rritja e çmimeve këtë sezon veror ka bërë që të bjerë frekuentimi i pushuesve të huaj në bredgetin jugor shqiptar. Për shkak të rritjes së çmimeve të konsumit në restorante, shumë prej tyre kanë zgjedhur t’i konsumojnë vaktet në shtëpi apo t’i marrin ato me vete.

Turistët spanjollë dhe ata polakë janë ndër frrkuentuesit më të shumë të natyrës shqiptare, e megjithatë këtë vit ka patur një mungesë të këtyre të fundit si konsumatorë kryesorë në bare e restorante.

Turistët e huaj janë prekur nga rritja e çmimeve dhe në këtë mënyrë kanë zgjedhur të zëvendësojnë ushqimet e restoranteve me “bukë me vete”.

Ata kanë shprehur revoltën e tyre për mos-dakordësinë e rritjes së çmimeve në restorante, duke çuar këta të fundit në defiçit fitimesh.

Edi Rama bëhet qesharak nga patronazhitët e vet

0
Një qytetar nga Durrësi mbi të cilin ka dyshime të forta se është patronazhist i PS, por që ka preferuar të mbetet anonim, ka shpërndarë kudo në rrjet fotot me tatuazhin më të fundit të realizuar në trupin e tij.
Për të treguar admirimin për liderin suprem të rilindasve, patronazhisti ka bërë tatuazh në shpinë fytyrën gjigante të Edi Ramës.
Shumë prej komentuesve e kanë këshilluar se vendi më i mirë për të bërë tatuazh fytyrën e Ramës do të ishte në ndonjë pjesë tjetër trupore…
Por duket se partonazhistit, Rama i jep krahë dhe ka vendosur ta bëjë pikërisht në shpinë. Ai ka gdhendur në trupin e tij dashurinë për kreun e qeverisë shqiptare dhe jo të familjarëve të tij.
Procesi ka zgjatur 10 ditë dhe patronazhisti është shprehur se kjo do të mbetet një shenjë e përjetshme në trupin e tij si tregues i devotshmërisë së tij ndaj Edi Ramës.

Skandaloze/ Mbi 1 mijë maturantë ngelës në provimin me zgjedhje

0

Për të gjitha maturantët ka dalë nota e provimit për lëndët me zgjedhje. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Arsimit, Evis Kushi.

Në lëndën me zgjedhje 128 maturantë morën notën 10 absolute, ndërsa kanë ngelur 1144 maturantë.

Teksa shpërndau linkun e notave, Kushi foli dhe për ankesat e maturantëve në lidhje me provimin e biologjisë, teksa tha se në hartimin e pyetjeve nuk ka asnjë gabim dhe se pyetjet janë ndërtuar në mënyrë për të vlerësuar të gjithë.

“Të dashur maturantë, menjëherë pas provimit të biologjisë u angazhuam maksimalisht me mësuesit dhe ekspertët më të mirë për të vlerësimin testin dhe për të marrë të gjitha masat e nevojshme që secili prej jush të ketë një vlerësim të drejtë sipas nivelit të arritjes. Ju konfirmoj se testi nuk ka asnjë gabim shkencor dhe pyetjet janë hartuar sipas niveleve të vështirësisë për të diferencuar secilën notë dhe për mos penalizuar as nxënësit e shkëlqyer, por  për të vlerësuar të gjithë sipas punës së bërë” tha Kushi.

Kliko (Këtu) për notat

60% e shqiptarëve nuk bën dot një javë pushime këtë vit

0

Kush ka frekuentuar rezidencat e pushimeve në vendin tonë sidomos në bregdet, e ka vënë re se pushuesit janë në pjesën dërrmuese të tyre nga Kosova, emigrantë ose të huaj dhe vendasit në raporte me ulëta.

Barometri i Ballkanit për vitin 2022 tregoi se 60% e shqiptarëve të anketuar kanë pohuar se nuk mund të përballojnë shpenzimet për një javë pushime në vit. Kjo ishte përqindja më e lartë në Rajon.

Përqindja e popullsisë që nuk ka mundësi të pushojë pësoi rritje në vitin 2022, pasi në vitin 2021 vetëm 39 % e të anketuarve pohuan se nuk mund të përballonin pushime 7-ditore.

Barometri i Ballkanit gjeti se 44% e të anketuarve në Shqipëri u ankuan se familjet e tyre nuk ishin në gjendje ta mbanin shtëpinë e tyre të ngrohtë në mënyrë adekuate, ndërsa 27 % e tyre rrëfeu se kishte vështirësi për këto pagesa.

Ndërsa ushqimi dhe veshja ishin të papërballueshme (të paktën një herë) për 18% të popullsisë së Shqipërisë (nga 14% në 2020).

Ndryshe nga Shqipëria, qytetarët e Bosnjë-Hercegovinës kishin më shumë aftësi financiare për të paguar shpenzimet bazë.

Vetëm 10% e të anketuarve në Bosnje dhe Hercegovinë pretendonin se kishin hasur vështirësi në pagesën e qirasë, 11% u ankuan për vështirësinë për të paguar për faturat e ngrohjes apo këstet e kredisë.

Ndërkohë, blerja e ushqimeve, veshmbathjeve dhe sendeve të tjera bazë nuk konsiderohet si problem madhor për 91% të të anketuarve.

58% e të anketuarve në këtë ekonomi thanë se ishin në gjendje të përballonin të paktën një javë pushime larg shtëpisë, në ndryshim nga 39% të cilët e kanë të pamundur.

Kosova në anën tjetër, shënoi një nivel relativisht të lartë të shqetësimit të qytetarëve për shpenzimet ditore. Fatura e qirasë u bë problem në një moment për 29% të qytetarëve, ndërsa 23% nuk mund të përballonin pagesën e këstit të kredisë.

21% kishin probleme për të mbajtur shtëpitë e tyre ngrohtë, ndërsa 18% i konsideruan furnizimet ushqimore të shtrenjta për buxhetin e tyre. Pushimi njëjavor ishte i papërballueshëm për 34% të të anketuarve në Kosovë, ndërsa 64% nuk e konsideronin është problem.

Një e pesta e qytetarëve nga Maqedonia e Veriut nuk kanë mundur të paguajnë qiranë e tyre. 13% e tyre kishin probleme me shpenzimet e ngrohjes, ndërsa 12% nuk mund të përballonin furnizimet bazë.  pothuajse gjysma e popullsisë pretendoi se ata nuk mund të rezervonin një pushim njëjavor pasi e tejkalonte buxhetin e tyre.

Nga ana tjetër shumica e të anketuarve në Mal të Zi (79%) ishin në gjendje të paguanin qiranë e tyre mujore, dhe 80% mund të përballojnë pagesën e këstit të kredisë së tyre.

Ngrohja e shtëpive të tyre nuk konsiderohej si problem financiar për 87% të popullsisë, ndërsa 12% e gjetën furnizimin me ushqim të papërballueshëm të paktën një herë në vit. 39% e të anketuarve në Mal të Zi nuk mund të përballonin pushimet e tyre.

Serbia ndan një prirje të ngjashme me ekonomitë e tjera në Rajon. Rreth 19% nuk mund të paguanin qiratë e tyre të paktën një herë në vit, ndërsa 15% e kishin të vështirë të paguanin këstin e kredisë së tyre.

83% mund të përballonin të paguanin faturat e ngrohjes, ndërsa shumica dërrmuese (88%) ishin në gjendje të përballonin shpenzimet e ushqimit.  Ngjashëm me fqinjët e saj, 44% e serbëve ka vështirësi me pushimet. Monitor.al

POSTIMET E FUNDIT