Kryeministri Edi Rama i është bashkuar nismës për dhurimin e gjakut.
Së bashku me punonjësit e kryeministrisë, Rama ka dhuruar gjak, duke përmendur edhe të gjitha rastet kur ai i është bashkuar kësaj nisme, sipas tij që prej kohës kur ka qenë kryebashkiak.
“Me punonjësit e Kryeministrisë, si çdo vit për nismën e dhurimit të gjakut.
Miq, Le ta forcojmë zinxhirin e solidaritetit për dhurimin vullnetar të gjakut. Një kontribut jetik për fëmijët talasemikë dhe të gjithë ata pacientë jeta e të cilëve në shumë raste varet nga vullneti ynë, po edhe diçka shumë e shëndetshme për trupin tonë”, shkruan Rama.
Gjatë bisedës me mjeket e pranishme, Rama u shpreh se dhurimi i gjakut nuk sjell asnjë problem shëndetësor, ndërkohë që përfitimi për personat në nevojë është shumë i lartë.
Rama tha se është e nevojshme që dhurimi i gjakut të bëhet nga të gjithë qytetarët e shëndetshëm.
“Sa herë ma ke pirë gjakun?”, pyeti Rama me humor mjeken, e cila i kujtoi nisjen e fushatës që prej kohës kur ai u zgjodh për herë të parë në krye të Bashkisë së Tiranës.
P[rtej batutës, ka të vërtetë. Shqiptarëve ua kanë pirë gjakun pushtetarët qe sot japin gjak në spitale…