Kreu Blog Faqe 89

Belinda Balluku u mor nën hetim nga SPAK? Ja çfarë shkruhej në fletëthirrjen e prokurorëve!

0

Zv.kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku është marrë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme.

Burime të besuara bëjnë me dije se fletëthirrja që mban firmën e prokurorit të Posaçëm Dritan Priençi, i është dorëzuar zonjës Balluku në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë ditën e martë, citon news24. Asaj i kerkohet qe me avokat te paraqitet ne prokurori ne daten 27 tetor 2025.
Në fletëthirrje zonjës Balluku i bëhet me dije se në momentin e paraqitjes në Prokurorinë e Posaçme duhet të jetë e shoqëruar nga një avokat, çka në raste të tilla lajmëron se mund t’i komunikohet akuzë penale.
Kjo nënkupton ndërkohë që me gjasë SPAK do ta ushtrojë ndjekjen penale ndaj numrit dy të mazhorancës pa masë sigurie e në këtë mënyrë prokurorët e posaçëm shmangin edhe kërkesën për autorizim në Kuvendin e Shqipërisë.

Mesditen e sotme para lajmit se Belinda Balluku është marrë e pandehur nga SPAK, Gazment Bardhi paralajmëroi publikisht se çështjet ndaj saj “me dhjetëra” po i afroheshin fazave vendimtare.

Bardhi e cilësoi Ballukun “zyrtaren më të korruptuar në 35 vite”, duke listuar gjurmë korrupsioni në energji e infrastrukturë – nga Tuneli i Llogarasë te Aeroporti i Vlorës dhe tha se një nga dosjet tashmë “ka marrë rrugë zyrtare”.

Bardhi ngriti edhe alarmin për presione politike e mediatike mbi prokurorin e posaçëm Dritan Premçi, madje edhe nga eksponentë të krimit të organizuar.

Ai adresoi pesë pyetje për SPAK: nëse Balluku do të thirrej si e pandehur; nëse ka pasur ndërhyrje nga Edi Rama; nëse aktivitetet ndërkombëtare të ministres po përdoren për të shmangur paraqitjen; si po garantohet pavarësia e hetimit; dhe çfarë mbështetjeje po i jep drejtueshmëria e SPAK prokurorit të çështjes.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar reagoi në lidhje me lajmin se emri i Belinda Ballukut është regjistruar si person nën hetim. Për News24, SPAK tha se “Prokuroria e Posaçme nuk ka asgjë për të ndarë me median”.

Ky reagim ka ardhur pas reagimeve se Prokuroria e Posaçme regjistron emrin e zëvendës Kryeministres Belinda Balluku si person nën hetim për akuzën e shkeljes se barazisë në tendera. Numri dy i qeverisë “Rama 4” sipas burimeve është thirrur të paraqitet në SPAK të hënën mbi bazën e një shkrese që mban firmën e prokurorit të Posaçëm Dritan Prençi.

Ish-Presidenti i Francës futet në burg/Sarkozi tregon pse mori me vete librin “Konte i Monte Kristos”

0

Ish-presidenti i Republikës, Nicolas Sarkozy, u burgos këtë të martë në mëngjes në burgun parizien të “La Santé”, gati një muaj pas dënimit të tij për bashkëpunim në organizatë kriminale në procesin gjyqësor lidhur me çështjen libiane. Një ngjarje unike për një ish-kryetar shteti të Republikës Franceze apo të Bashkimit Europian. Ai u largua nga banesa e tij në perëndim të Parisit rreth orës 9 të mëngjesit, i duartrokitur nga më shumë se njëqind manifestues që iu përgjigjën thirrjes së familjes për një tubim mbështetës. “Nicolas! Nicolas!”, “Lironi Nicolas-in!”, brohoriste turma.

Në një deklaratë të publikuar në “X” në momentin që ai u largua nga banesa, i shoqëruar nga shumë policë, Nicolas Sarkozy përsëriti “pafajësinë” e tij. “Do të vazhdoj të denoncoj këtë skandal gjyqësor, këtë rrugë të kryqit që e vuaj prej më shumë se dhjetë vitesh,” shkruan ai.

Avokatët e tij pritet të paraqesin një kërkesë për lirim që në momentin e burgosje ndërsa Drejtësia do të ketë dy muaj për të vendosur, edhe pse afati pritet të jetë më i shkurtër.

Më 25 shtator, Gjykata Korreksionale e Parisit e kishte dënuar ish-presidentin me pesë vjet burg. Ai u shpall fajtor se, me vetëdije të plotë, kishte lejuar bashkëpunëtorët e tij Claude Guéant dhe Brice Hortefeux të takoheshin në Tripoli me një zyrtar të regjimit të Muammar Kadhafit për të diskutuar mbi një financim të fshehtë të fushatës së tij presidenciale të vitit 2007. Ish-kreu i shtetit ka bërë apel dhe deklaron se është i pafajshëm.

Më herët Sakrozi i kishte rrëfyer gjithashtu gazetës Le Figaro se do të hynte në “La Santé” “me kokën lart”, i pajisur me një biografi të Jezusit dhe romanin Konti i Monte-Kristos, i pafajshmi më i famshëm i dënuar padrejtësisht në letërsinë franceze.
Edhe pse burgosja e Nicolas Sarkozy-t u bë mbi bazën e një mase të miratuar në vitin 2019 me nismën e shumicës së tij, Emmanuel Macron e kishte ngritur këtë çështje në “X”, duke theksuar se “në shtetin e së së drejtës, prezumimi i pafajësisë dhe e drejta për apel duhet të ruhen gjithmonë”. Ai e priti Nicolas Sarkozy-n këtë të premte: “Kam pasur gjithmonë qëndrime shumë të qarta publike mbi pavarësinë e autoritetit gjyqësor në rolin që më përket. Por ishte normale që, në planin njerëzor, të prisja një nga paraardhësit e mi, në këtë kontekst,” tha ai të hënën.

Sa për ministrin e Drejtësisë, Gérald Darmanin, ai do të shkojë “ta vizitojë në burg” atë që e konsideron si mentorin e tij në politikë, për t’u siguruar për sigurinë e tij. Një premtim i kritikuar nga sindikatat e gjyqtarëve, të cilat e shohin si një konfuzion të roleve mes mikut dhe Ministrit të Drejtësisë.

Demokratët nuk po presin më ndryshimin, por përfundimin

0

Shkruan Zef Ndreka

Demokratët shqiptarë çfarë po presin?
Çdo të ndodhë me to, pasi asnjë pritshëri aktive nuk ndjehet, nuk shikohet?
Këto pyetje thelbësore dhe të dhimbshme njëkohësisht kërkojnë një analizë, kërkojnë një pergjigje, sepse këto prekin krizën më të thellë që po kalon demokracia shqiptare, jo vetëm Partia Demokratike si organizatë politike.
Nqs duam të flasim sinqerisht dhe nqs duam të jemi të qartë dhe realist vërehet se demokratët në Shqipëri, nuk po presin më ndryshimin, por përfundimin.
Një pjesë e madhe e demokratëve nuk presin asgjë më, thjesht duan të mbarojë kjo periudhë e turbullt, ku partia e tyre është peng i një konflikti të brendshëm, që ka humbur kuptimin politik dhe moral.
Kjo është faza më e rrezikshme kur njerëzit nuk besojnë më as në ndryshim, as në drejtim të ri, por vetëm fundin e çdo gjëje që i ka lodhur.
Por kriza opozitare, nuk është vetëm organizative, por edhe emocionale, sepse PD ka humbur jo vetëm strukturën, por edhe emocionin e bashkësisë.
Nuk ka më ndjenjë përkatësie, as frymë kolektive. Çdo grup mendon për “të vetët”, një sëmundje që e shkatërron çdo organizëm politik.
PD-ja, tashmë është një trup pa zemër që nuk ringjallet nga zgjedhjet fallco, por nga moral i ri dhe ndjenjat e qëllimit.
Kështu, pritshmëria praktikisht është e ngrirë.
Sot, demokratët ndodhen në një gjendje që mund ta quajmë pritshmëri e ngrirë dhe e kanë kuptuar dhe e dinë që udhëheqja aktuale nuk sjell më ndryshim, por problemi i madh është se nuk kanë besim as te ndonjë figurë e re.
Por mbi të gjitha, demokratët kanë humbur besimin te sistemi politik që nuk ofron rrugë të ndershme për ndryshim.
Kjo pritje e ftohtë është më e rrezikshme se zemërimi, sepse vret motivimin.
Në këto kushte, çfarë mund të ndodhë realisht?
Mbetën tri rrugë të mundshme.
* Vetëshuarje graduale, ku PD mbetet një simbol historik, pa energji reale, që ruan emrin por jo frymën.
* Rindërtim nga jashtë strukturave, ku disa figura të moderuara, të ndershme dhe me mbështetje reale, mund të fillojnë një platformë të re demokratike që rikthen besimin, por kjo kërkon kurajë dhe shkëputje nga çdo “lider historik”.
* Shok i madh politik, ku një zhvillim i paparashikuar si ndonjë krizë kombëtare, apo ndryshim i madh në qeverisje detyron riorganizim të opozitës.
Përfundimisht, mungesa e pritshmërisë aktive siç po ndodh aktualisht në PD, është humbje e misionit.
Sot PD-ja, që nuk ka më pritshmëri aktive, nuk është më parti, por një kujtim.
Demokratët duhet të vendosin vetë, nëse duan të ruajnë kujtimin e PD-së, apo të ringjallin shpirtin e saj.
Sepse shpëtimi nuk do vijë nga asnjë “kryetar”, por nga një ringjallje morale dhe qytetare brenda vetë demokratëve, nga poshtë, asnjëherë nga maja.

Mungesë transparence dhe krizë e brendshme, në PD!

0

Shkruan Zef Ndreka

(Dallimi mes politikës së përgjegjësisë dhe politikës së kalkulimit personal).
Pyetja që shtrohet:
A mungoi transparenca në përgjedhjen e kadidatit te opozitës për kryebashkiak dhe a
është ky tregues i krizës së brendshme, kryesisht në PD?
Ta analizojmë më poshtë.
Mungesa e transparencës, tregoi se proçesi i përzgjedhjes së kandidatit të opozitës për kryebashkiak, si gjithnjë nuk ka kaluar nëpër një garë të hapur, me kritere të qarta apo me konsultime të gjera me bazën.
Kjo ka krijuar perceptimin se vendimet merren nga rrethe të ngushta, pa një proces të meritës dhe përfaqësimit.
Kështu, mungesa e transparencës dobëson besimin publik dhe entuziazmin e strukturave lokale duke shfaqur qartë krizën e brendshme në PD.
Përplasjet e brendshme, ndarjet midis grupeve dhe mungesa e një autoriteti të vetëm legjitim e kanë bërë Partinë Demokratike të papërqendruar dhe pa kohezion të brendshëm. Në këtë situatë, zgjedhja e një kandidati unik është më shumë rezultat kompromisesh të brishta, sesa një proces strategjik për fitore. Pra, mungesa e transparencës është simptomë e krizës së brendshme, jo thjesht një pasojë administrative.
Zgjedhja jo transparente e kandidatit nuk është vetëm problem procedural, por kryesisht është pasqyrë e mungesës së unitetit dhe besimit të brendshëm në opozitë. Kështu, kriza politike dhe ajo e përfaqësimit brenda PD-së shfaqet përmes këtyre vendimeve të mbyllura.
Deri më tani, shihet nje praktikë që nuk bindi asnjë figurë të lartë politike të kandidoje në zgjedhjet e pjesshme lokale. Por u percaktua shpejt brenda dites nje emer, mbase për te humbur me stil.
Pikërisht, ky është vëzhgim i saktë dhe që prek thelbin e situatës së opozitës.
Procesi i përzgjedhjes së kandidatit të opozitës për zgjedhjet e pjesshme lokale tregoi jo vetëm mungesë transparence, por edhe mungesë vullneti real për garë. Fakti që asnjë figurë e njohur politike nuk pranoi të kandidojë, ndërsa emri u caktua brenda ditës, tregon një opozitë të lodhur dhe pa strategji. Në vend të një përpjekjeje serioze për fitore, u krijua përshtypja e një kandidimi “për të humbur me stil” një veprim më shumë formal sesa politik. Kjo e thellon krizën e besueshmërisë dhe e largon opozitën nga qytetari.
Një shembull “sakrifice”, për të fituar pushtetin lokal, ishte rasti i zv/ kryeministrit të Maqedonise së Veriut, i cili fitoi në komunën ku kandidoj.
A mund të konsiderihet ky rast, pikërisht shëmbull për liderët e opozitës në Shqiperi?
Po, rasti i zv/ kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, është domethënës dhe i krahasueshëm.
Mund të thuhet me zë të lartë, se është një shembull i qartë i përgjegjësisë politike dhe sakrificës për interesin publik, diçka që mungon dukshëm te opozita shqiptare sot.
Rasti i zëvendëskryeministrit të Maqedonisë së Veriut, i cili la postin qendror për të kandiduar në zgjedhjet lokale dhe arriti të fitojë, është shembull i qartë i sacrificës personale për forcimin e pushtetit vendor.
Ai tregoi se politika fiton besim vetëm kur lidershipi zbret në terren dhe përballet me qytetarët.
Në Shqipëri, përkundrazi, mungon guximi i tillë. Asnjë figurë e nivelit të lartë të opozitës nuk pranoi të garojë, duke lënë përshtypjen se fushata ishte më shumë një detyrim formal sesa një betejë e vërtetë për ndryshim.
Ky kontrast tregon dallimin mes politikës së përgjegjësisë dhe politikës së kalkulimit personal dhe ndoshta shpjegon pse opozita shqiptare ka humbur terren edhe në nivelet lokale.
Ku janë Noka, Topalli, Këlliçi, Berisha, Paloka, Vokshi, Tabaku, Alimemeti etj?!

Shkencëtarët japonezë zbulojnë çelësin e jetëgjatësisë. Çelet shtegu drejt një rruge që premton 250 vite jetë

0

Shkruan Albert Vataj

Në laboratorët e Universitetit të Osakës në Japoni, një grup shkencëtarësh ka bërë një zbulim që po trondit kufijtë e kuptimit tonë mbi jetën dhe plakjen. Sipas studimeve të publikuara së fundmi, një përbërje kimike e njohur si IU1 mund të përmirësojë ndjeshëm funksionimin qelizor dhe të ngadalësojë procesin e plakjes.
Në teori, efektet e saj mund të çojnë në rritje të jetëgjatësisë së njeriut deri në 250 vjet, një pretendim që ngjall njëkohësisht habi, skepticizëm dhe shpresë.

“Nëse arrijmë të kuptojmë se si të ruajmë rininë qelizore, ne mund të rimendojmë vetë konceptin e plakjes.”
— Prof. Hiroshi Yamamoto, Universiteti i Osakës

Sekreti i jetës së gjatë: proteazoma dhe autofagjia
Plakja është një proces i ndërlikuar biologjik, i ndërtuar mbi degradimin gradual të mekanizmave të brendshëm të trupit. Një nga më të rëndësishmit është proteostaza — aftësia e qelizave për të ruajtur ekuilibrin e proteinave të shëndetshme.

Kur proteinat deformohen ose dëmtohen, qeliza i njeh dhe i asgjëson përmes dy mekanizmave:

Proteazoma – një strukturë qelizore që “riciklon” proteinat e panevojshme.

Autofagjia – procesi përmes të cilit qeliza pastron vetveten nga mbetjet toksike dhe organelat e dëmtuara.

Me kalimin e viteve, këto sisteme bëhen më pak efikase. Rezultati është grumbullimi i proteinave të dëmtuara dhe shfaqja e sëmundjeve që lidhen me moshën: Alzheimer, Parkinson, sëmundje kardiake apo muskulare.

Studimi japonez zbuloi se IU1 vepron si një “rregullator” i këtyre mekanizmave, duke rritur aktivitetin e proteazomës dhe njëkohësisht nxitur autofagjinë.
Ky efekt sinergjik mund të përmirësojë shëndetin qelizor, të ruajë elasticitetin e indeve dhe të ngadalësojë plakjen në nivel molekular.

IU1 – një ilaç që sfidon kohën
Ilaçi IU1 nuk është eliksir i pavdekësisë, por një substancë që ndikon në një proteinë të quajtur USP14. Duke frenuar aktivitetin e kësaj enzime, IU1 lejon proteazomën të punojë më lirshëm dhe të eliminojë më shpejt proteinat e dëmtuara.
Në eksperimentet laboratorike, IU1 ka zgjatur jetëgjatësinë e qelizave dhe përmirësuar dobësinë muskulore në modele të plakjes.

“Ky është një hap i parë drejt asaj që quajmë biogerontologji funksionale — ku plakja nuk shihet si fat, por si proces i modifikueshëm.”
— Dr. Rina Kobayashi, bashkautore e studimit

Nëse këto efekte do të përsëriten edhe te njerëzit, do të rishkruhej vetë kuptimi i jetës biologjike. Por rruga është ende e gjatë.

Shkenca dhe etika e jetëgjatësisë
Përtej entuziazmit, lindin pyetje të thella.
Çfarë do të thotë të jetosh 200 apo 250 vjet?
A do të zgjatet vetëm jeta, apo edhe rinia, mendja, kujtesa, dashuria?
A do të mundet njeriu të përballojë peshën e një kohe kaq të gjatë, pa u lodhur nga vetvetja?

Zgjatja e jetës është një çështje jo vetëm biologjike, por edhe filozofike, morale dhe shoqërore.
Nëse shkenca na jep mjetin për të shtyrë kufijtë e jetës, a do të dimë ta përdorim me urtësi?
Sepse, siç shprehej Albert Einstein:

“Shkenca pa ndërgjegje është vetëm shkatërrim i shpirtit.”

Përtej kufijve të moshës – një ëndërr njerëzore
Nga eliksiri i rinisë në legjendat mesjetare, deri te kërkimet moderne të bioteknologjisë, njeriu gjithmonë ka kërkuar të sfidojë kufirin e vetvetes.
Por ndoshta qëllimi i shkencës nuk është ta bëjë njeriun të pavdekshëm, por ta mësojë të jetojë më gjatë me dinjitet, shëndet dhe vetëdije.

Në laboratorët e Osakës, ndoshta nuk është gjetur formula e pavdekësisë, por është ndezur një dritë e re mbi mënyrën se si e kuptojmë kohën, trupin dhe plakjen.
Në fund, nuk është mosha që përcakton jetën, por cilësia e vetë jetimit.

Në vend të epilogut
Shkenca e IU1 është ende në hapat e parë, por ajo përçon një mesazh:
plakja mund të mos jetë më një dënim, por një udhëtim i menaxhueshëm, ku qeliza nuk dorëzohet para kohës.
Dhe ndoshta, në shekullin e ardhshëm, njerëzimi do të jetojë më gjatë jo për të pasur më shumë vite, por për t’i jetuar ato më thellë.

POSTIMET E FUNDIT