Kreu Blog Faqe 890

Parlamenti i Bullgarisë voton heqjen e Vetos për Maqedoninë e Veriut

0

Parlamenti bullgar ka kaluar një rezolutë për heqjen e vetos bullgare mbi fillimin e bisedimeve të pranimit në BE me Shkupin, bazuar në një propozim të presidencës franceze të Këshillit të BE. Në këtë projektvendim thuhet se Bullgaria do të mbështesë çdo hap të procesit të integrimit europian të republikës së Maqedonisë së Veriut. Kjo praktikisht mund të zhbllokojë procesin e integrimit në BE për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Pas më shumë se katër orësh debati, projektvendimi u miratua me 170 vota pro, 37  kundër dhe 21 abstenime. Pas miratimit të projektvendimit nga Kuvendi Kombëtar, Këshilli i Ministrave duhet ta nënshkruajë atë.

SHBA: Po fillojmë të shohim një epokë të re ku sistemi s’u shërben vetëm politikanëve të lidhur me krimin, por më shumë duhet bërë

0
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian do të jenë krah institucioneve të Reformës në Drejtësi siç kanë qenë që në fillim të saj në 2016.

Demian Smith, i ngarkuar me punë, Ambasada e SHBA në Shqipëri, i pranishën në konferencën ndërkombëtare “Interesi i publikut në administrimin e drejtësisë dhe pavarësia e magjistratëve” organizuar sot në Tiranë tha se reforma në drejtësi ka nisur të japë efektet e veta.

Demian Smith:“Shqiptarët po nisin të shohin rezultate nga heqja e gjyqtarëve e prokuorëve të korruptuar, arrestimi i politikanëve, e zyrtarëve të korruptuar dhe kriminelë të krimit të organizuar.

Po fillojmë të shohim një epokë të re ku sistemi mund tu shërbejë qytetarëve e jo vetëm politikanëve e personave politikisht të lidhur e të pasur në krim. Ky është vetëm një fillim.

Por ky është vetëm fillimi dhe më shumë duhet bërë.

Demian Smith:“Më shumë duhet bërë. Është kaq e rëndësishme që ju të përdorni kët ënë shkallën më të plotë për llogari të qytetarëve tuaj. Ju duhet të jeni efektivë të pavarur  dhe paanshëm për të siguruar një sistem të ndershëm e të drejtë dretësie. Kurrë më parë Shqipëria nuk ka patur një kuadër të tillë gjithëpërfshirës për hetimin dhe disiplinimin e gjyqtarëve e prokurorëve.  Ju takon juve të përdorni këto mjete për të vijuar atë që vetingu ka filluar për të siguruar një sistem të drejtë të pavarur drejtësie’

SHBA ju inkurajon të vijojë punën e mirë dhe të madhe pavarësisht pengesave që përballeni

Demian Smith: “Po shohim efektin e një sistemi më të pastër drejtësie e prokurorëve e hetuesve të dedikuar kundër korrupsionit. Varet nga vigjilenca juaj er përkushtimi I institucionve si ILD për të siguruar dhe ruajtuar integritetin e sistemit gjyqësor”

Një fshatar Serb bleu 3 gra 22 vjeçare nga Shqipëria me 4.000 euro

0

Rasti i fundit ka ndodhur në Prokuple të Serbisë, ku vajza e re kaloi vetëm disa orë te dhëndëri, dhe agjencia ndërmjetësuese i mori atij 1.500 euro.

Rrëfime të reja lidhur me martesat e vajzave shqiptare dhe serbëve të cilat sa vijnë e shtohen.

Gazeta shkruan se martesa me nuset nga Shqipëria është një shpresë për shumë beqarë nga pjesë të ndryshme të Serbisë, por është bërë një rrezik sepse nuk shkon ashtu siç dhëndurët shpresojnë.

Raporti i Eurostat, PD: Shqipëria, e fundit në rajon për mesataren e të ardhurave

0

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Eno Bozdo është shprehur me kritika ndaj të dhënave të publikuara nga Eurostat për të ardhurat për frymë për shtetet në Europë, ku Shqipëria renditet në vendet e fundit.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Bozdo shkruan se qeveria Rama vazhdon të thyejë rekorde në vend-numëro. Sipas Bozdos,  për të plotësuar “Kriteret e Kopenhagenit” të konvergjencës ekonomike, kusht për anëtarësim në Bashkimin Europian, Shqipërisë i duhet një shekull.

“Qeveria Rama vazhdon të thyejë rekorde në vend-numëro dhe mbrapa-ecje. Eurostat, në një klasifikim të fundit, e rendit vendin tonë në bisht të Europës në të ardhurat për frymë për vitin 2021.  Që do të thotë se mesatarja e të ardhurave të një shqiptari është sa 32 përqind e një qytetari europian. Çka do të thotë: më shumë se tri herë më pak. Shqipëria renditet më poshtë se të gjitha vendet e rajonit duke ndjekur madje edhe vende të pastabilizuara politikisht si Bosnje Hercegovina. Maqedonia është 10 pikë përqindje më lart se Shqipëria.  Serbia 12 pikë më lart. Mali i Zi kryeson rajonin, duke shënuar thuajse gjysmën e të ardhurave për frymë të mesatares së BE. Për të plotësuar “Kriteret e Kopenhagenit” të konvergjencës ekonomike, kusht për antarësim në Bashkimin Europian, Shqipërisë i duhet plot një Shekull.  Edhe në konsumin individual për frymë, që tregon fuqinë blerëse të qytetarëve dhe mirëqenien e një vendi Shqipëria është e fundit. Jemi të parët vetëm në numrin e atyre që braktisin atdheun dhe në propagandën qeveritare. Pra, siç shihet “qentë lehin, por karvani NUK bën përpara”.  Shifrat e Eurostat-it e bëjnë me dije fort mirë se kush janë qentë”, u shpreh Bozdo.

 

“Çfarë do i thoni popullit shqiptar që ka 30 vjet që ju pret”, Macron zbulon planin për të zhbllokuar negociatat javën e ardhshme

0

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ditën e djeshme në ditën e parë të Samitit të BE me Blalkanin Perëndimor i humbën shpresat për të marrë një dritë jeshile në rrugën e tyre të integrimit pas vetos nga Bullgaria.

Ndërkohë, ditën e djeshme xhirron e rrjetit bëri edhe një video ku kreu i qeverisë shqiptare dukej se debatonte me Presidentin e Francës, Emanuel Macron pak para shkrepjes së fotos zyrtare.

Pasi është pyetur se pse presidenca franceze (janar-qershor 2022) është treguar e paaftë për t’i dhënë një zgjidhje negociatave të anëtarësimit, Macron u shpreh se gjatë javës në vijim shpreson që marrëveshja e propozuar nga Franca të arrihet mes palëve.

“Çfarë i thoni ju sonte popullit shqiptar që ka 30 vjet që pret në dyert e Europës, një derë që nuk është hapur ende krejtësisht?”, u pyet Macron, i cili u përgjigj duke thënë se ajo çka po ndodh nuk është e drejtë.

“Së pari, është e vërtetë që Maqedonia e Veriut ka bërë një punë historike me një kurajo të liderëve historikë, si Zoran Zaev që kanë marrë përsipër të gjitha rreziqet e nevojshme për të ndryshuar emrin e vendit dhe për të ndryshuar Kushtetutën e vendit. Më tej një shtet anëtar ka ndërhyrë me vonesë dhe ka kërkuar që të ketë ndryshime. Ne nuk mund të bëjmë sikur problemi nuk ekziston. A është e drejtë ndaj Maqedonisë së Veriut? Do jua them me shumë sinqeritet: Jo. Është për këtë arsye që ne kemi ushtruar shumë presion mbi Bullgarinë këto muajt e fundit. Është gjithashtu dhe fryti (arsyeja) e një krize aktuale politike në Bullgari dhe nuk mund të bëjmë sikur kjo gjë nuk ka ndodhur. Dua të përshëndes kurajon dhe angazhimin politik të kryeministrit Petkov (kryeministrit bullgar) në këtë kontekst. Ai ka bërë gjithçka. Ne jemi shumë afër një marrëveshjeje. Ne kemi bërë një propozim, siç e dini në bashkëpunim të ngushtë me të dyja palët, që mundëson marrjen në konsideratë të kërkesave bullgare dhe që është në përputhje me atë që Maqedonia e Veriut mund të pranojë.

E gjitha kjo supozon krijimin e vizibilitetit dhe besimit midis palëve. Do të ketë një votim mbi propozimin francez brenda disa orësh në parlamentin bullgar dhe shpresoj që të gjitha partitë politike do të shprehin mbështetje. Presidenti i Republikës duhet të angazhohet dhe ne kemi shpresa për këtë, partitë e koalicionit, partitë që dolën nga koalicioni dhe opozita të votojnë propozimin francez. Kanë detyrën e tyre europiane për të votuar mbi bazën e asaj që kemi arritur. Dhe më pas, në orët që vijojnë do takohemi me përfaqësuesit e Maqedonisë së Veriut për të finalizuar këtë marrëveshje. Nëse e gjitha kjo avancon në këtë mënyrë, atëherë ne mund të ecim përpara duke filluar që nga java e ardhshme, duke filluar nga organi i ambasadorëve të përhershëm të BE-së e më pas duke vijuar me procedurën dhe të mund të avancojmë kështu me këtë projekt me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Por keni të drejtë, ata kanë pritur shumë duke marrë parasysh të gjitha përpjekjet që kanë bërë”, tha Macron.

Ministri serb: Ukraina s’i ka plotësuar kushtet për marrjen e statusit kandidat

0

Ministri i Brendshëm serb, Aleksandër Vulin ka reaguar në lidhje me vendimin e Bashkimit Europian, për t’i dhënë Ukrainës statusin e vendit kandidat.

Sipas tij, Ukraina nuk i ka përmbushur kushtet dhe nuk ka përmbushur standardet si vendet e Ballkanit, shkruan agjencia Tanjug.

“Bashkimi Evropian ka vendosur të mos pretendojë se ka të njëjtat rregulla për të gjithë ata që duan të anëtarësohen. Ukraina është bërë kandidate për anëtarësim pavarësisht se nuk ka arritur të përmbushë standardet e aplikuara me kaq kujdes në vendet e Ballkanit”, u shpreh ai.

Vulin nënvizoi se nëse kushti që Serbia të përparojë më shpejt drejt BE-së do të ishte të hynte në luftë me dikë, atëherë kjo proces nuk ia vlen.

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian ranë dakord të enjten në Bruksel për t’i dhënë Ukrainës dhe Moldavisë statusin e vendit kandidat.

400 mln dollarë ndihmë ushtarake për Kievin! Lavrov: Ukraina e varur nga perëndimi, ka humbur sovranitetin

0

SHBA do të dërgojë armë të tjera në Kiev të cilat kapin vlerën e 450 milionë dollarëve, përfshirë sistemet raketore, këtë e bëri të ditur Shtëpia e Bardhë, duke konfirmuar parashikimet e mediave.

Sipas raporteve nga John Kirby, koordinatori i komunikimit i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, paketa e re përfshin raketahedhës Himars (High Mobility Artillery Rocket System), municione përkatëse dhe anije patrullimi bregdetare. Që nga 24 shkurti, theksoi Kirby, SHBA i ka dhënë Ukrainës 6.1 miliardë dollarë ndihmë.

Hapi i rëndësishëm i ndërmarrë nga Europa drejt Ukrainës dhe furnizimet e reja amerikane me armë në Kiev, për ministrin i Jashtëm rus Serghei Lavrov janë konfirmim i varësisë së Ukrainës nga Perëndimi dhe humbjes së sovranitetit të saj.

“Fuqitë perëndimore nuk do t’ju lejojnë të ktheheni në tryezën e bisedimeve,” tha Lavrov në një intervistë për televizionin shtetëror bjellorus.
“Unë nuk shoh mundësinë që ata të lejohen të rifillojnë negociatat. Dhe nuk shoh asnjë mundësi që Ukraina të bëjë ndonjë propozim. Por ne nuk do të bëjmë asnjë propozim. Ne e bëmë tonën shumë kohë më parë. Tani topi është në fushën e tyre.

Kur negociatat të rifillojnë, ministri i Putinit më në fund paralajmëron se Rusia do të marrë parasysh situatën në terren.

Trupat ukrainase që mbrojnë qytetin kyç lindor të Sievierodonetsk do të duhet të tërhiqen, konfirmoi guvernatori rajonal këtë mëngjes.

“Të qëndrosh në pozicione të copëtuara për shumë muaj vetëm për hir të qëndrimit atje nuk ka kuptim”, tha Sergey Haidai për televizionin ukrainas.
“Fatkeqësisht, do të na duhet të largojmë ushtrinë tonë nga Sievierodonetsk, sepse qëndrimi në pozicione të thyera nuk ka kuptim, numri i të vdekurve po rritet”, shkroi Haidai në urdhrin e lëshuar.

Guvernatori shtoi se 90% e shtëpive në Sievierodonetsk ishin dëmtuar ose shkatërruar

Matura Shtetërore/ Sot, provimi i lëndëve me zgjedhje

0

Mbi 33 mijë maturantë në të gjithë vendin do i nënshtrohen sot provimit të katërt të Maturës Shtetërore, atij të lëndëve me zgjedhje.

Provimi nis në 10:00 dhe mbyllet në orën 12:30, pra nxënësit kanë në dispozicion për të plotësuar të gjitha pyetjet 2 orë e 30 minuta. Përpara se të futen në provim nxënësit duhet të paraqiten në qendrën e testimit, 1 orë e 30 minuta para dhe me mjet identifikues me vete si dhe mjetet shkollore të nevojshme.

Në disa shkolla janë vendosur bllokues valësh në mënyrë që të shmanget kopja me telefon si dhe kishte dedektorë në hyrje për të zbuluar çdo aparat që mund të tentojnë të fusnin nxënësit. Megjithatë gjatë testimeve të mëparshme, online janë publikuar pyetjet e provimeve teksa nxënësit zhvillonin testimin.

Testi i Maturës në total do të ketë 60 pikë, ku 20 pikë për pyetjet me alternativa dhe 40 pikë pyetjet me zhvillim. Për sa i përket nivelit të vështirësisë 40 % të pikëve të testit do të jenë nivel i parë, 40% niveli i dytë dhe 20 % që do të bëjnë diferencën e maturantëve më të mirë të cilët duan të arrijnë rezultate maksimale.

Maturanti do të jetë kalues nëse merr minimumi 25 % të pikëve të testit. Vlerësimet e testeve do të bëhen brenda një kohe shumë të shkurtër për t’i dhënë mundësinë edhe maturantëve që duan të studiojnë jashtë të kenë diplomat në duar në ditët e para të korrikut. Për të siguruar mbarëvajtjen e provimeve janë vendosur në dispozicion rreth 167 qendra testimi dhe 7 mijë mësues administrues.

Ish-kryeministri Aleksandër Meksi, sot milioner: Të zvogëlohet akciza dhe tvsh për karburantet, ndihma për të varfërit dhe pensionistët

0

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Aleksandër Meksi thotë se kriza ekonomike për shkak të agresionit rus po godet Evropën, por që rëndon edhe ekonominë shqiptare.

Ai shkruan se ka ndjekur masat që kanë marrë vendet e ndyrshme për këyë krizë, teksa i propozon qeverisë që të zvogëlojë akcizën dhe TVSH e lëndëve djegëse së paku me 30-40 Lekë (të reja) për litër për karburantet dhe të mbrohet Çmimi i energjisë.

Ndër të tjera ai thotë se duhet tu jepen ndihma për shtresat e varfëra dhe pensionistët

“Jashtë çdo diskutimi kriza ekonomike që po trondit jo vetëm Evropën, rezultat i agresionit rus në Ukrainë, rëndon ekonomin shqiptare duke ulur ritmet e zhvillimit të saj, por rëndon dhe jetën e familjeve shqiptare, shtresat më të varfëra të së cilës nuk mund ta përballojnë.

Po ndjek për ditë çfarë masash merr BE apo dhe vende të veçanta të saj, për tu dëmtuar sa më pak që të jetë e mundur, ekonomia në tërësi dhe familjet në veçanti. Masat kryesore janë në drejtim të mos rritjes, brenda mundësive, të çmimeve të produkteve djegëse (nafta, benzina dhe gazi) dhe energjisë elektrike, ashtu dhe duke ndihmuar familjet ne vështirësi në forma të ndryshme e të vazhdueshme.

Si rritja e çmimeve pra dhe fitimet ekstra për shtetin dhe tregtuesit e lëndëve djegëse e jo vetëm të tyre janë rezultat i Luftës dhe sanksioneve, ashtu dhe inflacion si pasoj. Pra nuk janë dukuri të zhvillimit apo ecjes së ekonomisë. Mund të jenë të përkohshme, por edhe afat gjatë…koha do ta tregojë.

Shikoj që pak po behët ndër ne në këtë drejtim, prandaj mbi bazën e përvojave të mësipërme po them se Qeveria përderisa ka të ardhura suplementare të pa parashikuara në buxhetin e miratuar për viti 2022, duhet detyrimisht që një pjesë të tyre ta përdori për të ulur çmimet e rritura të këtyre lëndëve të para.

Mendoj apo propozoj se duhet të zvogëlohet fillimisht akciza dhe tvsh e lëndëve djegëse së paku me 30-40 Lekë (të reja) për litër për karburantet dhe të mbrohet Çmimi i energjisë. Njëherazi dhe ndihma për shtresat e varfëra dhe pensionistët. Po ashtu dhe masa të tjera kundra fitimeve ekstra sipas shembullit të vendeve të BE” shkruan Meksi në postimin tij.

Edi Rama çështë çmendur, Kuvendi duhet ta shkarkojë si të paaftë mendërisht e t’i kontrollohet pasuria

0

Profesor Artan Fuga e cilëson të pashpjegueshme sjelljen e kryeministrit Edi Rama, pas sulmeve të këtij të fundit ndaj BE-së.

Sipas tij, Kuvendi duhet të marrë masa dhe ta ndalojë atë.

“Nuk fle lepuri një Sofie

Lidhur me mundësinë ose jo të hapjes të negociatave me BE konstatohet një nervozizëm i pashpjegueshëm nga ana e lidershipit politik qeveritar në Shqipëri!

Presione psikologjike, fjalë që kalojnë maturinë diplomatike, adresime disi fyese ndaj BE, një lloj vetëkënaqësie a thua ne jemi margaritari i qelibartë dhe moskuptim i gjeopolitikave të sotme që kondicionojnë gjithçka.

Sot u arrit që BE u quajt impotente!

Pse me shqelm do ta hapim derën e BE ne mo?

Në vend të analizave të ftohta, veprimeve të matura, kërkesave pragmatike, ka një rrëmujë pasionante thirrjesh që dëmtojnë!

Duhet ruajtur serioziteti i shtetit, çelja e negociatave kërkon maturi, nuk është një miting elektoral në Yzberisht, a takim me patronazhistë!

Si është e mundur që Kuvendi i Shqipërisë fle për këtë çështje, po Komisioni i punëve të jashtme, i integrimit, lëre pastaj opozitën se nuk po kërkoj gjë”, shkruan Fuga.

POSTIMET E FUNDIT