400 mln dollarë ndihmë ushtarake për Kievin! Lavrov: Ukraina e varur nga perëndimi, ka humbur sovranitetin

0

SHBA do të dërgojë armë të tjera në Kiev të cilat kapin vlerën e 450 milionë dollarëve, përfshirë sistemet raketore, këtë e bëri të ditur Shtëpia e Bardhë, duke konfirmuar parashikimet e mediave.

Sipas raporteve nga John Kirby, koordinatori i komunikimit i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, paketa e re përfshin raketahedhës Himars (High Mobility Artillery Rocket System), municione përkatëse dhe anije patrullimi bregdetare. Që nga 24 shkurti, theksoi Kirby, SHBA i ka dhënë Ukrainës 6.1 miliardë dollarë ndihmë.

Hapi i rëndësishëm i ndërmarrë nga Europa drejt Ukrainës dhe furnizimet e reja amerikane me armë në Kiev, për ministrin i Jashtëm rus Serghei Lavrov janë konfirmim i varësisë së Ukrainës nga Perëndimi dhe humbjes së sovranitetit të saj.

“Fuqitë perëndimore nuk do t’ju lejojnë të ktheheni në tryezën e bisedimeve,” tha Lavrov në një intervistë për televizionin shtetëror bjellorus.
“Unë nuk shoh mundësinë që ata të lejohen të rifillojnë negociatat. Dhe nuk shoh asnjë mundësi që Ukraina të bëjë ndonjë propozim. Por ne nuk do të bëjmë asnjë propozim. Ne e bëmë tonën shumë kohë më parë. Tani topi është në fushën e tyre.

Kur negociatat të rifillojnë, ministri i Putinit më në fund paralajmëron se Rusia do të marrë parasysh situatën në terren.

Trupat ukrainase që mbrojnë qytetin kyç lindor të Sievierodonetsk do të duhet të tërhiqen, konfirmoi guvernatori rajonal këtë mëngjes.

“Të qëndrosh në pozicione të copëtuara për shumë muaj vetëm për hir të qëndrimit atje nuk ka kuptim”, tha Sergey Haidai për televizionin ukrainas.
“Fatkeqësisht, do të na duhet të largojmë ushtrinë tonë nga Sievierodonetsk, sepse qëndrimi në pozicione të thyera nuk ka kuptim, numri i të vdekurve po rritet”, shkroi Haidai në urdhrin e lëshuar.

Guvernatori shtoi se 90% e shtëpive në Sievierodonetsk ishin dëmtuar ose shkatërruar

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu