Kreu Blog Faqe 892

Në listëpagesën e bandave kriminale ka policë

0

Në emisionin “Në Shënjestër” në News24, profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço ka folur mbi përfshirjen e efektivëve të policisë në trafikun e drogës.

Eskperti Karamuço vuri në pah rëndësinë e dronëve që ka porositur Policia e Shtetit për të zbuluar parcelat me kanabis në zonat malore, kryesisht në Shkodër.

Ai gjithashtu theksoi se shpërthimet me tritol në shtëpitë e disa efektivëve të policisë në rrethe janë produkt i operacioneve antikanabis që janë ndërmarrë, pasi trafikantët i kanë pikasur dhe po i godasin për t’i kërcënuar.

“Është një armik i padukshëm që ne na ka vrarë policët e vetë. Të mos harrojmë Sajmir Hoxhën. Kemi rastet e tre efektivëve të policisë në Shkodër që ka lidhje me kanabizimin se këta kanë rastisur në operacioni ajror për zbulimin e parcelave me kanabis në Malësinë e Shkodrës.

Ndërkohë në anën tjetër ka disa policë që duhet ta pranojmë se janë në një listëpagesë. Nga ana tjetër ka disa që shkojnë për të sekuestruar mallin por marrin hakmarrjen si pjesë e mesazhit që malli jonë është i paprekshëm. Por janë dhe disa të tjerë që shkojnë me urdhër të shefit të tyre, që ndërkohë ka rënë dakord duke u paguar me bandat. Pra janë tre grupe oficerësh ndaj do kemi dhe përplasje.

Nga pikëpamja operacionale dhe taktike, është një roje por mirë kush vjen edhe e merr mallin. Është një taktik. Nuk kemi dronë që duhen për të mbikëqyrur të tilla zona. Nuk ka nga ata dronë që japin një analizë të mirëfilltë të terrenit.

Droni është më shumë operativ se helikopteri dhe rajoni. Dronin mund ta ngrejë në çdo kohë një postë policie për monitorimin se çfarë ka në 24 orë në një zonë të caktuar. Shqipëria është vendi i parë kur ngrihet helikopteri dhe del drejtori i policisë dhe thotë do filmojmë këtë zonën. Këto janë operacione sekrete. Kemi porositur dhe do vijnë dronë të sofistikuar që materialin e tyre ta kthejmë në provë”, tha ai.

Anulohet tenderi 7.2 mln $ për satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2”. Çfarë ka ndodhur?

0

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka njoftuar anulimin e tenderit për satelitet “Albania 1″ dhe “Albania 2”, pasi asnjë kompani nuk ka plotësuar kriteret.

Sipas njoftimit të publikuar nga Agjencia e Prokurimeve Publike, objekti i kontratës me titull “realizimi i projektit të monitorimit të territorit me teknologji të avancuar shërbimi satelitor), për një periudhë 3 vjeçare”, kishte një fond limit TVSH 7.2 milionë USD.

“Arsyet e Anulimit sipas këtij dokumenti janë bazuar në ligjin ‘për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë’, pasi asnjë nga ofertat e paraqitura nuk përputhet me kriteret e përcaktuara në dokumentet e tenderit”,

Në tetor të vitit 2021, kryeministri Edi Rama deklaroi nga foltorja e Kuvendit se do te dërgonte dy satelite ne orbitën e tokës.
Kryeministri vendosi si afat muajin mars 2022 për dërgimin e satelitëve, por ky premtim nuk u mbajt.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ne datën 7 prill të këtij viti firmosi një tender për dërgimin e satelitëve ne orbite, Por disa javë pas hapjes së këtyre procedurave, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes ka njoftuar se tenderi është anuluar.

Falsifikimi i pronave në Kadastrën e Tiranës, nisin hetimet! Janë zhdukur 180 faqe në regjistrat e tri zonave

0

Shkruan Nikoleta Kovaçi

Dalja e Artan Lames para publikut me datë 18 qershor dhe duke lajmëruar atë që në fakt dihej prej të gjithëve se pronat në Tiranë janë “masakruar” me firmë dhe vulë shteti, bëri që të vihen në lëvizje autoritetet hetimore.

kadastra

Ata lajmëruan dje se kanë nisur një hetim kryesisht për atë që kreu i Kadastrës doli para kamerave dhe dëshmoi se në regjistrin e pronave janë grisur me mijëra faqe, janë realizuar mbivendosje pronash, janë realizuar planëzime sipas qejfit të kujtdo që ka pasur mundësinë dhe autoritetin të ndërhyjë.

Kështu, vetëm pak ditë pas denoncimit në media të kreut të Kadastrës, Artan Lame, për rezultatin e kontrollit në regjistrin e pronave të kryeqytetit, ku janë gjetur fletë të grisura, të hequra dhe manipuluara, ka ardhur reagimi i prokurorisë. Organi i akuzës ka njoftuar se ka nisur kryesisht hetimet për shpërdorim detyre dhe zhdukje dhe vjedhje të dokumenteve. Në deklaratë theksohet se prokuroria do të vendosë para përgjegjësisë të gjithë personat e implikuar. “Nga 2342 regjistra pronash, vetëm rreth 250 rezultojnë pa dëmtime”.

Kjo deklaratë e kreut te Kadastrës, Artan Lame, i cili denoncoi dëmtimin dhe humbjen e mijëra faqeve nga regjistrat e pronave të qarkut të Tiranës, ka bërë që Prokuroria të nisë menjëherë hetimet. Por në fakt Lame, pavarësisht se denoncoi publikisht, nuk shkoi në prokurori të bënte një kallëzim, edhe pse ai pretendon që raportin përfundimtar që do të dalë nga kjo Kadastër, që me sa kuptohet ka 9 vite e pakontrolluar, do ta depozitojë në duart e hetimit të posaçëm për dy akuza: “Vjedhje” dhe “Shpërdorim detyre”.

NJOFTIMI PËR NISJEN E HETIMEVE

“Prokuroria e Tiranës nis kryesisht hetimet për veprat penale të ‘Shpërdorimit të detyrës’ dhe ‘Zhdukjes dhe vjedhjes se dokumenteve’ për humbjen apo dëmtime të tjera të regjistrave të kadastrës Tiranë.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, duke marrë shkas nga deklaratat e bëra në mediat e shkruara dhe audiovizive nga ana e drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Z. Artan Lame, lidhur me humbjen apo dëmtime të tjera të faqeve të regjistrave të kadastrës, për zonat në zhvillim të Tiranës, si Farka, Ndroqi, Shën Gjergji etj., ka filluar kryesisht hetimet duke regjistruar procedimin penal nr. 4807, datë 21.06.2022, për veprat penale të ‘Shpërdorimit të detyrës’ dhe ‘Zhdukjes dhe vjedhjes se dokumenteve’, parashikuar nga neni 248 dhe 192/a i Kodit Penal, pa autorë të dyshuar.

Lidhur me faktet e sipërpërmendura, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë është e angazhuar maksimalisht që të hetojë në drejtim të zbulimit dhe vënies përpara përgjegjësisë penale të çdo zyrtari apo personi të përfshirë në veprimtari të kundërligjshme në dëm të interesave të ligjshme të qytetarëve apo shtetit”.

LAME

Pas skandalit me pronat e Durrësit, Artan Lame ka zbuluar edhe manipulimet në 31 vite në Kadastrën e Tiranës që, sipas tij, vetëm 10 për qind e regjistrave të pasurive rezultojnë të rregullta. “Nga 2342 regjistra pronash, vetëm rreth 250 rezultojnë pa dëmtime”, tha ai përballë mediave, ndërsa renditi rastet që nga grisja e fletëve e deri te zëvendësimet, duke bërë mbivendosje të pasurive: “515 faqe mungojnë tërësisht, pra janë grisur nga regjistrat dhe as kanë marrë mundimin që t`i zëvendësojnë.

Janë me qindra faqe të dyshuara si të zëvendësuara, sepse është e dukshme që faqja ndryshon, sepse ndryshon ngjyra e faqes apo formati i saj. Gjetëm 914 faqe të dubluara. Pra e njëjta pasuri, e njëjta pronë ekziston në dy faqe. Janë 180 faqe të grisura, që do të thotë se është grisur faqja, nuk ekziston faqja në regjistër, por në regjistër duken copat e mbetura të faqes së grisur”. Madje ai zbuloi se në regjistra kishte fletë bosh, për t`i plotësuar me pasuri të marra në mënyrë të paligjshme. “13 mijë faqe bosh brenda në regjistër”, deklaroi ai para kamerave dhe gjithë opinionit publik

Shkodranët nuk blejnë naftë të keqe e të shtrenjtë/ Të gjithë drejt Malit të Zi për të blerë naftë më lirë

0

Çmimi i lartë ka shtyrë shumë qytetarë shkodranë dhe zonave përreth të dynden drejt territorit të Malit të Zi për të furnizuar mjetet e tyre.

Në fundjavë radha në pikat e karburantit në Malin e Zi ishte kilometrike.

Për qytetarët çmimi i naftës në Shqipëri është i papërballueshëm.

Për operatorët turistik të cilët merren me transportin e udhëtarëve, nëse do vijohet me këto çmime do shkojnë drejt falimentit.

Pas rritjes së çmimit të naftës në bursë, Mali i Zi uli me 50% akcizën duke ndikuar kështu në uljen e çmimit të karburantit.

Për shqiptarët, Mali i Zi është zgjidhja për çmimet e larta të karburanteve në vend.

Shqipëria renditet në top 10-shen e Evropës për naftën më të shtrenjtë, përkrah vendeve si Suedia, Zvicra, Danimarka apo Mbretëria e Bashkuar, vende të cilat kanë një nivel të ardhurash mesatare për frymë shumëfish më të lartë se ne.

Opozita bullgare i hap rrugë heqjes së vetos ndaj Maqedonisë së Veriut, Varhelyi: Vendim historik!

0

Opozita bullgare i ka hapur rrugë heqjes së vetos ndaj Maqedonisë së Veriut, pasi kreu i saj ka vënë në dispozicion votat e tij.

Lajmi është bërë i ditur nga komisioneri për zgjerim Oliver Varhelyi, i cili e quan vendim historik për Europën.

Falenderojmë liderin e opozitës Gerb @BoykoBorissov për marrjen e një vendimi historik për Evropën dhe për pranimin e negociatave me Maqenonine e Veriut bazuar në propozimin francez që lejon vazhdimin me hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedonine e Veriut”, shkruan Varhelyi në Twitter.

Bullgaria është drejt heqjes së vetos ndaj Maqedonisë së Veriut, vetëm një ditë para Samitit të BE për Ballkanin Perëndimor. Kjo është edhe dritë jeshile për Shqipërinë pasi vetoja bullgare ndaj Shkupit ka bërë që edhe Tirana zyrtare të mbetet peng i fatit të Maqedonisë së Veriut.

“Mbi 900 mashtrime për viza-lirohet, vjedh dy-tre pula, dënohet”/ Tomë Gashi tregon se kush i frikësohet vettingut dhe Byrosë për konfiskimin e pasurisë

0

Avokati Tomë Gashi e konsideron si lajm të mirë vlerësimin pozitiv nga komisioni i Venecias të koncept-dokumentin e Qeverisë së Kosovës për Vetting në drejtësi dhe Projektligjit të Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Gashi në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka deklaruar se në Kosovë thuajse askush nuk i beson sistemit të drejtësisë.

Kjo për shkak të vendimeve skandaloze të gjykatave skandaloze.

Në Kosovë thuaja se askush nuk i beson sistemit të drejtësisë dhe atë për një milion arsye.

Kjo vërtetohet shpesh kur dëgjojmë për vendime skandaloze gjyqësore e ku vërehet se nuk kemi sistem as të pavarur e as efikas e të drejt të gjykatave dhe prokurorive në Kosovë

Kemi vendime skandaloze ku gjykata për shembull liron dikë për mbi 900 mashtrime për sigurim të vizave dhe dënon dikë rendë për vjedhje të dy apo tri pulave apo ndonjë çokollate në markete”, ka thënë Gashi.

Ai ka rikujtuar se ka edhe raste të frikësimit të zyrtarëve të organizatave nga prokurorërër.

Dhe sikur kjo të mos jetë skandali i fundit kemi prokuror që i frikësojnë zyrtarë të organizatave komunale për interesa të veta personale, shkaktojnë me dhjetëra mija euro dëme e nuk i ndalin kërcënimet me arrestime të kundërligjshme dhe ende nuk shkarkohet as nga këshilli prokurorial e as që procedura penale ndaj tij nuk zhvillohet në mënyrë të shpejt e efikase”, shprehet avokati Gashi.

Sipas tij, këso raste ka shumë në sistemin tonë juridik dhe se pa veting nuk ka se si të largohen këta keqpërdorues nga sistemi juridik i Kosovës në mënyrë të ligjshme.

“Pra pa vetting nuk ka drejtësi për qytetarët e Kosovës”, është shprehur Gashi.

Ndërkaq për Byron e vlerësimit dhe konfiskimit të pasusisë së paligjshme, avokati Gashi ka thënë se duhet të frikësohen ata që po e kritikojnë këtë ligj.

E sa i përket ligjit për konfiskim të pasurisë se pajustifikueshme duhet të frikësohen ata që më së shumti po e kritikojnë këtë ligj dhe që nuk kanë se si të justifikojnë miliona euro pasuri me rroga çfarë i kanë

Po kalon koha e rrogave të vogla e fitimeve të mëdha të atyre qe kin punuar e qe punojnë në institucione”, ka përfunduar Gashi.

Kujtojmë se, Gjykata Themelore në Mitrovicë, dega në Skenderaj, e ka dënuar me 100 euro gjobë A.A., pasi prokuroria e akuzonte atë se në kotecin e pulave të të dëmtuarit M.H., i ka vjedhur dy gjela.

Aktgjykimi në fjalë është marrë nga gjykatësi Fatos Sejdijaj më 13 janar 2020, pasi gjykata e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë që ndaj të akuzuarit të shqiptohet urdhri ndëshkimor, përkatësisht dënimi me gjobë pa u mbajtur shqyrtimi gjyqësor.

“Gjykata vlerësoi se në shkresat e lëndës ekzistojnë prova të besueshme për dhënien e urdhrit ndëshkimor të cilat e vërtetojnë faktin se i akuzuari ka kryer veprën penale në fjalë si: Kallëzimi penal me numër rasti … i datës 24.12.2018, Raporti Policor nr…. i datës 24.12.2018, Procesverbali mbi marrjen në pyetje të viktimës nr…. i datës 24.12.2018, Procesverbali mbi marrjen në pyetje të dyshuarit nr…. i datës 24.12.2018, foto dokumentacioni dhe shkresat e tjera të lëndës, gjykata të njëjtin e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënimin si në dispozitiv të këtij aktgjykimi”, thuhet në arsyetimin e aktgjykimit.

Ky aktgjykim është një nga dëshmitë për nevojën që në Kosovë të ketë sistem të mirëfilltë të drejtësisë dhe kjo mund të arrihet vetëm nëpërmjet vettinngut.

Vjosa Osmani “fundos” Edi Ramën: Ky do të jetë vëlla edhe me Albinin, edhe me Vuçiç

0

Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë – fundjavën e fundit e kaloi në Kosovë. Kishte takime formale e joformale.

Me gjithë numrin e madh të takimeve, ai nuk është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin – raportet mes tyre në publik perceptohen si jomiqësore, shkruan gazeta Express.

Rama takoi familjen e ish-presidentit Hashim Thaçit, sipërmarrës, gazetarë, analistë.

Madje, ka pirë kafe edhe me dy krerët opozitarë, Memli Krasniqin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lumir Abdixhikun, kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Por, jo me Osmanin.

Së fundmi, Vjosa Osmani është kritikuar se ka prerë një fotografi ku shihej Rama. Presidenca nuk i është përgjigjur akuzave.

Megjithatë, Haxhi Avdyli, deputet i afërt me Osmanin, e ka kritikuar ashpër kreun e ekzekutivit shqiptar.

“Politika e Edi Ramës ndaj Kosovës, përmblidhet nga fjalia e fundit në konferencën për shtyp.

Unë Albinin e kam vëlla, për më lejoni të jem edhe vëllau i Vuçiqit”, shkruan Avdyli në Facebook.

Reagimi i tij eshte nje pergjigje e qarte e Vjosa Osmanit per Edi Ramen, i cili e injoroi presidenten e Kosoves duke mos e ta

Edi Rama, mall për Thaçin apo prangat afër?

0

Shkruan Sokol Pepushaj

Edi Rama nuk ka humbur vetëm arsyetimin, logjikën, por edhe besimin e mbështetjen e ndërkombëtarëve.

Njëlloj si Ilir Meta e Sali Berisha, lexohet lehtësisht antiamerikan. Lidhjet me Kosovën, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin, nuk bindin askënd se po lëshojnë shtat mbi mallin që Babloku ndjen për ta.

U deshën gati 2 vjet, nga 5 nëntori 2020, ditë që  Gjykata Speciale e Hagës ka publikuar akt-akuzat për krime njerëzore, trafikim organesh, eliminim kundërshtarësh dhe mbi 100 vrasje të kryera gjatë luftës së Kosovës dhe Serbisë në vitet 1998-1999, që Edi Ramën ta zërë malli për luftëtarët e UÇK-së .

Babloku betohet se e mundon malli për Hashimin.

Po sa i vërtete është kryeministri?

Askush nuk e beson. Bablokut nuk ja ndjen për askënd, por ka hallin se po i mbarojnë ditët e duhet të niset në rrugën e Hashim Thaçit, përpara drejtësisë.

Të shkosh në Burojë të Drenicës, me eskortë qeveritare e ushtarake, të “çmallesh” me prindërit e Hashim Thaçit, të arrestuar nga prokurori amerikan dhe në paraburgim me vendim të Tribunalit të Hagës, s’ka provokim më banal për shqiptarët e ndërkombëtarët.

Investimi anti- perëndim është i frikshëm, pasi priten të arrestohen ata që kanë vënë pasuri me fondet publike. Dhe nën këtë akuzë, janë njëlloj si Sali Berisha dhe Ilir Meta, edhe Edi Rama e qeveria e tij pasanike. Secili, nga Pandeli Majko e deri tek “Tigri” i Parajsave Fiskale, që s’ka shqiptar që nuk e di se ky Tigri është ministri i ekonomisë, se emrin e ka Arben Ahmetaj, i tmerron togfjalëshi transparencë pasurie.

Prandaj hajdutët janë bashkë dhe Edi Rama u prin.

Nëse Berisha dhe Meta janë paradoksalë deri në absurd, Rama shpik “sëmundje” të re edhe kur gjithë ekipin e ka me kolerë, vetëm për të shpërndarë mjergull politike mbi Ballkan.

Kështu po çapitet t’i kalojë ditët që njerëzia të lodhet së përplasuri sa tek këta tek ata, që të krijohet bindja, s’kemi ç’bëjmë, të tërë njëlloj janë.

Kjo frymë i intereson edhe qeverisë edhe opozitës.

Në mbledhjen e dy qeverive në Prishtinë, u përpoq të krijonte atmosferë bejtesh me një ministër që djalin ja ndaluan në Itali, si trafikant, me një tjetër që njihet si “Tigri” i Parajsave Fiskale, me gjithë të tjerët, secili më i akuzuar për hajdut se tjetri.

Këta milionerë ministra, i nisi me fugon të thjeshtë nga Tirana e për vete fluturoi përmbi plantacionet me hashash bjeshkëve të Kukësit, Dibrës e Tropojës, derisa zbriti si mbret në Prishtinë.

Pasi i dha dorën homologut Albin Kurti, shiu i rralloi piklimet dhe një qen rrugaç që ua kishte ngulur sytë Ramës me ministra, sapo Babloku fërkoi mjekrën e vet, palosi bishti poshtë vetvetes dhe ja beri tre here ham, ham, ham.

Elisa Spiropali duartrokiti qenin që njohu Edi Ramën, polici i Albin Kurtit palosi kapelën që e kishte hequr për Bablokun, i cili ndaloi hapat, si Sali Berisha kur u kthye mbrapsht e nuk u fut forcërisht të uzurponte zyrat e PD-së. Rama lexoi diçka të athët në celular, se u vrenjt, por nuk u kthye pas.

Dikush thotë se Hashim Thaçi i çonte mesazh dhe e porosiste të mos u besojë amerikanëve, se ata të arrestojnë kur nuk e pret.

Nejse, të gjithë aty i ngulën sytë, tek Babloku.

Hijerëndë, sikur e ka kokën plot ide, eci drejt sallës ku zunë vend dy qeveritë. Kur pritej bilanc i marrëveshjeve të mëparshme Shqipëri-Kosovë, që janë vetëm në letra, ai nisi përçartë fjalimin:

“Faleminderit për ndalimin e shiut, faleminderit edhe qenit. Se po, ishte një qen që lehte para se të nisnin, por pas këndimit dhe qeni nuk lehu më, çka jep një mesazh për të ngjashmit e tij në botën e njerëzve që kërkojnë të fusin vazhdimisht xixa mes nesh dhe të shikojnë të shohin çështje të hapura mes meje dhe homologut këtu. Nuk ka të tilla, ne jemi shumë të hapur dhe për çështjet që nuk merremi vesh, kemi kënaqësinë e madhe t’i ndajmë duke u marrë vesh të mos merremi vesh, kështu që me të falat përkatëse për qenin e konsideroj të hapur këtë mbledhje”.

Kur flet kaq përçart kryeministri, njerëzia kap kokën me dorë e me të drejtë pyesin, Edi Rama ndjen mall për Thaçin, apo prangat janë afër?/Pamfleti

 

Prona e miliona në llogari bankare/ Ben Blushi lë vite dritë larg Presidentët e SHBA-ve, vlen shumë ky figura

0

Media dhe politika shqiptare kanë prodhuar personazhe të ndryshme, njerëz që përfshirja në politikë, apo në media duket se ju ka dhënë shumë fryte.

Një personazh i ardhur nga bota e medias, dhe përfunduar në politikë, është edhe ish-politikani dhe ish-deputeti socialist, Ben Blushi.

Sipas investigimeve të CNA.al, Ben Blushi zotëron një pasuri marramendëse, që është shtuar vit pas viti, me shifra të frikshme.

Nga pronat në Korçë, në Dardhë dhe në Tiranë, deri edhe ortakëritë me pronarët e koncesionit të inceneratorëve, Ben Blushi rezulton një “oligark” në Shqipëri.

Por, ndërkohë, pasuria e Ben Blushit tashmë është konfirmuar edhe nga një institucion, ILDKPI.
Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, në një shkresë zyrtare konfirmon pasurinë e “çmendur” të Ben Blushit, e publikuar më parë nga CNA.al.

Në shkresën zyrtare thuhet se “Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konflikit të Interesave në zbatim të nenit 34 ë Ligjit nr. 9049, datë 10.4.2003, “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zzgjedhurve dhe të disa nëpunësve publike”, i ndryshuar, vetëm publikon të dhënat e grumbullura nga deklarimi i interesave private në përputhje me legjislacionin në fuqi për të drejtën e informimit dhe për mbrojtjen e të dhënave personale.

Për sa më sipër, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave në përmbushje të kërkesës së paraqitur prej jush, me anë të shkresës nr. 1405/1 prot, datë 14.2.2020, ju ka vendosur në dispozicion deklaratat e interesave private për ish-subjektin deklarues z. Ben Blushi”.

Pra, janë deklarime të bëra nga vetë Ben Blushi, për periudhën që ai ka qënë subjekt i vetëdeklarimit.

Pasuria “e çmendur” e Ben Blushit, fakte dhe dokumente
Ben Blushi, në gati një mandat të plotë pas ardhjes së Rilindjes në pushtet, mundi të shtojë pasurinë e tij me një vlerë tregu, prej të paktën 750 mijë eurosh.

Sipas dokumenteve dhe investigimeve të CNA.al, rezulton se Ben Blushi zotëron një pasuri marramendëse.

Në fillimet e deklarimit të pasurisë, në vitin 2003, Blushi deklaron apartament banimi, depozita dhjetëra mijë dollarë, por edhe të ardhura marramendëse për kohën.

Më pas në opozitë çdo vit pasuritë shtohen nga bashkëshortja si notere. Nga ai me pagë si deputet, por edhe disa qindra milionë lekë nga librat. Depozita në lekë, dollarë dhe euro, interesa bankare.

Edhe pse në opozitë, në vitin 2012, Blushi ka në banka gati 300 milionë lekë. Interesat bankare shtojnë pasurinë e tij. Të ardhurat nga taksat e shqiptarëve si deputet shtojnë pasurinë e tij. Licenca e noterit që mban bashkëshortja shtojnë pasurinë e tij. Këste nga shitje librash shtojnë pasurinë e tij.

Dhe në vitin 2015, Ben Blushi blen 300 mijë dollarë obligacione në një bankë të nivelit të dytë. Pasuria vetëm shtohet.

CNA.al ka treguar se si në vitin 2015, një biznesmen i shiti një pasuri në qendër të Korçës. Një ambient tregtar, biznesi, për një vlerë vetëm 30 mijë euro, ndërkohë që vlera e tregut në atë ambient shkonte rreth 500 mijë euro. Faturat e deklaruara janë për vetëm 30 mijë euro dhe prona është në emër të vajzës së tij, N. Blushi.

Kjo e deklaruar edhe në formularin e vetëdeklarimit të vajzës së Ben Blushit, Natali Blushi.

Kjo e fundit deklaron se shuma 30 mijë euro është paguar nga llogaria e babait të saj Ben Blushi.

Gjithashtu pas një investigimi zbuloi një tjetër pronë të paluajtshme në një nga zonat turistike, në Dardhë të Korçës.

Këto janë dy prona të paluajtshme, njëra në Korçë dhe tjetra në Dardhë.

Këtu nuk po flasim për pasurinë e tij në kryeqytet. Nuk po flasim për rreth 300 milionë lekë të tjera, të cilat ndodhen në banka të nivelit të dytë në forma si bonus thesari apo miliona e miliona të tjera, të bëra nëpërmjet mënyrave se si ai ka mundur të manipulojë pasurinë e tij.

Këtu nga pas fshihet edhe një pallat në kryeqytet, në emër të vjehrrit të tij, një ish-avokat, i cili ka mundur të përfitojë një pasuri disa miliona euro.

Sipas deklarimeve të vetë Blushit, në vitin 2017, i cili është dhe viti i fundit i deklarimeve të “oligarkut”, llogaritë në lekë sërish shtohen me miliona. Llogaritë në dollar shtohen. Llogaritë në euro shtohen. Të ardhurat si deputet, të ardhurat nga objekti 500-milionësh në Korçë. Bashkëshortja e tij notere, kur Blushi vërdallosët me Libra-n, dyfishon punën e saj.

E në fund në qoftë se bën një mbledhje të thjeshtë të pasurive të paluajtshme, qindra mijëra dollarëve kesh, dhe aktiviteteve të Ben Blushit, e shikon se media ka një oligark, një miliarder që blen prona, duke e fshehur vlerën e vërtetë, që blen obligacione qindra mijëra dollarë, që në të paktën 15 vite, disa qindra mijëra dollarë të tjera janë siguruar nga puna e bashkëshortes si notere.

Vetëm nga taksat e shqiptarëve Ben Blushi është paguar rreth 300 milionë lekë si ministër apo deputet, në gati 15 vite.

Por, nuk ndalet me kaq.

CNA.al ka zbuluar ortakëritë e Ben Blushit, në kompani të ndryshme edhe me pronarët e inceneratorëve.

Bëhet fjalë për dy kompani. Së pari është EM Capital Group, ku marrëdhënien tregtare e ka bashkëshortja e tij Eva Blushi. Në këtë kompani janë ortakë Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe Eva Blushi.

Ilir Meta do arrestohet gazetari i njohur zbulon lëvizjen e SPAK që pritet të ‘fundosë’ Presidentin

0

Ish-deputeti Halit Valteri paditi pak ditë më parë në SPAK Presidentin Ilir Meta pas publikimit në gazetën austriake ,”Kronen Zeitung” të një investigimi i cili akuzoi se presidenti Ilir Meta pagoi 700,000 mijë dollarë për lobim përmes një kompanie qipriote guaskë, që të siguronte një foto në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Amerikan Donald Trump.

Gazetari Adriatik Doçi bën të ditur se tashmë kjo padi është regjistruar në SPAK pa emër konkret të cilit i atribuohet vepra penale e dyshuar.

Në këtë mënyrë janë rihapur më në fund llogaritë e Ilir Metës me drejtësinë.

12 vite pas mbylljes së video-skandalit me Dritan Priftin në Gjykatën e Lartë, aferë për të cilën prokuroria kërkoi dy vite burg për korrupsion, Ilir Meta është zyrtarisht nën hetim nga SPAK, këtë herë për pastrim parash me kontrata lobimi, fshehje të shpenzimeve financiare të partisë, mashtrim në KQZ etj.

Ish deputeti, krahas artikullit të gazetës, ka pohuar se ka prova shtesë që ia ka sjellë një gazetar i huaj, ku përfshihen fatura dhe kontrata, që konfirmojnë lotimin nga Ilir Meta me para të pajustifikuara kur ishte kryetar i LSI-së.

Ilir Meta është me imunitet presidencial deri në 24 korrik të këtij vitit, kur i mbaron mandati, ndërsa mbetet për t’u parë në vijim nëse hetimet do të devijohen apo do të përfshijnë Metën, duke e veshur me përgjegjësi penale.

POSTIMET E FUNDIT