Kreu Blog Faqe 894

Spartak Ngjela zbulon “goditjen” që po përgatiti BE për Serbinë: Së shpejti do të kemi bashkimin kombëtar të një Shqipërie Etnike

0

Avokat Spartak Ngjela në një reagim në rrjetet sociale shkruan se Bashkimi Europian do ta skualifikojë Serbinë për të hyrë në anëtarësinë e Bashkimit Evropian, pasi sipas tij ajo nuk u nda nga Rusia.Postim i plotë:

Shenjat janë që Bashkimi Evropian do ta skualifikojë Serbinë për të hyrë në anëtarësinë e Bashkimit Evropian. Sepse ajo nuk u nda nga Rusia.

l.

Presidenti Vuçiç u mundua dhe u përpoq shumë të bënte sikur do ta shkëpuste Serbinë nga Rusia, por u bind se kjo politikë mashtruese nuk pranohej nga Brukseli e sidomos nga Berlini. Kjo sepse me atë politikë, Vuçiç do të rrëzohej nga nacionalizmi agresiv serb që është me Rusinë. Sot Vuçiç ka dalë tek ai i vërteti.

Ai është lodhur kot me këtë lloj politike, sepse, në fakt, i gjithë nacionalizmi banal serb lodhet kot. Mundohet kot se kjo është kohë shqiptare.

Asgjë nuk bënë dot në Shqipëri dhe në Kosovë bandat politike shqiptare të drejtuara nga Beogradi, pushtetarë shqiptarë të shitur, që asgjë nuk bënë dot në funksion të historisë antishqiptare. Por, na duhet të theksojmë se këta Shqipërisë i bënë dëme të mëdha, sidomos në periudhën 1992-1997, kur Beogradi drejtonte politikën shqiptare në pushtet.

Por kjo i doli për-hundësh Milosheviçit, sepse ai me veglat e tij në Tiranë shkatërroi 500 fabrika dhe uzina në Shqipëri, por shqiptarët, jo vetëm i morën Kosovën, por e çuan edhe në Gjykatën e Hagës ku ai vdiq si mjeran.

Tani po pranohet gjerësisht se marrja e Kosovës nga shqiptarët, filloi historinë e re për shqiptarët dhe po krijon dekadencën e Serbisë; kurse falimentimi i Serbisë po duket se do të jetë çështje kohe.

Por ky falimentim historik do të jetë sukses edhe për Shqipërinë e bashkuar.

Janë territoret e gjerësisht shqiptare deri në Nish që për të ardhmen e tyre ngrihet pyetja: Amerika këto territore shqiptarësh të pushtuara nga Serbia me ndihmë të Rusisë dhe Francës, do t’ia lërë Serbisë apo do t’i jepen shtetit të ri të Kosovës?

Politika është në favor të shqiptarëve, prandaj përgjigja e kësaj pyetje saktësisht është në favor të botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Duhet të presim ngjarjet.

Por na duhet të theksojmë se, kjo kohë historike, është në përkrahje të plotë të shqiptarëve, për ndryshimin drastik të historisë antishqiptare të Shekullit të XIX-të dhe Shekullit të XX-të.

Këta kanë qenë shekuj tmerri për shqiptarët, por shqiptarët mbijetuan.

Ne shqiptarët në këtë kohë historike, jemi në reformimin e Shqipërisë etnike, se, në funksion të politikës amerikane, dihet prej saj se, vetëm ne shqiptarët jemi barriera solide kundër hordhive të nacionalizmit arkaik serb në Ballkanin Perëndimor, dhe dihet gjithashtu që Serbia është pushtuese e shqiptarëve, por që tani është në rrugën drejt falimentit të saj.

Dhe kjo dihej që do të ndodhte, sepse politika amerikane aktualisht është në avancim.

Lufta e Ukrainës dhe dëmtimi serioz i Rusisë në këtë luftë, do të sjellë realisht përshpejtimin e realizimit të aspiratës shekullore të shqiptarëve: bashkimi kombëtar i një Shqipërie Etnike.

Kryeministri i shet Syrin e Kaltër Greqisë?! Uji i kulluar do i transferohet Korfuzit!

0

Kryetari i Bashkisë së Korfuzit të Veriut, George Machimaris, ka ngritur sërish çështjen e transferimit të ujit nga Shqipëria, për të përballuar mungesën e pritshme të ujit në dekadat e ardhshme në ishullin e Korfuzit, raporton media greke ERT NEWS.

Artikulli alarmant tregon se po përgatitet një marrëveshje midis vendit fqinj dhe qeverisë shqiptare, për të shteruar Syrin e Kaltër në Sarandë dhe për t’ia transferuar ujin e kulluar të burimit nëntokësor Greqisë.

Në propozimin e tij shkruhet:

“Menaxhimi i burimeve ujore është i lidhur drejtpërdrejt dhe i përfshirë në mënyrë aktive si me ekonominë dhe zhvillimin, ashtu edhe me mjedisin dhe është një parakusht për çdo formë të zhvillimit shoqëror. Me saktësi matematikore dhe duke marrë parasysh të dyja zhvillimet dhe gjendjen aktuale, në vitet në vijim do të përballemi me një krizë uji, një krizë që po zvarritet me të njëjtat karakteristika për më shumë se 30 vite rresht.

Me ndjenjën e përgjegjshmërisë ndaj shoqërisë sonë, ndaj vizitorëve tanë, ne i jemi nënshtruar një propozimi/memorandumi teknik për furnizimin me ujë me transferim burimi nga SYRI I KALTËR i Shqipërisë fqinje, duke marrë në konsideratë dhe shfrytëzuar përvojën e tubacionit nëndetësor që lidh ujësjellësin e Aeginës me EYDAP në Salaminë, përvojën e akumuluar të pushtetit vendor dhe studime ekzistuese si ai i Politeknikut (1991).”

Dorëhiqet nga Ministria e Jashtme motra e vrasësit me pagesë Nuredin Dumanit

0

Xhuljana Dumani, motra e të penduarti të drejtësisë, ish vrasës me pagesë Nuredin Dumanit ka dhënë dorëhqjen e papritur ditën e sotme.  Ajo ishte e punësuar në Ministrinë e Paunëve të Jashtme dhe nuk është se dikush i ka kërkkuar të largohet nga puna.

Ajo e ka ndjerë se duhet ta lërë punëpn në  Ministrinë e Jashtme, sa kohë i vëllai është vrasëls me pagesë dhe tashmë i penduar.

Xhuljana Dumani: “Jap dorëheqjen e mejëhershme”

 

Presidenti s’dekreton privatizimin e Butrintit, nxehet Ina Zhupa: Qëndroi edhe një herë si garant i kushtetutës, të hapet mundësia e një diskutimi të gjerë

0

Presidenti Ilir Meta ka kthyer në Kuvend ligjin për privatizimin e Parkut Kombëtar të Butrintit.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe deputetja e PD, Ina Zhupa, e cila shkruan se Meta edhe një herë qëndroi garant i kushtetutës, i mbrojtjes së pasurisë pronë publike të patjetërsueshme dhe nga më të rëndësishmet që përfaqësojnë identitetin tonë kombëtar.

Sipas saj rrëzimi i këtij ligji nuk duhet ta mbylli çështjen e menaxhimit të Butrintit por të hapet mundësia e një diskutimi të gjerë dhe një pune të gjithë aktorëve dhe faktorëve për mënyrën më të mirë të menaxhimit të Butrintit, në përputhje me kushtetutën, konventën e Parisit, mbrojtjen e interesit publik dhe pasurisë kulturore.

Postimi i plotë i Ina Zhupës:

Betejë e fituar në emër të interesit publik, qytetarëve shqiptar, mbrojtjes së trashëgimisë kulturore! Presidenti Meta kthen ligjin për dhënien me koncension të Butrintit!

Faleminderit Presidentit të Republikës Meta, i cili edhe kësaj rradhe qëndroi si garant i kushtetutës, i mbrojtjes së pasurisë pronë publike të patjetërsueshme dhe nga më të rëndësishmet që përfaqësojnë identitetin tonë kombëtar. Identiteti kombëtar dhe trashëgimia kombëtare parashikohen në nenin 3 të Kushtetutës, që përcakton se shteti ka për detyrë të mbrojë dhe të respektojë bazat e përcaktuara në të, të cilat nuk janë gjë tjetër veçse vlera themelore, pra që qëndrojnë në themel të organizimit shtetëror.

Shkeljet kushtetuese dhe ligjore të argumentuara në arsyetimin e Presidentit nuk lënë hapësirë për dyshime se ky ligj duhet rrëzuar në këtë formë që është.

Rrëzimi i këtij ligji nuk duhet ta mbylli çështjen e menaxhimit të Butrintit por të hapet mundësia e një diskutimi të gjerë dhe një pune të gjithë aktorëve dhe faktorëve për mënyrën më të mirë të menaxhimit të Butrintit, në përputhje me kushtetutën, konventën e Parisit, mbrojtjen e interesit publik dhe pasurisë kulturore.

Ky diskutim dhe vendimarrje nuk mund të përjashtoj AADF për donacionet, ekspertizën e huaj që mund të ofroj, edhe për kontributin që ka dhënë deri tani ne vendin tonë.

Përshëndes argumentimin e Presidentit se nisma ime ligjore për ndryshimet e ligjit të trashëgiminisë kulturore “duhet të shqyrtohet paraprakisht apo minimalisht paralelisht me ligjin objekt shqyrtimi, sepse ka rëndësi themeltare për çështjen, apo fatin e saj”.

Çdo deputet i kuvendit të Shqipërisë ka detyrimin moral dhe ligjor që të votoj pro dekretit të Presidentit.

PS rrëzoi Komisionin Hetimor për herë të 3-të, reagon vëlllai i vrasësit me pagesë Erion Alibeaj, Enkelejdi: Skemë korruptive, u shkel Kushtetuta

0

Enkelejd Alibeaj, kreu i Grupit Parlamentar të PD në Kuvend,  dhe vëllla me vrasësin me pagesë Erion Alibeaj, të dalë nga dëshmitë e Nuredin Dumanit, ka reaguar pasi mazhoranca socialialiste rrëzoi kërkesën e deputetëve të tij për ngritjen e një Komisioni Hetimor për Investimet Strategjike. Ai e ka quajtur procesin “një skemë korruptive”.

“Skemë korruptive, u shkel Kushtetuta dhe ligji për komisionet hetimore. Kërkuam që të hetoheshin të gjitha pikat e miratuara nga Komisioni për Investimet Strategjike. U shkel kushtetuta për rrëzimin e kërkesës për ngritjen e komisionit hetimor. Do të ndjekim të gjitha rrugët ligjore për komisionin”, tha Alibeaj nga selia e Kuvendit.

Sot është mbajtur mbledhja e Konferencës së Kryetarëve dhe PS nuk e ka pranuar kërkesën e përsëritur të PD. Edhe më herët, e njëjta kërkesë është rrëzuar nga mazhoranca socialiste.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike depozituar për herë të tretë kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për Investimet Strategjike. PD kërkon ngritjen e këtij komisioni pasi sipas tyre ka dyshimet për abuzime dhe klientelizëm për projektet strategjike.

Kërkesa është firmosur nga 35 deputetë të opozitës, mes tyre edhe ish-kreu i PD-së Luzlim Basha. Ajo çfarë vihet re është se deputetja Ina Zhupa ka tërhequr firmën e saj që pas bashkimit me grupin e Sali Berishës, ndërkohë që në kërkesën e parë drejtuar Kuvendit ajo ishte një prej firmëtarëve.

Afred Lela ose e “pa vërteta” e Foltores Berishiane!

0

Shkruan Qamil Gjyrezi

Alfred Lelën, të djathtët dhe shqiptarët e kanë parë në Tv si analist politik modern dhe me “këmbën e lidhur” me fasho , duke bërë teatër me Edi Ramën. Kam një falenderim të vecantë për ish-kryetarin e PD-së, Lulzim Basha që nuk përfshiu në listat e PD-së, modelet e “pa vërteta” si Lela, pa përmbajtje dhe formë të djathtë.

Foltorja e Sali Berishës i ka bërë një dëm të madh së djathtës, tradicionale në 30 vite të tmerrshme sic deklaron Zoti Rajerson. Sali Berisha po vazhdon politikën e tij të shkatërrimit të PD-së, me Foltoren me modele plagjiaturë si “Lela”, duke i prezantuar si shpëtimtarë të shqiptarëve dhe kundërshtarë të Edi Ramës?! Alfred Lela dhe modelet si ai, janë vetëm “mbetje të së djathtës” shqiptare dhe janë modeli më i mirë për të shpëtuar Sali Berishën dhe Rithemelimin nga non-grata dhe për të zënë një vend në listat e Foltores, për të siguruar mandatin e 4-të Edi Ramës! Mos guxoni të shkatërroni PD-ne me Foltoren dhe të djathtën! Nuk do iu falë historia politike e shqiptarëve! E vërteta e Alfred Lelës dhe e Berishës është në dëm të ndryshimit dhe largimit të Edi Ramës! E vërteta e “pro-amerikanit Lela” mbron Non-gratën në Sh.B.A. të Sali Berishës!

Mëdyshjet për një mik…

0
Shkruan Zef Ndreka
Ashtu siç kam unë miq në rrjetet sociale që i ndjek, kam dhe disa që më ndjekin çdo ditë. Shkruajmë e angazhohemi me njëri-tjetrin.
Është krejt normale në demokraci, të kemi sa më shumë mendime dhe të shprehim opinione të ndryshme në bised, në shtyp, në komente, në analiza etj.
Gjithashtu edhe brënda një formacioni politik apo një familje politike do të ishte shumë normale dhe e nevojshme, do thoshja e domosdoshme. Asgjë anormale pra nuk ka këtu, por ka kategori të përsonave që angazhohen shpesh në komente e opinione dhe aq shpesh janë të pa qartë. Ashtu siç ka shumë të qartë, po ashtu edhe bolshevikë të patundur!
Por, nga të gjithë këto që i shohim çdo ditë, desha të nënvizoj një mikun tim, pa ja përmendur emrin (ai e kupton direkt), që më shfaqet mua herë Berishist, herë demokrat, herë me PD-në, herë kundër saj, herë pa parti, herë kundër Bashës, pastaj kundër të gjithëve dhe shumë herë i pa shpresë!
Në privat , pas çdo artikulli që hedh në fcb , në gazeta apo portale të ndryshme , më shkruan:
– Unë e dua Berishën, por pa veset e tij!
– Unë e dua Berishën, por jo musliman!
– Unë e dua Berishën, por pa autoritarizmin e tij!
– Unë e dua Berishën, por jo komunist!
– Unë e dua Berishën, por pa non grata!
– Unë e dua Berishën, por të pa izoluar!
Miku im, hera-herës më nis edhe vargje më poezi filozofike, herë më kritikon, herë bie dakort me analizat e mia.
Një gjë s’kam kuptuar akoma nga ky mik , më tepër virtual:
A mund të ishte berishizmi pa këto cilësitë e mësipërme të Berishës ?!
Ç’të jetë vallë ky miku im virtual?!
Si t’a ndihmoj atë?!

Qepët e pjekura zëvendësojnë iIaçet, shërojnë këto së mundje/ I përdorni sepse bëjnë mrekulli

0

Qepa e pjekur është vërtetuar se janë edhe më e mirë se disa iIaçe, sepse përveç se është e dobishme, shëruese dhe ushqyese – nuk ka efekte anësore. Mund të jetë një iIaç që mjekët do ta përshkruanin pa kufizime.

Ju ndoshta jeni njohur me përfitimet e mëdha shëndetësore të perimeve të papërpunuara dhe frutave të freskëta. Por ka të rralla mes tyre, të tilla si qepët, të cilat kur gatuhen nxehtësia bëhen shë ruese dhe absorbohen më lehtë nga trupi.

Qepët janë shumë të mira për trupin dhe në formë të gjallë, veçanërisht qepët e reja, megjithatë, shumë e shmangin atë për shkak të pas-efektit, dmth erë të keqe të gojës dhe avullimit të trupit.

Shumë njerëz gabimisht mendojnë se vetitë e dobishme të qepëve zvogëlohen gjatë pjekjes. Kjo nuk është e vërtetë, pasi vetëm vajrat esencialë avullojnë dhe pasi të jenë pjekur në furrë, vetitë shë ruese të qepës vetëm intensifikohen.

Si piqen qepët në mënyrë të përshtatshme në furrë:

Avantazhi i qepëve të pjekura mbi të papërpunuara është i madh, sepse bëhet shumë më i shijshëm dhe i pakëndshmi shmanget. Prandaj, hani këtë pjatë të pazakontë pa frikë, por duhet ta përgatisni siç duhet.

Lani qepën mirë së bashku me lëkurën e saj të jashtme, hiqni vetëm pjesën me rrënjën. Prisni atë në gjysmë ose lëreni të plotë, spërkatni pak vaj ose gjalpë dhe koha për shije. Piqni në 150-170 gradë për rreth 15-30 minuta.

Përdorimi: Hani gjysmë qepë në mëngjes me stomak bosh dhe gjysmën 2-3 orë para gjumit. Qepën e përgatitur në këtë mënyrë mund ta përdorni si pjatë dytësore për peshk ose mish.

Qepët e pjekura janë veçanërisht të dobishme për njerëzit që vu ajnë nga sheqeri i lartë në gj ak. Përmban squfur që aktivizon pankreasin dhe përmirëson funksionin e tij.

Ndër të tjera, ai përmban hekur i cili është i nevojshëm për transportin e oksigjenit dhe ushqimin e të gjitha indeve në trup, dhe kështu funksionimin e tyre më të mirë. Qepët e pjekura përdoren në mënyrë aktive në trajtimin e sëmundjeve të mushkërive të tilla si bronkiti dhe pneumonia, dhe veçanërisht ndihmon në trajtimin e fëmijëve.

Duhet të konsumohet më shpesh nga kushdo që ka problem me mpiksjen e gj akut. Pas një sulmi në zemër ose goditje në tru, mjekët rekomandojnë të hani qepë të pjekur çdo ditë. Ndihmon në pastrimin e enëve të gj akut dhe eliminon pllakat aterosklerotike.

Ndihmon në normalizimin e presionit të g jakut, si dhe dhimbjeve të migrenës. Përveç që hahen, qepët e pjekura mund të përdoren gjithashtu si një salcë për ulçera ose plagë purulente për të shpejtuar procesin e shërimit. Veshjet kanë një efekt antibakterial dhe ndihmojnë në trajtimin e hemorroideve. Me përdorim të rregullt, qepët e pjekura mund t’ju shpëtojnë nga shumë sëmundje dhe të kenë një efekt parandalues.

Vrasjet me Pagesë/ Gazment Bardhi i PD-së i porosit vrasjen e Pjerin Xhuvanit, pritet të thirret në Prokurori

0

Në lidhje me vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, janë zgjeruar hetimet.

Mësohet se dyshja e prokurorëve Ritvan Sukaj dhe Platin Aliçka, kanë zgjeruar rrethin e personave të cilët dyshohet të kenë urdhëruar badigardët apo shtyrë ato drejt ekzekutimit të mjekut Pjerin Xhuvani, ngjarje kjo e ndodhur në lagjen “5 maji” në Elbasan. Krimi i rëndë erdhi pas një debati mbi pretendimet që kishte grupi i badigardëve  të PD-së, për disa karta identiteti, për të cilat Prokuroria e Elbasanit dhe hetimet tregojnë se nuk kanë ekzistuar. Në automjetin e dyshuar janë gjetur vetëm lista patronazhistëve që prokuroria i ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Në ditët në vijim pritet që Prokuroria të çojë një flet thirrje edhe për Gazmend Bardhin, në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit, por edhe si kryesuesi i listës së PD në Elbasan, ku ka bindje se nga ajo seli është dhënë urdhër për të qëlluar ndaj Pjerin Xhivanit.

“Dumani Papers”, “Electiongate” dhe “Pentagon Papers”

0

Vendimi i SPAK për dënimin e gazetarëve, qoftë dhe njërit prej tyre, që nxjerrin pjesë nga deponimet e të penduarit të drejtësisë Dumani, është sa antikushtetues po aq dhe i çuditshëm. Shqetësimi i SPAK është i arsyeshëm, por rruga e gjetur e paarsyeshme. Informacionet sensitive dhe me pasoja në zinxhirin e individëve pjesëmarrës në një ngjarje, duhet të ruhen nga vetë ata që e kanë detyrë një gjë të tillë.

As më shumë e as më pak është i ngjashëm me vendimin e Ramës, i cili akuzoi gazetën BILD dhe gazetarin e saj Peter Tiede për nxjerrje të përgjimeve të dosjeve 184 dhe 339, për skandalin e shitje-blerjes së votës, të quajtur dhe ELECTIONGATE, nga drejtuesit e lartë të PS përfshi dhe vetë Ramën. Rama doli me bisht ndër shalë nga kjo akuzë.

SPAK, sikurse RAMA në rastin e BILD, pavarësisht rolit specifik brenda një ngrehine që pretendon drejtësinë, nuk mund të dalë mbi kushtetutën e vendit dhe kësisoj të mbytet në padrejtësi. Zyrtari ka detyrë ta ruajë sekretin shtetëror, ndërsa gazetari investigativ ka detyrë ta publikojë atë. E garanton KUSHTETUTA. Liria e fjalës dhe shprehjes është e pacënueshme.

Një rast i përafërt, i domosdoshëm për t’u sjellë për publikun, për të kuptuar vendimin e padrejtë të SPAK, mbetet rasti i skandalit të quajtur PENTAGON PAPERS. Në 13 Qershor 1971, New York Times, filloi botimin e një sërë artikujsh, ku jepeshin pasazhe nga raporti 7000 faqesh, Top Secret i Departamentit të Mbrojtjes të SHBA , i hartuar me kërkesë të Robert McNamara asokohe Sekretar i Mbrojtjes.

Raporti zbulonte para publikut përfshirjen politike e ushtarake 30 vjeçare, nga 1945 deri 1967, të SHBA dhe të administratave që nga Truman, Eisenhower deri Nixon, përfshirë Kennedy e Johnson. Madje konkludimi për këtë të fundit ishte se “gënjeu sistematikisht, jo vetëm publikun, por dhe kongresin” për mundësinë e fitores së kësaj lufte të konsideruar të humbur në raport, pavarësisht se mijëra amerikanë dërgoheshin ende në front.

Botimi shkaktoi një valë të gjërë protestash të forta kundër luftës dhe debati politik. Ishte Daniel Ellsberg, hartues i raportit bashkë me mikun e tij Anthoni Russo që e fotokopjuan atë dhe ia dorëzuan gazetarit Neil Sheehan të New York Times.

Pas botimit dhe alarmit të shkaktuar dhe pasi kërkuan nga gazeta mosbotimin vullnetar, gjë që u refuzua, Nixon dhe prokurori i përgjithshëm John Mitchell nxorrën një urdhër të gjykatës federale që detyronte NYT, të ndëpresë botimin. Botuesi i NYT Arthur Ochs Sulzberg refuzoi, duke theksuar se “ato janë pjesë e rëndësishme e historisë që duhej të ishin nxjerrë më parë dhe që nuk shkelin sigurinë kombëtare”.

Në solidaritet me NYT, më 18 qershor, reporteri Ben Bagdikian dhe redaktori Ben Bradlee të Washington Post, filluan botimin e pjesëve të tjera të servirura po nga Ellsberg. Kur ndihmës prokurori i përgjithshëm i SHBA Rehnquist, kërkoi urdhër-ndalimi botimi për Washington Post, gjykatësi Murray Gurfein nuk pranoi, duke argumentuar se: “Siguria po ashtu qëndron në vlerën e institucioneve tona të lira”.

Qeveria amerikane e apeloi vendimin duke riakuzuar gazetat NYT dhe WP, e gazetarët e tyre dhe më 26 qershor Gjykata Supreme pranoi shqyrtimin. Në 30 qershor (koincidencë e zezë për Ramën) Gjykata Supreme dha vendimin 6 me 3 në favor të New York Times dhe Washington Post, duke rrëzuar qeverinë amerikane në pretendimin e saj për nxjerrje të sekretit shtetëror. Shtypi i lirë triumfoi kështu ndaj “sekreteve” qeveritare.

Argumenti bindës i trupës prej 9 anëtarësh ishte Amendamenti i parë i Kushtetutës amerikane. Ky Amendament garanton lirinë e mendimit, të fjalës, fesë. Në një paragraf të vendimit shkruhej: “Vetëm një shtyp i lirë dhe i pakufizuar mund të paraqesë në mënyrë efektive mashtrimet e një qeverie”.

Njëkohësisht dhe Ellsberg e Russo u çliruan nga akuzat për spiunazh dhe nxjerrje sekreti. Ngjashmëria e kësaj ngjarje me situatën e botimit të dëshmive të Dumanit është e prekshme. Për më tepër “sekreti” i Dumanit krahasuar me sekretin e Vietnamit është fare, fare krejt banal, sepse publikimet nuk cënojnë asnjë lloj sigurie kombëtare.

Cënojnë zyrtarët qeveritarë të Ramës, po. Amendamenti nr 1 i Kushtetutës Amerikane që garanton këtë liri është i gdhendur dhe në Kushtetutën tonë në Kreun II të saj. Gazetarët nuk i pengon asgjë që nëse sigurojnë dëshmitë, të mos i publikojnë ato. Krim është kur i deformon ato për qëllime shantazhimi politik, apo përfitimi monetar.

Madje për gazetarinë e vërtetë mospublikimi është i gabuar dhe i dënueshëm moralisht e profesionalisht. Nëse i marrin dhe nuk i botojnë për të mbrojtur emra të caktuar qeveritarësh, janë duke shkelur mbi etikën dhe profesionalizmin e tyre.

Çdo vendim për t’i dënuar gazetarët për arsye të shprehjes së lirisë së tyre, është një përpjekje për të rikthyer ligjet famëkeqe të agjitacion-propagandës të diktaturës nën një okelio të re dhe dëshmi e legalizimit të censurës. Drejtësi, pa liri fjale në një sistem demokratik, nuk mund të ketë.

POSTIMET E FUNDIT