Kreu Blog Faqe 896

Europa si “varkë shpëtimi”/ Ja sa fitojnë klubet shqiptare të futbollit për pjesëmarrjen

0

Europa shihet si një “varkë shpëtimi” nga klubet e Superiores, pasi pjesëmarrja në turret eliminatore siguron para të shumta, që ndihmojnë jo pak në konsolidimin e ekipeve dhe investimin për më shumë futbollistë cilësorë.

Këtë sezon Tirana është skuadra që do të garojë në eliminatoret e Ligës së Kampionëve dhe do të ketë shansin të arkëtojë pa dyshim më shumë se gjithë të tjerat, pasi edhe në rast eliminimi, do të ketë një tjetër mundësi, në turret e Conference League.

Thënë ndryshe, bardheblutë kanë të sigurta 810 mijë euro, edhe në kombinimin më të keq, që është eliminimi në raundin e parë të Champions Leagues dhe në raundin e dytë në Conference Leagues.

Kjo pasi klubet që garojnë në Champions, fitojnë 100 mijë euro për çdo tur ku marrin pjesë dhe 260 mijë euro shpërblim, nëse nuk shkojnë në fazën e grupeve të asnjë kompeticioni të UEFA-s.

Pra nëse Tirana nuk ia del në turin e parë ndaj Dudelange, atëherë arkëton 100 mijë euro dhe luan në turin e dytë eliminator të Conference League, ku nëse nuk ia del as këtu, arkëton 450 mijë euro për pjesëmarrjen dhe eliminimin, si dhe 260 mijë eurot nga Champions-i, duke qenë se nuk ia del të luajë në grupe.

Megjithatë shorti është treguar jo pak bujar me bardheblutë, që kanë shansin të kalojnë minimalisht një tur në Champions dhe të afrohen edhe më shumë me fazën e grupeve të Conference League, çka do të përkthehej në miliona euro të ardhura.

Tre skuadrat e tjera shqiptare, Vllaznia, Laçi dhe Partizani, do të garojnë në Conference league, teksa dy të fundit e nisin nga turi i parë dhe kanë pasur një short mjaft të favorshëm për të avancuar më tej.

Gjithsesi, në rastin më të keq, pra atë të eliminimit në turin e parë, Partizani dhe Laçi arkëtojnë nga 250 mijë euro, të cilat të ndara në zëra janë 100 mijë euro për pjesëmarrjen dhe 150 mijë euro bonus eliminimi.

Por nëse ia dalin të kalojnë një tur dhe eliminohen në të dytin, atëherë sigurojnë 550 mijë euro, të cilat ndahen në 200 mijë euro për pjesëmarrjen, nga 100 për çdo tur dhe 350 mijë euro bonus eliminimi në turin e dytë.

Për çdo tur të kaluar më shumë, shpërblimi për klubet shqiptare rritet me 300 mijë euro, pra shkon 850 mijë euro nëse eliminohen në turin e tretë dhe një milionë e 150 mijë euro nëse eliminohen në fazën Play Off, teksa këto shifra shkojnë në miliona euro, nëse arrijnë të luajnë në fazën e grupeve.

Jo fort bujar ishte shorti për Vllazninë, që do të përballet me rumunët e Universitatea Craiovës, një skuadër me buxhet ndjeshëm më të lartë dhe që vjen si favorite në këtë sfidë, megjithatë shkodranët kanë shanset e tyre dhe do të provojnë të avancojnë më tej.

Gjithsesi, në rastin më të keq, kuqeblutë kanë të siguruara 450 mijë euro, të cilat vijnë 100 mijë për garën në turin e dytë dhe 350 mijë shpërblim për eliminimin në këtë tur. Edhe në këtë rast, për çdo tur të kaluar, Vllaznia shton +300 mijë euro në arkat e saj.

Evi Kokalari zgërlaq Këlliçin e non gratës: Ti je llumi i PD-së, më dole në shteg, tani ta tregoj unë qejfin

0

Evi Kokalari ka reaguar ashpër pas depozitimit të një padie për shpifje ndaj saj, nga Belind Këlliçi.

Kokalari thotë se e mirëpret këtë padi dhe se Këlliçi i ka dalë në shteg dhe tashmë ajo duket se do ta zgërlaqë “ushtarin e bindur të non gratës”.

Postimi i Kokalarit:

Belind Kellici me doli ne shteg!

E falenderoj Belind Kellicin për padine ndaj meje. Në fakt, provokimet e mia në median sociale kanë qënë pikërisht që ai të bënte padi, sepse ishte e vetmja mënyrë që unë mund të paraqis faktet e manipulimeve që ai ka bërë në Këshillin Kombëtar.

Une votat i disponoj dhe Belindi këtë e di si anëtar i Komisionit Zgjedhor. Dhe luftën që kam bërë për ti parë rezultatet, ai e di shumë mirë.

Tashti, personalisht kam firmosur një dokument që këto informacione që kam parë dhe analizuara, të marra nga Komisioni Zgjedhor, nuk mund ti bëja publike, ndryshe Komisioni apo PD kishte të drejtë të më hidhte në gjyq dhe me të drejtë do fitonin.

Ama, kur gjykatësi i çështjen se Belindit kundër meje do të më kërkoj faktet, nuk do të kem zgjidhje por t’ia jap gjykatës për shqyrtim, pra si e tillë, PD apo Komisioni nuk mund të më hedh në gjyq sepse është gjykata ajo që po më detyron ti bëj disi faktet publike.

Gjithashtu, Belindi ka derguar një turmë njerëzish ndaj meje me sulme nga më absurdet, me shpifje dhe akuza deri tek ngacmimet seksuale, dhe ndryshe nga une që i kam sulmet e hapura dhe ballore, ai fshihet mbas dorës së njerëzve që i përkasin të të njëjtit llum.

Luftanija ruse kalon në ujërat daneze

0

Një anije luftarake ruse ka kaluar dy herë ujërat territoriale daneze në veri të ishullit Bornholm në Detin Baltik, ku po zhvillohej një festival demokracie ku morën pjesë ligjvënës të lartë dhe biznesmenë, raportoi të shtunën The Guardian.

Danimarka e quajti veprimin, një provokim të papranueshëm.

Luftanija ruse hyri në ujërat daneze pa autorizim të premten dy herë, thanë forcat e armatosura në një deklaratë.

Anija luftarake u largua pasi marina daneze vendosi kontakt me radio.

Lajm i mirë për shqiptarët që jetojnë në Irlandë dhe Kanada

0

Duke filluar nga data 20 Qershor, Ambasada Shqiptare në Londër në Bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe Kompaninë Aleat, do të fillojë ofrimin e shërbimeve konsullore për shqiptarët që jetojnë në Irlandë.

Këtë lajm e ka bërë të ditur Ministrja për Punët e Jashtme, Olta Xhaçka përmes një postimi në Facebook.

Gjithashtu, nga 27 Qershori, për herë të parë Ambasada Shqiptare në Kanada do të fillojë të ofrojë shërbime për dokumente biometrike, pasaporta dhe letërnjoftime elektronike.

Xhaçka shkruan se MEPJ synon që me anë të projekteve të tilla të lehtësojë edhe më shumë jetesën e qytetarëve shqiptarë, kudo që ata ndodhen jashtë Shqipërisë

Qeveria te “Nustreti” Opozita te “Alijevi”, një pjatë sa rroga mujore e Ambasadores Amerikane e të gjithë heshtin!

0

I shikoni këta klloun në foto, janë banda e presidencës dhe lehsit e foltores. Mond Panariti, Bilbilushi i presidencës, si zëdhënsi i kullës së barit Presidencë, madje edhe non grata Sali me freskoren e tij Floriana Garo, janë duke drekuar me parat e shqiptarve në fund të Botës në Baku të Azerbajxhanit.

Nostalgjik për vendin ku filluan hajdutërin me Albpetrolin të nisur e stisur nga Saliu me Taçin dhe Ilir Meta me AKBN (Agjensinë Kombëtare të Burimeve Natyrore) të drejtuar nga Besian Pesha dhe protestuesi Pano Soko që “qanë” për rritjen e çmimit të naftë jo për hallin e qytetarëve por nga mallkimi që i bëri partia e Monikës që e largoi pa i jetuar keto kohë të lavdishme ku Albetroli është vetëm një emër.

Kjo foto është një ulërim për SPAK dhe një sfidë për drejtësinë e rreme që përkrah SHBA, kur një non grata dhe një kandidat për non grata me shpurën e tyre me paratë e taksapaguesve shqiptarë, bëjnë qejf në një udhtim privat pa asnjë mision që i shërben vendit ose shtetit shqiptarë. Dreka e tyre është marramendëse, një kësi vampirëpsh ha sa rroga mujore e ambasadores Amerikane dhe prapë askush jo vetë që nuk flet, por edhe bëjnë sikur nuk i shohin.

Çfarë pune k presidenti i Republikës në ikje në një forum ekonomik kur nuk ka asnjë funksion që mbulon këtë fushue?!

Kush i paguan paratë për Sali Berishën dhe suitën e tij dhe me çfarë funksioni merr pjesë kur është askushi në shtetin shqiptarë. A janë nisur bashkërisht çifti i turprimit të Shqipërisë për rigjallërimin e aleancave të vjetra me azerët?

A ka shtet dhe ligje ky vend që parat e taksa paguesve të shpordoruara e të vjedhura u duken si paratë e tyre dhe nëse Non gratas nuk i’a ka paguar shteti shqiptarë pse nuk hetohen sponsorët që vazhdojnë bëjnë kërdin me parat e zeza të krimit për të bërë kuvende, kongrese, mitingje, Foltore e shurrtore, që vetëm qerat e ambjenteve kanë kushtuar miliona euro?! Apo banori i Lalzit që drejton SPAK dhe për pak kohë, as që i hynë në sy këta miliona, kur shikon milionat që rrezatojnë krim të fqinjëve të tij politikan… milioner me rrogë nëpunësi.

Gjyqtarja Fida Osmani e korruptuar familjarisht, me dokumenta, a mund ta arrestoi milioneri Arben Kraja?!

0

Gjyqtarja e Tiranës, Fida Osmani u shkarkua nga detyra më 27 prill 2022, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konkludoi se ajo dhe personat e lidhur nuk kishin pasqyruar në deklaratën ‘veting’ një apartament në Tiranë, se ishte gjendur në kushtet e konfliktit të interesit në gjykimin e disa çështjeve me palë një shoqëri ndërtuese nga ka blerë dy apartamente të tjerë, si dhe ka rezultuar në pamundësi financiare për blerjen e një njësie shërbimi dhe të një automjeti.

Rivlerësimi kalimtar i gjyqtares Osmani u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Valbona Sanxhaktari, me kryesuese Xhensila Pinen dhe anëtar Olsi Komicin.

Fida Osmani e filloi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 dhe punoi prej dy dekadash si gjyqtare në Gjykatën e Tiranës.

Sipas vendimit të arsyetuar të KPK-së, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, ASHK ka informuar Komisionin se gjyqtarja Fida Osmani rezulton bashkëpronare e një apartamenti me sipërfaqe 95.6 m2 në Tiranë, me vlerë 90 mijë e 720 euro.

Në dokumentacionin e ASHK-së është gjendur kontrata e shitblerjes së pasurisë së paluajtshme, ku Osmani rezulton bashkëpronare.

Nga hetimi ka rezultuar se apartamenti është porositur në vitin 2016 për çmimin 90 mijë e 720 euro dhe është parashikuar që e gjithë shuma të likuidohej brenda datës 23 mars të vitit 2017.

Komisioni konstaton se subjekti nuk e ka pasqyruar këtë pasuri në deklaratën ‘veting’ dhe në deklaratën periodike vjetore të vitit 2016, duke shkelur detyrimet e përcaktuara nga ligji për vetingun e magjistratëve, megjithëse rezulton se ka pasur akt-marrëveshje me shoqërinë e ndërtimit, si dhe është lidhur kontratë për furnizim me energji elektrike.

Ndërsa në deklaratën periodike të vitit 2017, subjekti ka deklaruar në formularin e ndryshimeve të interesave private blerjen e këtij apartamenti, si dhe burimet e krijimit. Për burimet e krijimit të kësaj pasurie nuk janë gjetur probleme nga KPK, por subjektit i është kaluar barrë prove për mosdeklarimin e kësaj pasurie.

Gjyqtarja Osmani e ka pranuar faktin e mosdeklarimit në vitin 2016 dhe në atë ‘veting’ të akt marrëveshjes dhe të drejtave e detyrimeve që kanë lindur. “Kjo pasaktësi ka ardhur për faktin se është mbajtur parasysh momenti ligjor i kalimit të pronësisë dhe regjistrimi i pasurisë në regjistrat e pasurive të paluajtshme. Kam vlerësuar gjithmonë se ky është momenti i deklarimit të pasurisë. Në kushtet kur familja ime ka pasur mundësi financiare të krijojë këtë pasuri me të ardhura të ligjshme, kjo pasaktësi nuk mund të jetë shkak për marrjen e masës disiplinore,” ka pretenduar Osmani.

KPK vëren se legjislacioni i vetingut i detyron subjektet e rivlerësimit për deklarim të saktë dhe të mjaftueshëm të pasurive të tyre.

“Subjekti i rivlerësimit kishte ndërgjegjësimin e duhur për të deklaruar këtë marrëdhënie në deklaratën Vetting dhe kishte detyrimin të bënte në të shpjegimet e nevojshme dhe kjo sjellje e subjektit, nëse do të kishte ndodhur, do vlerësohej si një vullnet i qartë për të deklaruar gjithçka në përputhje me ligjin, duke prezantuar rrethanat që përcaktonin situatën”, argumenton KPK.

Në përfundim, Komisioni konkludon se subjekti i rivlerësimit dhe personat e lidhur ndodhen në kushtet e deklarimit të pamjaftueshëm për këtë pasuri.

Gjyqtarja Osmani ka rezultuar në kushtet e konfliktit të interesit në gjykimin e disa çështjeve ku palë ka qenë një shoqëri ndërtuese nga ka blerë dy apartamente, një në Tiranë sipërfaqe 147 m2 të porositur në vitin 2002 kundrejt vlerës 6.4 milionë lekë dhe tjetrin me sipërfaqe 80 m2 në Durrës në 2004-ën, për çmimin 32 mijë USD.

Në vendim thuhet se nga hetimi ka rezultuar se ajo ka shqyrtuar dhe ka marrë vendim për katër çështje ku palë ndërgjyqëse ka qenë shoqëria ndërtuese nga ka blerë dy apartamentet.

Osmani ka pretenduar se ka qenë e detyruar të vijonte gjykimet për këto çështje. “Më lejoni të sqaroj faktin se në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë numri i dorëheqjeve të pranuara ka qenë shumë i vogël, duke u vendosur para detyrimit ligjor të vijimit të gjykimit edhe pas vlerësimit të kundërt nga ana e gjyqtarit. Konkretisht, kam vlerësuar se nuk mund të gjykoj çështje ku palë ka qenë shoqëria ‘***’ sh.a., pasi djali im ushtron detyrën e juristit prej më shumë se 10 vjetësh. Për shkak të mospranimit të kërkesave për heqje dorë nga gjykimi, unë kam vijuar me gjykimin e këtyre çështjeve,” ka deklaruar gjyqtarja Osmani.

Por, KPK konkludon se subjekti me qëndrimin e saj ka cënuar paanshmërinë e gjykatës. “Duke mos dhënë dorëheqjen nga gjykimi i çështjeve të mësipërme, subjekti ka cenuar parimin e paanshmërisë së gjykatës, duke gjykuar çështje me palë shoqërinë “***” sh.p.k., me të cilën kishte dhe vazhdon të këtë marrëdhënie pasurore dhe dorëzanie,” konstaton KPK.

Pretendimi i Osmanit se deri në vitin 2005 nuk kishte dalë ligji për konfliktin e interesit, konsiderohet në kundërshtim me parashikimet ligjore të sanksionuara në Kushtetutë dhe në Kodin e Procedurës Civile, që përcaktojnë parimet e paanësisë dhe pavarësisë së pushtetit gjyqësor, parime për të cilat në vendim thuhet se nuk janë respektuar nga subjekti.

“Provat dhe faktet që rezultuan nga hetimi administrativ, evidentuan se midis subjektit të rivlerësimit, personave të lidhur me të dhe shoqërisë së ndërtimit ka pasur marrëdhënie juridike… duke e vendosur subjektin në kushtet e mosrespektimit të nenit 72/3 të Kodit të Procedurës Civile,” argumenton trupa e KPK-së dhe çmon se subjekti nuk ka vepruar për të shmangur situata të konfliktit faktik të interesit në këto procese gjyqësore.

Ndërkohë, gjyqtarja Osmani ka rezultuar me balancë negative në shumën 5.2 milionë lekë për blerjen e një zyre me sipërfaqe 43.81 m2 në Tiranë. Po ashtu, është konstatuar se për këtë pasuri subjekti ka deklaruar vlerë të ndryshme në deklaratën ‘veting’, nga çmimi i kontratës së shitblerjes. Në vendim sqarohet se subjekti ka deklaruar se e ka blerë kundrejt vlerës 52 mijë e 572 euro, ndërsa në kontratë rezulton 61 mijë 334 euro.

Osmani është gjetur në pamundësi financiare në shumën 1.1 milion lekë edhe për blerjen e një automjeti tip “Mercedes-Benz” në emër të djalit për vlerën 10 mijë e 200 euro dhe 485 mijë lekë të shpenzuara për zhdoganimin./BIRN

Djali trafikant, Ministri Bledi Çuçi të japë dorëheqje!

0

Gazetari Basir Çollaku kërkon dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi pasi djali i tij është arrestuar në Itali për trafik barnash mjekësore dhe falsifikim të dokumenteve. 

Endi Çuçi punonte edhe në KLGJ, si specialist.

Ai është djali i ministrit të Brendshëm nga martesa e parë me Zhaklina Petin, tre herë kandidate për në Gjykatën Kushtetuese.

Çollaku kërkon gjithashtu hetimin e autoriteteve shqiptare për mosveprim në rastin e kontrabandës që bënte djali i ministrit.

Reagimi
Ministri duhet te jape doreheqjen, por
keta njohin vetem dorevenien
I arrestuari Endi Çuçi, edhe me kontrabande ilaçesh edhe ne KLGj edhe babain minister te brendshem, nenen Zhaklina Peti, tre here kandidate per ne Gjykate Kushtetuese..
A ka mosveprime nga autoritet policore dhe te hetimit, sepse ishte djali babait?!?!? Kjo kerkon hetim. Po si gjithnje italianet nisin dosjet tona.
Plaçkitje pa pike lezeti. Rend i garantuar..
Ne kete thes qeveritar, kudo qe te fusesh doren, hajdute, trafikante, e ligjshkeles do te kapesh.

Djali i ministrit të brendshëm me nje dosje hetimore qindra faqesh dhe detyra e gazetarit

0

Shkruan Alba Kepi

Nje ish minister i brendshen ne pergjimet e Dosjes hetimore te Antimafias italiane te nje narkogrupi qe trafikonte 20 milione euro droge.

Nje ish minister i brendshem me vellain me denime te pashlyera nga drejtesia italiane e qe jetonte i lumtur prej vitesh ne Shqiperi.

Djali i ministrit aktual ne nje dosje hetimore qindra faqesh i pergjuar si korrier ilaçesh ilegale e hyrje dalje nga Malpensa e Bari ne regjimin e nje lockdowni pandemik.

E lehte te interpretosh paragrafe ne fundfaqje, kur qysh ne faqet e para e saktesisht ne faqen 8 te dosjes jane shkruar me germa te forta e te qarta akuzat penale ndaj familjareve te ministrit.

Uroj qe te dalin te gjithe te pafajshem, por detyra e gazetarit ne nenin penal te vitit 1930 (pra te gati nje shekulli) eshte te garantoj sekretin profesional me detyrimin e nje informacionit kritik me vleren e nje ndermjetesi ndaj fakti informues e lexuesit.

Derisa drejtesia te bej punen e saj e te denoj o jo personat e perfshire, detyrimi i gazetarit eshte te informojë!

Por pyetja qe bej prej disa ditesh qe nga zbulimi i ketij skandali, eshte si valle ne keto dosje nga Italia nuk doli emri i djalit te atij hallexhiu qe shet banane prej 30 vitesh poshte pallatit tim??

Faqe e faqe hetinore, ore bisedash te pergjuara e persona te fotografuar a thu valle permblidhen ne nje paragraf te pothuajse te padukshem ne fundfaqje?

E keqja nuk i urohet askujt e as armikut, e armik nuk kam, por gjeja me e thjeshte eshte te mos ribehet loja e kunder lajmeve por ndershmerisht te pranohet perfshirja ne kete hetim e te pritet qe drejtesia te bej punen.

Diplomatet e nderkombetaret qe vezhgojne Shqiperine, nga ky skandal i rradhes duhet te kuptojne se korrupsioni ne kete vend eshte nje trend e lufta kunder tij nje opsional!

E çuditshme/ Edhe Enkelejd Alibej ngjan se flet i sigurtë në emer të ambasadores amerikane: Ja kush do shpallet ‘non grata’ nga SHBA

0

Enkɵlɵjd Alibɵɑj, gjɑtȅ njȅ rɵplikɵ qȅ pɑti nȅ K∪vɵnd tȅ Enjtɵn mɵ krƴɵministrin Edi Rɑmɑ, ɵ pɑrɑlɑjmwrOi kȅtȅ tȅ f∪ndit sɵ sh∪mȅ shpɵjt, njɵrȅz prɑnw tij, dO tȅ shpɑllɵn ‘nOn grɑtɑ’ ngɑ SHBA.

Enkɵljɵd Alɪbɵɑj kɑ rɵplɪk∪ɑr nȅ pɑrlɑmɵnt mɵ krƴɵmɪnɪtrɪn Edɪ Rɑmɑ, pɑsɪ kƴ ɪ f∪ndɪt pȅrmɵndɪ “nOn grɑtɑ-n”, d∪kɵ ɪ∪ rɵfɵr∪ɑr ɪsh-krƴɵmɪnɪstrɪt Sɑlɪ Bɵrɪshɑ.

Dɵp∪tɵtɪ Enkɵljɵd Alɪbɵɑj ɪ∪ drɵjt∪ɑ krƴɵmɪnɪstrɪt Edɪ Rɑmɑ d∪kɵ ɪ thȅnȅ sɵ sOt ȅshtȅ f∪t∪r nȅ b∪rg pɵrsOnɪ ɪ tɪj pɑs zb∪lɪmɪt tȅ 45.5 kg kOkɑɪnȅ nȅ POrtɪn ɵ D∪rrȅsɪt.

Ndȅr tȅ tjɵrɑ, ɑɪ kȅrkOɪ ngɑ Rɑmɑ qȅ tȅ mOs flɑsȅ mȅ sh∪mȅ sɵç d∪hɵt pɑsɪ sh∪mɪcȅn ɵ gr∪pɪt tȅ tɪj ɵ kɑ nOn grɑtɑ, kɑ dƴ nȅ b∪rg dhɵ lɪstɑ prɪtɵt qȅ tȅ jɵtȅ ɑkOmȅ mȅ ɵ gjɑtȅ nȅ vɪjɪm.

“MOs ɪ bȅrtɪt krƴɵtɑrɵs sȅ K∪vɵndɪt tɑnɪ qȅ tȅ trɵgOɪ rrɵg∪llɑt, sɵpsɵ rɵspɵktOɪ mȅ sȅ f∪ndɪ rrɵg∪llɪn ɵdhɵ pȅr tƴ dhɵ kjO ȅshtȅ njȅ gjȅ ɵ mɪrȅ. Prɑpȅ n∪k kthɵvɵ pȅrgjɪgjɵ pȅr Kɑjmɑk∪n”, ɪ thɑ Alɪbɵɑj.

“Nɵ mɵ dOmɑtɵt dO mɵrrɵmɪ, mɵ ɑtɑ kɑt∪nɑrȅt tɑnȅ, tɪ mɵrrɵsh mɵ tjɵrɑt. Ɵdhɵ sOt ∪ kɑpȅn 45.5 kg kOkɑɪnȅ ɵ njɵrɪ∪t tɵnd”.

“Sɪ ɪshtɵ ɑjO p∪nɑ mɵ ‘nOn grɑtɑt’, bȅh∪ b∪rrȅ njȅhɵrȅ, fOl pȅr nOn-grɑtɑt ɵ t∪ɑ, ɪ kɵ mɵ sh∪mɪcȅ nbȅ gr∪pɪn tɵnd”.

“K∪jto sɵ c’kɵ thȅnȅ njȅ vɪt mȅ pɑrȅ. SOt, d∪hɵt tȅ shpȅtOjmȅ shqɪptɑrȅt ngɑ ɑlɵɑncɑ mɵ krɪmɪn, qȅ tɪ kɵ bȅrȅ”.

“Dhɵ mɵqȅ fOlɵ pȅr rɵfOrmȅn nȅ drɵjtȅsɪ, ɑ n∪k ɪshɵ tɪ qȅ sOkOllɪjɵ pɑrɑ cɑ kOhȅsh tɵ ɑsɑmblɵjɑ ɵ PS dhɵ ɪ trɵgOjɵ SPɑK-∪t sɵ c’d∪hɵt tȅ bȅntɵ”.

“Dƴ ɪ kɵ nȅ b∪rg, lɪstɑ ɵ ɑtƴrɵ qȅ prɵsɪn ȅshtȅ ɵ gjɑtȅ, prɪsnɪ dhɵ dO tȅ shɪhnɪ”, thɑ Alɪbɵɑj.

Investitorë strategjik apo ‘hajdutë’ të pronës publike?!

0

Shkruan Endri Shabani

Bej 22 vite shkolle per te permbushur kualifikimet e nevojshme per tu bere pedagog. Bej 10 vite te tjera pune per te marre eksperience profesionale. Konkuroj per nje vend pune. Pasi fitoj vendin e punes, punoj mbi 40 ore ne jave. Dhe per cdo qindarke qe fitoj, i paguaj shtetit 15% tatim. Shkon tjetri pa shkolle, pa kualifikim, pa konkurim, ha nje dreke me Ramen, dhe kthehet ne ‘investitor strategjik’.

Token ia sigurojme ne, rrugen ia shtrojme ne, infrastrukturen energji-uje ia ndertojme ne, dhe ne fund ai paguan 0 tatim mbi leket qe fiton nga biznesi qe kryen. Cfare dreqin eshte kjo?! Si mund te justifikohet kjo?! Ne nje shtet normal ndihme ekonomike iu jepet atyre qe jane ne nevoje, jo oligarkeve. Ne nje shtet normal, kur ka nje krize ekonomike, barra ekonomike ndahet ne menyre te drejte dhe te barabarte. Dhe qe te kishim nje ndarje te drejte ‘investitoret strategjik’ apo ‘oligarket’ duhet te paguanin 1000 here me shume taksa se sa nje pedagog. Dhe jo 0 lek!!!

1) E para sepse ata kane me shume para se te gjithe ne te tjeret te marre sebashku.

>> Vetem 90 banore te nje lagjeje ne kodrat e Tiranes kane te depozituar ne banke 3.1 miliarde Euro.

>> Te gjithe shqiptaret e tjere te mbledhur bashke, kane te depozituar 2.6 miliarde Euro.
2) E dyta sepse ata perfitojne me shume nga pasuria publike, nga infrastruktura publike dhe nga rendi publik.

Nderkohe qe neve nuk po na dalin parate as te paguajme shezlongjet ne jug, atyre iu falen plazhe te tera publike. Nuk ka asnje logjike normale qe te justifikoje kete qe po bejne keta! E vetmja logjike qe ben sens eshte nese i konsiderojme si ‘hajdute’ te prones publike. Sepse, vetem hajdutet marrin ate qe nuk iu takon dhe nuk paguajne asnje here taksa per ate qe fitojne.

POSTIMET E FUNDIT