Luftanija ruse kalon në ujërat daneze

0

Një anije luftarake ruse ka kaluar dy herë ujërat territoriale daneze në veri të ishullit Bornholm në Detin Baltik, ku po zhvillohej një festival demokracie ku morën pjesë ligjvënës të lartë dhe biznesmenë, raportoi të shtunën The Guardian.

Danimarka e quajti veprimin, një provokim të papranueshëm.

Luftanija ruse hyri në ujërat daneze pa autorizim të premten dy herë, thanë forcat e armatosura në një deklaratë.

Anija luftarake u largua pasi marina daneze vendosi kontakt me radio.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu