Kreu Blog Faqe 897

Njihuni me Fetiun, njeriun që mbron prej një jete Edi Ramën (FOTO)

0

Kryeministri Edi Rama vizitoi dje Kievin me ftesë të Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskyy. Rama, i cili në këtë vizitë shoqërohej edhe nga Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç së bashku me delegacionin zyrtar vizitoi dhe zonat e bombarduara nga Rusia të Borodyankas dhe Irpinit. Por cilët ishin ata që u kujdesën për sigurinë e Kryeministrit në një vend ku sirenat e luftës mund të bien në çdo moment për të paralajmëruar një sulm vdekjeprurës.

Punonjësit e Gardës së Republikës, mes të cilëve dhe Fetiu që mbron prej një jete Kryeministrin, edhe këtë herë u kujdesën që gjithçka të shkojë mirë, në këtë vizitë aspak të zakontë të delegacionit zyrtar shqiptar. Ai ka qenë me Ramën që prej kohës kur drejtonte Bashkinë Tiranë. Për më shumë shfletoni albumin me foto të atyre që qëndrojnë gjithmonë në hije por që janë në të njëjtën kohë dhe në vijën e parë të rrezikut duke garantuar kushte të larta sigurie:

Ish-komandanti i UÇK-së: Në batalionin tim ishin 250 ushtarë, numri pas luftës ka shkuar në 600

0

Aziz Bici, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti për Kategoritë e Dala nga Lufta e UÇK-së, ka thënë se si komandant i ka pasur 250 ushtarë në menaxhim.

Po tash thotë se në regjistrimin e OVL UÇK-së i figurojnë 600 veteranë, duke aluduar se listat janë të fryera.

Deklaratën e tij të cilën e ka dhënë në KTV e ka shpërndarë zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, të premten.

“Në batalionin ku kam qenë unë komandant, i kam pas rreth 250 ushtarë të armatosur. Tash numri ka shkuar në 600, pa nënshkrimin tim. Komisioni qeveritar do të ishte dashur t’i vërtetonte kush ka qenë veteran e kush jo”, ka thënë Bici.

Veteranët po kërkojnë që të përfshihen në projektligjin për pagën minimale.

Por ekzekutivi pretendon se listat janë të fyera e rrjedhimisht pensionet do të rriten pasi ato të lista të pastrohen.

Rama ende hesht, ja detajet e reja/ Cili ishte roli i djalit të ministri Bledi Çuçit në trafikun e ilaçeve nga Italia

0
Ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi se është arrestuar në Itali për kontrabandë ilaçesh dhe pacientësh shqiptarë që të merrnin karta shëndeti të falsifikuara në kohën e Covid, djali i ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, Endi Çuçi.

Por cili ishte roli i djalit të ministrit?

Përgjimet telefonike janë realizuar nga Prokuroria italiane dhe po këto përgjime zbulojnë kontrabandën e ilaçeve dhe falsifikimin e dokumenteve mjekësore.

Në lidhjen telefonike të raportuar më poshtë, VLADIMIR PETO ka konfirmuar ardhjen e nipit të tij.

Ndue Pulaj i konfirmoi Evisa Sulejmanit dërgimin e barnave falë transportit të Endi Çuçit.

Ndue Pulaj: Dhe të shtunën të sjell Tamoxifene…

Erisa Sulejmani: E shtunë?

Ndue Pulaj: E shtuna vjen djali i Zhakut… (Zhaklinë Peto, ish bashkëshortja e Bledi Çuçit dhe e ëma e Endi Çuçit, juriste dhe ish-kandidate për në KED).

Sipas dosjes, Endi Çuçi vetëm 24 vjeç, akuzohet se ka gisht në rrjetin e trafikantëve që u zbulua disa ditë më parë, të cilët kontrabandonin ilaçe por edhe emigrantë të paligjshëm me pretendimin se ishin të sëmurë.

Endi Çuçi rezulton se kishte rolin e transportuesit të barnave.

Si e raportuan mediet italiane rastin?
Certifikata false të sëmundjeve të rënda për të lehtësuar emigracionin e paligjshëm. Kjo akuzë çoi në arrestimin e të paktën nëntë personave, në një hetim të koordinuar nga prokuroria italiane në bashkëpunim me SPAK.

Një sistem i përbërë nga mjekë italianë dhe shtetas shqiptarë që kishin krijuar një agjenci të paligjshme “turizmi shëndetësor”.

Përveç akuzës së ndihmës së emigracionit të paligjshëm, hetimet u zgjeruan edhe për mashtrim në sistemin kombëtar të shëndetësisë, falsifikim, korrupsion dhe trafik droge.

Sipas hetimeve rezulton se kreu i kësaj organizate është biznesmeni shqiptar Ndue Pulaj me banim në Bellinzago.

Në një nga përgjimet e 55-vjeçarit rezulton se ai u shpjegon në telefon bashkatdhetarëve se si duhet të lëvizin:

Kam futur shumë njerëz dhe e di si funksionon, duhet të jeni të sigurt”, shprehej ai.

Në një tjetër, bisedë të përgjuar, biznesmeni shqiptar dëgjohet teksa flet për të lejuar një grua shqiptare: “Ne e diagnostikojmë atë në Shqipëri që ka probleme gjinekologjike dhe një tumor të dyshuar”. 

Sipas hetuesve italianë, mjekët që operojnë në spitalin Çernusco sul Naviljo, përpilonin rregullisht certifikata mjekësore të rreme me drejtues të subjekteve shqiptare për të lehtësuar hyrjen e tyre në territorin italian për një trajtim mjekësor.

Në një prej përgjimeve thuhej: “E rëndësishme është që të më marrësh një kartë shëndetësore. Marrëveshja ishte 4000”, i thotë mjeku italian Pulajt, duke iu referuar një shtetasi shqiptar që do të pranohej. Ndërsa doktori i përgjigjet: “Jo, kërkova 6000 siç më thatë, por ai ishte pak i dëshpëruar dhe më tha a mund të të jap 4000 euro?”.

Nga hetimet rezulton se Pulaj ka pasur kontakte me institucione të ndryshme shëndetësore në Itali. Në të njëjtën kohë, grupi kishte organizuar edhe një trafik droge, falë ndihmës së të njëjtëve mjekë, përmes recetave të përpiluara, blinin ilaçe, veçanërisht Clexane që ishte një terapi për Covid-in. Barnat që më pas dërgoheshin në Shqipëri dhe shiteshin në tregun e zi. Ndër substancat që shiten edhe oksikodoni, Fentanil dhe morfina.

Sipas hetuesve të huaj, në krye të skemës qëndronte italiani Davide Luigi Vergani.

Ky i fundit shfaqet në video duke marrë një shumë të madhe parash në këmbim të kartës së shëndetit për Gentian Iljazin.

SHQIPTARËT E ARRESTUAR
Ndue Pulaj
Stela Papa
Vjollca Purashaj
Gentian Iljazi
Evisa Sulejmani
Aleksandër.GJ

ITALIANËT E ARRESTUAR

Davide Luigi Vergani
Domenico Paternò
Domenico Carriero

Këshilltarët dhe hajdutët falimentojnë bashkitë, por dhe shtetin…

0
Shkruan Zef Ndreka
Nuk ndalet Rama edhe në centralizimin e pushtetit lokal.
Nuk i mjafton 100% e pushtetit monist që ka partia e tij, po ashtu edhe të gjitha bashkitë e vëndit përveç Shkodrës.
Sot në takimin me kryebashkiakët e tij, kryeministri i pakënaqur me administrimin lokal, i paralajmëron ato se do i ndëshkojë dhe do i merrte pushtetin në administrim nga qeveria .
Ka raste në Europë që edhe ka ndodhur, si në Francë e Itali psh.
Por në 9800 komuna që ka Itali e ndoshta më shumë Franca, një apo dy bashki që janë marrë nën zotërim nga qeveritë përkatëse , nuk është asgjë.
Ndryshe këtu, ku janë pak bashki dhe për këto është shfaqur i etur për t’i marrë, kryeministri i pa ngopur!
Në takimin e sotëm me kryebashkiakët, Rama nuk kapi pikat e dobëta të mosfunksionimit të pushteti lokal, nuk goditi në plagë. Por, i shfaqur i lodhur , i dërrmuar, luajti vetëm me fjalë, duke mos ditur çfarë të shpikë për mbylljen e dyerve që na bëri sot BE.
Centralizimi i pushtetit si proçes, duke qënë anti liri dhe diktaturë , vetëm thellon distancën me popullin, me hallet e tij e rrjedhimisht për zgjidhjen e problemeve dhe rritjen e mirëqënjes.
Kjo tregon frymën diktatoriale, centralizuese të PS-së , për kundër shpërndarjes së përgjegjësive dhe pushtetit.
Rama një gjë nuk e thotë dot:
Atë se çfarë ndodh me vëndin tënd , kur pushtetin e zotëron 100% dhe i mbush bashkitë me këshilltarë gjithfarë trafikantësh e kriminelash si dhe hajdutë ordinere!
Ashtu siç po ndodh me financat në bashkitë e vendit, ashtu po ndodh me financat e shtetit shqiptare.
Kur falimentojne bashkitë , në prag është edhe shteti…

Edi Ramës i zbulohet edhe një trafikant/ Arrestohet në Itali djali i Ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi

0

Kryetari i PD-së Sali Berisha ka denoncuar një superskandal, pasi djali i Ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi është arrestuar në Itali.

Në postimin e tij në Facebook, Berisha shkruan se Endi Çuçi është arrestuar si anëtar i mafies që kontrabandën ilaçe dhe të sëmurë.

Postimi i plotë i Sali Berishës:

SUPERSKANDAL!

Arrestohet ne Itali, Endi Çuçi, djali i ministrit te Brendeshem te familjes Blendi Çuçi, si antar i mafjes qe kontrabandonte ilaçe dhe te semure! Punonte ne KLGJ! Nderhyrje te fuqishme per lirimin e tij! Mafje dhe vetem mafje! sb

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.

Pershendetje Doktor.

Kam disa dokumenta me rendesi te cilat po jua nis. Behet fjale per nje mase sigurie te Gjykates italiane ku i perfshire eshte djali i Blendi Çuçit, Endi Çuçi ne kontrabande ilacesh dhe pacientesh shqiptare qe te merrnin karta shendeti te falsifikuara ne Itali ne kohen e Covid. Nuk e ka asnje media vetem ne. Nje miku im gazetar ma dha ne menyre konfidenciale te cilat i siguroi nga gazetare italiane. Materialet i kam.

Me poshte po ju nis dokumentin e Gjykates, ku permendet djali i Blendi Çuçit nga martesa e tij e pare me Zhaklina Peton, e dale ne pergjimet italiane.

Bashkengjitur ju nis te gjithe materialin, median tone e cila e publikoi rastin, por nuk e kane permendur emrin e djalit te Blendi Cucit dhe median italiane. Kredecialet e tij dhe punesimin ne KLGJ.

Me poshte dokumentat:

1. Masa e sigurise se Gjykates se Milanos.

2. Lajmet ne mediat italiane.

Pergjimet ne dosjen e Gjykates.

Vijnë 10 makina të tjera inteligjente që do mbikëqyrin rrugët, të pajisura me radar e kamera

0

Ministri i Brendshëm Çuci e ajo e Infrastrukturës Balluku kanë njoftuar mbërritjen në vend të dhjetë makinave të tjera inteligjente që do përdoren nga Policia Rrugore për të kapur shkelësit.

Gjatë prezantimit dy ministrat theksuan se mjetet janë të domosdoshme dhe do shërbejnë për të ndëshkuar drejtuesit e mjeteve që tejkalojnë shpejtësinë e që kryejnë manovra të rrezikshme në rrugë duke shkaktuar aksidente fatale.

Pak muaj më parë në vend arriti makina e parë inteligjente nga Gjermania e cila është në përdorim nga policia. Mjetet janë të pajisura me radar dhe fotoaparat për të kapur shkelësit.

Kali i shqiptaro-amerikanit hyn në drogën e deputetit, ai e vret/ Edi Rama e Yuri Kim s’lexojnë as lajmet

0

Nikolin Shqau, fermer në Shllak të bashkisë Vau i Dejës pretendon se trafikantët e drogës i kanë helmuar pak ditë më parë kalin me të cilin lëvizte në mal.

https://www.facebook.com/starplusalbania/videos/1206433860127674

Fermeri shqiptaro amerikan thotë se ka parë lëvizje të çuditshme të disa personave që sipas tij janë trafikantët dhe ata që ruajnë drogën dhe që pretendon se i kanë helmuar kalin.

“Janë disa individë në zonën tonë që u kam prishur interesat. Nuk e di kush mund të jenë por në mënyrë të qëllimshme dëmtojnë biznesin tim. Dje më kanë mbytur edhe kalin. Ma kanë helmuar. Shkova me parë familjen time se më kishte marrë malli për të qëndruar me gruan dhe fëmijët. Kur u çova natën e gjeta kalin e cofur. Besoj se ka lidhje me drogën.

Me këtë punë merret qeveria. Thonë që është një deputet që mbron zonën. SPAK e di pse Shllakut i janë hequr tabelat. Janë tre krahina që janë të përbashkëta. Po thonë është një deputet që i ka hequr tabelat dhe gjërat.

Kjo ka lidhje me administratën sepse administrata paguhet për atë punë. Ma kanë helmuar kalin se dy ditë përpara kam dalë dhe jam sjellë me kalin nëpër zonë. Mora dhe shtëpinë e vogël. Nuk është se pashë drogë kund por pashë lëvizje njerëzish”, tha ai. Por ajo që u bën përshtypje shqiptarëve është që pse ende nuk ka folur për ngjarjen e rëndë Ambasadorja Yuri Kim. Këtu akuzohet një deputet, me të cilin ambasadorja mund të ketë edhe fotografi, e në anën tjter kultivoin drogë me adresë dhze deshmi të gjalla.

Fermeri thotë se ndihet i kërcënuar nga kjo ngjarje, por shton se nuk do ta lërë Shllakun duke lënë të kuptohet se mund të shkojë deri në vetëgjyqësi ndaj trafikantëve ndërsa thotë se kultivimi i drogës është shqetësues.

Hesht ose burg, flet gazetari që u sanksionua nga SPAK për dosjen “Dumani”: Si do veproj

0

Elton Qyno, gazetari i cili u sanksionua nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka folur sot në “ABC Live” duke theksuar se ka vendosur t’i bindet këtij urdhër ndalimi për mos publikimin e të dhënave të tjera nga dosja e Nuredin Dumanit.

Megjithatë gazetari Qyno u shpreh se do të shikojë mundësinë ligjore nëse do të mund të godas urdhrin nga SPAK që e urdhëron të mos publikojë asnjë të dhënë tjetër.

Qyno u shpreh se ka nisur edhe një hetim për nxjerrje informacioni. Sipas Qynos ai u thirr në BKH dhe ka firmosur urdhrin e ndalimit, në të kundërt, gazetarët rrezikojnë deri në 5 vite burg.

“Do respektoj vendimin e tyre se e arritën qëllimin. Nëse ligjërisht po shikoj mundësinë për të goditur këtë urdhër. Do mundohem ta realizoj nëpërmjet gjykatës. Nëse nuk ka mundësi do presim deri në një moment të dytë.” tha Elton Qyno.

Nuredin Dumani, është një emër i njohur i botës së krimit. Ai u arrestua nga policia më 29 mars të këtij viti, pasi shkroi që t’i bënte atentat Talo Çelës në fshatin Papër në Elbasan, por ai iu kundërpërgjigj duke e lënë të plagosur. Dumani u kap pak orë më vonë në Fier, ndërsa kishte marrë plagë në kurriz.

Ndërsa i penduari tjetër, Henrik Hoxhaj, cilësohet nga policia si njeriu më i afërt i Nuredin Dumanit. Hoxhaj u arrestua bashkë me Dumanin më 29 mars 2022 në qytetin e Fierit, pas atentatit që ranë pre e u plagosën të dy. Ai është një nga ushtarët më të besuar të Dumanit, me të cilin ka mbajtur kontakte si në Kosovë e Shqipëri. Hoxhaj u la në burg bashkë me Dumanin.

14 PERSONAT NË KËRKIM:

1.Eljo (Ervis) Bitri,

2.Festim Qoli,

3. Alban Bengasi,

4. Ervis Martinaj,

5. Elvin Merlika

6. Alket Xhixha

7. Marjus (Suel) Lulaj (Çela),

8. Agron (Kamber) Mehja,

9. Aleks Çela alias (Tom Qorri),

10. Talo Çela,

11. Agim Gjini,

12. Mikael Qosja (Kamami) (Stefo),

13. Florenc Çapia

14. Abedin Mama (Dine Çami)

Pse nuk arrestohen tre prokurorët e SPAK-ut pastaj të gjejnë kush e nxorri sekretin?

0

Gazetari Lutfi Dervishi ka komentuar paralajmërimin e SPAK lidhur me publikimin e materialeve hetimore nga media.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ai shkruan:

“Thoma Gëllçin ish drejtorin e RTSH në fillim e arrestuan, pa e ditur nëse kishte ose jo shkelje.
Pastaj filluan të gërmojnë a kishte ndonjë shkelje dhe a ishte Thomai qe kishte bërë shkeljen?!

SPAK-ut i kanë dalë sekretet. Është e qartë shkelja dhe në gjuhën gjyqtarëve dhe prokurorëve ky quhet fakt i ditur botërisht!
Pyetje:
Pse nuk arrestohen 3 prokurorët e SPAK -ut pastaj të gjejnë kush e nxorri sekretin???

P.S. sa për kulturë juridike, Kodi Procedures Penale që i referohen prokurorët nuk vlen për gazetarët, por palët që janë në proces pra prokurorë – avokatë!”, nënvizon Dervishi.

Yuri Kim është lesbike, pse u fshehet shqiptarëve?!

0

Shkruan Kastriot Myftaraj

Nëse shikoni në faqen zyrtare online të ambasadës amerikane në Shqipëri te jetëshkrimet e drejtuesve të ambasadës, do të mësoni se zëvendësambasadori Damien Smith është i martuar (me një femër) dhe ka dy fëmijë. Gjithashtu jepet informata se familja e tij ka edhe dy mace.
Për ambasadoren Yuri Kim nuk thuhet nëse është e martuar ose jo. Madje nuk thuhet nëse ka qen ose mace. (Nuk e di nëse kjo gjë ka të bëjë me faktin që në ishullin e Guamit nga vjen ajo ka një traditë të ngrënies së qenve dhe maceve?)
Në të vërtetë Yuri Kim është zyrtarisht e pamartuar. Por ajo bashkëjeton me një femër dhe është çudi që kjo gjë nuk thuhet zyrtarisht sepse në rastin e Ambasadorit Richard Grenell thuhej se ai ishte i fejuar me një mashkull. Madje Grenell bëri përpjekje të mëdha që ta vinte emrin e të fejuarit të tij në listën zyrtare diplomatike, por kjo gjë nuk u pranua nga Departamenti i Shtetit. Megjithatë është bërë një kompromis për raste të tilla, që emrat e bashkëjetuesve të të njëjtit seks të diplomatëve të lartë të përmenden në jetëshkrim por të mos figurojnë zyrtarisht në listën diplomatike.
Pra Yuri Kim ka të drejtë që të shënojë në jetëshkrimin e saj zyrtar emrin e femrës me të cilën bashkëjeton por nuk mund të dalë në krah të saj në pritjet diplomatike.
A thua që ngurimi i ambasadores amerikane të jetë shkaktuar ngase autoriteti i saj do të dëmtohej në sytë e shqiptarëve nëse pohonte një orientim seksual që në një shoqëri konservatore shihet me sy të keq?
Është interesante që ambasadorja amerikane e cila ka folur për mbrojtjen e të drejtave të LGBTIQ nuk ka folur kurrë për përgjegjësinë që kanë njerëzit e këtij komuniteti për të luftuar pedofilinë brenda rrethit të tyre.

POSTIMET E FUNDIT