Këshilltarët dhe hajdutët falimentojnë bashkitë, por dhe shtetin…

0
Shkruan Zef Ndreka
Nuk ndalet Rama edhe në centralizimin e pushtetit lokal.
Nuk i mjafton 100% e pushtetit monist që ka partia e tij, po ashtu edhe të gjitha bashkitë e vëndit përveç Shkodrës.
Sot në takimin me kryebashkiakët e tij, kryeministri i pakënaqur me administrimin lokal, i paralajmëron ato se do i ndëshkojë dhe do i merrte pushtetin në administrim nga qeveria .
Ka raste në Europë që edhe ka ndodhur, si në Francë e Itali psh.
Por në 9800 komuna që ka Itali e ndoshta më shumë Franca, një apo dy bashki që janë marrë nën zotërim nga qeveritë përkatëse , nuk është asgjë.
Ndryshe këtu, ku janë pak bashki dhe për këto është shfaqur i etur për t’i marrë, kryeministri i pa ngopur!
Në takimin e sotëm me kryebashkiakët, Rama nuk kapi pikat e dobëta të mosfunksionimit të pushteti lokal, nuk goditi në plagë. Por, i shfaqur i lodhur , i dërrmuar, luajti vetëm me fjalë, duke mos ditur çfarë të shpikë për mbylljen e dyerve që na bëri sot BE.
Centralizimi i pushtetit si proçes, duke qënë anti liri dhe diktaturë , vetëm thellon distancën me popullin, me hallet e tij e rrjedhimisht për zgjidhjen e problemeve dhe rritjen e mirëqënjes.
Kjo tregon frymën diktatoriale, centralizuese të PS-së , për kundër shpërndarjes së përgjegjësive dhe pushtetit.
Rama një gjë nuk e thotë dot:
Atë se çfarë ndodh me vëndin tënd , kur pushtetin e zotëron 100% dhe i mbush bashkitë me këshilltarë gjithfarë trafikantësh e kriminelash si dhe hajdutë ordinere!
Ashtu siç po ndodh me financat në bashkitë e vendit, ashtu po ndodh me financat e shtetit shqiptare.
Kur falimentojne bashkitë , në prag është edhe shteti…
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu