Kreu Blog Faqe 899

SPAK, palë me krimin/ Vetë i shet të dhënat, por ndalon gazetarët të botojnë krimet për Peshqit e Mëdhenj

0

Pas publikimeve të dëshmive të shumta të të penduarve të drejtësisë Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj që kanë zbardhur disa ngjarje të rënda, SPAK vjen më një paralajmërim.

I firmosur nga tre prokurorët Doloreza Musabelliu, Altin Dumani dhe Behar Dibra SPAK ka lëshuar një urdhër për gazetarët.

SPAK ka konstatuar se pre disa ditësh në media vijojnë të qarkullojnë dëshmi të Nuredin Dumanit dhe Hernik Hoxhaj, ndërkohë që këto dëshmi nuk duhet të publikohen pasi janë ngjarje ende në hetim dhe mbeten sekret hetimor.

SPAK ka nxjerrë urdhrin që të ndalohet menjëherë publikimi i dëshmive të të penduarve të drejtësisë, ndryshe gazetarët do të procedohen penalisht.

“Ndalimin e publikimit qoftë edhe të pjesshëm të procesverbalit të deklarimeve te shtetasve Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj, në cilësinë e personave ndaj të cilëve zhvillohen hetime dje janë edhe në cilësinë e bashkëpunëtorit te drejtesis Ndalimin e publikimit të përmbajtjes së këtyre akteve nëpërmjet shtypit apo informacionit masiv.

Moszbatimi i këtij urdhëri sjell përgjegjësi penale sipas parashikimeve të nenit 295/a. paragrafet 4 dhe 5 të Kodit Penal” thuhet në njoftim.

SHBA, lirohet pas 41 vitesh atentatori i presidentit Ronald Reagan

0

Lirohet nga çdo kufizim, duke mbyllur kështu një kapitull të zi në historinë amerikane, John Hinkley, atentatori i Ronald Reagan, sipas mediave të huaja.

“Pas 41 vitesh, dy muajsh e 15 ditësh më në fund jam i lirë”, tha njeriu që për dashurinë e Jodie Foster plagosi presidentin e atëhershëm amerikan më 30 mars 1981 dhe plagosi  zëdhënësin e atëhershëm të Shtëpisë së Bardhë, Jim Brady.

Njoftimi i John Hinkley shënon fundin e dekadave të kontrolleve të qeverisë amerikane: tani e tutje ai do të jetë në gjendje të lëvizë lirshëm.

“Nëse Ronald Reagan nuk do të kishte qenë objektivi, kufizimet do të ishin hequr shumë kohë më parë,” tha gjykatësi.

Më 30 mars 1981, John Hinckley, atëherë 25-vjeç donte të tërhiqte vëmendjen e aktores Jodie Foster, me të cilën ishte i dashuruar. Ai qëlloi presidentin amerikan Ronald Reagan, i cili po dilte nga një hotel në Uashington.

Reagan u plagos rëndë, por u shërua plotësisht pas operacionit. Zëdhënësi i tij James “Jim” Brady, i cili ishte pranë tij, u qëllua në kokë mbijetoi, por pësoi dëmtim të përhershëm të trurit që e ka detyruar atë të mbetet në karrige me rrota. Gjithashtu u plagosën, edhe dy agjentë që mbrojtjen e presidentit.

I njohur si i sëmurë mendor, Hinkli nuk u dënua, por u dërgua në një spital psikiatrik. Drama e Brady, e përfshirë në mënyrë aktive në iniciativat për mbrojtjen e personave të dëmtuar nga truri, u kujtua, në një ceremoni në Ambasadën e Italisë në Uashington, nga ish-presidenti Bill Clinton, i cili nënshkroi ligjin e parë të Shteteve të Bashkuara për këtë qëllim.

Reagan përfundoi një mandat të dyfishtë deri më 20 janar 1989 dhe më pas ndërroi jetë më 5 qershor 2004 në moshën 93-vjeçare.

Veteranët e UÇK rrëzojnë derën e Kuvendit dhe hyjnë brenda sallës

0

Kosovë-  Përshkallëzohet situata në protestën e veteranëve që po mbahet ditën e sotme në Kosovë.

Shoqatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë përplasur me policinë, ndërsa kanë rrëzuar derën kryesore të Kuvendit, duke hyrë në ambientet e oborrit të godinës.

Kjo protestë po organizohet pasi veteranët janë të indinjuar që deputetët të martën miratuan në parim projektligjin për caktimin e pagës minimale, ligj i cili i mënjanon ata.

Kokaina që u kap në Durrës, qënka e partisë, e Egert Vargut, këshilltari dhe mik i Erion Veliajt

0

Disa ditë më parë, Egert Vargu ishte pjesëmarrës në përvjetorin e ditëlindjes së Partisë Socialiste. Natyrisht, do të ketë gjetur anën për të siguruar një foto me liderin e madh, Edi Ramës, ose edhe me liderin pas tij, Erion Veliajn.

Pas kësaj feste, tashmë djaloshi Vargu është në prangat e policisë së Durrësit, nën dyshimet se është i përfshirë në trafikun e 45 kilogramë kokainë nga Brazili drejt Shqipërisë.

Egert Vargu është anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe zyrtari i radhës i Partisë Socialiste i arrestuar për çështje kokaine.

Egert Vargu

Uniformat blu njoftuan paraditen e së Enjtes:

Në vijim të veprimeve për zbardhjen e tentativës për trafikim të një sasi të madhe të kokainës që vinte tranzit nga Brazili për në Maqedoninë e Veriut, … u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, i shtetasve:

– Arben Ferizi, 30 vjeç, banues në Prishtinë, me detyrë administrator në kompaninë që kishte porositur ngarkesën e mishit të pulës në Brazil;

Egert Vargu, 39 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë agjent doganor i kontraktuar nga kjo kompani”.

Deri më tani, nuk ka informacione konkrete për rolin e dy personave të arrestuar në kuadër të këtij operacioni.

Megjithatë, Policia dhe Prokuroria e Durrësit duket se kanë dyshime të mbështetura në fakte që Arben Ferizi dhe Egert Vargu duhet të jenë të përfshirë në trafikun e kokainës, i cili mbërriti në Port në një ngarkesë mishi nga Brazili.

“Boldnews.al” konstatoi se agjenti doganor Egert Vargu, është njëkohësisht edhe anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, i dalë nga votimet mono-partiake të 30 qershorit 2019.

Në foto: Egert Vargu është anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës

Vargu është pjesë e “armatës” politike në Bashkinë e Tiranës, të cilët ngrenë dorën pa asnjë kundërshtim për çdo propozim të Erion Veliajt.

Arrestimi i këshilltarit socialist Vargu i shtohet listës së gjatë të zyrtarëve të “Rilindjes”, të dyshuar si të përfshirë në trafikun e lëndëve të forta

Pak ditë më parë, policia italiane arrestoi ish-kryebashkiakun socialist të Vorës, Agim Kajmaku.

Atij iu gjetën rreth 20 kilogramë kokainë në automjet dhe u prangos së bashku me nipin e tij, siç raportohet nga mediat italiane.

Milioneri që s’pati kurrë rrogë të mirë, ministri Çuçi, kërkon t’u marrë gjënë e vjedhur hajdutëve pushtetarë, gallatë kjo

0

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, i bëri thirrje opozitës që të lërë pas politikat e ndasive dhe sherrit dhe të bashkohen në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Duke iu përgjigjur interpelancës së thirrur nga deputeti Ervin Salianji, ministri Çuçi u shpreh se ligji i OFL dhe ai i Vettingut në Policinë e Shtetit janë dy nisma atipike dhe unikale, ndërsa shtoi se do të vazhdojë lufta për të larguar nga Policia e Shtetit ata që nuk e meritojnë uniformën.

“Çdo debat që vjen nga opozita është i shëndetshëm dhe i mirëpritur. Është e vërtetë që qoftë ligji i OFL, apo ligji i Vettingut në Policinë e Shtetit, janë dy nisma atipike dhe unikale dhe si të tilla asnjëherë debati rreth tyre nuk është shterues. Ne do largojmë nga Policia e Shtetit ata që nuk e meritojnë uniformën. Do iu heqim nga duart pasuritë, për t’ia kthyer shoqërisë si formë shpagimi, por në këtë betejë ne duhet të jemi bashkë. Politika e ndasive dhe sherrit i duhen lënë një kohe tjetër, sepse nuk na çon asgjëkund”, tha ministri.

Për tu kthyer tek pyetjet e kolegut të opozitës:

Çfarë është OFL?

Operacioni Forca e Ligjit është një moment historik i luftës inteligjente të Policisë së Shtetit kundër forcës së krimit, si një instrument i shpejtë dhe i thjeshtë, për të gjurmuar pasuritë e personave të dënuar apo nën hetim për krim të organizuar, për terrorizëm dhe për kryerjen e krimeve të rënda.

Sikundër dihet, nisja e këtij operacioni bazohej në Aktin Normativ, nr. 1, datë 31.01.2020 qëllimi i të cilit ishte ndërhyrja emergjente dhe me karakter të përkohshëm në kushtet e nevojës së ashpërsimit të luftës kundër krimit të organizuar, organizatave dhe grupeve të strukturuara kriminale, si dhe çdo grupi tjetër kriminal e terrorist, bandave të armatosura, individëve të përfshirë në krimet e rënda, me synim konsolidimin e sigurisë në vend, përmes rritjes së kapacitetit dhe nivelit të zbulimit, gjurmimit dhe parandalimit të krimit të organizuar, terrorizmit dhe çdo lloj forme në të cilën ato shfaqen.

Ky Akt Normativ ishte një instrument ndihmës për Policinë e Shtetit, në përpjekjen e saj të vazhdueshme për të luftuar krimin e organizuar dhe pasuritë e vënë prej tij nga subjekte të ndryshme. OFL nisi si aksion, me qëllimin, vetëdijen dhe vizionin e plotë se do të shndërrohej në proces të vazhdueshëm, ashtu siç ndodhi.

Pavarësisht se zbatueshmëria e Aktit Normativ përfundoi më 21 dhjetor 2020 rezultatet e OFL po i shtrijnë dhe do t’i shtrijnë efektet e tyre edhe në të ardhmen e afërt. Çdo subjekt i evidentuar nga Policia e Shtetit në kuadër të OFL-së, po hetohet dhe do të përgjigjet për pasuritë e jashtëligjshme, falë instrumenteve të garantuara edhe nga ligji Antimafia. (10192/03.12.2009, i ndryshuar). Këto dy ligje nuk duhet të konsiderohen kurrësesi si të mbivendosur, përkundrazi ata janë komplementarë/plotësues në qëllimin e tyre.

Ju siguroj se nuk ka dhe nuk do të ketë “vakum dhe heshtje”, pasi struktura përkatëse (Drejtoria Hetimore- ish OFL) në Policinë e Shtetit, punon sistematikisht dhe intensvisht për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive të krimit, sipas një plani të mirëfilltë dhe të detajuar i cili shqyrton subjektet në bazë të veprave penale për të cilat janë dënuar apo janë hetuar, duke i dhënë prioritet e në rend zbritës, veprave penale që kanë një marzh më të lartë dënimi.

Në kushtet e nevojës dhe të urgjencës të krijuar nga reforma në drejtësi, por edhe nga problemet funksionale të sistemit gjyqësor për shkak të procesit të rivlerësimit kalimtar të Prokurorëve dhe Gjykatësve, lindi nevoja e miratimit të këtij Akti Normativ.

Byroja Kombëtare e Hetimit, edhe pse ishte krijuar, nuk kishte arritur të fillonte funksionimin e saj dhe në një kohë kur një sasi e konsiderueshme e mjeteve pasurore të cilat mendoheshin se buronin nga krimi, ishin sekuestruar në kuadër të një serie veprimesh të autoriteteve ligjzbatuese shqiptare, në bashkëpunim me ato të huaja.

Ky akt normativ i dha një impuls të fuqishëm, në një kohe shumë të shkurtër (11 muaj), luftës kundër krimit të organizuar duke e goditur atë në pjesën që e fuqizon dhe që i dhemb më shumë: tek PASURIA.

Akti Normativ në ndryshim nga ligji Antimafia, kundrejt të cilit pati një rol jashtëzakonisht plotësues, zgjeroi gamën e veprave penale për të cilat Policia e Shtetit detyrohej të kryente hetime pasurore, përfshirë këtu vepra penale të rënda të cilat në vetvete nuk gjenerojnë pasuri (siç është për shembull vrasja për gjakmarrje apo vrasja e punonjësit të policisë). Ky faktor, mundësoi krehjen dhe filtrimin cilësor të gjithë kontingjentit kriminal që ka vepruar në Shqipëri këto 30 vitet e fundit, krehje e cila vijon sistematikisht përmes dispozitave të ligjit Antimafia.

OFL-ja ishte një garanci më shumë për Policinë e Shtetit sepse subjekti i dyshuar thirrej dhe i kërkohej deklarimi i pasurisë brenda 48 orëve, për t’iu nënshtruar më tej hetimeve të hollësishme nga ana e Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Posaçme. Risi ishte edhe fakti që barra e provës i takonte vetë subjektit.

Plotësimi i fashikujve është bërë nëpërmjet verifikimeve nga më të ndryshmet për subjektet dhe lidhjet e tyre familjare e miqësore, një verifikim i shtrirë në të gjithë institucionet publike dhe subjektet private ku pasuritë e tyre kishin lënë gjurmë.

Po kështu, specialistët e hetimit të OFL-së ose Drejtorisë Hetimore në Policinë e Shtetit, kanë akses ekskluziv në platformën DEEPSEE, e cila i mundëson nxjerrjen e të dhënave nga 32 databaza të ndryshme.

Bie Kryetari i PD-së, Vëllai i Enkelejd Alibeaj paguan Dumanin për vrasjen e Krenar Guçes

0

Një efektiv i policisë së shtetit është marrë më mbrojtje pasi vrasësi i penduar që po bashkëpunon me drejtësinë, Nuredin Dumani, deklaroi se emri i tij ishte në listën e personave që duhej të vritej.

Efektivi është Krenar Guçe, dhe vrasja e tij ishte porositur nga Erion Alibej, krimineli ‘famëkeq’ nga Elbasani i cili ka nisur hakmarrjen për ngjarjen e rëndë të Bradasheshit, ku ai humbi vëllain, xhaxhain dhe një mikun e tij turk pas një shkëmbimi zjarri me një bandë kundërshtare.

Mësohet se Guçe ka marrë një dëshmi të rëndësishme nga Euglen Halili, një dëshmitar që hodhi dritë mbi vrasjen e Emiljano Ramazanit, e porositur nga vëllai i Alibejit.

Halili dha detaje dhe për vrasjen e vëllezërve Haxhia dhe më pas edhe për atentatin ndaj Anxhelo Avdisë dhe Dorian Shkozës.

Nga dëshmia e Nuredin Dumanit u mësua se Erion Alibej ishte në dijeni të punonjësit të Policisë që kishte marrë dëshminë e Halilit, dëshmi që kishte çuar në pranga edhe ushtarin e Alibejt dhe shokun e Halilit, Xhuliano Hoxhaj. Për këtë arsye dyshohet se vendosi të kërkojë ekzekutimin e tij dhe i dërgoi Dumanit fotografinë e efektivit Guçe, i cili tashmë ësjtë marrë në mbrojtje nga policia.

Peshqit e Mëdhenj prapë drogë në Durrës/ pakot në kontejnerin me mish nga Brazili

0

Policia e Shtetit është duke zhvilluar një aksion antidrogë në Portin e Durrësit.

Në port është duke u kontrolluar një kontejner i ardhur nga Amerika Latine.

Nga kontrolli i deritanishëm janë gjetur rreth 40 pako me kokainë.

Droga ishte ngarkuar në kontejnerin me produkte mishi.

Nga raportohet paraprake dyshohet se produkti i importuar kishte si destinacion Maqedoninë e Veriut.

Depo ku modifikohen armë zjarri në Tiranë

0

Një operacion i Policisë së Tiranës të zhvilluar një natë ka zbuluar një depo që merrej me modifikimin e armëve të zjarrit.

Burimet bëjnë me dije së depoja është zbuluar në zonën e Yzberishtit e ndërsa në pranga ka përfunduar një person.

Policia ka sekuestruar disa armë të zjarrit të modifikuara dhe ato që ishin në proces modifikim. Përveç armëve janë zbuluar edhe disa municione.

Policia i ka dërguar për ekspertize për të krahasuar me ato të gjetura në disa ngjarje kriminale.

Dosja Dumani / Do vrisja një pronar të fuqishëm mediash, dhe është torturuar në vilën e tij Dritan Prifti

0

Po qarkullon dorë më dorë një dosje e dytë penale me rrëfime tronditëse të bashkëpunëtorit të drejtësisë, Nuredin Dumani, përmbaruesi më i madh i krimit në Shqipëri i njohur deri më sot.

Saga e krimeve të rrëfyera në dosjen e parë, bashkë me porositë për vrasje kumdrejt pagesës deri 500 mijë euro, janë vetëm një botës kriminale që ka marrë pjesë dhe njeh killeri Dumani.

Në dosjen e dytë flitet për porositje vrasjesh deri në 2 milionë euro, siç ishte porosia e Kel Kamamit për ekzekutimin e Erjon Alibej.

Sipas “Prapaskena”, thuhet se janë disa rrëfime edhe më tronditëse të Dumanit, të cilat nuk janë në asnjë fashikull hetimor për shkak të implikimeve në nivele të larta.

Madje këto rrëfime tashmë rrezikojnë vetë Dumanin, për të cilin është rritur interesi për ta eleminuar.

Nëse më parë ishin të interesuar për ta hequr qafe Talo Çela dhe personazhe të tjerë të botës së krimit që e kishin paguar për krime të ndryshme, tashmë janë të intetesuar edhe politikanë të nivelit të lartë për ta eleminuar.

Dumani mësohet se ka rrëfyer mbi një plan për ekzekutimin e një pronari të fuqishëm mediash, krim i cili nëse do të kryhej do të trondiste kryeqytetin.

Për këtë krim janë investuar disa grupe kriminale dhe një segment politik në Tiranë.

Plani nuk është finalizuar për shkak se bosi i mediava ruhej rreptësisht, duke mos lënë pothuajse asnjë hapsirë për ta goditur.

Burimet konfirmojnë gjithashu vërtetësinë e deklaratës së gazetarit Artan Hoxha, sipas të cilit Ilir Meta ka urdhëruar vrasjen e vëllait të ish deputetit të PS Arben Ndoka.

Meta është përfolur se është implikuar edhe në vrasjen e të fortit të Burrelit, Halit Dedja, se mund të ketë gisht në zhdukjen e Eduard Belegut, në vrasjen e Pjerin Xhuvanit dhe se ka torturuar Dritan Priftin në vilën e tij në Gjirin Lalzit.

Flet mjekja shqiptare/ Në Gjermani paga minimale nga 4800-6000 Euro, pacientet na Japin lule si dhurata

0

Mjekja e njohur Aurora Dollemberg, lidhur me situaten e fundit ne vendin tone u shpreh se ishte kundër arrestimit të dy mjekëve në Shqipëri.

Duke bërë krahasimin me Gjermaninë, aty ku ajo ushtron profesionin e saj, u shpreh se atje nuk mund të ndodhë një gjë e tillë.

“Nuk ka asnjë lloj vendi që të vendosin që një mjek të arrestohet pa u vërtetuar telefonatat. Në Gjermani apo në vendet e tjera evropiane, duhet të kesh vrarë një pacient, duhet të vërtetohet se e ke vrarë me vetëdije që të arrestohet. Nuk arrij të kuptoj se vetëm me të dhëna telefonike, në Shqipëri arrestohen dy mjekë”, tha mjekja e njohur.

Gjithashtu ajo tregoi edhe arsyen se pse është larguar nga Shqipëria, aty ku i kërkuan para për një vend pune.

“Një individ nuk mund të ndryshojë sistemin, të detyron të bëhesh si ato ose të largohesh. E ndershmja e departamentit i bije që të jesh edhe spiune. Kam tentuar që të punoj në Shqipëri dhe më kanë kërkuar lek. E prandaj vendosa që të largohesha. Pacientja ta fut në përparëse atë 2 mij lekësh, dhe doktori nuk thotë jo duke qenë se punojnë 24 orë dhe kanë një rrogë të ulët”, tha Dollemberg.

Më pas kjo e fundit shtoi se tani ajo ka një klinikë private në Gjermani, por ka punuar edhe 8 vjet në privat.

“Edhe në Gjermani bëjnë dhurata të tipit një tufë lule, ndonjë çokollatë apo ndonjë çantë dhe varëse. Pranohen. Pacienti të thotë faleminderit, ne e kemi për krenari kur na japin lule apo çokollata në sy të kolegëve”, rrëfeu mjekja.

Kjo e fundit gjithashtu tregoi se mjekët në Gjermani nuk janë më të paguarit, e si pasojë as gjermanët nuk e preferojnë si profesion.

“Rroga bruto edhe më fillestari që nuk ka eksperiencë, e ka nga 4800 deri në 6000 euro. Kjo është një pagesë mesatare dhe varet nga eksperienca. Por rrogën më të lartë e kanë avokatët dhe biznesmenët, dhe gjermanët nuk e preferojnë mjekësinë për pagat mesatare”, përfundoi Dollemberg.

POSTIMET E FUNDIT