Kosovë- Përshkallëzohet situata në protestën e veteranëve që po mbahet ditën e sotme në Kosovë.
Shoqatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë përplasur me policinë, ndërsa kanë rrëzuar derën kryesore të Kuvendit, duke hyrë në ambientet e oborrit të godinës.
Kjo protestë po organizohet pasi veteranët janë të indinjuar që deputetët të martën miratuan në parim projektligjin për caktimin e pagës minimale, ligj i cili i mënjanon ata.