Kreu Blog Faqe 9

Qyteti i 12 portave” dhe fortifikimet e tij të admirueshme…

0

Shkruan Paulin Zefi

Gjatësia e përgjithshme e mureve mbrojtëse të zbuluara deri në vitin 1988, sipas përllogaritjeve të K.Zhekut, është 2.500 m.
Deri vonë ka qenë e fiksuar se sipërfaqja e përgjithshme që rrethojnë muret antike është rreth 20 ha. Mirëpo, nga matjet që janë bërë kohëve të fundit, rezulton se muret e Lisit qarkojnë një sipërfaqe prej 22.3 ha, duke krijuar një fortifikim të klasit të parë. Sistemi mbrojtës i Lisit përbëhej nga katër mure mbrojtës transversalë (diateichisma), të cilët segmentonin hapësirën urbane në katër breza të fortifikuar, duke krijuar një organizim të brendshëm defensiv me karakter të shkallëzuar: Akropolin, që përkon me vendbanimin e Epokës së Hekurit (2.3 ha); Qytetin e Sipërm (11 ha), Qytetin e Poshtëm (9 ha), si dhe zonën e portit (1.5 ha), e cila shërbente gjithashtu si treg i jashtëm. Për të ndërtuar një vëllim murature të tillë me gurë të gdhendur, janë nxjerrë nga guroret e ndryshme rreth 100.000 m³ gurë, prej të cilëve janë gdhendur në forma dhe në përmasa të ndryshme më tepër se 80.000 copë blloqe.

Blloqet në murin e jashtëm kanë përafërsisht këto përmasa: 162 x 0.54 x 0,42 m.; 1.58 x 0.54 x 0.45 m.; 0.82 x 0.30 x 0.40 m.; 0.58 x 0.52 x 0.30 m etj. Ndërsa blloqet në murin e brendshëm, i cili ka një gjatësi rreth 200 m dhe trashësi 1.70 m, kanë përafërsisht këto përmasa: 1.10 x 0.64 × 0.47 ; 1.38 x 0.55 x 0.57 ; 0.80 x 0.60 x 0.50 m. Pesha mesatare e blloqeve në muraturë varion nga 650 kg deri në 1.200 kg, pra 0.65 – 1.2 ton. Është përllogaritur se për ndërtimin e plotë të këtyre strukturave murale madhështore janë dashur në total 5 vite kohë dhe brenda kësaj periudhe del se numri i fuqisë punëtore që ka marrë pjesë ishte rreth 800-1.000 specialistë të ndryshëm, si gurëgdhendës, muratorë, hekurpunues dhe 1.800-2.000 punëtorë të ndryshëm.

Po ashtu, është përllogaritur se për prodhimin e veglave të ndryshme prej hekuri, që janë përdorur për ndërtimin e kësaj vepre, është shkrirë dhe është përpunuar rreth 20 ton hekur. Kjo kryevepër inxhinierike ndërtimore kaq madhështore, e ka bërë Lezhën një ndër qytetet antike më të fortifikuara në Pellgun e Mesdheut. Shumë shpesh më është shtruar pyetja, se: “Ku janë marrë të gjithë këta gurë ciklopikë”?!.. Analizat laboratorike tregojnë se gurët janë të marrë nga gurore të afërta, duke sugjeruar një përdorim shumë efikas të burimeve lokale. Pra, është përcaktuar se origjina e tyre gjeologjike lidhet me masivet shkëmbore me të njëjtën përbërje, që gjenden me shumicë pranë qytetit të Lezhës dhe në rrethinat e tij. Me pak fjalë, muret janë ndërtuar me gurë gëlqerorë vendas, gri në blu, të Periudhës së Triasikut , që krijon forma të thikëta në shtresat e sipërme të Malit të Shëlbuemit dhe maleve të tjerë këtu pranë dhe si themele janë përdorur shpesh herë blloqe shumë të mëdhenj kuadratikë, prej gurësh të fortë konglomeratë, të nxjerrë prej shkëmbinjve të kodrës së Kështjellës së Lezhës.

“Bollino i theu syzet gazetares në redaksi…”/ Gazetarja rrëfen ngjarjen: U betova se nuk do punoja kurrë me të

0

Gazetarja Ambrozia Meta ka rrëfyer një ngjarje personale aspak normale për një redaksi lajmesh, siç është redaksia e Shqiptarja.com, në pronësi të Carlo Bollinos.
Në postimin e saj në Facebook, Meta ka kujtuar një situatë kur ishte studente dhe kryente praktikën te Shqiptarja.com, kur në një moment botuesi Carlo Bollino ishte future në redaksi me një grumbull gazetash të asaj dite dhe i kishte përplasur me forcë në tavolinën e punës së një gazetareje, dhe në momentin kur kjo e fundit i kishte larguar nga tavolina, kishte parë syzet e saj të thyera.

‘Kur u largua, duke tërsëllitur me shqipen e tij të çalë, kolegia që ishte në krahun tim ngriti gazetat që ai i kishte hedhur me përçmim dhe pa syzet e saj të thyera. Ishte momenti kur u betova që nuk do të punoja kurrë me atë botues, edhe sikur të lija përgjithmonë gazetarinë dhe të shisja rroba online’, shkruan Meta.
Këtë moment Meta e ka risjellë në vëmendje, duke theksuar se ‘m’u kujtua ky episod sot, kur pashë që i njëjti botues kishte bërë një kronikë shoqëruese për heqjen nga puna të një gazetari, duke argumentuar me sinkrone dhe efekte arsyet se përse e shkarkoi, për të thënë se ndonjëherë nuk është vetëm çështje e lirisë së medias, është mentaliteti me të cilin disa pronarë mediash mendojnë se të mbajnë shpirtin gjallë, mendojnë se kanë fatin tënd në dorë’.Postimi i plotë:

Kur isha në vit të tretë të fakultetit, për shkak se ndiqja atelienë e shtypit të shkruar, pedagogu i diplomës më ofroi një praktikë 3-mujore pranë gazetës Shqiptarja.com.

Një pasdite, botuesi i gazetës hyri në redaksi dhe i përplasi me forcë gazetat e asaj dite mbi tavolinën e një gazetareje dhe pastaj, me fyerje e epitete, iu turr kryeredaktorit duke i bërtitur, sepse nuk i kishte dhënë hapësirën e duhur një lajmi që mediat e tjera e kishin trajtuar gjerësisht.

Kur u largua, duke tërsëllitur me shqipen e tij të çalë, kolegia që ishte në krahun tim ngriti gazetat që ai i kishte hedhur me përçmim dhe pa syzet e saj të thyera. Ishte momenti kur u betova që nuk do të punoja kurrë me atë botues, edhe sikur të lija përgjithmonë gazetarinë dhe të shisja rroba online.

M’u kujtua ky episod sot, kur pashë që i njëjti botues kishte bërë një kronikë shoqëruese për heqjen nga puna të një gazetari, duke argumentuar me sinkrone dhe efekte arsyet se përse e shkarkoi, për të thënë se ndonjëherë nuk është vetëm çështje e lirisë së medias, është mentaliteti me të cilin disa pronarë mediash mendojnë se të mbajnë shpirtin gjallë, mendojnë se kanë fatin tënd në dorë.

Të mjerë! Ju nuk keni asnjë imazh për të mbrojtur!

Bushati: Marta Kos flet si antropologe! Nuk është raciste, por mercenare!

0

Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka komentuar deklaratën e Komisioneres për Zgjerim, Marta Kos, për korrupsionin dhe pranimin e korrupsionit nga shoqëria shqiptare.
Bushati tha se komisionerja foli si antropologe duke analizuar shoqërinë shqiptare, ndërkohë që ishte pyetur për një çështje konkrete të hetimeve ndaj Belinda Ballukut dhe mënyrën se si qeveria e ka trajtuar këtë çështje. Bushati e quajti deklaratën e Kos, “mercenarizëm” dhe tha se është i njëjti qëndrim që është artikuluar nga Rama.
“Deklarata e Komisioneres për Zgjerim, është si një kub me disa faqe, që varet çfarë faqe i sheh. Unë besoj se jemi një shoqëri që jemi më të infektuar nga korrupsioni sesa disa shoqëri perëndimore. Edhe atje mund të ketë korrupsion politikanësh, por nuk vjen automatikisht që të ndalon polici dhe ti japësh 10 mijë lekëshin. Ne kemi edhe korrupsion, nuk e di ti hyj nga ana sociologjike, vjen nga Perandoria Otomane apo nga vjen.
Por, problemi është, Komisionerja për Zgjerimin, nuk është antropologe, që i hyn historisë së shqiptarëve. Nëse e vë re me vëmendje, ajo është pyetur, rasti Balluku dhe si po sillet qeveria Rama ndaj rastit Balluku. Sikur ti bëje kësaj komisioneres pyetjen, moj zonja Kos, është Shqipëria diktaturë? Ajo të përgjigjej, po Enver Hoxha ka qenë diktator. Ajo u pyet për Ballukun, jo për antroplogjinë e shoqërisë shqiptare. Në këtë sens, ajo çfarë përdori? Përdori të njëjtën tezë që Edi Rama e ka elaboruar gjatë, që ne jemi një shoqëri e korruptuar. Madje Rama njollosi edhe regjimin komunist, atëherë mund të kishe çfarë të duash, por vetëm korrupsion me lekë nuk mund të thuash. Pra Marta Kos meritonte kritikë të thellë, sepse nuk u mor me çështjen Balluku, por u mundua ti rrëshkasë, duke përdorur një tezë që e ka përdorur më parë Rama, që unë jam kalorësi anti-korrupsion në një shoqëri totalisht të korruptuar.
Ajo ka marrë nga Tirana në Bruksel, ka eksportuar gjënë e Ramës. A është racizëm siç thotë Berisha? Jo nuk është. Ky është mercenarizëm!”, tha Bushati.

Edi Rama fton biznesmenët ndërkombëtarë: Pini raki, ju sjell në qejf

0

Kryeministri Edi Rama ishte sot pjesë e edicionit të dytë të MatchMaker Albania, ku nuk i kurseu batutat me investitorët e huaj, të cilët ishin pjesë e këtij eventi. Ai i ftoi ata që të provojnë rakinë që Shqipëria t’ju duket më e mirë dhe të harrojnë problemet e saj si korrupsioni apo krimi i organizuar.
“Sot në stendën ‘takohu me qeverinë’ nuk do të gjeni vetëm raki, por do të gjeni pak raki, edhe pse nuk është më e nevojshme për t’ju dhënë entuziazëm kur vini në Shqipëri, provojeni, do t’ju bëjë që Shqipëria t’ju duket edhe më e mirë, por efekti më i madh apo më i shkëlqyer i saj është që do t’i sjellë të gjithë në qejf e të mos vuajnë artificialisht për këtë problemin tonë, korrupsionin dhe krimin e organizuar”, tha Rama.
Batutat bajate të Ramës dhe që nuk kanë asnjë pikë serioziteti për postin që përfaqëson ai i përsërit vazhdimisht, sidomos në takime me ndërkombëtarët.

“I dhuruat Ramës 83 mandate”, Flutura Açka shpërthen ndaj lidershipit të PD-së: Na luftuat dhe përjashtuat! Nuk keni as moral dhe besnikëri

0

Ish-deputetja e PD-së Flutura Açka, ka shpërthyer ndaj lidershipit të PD-së, duke i kujtuar luftën e brendshme në Partinë Demokratike dhe përjashtimin e një pjese të madhe të tyre, për shkak se ishin pozicionuar në krahun e Lulzim Bashës.

Në një postim në rrjetet sociale, Açka shkruan se pavarësisht se i përjashtuan, sërish lidershipi i PD-së, po shkon në fjalët e kundërshtarëve të tyre brenda partisë.

“Nuk keni as dukë, as oratori, as besnikëri, as moral, as fuqi mentale, as ide politike. Hilera po”, thekson ish-deputetja në postimin e saj.

Po ashtu, ish-ligjvënësja demokrate hedh akuza se drejtuesit aktual të PD-së, se i dhanë Ramës fitoren me ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Postimi i Açkës:

Të paktën po vini, prapë vjedhurazi, te fjalët tona!

Nuk do t’ju mjaftojë kjo jetë, as ajo tjetra për ndjesën ndaj nesh:

– Që na penguat

– Që na luftuat

– Që na përjashtuat!

Nuk keni as dukë, as oratori, as besnikëri, as moral, as fuqi mentale, as ide politike. Hilera po.

Ju i dhatë Edi Ramës 83 mandate më 27 korrik 2024, që t’jua kujtoj, është ajo dita që votuat të përjashtoni një shkrimtare!

Çeta Përr-Përr

Sot Shqipëri-Poloni/ Përballje për ëndrrën e botërorit, në Tiranë valëviten flamujt grek

0

Sot është një ditë e veçantë për çdo shqiptar, pasi Kombëtarja shqiptare e futbollit zbret në fushë përballë Polonisë, në një sfidë që mund të na afrojë me ëndrrën e madhe të Botërorit.

Ndërsa shumë tifozë shqiptarë janë nisur drejt Varshavës për të mbështetur skuadrën me shpresën e një fitoreje historike, një arritje që vendi ynë nuk e ka prekur kurrë më parë, ajo që ndodh në kryeqytet lë shumë për të dëshiruar.

Në një ditë që duhej të ishte e mbushur me ngjyrat kuqezi dhe frymën e bashkimit kombëtar, në vend që Tirana të vishej me flamuj shqiptarë, ndodh e kundërta. Në sheshin kryesor të qytetit, përkrah flamurit tonë, valëvitet edhe flamuri i Greqisë.

Një vendim i tillë ngre pikëpyetje të forta, sidomos në një moment kaq simbolik për shqiptarët. Në vend që vëmendja të përqendrohej te mbështetja e kombëtares dhe te një moment që mund të shkruajë histori, skena zhvendoset drejt një zgjedhjeje që shumëkush e konsideron të papërshtatshme dhe provokuese.

Në një natë ku zemrat e shqiptarëve rrahin për të njëjtin qëllim, pamje të tilla krijojnë më shumë ndarje sesa bashkim. Dhe kjo, ndoshta, është humbja më e madhe jashtë fushës.

Nga nesër edhe 33 ditë afat për zgjedhjen e presidentit/-es! Nëse dështon, zgjedhjet me 7 ose 14 qershor!

0

Shkruan Idriz Morina

Por, nëse Kuvendi vazhdon me procedurën e filluar, ku i propozuar është Glauk Konjufca, dhe deputetët e opozitës vazhdojnë të refuzojnë të rrinë në seancë, në votimin e parë, atëherë, zgjedhjet mund të mbahen edhe në muajin maj!
Gjykata Kushtetuese mori vendim dhe qartësoi dispozitat kushtetuese se nëse 30 ditë para përfundimit të mandatit të Presidentit, nuk zgjidhet apo rizgjidhet presidenti i ri, vendi shkon në zgjedhjet me automatizëm.
Pra, Gjykata rrëzoi keqinterpretimet edhe të profesionistëve të mëdhenj, të cilët e mbivendosnin dispozitën për shpërndarjen e Kuvendit, mbi dispozitën për zgjedhjen e Presidentit. Pra, një mbivendosje shumë më shumë filozofike dhe larg asaj që është e shkruar.
Gjykata Kushtetuese, e qartësoi se Kuvendi shpërndahet me automatizëm pas tejkalimit të afatit, pra para hyrjes në 30 ditëshin e mbetur të mandatit presidencial.
Kjo e qartësoi se Presidenti, dhe as Vjosa Osmani në këtë rast, nuk mund të vendosin për fatin e Kuvendit, pra nuk mund ta shpërndajnë atë.
Por, ajo që la shije të hidhur ky vendim, sikurse ka ndodhur edhe në të kaluarën, Gjykata Kushtetuese pranoi ndëhyrje jashtë saj.
Ndërhyrjet ishin të qarta:
1. Nga brenda vendit, institucionet, në këtë rast mekanizmat e partisë në pushtet dhe
2. Nga Jashtë, nga diplomatë të huaj, siç është evidentuar shkuarja e disa diplomatëve europian!
Shpresojmë, që amerikanët të mos pajtohen me këtë ndërhyrje, pra që sipas europianëve të zgjidhet me çdo kush një president i ri!
Po ashtu nuk përjashtohet pas kësaj, se Gjykata Kushtetuese mund të ndikohet edhe nga grupe të errëta ose ka qenë e ndikuar në të kaluarën!
Nga nesër edhe 33 ditë afat për zgjedhjen e presidentit/-es nga Kuvendi! Nëse dështon, atëherë në zvarritjen maksimale, duke e lënë Kurti mbledhjen e Kuvendit në 3 ditët e fundit të afatit, pra nga data 25 prill, atëherë zgjedhjet mund të mbahen me 7 ose më së voni me 14 qershor!
Por, nëse Kuvendi vazhdon me procedurën e filluar, ku i propozuar është Glauk Konjufca, dhe deputetët e opozitës vazhdojnë të refuzojnë të rrinë në seancë, në votimin e parë, atëherë, zgjedhjet mund të mbahen edhe në muajin maj!

Kërcënohet me jetë Adriana Kalaja: “O kukull me fija…do shkosh të takosh Zotin, Rama… është kukulla ime…?”

0

Avokatja dhe aktivistja Adriana Kalaja është kërcënuar me jetë përmes një mesazhi që i ka mbërritur në rrjetet e saj sociale.
Rasti është bërë publik nga gazetari Elton Qyno, i cili ka raportuar se kërcënimet kanë ardhur nga një profil i rremë në “Facebook”, me emrin “Klaus Bianconeri”.
Sipas asaj që është raportuar së fundmi, personi në fjalë i ka dërguar Kalasë disa mesazhe me përmbajtje kërcënuese, duke ngritur shqetësim lidhur me sigurinë e saj.
“…o kukull me fija! Bëj të fala Saliut dhe Sorosit. E di ti kukull me fija qi punon për mua pa vetëdijen tënde? Rama, bosi jot është kukulla ime me fija! Të kanë njoftuar kush jam unë teta? Çoj njerëz me pushime unë!Do të shkosh me pushime ti teta? Do të takosh zotin…?”, mesazhi që thuhet se i ka mbërritur avokates.
Pas kallëzimit që avokatja ka bërë pranë autoriteteve dhe verifikimeve paraprake, Policia e Tiranës ka përgatitur materialin procedurial dhe e ka referuar atë në Prokurorinë e Tiranës, duke kërkuar nisjen e ndjekjes penale ndaj autorit të dyshuar.
Hetuesit kanë marrë në pyetje Adriana Kalajën dhe kanë sekuestruar komunikimet elektronike si prova materiale. Ndërkohë, pritet që përmes bashkëpunimit ndërkombëtar dhe procedurave të letërporosisë me platformën “Facebook”, të bëhet i mundur identifikimi i adresës IP dhe lokalizimi i personit që qëndron pas profilit të rremë.
Materiali hetimor është regjistruar që në muajin shkurt 2026 dhe aktualisht ndodhet në fazën e verifikimeve të mëtejshme, ndërsa pritet caktimi i një prokurori për të vijuar procedurat hetimore.

Grua, unë të dua… dhe kjo më dhemb, ndaj shkruaj për ty

0

Shkruan Albert Vataj

Kur lindi fjala, poezia kishte populluar botën, ti hyjnoje në këtë bekim, frymoje në gjithçka e pulsoje te çdo trill.
Nga Kopështi i Edenit deri në lirikat flakatare të Petrarkës, mistikën e buzëqeshjes së Xhokondës, gjithësinë e çdo shkrepëtime të Rrugës së Qumështit.
Grua, brinja e shkulur e zanafillës, plaga e çdo psherëtime, ligjërimi adhurues i gjithë perëndive, poezia e parë që stolisi buza e çdo këndimi, krijimi që në fill të qenies.
Ti grua që hyn e del nga qenia dhe qiejt, n’Apogje zotëron, deteve kridhesh te çdo Nimfë, dehjeve jepesh te çdo puthje, poezi je, ata që mëkuan shpirtin e mëtuan magjepsjen.
Ti që del nga sythi në mugëtim, e shpërthen hirshëm në shkasin e çdo teatraliteti të natyrës.
Grua, ti poezi e çdo vargëzimi që u ngjiz në ty me qenien dhe u lartësua qiejve me përulsinë dhe devocionin e nënës misionare.
Ji çfarë stolisja e krejt shpengimeve nxjerr nga shpirtja e artit e të derdh në idilikën e pasioneve që gjunjëzon drita, ji gjithëçfarë është këndim dhe vaj, ij vetja e gjithësive në një çast.
Grua, ti lule e lirizëm poetikash dehëse, simfoni e tingull i çdo adhurimi, ti që shpërthen nga eteri si bima nga fara dhe hap krahët, gjoksin kreshpëron me gjinjt plot limf e hëna, flakesh e kuqëlon shegë dhe gjak, turpërohesh e dalldis, mëkon dritë e dielli, përkundesh rrezeve ku ti shuan etjen biblike të mëkatit e çlirumit nga zgjedha, për të qenë Evë e mbetur ëndje e çdo ëndërrimi, e purifikuara e çdo Parajse.
Grua, shëmbëllimi i çdo stine, verë paganizmi e çdo kremte në ty, verë që ngas e deh.
Grua, ti llojshmëria gazmimi, vetë vullneti i hyjshëm i atij komunikimi të magjishëm të natyrës me të gjallët e tokësores sonë, kopuluar në një qiellore eterne përmes përjetimit dhe forcës krijuese, hirit që në ty është thelbi, vetë qëllimi.
Grua, porta prejnga hyn perandoria e shpërblimit përmes mrekullisë, ti vullneti i bekuar që Krijuesi zbret me prehrin përplot shpërblesë dhe sfidë.
Grua, ditë vere, kumt pranverimi, kremte shenjtërimi e poezisë, je në çdo ditë të stinëve të trupit tënd, kopështi ku çelin të gjitha lulet e kundërmojnë krejt aromat, zemra ku thuhen më përgjërueset lutje dhe shpirti yt cak celebrimesh ëndërrtare.
Grua, zgjedh ti se çfarë lule don të jesh dhe me kë rreze dëshiron të përqafohesh, për të rrënjëzuar frymë dhe afsh në kurmin që i blaton mrekullimit që në ty pi gji.
Grua, unë të dua dhe kjo më dhemb, ndaj shkruaj për ty.
Asnjë tjetër shpërblim lumturimi nuk ma mbushi shpirtin veç asaj që je, që më bën të jetoj hirshëm dhe të vuaj bukur, asaj që s’mund dhe s’duhet të jesh ndryshe, veçse grua që drithëron në çdo varg, e hyjnon në çdo poezi që shkruaj për ty.

Evi Kokalari paralajmëron Shkëlzen Berishën: Po deformove garën për kreun e PD, do përfundosh në SPAK

0

Aktivistja Evi Kokalari, Evi Kokalari, e cila kërkon të futet në garën për kreun e ri të Partisë Demokratike, i bëri thirrje Shkëlzen Berishës, të cilin e quan kryetarin në hije të PD-së, që të mos pengojë publikimin e komisioneve përkatesë, kritereve dhe datat për aplikimin.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Kokalari paralajmëroi Shkëlzen Berishën se nëse pengon dhe deformon procesin, do të përfundojë edhe në SPAK si pengmarrës i PD-së.

“Shkëlzen Berisha, nëse sot është 25 mars dhe zgjedhjet janë më 23 maj, kur do të publikoni emrat e komisionit përkatës dhe kriteret/datat për aplikime? Nëse mendoni se do bëni lojëra, shumë keq e keni edhe ti, edhe Sali Berisha. Mua kësaj radhe nuk më shpëtoni dot. Ju prita pas shitjes masive të zgjedhjeve të bashkisë. (2023)

Nëntor 2024- I kërkova Berishës të dalë nga loja sepse e dinim që nuk fitonte dhe pas fitores së Trump mund t’ia merrja Ramës kollaj zgjedhjet. Ai donte ta provonte vetë (sërisht). E dogji Shqipërinë (sërisht).

Dhe prapë ju prita. Ju prita dhe një vit tjetër deri sa të hapnit zgjedhjet… po ta them publikisht, meqë në mesazhe bëni sikur nuk i lexoni. Kësaj radhe as nuk ju lë, as nuk ma merrni dot opozitën. Kështu që minimalisht, ndiqni procedurat normale, sepse përveç gjykatës dhe DASH-it, do shkosh ti personalisht në SPAK, që mban PD-në peng”, shkruan Kokalari në “Facebook”.

POSTIMET E FUNDIT