Kreu Blog Faqe 90

“Akademia Kombëtare Konservatore Albania” Deklarim Publik.

0

Ndal Shteti Maliq Spahi Kadi Neo Bizantini.
Arrestimi i Avokatit Mbrojtës rikthim në Diktaturë.
Konservatorët lajmëruan shtetin e PROKURORËVE
“Akademia Kombëtare Konservatore Albania”
-U bën thirrje gjyqtarëve, mbani lartësinë e detyrës.
Ka nisur një operacion “Afërmendsh” ku injoranca e prokurorëve mendon se janë Rrapi Çela Diktator EH
Shteti i drejtë ka për detyrë të akuzojë dhe të mbrohet me avokaturën e Shtetit dhe Av. Privat.
Eshtë instikt mjeran sulmi i një prokurori edhe Gjyqtares të dy me origjinë Ortodokse mbi një Avokat me origjinë Myslimane. Skandalit.
Psikologjia infantile shtet prokuror afërmendshi.
Shkëlqesi Gjyqtarë të Republikës së Shqipërisë.
Mos u trysnoni, intimidoni dhe pranoni akuzat e prokurorëve afërmedsha që kërkojnë arrestime pa baza ligjore, pa prova, pa fakte, apo më keq me fallsefikime të së vërtetës sepse :
Një ditë e drejta Zakonore që ju keni studiuar në auditorët tuaj Juridikë prevalon mbi prokurorinë diktatoriale dhe pastaj ndodh gjëma, sikur ndodhi jo vetëm në Gjykatën Apeli i Juridiksionit Tiranë.
Ndale prokurorin, shkëlqesi gjyqtar, asht tepër vonë nesër për të rikthyer gjëndjen faktike si prevalencë e Shtetit të Drejtë. Nëse nuk ndalet afërmëndëshi infantil Sot, nesër shtohet gjëma. Ne ju dhamë demokraci ju Gjyqtarë dhe avokatë, mbroni shtetin e Drejtë Europian jepni dhe mbroni Drejtësi.
Z. Prokuror hiq dorë nga shteti Maliq Afërmëndshi.
Shkëlqesi Gjyqtarë bëhuni ju mbrojtës i Shtetit të Drejtë, jep DREJTËSI ndale euforinë e shtetit të prokurorëve AFËRMENDSHA
Shkëlqesi Gjyqtar liroje Avokat Uliam Barjamin në e gjykoni ju si të pafaj dhe nxirr vendim arresti për prokurorin apo policin gjyqsor që manipuloi provat dhe faktet.
“AKDKA”
Përgatiti.
Zv/presidente Av. Klarita Marku.
Tiranë – Albania.
Datë 19/10/2025

Turpi i Europës ndaj një populli që luftoi për liri

0

Shkruan Zef Ndreka

Organizimi i protestave në mbështetje të udhëheqëve të UÇK-së, mbetet temë shumë e ndjeshme dhe me peshë historike e politike për mbarë kombin shqiptar.
A ndikojnë këto protesta në vendim-marrje të gjykatës Speciale në Hagë?
Nëse ndikojnë, sa dhe si mund të ndikojnë ato në një vendimi thellësisht politik dhe pa prova ndaj udhëheqësve të UÇK? Për më tepër kur shpenzimet e artikuluara deri më sot nga kjo gjykatë, vetëm për të gjykuar këto 4 përsonsa kanë kaluar 2.4 miliard euro!
Ta analizojmë.
* Të gjitha protestat e organizuara janë shprehje e ndërgjegjes kombëtare.
Këto protesta mbarëkombëtare, në Tiranë, Prishtinë, Shkup apo në diasporë, sigurisht që nuk mund të ndryshojnë drejtëpërdrejt një vendim gjyqësor, sidomos kur bëhet fjalë për një proces që zhvillohet në kuadër të një gjykate ndërkombëtare si ajo Speciale në Hagë.
Megjithatë, ato kanë fuqi morale, politike dhe ndërkombëtare për të tërhequr vëmendjen e opinionit publik evropian e botëror për padrejtësinë që po ndodh, për të krijuar presion politik mbi institucionet ndërkombëtare që e kanë mbështetur dhe financuar këtë gjykatë, si dhe për ti kujtuar botës se UÇK-ja nuk ishte organizatë kriminale, por ushtria e një populli që mbrojti ekzistencën e vet kundër gjenocidit.
* Ndaj 4 udhëheqësve të UÇK-së po bëhet gjykim politik!
Kur një gjykatë e caktuar operon me standarde të dyfishta, duke ndëshkuar vetëm njërën palë të një lufte dhe duke heshtur për krimet serbe, ajo humbet karakterin juridik dhe bëhet instrument politik.
Në këtë rast, protestat e shqiptarëve kthehen natyrshëm në mjete legjitime rezistence demokratike, që nuk synojnë të ndikojnë te gjykatësit, por të demaskojnë politikën e padrejtësisë që fshihet pas togës së zezë të drejtësisë selektive.
* Dimensioni financiar dhe moral i kësaj gjykate Speciale është skandal më vete.
Shpenzimi i 2.4 miliardë eurove për gjykimin e katër personave tregon se ky proces nuk është më një çështje drejtësie, por një projekt politik e burokratik që kërkon të justifikojë vetveten.
Me këto para mund të ishte rindërtuar gjithë infrastruktura e drejtësisë në Kosovë, ose mund të ishte ngritur një tribunal real për krimet e kryera nga Serbia ndaj civilëve shqiptarë.
* Ndaj sherben fuqia e bashkimit në këtë rast.
Nëse protestat mbeten të përbashkëta, pa flamuj partie dhe pa përçarje, ato krijojnë një vetëdije të re kombëtare, një zë të bashkuar që i thotë botës se shqiptarët nuk pranojnë të gjykohen për lirinë e tyre.
Një zë i tillë mund të mos ndryshojë dënimet në letër, por mund të ndryshojë perceptimin ndërkombëtar, të forcojë kauzën në opinionin publik dhe të rikthejë dinjitetin kombëtar që padrejtësia synon ta zbehë.
Protestat nuk janë në vetvete presion mbi gjykatën, por orientim.i qartë dhe presion mbi ndërgjegjen ndërkombëtare. Ato mund të mos ndryshojnë aktgjykimin, por mund të ndryshojnë historinë se si ky aktgjykim do të mbahet mend si një turp i Europës ndaj një populli që luftoi për liri.

Do i marre me vete! Ilir Meta paralajmëron valë arrëstimesh, kush jane kokat qe do hyjne ne burg?

0

Në një moment historik për skenën politike shqiptare, Ilir Meta, ish-presidenti dhe lideri i Partisë së Lirisë, ngre zërin nga qelia ku ndodhet prej tetorit 2024, duke hedhur akuza të rënda dhe paralajmëruar një valë arrestimesh që mund të përfshijnë emra të lartë politikë dhe bashkëpunëtorë të fuqishëm. Në një intervistë dje për “MCN TV”, Meta shpalos një betejë të hapur ndaj institucioneve të drejtësisë, veçanërisht SPAK-ut, duke e akuzuar atë si një instrument shkatërrimi të demokracisë dhe mbrojtjeje të mafies politike. Ai mohon kategorikisht lidhjet e tij me kartat e kreditit që Prokuroria e Posaçme (SPAK) pretendon se janë përdorur në mënyrë të paligjshme, duke e vënë theksin mbi një person tjetër brenda LSI-së, që sipas tij, duhet të marrë përgjegjësi për faturat e dyshimta të kompanive lobuese.

Por ky qëndrim i fortë nuk është vetëm një reagim ndaj akuza të paprovuar, por një paralajmërim i qartë për një përplasje të fortë në arenën politike. Meta nuk fsheh se po përgatitet për rikthimin në jetën publike, duke thënë me bindje se kjo është një betejë që do të fitojë. Ai e quan Edi Ramën “vegël qorre” dhe i akuzon të gjithë ata që e përdorin për të shtypur kundërshtarët politikë. Mirëpo në këtë klimë të tensionuar, paralajmërimet e Metës për arrestime të reja dhe ekspozim të skandaleve të mëdha bëjnë që skena politike të përflaket më shumë se kurrë. Afera e lobimeve, që ka tronditur bazat e politikës shqiptare, nuk është më thjesht një çështje ligjore, por një sfidë për stabilitetin dhe të ardhmen e demokracisë në vend.

Meta pozicionohet si zëri që kundërshton, por edhe si figura që premton pastrim dhe rikthim, duke krijuar një atmosferë që ngjan me një stuhi politike, ku çdo hap dhe çdo fjalë mund të sjellë përplasje të reja dhe tronditje të thella në skenën publike. Në fund të fundit, beteja e Ilir Metës nuk është vetëm një përplasje personale, por një reflektim i tensioneve që po përjeton politika shqiptare, ku e vërteta, pushteti dhe drejtësia përplasen në një rrugë të pasigurt. Pra kjo panoramë tregon se Shqipëria sot ndodhet përballë një prove të vështirë, ku qytetarët presin me padurim zbardhjen e plotë të së vërtetës dhe një epokë të re pa korrupsion dhe manipulime. Por a do të jetë ky rikthimi i Ilir Metës një pikë kthesë apo thjesht një tjetër episod në dramën politike shqiptare? Kjo mbetet të shihet. Ndërkohë më poshtë po pasqyrojmë detaje nga intervista e Z. Meta.

Pjesë nga intervista e Metës

Konkretisht ish-Presidenti Ilir Meta në një telefonatë nga burgu ka folur dje lidhur me hetimet e SPAK, teksa tha se nuk ka përdorur kurrë kartë krediti në jetën e tij. Në një intervistë për “MCN TV”, kreu i PL u shpreh se nëse karta është përdorur nga Kryemadhi, sipas tij veprim i rëndë për një politikane me përvojë. “Unë s’e di sa karta ka pasur znj. Kryemadhi. Ajo ka pasur shumë pasuri edhe për shkak të një pallati me nënën e saj. Unë në jetën time kurrë s’kam pasur kartë. Kartat që pretendon SPAK-u s’kanë lidhje me z.Meta. Vende si Bevery Hills apo Las Vegas, as kam qenë, as kam ndërmend të shkoj.

Më pëlqen Prevalla. Jam i lidhur me natyrën. Nëse janë të vërteta janë të papranueshme dhe të rënda për një politikane me përvojë, që ka qenë e këshilluar nga ana ime, që të jetë e kujdesshme me ligjin. S’kanë asnjë lidhje këto karta me mua, shpërndahen nga gazetaret e SPAK-ut”, tha Meta. Teksa ka folur për çështjen e lobimit në SHBA, Meta tha që SPAK-u qëllimisht nuk tregon se kujt ia ka çuar kompania faturat. Ai shtoi se nëse pretendimi që ngre SPAK-u është i vërtetë (që janë bërë pagesa për llogari të LSI, që s’janë depozituar në KQZ dhe s’janë miratuar në kryesinë e LSI), atëherë kemi të bëjmë me vepra penale. “Nuk e sqaron SPAK-u qëllimisht, ia kërkuam edhe në seancën e gjykimit prokurorit të çështjes, ai pretendon për një kompani që ka pasur kontraktë të ligjshme me LSI, e firmosur nga një titullar i kësaj partie, ku i ka faturuar një shumë të madhe që s’korrespondon me shumat e depozituara në KQZ nga kjo parti.

SPAK-u s’na thotë kujt personi në LSI kjo kompani ia ka çuar këto fatura. Unë po ta dija s’e kisha lejuar një veprim të tillë. Në rast se ky pretendim që ngre SPAK-u është i vërtetë, që janë bërë pagesa për llogari të LSI, që s’janë depozituar në KQZ, dhe s’janë miratuar në kryesinë e LSI, padyshim që kemi të bëjmë me vepra penale dhe ata që i kanë bërë janë edhe ata që mbrohen duke mos na i dhënë të plotë faktet. SPAK-u na flet qëllimisht kujt ia ka çuar kjo kompani këto fatura, personit”, u shpreh ai. Meta tha gjithashtu se nuk është penduar për retorikën e përdorur ndaj SPAK-ut, madje sipas tij gjuha e përdorur nga Prokurorisë së Posaçme ka qenë e butë. Presidenti i PL e cilësoi SPAK-un si një instrument për shkatërrimin e demokracisë.

Meta paralajmëron rikthimin në politikë

Nga ana tjetër, Ilir Meta, President i PL-së, i cili prej tetorit 2024 ndodhet në qeli me urdhër të SPAK dhe vendim të GJKKO-së, thotë se nuk ka menduar kurrë arratisjen nga vendi, ndërsa paralajmëron rikthimin në jetën publike. Ish-presidenti Meta u shpreh “s’jam në burg, jam i lirë. Unë të arratisem nga këta legena? Po pse. Nuk arratiset njeriu pse mbron Shqipërinë, Kosovën, detin e Shqipërisë. Mua ma kanë hequr imunitetin që 22 vjeç dhe donin të më arrestonin. Si do arratisem unë nga vendi im?!” I pyetur nëse do rikthehet në jetën publike, Meta tha: “Është e padiskutueshme. Është çështje durimi, është një betejë e fituar, ne kemi të vërtetën me vete. Ata kanë shumë mjete, paratë e inceneratorit shpërndahen edhe në media, paratë e PPP-ve…Por ne kemi të vërtetën.

Unë i takoj atij brezi që mori pjesë në përmbysjen më të madhe, që s’mendohej në Shqipëri, atë të dhjetorit”. Meta shtoi se: “unë këtë s’e kam as nga Rama. Rama është një vegël qorre që e përdorin. Kanë gjetur gjithmonë njerëz me probleme, të shantazhueshëm”. “Këta janë të poshtër edhe me shokët e tyre, siç ja bënë Erion Veliajt. Mua këto gjëra s’mi bëjnë dot. Këta i ka trajnuar McGonigal, dhe ajo çështje do rihapet. Mua më ka trajnuar Bob-i, Bob-i është nivel i lartë. S’e këta i fusin njerëzit për të krijuar prova, me provokatorë, me ndonjë veprim të paligjshëm”, nënvizoi dje Meta. Sqarim: Gjithkush prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Arrestohet “ Mjeshtri I madh” I Lozhës së Madhe të Masonëve të lirë të Turqisë

0

Autoritetet turke arrestuan 26 të dyshuar, përfshirë Remzi Sanver, “Mjeshtrin e Madh” të Lozhës së Madhe të Masonëve të Lirë dhe të Pranuar të Turqisë dhe ish-rektor i Universitetit Bilgi të Stambollit.

Operacionet gjithëpërfshirëse në katër provinca të premten janë pjesë e një hetimi në zgjerim ndaj Can Holding me akuza për pastrim parash, mashtrim dhe krim të organizuar.

Operacionet, të udhëhequra nga Zyra e Kryeprokurorit Publik të Stambollit dhe të koordinuara nga Departamenti i Anti-Kontrabandës dhe Krimit të Organizuar (KOM) i Komandës së Xhandarmërisë së Stambollit, kishin në shënjestër vende në Stamboll, Mersin, Igdir dhe Izmir.

Ndalimi i Sanver tërhoqi vëmendje të gjerë për shkak të rëndësisë së tij si figurë akademike dhe publike. I lindur në vitin 1980 në lagjen Fatih të Stambollit, Sanver është profesor i ekonomisë dhe ish-sekretar i përgjithshëm dhe zëdhënës i bordit drejtues të Klubit Sportiv Galatasaray.

Ai shërbeu si rektor i Universitetit Bilgi të Stambollit nga viti 2011 deri në vitin 2015.

Arrestimi i tij besohet të jetë i lidhur me parregullsi të dyshuara financiare gjatë qëndrimit të tij në Universitetin Bilgi, i cili më vonë u vu nën kujdestarinë e caktuar nga gjykata.
Burimi : https://www.turkiyetoday.com/nation/turkiye-freemasons-grand-master-remzi-sanver-arrested-in-major-corruption-probe-3208539

Mësojmë se edhe mbështetësit e tij në Shqipëri janë në hetim nga SPAK por nuk mund të themi nëse çështjet janë lidhura me njëra tjetrën. Personi në fjalë implikohet edhe në mbështetje të masoneve Serbë kundrejt në bashkëpunim me disa shqiptarë kundër masonerisë shqiptare në Kosovë, në përpjekje për ta kontrolluar këtë lëvizje Serbët…

 

Socialistët evropianë përjashtojnë partinë e kryeministrit sllovak

0

Partia e Socialistëve Evropianë (PES) ka përjashtuar partinë e kryeministrit sllovak Robert Fico. Ky vendim i Asamblesë së Partisë Socialiste u mor unanimisht të premten dhe u njoftua nga Sekretari i Përgjithshëm Giacomo Fillibeck gjatë Kongresit Socialist në Amsterdam .

“Gjatë dy viteve të fundit, Smer ka marrë përsipër pozicionime politike që bien ndesh rëndë dhe thellësisht me vlerat dhe parimet që përfaqëson familja jonë. Mesazhi është i qartë: nëse i përkisni familjes PES, ndani të njëjtat vlera që ndajmë të gjithë ne”, tha ai.

Ky veprim pritej gjerësisht, pas pezullimit të Smer në tetor 2023, pasi udhëheqësi i saj Robert Fico kishte formuar një qeveri koalicioni me nuanca anti-ukrainase dhe euroskeptike, së bashku me partinë e krahut të majtë Hlas-SD dhe Partinë Kombëtare Sllovake (SNS) ultranacionaliste të ekstremit të djathtë.

Që nga rikthimi në pushtet, Robert Fico e ka distancuar edhe më tej partinë e tij nga vija e socialistëve për disa çështje, si migracioni, të drejtat LGBTQ dhe lufta në Ukrainë.

Fico shpesh i ka penguar përpjekjet e BE-së për të sanksionuar Rusinë dhe për të zvogëluar varësinë nga energjia e Moskës, duke përdorur të drejtën e vetos së Sllovakisë për të bllokuar raundet e reja të masave, pasi sanksionet e BE-së i nënshtrohen një rregulli unanimiteti që duhet të miratohet.

Qëndrimi i Ficos është i ngjashëm me atë të homologut të tij hungarez Viktor Orbán, pasi ai vë në pikëpyetje dërgimin e ndihmës ushtarake në Ukrainë dhe bën thirrje për më shumë dialog me Moskën.

Ai gjithashtu shkaktoi polemika në maj gjatë vizitës në Moskë për t’u takuar me Presidentin rus Vladimir Putin dhe për të përkujtuar 80-vjetorin e fitores ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.naziste, Robert,

Dosja që do fundosë Sorosin, Daily Mail: Si hetuesit amerikanë po përdorin metodat që ndoqën kundër Al Capone-s

0

Daily Mail shkruan se Dhoma 2501 e selisë madhështore të Shërbimit të Brendshëm të Tatimeve (IRS) në ‘Constitution Avenue’ do të bëhet qendra kryesore e përpjekjes së re të Donald Trump për të hetuar grupet që financojnë aktivitetet liberale.

Sipas gazetës britanike kjo është baza kryesore e njësisë kriminale të IRS-së, e njohur si IRS-CI.

Në artikullin e Daily Mail shkruhet se Trump dëshiron t’i japë IRS-CI një mision të ri të hetojë grupet që financojnë aktivitetet e majta, duke përfshirë ato të lidhura me investitorin dhe filantropin miliarder George Soros.
Së fundmi Trump tha se Soros është “një djalë i keq” dhe “duhet të jetë në burg.” Daily Mail thekson gjithashtu edhe deklaratën e Trump ku thotë se Soros mohon çdo keqbërje, duke përfshirë edhe lidhjet me financimin e dhunës politike.

Gazeta britanike ka cituar edhe deklaratat e një zëdhënës të rrjetit të fondeve bamirëse të Soros i cili thotë se as George Soros dhe as Open Society Foundations nuk financojnë protesta, nuk miratojnë dhunë, dhe as e nxisin atë në asnjë mënyrë.

Sakaq, Daily Mail shkruan se ata mbajnë armë, dhe paraardhësit e tyre kanë pasur sukses aty ku të gjithë agjentët e tjerë të zbatimit të ligjit kanë dështuar duke e çuar para drejtësisë mafiozin e njohur Al Capone për financat e tij.

Artikulli i Daily Mail:

Dhoma 2501 e selisë madhështore të Shërbimit të Brendshëm të Tatimeve (IRS) në ‘Constitution Avenue’ do të bëhet qendra kryesore e përpjekjes së re të Donald Trump për të hetuar grupet që financojnë aktivitetet liberale. Kjo është baza kryesore e njësisë kriminale të IRS-së, e njohur si IRS-CI, dhe anëtarët e saj nuk janë agjentë të zakonshëm tatimorë.

Ata mbajnë armë, dhe paraardhësit e tyre kanë pasur sukses aty ku të gjithë agjentët e tjerë të zbatimit të ligjit kanë dështuar – duke e çuar para drejtësisë mafiozin e njohur Al Capone për financat e tij.

Tani, Presidenti Trump dëshiron t’i japë IRS-CI një mision të ri – të hetojë grupet që financojnë aktivitetet e majta, duke përfshirë ato të lidhura me investitorin dhe filantropin miliarder George Soros, 95 vjeç. Kjo lëvizje vjen para protestave kombëtare “No Kings” më 18 tetor, të cilat organizatorët pretendojnë se do të jenë “dita më e madhe e protestës në historinë amerikane.”

“Kjo do të jetë një protestë e paguar nga Soros për protestuesit e tij profesionistë,” tha senatori republikan Roger Marshall nga Kansasi. Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, e quajti atë “një tubim urrejtjeje ndaj Amerikës.”

Soros, një titan i fondeve gardh, dhe Fondacionet e Shoqërisë së Hapur (OSF) e tij prej 32 miliardë dollarësh kanë investuar miliona në kauza të majta. OSF tani drejtohet nga i biri, Alex, 39 vjeç, i cili është i martuar me Huma Abedin, ish-ndihmëse e Hillary Clinton.

Trump kohët e fundit tha se Soros është “një djalë i keq” dhe “duhet të jetë në burg.” Soros mohon çdo keqbërje, duke përfshirë edhe lidhjet me financimin e dhunës politike.

“Hapi më logjik fillestar për mua do të ishte të shikohej statusi i përjashtimit nga tatimi i këtyre organizatave jofitimprurëse, duke përfshirë Soros-in,” tha Ryan Mauro, një hetues në qendrën konservative Capital Research Center (CRC), për Daily Mail. “Prova e zjarrit mund të jetë një transaksion bankar i papërshkruar. Unë e përqendroj hetimin te statusi i përjashtimit nga tatimi sepse është thjesht një qasje më e lehtë.”

Edhe pse nuk kanë përmendur ndonjë objektiv të mundshëm, Shtëpia e Bardhë ka dhënë aludime se kush mund të jetë nën dritën e IRS-së, me mundësi që përfshijnë bashkë-themeluesin e LinkedIn dhe donatorin e madh demokrat Reid Hoffman, si dhe Indivisible, organizatën jofitimprurëse që mbështet protestat “No Kings.”

Gary Shapley, ish-agjent i IRS-CI që ishte denoncues në hetimin tatimor ndaj Hunter Biden, pritet të promovohet për të udhëhequr njësinë, dhe është e mundur të ketë një zvogëlim të ndikimit kufizues të avokatëve të IRS-së mbi atë që do të hetohet.

Përfshirja e IRS-së është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë nga Shtëpia e Bardhë për të goditur rrjetet financiare që akuzon se financojnë dhe organizojnë dhunë politike, duke përfshirë organizata jofitimprurëse dhe institucione arsimore. Përveç hetimeve të IRS-së për të hequr statusin e përjashtimit nga tatimi për organizatat jofitimprurëse, mund të ketë edhe hetime penale nga Departamenti i Drejtësisë dhe FBI, survejime nga agjencitë federale të zbatimit të ligjit, dhe veprime të tjera nga Joint Terrorism Task Force dhe Departamenti i Sigurisë Kombëtare.

Hetuesit mund të përdorin gjithashtu ligjet për shfrytëzimin e organizatave kriminale që zakonisht përdoren kundër bandave të krimit të organizuar, si dhe hetime financiare sipas ligjeve anti-terror.

Besohet se këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Stephen Miller, është i përfshirë thellësisht në strategji, e cila gjithashtu merr input nga Prokurorja e Përgjithshme Pam Bondi dhe Sekretari i Thesarit Scott Bessent.
Në një deklaratë të fundit, Shtëpia e Bardhë tha: “Organizatat e majta kanë nxitur kryengritje të dhunshme, kanë organizuar sulme ndaj oficerëve të zbatimit të ligjit, kanë koordinuar fushata të paligjshme të ‘doxing’-ut, kanë organizuar pika dorëzimi për armë dhe materiale për kryengritje, dhe më shumë.”

Në Zyrën Ovale më 25 shtator, Trump premtoi të “identifikojë dhe të ndërpresë rrjetet financiare që financojnë terrorizmin e brendshëm dhe dhunën politike.” Ai më pas përmendi Soros dhe Hoffman. “Nëse ata po financojnë këto gjëra, do të kenë disa probleme. Sepse janë nxitës dhe anarkistë,” tha Trump.

Një zëdhënës i rrjetit të fondeve bamirëse të Soros tha: “As George Soros, as Open Society Foundations nuk financojnë protesta, nuk miratojnë dhunë, dhe as e nxisin atë në asnjë mënyrë. Pretendimet e kundërta janë të pavërteta.” Hoffman, përmes një zëdhënësi, refuzoi të komentojë.

Ndërkaq, Shtëpia e Bardhë ka theksuar një seri protestash politike në vitet e fundit që kanë përfshirë dhunë ndaj zbatimit të ligjit dhe incidente vandalizmi në showroom-et e Tesla.

Duke bërë këtë, ajo përmendi nëntë grupe liberale, donatorë ose organizata mbledhëse fondesh, të cilat pretendonte se ndihmuan në financimin ose planifikimin e protestave ku ndodhën këto incidente. Nuk dihet nëse ato do të jenë në listën e IRS-së, por përfshinin OSF të Soros-it, ActBlue, degën financiare të Partisë Demokratike, dhe Indivisible.

Takimi Trump-Putin në Budapest, Gjykata Ndërkombëtare Penale thirrje Orbanit: Lideri rus duhet arrestuar!

0

Përveç faktit që është sërish e zënë në befasi nga nisma e Donald Trump me Vladimir Putin, Evropa duhet të përballet edhe me një problem që është si diplomatik ashtu edhe ligjor. Një problem që po shkakton jo pak siklet. Pyetja është: si mund të mbërrijë presidenti rus në Hungari, dhe pra në territorin e BE-së, pa shkelur sanksionet e vendosura nga Brukseli dhe urdhrin e arrestit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale? Një enigmë e vërtetë.

Pika e nisjes është ndalimi për avionët rusë për të fluturuar në hapësirën ajrore të Bashkimit Evropian. Bëhet fjalë për një ndalim që nuk lidhet personalisht me Putinin apo Lavrovin, ministrin e fuqishëm të Jashtëm, por vetëm me fluturimet. Një ndalim që mund të anashkalohet në dy mënyra: “SAR-i” i Moskës mund të ulet në Budapest me një avion që nuk është rus, për shembull duke siguruar një “udhëtim” në Air Force One të Trump-it — hipotezë krejtësisht jorealiste; ose një shtet i vetëm i BE-së jep një përjashtim, një mundësi që hyn brenda kompetencave të qeverive kombëtare.

Në këtë rast, Kremlini do të duhej ta kërkonte atë nga një prej këtyre tre shteteve: Polonia, Rumania ose Bullgaria (përveç, sigurisht, Hungarisë), me Varshavën që duket më pak e prirur të tregohet e mirëkuptueshme ndaj rusëve. Nëse asnjë prej këtyre tre anëtarëve të BE-së nuk do të shprehej e gatshme, avioni i Putinit do të duhej të bënte një devijim të madh, duke kaluar mbi katër shtete që nuk i përkasin BE-së dhe duke pasur shumë kujdes të qëndronte në hapësirën ndërkombëtare. Ai do të duhej të fluturonte fillimisht mbi Turqinë, të bënte një kthesë të gjerë mbi Mesdhe dhe pastaj të kalonte mbi Shqipëri, Kosovë dhe Serbi. Dhe më pas të zbriste në tokën hungareze, ku tashmë është garantuar hyrja e kreut të Kremlinit. “Jemi gati – tha ministri i Jashtëm hungarez Péter Szijjártó – të krijojmë kushtet e duhura që presidentët amerikan dhe rus të mund të zhvillojnë bisedime në kushte sigurie dhe paqeje”.

Pasi, pra, të jetë anashkaluar ky problem i parë, do të duhet të zgjidhet edhe një i dytë: urdhri i arrestit ndaj Putinit i lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale. Është e vërtetë që Budapesti u tërhoq nga Gjykata disa muaj më parë, por anëtarësimi mbetet në fuqi për një vit pas “dorëheqjes”. Pra, për momentin, Hungaria është ende pjesë e saj në çdo kuptim. Dhe në fakt, shpjegoi një zëdhënës i GJNP-së, “tërheqja nuk ka asnjë efekt mbi procedurat në zhvillim apo mbi çështjet që tashmë janë në shqyrtim nga Gjykata”. Prandaj, edhe për autoritetet hungareze, ekzekutimi i urdhrit të arrestit është “një detyrim ligjor dhe një përgjegjësi”.

Është e qartë, megjithatë, se kjo çështje do të zgjidhet në mënyrën më të thjeshtë: kryeministri hungarez do ta injorojë. Nuk do ta respektojë të drejtën ndërkombëtare, edhe sepse nuk ekziston asnjë sanksion që mund ta trembë. Dhe në fakt, Orbán ka qenë i qartë: “Ministrat e Jashtëm të SHBA-ve dhe Rusisë po përpiqen të zgjidhin çështjet e mbetura pezull dhe më pas do të mund të takohen në Budapest një javë më pas”. Po aq e qartë është që zgjedhja e kryeqytetit hungarez nuk është rastësi. Orbán është lideri evropian që e mbështet më shumë Putinin, duke u përpjekur të bllokojë edhe sanksionet e reja. Për Trumpin, kjo është një mënyrë për ta vënë BE-në në vështirësi, për të theksuar mungesën e ndikimit të saj dhe për të ndihmuar mikun e Budapestit, i cili pas gjashtë muajsh do të përballet me zgjedhjet politike.

Komisioni dje u fsheh pas një ekrani simulimesh: “Presidentja von der Leyen – tha një zëdhënës – mirëpret çdo hap që çon drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme për Ukrainën”. Ndërsa një përfaqësues që në Komision merret me këto çështje u mjaftua të shpresonte që “Trump të mos lejojë Putinin ta tradhtojë sërish. Në Alaskë, në fakt, u tradhtua, pasi pati një përshkallëzim në Ukrainë”. Fakti mbetet se në këtë takim mes dyve, nuk do të ketë as Ukrainë, as Bashkim Evropian./La Repubblica

2 miliardë e 400 milion euro për gjyqin ndaj krerëve të UÇK-së

0

Procesi i gjykimit të katër liderëve të UÇK-së në Hagë ka arritur shifra marramendëse. Në një lidhje direkte me emisionin “Opinion” në Tv Klan, Baton Haxhiu tha se vetëm për mbrojtjen e krerëve janë shpenzuar rreth 60-80 milionë euro. I gjithë procesi ka arritur në 2.4 miliardë euro, shifër që e shtangu Blendi Fevziun.

Blendi Fevziu: Sa qindra milionë euro ka shkuar deri tani gjykimi?

Baton Haxhiu: Nuk jam i saktë, por është diku prej 60-80, me siguri.

Blendi Fevziu: 60-80 milionë euro.

Baton Haxhiu: Vetëm me mbrojtje.

Blendi Fevziu: Jo, jo, gjithë procesi me gjykatësit, prokurorët.

Baton Haxhiu: 2.4 miliardë deri tani, 2.4 miliardë ka shkuar i gjithë procesi.

Blendi Fevziu: 2.4 miliardë euro për të dënuar 4 vetë të UÇK-së?

Baton Haxhiu: Saktë. Bashkimi Europian vitin e parë ka ndarë 700 milionë.

Blendi Fevziu: T’i kishin ndarë për fëmijët në Gaza, t’u jepnin bukë. Sa paguhet një prokuror?

Baton Haxhiu: Me gjithë nevojat që ka, me fëmijët, shtëpinë e gjithë të tjerat veç pagës, shkon diku te 300-350 mijë viti.

Blendi Fevziu: 350 mijë euro viti?

Baton Haxhiu: Po.

Blendi Fevziu: Ata mund ta çojnë gjykimin 15 vjet, pse jo?

Baton Haxhiu: Këtu hetuesit paguhen më së shumti për arsye se ata eksplorojnë në terren dhe kanë punuar gati 2 vite para se të formohet Gjykata Speciale. Mund ta mendoni sesa ka shkuar ai hulumtim për të gjetur gjithë ata dëshmitarë, për t’i paguar, për t’u gjetur strehim nëpër Europë për të qenë dëshmitarët e mbrojtur. 2.4 miliardë është zyrtarisht që BE i ndan në buxhetin e saj për Gjykatën Speciale.

POSTIMET E FUNDIT